Global

Metafora poetike

Demir Reshiti

SHĖNIME PĖR AUTORIN

Demir Reshiti u lind mė 1963 nė Bresanė tė Sharrit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Sharr dhe Skėnderaj, ndėrsa studimet e larta pėr ekonomi i mbaroi nė Pejė dhe Prishtinė. Shkruan pėr tė rritur dhe pėr fėmijė. Aktualisht punon si redaktor nė tė pėrditshmėn “Epoka e Re” nė Prishtinė. Deri mė tani ka botuar kėto libra:

1.Trung i ndarė (1992), poezi pėr tė rritur, botoi K.L. ”L.Gurakuqi” Sharr;

2.Ofshamė (1995), poezi pėr tė rritur, botoi K.L. “L.Gurakuqi” Sharr

3. Abetaka (1995), poezi pėr fėmijė, botoi “RILINDJA” Prishtinė; dhe

4. Reshje nėn pikėllimė (1996) si koautor, botoi K.L. “L.Gurakuqi” Sharr.

5. Ngutėm ta kapėrcej kohėn (2000), poezi pėr tė rritur, botoi K. L. “Anton Pashku” Kukės

6. Libri i Mrekullive (2001), poezi pėr fėmijė, botoi “RILINDJA” Prishtinė

Demir Reshiti ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti 1995.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Demir Reshiti

 

LIBRI I MREKULLIVE

 vjersha pėr fėmijė

Biblioteka

NXĖNĖSI

Redaktor

RIFAT KUKAJ

Recensues

AGIM DEVA

Lektor

ARIF DEMOLLI

Kopertina dhe ilustrimet

URAN BATJARI

RILINDJA

Ndėrmarrja Botuese

Prishtinė, 2001

Fėmijėve tė vėllait tim:

Albanes, Gurit dhe Kushtrimit, qė shumė herėt ngelėn pa dashurinė e babait

                               Autori

Nė kėtė liberth magjik-

Pėrplot mrekullira,

Me njė ndėrrim shkronjash-

Ndodhin shumė ēudira;

 

Me njė ndėrrim shkronjash,

Orėn, dorė e bėjmė,

Brenda njė sekonde-

Me xinė nė Kinė vejmė.

 

Nga pushka bėjmė mushkėn,

Mollėn, nga njė njollė,

Barkun bėjmė nga harku-

Me shkronja kur bėjmė lojė.

 

Raketėn nga xhaketa,

Ullirin e bėjmė mulli,

Nga buza sajojmė muzėn-

Kur shkruajmė poezi.

 

Ujkun e bėjmė bujk,

Thiun e bėjmė mi,

Bollėn e bėjmė mollė-

Dhe tė tjera mrekulli.

 

Tė ēalin e hipim nė kalė,

E kalin nė mal e ēojmė,

Kalin e bėjmė dhe nga njė halė-

Kur shkronjave vendin ua ndėrrojmė.

1

Ujkut po t’ia vėmė-

Shkronjėn B nė ballė,

Nga bisha e frikshme,

Bujku do tė dalė.

2

Kokrrės sė ullirit-

Njė M po t’ia shtojmė,

Nga kjo pemė e shijshme

Mullirin fitojmė.

3

Qė ta masėsh kohėn-

Tė ndihmon dhe dora:

Vetėm shlyeja D-nė,

Para tė del ora.

4

Nga tufa e tij

Ėshtė mėrzitur bariu.

Po t’ia heqim B-nė,

Delet “ruan” ariu.

5

Do tė shkruash vjersha,

Tė ndihmon dhe buza:

Ndėrroje B-nė me M

Dhe do tė vijė muza.

6

Orės sė dorės

Njė B po t’ia shtojmė,

Edhe nė pikė tė verės

Borė do tė fitojmė.

7

Ndėrroje B-nė me Rr-

Kur s’tė pėlqen bota,

Dhe globin e tėrė

Do ta vėsh nė rrota.

8

Kur t’mėrzitin fletėt,

F-nė me B ndėrroje:

Nga ca fletė fletorėsh-

Fiton bletė me hoje.

9

Je tmerruar shumė-

T’ka dalė nė pritė bolla:

Ndėrroje B-nė me M

Dhe do tė hash molla.

 

10

Kur nuk mund tė ecėsh

Sepse je i ēalė,

Ndėrroje Ē-nė me K,

Vazhdo rrugė me kalė.

11

Nėse ti pėr brirė-

Nuk e mban dot drerin,

Ndėrroje D-nė me F

Dhe do t’ia vėsh frerin.

12

Tė thonė pėr ēdo ditė

Nuk del gjė nga dhuna,

Ndėrroje Dh-nė me P,

Shpėtim gjen te puna.

13

Qė tė argėtohesh

Tė ndihmon dhe goja:

Ndėrroje G-nė me L

Dhe do tė nis loja.

14

Je i lodhur shumė,

Sytė t’i rėndon gjumi,

Ndėrroje Gj-nė me L,

Gjumin ta merr lumi.

15

Tė duhet kėsulė,

Pėrdore ti lisin:

Vetėm shtoja P-nė,

Vėre nė kokė plisin.

16

Do tė shkosh pėr dru,

Por larg e ke malin:

Ndėrroje M-nė me K,

Do ta ngarkosh kalin.

17

Ku fėrgohet peshku

Mos mendo tėrė javėn,

Ndėrroje J-nė me T-

Ke fituar tavėn.

18

Huazo nga peshku

Njė tė vockėl halė,

Ndėrroje H-nė me K-

Dhe ke hipur n’kalė.

19

Tė mungon njė armė

Bishės t’ia shposh barkun,

Ndėrroje B-nė me H

Do ta fitosh harkun.

20

Ketrit po t’ia heqim

Shkronjėn K nė ballė,

Nga ky brejtės i vogėl-

Etėr do tė dalė.

21

Nga rrobė e pėrlyer

S’lahet dot njė njollė,

Ndėrroje Nj-nė  me M,

Njolla bėhet mollė.

22

Ndėrroje P-nė me M,

Nėse s’e do pushkėn

Dhe nga armė vrastare

Do ta fitosh mushkėn.

23

Kur tė mungon buka,

Ngrit kokėn kqyr qiellin:

Ndėrroje Q-nė me M

Do ta fitosh miellin.

24

Tė pėlqen tė rrosh

Nė njė vend ranor,

Ndėrroje R-nė me B

Dhe bėhu banor.

25

Nė vend se tė qash

Kur ti je rrėzuar,

Ndėrroje Rr-nė me G

Ke pėr t’u gėzuar.

26

S’e pret dot ushqimin,

Je shumė i uritur:

Ndėrroje U-nė me P

Dhe ke pėr tė pritur.

27

S’mund ta presėsh drurin

Dhe je mbushur vrer:

Ndėrroje V-nė me P

Dhe ke pėr ta prerė.

 

28

Anepėrtej botės

Mund t’shkosh dhe me xinė*:

Ndėrroje X-nė me K,

Do t’arrijsh nė Kinė.

*xinė=majė pene pėr tė shkruar

29

Tė hedhėsh fishekzjarre

T’ndihmon edhe xhaketa:

Ndėrroje Xh-nė me R,

Do tė dalė raketa.

30

Nėse t’ka marrė malli

Ta takosh njė shok,

Ndėrroje Sh-nė me T-

Do tė jeni tok.

31

Nėse s’ta kthejnė borxhin

S’ke pse bėn shamatė:

Ndėrroje Sh-nė me K,

Ta kthejnė me kamatė.

32

Sheh njė yll tė zbehtė

Natėn pėrmbi mal:

Ndėrroje Y-nė me A,

Skuqet bėhet all.

33

Ti ke ngrėnė diēka

Dhe t’ka bėrė zarar:

Ndėrroje Z-nė me K,

Do tė gjėsh karar.

34

Nga punė e mundimshme

T’ėshtė ngritur tensioni:

Ndėrroje T-nė me P-

Tė shpėton pensioni.

35

Ndihesh i frikėsuar

Para ke njė thi:

Ndėrroje Th-nė me M-

Dhe do ta bėsh mi.

36

Nėse tė hahen hurmat

S’ke nevojė t’bėsh zhurmė:

Ndėrroje Zh-nė me H,

Zhurma bėhet hurmė.

=============================Rezervė

37

Nėse tė pengon

Kur dikush ha kos,

Ndėrroje K-nė me M,

Do t’i thuash mos.

 

38

Qė tė thurėsh vargje

Tė ndihmon dhe bima:

Ndėrroje B-nė me R

Dhe fitohet rima.

39

Nėpėr natė tė errėt

Ecni ti dhe nėna,

Ndėrroje N-nė me H-

Qė tė shndrisė hėna.

 

 SHĖNIME PĖR AUTORIN

 

Demir Reshiti u lind mė 24.06.1963 nė Bresanė tė komunės sė Sharrit (ish-Dragashit).

 Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Sharr dhe Skėnderaj, ndėrsa

 studimet e larta pėr ekonomi i mbaroi nė Pejė dhe Prishtinė. Shkruan pėr tė rritur dhe

pėr fėmijė. Aktualisht punon si kryeredaktor nė Radio „SHARRI" nė Sharr,

si dhe redaktor nė revistėn me tė njėjtin emėr. Deri mė tani ka botuar kėto libra:

1. Trung i ndarė (1992), poezi pėr tė rritur, botoi klubi letrar "L.Gurakuqi" Sharr;

2. Ofshamė (1995), poezi pėr tė rritur, botoi klubi letrar "L. Gurakuqi" Sharr

3. Abetaka (1995), poezi pėr fėmijė, botoi "RILINDJA" Prishtinė;

4. Reshje nėn pikėllimė (1996) si koautor, botoi klubi letrar "L. Gurakuqi" Sharr, dhe

5. Ngutem ta kapėrcej kohėn , botoi klubi letrar “Anton Pashku”, Kukės

Libri i Mrekullirave, ėshtė libri i gjashtė me rradhė, (i dyti pėr fėmijė).

Demir Reshiti ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

 

Vlerėsim

Demir Reshiti: “Libri i mrekullive”

 

            E lexova me kujdes pėrmbledhjen e poezive tė Demir Reshitit “Libri i mrekullive”, qė

 ishte njė qasje interesante nė sferėn e komunikimit me fėmijėt dhe botėn e tyre imagjinative.

            Duke bėrė njė lojė interesante perms ndėrrimit tė shkronjave nė fjali dhe shndėrrimit tė njė sfondi kuptimor nė tjetrin, autori krijon nė tė vėrtetė njė valle tė vogėl medituese, por njėherit edhe konkrete, gjė qė te fėmijėt zgjon njė kėrshėri, por edhe njė befasi, pothuaj, nė ēdo strofė tė kėsaj pėrmbledhje.

            Me njė zhdėrvjelltėsi kreacionale, me njė elasticitet tė duhur metrik, me njė sistem tė caktuar figuracional, qė bartet nga situata nė situatė, Demir Reshiti nė kėtė libėr tė vogėl, por simpatik, mendoj se do ta gjejė rrugėn e sigurt pėr tė dėpėrtuar nė botėn imagjinative tė fėmijėve, me bazament megjithatė real, sepse konkretėsia e librit i imponon raportet reale tė fėmijėve me botėn.

            Mendoj mė nė fund – se ky dorėshkrim ka vlera jo vetėm tematike por edhe poetikė tė freskėt, dhe botimi i saj do tė jetė gjithsesi njė begati e letėrsisė sonė pėr fėmijė, qė sidomos pėr nga forma dhe mėnyra e shtjellimit dallon nga shumė vėllime tjera tė shkruara deri mė tani ndėr ne.

            Propozoj qė “Libri i mrekullive” i autorit Demir Reshiti – tė botohet.

 

Prishtinė,                                                                                                             Recensenti,

19.03.2001                                                                                                Prof. Dr. Agim Deva

 

 

Njė kujtim i pa harruar
 
 
Ismail Kadare
 dhe Demir Reshiti
 
Kopertina e librit: