Varfėria
e ideve dhe mungesa e opinionit social
esse
Zakonisht, zhvillimit tė shoqėrisė, i paraprin
sistemi i ideve tė reja qė prodhohen dhe asimilohen
nga populli prej elitės kreative qė lind, jeton dhe
zhvillohet nė kushtet e rrethanat sociale, ekonomike
e historike tė njė kombi. Kėshtu ka ndodhur nė
Angli, Francė, Gjermani, Rusi a kund tjetėr. Pėr tė
lindur ideja e re, deomos kėrkohen siē thamė mė
sipėr, kushtet specifike sociale tė duhura e tė
domosdoshme, nė pėrputhje me mentalitetin e atij
vendi ku prodhohen, tradita kulturore, nivelin
intelektual, potenciali i nevojshėm ekonomik dhe
vetėdije kombėtare e konsoliduar.
Ku jemi ne shqiptarėt aktualisht? A kanė qenė dhe
a janė kushtet sociale optimale tek ne?
Asnjėherė, pėr mendimin tim. E kemi fjalėn pėr
kėtė shekull qė iku, jo pėr mė parė, se pastaj do tė
na duhet njė analizė mė e thuktė e shumėdimensionale.
Pėr mė parė, as qė mund tė mendohej pėr kushte
sociale tė favorshme, pėr lindjen e njė
inteligjience institucionale nė kushtet e njė
pushtimi tė gjatė regresiv nė substancė. Pėrse ka
ndodhur kėshtu?
Pėrveēse tė pushtuar e pa kushtet elementare tė
pjelljes sė elitės, kemi qenė dhe mbetemi pėr mė
tepėr, edhe kėtė shekull tė ndarė pėr faqe tė zezė.
Vetėm tė bazohemi te fakti se nė vitet 1876-77, kur
si komb u bėmė tė vetėdijshėm intelektualisht pėr
vehtėsinė e kombit shqiptar, si rrjedhojė e punės
titanike tė rilindasve nisur qė nė fillim tė
shekullit tė 19-tė, ne kishim 114 mijė kilometra
katrore hapėsire jetike etnike, ndėrkohė qė vetėm
pas disa decenjesh, shqiptarėt u katandisėn nė 28
mijė kilometra katrorė, nė cilėt jetojmė edhe sot.
Gjatė kėsaj kohe, Shqipėria pėsoi plagosjet mė tė
rėnda nė jetėn e saj qė e quan deri nė pragun e
zhbėrjes si etnicitet. Tre ngjarjet e ndodhura nė
kėtė periudhė, Traktati i Shėn Stefanit, Kongresi i
Berlinit nė vitin 1978 dhe Konferenca e Londrės fill
pas shpalljes sė Pavarėsisė, qenė shprehja mė e egėr
antishqiptare qė shoqėruan lindjen e kombeve nė
kontinentin e vjetėr.
Pas plot pėrplekjeve nė shekullin e 20-tė, edhe
lufta e shqiptarėve e fundshekullit nė Shqipėrinė e
Veriut nuk arriti bashkimin e gjithė shqiptarėve,
madje ende Kosova (emėrtim i popullarizuar nė Kosovė
kjo pjesė e rėndėsishme e Shqipėrisė), nė programet
e sotme tė fuqive tė mėdha, ėshtė nėn sovranitetin e
huaj, ndėrsa nė fjalorin e pėrditshėm tė politikės
aktuale shqiptare, flitet me drojė pėr bashkim tė
shqiptarėve, nga frika se mos po etiketohen si
shovinistė, apo ku e di unė se ēfarė tjetėr. Lihet
anash nga elitarėt tanė aktualė se tė bashkohen
gjithė shqiptarėt, pa qenien e ndonjė gardhi nė mes
tyre nuk do tė thotė Shqipėri e madhe (njė term
absurd i krijuar nė kuzhinat serbosllave), por
Shqipėri Etnike, e cila nuk ka cėnuar asnjėherė dhe
nuk cėnon asnjė milimetėr tokė tė tjetėrkujt.
Mandjej, pėr mė tej, edhe sikur tė arrihet bashkimi
me Kosovėn (detyrohem tė pėrdor kėtė emėrtim), ne
pėrsėri jemi trup i cunguar, i cili nuk pėrmbush
aspak kushtet e lindjes sė njė elite tė vėrtetė
kombėtare qė tė pėrfaqėsojė gjithė potencialin
mendor me synimin e ndėrtimit tė njė strategjie qė
bėhet garant pėr zgjidhjen e problemit tonė. Nė kėto
rrethana, ne ende do t’i themi vetes Shqipėri pa
shqiptarėt e Maqedonisė, pa shqiptarėt e Ēamėrisė
dhe Malit tė Zi.
Pa hyrė nė analizė e detaje, se si do tė vejė e
ardhmja e jonė nė Ballkan kėtė shekull qė ka pėr
qėllim ndėrtimin e rendit tė ri botėror, aktualisht
nuk i kemi kushtet e plota pėr tė arritur pėrpunimin
e ngritjen e sistemit tė ideve, nuk mund tė krijojmė
shtratin ku mund tė kultivohen intelektualė (e kam
fjalėn pėr ngritjen e institucionit vetėdijėsor) qė
do tė formosojnė ndėrgjegjen tonė kolektive si kusht
bazė tė ecjes drejt zhvillimit si popujt tjerė tė
civilizuar, por para kėsaj pėr tė qenė tė aftė tė
kenė Shqipėrinė e tyre brenda gardhit tė vet
pėrcaktuar mijėra vjet pėrpara. Kjo pėr tė vetmen
arsye, se jo gjithė elita kombėtare, dmth, jo gjithė
potenciali intelektual shfrytėzohet pėr krijimin e
sistemit tonė tė vlerave, qė do tė pėrbėnin idetė e
reja si prioritet bashkimi e zhvillimi.
Atėherė nga kjo njė gjė ėshtė e qartė si drita e
diellit; idetė e reja lindin, pėrpunohen e vihen nė
jetė nga shtresa elitare, nėse ajo ekziston. Pėr mua
kėtu qėndron edhe thelbi i qėshtjes. E them
buzėplasur, se ndėr shqiptarėt nuk ekziston shtrese
elitare e konsoliduar, ose ajo ėshtė, por nuk ka
arritur tė krijojė autoritetin e domosdoshėm qė ta
besojnė njerėzit. Kur ndodh kėshtu, mjerisht kombet
shkojnė nė pragun e katastrofės, siē ka ndodhur
shpesh me shumė kombe tjerė, siē po ndodh me ne
shqiptarėt kėto vitet e fundit.
Ndoshta jemi ndėr ata popuj, qė lėvizjet
zhvilluese sociale i bėjmė pa programe e strategji
tė qarta, pa argumente shumė mbushamendėse pėr veten
dhe tė tjerėt qė marrin pjesė nė intrigat pro dhe
antishqiptare. Tė mos shkojmė mė tej, vetėmse tė
ndalemi pak nė kėto 15 vjetėt e fundit, qė pėrkojnė
me agoninė e shekullit tė njėzetė me gjithė
rrokupujėn e pėrgjakshme qė mban mbi shpinė dhe
vigjiljen e shekullit tė 21-tė, i ka marrė pėrsipėr
ndėrtimin e njė bote tjetėrlloj krejt e ndryshme nga
e shekullit qė sapo kemi hedhur pas shpine.
Ē’farė ndodhi nė vitet nėntėdhjetė nė historinė e
vrullshme tė shqiptarėve? Duke mos patur njė program
tė qartė, tė saktė, perspektiv, bazamental, duke
ngritur njė shtet pa shtylla tė forta, deomos qė ai
njė ditė do tė shkėrmoqej, nė atė mėnyrė, si ndodhi
nė marsin e vitit 1997. Pa kėto principe, duke
perifrazuar arkitektin e Tiranės sė re, aktualisht
shefi i opozitės, Edi Ramėn, do tė kishim njė
qeverisje dhe pastaj njė shtet “rrumpallė”. Kujt
mund t’ia lėmė fajin, pėrveēse pjellės sė kėtij
shteti, tė kėtij zhvillimi tė deformuar, tė kėsaj
elite kombėtare e pafuqishme e jo fort vizionare,
ndoshta jo pėr faj tė saj, por tė rrethanave
ekonomike, politike e sociale, ojentuar jo pėr tė
ruajtur ngrehinėn e vet, por vetveten dhe
privilegjet qė krijuan pa patur parasysh synimin
kapital. Duke mos patur ajo besimin e duhur tek
njerėzit qė i kanė zgjedhur, duke patur ndjesinė e
mosrespektimit dhe pėrēmimin pėr popullin sovran,
ndodh absurdi i shkatėrrimit tė vetvetes. Kjo me
siguri ėshtė nė kundėrrjedhė tė konceptit pėr tė
ngritur shtėpinė tėnde si gjithė tė tjerėt nė
kontinentin e civilizuar ku jetojmė.
Argumenti i dytė pėr mua, pėr paaftėsinė e
elitės sonė kombėtare ėshtė lufta e para njė viti nė
Kosovė, pjesė e pandashme tė kombit pėr shkak tė
psikologjisė sė pėrbashkėt, gjuhės sė pėrbashkėt,
territorit kompakt, zakoneve tė njėjta e shpirtit tė
njėjtė. Askund tjetėr nuk ka ndodhur, tek asnjė
popull, nė asnjė kontinent, njė dėbim kaq masiv, njė
lėvizje kaq kolektive drejt Shqipėrisė sė Mesme qė
fillon nė Kukės, e deri nė Jug qė fillon nė Sarandė.
Nėse politika e programet e elitės sonė kombėtare do
tė kishin qenė tė njė niveli tė kėnaqshėm qė
garantonte mbrojtje tė kombit, sigurisht qė ky
deportim i dhunshėm i pėrmasave biblike nuk do tė
kishte ndodhur.
Nė fakt historia njerėzore na mėson se qoftė
parajsat, qoftė tragjeditė e kombeve vijnė nga
politikat e ndjekura, qė do tė thotė, janė rezultat
imediat i tyre. Njė politikė pa njė ide tė reja, njė
program kombėtar pa shtigje tė reja, qė gjithė
shqiptarėt, deri nė atė ēast vėshtirėsie dhe
katastrofe, nuk i ka njohur, sigurisht qė nuk mund
tė garantojė zhvillim. Mu pikėrisht pėr kėtė,
autoriteti i elitės sonė kombėtare, ėshtė jo nė
nivelin e duhur dhe jo nė kohėn e duhur.
Elita kombėtare ėshtė e institucionalizuar nė
Akademinė e shkencave, parlamentin, universitetet, e
pėr tė mos renditur mė edhe mė tej. Kur dhe nė ē'rast
njė akademik, deputet apo tjetėrkush qė i thotė dhe
i thonė elitė (pa pėrjashtuar individė qė janė tė
tillė, por qė nuk kanė pėrbėrė institucion) ka hypur
nė podiumin e oratorit, ka folur pėr iks apo ypsilon
qėshtje dhe pasi ka mbaruar, njerėzit qė e kanė
dėgjuar, fituan diēka tė re tė cilėn nuk e kanė
njohur mė parė. Pothuajse asnjėherė. Shiko
parlamentin e sotėm. Mjerisht (detyrohem tė deklaroj
kėshtu) sot pėr sot, ata qė pėrbėjnė elitėn tonė
kombėtare nė politikė (ose vetėquhen tė tillė) janė
mė poshtė se niveli i vetė popullit, i cili edhe e
ka votuar. (Nė njė farė mase ka ndikuar kėtu edhe
njė koncept i mbrapshtė qė ka sunduar psikozėn e
votueve dhe pėrcaktimeve elitare. Ne tragjikisht
jemi udhėhequr nga parimi i votės kundėr dhe jo pro,
ose i zgjedhjes kundėr dhe jo pro. Pėr ta sqaruar me
tej, ne pothuajse nė tė gjitha votimet e pas viteve
90-tė nuk kemi shkuar nė kutinė e votimit pėr tė
zgjedhur mė tė mirin, por kemi shkuar pėr tė votuar
kundėr, akt i cili pėr mua ėshte njė simdrom me
ngarkesė negative). Tė gjithė ato qė i thonė atje
pėr mė tepėr ne i dimė, pėr tė mos shkuar me tej, se
shumė gjėra qė i dimė si popull nuk i dinė ata. (Shumė
opinionistė janė gjykues shumė mė tė sukseshėm se
politikanėt pėr tė gjitha problemet). Sekreti i
kėsaj dukurie ėshtė varfėria e ideve qė i
karakterizon ato qė ne i quajmė si elitarė, bashkė
me to (shtėrngohem tė them), shoqėrinė nė tėrėsi.
Pikėrisht pėr kėtė ne nuk besojmė shumė kėsaj elite
qė kemi, duke sjellė nė kėtė mėnyrė nė skenėn e
jetės sė pėrditshme tė ashtuquajturėn "krizė e
njeriut", fenomen shumė i rrezikshėm ky pėr
shoqėrinė tonė shqiptare.
Duke u ndalur sado pak tek “kriza e njeriut”,
mendoj se ėshtė e domosdoshme tė marrim mėsim nga
tradita, nga njerėzit tanė tė mėdhenj, intelektualė
tė Rilindjes. Ata kanė meritėn e madhe tė themelimit
pėr herė tė parė tė bazės sė filozofisė tonė
kombėtare. Duke gjykuar nė rrethanat specifike
shqiptare tė krijuara gjatė gjithė shekullit tė
19-tė nė kuadrin e rizgjimit kombėtar, ata u
pėrpoqėn jo pa sukses, tė krijojnė vetėdijen
kombėtare e mendėsinė intelektuale qė ushqen dhe
udhėheq. Me veprėn e tyre tė ndritur, kėta
intelektualė tė mėdhenj, patėn fituar besimin e
popullit dhe ndoshta, janė tė vetmit qė realizuan
njė lėvizje kombėtare me program tė posaqėm qė pati
rezultat pavarėsinė.
Populli, dmth, shoqėria jonė e atėhershme besonte
nė elitėn e vet, nė aspiratat, nė iluminizmin qė
mbartnin nė stategjinė e ndėrtuar, ndėrsa sot nuk
ėshtė kėshtu. Nuk besoj se elita jonė ta ketė vrarė
mendjen shumė, t’i ketė bėrė pyetjen vetes se pse
ndodh nė kėtė mėnyrė. Mendimi im ėshtė se edhe
etiketimi i elitės ėshtė bėrė pa kritere, ose ka
hyrė nė kėtė rracė “tė zgjedhur” njerėzish ata qė nė
tė vėrtetė nuk e meritojnė pėr shkak tė atyre
argumenteve qė renditėm mė sipėr dhe si tė tillė
vegjetojnė dhe mbijetojnė pikėrisht ata qė nuk janė
tė aftė tė pjellin ide tė reja, qė janė bazė e mirė
dhe e sigurtė e zhvillimeve pozitive tė mėpastajme.
Duke ndodhur kėshtu, ne jo vetėm se gėnjejmė
veten dhe ecim nė rrugėn qė shpie drejt greminės
duke nxjerrė para vetes vegime tė deformuara tė sė
ardhmes, por mbysim edhe ata qė vėrtetė janė elitė
nė mesin tonė, por ende e panjohur pėr shkak tė
eleminimit nė embrion tė tyre ose tė fashitura nė
mesin e kallaballėkut tė mediokritetit. (Sipas
filozofisė frojdiste, zakonisht elita e vėrtetė (ose
gjenitė) shtypet pa mėshirė nga ky kallaballėk, duke
mos e lėnė tė nxjerrė kokė dhe tė quajtur zakonisht
si tė ēmendur). E vėrteta ėshtė, se nė Shqipėri ka
inteligjencė (bie fjala tė flasim vetėm pėr
politikėn, meqė ajo ėshtė mė e drejtpėerdrejtė dhe
mė e ndjeshme) sa pėr njėzetė parlamente si i
djeshmi e i sotmi dhe potencialisht, njėzetė herė mė
lart nivelit tė tyre, po s'kemi se ē’tė bėjmė kur nė
realitet militantizmi partiak (dhe mbi tė gjitha
koncepti i shtrembėr i tė votuarit) mbyt pasuritė
intelektuale, pasuri e cila mjerisht ende nuk ka
mundur tė ngrejė istitucionin e vet.
Fakti se tek ne (edhe nė Shqipėrinė
administrative, edhe nė pjesėn shqiptare tė
sapoēliruar prej okupimit serb qė quhet Kosovė) ende
nuk po del nė horizont njė politikė e re (mund tė
themi njė hibrid politik, i shėndoshė, i pėrparuar e
i sinqertė), dėshmon qartė se idetė e reja janė
tepėr tė pakta, e nė disa raste rakitike, pėr mė
tepėr tė pamundura pėr tė mposhtur sistemin e ideve
politike (e kombėtare nėse kanė rezultuat tė tilla)
tė servirura pas viteve 90-tė.
Njė gazetar amerikan qė pat qėndruar gjatė luftės
shqiptaro-serbe nė vitin 1999, nė Kukės, nė njė rast
na tha: “... mua mė qudit njė fakt interesant kėtu
tek ju shqiptarėt, qė ėshtė i kundėrt me ne dhe
ndoshta me perėndimin nė pėrgjithėsi. Keni njė
popull shumė tė kulturuar, tė zgjuar, shumė pritės e
dashamirės, i orjentuar drejt, ndėrsa, nga ana
tjetėr, ju drejton njė administratė qė qėndron nė
shumė drejtime e pikėpamje mė poshtė sjelljes e
mentalitetit tuaj...” Heshta duke i dhėnė kėshtu njė
farė tė drejte konsideratės sė tij dhe nuk mora
inisjativėn t’i flas pėr rrethanat tona tė veēanta,
pėr kushtet historike, militantizmin partiak e
koncepteve formuese jo mirė, qė janė tė pranishme
ndėr ne, se ndoshta pėrmasat e mendjes sė tij nuk do
ta konceptonin kėtė fenomen kaq ballkanik, por mė
shumė se ballkanik, kėtė dukuri shqiptare.
Edhe njė herė; pėr sa kohė qė inteligjiencia jonė
kombėtare aktualisht, nuk krijon terrenin e
pėrshtatshėm pėr prodhimin e pėrpunimin e ideve tė
reja, asnjėherė nuk do tė gjenden e pėrvijojė rrugė
tė drejta zhvillimi. Pėr sa kohė qė inteligjenca
jonė qė ėshtė njėherit dhe elita, nuk do tė krijojė
autoritetin e vet tė njėmendėt intelektual si
institucion, nuk do tė besohet asnjėherė nga masa
dhe, njeriu i thjeshtė, njeriu i zakonshėm (ai
kallaballėku) do ta masė veten me tė. Pėrderisa
inteligjencia jonė kombėtare nuk do tė ngrejė
shtėpinė e vet, ku tė burojnė tė gjithė strategjitė
perspektive, qė tė shėrbejnė si pikėnisje e tė
gjithė zhvillimeve nė tė gjitha fushat e jetės,
sigurisht qė do tė drejtohet nga “militantizmi naiv”
dhe i verbėr, politik, shkencor e shoqėror, qė nuk
ka aftėsinė tė shohė mė larg se hunda e tij. E kjo
do tė thotė qė ushtrinė e luanėve ta drejtojnė
gomarėt (pa sensin ofendues tė metaforės).
Veē elitės ėshtė i
domosdoshėm opinioni
Pėrsėri marr guximit (edhe tė rastit pėr
kontestim prej kujtdo qė lexon kėtė esse) tė them se
jemi njė popull pa ndonjė opinion tė qėndrueshėm e
tė formėsuar. Mungesa e theksuar e opinionit tė
shpie nė atė qė nė tė shumtėn e rasteve njė
gėnjeshtėr besohet sa dhjetė tė vėrteta.
Tė dezinformojė politikat e ditės apo shtypi,
mund tė jetė e besueshme, por qė njė shoqėri e tėrė
tė futet nė grackėn e tyre, kjo ėshtė absurde. Shiko
se deri ku shkon absurdi. Disa gazeta para disa
vitesh shkruanin se filan ministėr, me njė kasketė
nė kokė, futet nė njė tunel ku janė fshehur disa ton
ar dhe i mori ato. Mezi doli dhe kėtė pasuri vetė e
nxorri me skaf pėr gjithė natėn pėrtej detit pėr ta
siguruar diku. Nuk mungojnė dhe titujt me okelio tė
mėdha nė faqet e para pėr tė tėrhequr vėmendjen e
lexuesve tė pėrditshėm. Edhe sot e gjithė ditėn, pėr
fatkeqėsinė tonė tė pėrbashkėt, gazetaria ec nė kėtė
hulli. C'dodh? Tė nesėrmen gazeta pėrpihet dhe tė
gjithė ata qė lexojnė artikullin klithin tė
revoltuar: Bre, ē'maskarenj kemi nė drejtim! Ē’janė
more kėta hajdutė, kėta kriminelė etj etj. Ose njė
iks shtyp tjetėr shkruante dikur (por edhe sot) se
filan drejtues ose ish drejtues, para disa kohėsh
fshehurazi ka marrė kontakt nė Beograd me
Millosheviēin dhe me kėtė rast e ka shitur Kosovėn
dhe iteresat kombėtare nė pėrgjithėsi. Pėrsėri tė
gjithė njerėzit (pėr shkak tė mungėsės sė theksuar
tė opinionit social tė konsoliduar) e besojnė
realisht. I mora kėto dy shembuj pėr tė trajtuar dy
probleme.
Sė pari nė Shqipėri mungon opinioni i shėndoshė
dhe i gjykimit real tė asaj ēka ndodh nė tė vėrtetė,
domethėnė mungojnė qėndrimet realiste kundrejt
realitetit nė tė cilin jeton vetė antari i shoqėrisė.
Mė e rėndėsishmja ėshtė se kėshtu i hapen dyert
paragjykimit, si njė nga praktikat mė tė errta tė
njė shoqėrie.
Sė dyti, mjerisht, dukshėm mungon morali i
gazetarisė shqiptare dhe misionit qė ka pėrpara
popullit tė vet. Ne nuk themi se mediat gjithmonė
gėnjejnė, por qoftė edhe nė njė rast tė vetėm tė
kėsaj natyre, dėshmon papėrgjegjshmėrinė
profesionale tė parikuperueshme qė nga njėra anė, i
humb rrugėn nė oborr opinionit shoqėror dhe nga ana
tjetėr, krijon premisa pėr ndėrtimin e njė opinioni
joreal jashtė vendit, pikėrisht atje ku besohet se
ēdo gjė e shkruar ėshtė e vėrtetė ose relativisht e
vėrtetė. E kam fjalėn pėr opinionin dhe gazetarinė
nė vendet e kulturuara ku ēmohet e vėrteta dhe
morali.
Mungesa e njė opinioni tė konsoliduar nė Shqipėri,
rėndom pjell thashethemnajėn politike, shumė nė mode
te shqiptarėt pas viteve 90-tė, ndėrsa shtypi
pėrhapė tymnajėn e besimit apo tė mosbesimit tė
njerėzve. Pamoralshmėria gazetareske dhe mungesa e
opinionit shoqėror, do tė thotė tendecė drejt
shkatėrrimit tė strukturės morale, kulturore,
politike e shpirtėrore tė njė populli. Unė mendoj se
edhe pėr kėtė faji i bie elitės tonė sidomos elitės
politike.
Sė pari politika vetė sot nė Shqipėri, por edhe
nė Kosovė ėshtė thellėsisht paragjykuese deri nė
kufinjtė e denigrimit. Ndoshta vetėm nė vendin tonė
politika tentohet tė udhėhiqet prej rrugės dhe
thashethemeve tė kafeneve. Etiketohen kriminelė pa
asnjė fakt persona publikė dhe pėrfaqėsues,
pėrpunohen pretenca allaprokurorėsh dhe bėhen tė
pandehur, vetėm se ia do politika e ditės cilido
politikan, i cili duke shfrytėzuar pikėrisht kėtė
mungesė opinioni (ose opinion tė plagosur), kėrkon
tė pėrfitojė kretibilitet votimi. Ndprkohė
institucionet mediatike, u referohen politikave dhe
politikanėve sipas interesave, pa pasė parasysh
dinjitetin dhe rėndėsinė qė kanė nė ushtrinė e
pėrvetėsuesve tė lajmit (mjafton tė sponsorizohet
botimi). Ne tė gjithė jemi dėshmitarė tė paradokseve
tė pėrqudnuara nė shtypshkrimin e sotėm, apo tė
mediave vizive dhe tė gjithfallojshėm qofshin. Prapa
tyre fshihen biznese tė interesuara dhe dhe lobe tė
dyshimta tė qėllimeve tė ndryshme. Pa etikėn mė
modeste dhe dinjitetin minimal, ka gazeta qė quhen
tė pavarura kombėtare, por nga ana tjetėr i
shėrbejnė njė krahu apo njė tjetri. Gazeta “55”
guxon e thotė se ėshtė e pavarur, por tė gjithė ne e
dimė se kush fshihet prapa saj. “Bota sot” kinse
ėshtė e pavarur sipas saj, por nė fakt ėshtė
interprete e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mora
vetėm kėto dy media, por opinioni i njeh edhe tė
tjera qė luajnė kėtė rol jodinjitoz. Politika e
paragjykimit, por edhe gazetaria e paragjykimit,
janė fenomeni mė i keq i mundshėm i sotėm nė
ēorjentimin e ndėrgjegjėsimit e gjykimit realist e
tė drejtė.
Pėr fund unė dua tė theksoj, se nė Shqipėri,
pothuajse asnjėherė nuk ėshtė drejtuar nga qeverisja
qė e meriton (e kam fjalėn edhe pėr pushtetin
mediatik), pasi duke na munguar disa veti tė
qenėsishme si ato qė pėrmendėm mė sipėr, nuk ėshtė
arritur qė vullneti i popullit tė shprehet realisht
pothuajse nė asnjė kohė.
Ngritja e istititucionit intelektual, domethėnė,
formimi i vėrtetė e real i elitės tonė kombėtare (nė
tė gjitha drejtimet), do tė sigurojė patjetėr
krijimin e vlerave tona kolektive, qė do tė shpien
drejt ecjes natyrore dhe tė meritueshme tė kombit
tonė dhe institucioneve politike, shoqėrore e
mediatike qė kanė ndikim tė madh e tė pamohueshėm nė
ndėrgjegjen tonė kolektive. E kjo bėhet pasi tė kemi
formuar atė ndėrgjegje tė shėndoshė, opinionin tonė
tė drejtė e tė konsoliduar, kulturėn politike
origjinale duke marrė edhe pėrvojėn mė tė mirė e tė
sukseshme dhe, nė fund tė fundit, mbasi tė kemi
ndikuar fuqishėm nė ndėrtimin e shtetin dhe
ekonomisė tė domosdoshme pėr tė jetuar normal tė
gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė, nga cepi nė cep.