Global

Metafora poetike

Gėzim Ajgeraj

U lind mė 6 gusht 1967 nė Malėsin e Vėrrinit. Shkollimin e mbaroi nė Prizren. Jeton dhe krijon nė Zvicėr. Ka botuar kėto libra:

1. Klithmė malli, poezi, "Rilindja", Prishtinė, 1997.

2. Ėndrra pėr parajsė, poezi, "Rilindja", Prishtinė, 1998.

3. Qiellit po digjem, poezi, "Rilindja", Prishtinė, 1998.

4. Flakė nė plagė, poezi, "Rilindja", Prishtinė, 1998.

5. Kėnga e babait, poezi pėr fėmijė, "Apolonia", Prishtinė, 1998.

6. Urti popullore tė Vėrrinit I, (bashkautorėsi), "Apolonia", Prishtinė, 1998.

7. Mallėngjimi, poezi, "Rilindja", Prishtinė, 2000.

8. Balada e Vėrrinit, poezi, K.L. "Fan S. Noli", Prizren, 2001

9. Rruga e lirisė, Dramė, "Meshari", Prishtinė, 2001.

10. Rruga e lirisė (intervistė) me Zafir Berish-ėn, e botoi "AV" tė ish UēK-sė- Prizren, 2002.

11. Atdheu nė trastė-cikli me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinė.

Ėshtė anėtar i Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės nė Prishtinė, nga viti 1999.

Nga 23 marsi 2002, ėshtė anėtar i Lidhjes sė shkrimtarė tė Zvicrės (SSV).

Jeton dhe krijon nė Zvicėr.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Recension

 

Ngacmimet emocionale nė metaforė

 

(Ilam BERISHA: "Aromė poetike", Poezi, Botim i autorit, Prizren 2002)

 

Gėzim AJGERAJ

 

Pėrceptimi i brendshėm poetik, i shprehur nė metaforė, ėshtė libri i parė i poetit; Ilam Berisha. Me njė sens tė hollė dhe tė lehtė poetik, autori paraqitet me mjaftė suksesė pėrpara lexuesit, duke sjellė nė vargė  botėn e brendshme emocionale dhe ajo qė e rrethonė atė. Duke e lexuar kėtė metaforė, lexuesi i mirfilltė, krijonė pėrshtypjen e njė mjeshtrie tė hollė poetike, fjalė pakė, e kuptim gjėrė, qė premtonė nė tė ardhmen ngritje tė suksesshme nė rrugėn e vėshtirė tė mjeshtris sė pendės. Njė titull pak ca  modest, pėr vargjet qė ndėrtojnė librin, megjithatė  pėr fillimin e mbarė njė akceptim i tillė e mbanė vulėn e arsyes.

 

METAFORA  FJALĖS

 

Libri "Aromė poetike" i poetit tė ri Ilam Berisha, ėshtė metafora e pėrjetimeve emocionale dhe botės pėr rreth, qė e ndėrtonė universin e njeriut tonė nė kėto anė. Fjala nė vargė na vjen si njė qiltėrsi metaforike e cila nė vete ngėrthenė qiltėrsinė  fjalės kuptimplotė. Aromė poetike, ėshtė titulli dhe vargu me tė cillin hyjmė nė botėn metaforike nga e cila do tė na delė pėrpara i gjithė ai universi shqiptarė si preokupim njeriut tė kohėve tona, nė kėtė rastė i poetit. Coptimi i hartave tė europės, na vie si pikėllim i njeriut tonė, i cili nga kėto gjeografi tė coptuara mė sė tepėrmi u dėmtua. Ai i nda nė disa pjesė e copa, duke qenė i munduar, i shtypur e i masakruar nė kėtė "relief tė deformuar" siq thotė vargu; ( Trup i ndarė, f. 6). I gjithė ky udhėtim, bartet mbi rrudhat e njerit tonė tė shumėvuajtur si shpresė e njė tė ardhme mė tė mirė. Dykrenarja, ėshtė pika e bashkimit tė njeriut tonė tė shkapėrderdhur gjithandej, pa tė cilin synim do tė ngelim gjithmonė tronditjeve. Tronditje tė cilat njeriu i ynė i pėrjetoi lotit, gjakut,  hirit mbi kulla, deri te skalitja nė lapidarė, apo ardhjes sė pjeshsme tė agut tė bardhė i cili doli flakėve tė luftės.

Shkrepsė e huaj

flakė nė qielln tim

ofshamė gjyshi, stėrgjyshi...

nėn hirin e shekujve.

Etje pėr dashuri

tokė e larė me gjak

pėr prehje tė qetė.

       FLAKĖ, (f.10)

Janė hijet e zeza, qė kanė harbuar mbi tokė e nėn tokė dhe nė dheun e poetit kėrkojnė tė bėhen zotė. Ėshtė e dhembshme sa edhe vetė plagėt me tė cilėt doli nga flakėt e luftės, pak vite mė parė ky popull, por ėshtė realiteti i cili sillet si hije e zezė dheut tė arbėrit. Janė intrigat ato, qė njeriun tonė e bėjnė edhe mė tė vuajė. Janė gacat e fshehura nėn hirin e Kosovės, tė cilat me dinakėrin e tyre, pjesėrishtė nėn dorėn e kaskave blu, i bėhen hije tė zeza, njeriut tonė, Kosovės.  Poeti synon njė botė tė re, pa grila, nga e cila njeriu ynė do tė ndihet i lirė nė rrugėn e ardhmėrisė.

 

KUJTIMET PĖR VENDLINDJEN

 

Ai i hedhė njė shikim tė kaluarės, duke udhėtuar nėpėr kohėt e dhembjes tė cilat pėr asnjėherė nė histori nuk ju ndanė njeriut tonė, Vėrrinasit plisbardhė. E gjithė kjo kohė, njeriun e kėtyre anėve e pėrcolli si njė tragjedi nėpėr tė cilėn kaloi kombi ynė. Ajo u bartė deri nė luftėn e lavdishme tė popullit tonė, nėpėr njeriun heroik tė kėtyre anėve. Koha nė tė cilėn e jetonė njeriu i ynė sotė, ėshtė; bota pa orkestėr, nga e cila dikush ndihet i lirė, dikush i shtypur, dikush i pasur e dikush i varfėr, nė fundė duke mos qenė e askujtė ajo. Qyteti i lidhjes, ėshtė shpresa, drita nga e cila shpėrndahen rrezet te pėrtej atdheut. Janė kėshillat prindėrore, rruga e atdheut, pėrkushtimi pėr kombin. Tė pa ndashme janė kujtimet pėr vendlindjen, herė vijnė nostalgjike, e herė herė edhe tė dhimbshme, duke bartur nė vehte dhembjet e kohėve tė zeza qė ikėn bashkė me barbarin e veriut. Lapidarėt qė ngrihen gjithandej Vėrrinit, jan kuptimi i heroizmės tė njeriut tė kėtyre anėve, nė pėrpjekje pėr njė botė sa mė tė mirė. E gjithė kjo tronditje e njeriut tonė, bartet pėrmes vargut tė poetit, si njė botė shum ngjyrėshe, qė herė mbytet mallkimit, mjerimit, hipokrizisė. Janė pikat e ndryshme tė vėshtrimit nga tė cilat njeriu i pendės i pėrjeton si tė dhimbėshme ato.

 

E SHKUAR, POR KURRĖ E HARRUARĖ

 

Sa do e shkuar, kohė barbare nėpėr tė cilėn kalum, asnjėherė e harruar. Ajo bartė gjurmė nė njeriun tonė, nė dhembjen, nė fjalėn dhe nė vargun e poetit. Shembja e maskave, (f.38) siq e quan poeti rėnjen e barbarit, ėshtė shpresa e rrezeve tė bardha. Ato rreze sjellin me vete edhe dritė nėpėr shkėlqimin e tė cilės duhet tė shikoi njeriu i ynė. Janė toponimet e huaja tė mbjella si gjurmė barbare tė veriut tė zi, tė cilat duhen shkulė njėherė e pėrgjithmonė nga kėto troje. Arbėria, ėshtė shpresa e re e poetit, plagė e bartur me shekuj nga njė emėrtim i dhunshėm qė ishte mbuluar dikur. Ajo ishte bartur nė mendjen dhe nė shpirtin e njeriut tonė, pėr tė ardhė e pa prekur nė njė ditė tė bardhė dhe pėr tė u ripėrtėrirė Arbėria. Ajo vie me qėndresėn, luftėn, kushtrimin pėr flijim qė i dha njeriu i ynė.

 

DĖSHMORĖT, LINDJE QĖ S'VDESIN

 

Janė ata, tė cilėt e sollėn kėtė rreze drite, kėtė shkėlqim, qė njeriu i ynė sa do pakė tė ndihet frymėlirė. Patjetėr, pėrkushtimi i poetit, na vie si mirėjohje, pėr ata qė dhanė gjthqka nga vetja, pėr njė botė tjetėr. Janė legjendat e tyre, janė legjendarėt ata qė i dhanė shkėlqim kėsaj copė lirie, kėsaj frymė lirie, kėsaj fjale tė lirė.  Lidja qė s'vdes, (f.44), ėshtė poezia me tė cilėn, poeti i pėrkushtonė kryelegjendarit.

Lindje qė s'vdes

as sot as mė vonė

udhėrrėfyes parajse

do t'jetė pėrgjithmonė.

    LINDJE QĖ S'VDES

     (Adem Jasharit)

Ėshtė ky vargu i pėrkushtimit, me tė cilin kujtohet legjenda e historisė mė tė re tė kosovės, i cili dha gjithqka nga vetja, qė ky popull tė jetė i lirė nė trojet e veta. Lufta qė u zhvillua nė kėto anė, mori shumėqka me vete dhe shum gjurmė e dhembje nė shpirtin e njeriut tonė, nė kėtė rastė edhe tė vetė poetit, i cili e pėrjetoi edhe vetė mbi shpatullat e tijė. Ai bartė me vete njė bagazh tė gjėrė kujtimesh por edhe dhembjesh te cilat ia la ajo. Xhevat Berisha, ėshtė legjenda e luftės sė Vėrrinit, ėshtė bashkė-kohėnik i poetit, koleg i punės nė arsim pėr shumė vite. Patjetėr dhembja pėrjetohet shum afėr, por edhe krenaria si pjesė e luftės dhe e veprės qė e la Xhevati. Ai na vie si pishtarė i lirisė, (f,46), nė vargjet e pėrkushtimit pėr tė.

Buzėqeshur

krenar

shpirtėbardhė engjėllor

udhėrrėfyes mirėsie

Fanar i pashuar

pėr ditė tė arta Lirie

      PISHTAR I LIRISĖ

Pa dyshim se lufta pati shumė dėshmorė, edhe ajo e Vėrrinit, shumicėn nga tė cilėt poeti i njohu nga afėr dhe iu kushtoi vargje, por ata janė tė shumtė dhe nuk mundė tė hyjnė nė njė libėr, por jo edhe nė krjimtarinė e ardhėshme krijuese tė autorit. Rėnjet, pa tjetėr e kanė misionin, ato bartin me vete amanetet tė cilat i lanė dėshmoret qė e bartėn barrėn e ringritjes sonė, ringritje e cila solli rreze tė arta kėtyre trojeve. E gjithė kjo qė u tha dhe ajo qka mundė tė thuhet, mė bukur thuhet pėrmes vargut metaforik, tė cilin mundė ta pėrceptoni mė sė miri gjatė leximit tė kėtijė libri.

 


 

 

  Kopertina e librit:

 Aromė poetike