Global

Metafora poetike

Demir Reshiti

SHĖNIME PĖR AUTORIN

Demir Reshiti u lind mė 1963 nė Bresanė tė Sharrit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Sharr dhe Skėnderaj, ndėrsa studimet e larta pėr ekonomi i mbaroi nė Pejė dhe Prishtinė. Shkruan pėr tė rritur dhe pėr fėmijė. Aktualisht punon si redaktor nė tė pėrditshmėn “Epoka e Re” nė Prishtinė. Deri mė tani ka botuar kėto libra:

1.Trung i ndarė (1992), poezi pėr tė rritur, botoi K.L. ”L.Gurakuqi” Sharr;

2.Ofshamė (1995), poezi pėr tė rritur, botoi K.L. “L.Gurakuqi” Sharr

3. Abetaka (1995), poezi pėr fėmijė, botoi “RILINDJA” Prishtinė; dhe

4. Reshje nėn pikėllimė (1996) si koautor, botoi K.L. “L.Gurakuqi” Sharr.

5. Ngutėm ta kapėrcej kohėn (2000), poezi pėr tė rritur, botoi K. L. “Anton Pashku” Kukės

6. Libri i Mrekullive (2001), poezi pėr fėmijė, botoi “RILINDJA” Prishtinė

Demir Reshiti ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti 1995.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Demir Reshiti

 

 

NGUTĖM TA KAPĖRCEJ KOHĖN

poezi

 

Qytetarėve tė Kukėsit pėr zemėrgjerėsinė dhe dashurinė e treguar ndaj vėllezėrve kosovarė nė pranverėn e pėrgjakur 1999

Autori

 

 

 

RESHJE NĖN PIKĖLLIMĖ

 

Tėrheq zvarrė hijen time

Drejt muzgut qė mė pret krahėhapur

Njė mall i pashpjeguar mė mposht

Pikėllima mė del pėrpara

Tėrė pikėllim shfaqet para meje ky mal

E hija ime mė tėrheq zvarrė

Jam kalimtar i vonuar

E Pikėllimėn e rėndojnė

Lotė ndarjesh

Dhe reshje dhimbjesh

23081996192734

 

KALORĖSI

 

Ndal

Pusho nė ėndrrėn time

Dhe vazhdo trokun tėnd tė bardhė

O lajmėtar i kobit

 

Ndal

Akoma pa u ēlodhur

Dhe vazhdo trokun tėnd tė zi

O lajmėtar i ėndrrave tė bardha

 

11111999233819

 

PASDITE TETORI

 

Nė njė pasdite tetori

Kur dielli harron tė ngrohė

Qetėsi i gjej shpirtit tė vuajtur

Me ėndrra qė lexoj

Nė ballin e bardhė tė kotėsisė

Dhe habitem me dėrdėllisjet

E njeriut

Qė damarėt ushqen

Me pafajėsinė e ēiltėr

Tė krijesės foshnje

31101999150454

 

 

NĖ SOFĖR ME DJALLIN

 

Rri ulur nė sofėr me djallin

Dehem djallėzisht

Cakėrroj gotat me tė birin e djallit

E satanatė zgėrdhihen

unė nuk jam i dehur

Jo, unė nuk kamė pirė

Jo, unė nuk jam nė ėndėrr

Mua mė dehu

Prania e djallit nė sofrėn time

31101999151123

KĖNGĖ TĖ DHIMBES KRENARE

 

Rrugicat mė ngushtohen

qė bredh

Djersitet muzgu e balli flakėron

Durimin gatuaj pėr drekėn mbretėrore

Me pika shiu shuaj etjen

Hijen e shaloj me furfullimėn e erės

Kėngė tė dhimbės krenare kėndoj

Me zėrin e shterrur tė agut

Ninulla do t’u kėndoj erėrave

Ta qetėsoj shpirtin tėnd tė butė

O kalimtar i vonuar

03041999020222

 

ZYMTĖSI E NATĖS

 

Bardhėsi e trishtė

Vjedhurazi rrėshqet

Netėve tė verdha

Plot shushurimė

Diku larg shumė larg

Dėgjohen thirravaje

Ulurimė e brishtė

Ta rrėnqeth shpirtin

Ėndrrat e bardha fashiten

Mbi muret e kullės sė lashtė

Katrahurat vjellin vrerė

Zymtėsi e natės shterpė

Shkarkohet mbi qepalla

Kush do ta arrijė agun

Qė ta shterojė fundshekullin

Bora bie

E foshnja e padjallėzuar

Shkrehet nė vaj

12121997135742

 

* * *

 

Njė re e copėtuar

E grisur nga ndryshku i lashtėsisė

M’u fut nė palcė

Njė drithėrimė ma pėrshkoi trupin

Gjaku m’u ngjiz nė kapilarė

Njė mjegullnajė tymi

Erdhi t’i mbledhė copėzat e saj

 

Pastaj ia behu njė shi

Dhe shpėrlau damarėt e mi

29111999141823

 

PSHERĖTIMĖ

 

Nė kokė mendimet

Mbulojnė hijen e vdekjes

Dhe notojnė si tė dehura

Mes fortėsisė sė shkėmbinjėve

 

Nė zemėr kujtimet

Shpalojnė ėndrrat e kėngės sime

E vallėzojnė si tė krisura

Mes rrjetave tė hekurta tė zhgėnjimit

 

Nė thembėr dėshpėrimet

Shfletojnė ditarin e zverdhur

E kridhen me ritual tė papėrmbajtur

Mes psherėtimash plot dhimbje

20031999214252

 

NGUSHĖLLIMI S’MĖ MGROH

 

Shtrėngatė nė thellėsi tė shpirtit

Dehja mė kafshon

Ora vjedh kohėn time

Ninullat fashiten

Shpresė e pakuptimtė mė mban

Qeshjen e ndrydh nė thellėsi

Heshtja shpėrndan dhembjet

Me vela vdekjeprurėse lundron

Ngushėllimi s’mė ngroh

Merimangat endin tisin e mjegulluar

Gjurmė fantazmash mbesin

Ēasti i murosjes po afrohet

Kėmbėzbathur hapėroj mbi majė thikash

Sa shumė djaj me fytyra engjujsh

Paska patur mes nesh

24061996010131

 

* * *

 

Pranvera shtrihet

Me gunėn e dimrit

Kufijtė rrėnohen

Shkujdesshėm

Nė rrudhat e ballit prush

Bėjmė hapa tė mjegullt

Ndėrgjegje e vrarė

E mbytur nė buzėqeshje ironike

Virgjėria e zonjėzave

Intimitet i harruar nė altar

12041996143445

 

 

SHQETĖSIM POETIK

 

Shqetėsimi shtrihet labirinteve

Mbėshtjellė me vellon e pikėllimit

Terr i natės  mė verbon

E verbėria e mjegullt

Qetas mė drejton kah lashtėsia

Mė kujton Homerin

Qė do ta kenė verbuar kėngėt

 

Jehona homerike

Ngjitet brigjeve tė shpirtit tim

Kėrrusur e kėputur nga vetmia

Dhe kėnga mė mbetet nė fyt

 

Me cilėn fjalė ta pagėzoj dhimbjen

Si tė dal nga ky labirint

Qė furishėm hyri nė kėngėn time

24022000235959

 

 

KUJTIM I KĖPUTUR

 

Si zog i trembur

Iki nga vdekja

Ē’mund tė sjellė errėsira nė kėtė natė

Qiellit tė pėrflakur

Ia numėroj yjėsitė e pafund

Kujtimet shumėzoj nėpėr dritė tė mugėt

Nėse ndihem i pikėlluar

S’mund t’i fajėsojė yjet

14091999041258

 

ATĖ DITĖ

 

Atė ditė asnjė pushkė mė s’do tė zbrazet

Nuk do tė dėgjohet asnjė hingėllimė kali

Atė ditė ēdo rrugė do ta mbulojė heshtja

Gjithkund do tė mbretėrojė acari

 

Atė ditė do tė ketė njė shi tė ēmendur

Tė vdekurit do tė ngrihen nga varri

Atė ditė tė vegjėlit do tė bėhen mbretėr

E mbretėrit nėnbishte gomari

 

Ajo ditė do tė jetė e vėshtirė

Sorrėshkinat do tė krrokasin verdhė

Ēdokund do tė mbretėrojė errėsirė

Tė vdekurit eshtrat kanė pėr t’i mbledhė

14071998061400

 

MALLIN PIKTUROJ

 

Mallin pikturoj nė njė copė qiell

Njė shi i ftohtė ma ngrin buzėqeshjen

Dhimbjet i shkruaj nė copėza letre tė verdha

Dhe si pa kohė nisem rrugės sė gjakut tim

Drejt perėndimit tė kuqėrremtė

Shaloj Kalin e Trojės

Deri te njė hije shelgu

Ku merr fund pikturimi

Dhe nis fshirja e kufinjve

Kėtu

Nėn hijen e shelgut vajtues

Kėputet kėnga e pėrvajshme

Kėtu...

01032000215616

 

SHEKULLI I RI

 

E rrahur nga furtuna e moteve

U shthur nata e vetmisė

Nga aromė kundėrmuese e klithjes

U tret gazi i kalorėsve tė molisur

Dhe shekujt ikėn gjysėm tė dehur

Rrėshqiten nė humnerat e pafund

U zunė frymėn bredhjeve lakuriqe

Duke mbuluar epshet me turpėrinė e kohės

 

Atje tej dėgjohen daullet e shpresės

Dhe njė dritė e zbehtė nė horizont

Shekulli i ri shtrihet me tėrė madhėshtinė

Shekulli im i zjarrtė shekull vjaskė

31121999235555

 

DĖSHMORĖVE TĖ LIRISĖ

   /tekst kėnge/

 

Tri varre bilur nė lėndinė

Tri lule skuqur me gjakun e majit

Sa herė pranverat kėndej tė vijnė

Do ta rilindin Ilmi Batjarin

 

Kurora lulesh mbi kėto tri varre

Tre yj Opojės ia ngriten namin

Qė hynė nė kėngė nė lapidare

Tok me Fetah Sylejmanin

 

Me gjakun tuaj ujitet lulet

Tokėmėma nė zemėr do t’u mbajė

Shtatė pashė nėn dhe rrėnjėt i ngulet

O trim Avdurrahman Gėrdellaj

 

Vdekja s’qe fjala juaj e fundit

Do ta thoshte kėtė varg poeti

Jeta udhėton si valė e lumit

Ju s’vdiqet lavdia u mbeti

06091999222836

 

* * *

 

Me ujin e pavdekshėm ia lava sytė jetės

E shkova ta pres pranverėn ndėr male

Me mallin pėr ty u nisa me tė gdhirė

Qė ujkun e zi ta godas nė ballė

Pėrtej ēdo vetmie pėrtej ēdo trishtimi

Ikėn ditėt netėt

Kalorės kohėrash u bėra tėrė jetėn

Ē’nuk bėra pėr ty Kosovė

Detit ia vodha thellėsitė e pafund

Kur fushės vinte vdekja

E lumit rridhte gjaku

Kur korbat nxinin qiellin

E trishtimi qe bėrė pjesė e jetės

Mė fal Kosovė

Nėse s’kam bėrė sa duhet pėr ty

22051999231844

 

EMRIN DO TA KETĖ SHPRESĖ*

 

Kur hija e zezė shėtiste mureve

E vdekja qe bėrė sinonimi e jetės

Nė pranverėn e pėrgjakur

Kur zogjėve u ndalohej fluturimi

E retė i qante zhurma e krismave

Pėrzier me vajin kumbues tė foshnjeve

Me dyzet barrė sa dyzet bjeshkė

U nise rrjedhės sė Drinit

Drejt udhės sė shpėtimit

Thinjat mbuluar me plisin e bardhė

Kalove shtatė bjeshkė ura e pėrroje

Pluhurin e rrugės njome me lotė gjaku

Pėr shtatė plisat qė i le nė tokėn e shkrumbuar

Nė njė dhomė tė errėt nė Qytetin e Shpėtimit

Njė barrė e re qė s’ish barrė t’u shtua

Njė vaj i ri mes dyzet vajesh

Njė kujtim pėr shtatė plisat nė tokėn e shkrumbuar

Njė shpresė pėr t’i bashkuar shtatė bjeshkėt

Emrin do ta ketė SHPRESĖ

30051999193909

            *Shpresė ia lamė emrin tė mbesės sė Isak Bytyqit nga Shkoza e Malishevės (baba i 20 fėmijėve) e cila lindi nė Kukės!

 

GJĖMĖ LIRIE

 

Nė pragun e Agut tė madh

Kur lirisė i vie erė baroti

Bjeshkėt nxjerrin gjėmėdhembje

Kjo kėngė kėndohet qė moti

 

Vaji i mekur i njė foshnjėje

Mė zgjoi sot nga gjumi

Ku treti lavdi e kreshnikėve

Heu ē’na pėrbiu valėlumi

 

Sot njė babaxhan mustaqedredhur

Qė me grusht shtrydhte shkėmbgurin

Pėrpara vajit tė foshnjės

Tė bardhė e ngre flamurin

01061999044634

 

 

PIKĖLLIMA NĖ MES

 

Unė

Qė flas

Kėndoj

Shkruaj shqip

 

Ti

Qė flet

Kėndon

Shkruan shqip

 

Pikėllima nė mes dhe

 

Ai

Qė s’di tė flasė

S’di tė kėndojė

S’di tė shkruajė

Veē di tė ndajė

Shqip(ėrinė)

27021999064724

 

PORTA E MADHE E SHPRESĖS

 

Njė

Njėqind

Njėqindmijė

Dhe pesė herė kaq

Fytyra tė drobitura

Hynė pa trokitur

Nė Portėn e Madhe tė Shpresės

 

Dy

Dyqind

Dyqindmijė

Dhe pesė herė kaq

Sy tė ndrojtur

Buzėqeshėn pėrlotur

Kur kaluan Portėn e Madhe tė Shpresės

 

Kėto fytyra

Kėta sy

Ky popull

Janė si Feniksi

Tė pamposhtur i mban dėshira pėr liri

 

Kėto fytyra

Kėta sy

Ky popull

Pati Nėnėmadhėn

Qė hapi Portėn e Madhe tė Shpresės

15041999231846

 

KUR VRITET PAFAJĖSIA

 

Historia po pėrsėritet

Pėr ēdo ditė nga pak

Rrezeshpresa po venitet

Kosova ėshtė zhytur nė gjak

 

Sot kur shekulli i ri

Derėn e Madhe ēeli

Njerėzit therėn si bagėti

Ndėrgjegje e botės ku ngeli?

 

Njė urti tė gjyshit

E mbaj si vath nė vesh

„Bota pėrkrah tė fortin,

vajhalli i lig po tė jesh”

 

. . .

 

Derisa bisha e plagosur

Po e vret pafajėsinė

Njė gjė e ndiej nė zemėr

Nė prag e kemi lirinė

02041999001838

 

KUKĖSI

 

Ku?

Kė?

Si?

Nė Kukės

Kosovarėt

Rilindėn!

16041999232332

 

PREJ NGA JE?

 

Njė

Njėqind

Njėqindmijė

Dhe pesė herė kaq

Burra, gra, fėmijė

I pyeta prej nga je?

 

Dy

Dyqind

Dyqindmijė

Dhe pesė herė kaq

Sy

M’u pėrgjigjėn

 

Jemi nga Kukėsi!

21051999180743

 

HAPNI PORTAT

 

Mė hapni rrugė

Mė hapni shtigje

Tė futėm mespėrmes zjarrit

Nė kullėn qė po digjet

Se flakė e saj

Hap horizonte

Drejt ardhmėrisė

19101997065547

 

SONTE

 

Sonte s’dėgjohen zhurma avionėsh

As raketa ndriēuese nuk duken miku im

Sonte kėtė buzėmbrėmje qershori

E prish kjo qetėsi e pakuptim

 

Shumė netė kemi bėrė mėkate

E urrenim perėndinė miku im

Sa herė qė bėnte mot i keq

E avionėt s’ngriheshin nė fluturim

 

Sonte s’do tė flasim pėr luftėn

As pėr krisma pushkėsh miku im

Sonte do t’i shijojmė bukuritė e liqenit

T’i cakėrrojmė gotat me gėzim

 

Mos e fshih lotin miku im

Se lot gėzimi ėshtė ky

Sonte po mbyllet njė kapitull

I tė lavdishmes histori

15061999201738

 

FAJIN E KE TI

 

Zėri mė ėshtė shterrur nė pafundėsi nate

Sonte kam bėrė shumė mėkate

Por fajin e ke ti

Di-Di

Ti dhe sytė e tu magjikė

 

Thonė tė fal dhe pėrendia

Kur tė rrėmben dashuria

 

Erdhe mjegullės papritmas

E humbur mes kujtimesh tė vdekura

Dhe me ngrohtėsi pranvere

Ma shkrive akullin shumėvjeēar

E mė bėre tė mėkatoj

 

Thonė tė fal dhe perėndia

Kur tė rrėmben dashuria

 

Por fajin e ke ti

Di-Di

02012000041318

 

NĖ VARGUN TIM

 

Nė vargun tim tė ēiltėr

Do ta gjesh kėngėn e pakėnduar

 

Me vargun tim tė brishtė

Do tė ta shėroj plagėn e vjetėr

 

Me vargje tė mia

Do ta stolis shtratin e nusėrisė

 

Tė tretem i tėri nė sytė tu

Plot dritė e dashuri

Di-Di

26022000132811

 

SHPRESĖ E RINGJALLUR

 

Pikėllimin e vesh nė vend tė kėmishės

Kur mėrdhi nga dashuria e akullt

Gėzimin e zhvesh si gjarpri lėkurėn

Kur tė kujtoj Ty

Di-Di

Shpresė e ringjallur

Qė mė fal ngrohtėsi

Qė mė fal bardhėsi

Qė mė fal dashuri

Di-Di

27022000232014

 

DI-DI

 

Mes miliona yjeve

Kėrkoj yllin tim

 

Mes miliona zemrave

Kėrkoj ngrohtėsinė tėnde

 

Mes miliona varreve

Kėrkoj fjalėn tėnde tė fundit

 

Mes miliona syve

Gjej sytė e shpresės

Qė ma trazojnė plagėn e vjetėr

 

Mes miliona vargjeve tė mia

Hyre edhe ti

 Di-Di

27022000132128

 

 

MOS

 

Mos

Mos mė mundo

Mos

Mos mė rrėmbe

Mos

Mos ma thuaj emrin

Mos

Mos se e di

Qė djalli vetė je ti

Kur hyn nė qenien time

Si dashuri mbi dashuri

Di-Di

01032000012858

 

 

NĖ KĖRKIM TĖ SYGJELBĖRTĖS

 

Udhėtova shumė

Kalova ura shtigje male dete

Udhėtova shumė

Hapsirave plot gjelbėrim

 

Iu pėrkula lumit

Dhe njė grusht gjelbėrim ma dhuroi syve

 

Iu luta malit

Dhe ma fali gjethin pranveror

 

Iu luta detit

Dhe mė pėrqafoi si fėmijėn

Sygjelbėrtėn mė tha

Mos e kėrko nė thellėsitė e mia

Mos e kėrko nė gjelbėrimin e malit

Mos e kėrko nė gurgullimėn e ujit

Atė do ta gjesh

Nė njė cep tė zemrės sė plagosur

Duke dyluftuar me ndėrgjegjėn e vrarė

28022000192742

 

MOS MĖ DETYRO

 

Mos mė detyro

Tė betohem nė kėtė natė

Pėr fajin qė s’e bėra

 

Mos mė detyro

Qė sonte tė pėrkulem

Kur fati mė buzėqesh tinėzisht

 

Mos mė detyro

Tė ngatėrrohem me unin

Se i urrej djallėzitė

0301200019280032

 

IKE

 

Ike bashkė me kėngėn

Fluturimthi nėpėr erė

Ike bashkė me erėn

Kur kėnga himn qe bėrė

 

Ike bashkė me lumin

Gurgullueshėm nėpėr vjeshtė

Ike bashkė me mallin

Kur vaji qe ēuar peshė

 

Ike bashkė me zogun

U trete nė amshim

Ike bashkė me kėngėn

Me vete more vargun tim

08081998182838

 

KĖNAQĖSI PĖRVĖLUESE

 

Kujtimin pėr ty

Ma djeg gaca qė mė flen nė zemėr

Dhe shpirtin ma mban tė ndezur

Kjo kėnaqėsi pėrvėluese

23022000223811

 

JETA NA HARROI

 

Pa cilėt zogj do tė vijė pranvera

Pa cilat lule do tė gėdhij agu

Nė cilėn shkretėtirė bredh shpirti yt i lodhur

Nė cilin yll pushon krenaria jote

Kur do tė takohemi edhe njė herė

Nė kėtė botė nė botėn tjetėr

E tė mendojmė se kemi jetuar

Jeta na harroi

Ose ne e harruam

Unė ti ajo

Ne...

22041999180619

 

 

JO GJITHMONĖ BIE SHI

 

Ē’mė magjepse me bukuri

Ē’ ma ndryshove jetėn

Di-Di

Netėt mė bėhen shekuj

Agimi zbardh i pikėlluar

Dhe shiu bie ndryshe nga herat tjera

 

Ē’mė zure ngusht Di-Di

 

Mbyll sytė e tė kujtoj ty

Hap sytė shoh bukurinė e syve tu

Foshnjė ishe ti

Di-Di

Kur unė kam puthur tė tillė sy

E nė thellėsinė e tyre

Kam pikturuar ferrin e zi

Se jeta mė mashtroi me dashuri

Pėr mua pėr shpresėn pėr ty

 

Ē’mė zure ngusht Di-Di

 

Mė magjepse me bukuri

Jo ēdo agim zbardh i pikėlluar

Jo gjithmonė bie shi

Pėr mua pėr shpresėn pėr ty

Di-Di

18022000161616

 

NGA TĖ NISEM

 

U nisa nga shekulli im i zjarrtė

Dhe mora botėn nė sy

Drejt qiellit qė tkurrej mbyllej copėtohej

Pėr t’i mposhtur satanatė

A ka dashuri lumturi qetėsi

pėr shpirtin tim pyes

lumit ia ndaloj rrjedhėn

detin e shterr nė pafundėsinė e natės

jam murosur nė jetėvdekje

kush do tė arrijė i pari shtegun

unė a vdekja

qė dashurinė ta shpėtoj nga urrejtja

qė lumturinė ta shpėtoj nga e keqja

 

nga tė nisem tash ku tė udhėtoj

kur nata ka shtrirė yjet nė qiellin hartė

kėtė dyluftim do ta fitoj

kėshtu mė thotė shekulli im i zjarrtė

21081998174253

 

BABI ME KĖ PO FLET

 

I heshtur mbyt qetėsinė e natės

Lagėshtia mė ka hyrė nė shpirt

Nė palcė jehona e dhimbjes

E unė prap rri i heshtur gur

Njė flakė e zbehtė qiriri ma shprish vetminė

Abetarja mė prek nė sup e thotė

Babi me kė po flasėsh

I them fli e qetė bija ime

Po flas me vete me ty

Po flas me poezi

29022000232113

 

 

VĖLLAI IM I HESHTUR

/poetit Agim Spahiu/

 

Pse ike aq tinėzisht nga tė gjallėt

Nė mos jetėvdekjen e shfrytėzove si frymėzim poetik

Dhe u dashurove me heshtjen

Deshe ta puthėsh tokėdhembjen pėr sė gjalli

E diellin pėrqafove

Apo re nė ankthin e ėndrrės sė lemeritshme

Ē’i lakmove vdekjes

Vėllai im i heshtur

Shpirtkallur i ėndrrave tė bardha

 

Pse ike poet

U frikėsove nga era e grindjes

Apo nga ulurima e egėr e marrėzisė

E u ngute tė bėhesh bir i qetėsisė

 

 

A tė mbyti malli pėr vogėlushen Elė

Dhe dritėhijen pėrqafove padjallėzueshėm

O NJERIU MBI PIKĖLLIMĖ

Dita e librit mė tė bukur s’qe veē njė pėrrallė

E mbajte premtimin e dhėnė

Zanės pėrjetėsisht i dhurove fustanin e zi

Idės i hape shtigje drejt lartėsive

            Ia fale penėn

Arbėrin burrėrove para kohe

            Sa fort tė ngjan

 

Pse ike nga kjo botė halleshumė

Vėllai im i heshtur

Legjendė e paepur

25111997222358

 

KLOUNI

 

Ai

Ai dhe klouni i tij

Tė zhytur nė strofullėn kundėrmuese

Mbuluar nga krodha e dėshprimit

Me shikim tė ndrojtur

Mė pėrcjellin nė ēdo hap

 

Unė

Jo unė

Klouni im

Luan rolin e palaēos

Sepse ka(m) qemerin kordhė

24022000112748

 

NĖ CILĖN…

 

Nė cilėn kėngė

Tė cilit zog

Ta gjėj frymėzimin

 

Nė cilėn lule

Tė cilės pranverė

T’i pushoj sytė e zemrės

 

Nė cilin uj

Tė cilit det

Ta flladis zemrėn e zhuritur

 

Nė cilėn betejė

Tė cilės luftė

Ta stolis trupin me nėntė plagė

 

Nė cilin varr

Tė cilės tokė

Tė prehem nė qetėsi nate

 

Vallė mos u plaka para kohe

12021999203016

 

MIK ME DIELLIN

 

Loti i shpirtit m’u lag nga thatėsia

Mbėshtetur pas grilave tė harresės

Kokėn e shtrydhur nga bindjet e mia

Terri ma shtynė pėrtej vdekjes

 

Dielli pėrgjumshėm ngjitet drejt qiellit

Mėngjesin e mugėt qorton

Pėrbuz poshtrueshėm kėngėn e gjelit

Dita e re sot po vonon

 

Gjithė kėto vite mbyllur pas grilave

S’di se ēfarė ditė ēfarė stinė ēfarė muaj

Shok kam bėrė diellin njė rreze tė tij

Mė tregon mėngjeset s’mė le tė vuaj

24051997180406

 

NGUTEM TA KAPĖRCEJ KOHĖN

 

Ngutem ta kapėrcej kohėn

T’i shlyej gjurmėt e thella tė natės

Qė hijerėndė mė dalin pėrpara

 

Hapin e bėj dhjetė

Se dua ta kapėrcej kohėn

Pėr ta kėputur heshtjen

Qė mė ėshtė bėrė sėmundje sėndisi

 

Dua tė iki por nuk mundem

Hija e demonėve mė ndjek pas

Dua tė iki nga kjo botė e gėnjeshtėrt

S’dua askush tė mė ngasė

22021999161432

 

AROMĖ LUMTURIE

 

Mbi pullazet e shprishura nga lakmia

Erėrat derdhin vrerė

Unė i strukur nė kėndin e harresės

Natėn e mbaj nė prehėr

Zogjtė i mėsoj tė kėndojnė

 

Rrugicat thyhen nė kokėn time

Si copėza pasqyrash tė kristalta

Unė marr diellin nėpėr kėmbė

Dhe nxitoj pėr ta puthur

Aromėn e lumturisė qė pret

Nė portėn e agimeve tė mėdha

23022000223811

 

LANSIM NĖ UNIVERS

 

Terrin kafshoj

Nofullat shtrėngoj

Kapėrdij natėn shekull

Hėnėn e fus nėn sqetull

Meteorėt i pagėzoj

Me emra poetėsh

Njė dritė me bardhėsi biluri

Mė lanson drejt universit

Mes meteorėsh

Qė unė i pagėzova

28111995222222

 

UDHĖTIM DREJT LARTĖSIVE

 

Shpresa mbin nga rrėnja e gurit

Tok me shpirtin e papėrkulur

Me gjoksin sa njė shpat mali

Plagėve ua ndėrron drejtimin

E pėr njė ēast venitet ėndrra

Mbi ballin e ftohtė tė kotėsisė

Dhe dorėn ma shtrin guri i shpatit

Tok me shpresėn qė vazhdon rriten

Drejt lartėsive mė pėrcjellin

Shtigjeve qė ua trasoj unė

03031996075224

 

COPĖZ LEGJENDE

 

Njė copėz guri

Tė vogėl tė madh sa bjeshka

E rrokullisa nė humnerė

Nga thellėsi e mistershme

Ia behu zėri plot tringėllimė

Dy pėllumba tė bardhė u ngriten fluturim

Padashje buza m’u dridh nė vaj

Dhe njė buzėqeshje e ēiltėr pastaj

 

Dy pėllumba tė bardhė

U ngjiten kaltėrsive tė qiellit

Legjendė e vjetėr

Sa historia e diellit

Paralajmėrojnė dy bij

E unė t’i besoj legjendės

A dy pėllumbave tė mi

Rilindit e Ditėlindit

01061995141822

 

UNĖ POETI

 

Me jehun e kėngės sime

Dua t’i tmerroj erėrat

 

Me melankolinė e vajit tim

Dua t’i thuri himn jetėvdekjės

 

Me ėmbėlsinė e buzėqeshjes sime

Dua t’i lidh brigjet

 

Me butėsinė e vargut tim

Dua t’i magjeps zanat

12121996222852

 

 (NGA RECENSIONI)

...Nė fund tė fundit, shpresa ėshtė vetė ardhmėria dhe ardhmėria ndėrtohet pėrmes ėndrrės. "Mė hapni rrugė/ mė hapni shtigje/ tė futem mespėrmes zjarrit/ nė kullėn qė po digjet/ se flakė e saj/ hap horizonte/ drejt ardhmerisė/". Kėshtu brit poetikisht krijuesi ne poezinė "Hapni portat". Ai nė gjithė atė gjėmė, e ndjen se e ardhmja ėshtė e afėrt dhe shumė shpejt do t'a prekė vetė me dorė. Duke patur fatin qė unė, njė nga recenzentet e kėtij vėllimi, kam patur mundėsinė tė shfletoj gjithēka krijuar poeti Demir Reshiti deri mė tani, jam nė gjendje, ndoshta tė pikturoj figurėn e tij poetike mė saktė e pa asnjė tė metė, tė meta qė shpesh ndodhin, kur studion krijimin e njėrit apo tjetrit krijues, qė nuk e njeh brenda botės sė tij intime. Poezinė "Sonte" e ka shkruar nė tavolinė, pėrballė meje, kur zhurma e avionėve ishte ndalur,e lufta dukej se kishte mbaruar. Mua nuk mė besohej, ndėrsa poeti ngazėllehej, i ndrisnin sytė e besonte. Zgjati duart dhe tha: "ja ardhmėria jonė, unė po e prek me dorė atė, ti, a e ndjen kėtė, mė kthehet mua?

 

 "Unė miratova nė heshtje mikun tim tė mirė, duke zbuluar pėrfundimisht, natėn e fundit tė pragtragjedisė tonė kombėtare, plotėsisht shpirtin e tij tė bardhė. Nuk vonoi dhe pas tre ditėsh, vėrtetė prekėm lumturinė tonė, ardhmėrinė tonė. Jo mė kot, poeti nė kėtė vėllim, ka futur edhe njė cikėl qė e titullon "Fajin e ke ti", dhe luan mrekullisht me figurėn e Di-Di-sė. Ai, tani ka ikur nga kompleksi i vdekjes, nga shqetėsimi e brenga, se mos shpresa e jetės kėputet nė mes. Poeti ka nevojė tani pėr sygjelbėrtėn, pėr Di-Di-nė qiellore "qė e ka zėnė ngushtė". Jeta mė nė fund, njeriun poet, nuk e paska harruar. Poezitė e kėtij cikli janė shumė tė bukura e me mė shumė dritė artistike, edhe pėr arsyen e thjeshtė, se autori nėnvizon kthimin nė jetėn normale, futjen e njeriut nė rrethin e gėzimeve, shqetėsimeve, brengave, tani tjetėrlloj, e jo si mė parė...

 

Kukės, mė 14 prill 2000                                                   Besim R. Cengu

 

* * *

...Poeti Demir Reshiti me kėtė libėr tė fundit, po ec i sigurt, nė udhen e tij poetike dhe po sjell vlera tė reja jo vetėm nė krijimtarinė e tij, por nė poezinė bashkėkohore, qė po shkruhet, apo mė mirė tė thuash, po vargėzohet. Demir Reshiti nuk humb kohė me eksperimente, sepse ai ka siguri nė origjinalitetin e vet, nė kėndveshtrim, ndijim, depėrtim jo zakonshem nė dukuritė e jetės, nė interesime dhe synime nė ardhmėri, dhe krejt kėto i ndėrton, e i pėrcjellė tek lexuesi me mjetet e tij mė tė preferuara shprehese, qė fjalėn e bėn artistike, me pėrmbajtje dhe ngarkesė emocionale.

            E tė gjitha kėto e dallojnė nga brezi i vet.

            Nga katėr ciklet qė pėrbėjnė librin do tė dalloja tė parin me titull “Psherėtimė” dhe tė tretin me titull “Fajin e ke ti”. Ndėr poezitė mė pėrfaqėsuese pėr librin dhe poetin do tė veēoja: “Zymtėsi nate”, “Ngushėllimi s’mė ngroh”, “Kujtim i kėputur”, “Atė ditė”, “Fajin e ke ti”, “Shpresė e ringjallur”, “Mos”, “Mallin pikturoj”, “Pikėllima nė mes”, “Sonte”, “Nė kėrkim tė sygjelbėrtes”, “Ike”, “Jo gjithmonė bie shi”, “Babi me kėnd po flet”, “Nė cilėn...”,

“Aromė lumturie”, “Lansim nė univers” etj...

Kukės, mė 6 prill 2000                                           Bajazit CAHANI

  


 
 
 
 
 
 
Njė kujtim i pa harruar
 
 
Ismail Kadare
          dhe Demir Reshiti
 
---------------------------------------
---------------------------------------
 
 
 
Njė kujtim nostalgjie me tė ndjerin Odhise Grillo.