Global

Metafora poetike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 

 

Adem Istrefi

 


 

DERI KUR DO TĖ JEMI KĖSHTU,

NĖNA IME?

1.

As ai qė ndėrron si stina,

as ai qė shushurin si shiu e shuhet si vetėtima,

as plak pėr t'u plakur, as fėmijė pėr t'u rritur....

 

Dhe sa mirė pėr mua, medet sa keq,

syri mė thotė s'tė rrej, veshi mė qet nė mal krejt.

Syri se ē'mė shihka, veshi ē'mė dėgjoka!

Syrit vėrtet t'i  besoj?

Vėrtet tė lexoj nė kėtė foto

kėtė rrasė varri tė mbishkruar

ku pėr tė pushuar ti na qenke ndalur?!

 

Verbohu pra o sy, lėre veshin tė dėgjojė

atė zė tė trembshėm nė magnetofon,

dhembshėm tė lėshuar e si ēudi,

si ēudi tė ēudirave nė njė rreze shprese,

njė rreze shprese sa njė flakė shkrepseje:

 

" thua... a thua se vjen Ademi?!!!"

  

FALMĖ, NĖNA IME, NĖSE MUND
TĖ MĖ FALĖSH!

 

2.

Gjunjazi e me duar lart je lutur para perėndisė tėnde

me net tė tėra e vite tė tėra

vetėm tė tė kthehesha unė,

gjunjazi dhe e kėputur nga lutjet deri nė agoni

dhe unė larg e mė larg...

 

Si ke rrojtur, ti e di,

si kam rrojtur, unė e di.

 

NĖSE PERĖNDISĖ S'I BESOVA,
TY TĖ SHPALLA PERENDI

 

3.

Perėndi tė mirėsisė ty tė pata shpallur,

perėndi qė veē kthjell e kurrė nuk vran...

 

Le tė ishte i zi moti dhe e zezuar dita,

shtegu i pėrndritur mė hapej

nga rrezja e shpirtit tėnd.

(Shpirtin tėnd, o zot, si e vrave kėshtu)

 

DHE MĖ THUAJ, NĖNĖ,

A MUN TĖ VDES, PERĖNDIA IME?!

 

Nė botėn e pėrtejme nga ku s'ėshtė kthyer askush mė

dhe s'ka dėrguar asnjė telegram,

do tė tė kėrkoj kur do tė vij,

do tė tė kėrkoj e pa tė tė gjetur s'e lė,

s'e lė pa tė tė gjetur deri nė qiell tė shtatė,

peng ta lash besėn e shqiptarit.

 

..................

MA DĖGJO, NĖNĖ, LUTJEN E

FUNDIT!

 

6.

Mė eja nė ėndėrr, nėnė, dhe njė herė

nė daē si nuse nė kalė tė bardhė

 

veē mos fol, mos fol, mos fol,

mė prej ėndrrės s'dua tė dal...