Global

Metafora poetike

 

Gėzim AJGERAJ, U lind mė 6 gusht 1967 Nė Malėsin e Vėrrinit. Shkollimin e lartė e mbaroi nė Prizren, dhe HTL (6 semestral) pėr elektronik nė Zvicėr. Ka botuar kėto libra: 1. Klithmė malli, poezi, „Rilindja“, Prishtinė,1997 2.Ėndrra pėr parajsė,poezi,“Rilindja“,Prishtinė, 1998 3.Qiellit po digjem, poezi, „Rilindja“, Prishtinė, 1998 4.Flakė nė plagė, poezi, „Rilindja“, Prishtinė, 1998 5.Kėnga e babait, poezi pėr fėmijė, „Apolonia“, Prishtinė, 1998. 6.Urti popullore tė Vėrrinit 1 (bashkautorėsi), „Apolonia“, Prishtinė,1998 7.Mallėngjimi, poezi, „Rilindja“,2000. 8. Balada e Vėrrinit,  K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001. 9.Rruga e lirisė, Dramė,  „Meshari“Prishtinė, 2001. 10. Rruga e lirisė (intervistė) me Zafir Berishėn, botoi Asociacioni i veteranėve tė ish UĒK-sė – Prizren, 2002. 11. Atdheu nė trastė-cikli me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinė. 12. Pėllumbat e lirisė, Novelė pėr fėmijė, Edicioni i revistės; Fidani, Prizren, 2004. 13. Ditėt e bardha, Novelė pėr fėmijė, Edicioni i revistės; Fidani, Prizren, 2004. 14. Atdheu i copėtuar-cikėl me poezi,  nė librin: Pikoi molla gjak (Lirikė me motive arvanitase), botoi MKRSĒJR-Departamenti i Ēėshtjeve Jorezidente, Prishtinė, 2004. 15. Cikėl me poezi; “Udhė e zjarmi”, nė librin: Muzat i bien lyrės, Edicioni i revistės; Fidani, Prizren, 2005. 16. “Lulėkuqet e Vėrrinit”, poezi, botoi Shtėpia botuese “Metafora”, Zvicėr, 2005. Ka bashkėpunuar dhe bashkėpunon me tė gjitha gazetat dhe revistat e kohės, si: “Rilindja”, Zvicėr - Prishtinė, “Bujku”, - Prishtinė, “Zėri i Kosovės”, Zvicėr - Prishtinė, “Bota sot”,- Zvicėr, “Koha ditore”, - Prishtinė, “Epoka e re”, - Prishtinė, “Zėri”,- Prishtinė”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranė, “Penashqiptare”, - Prishtinė, “Pioneri” – Prishtinė, “Zogu i mėngjesit”, - Prishtinė, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistėn: Metafora poetike (Editorial i poetit) qė del ēdo tre muaj. Ėshtė anėtarė i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nė Prishtinė. Nga 23 marsi 2002 ėshtė antarė i lidhjes sė shkrimtarėve tė Zvicrės (SSV). Jeton dhe krijon nė  Zvicėr.

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

 

 Atdheu nė trastė

 

I mishėruar nė damarė me peshėn e gurit

Nė vetmin tėnde e dėshirėn e pa kapur

Rėndon e djeg trastės njė zjarr

Qė s'le pa ndezur qelizat e vetmiė

 

Largėsisė e derdh shkrumbin si vullkan i pashuar

Djeg ballit me zjarrin e mallit

Dhe derdhet shtypjes nė damarė, me tėrbim

 

Rrethuar me zjarr mbeta nė kėtė harrim

Derisa vetmia tė mbyllet kėrkimit

Shpresės pėr kthim

 

Djegin ylberet e tua nė kėtė udhėtim

 

             Zvicėr, 15.5.2000

 

Ata po vonojnė

 

Ē 'pėrvėluam kokė udhė motgjata

Grykėn e gjėrė ja qepėm trastės

Na rjepi pėr sė gjalli plakėmadhja

Kokėbardhė i ēelėm kokės lulevjeshta

Mė afėr harrimit gurin e afruam

Pėrshpejtuam rrjedhėn e lumit tė jetės

Tani kumti i ikjes po vonon harrimit

Udhėve tė gjata me dhembje e pikėllim

Pas atyre shtatėdhjet e shtatė bjeshkėve

Pret votėrshkreta e bėrė blozė e hi

S'e mbaruam ende gujėn e mėrgimit

Digjet pritja avull ardhjes sė vonimit

Bardhėsitė e ardhura presin padurimit

Liri e Kosovės dritė m'i bėn kėndimit

 

               Zvicėr, 22.02.2000

 

Ditar i ditės

 

Nga dritarja e largėsisė

Ikėn ėndrrat e mėngjesit

Pa u ēlodhur mirė amshimit

Para diellit e nisi udhėtimin malli

E u bė rrufe qiellit tė dallėndyshes

As lamtumirė s'mė dha as pėrqafim

Pėrtej shtatėdhjetė e shtatė bjeshkėve

Aty ku ja thuan njė kėngė lirshėm

Kosova larg ėndrrave tė mia gėzohet

E unė mjerani i largėsive tė humbura

Kėtyre udhėve Evropės ja kruaj shpinėn

Ndrydh ditėn kronikave bojėgjaku

Pa kujtuar se borėbardha po vjen

Me gropat e lumit tė jetės mbi ballė

E me njė trastė malli mbi shpinė

 

                  24.02.2000

 

Nė shi pėr ty

 

Sonte mė shumė se kurrė pata mall

Ylberet e sosura jan mbushur me zjarr

Vetėm shiun pėr vete po  ruaj

Le tė shuajnė etjen udhėt me plagė

Kėtij qielli tė mbushur me re e brengė

Unė eci eci dhe s'di nga vete o zot

Unė udhėtari yt i humbur nė kėtė shi

Me ikjet qė mė ndjekin pas gjithnjė

Me largėsitė qė mė verbojnė pa pra

Nga bukuria e jote o engjėllusha ime

Tej meje i thura ėndrrat dhe kėngėt

Sot ti je dielli unė shtegtari i humbur

I harruar si Ago Ymeri kthyer pas luftės

Me ty nė gji e pa ty kėtu larg Kosovės

 

                   29.02. 1999

 

Njė herė vdiset

 

Nėn prangat e robit

Shtatori e gjeti babanė

Luftoni me ata nė male tha

Syri s'ju tremb para barbarit

Fytyrės i rrodhi urrejtja

Dhe plisin mbi kokė e mbajti

Mbyllur nė shtėpinė e zotit

E mundi vdekjen

Dhe ikėn barbarėt

 

       7 shtator 1998

 

Fate e njerėz

 

Na polli koha udhė e u ndamė nė dysh

Gjeografi e harta i blemė ardhmėrisė

Trastės qė e qepėm nga lėkura e jonė

E grushtin me dhe nga dheu i atdheut

Luletherrėn e mbollėm nė oborr

Pragun e shtėpisė nėn njė merimangė

Tė na i ruajė ėndrrat nga dyzet hajdutėt

Apo nga barbari mbi kokė tė atdheut

Mashtrimit udhėve shpresat i thurėm

Fajėsia jonė na mbyti lakmia

Dhe udhėve tona pėr njė lamtumirė

E kėtij udhėtimi, njė fund dhe harrimi

 

      Buchs, 13.09.2000

 

Udhė e mallkim

 

Njė shkėndijė drite m'i duhet mendimit

Apo rrėnjės mallit koha kėrkon udhė

Ku i gjejė mbathcat lėkurės mallkimit

Dhe kėtė lamtumirėn qė s'u pamė kurrė

 

Ē 'farė t'i bėj mallkimit qė ma kėrkon borėn

Apo floku i bardhė qė ka hedhur shtat

Mė mirė sot njė ikje se nesėr pendimi

Dhe kėtij mallkimi u pamė nė njė pėrrallė

 

Apo ta mbyllė kohėn nė varg a nė shpresė

Pėr nesėr tė shohim tė thirrim pendimit

Ndoshta udhėve radha u vjen lamtumira

Ikjet edhe mbathcat metaforė e kthimit

 

            Lihtenshtajn, 12.09.2000

 

Udhė e zjarmi

 

Ē 'pėrvėluam kokė ditėt nė largėsi

Malli i qielluar udhėve pėrmbi rri

 

Ndrydhet rrėnja jonė e shtrydhet mallkimi

gjuhė e lidhur kryq shqipja bredh harrimit

 

Largėsive tė pėrmallta shpresa na merr krahė

Udhė e pėrdalė ditėt na i ha

 

Ditudhėve tona i shkruajmė pendesė

Letėr i ēojmė mallit mos na lėr nė harresė

 

Dhe me mallin tonė e bėjmė njė kronikė

I shkruajmė kohėpaardhurės shpresė nė lirikė

 

                 Zvicėr, 16.06.2002

 

Koha pa ne

 

Epokė e kuqe rrodhi nė largėsi

Mote barbar plagė mbi ēati

 

Ja pimė dhembjes helmin e pelinit

I kėndojmė epokės kėngėn e mė trimit

 

Nė kolonė dhembjesh fjalėn e bėjmė gur

Shpresės bardhėsive Kosovės flamur

 

Mblidhemi rreth saj e e ndajmė pelinin

Udhėve motgjata e shtrydhim pendimin

 

Atdhe i kryqėzuar mizorisė

Korba karpatesh gjuhė e historisė

 

Ndrydhet fundshekulli n'kodra e varre

Vuloset krimi i kohėve barbare

 

Letėr na qon malli na thirr nė bardhėsi

Liria nė flamur valon kuqezi

 

        Zvicėr, qershor 1999.