Global

Metafora poetike

 

Libri: Guxim shqiptar

Libri: OLIMPI SHQIPTAR

 

POLEMIKA SHQIP

 

FLORI BRUQI ,MBROJTI ME SUKSES PUNIMIN E MAGJISTRATURĖS

DY PUNIME SHKENCORE NGA FLORI  BRUQI:

1.DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TĖ USHTRIMIT FIZIK

2.THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH

Koha pėr  sport

Fshehtėsitė dhe tė vėrtetat
pėr virusin avian(doracak)

ANTROPOLOGJI - JAKOV MILAJ “RACA SHQIPTARE”

 

Libri: Delikuenca e tė miturve dhe ushtrimet fizike

Libri: Ndikimi i sportit nė personalitetin e njeriut

Tregim

 PĖLLUMBI  I  PLAGOSUR

 

3.Dallimet nė disa ndryshore fiziologjike ndėrmjet studentėve sportistė dhe josportistė para dhe pas vrapimit 400 metra

 

 

4.STRUKTURA FAKTORIALE E DIMENSIONEVE ANTROPOMETRIKE DHE FIZIOLOGJIKE

 

Shkencėtarėt s’kanė nevojė tė shkruajnė me pseudonime

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Flori BRUQI

 

PAGJUMĖSIA

 

Pa ndonjė qėllim, duke dalė nė kopsht tė ishullit ku ishim vendosur gjatė luftės, me disa gjėra nė dorė, sikur dėgjova njė zė qė mė hynte nė vesh. Kush mund tė jetė vallė, pyeta veten. Unė isha mėrzitur shumė, dhe me gjithė kėnaqėsi e kapja atė zė tė njohur e tė dashur. 

Me tė hyrė nė tendė ndjeva se prapė mė thėrriste dikush. “Lori,Lori!’’ Dihet se ajo studentja e Arteve  tė Prishtinės dy-tre herė kishte ardhur nė ordinancė, pastaj ishin ndeshur nė korridor, e herė-herė edhe para Akademisė, dhe kishte shprehur njė ndjenjė afrie e respekti.

Dhe, shpeshherė mė thosh sesi unė isha njė i zgjedhur, pėr ēfarė kjo mė pati bėrė tė mos flija gati tėrė natėn. Ēuditesh pak me veten, dhe gjithnjė mendoja , po unė s’jam njė adolishent, ē’mė ka gjetur , o Zot!

Nė ishull ishim si tė humbur, na kishte kapluar njė ndjenjė mallėngjimi, ndėrkaq unė bėja disa skica pėr tregime, qė nė rastin e parė do t’i botoja nė ndonjė gazetė dhe nė rastin e parė si libėrth.

Flutura ecte sikur pa u ndier e vetmuar. Mė thosh:” Unė tė kam nė zemėr. Mė nuk largohem dot”, edhe pse akoma s’kishim kushedi ēfarė.. Por, nė esencė sikur nuk e ndiej gjithaq, sepse mė kishte kapluar njė lloj ankthi nė ishull, tė shumtėn e heras dėgjoja zėra se duan tė na tresferonin edhe nga kėtu. Dhe, eh, po ku tė vemi, o Zot! Unė e vėshtroja Fluturėn sesi mė afrohej, dhe, saherė mė fliste edhe unė ndieja diē, por nuk ia shrehja hapur.

Ajo herė-herė mė vėshtronte me buzėqeshje dhe, saherė donte tė mė thoshte diē sikur ngurronte.

Nuk e di pėrse. Mbase ishte njė kohė mėrzie dhe papritur shtroheshin dilemma hamletiane “do tė jesh apo tė mps jesh”.

 Dhe, Fluturės vėshtrimi i ikte nga fytyra, ajo fytyrė shumė e adhuruar pėr mua, por qė unė sikur nuk kisha guxim ta shprehja publikisht.

E mbaja tė ndryrė nė vete atė dashuri  nė ishull, dhe, shpeshherė mė dukej vetja se gjendesha para njė skllavi, qė mė dashuron marrėzish.” Unė jam skllav i dashurisė”, mė kujtoheshin fjalėt e njė mikut tim dikur kur u pamė pėrherė tė parė nė ishull. Ishulli ziente nga zhurma, dhe unė i thosha:”Ti Flutura je shumė, shumė e bukur. Njė mbrėmje, kur ra terri, kur yjet zunė tė ndritnin nė qiellin blu fryu njė erė e lehtė, kur papritmas m’u shfaq pėrpara, duke fiksuar fytyrėn e saj nėn errėsirėn e ēuditshme.

Dhe, duke menduar pėr shansin e atyre ditėve, mė pėrqafoi pa mė pyetur, qė ishte njė zbulim dashurie apo akt i ēiltėr, i shfaqur nė ato rrethana, qė pėr mua ishte njė befasi e kėndshme.

O zot sa mė trembe, i thashė.

 Po pse, o Lori?, mė tha.

Ēfarė duhet tė bėjė tjetėr, fola me habi.

Po ti mbase e kuptuar se unė kam mundur tė udhėtoj kudoqoftė nė botė, por jam kthyer kėtu nė ishull vetėm pėr ty.

Ē’mė flake, Lori! Pate diē tjetėr tė mė thuash?

Flutura,Flutura!, e thirra.

Pa u larguar nga njėri-tjetri, vazhdonim tė sodisnim ishullin andej-kėtej, duke e mbytyr melankolinė. Pastaj, shtrėnguam  duart dhe me gjysmėshpirti u ndamė, me shpresė pėr t’u takuar tė nesėrmen.

Unė e kisha takuar Fluturėn pėrherė tė parė nė njė ndenjė, kisha bėrė ca tregime tė shkurtra, dhe kisha kėrkuar nga ajo njė lexim pėr tė vazhduar me shkrimin, dhe, duke e parė se ajo ishte shumė e zėnė unė e lashė tė qetė. Erdhėn kohė tė vėshtira, u larguan pothuajse tė gjithė, ndėrkaq ajo nuk mė shqitej nga mendja. Mė ka kėrkuar edhe nė kėtė ishull, tė cilit akoma s’ia kam mėsuar emrin. Zaten ē’duhet t’ia dish emrin njė vendi kur dikush tė do?! Dhe, po atė ēast kur mendoja se mė s’do takohem me Fluturėn simpatike, qė m’u shfaq papritur si nė ėndėrr mė humbi dhe gjumi, dhe tani pėrnatė fillova tė vuaja nga pagjumėsia.Lori, kėrkoj falje pėr vonesėn,- mė tha, - edhe pse tė thashė do shihemi pas njė jave. A mos u vonova shum?

Jo,- i thashė.

 Vrasjet, dhunimet, tė zhdukurit, mė nė fund gjithēka nga lufta mė pėrftonin nė ato caste tė ėndėrrimit, qė unė e quaja gati njė akt barbarie; isha bėrė si I humbur dhe mėrrzitesha shumė.

S’ke nevojėtė kėrkosh falje, - i thashė.-Jo, unė vėrtet tė prisja, sepse kėtu nė ishull njeriu vėrtet mėrzitet ku mbetet vetėm.

Ne tė gjithė e ndiejmė pothuajse tė njėjtin mallėngjim,- mė tha.

Ne…, desha ta mbaroj mendimin, por ajo m’u afrua dhe buzėt na u lagėn tė dyve.

Dhe unė jam pėrsėri kėtu. Flutura mė pati premtuar se s’do mė lėrė mė vetėm. As unė nuk e mendoj se  do rri mė vetėm. Ky ishull mė vdoqi nga malli. Nesėr vjen njė aeroplan pėr ne dhe mbase do ikim ikah. Por,pres qė tė takohem sa mė pare me Fluturėn, tė dalė nga kjo botė e vetmuar, tė arrij nė atdheun tim, pa tė cilin as ddashurinė nuk e ndiejmė si duhet. Nuk e di prej nga a si, por ēuditėrisht ra njė heshtje. Nesėr nė mėngjes do udhėtoj fill i vetėm apo me mua do vi vijė dhe Flutura. Dhe sikur ndiej njė ēikė habi,eh, jam sall ankth…

 

                                                                                                                         2.6.2004

AKUARELI I DIELLIT

 

Iku Tetėmbėdhjetė vjeēare

E bukur S...

Si hėna pesėmbėdhjetė

Nė fletore shkroi vjershėn

Pėr Mėngjesin nė Prishtinė

I pėlqyen soliterėt e lartė

Dhe shtėpitė plot blozė

Tjegullat e ēative tė ulta

Me myshqe tė venitura

Shtegu i fushės kujtonte nėnėn

Mė kėmbė t'amputuar

Dhe Agimin e madh pas shiut

Qė lėkundin pemėt nė zgavra

Nė Prishtinė..

Ajo me gishtin tregues vizatoi

Nė xhamat e ateles

Profilin e babait plak-Metė

Pastaj e fshiu me dorė

Dhe dorėn e puthi

Kur u kthye nė vendlindje

Vuri pėlhurėn pas njė karroje me sanė

Nė kalldrėm...

Dhe vizatoi dridhshėm

njė rrugicė fshati nė muzg

Nė agimin e azhurtė

Hapi dritaren

 

Rrotulloi ēuditshėm

Lindjen e Diellit

Hijet nė vetminė e rrugės

Dallėndyshet

Njė pikė vesė

Nė mbremjėn e majit

Ngriti penelin

Dhe e ngjeu nė Akuarelin e Hėnės

Pikturoi rrugėn

Me baltė tė Strellcit

Durakun plak

Kopshtet me dardhė

Fshatarėt e vyer

Me drapėrinj nė duar

Shtėpi me dyer tė rėnda

Strehė me borė

Hapėsira bojė gushėpėllumbi

Hga fhstrat malorė...

 

FLORI BRUQI

(Strellc-Deēan,01.12.2004)

 

 

2.

MENDIM I KREDHUR

Shpirti i Saj

Njė lėndinė Qershori

Selvitė ndanė rrugės

Trupin e saj imitojnė

E dua atė

 

Era viteve

Buzėt do t'ia vyshkė

Reliefin e kuq tė mollėzave

VIzat e rudhave do t'ia prishin

Por

Megjithatė e dua

 

Sot

Kur me tė jam i dritėzuar

Nė shpirtin e pėrjetshėm

Jam i rrethuar edhe mė njomėsi

Edhe me rrudha

Nga pranvera e syve

Margaritarė tė Saj

 

Flori Bruqi

(Gostivar,21.11.2004)

 

Biografia e gazetarit,publicistit dhe shkrimtarit

Flori Bruqi

 

Flori  (Maxhun) Bruqi u lind   mė 29 qershor 1952 nė Isniq tė Deēanit(Kosovė).

Studimet e Defektologjisė i kreu nė Beograd ,ndėrsa  ato posdiplomike  nė Universitetin e Prishtinės  - nė  Fakultetin e Kulturės Fizike dhe Sportit (2004). Bashkėpunoi mė shtypin e pėrditshėm   e periodik tė vendit dhe tė jashtėm qė nga viti 1974 e deri me tash (“ Bota e re”-Prishtinė,”Rilindja”-Prishtinė, “Danas”-Zagreb,”Dello”- Lubjanė,”Dnevnik”- Lubjanė, “Veqer”- Maribor,”Le Mond”,”Corriera della Sera” etj). 

Ėshtė anėtar i Lidhjės sė Shkrimtarėve tė Kosovės ( 2000 ) si dhe anėtar i Forumit tė Shkenctarėve nė internet ( 2003 ) “Alb Shkenca” dhe “Art-Café”(2004).

Tash ėshtė menagjer i kompanisė “ Flomed” nga Prishtina dhe menagjer gjeneral pėr Kosovė nė  distribuim  tė preparateve farmaceutike tė  “Schulke-Mayr”it  tė Gjermanisė  dhe “ Borer chemie AG “ tė  Zvicres.

Deri mė tash ka botuar kėta libra:

1.Zjarri i diellit,poezi,Prishtinė,1995.

2.Ndėrgjegjja,roman,Prishtinė,1995.

3,Vrasėsit e liridonėve,roman,Prishtinė,Tiranė,1996.

4.Ringjallja,roman,Tiranė,Prishtinė,1996.

5.Gjarpėrinjtė e pallatit,roman,Tiranė,Prishtinė,1996.

6.Dorėzeza,roman,Tiranė ,Prishtinė,1997.

7.Tokė e djegur,roman,Shkodėr,Tiranė,Prishtinė,1998.

8.Burri dhe gruaja,libėr shkencor,Tiranė,Prishtinė,2000.

9.Pallati i akereonit,roman,Tiranė,Prishtinė,New York,2000.

10.Vademecum DDD,libėr shkencor,Prishtinė,2002.

11.Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike , Prishtinė,2004.

12.Ndikimi i sportit nė personalitetin e njeriut,libėr shkencor,Prishtinė,2004.

13.Delinkuenca e tė miturve dhe ushtrimet fizike,Prishtinė,2004.

14.Vademecum  pėr preparate higjenike tė “Schulke – Mayr”– it , libėr shkencor , Prishtinė,2004.

 

Jeton dhe vepron nė Prishtinė.

Flori Bruqi

Rr.Velania 2/7 Nr.63 Prishtinė ,Kosovė

Tel/Faks:+381(0)38-516-064

Celulari  :+377(0)44-123-531

E-mail:floribruqi@hotmail.com