Poeti plak
Dhe shkruaj i heshtur vjersha pak e nga pak
Fshehur prej gruas dhe tinės tė tjerėve,
Se fshehur flasin: 'iku nga mentė ky plak!'
I ulur diku nė njė qoshe fletorkėn e mbaj
Mes gjunjėve kockė e lėkurė e tinės tė tjerėve,
Dhe pi si Firdusi tė hidhurin ēaj.
Dhe kur mė zhurmon sė largu njė ēap,
Atje ku tulitem tinės tė tjerėve,
E fsheh fletorkėn dhe veshėt i hap.
Ē'ti bėsh? S'mė rrihet pa shkrepur njė varg
Larguar prej gruas e tinės tė tjerėve,
Kur tė lajthiturit ēirren: 'Mbyll gojėn ti plak!'
Ah, dua t'i them ato qė s'i thashė dikur,
Ndaj kohėn e shtyj mes vargjeve tinės tė tjerėve
Diku nė njė qoshe veēuar si gur.
Rri shkruaj veēuar jo se i trembem njeriu,
Po s'dua t'u hapet goja pėr mua tė tjerėve
Dhe s'dua tė grijnė: 'lajthiti i ziu!'
E di se jetoj me tė ēmendur, nė gas e nė vaj,
Ndaj shkruaj fshehur prej gruas e tinės tė tjerėve
Dhe pi si Firdusi tė hidhurin ēaj...
Nostalgjia e plakės
Po ai sėnduk i drunjtė me letėr tė ngjitur,
Po ajo vazo e vockėl me lule zambaku,
Po ai mulli kafeje me mbulesė tė grisur,
Po ato tespihe - kujtim i vjetėr nga plaku.
Jeton me kėto pak gjėra e shkreta:
E prek sėndukun e drunjtė e tė lashtė,
I ledhaton tespihet cipėsedefta,
E fshin vazon e vockėl brenda e jashtė.
Dhe nusja e djalit e sheh dhe prish cepin e buzės
Me kokėn e bukur mėnjanė;
Vėshtrimin plaka e ndjen me duart kryq sipėr bluzės
Dhe thotė me vete:
Po ē'kanė me mua, ē'kanė"?
Pleqtė e hyrjes sė parė
Tri hyrje ka pallati ynė i lartė.
Nė hyrje u rralluan pleqtė e shkretė,
Disa nuk dalin dot nga shkallėt jashtė,
Disa u shuan si qirinj tė zbehtė.
Nė hyrjen fqinjė s'mbeti plak nė derė.
Kėtej kam mbetur unė dhe Jashari,
Takohemi veē rrallė e tek nė verė.
Nė dimėr s'dalim se na grin acari.
Dhe presim kush i pari tė largohet
Dhe cili nė arkivol tė vėrė krahėt;
Jashari ėshtė ushtar qė s'dorėzohet,
Ndėrsa dhe unė sheshit s'i hedh armėt..
Kėshtu, vėllezėr, jam pak mė i vėshtiri,
S'largohem po s'u nis andej Jashari,
Ta shoh si ndrit nė varr tė tij qiriri,
Tė kem dhe njė pėrvojė pėr sė mbari.
Dėshirė pėr heshje
Tė heshtėsh fillikat diku nė kafe,
Tė ndjekėsh shushuritjet nė filxhanet
Pa njė mendim tė keq, pa zhurmė e llafe,
Tė shohėsh shiun tek kėrcen nė xhamet;
Tė heshtėsh nė ėndėrrim pėr diēka tjetėr
Diēka tė largėt mjegullit mbuluar
Si dorėshkrim a testament i vjetėr
Diku i fshehur, tretur e harruar;
Tė ngrihesh e tė ikėsh pėrsėri i heshtur
Nė trotuarin ku pėshtyjnė retė,
Nėn sqetull ēantėn viteve tė rrjepur,
Ku mban njė laps me dy-tri-katėr fletė;
Ti lutesh vetes rrugės duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosėm, s'kemi ē'themi prapė!..."
Njė ēredhe zogu nė ballkon ka mbetur
Nga verė e shkuar plot me ankth e vapė.
Letėr
I dashur mik,
Kur vjershat e mia lexon varg pėr varg,
Ti thua se unė nė vatėr kam lumturi?
Vėrtet, vėlla, ashtu tė duket nga larg,
Ndėrsa aspak nuk e di!
I dashur mik,
Ēdo natė tė shtrihesh nė tė njėjtin krevat,
Tė ngrihesh nga i njėjti shtrat ēdo mėngjes,
Dyzet vjet tė njėjtin varr e tė njėjtin fat
Dhe i lumtur tė jesh?
Kur
tė jesh mėrzitur shumė
Kėtu
s' do tė
jem, do jem larguar;
Nė
tokė
i tretur si tė
tjerėt,
Nė
kafenenė
e preferuar
Nuk do mė
shohin kamarieret.
Dhe nėpėr
udhėt
ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė,
Mbi varrin tim do tė
rrijė
i heshtur
Njė
qiparis si murg i ngratė.
Ti do trishtohesh atėherė,
Se s'do mė
kesh nė
dhomė
gjallė,
Dhe, kur nė
xham tė
fryjė
erė,
Do qash me erėn
dalėngadalė.
Po kur tė jesh mėrzitur shumė.
Nė
raft tė
librave kėrkomė,
Atje do tė
jem i fshehur unė,
Nė
ndonjė
varg a ndonjė
shkronjė
Mjafton qė
librin pak ta heqėsh
Dhe unė
do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshėsh,
Si njė
blerim pas njė
rrėkeje.