Monolog
Rastėsi apo udhėtim i pa fund
Udhėheqin kėto ikje unin tim
Duan mbathca apo duan kthim
Njėqindvjet largėsi nėpėr botė
Duan qė unė njė grusht i dheut
Tė Sharrit qė tė ēmallem me ty
Dhe qė ky mishėrim me jetėn
Tė na shpjer nė dritėn e fatit
Ku duan zotrat e dėshirave
Dhe tė ėndrrave tė pa arrira
Nėnė t`u verbuan sytė sall lot
Te pragu i shkrumbuar nė lagjet
E shkreta e tė lisi e tė hija e arrės
Deri te votra e sofra e shtruar
Nėn qiellin tėnd bie njė tel kitare
E mallin na ngacmon sė largu
E rigon shi mbi vargjet e shkruara
Me shkrumb pėr kėngėt e mbetura
Pėrgjysmė si kujtim i idhėt i ikur
Duke fshirė lotėt me shaminė qull
Duke bredhur betejave si njė flamur
I njė lufte tė humbur me plotė skllevėr
Qė vejnė dikah me ėndrrat e liga
Si njė udhėtim tė moēėm tė pa fund
Qė me lotė nisi e s`u mbarua kurrė
12.2.2000
Ata po vonojnė
Ē`pėrvėluam kokė udhė motgjata
Grykėn e gjėrė ja qepėm trastės
Na rjepi pėr sė gjalli plakėmadhja
Kokėbardhė i qelėm kokės lulevjeshta
Mė afėr harrimit gurin e afruam
Pėrshpejtuam rrjedhėn e lumit tė jetės
Tani kumti i ikjes po vonon harrimit
Udhėve tė gjata me dhembje e pikėllim
Pas atyre shtatėdhjet e shtatė bjeshkėve
Pret votėrshkreta e bėrė blozė e hi
S`e mbaruam ende gujėn e mėrgimit
Digjet pritja avull ardhjes sė vonimit
Bardhėsit e ardhura presin padurimit
Liri e Kosovės dritė m`i bėn kėndimit
Zvicėr, 22.2.2000.
Ditar i ditės
Nga dritarja e largėsisė
Ikėn ėndrrat e mėngjesit
Pa u ēlodhur mirė amshimit
Para diellit e nisi udhėtimin malli
E u bė rrufe qielli tė dallėndyshes
Pėrtej shtatėdhjet e shtatė bjeshkėve
Aty ku ja thuan njė kėngė lirshėm
Kosova largė ėndrrave tė mia gėzohet
E unė mjerani i largėsive tė humbura
Kėtyre udhėve Evropės ja kruaj shpinėn
Ndrydhi ditėn kronikave bojė gjaku
Pa kujtuar se borėbardha po vjen
Me gropat e lumit tė jetės mbi ballė
E me njė trastė malli mbi shpinė
24.2.2000
Njė shi pėr ty
Sonte mė shumė se kurrė pata mall
Ylberet e sosur jan mbushur me zjarr
Vetėm shiun pėr vete po e ruaj
Le tė shuajnė etjen udhėt me plagė
Kėtij qielli tė mbushur me re e brengė
Unė eci eci dhe s`di kah vete o zot
Unė udhėtari ytė i humbur nė kėtė shi
Me ikjet qė mė ndjekin pas gjithnjė
Me largėsitė qė mė verbojnė pa pra
Nga bukuria jote o engjėllusha ime
Tej meje i thura ėndrrat dhe kėngėt
Sot ti je dielli unė shtegtari i himbur
I harruar si Ago Ymeri kthyer pas luftės
Me ty nė gji e pa ty kėtu largė Kosovės.
29.2.`99.
AKT
Dashuri qė vrapojnė pėr ta zėnė diellin
Shkėmbinj ngjyrė flamur e plisa tė bardhė
Shllunga tymnajash qė e vrasin qiellin
Vrapim shqiponjash pėr ditėn qė s`ka ardhė
Nėpėr gjėmė tytash ku shkrihet jeta
Pėllumbat e malet dhembjen e ndajnė
Njė sundimtar ka sjellė mesjeta
Kėtij burgu tė madh nėpėr Ballkan
Nė tregti kohrash Evropės sė vjetėr
Finale tė quditshme po luan ky fundshekull
Nga njė kuvend lodrash njė moti tė pėrdalė
Liria e shqipeve para aktit final
I MĖRGUARI
Kafkės sė tij digjet mendimi
Zjarri i shekullit bėhet hi
Fjala i mbaron harrimit
Njė cop atėdhe pėrvėlon nė gji
Njė mal urimesh pėrtej shtatė bjeshkėve
Nė krah tė dallėndyshes fluturon qdo ditė
Nis kah Kosova me tė ndėr male
Merr kėto lule dhe pakėz dritė
Digjet Kosova digjet mendimi
Lumit tė jetės shafran ēdo ditė
Brenda vetvetes e ndrydh zemėrimin
Djeg kalendarėt e ik e ik
NGACMIMI I MUZĖS
M`i duhet vargut njė kohė tjetėr
Koha e shkrimit me shi po tretet
Dhe rreshtin mė s`e han robėria
Nė lirikė rimash gjakon liria
Njė zog rimash ma kėrkon qiellin
Njė tjetėr dhembje dashurinė ma vret
Ē`ti bėj frymėzimit ta fik ndėr rima
Apo ta ruaj pėr ditėn qė mė pret
Kam frikė se kohės han mishi hekur
Sado po e lidh mė tė voglėn fjalė
Mė mirė tė shkruhet pėr njė kohė tjetėr
Njė kronikė bashkė varg edhe zjarr
DHUNĖ
Shpėrtheu ajo fjalė e ranė kobit kullat
Lumenj gjaku na dhuroi mesjeta
Nė tragjedinė tonė fort po ndrydhen varret
Ē`diell do tė na ngrohė e ē`zot do tė na do
A mos zogun tonė na e shituan
Lakmitarėt e fundfillimitshekullit
Njėqind mote dhunės dritė pėr njė kohė tjetėr
Nėse s`rrjedh gurra apo lumi
E bėjmė njė legjendė i japim kuptimėsi jetės
Nė mos tė paktėn i ndezim kandilin vetvetes
Na i marrsh tė ligat o varg
Qė s`u shkrove nė njė mot tjetėr
GJAK NĖPĖR LIRIKĖ
Unė s`po mund tė shkruaj mė lirikė
Atė gjaku po ma mbyt
Edhe malli e brenga jan bėrė prush
Ka kohė qė edhe kėnga buzėt s`i puth
Po zemėrimi shpesh mė tėrbon
Mėria mė tė fortė mė bėn
E gjaku rrjedh fjalėve
Atdheut tim prap do t`i shkruaj lirikė
Se brenga lirinė e mbyt
Atdheu im dashuri e dashurive
NISJA E VULLNETARĖVE
Mirė se na vjen ikje vullnetarja ime pėr liri
Evropė e Bashkuar vullnetarisht po t`i
lirojmė
Metrot sheshet qytetet
Kėshtu do tė tė thoshte edhe i madhi Shkreli
Atje matanė Ballkanit tėnd do rritur bari
Ndrit liria
Klyshmirės sate i duhet shpėrblyer fajėsia
Frėngjive nga njė tytė nė sy nga njė pishtar
Po tė kthehen t`u flasin shqip kullave shqip
lirisė
Me nga njė fjalė nė gojė me nga njė dashuri
nė zemėr
Po tė vijnė tė tė ndezin dritė,lules t`i vėnė
emėr
Me nga njė mallė lirie me nga njė zjarr nė
gji
T`u japin ujė gurrave vrull burimeve
Kėngė maleve shkėlqim shkėmbinjėve
Lule atdheut rrėnjė lirisė
FATE E NJERĖZ
Milingonė e ferrit ma bloi mendimin
Kohė qė u tha koka si s`u thye
Udhėt e pa shkruara tej pėrtej harrimit
Kohė e ndarė nė dysh hedh barin durimit
Agimet pa diell zėnė myshk mendimit
Durim i tepruar shpaguan vonimit
Bonce e pashterruar mėshirės sė kroit
Kėngė e pakėnduar larg mirėsisė kremtimit
Dritė e vonuar ma mban peng zhgėnjimin
ENIGMĖ
Ku mbetėn ato ikje ai plis ajo kėngė
Nė cilėn dėrrasė shkeli pranvera
Nė cilin udhėkryq u pėrqafuan udhėt ikjet
Ē`ėshtė ajo klithmė kulle
Me ato dyer tė mbyllura
Prapa rrjetės sė merimangave
Ku u varėn mbathcat
E kthimit tim kryengritės
Nė cilin tra
Ku ėshtė sekreti
ETYD
Udhėt e mallit i gjetėm
Ato kėrkojnė vetėm njė shkuarje
Vetėm sa tė thihet floku
E varri ta ndėrroj dhembjen
Nė palcėn e harrimit
Do tė mbetet vetėm hi
E mbathcat e kthimit
Flakė nė plagė.