Global

Metafora poetike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Blendi KRAJA

 

tiranė - shkodėr - ulqin

 

Pezull mbi rrugė

nė njė dhomė tė vetme,

si curril nė shkretinė

a meteor mbi akuj.

 

Sytė

si avionė

ikėn nėpėr natė

mbi pabesitė e miqve,

ngjarjeve,

ēasteve,

i ndjej si vdesin larg,

aty ku s'mundem me qenė.

 

Makinat

bri gjoksit

shkojnė e vijnė,

dema pėrballė natės,

unė

i vetmi spektator

i pavemendshėm,

s'kam se si, s'kam se ku, me kė?

Jam larg, nalt, i fortė e i ambėl,

i egėr e vullkan, si tmerr, si gjethe,

si miqtė e librave,

me mikeshat e zverdhuna,

prej letre.

 

Natė! Ē'vetmi e pėrkryeme!

 

Trotuare, rrugė, mendime.

Mendime, trotuare, rrugė.

 

Kaq afėr e kam botėn,

fryma ime e turbullon,

si xhamin

e shoh, e sodis, parafytyroj,

vėrej vijat e kapėrthyeme,

ata qė ishin, ata qė ecin, ata tė ardhshmit.

 

Jam vrasės i pėrkryem

sonte n'kėt hotel tė rastit.

 

Nesėr s'ka me qenė si sot

gazetat kanė me qenė ndryshe

ēanta e shpinės ma e lehtė,

diēka ma e randė.

 

S'arrij me pa sytė e ndokujt...

 

Ky hotel asht plot ēudi,

me dhe pa njerėz,

mbushė nė zane

qė e pėrshkojnė

atė bashkė me mue

e mbes si prag i vdekun

ku pėrshkohen

tingujt e maparshėm.

 

A thue kaq ishte?

Ku iku palca ime?

A kam unė atdhe?

Ndokush mė don prej insekteve?

Kush flet sonte me Zotin?

 

Kapeni zjermin brenda trupit tim

e jetoni, po mundėt, mandej...

 

Por tash,

ju lutem

juve

perėndive tė kėsaj kohe,

ma gjeni njė titull pėr jetėn time!

M'pėrkufizoni nė dosjet tueja!!!

 

Po, po, nesėr ishte njė ditė tjetėr,

patjetėr,

askush nuk e dinte

dhe askush nuk donte.

 

Fytyrat e krijesave janė tė njejta se

i krijon e njejta dorė,

fjalėt e tyne janė tė njejta se

dalin nga e njejta derė,

po toka e qielli janė arti i kohės,

kufinjtė e krijesės sė lirė.

 

Nda nė pesė copa

shpirti nuk bėzan,

e pėr ēka?

Uji ka me rrjedhė

e

sytė

kanė me qenė tė bukur.

 

Edhe pse s'kanė me pa

buka ka me u gėlltitė

e fėmijė kanė me lindė,

edhe pse tė dreqit,

tė dreqit,

tė dreqit,

tė dreqit,

apo jo?

 

Tjetėrkundi s'asht kėtu

po pėr tė tjerė,

varret po qajnė bri malesh

pse det ma kurrė s'ka me pasė

si atėherė

kur jetonin,

jetonin varret nė basorelievin e kohės.

 

Tash koha vikat,

njerėzit heshtin,

heshtin e hanė turp...

 

Dita dhe nata u banė pa kuptim

kur agimit i ra argjendi nga goja,

eja herėn tjetėr i thanė

ose jetėn tjetėr

se ne kemi orė elektronike.

 

Unė nuk due me qenė i plotė!

kam nevojė diēka mangut

 

Ky s'asht vendi im,

as atdheu,

vendi im asht mendja, atdheu zemra ime

i huej jam pėr ata qė mė shohin

jetoj me jetėn time nė gjoks

si askush

bri meje.

 

Jetė prej fyti

qė pulson

si gjaku,

tue ndi

jetėn,

jetėn e gjallė,

tė gjallė deri edhe mbas vdekjes.

 

Tinguj

tė hapsinshėm

mbi hapat e mi

tė trotuartė

qė vdesin

njė nga njė,

kjo ushtri hapash

nė perandorinė e papushtueme

prej askujt.

 

Sa keq qė jo prej meje!...

 

Shkruej mbi gishta,

aty lene poezinė.

pėr m'i prekė,

qoftė edhe nga larg,

ata...

 

asgja nuk mė prek

sot,

as netėt e vetmive

as tė plotnive.

 

njeri grih.

 

2000