Global

Metafora poetike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Agim Gjakova

 

 

Poezi nga libri: I GJUAJ ĖNDRRAT ME GURĖ

 

MOTIVET E QYTETIT TIM

 

Janė gurėt e lumit qė kanė marrė ngjyrėn e historisė

janė degėt e manave ku janė thyer hovet e dashurisė

janė rrėnjėt e hardhive ku kanė rrjedhė pika djerse

janė kalldėrmet dhe boshtet e grave tjerrėse

janė gjilpėrat qė kanė shpuar sytė e vajzave nė gjergjef

janė lotėt e derdhur dasmave me def

vetmia ėshtė gdhendur natėn nė ndonjė bankė

balli ėshtė gjakosur e ka mbetur me dangė

litarė janė mbėshtjellė qafe e plumbi vėsh nė kraharor

ka rėnė shi, vetėtimė, kanė ēelė lule edhe nėpėr borė

ka dalė diell, kanė krisė kėngė plot zjarr...

dhe unė kam mbetur njė motiv nė emrin e tij varė!

 

 

LETĖR E PADĖRGUAR

 

mos ma pėrbuz dashurinė

qė ta dhuroj pa interes e pa kamatė

nė daē kur dielli ta rrezit fytyrėn

nė daē nė mesnatė,

 

mos m'iu pėrvish zemrės

qė ėshtė e hapur e hapur pėrjetėsisht

nė daē ngjite tėnden pėrgjithmonė

nė daē miqėsisht,

 

mos ma ftoh shpirtin

qė tė mbulon dymbėdhjet shekuj ngrohtėsi,

se gjaku nuk bėhet ujė

e  unė s'ndryshoj dot nė tjetėr njeri.

 

AKUAREL

 

Ndodhet ujė urė e rrėzuar me topa

pranė sajė njė shtėpi e rrezbitur me gjoba

ndodhet njė mur i shembur nga yrrfija

pranė tij njė lis i prerė nga bashkia

ngrihet murana ku vranė njė grua

pranė saj i argjendtė buron njė krua

varė nė trug tė kohės nga nuk e rreh shiu

sharkisė i vringėllojnė telat kur fryn veriu.

 

THIRRJE

 

O zog, ma jep ėmbėlsinė e ēerdhes maje peme

po tė bėj roje syhapė kundėr gjarpėrinjve

po t'i tremb sqifterėt, sorrat, gjeraqinat,

shkarpat po t'i lyej me dyll blete

po t'i vesh palė palė, me lesh tė butė

rryezė trungu ditenatė po tė rri zgjutė!...

 

Era tund degėn e ēerdhes sė verdhė

ia lėkund dy fije kashtė,

ciu-ciu shpėrndahet lugjeve tė ēabratit...

i buzėqesh jehonės me kėtė dėshirė tė lashtė.

 

HAKI TAHĖS

 

Kur mundohem tė zhbij tė vėrtetėn e pėrfytyrimit

rrėmbehem, dridhem, shkrihem "krejt s'dlirtit",

po tė mė vėnė njė bashkė resh nė plagėn e shpirtit

nga sytė do tė mė rigojė shiu i pėrmallimit.

 

EDHE NJĖ HERĖ

 

Faleminderit, nėnė,

mė rrite tė fortė pėrballė sė vėrtetės

nėnė, faleminderit!

 

Ti ishe madhėshtia qė mė bėri burrė

mė mėsove tė tėharr

gramin e jetės qė ndėrgjegjėn tė mos ma zėrė,

 

nėnė, faleminderit!

 

Dhe unė nė piedestal

tė vura mė tė fortin gur

njė copė tė zemrės.

 

ERDHE MOJ NĖNĖ NGA GJAKOVA

 

Erdhe moj nėnė nga Gjakova!

Rrudhat e tua

pėrrenjtė e lotėve dhe djersės

qė rrodhėn tė rrėmbyer

nga malet e brengave

nė lumin e jetės,

sytė e tu

burime tė ngrohta tė qėndresės

qė gufuan pa u ndjerė

nga shpella e ngjarjeve

ende pa u rrėfyer.

 

Erdhe moj nėnė nga Gjakova!

Hapi yt

gjėmim i tokės qė s'heshti

as para kėrcėnimit tė trefishtė tė vdekjes,

duart e tua

mjeshtre qė pėrkėdhelėn djem tė epokave

qė u dogjėn nė diell tė mesditės,

zėri yt

pėrmbledhje jehonash nė kėmbanė tė kohės

qė tingėlloi gjatė

si inēizim i sakrificave

nė peshėn e dashurisė sė tokės.

 

Erdhe moj nėnė nga Gjakova!

Flokėt e thinjur si rreshta tė rrallė

tezash tė kėsaj jete

paralele qė sosėn e zhyten nė hemisferėn-ballė

ku jetojnė tėrė gėzimet e hidhėrimet

qė shekujve ka peshuar Kosova.

 

KUR VALVITET FLAMURI

 

Kur valvitet flamuri

hedhin valle tė gjithė dėshmorėt

me gėzim tė mallėngjyer nėnat qeshin

vajzat mėkojnė dashurinė e fortė si guri,

kur valvitet flamuri

petkun e luftėtarit burrat veshin

nuset lidhin shaminė e kuqe nė kokė

fėmijėve sytė u xixillojnė

nėn hijen e ti djemtė matin burrėrinė.