 |
 |
 |
 |
|
Gėzim Ajgeraj
|
|

Gėzim AJGERAJ,
U
lind mė 6 gusht 1967 Nė Malėsin e Vėrrinit.
Shkollimin e lartė e mbaroi nė Prizren, dhe HTL (6
semestral) pėr elektronik nė Zvicėr.
Ka botuar kėto
libra: 1. Klithmė malli, poezi, „Rilindja“,
Prishtinė,1997 2.Ėndrra pėr parajsė,poezi,“Rilindja“,Prishtinė,
1998 3.Qiellit po digjem, poezi, „Rilindja“,
Prishtinė, 1998 4.Flakė nė plagė, poezi, „Rilindja“,
Prishtinė, 1998 5.Kėnga e babait, poezi pėr fėmijė,
„Apolonia“, Prishtinė, 1998. 6.Urti popullore tė Vėrrinit
1 (bashkautorėsi), „Apolonia“, Prishtinė,1998
7.Mallėngjimi, poezi, „Rilindja“,2000. 8.
Balada e Vėrrinit, K.L. „F. S. Noli“, Prizren,
2001. 9.Rruga e lirisė, Dramė, „Meshari“Prishtinė,
2001. 10. Rruga e lirisė (intervistė) me Zafir
Berishėn, botoi Asociacioni i veteranėve tė ish UĒK-sė
– Prizren, 2002. 11. Atdheu nė trastė-cikli
me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4,
korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinė. 12. Pėllumbat e
lirisė, Novelė pėr fėmijė, Edicioni i revistės; Fidani,
Prizren, 2004. 13. Ditėt e bardha,
Novelė pėr fėmijė, Edicioni i revistės; Fidani, Prizren, 2004.
14. Atdheu i copėtuar-cikėl me poezi, nė librin:
Pikoi molla gjak (Lirikė me motive arvanitase), botoi
MKRSĒJR-Departamenti i Ēėshtjeve Jorezidente, Prishtinė, 2004.
15. Cikėl me poezi; “Udhė e zjarmi”,
nė librin: Muzat i bien lyrės, Edicioni i revistės; Fidani,
Prizren, 2005. 16. “Lulėkuqet e Vėrrinit”, poezi,
botoi Shtėpia botuese “Metafora”, Zvicėr, 2005. Ka bashkėpunuar
dhe bashkėpunon me tė gjitha gazetat dhe revistat e kohės, si: “Rilindja”,
Zvicėr - Prishtinė, “Bujku”, - Prishtinė, “Zėri i Kosovės”,
Zvicėr - Prishtinė, “Bota sot”,- Zvicėr, “Koha ditore”, -
Prishtinė, “Epoka e re”, - Prishtinė, “Zėri”,- Prishtinė”, “Fakti”,
- Shkup, “Ars” – Tiranė, “Penashqiptare”, - Prishtinė, “Pioneri”
– Prishtinė, “Zogu i mėngjesit”, - Prishtinė, etj. Nga janari i
vitit 2004, editon revistėn: Metafora poetike (Editorial i
poetit) qė del ēdo tre muaj. Ėshtė anėtarė i Lidhjes sė
Shkrimtarėve tė Kosovės, nė Prishtinė. Nga 23 marsi 2002 ėshtė
antarė i lidhjes sė shkrimtarėve tė Zvicrės (SSV). Jeton dhe
krijon nė Zvicėr.
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
|
|
Gėzim Ajgeraj
|
|
KRITIKĖT DHE
“KRITIKĖT”
Kritika, si pasqyrė e
njė vepre autoriale, vjen nė forma tė ndryshme,
mvarėsisht nga pėrceptimi dhe shija e kritikut.
Vlerėsimi kritik, ėshtė njė mėsim i mirė edhe pėr
krijuesin por edhe pėr lexuesin. I pari, nga
lėshimet qė mundė tė jen bėrė nė veprėn e caktuar,
ndėrsa i dyti hynė mė thellė nė botėn e pėrceptimit
tė njė vepre. Kėto janė vetėm dy nga elementet kyqe,
qė e bėjnė tė rėndėsishme kritikėn e njė vepre.
Ėshtė e rėndėsishme se nga cili kėnd vlerėsohet njė
vepėr. Anėt pozitive dhe negative tė veprės.
Vlerėsimi real. Shtrohet pyetja; Kush ėshtė kritiku
dhe nga cili prizėm e vlerėson njė vepėr. Kjo
ēėshtje, tani pėr tani tek ne, ėshtė njė ēėshtje qė
duhet kapur me njė sens tė hollė dhe tė kujdesshėm.
Zhvillimet e pėrgjithshme qė ndodhėt dhe po ndodhin
nė shoqėrinė tonė, jo vetėm nė gjysmėn e dytė tė
shekullit tė shkuar por edhe tani, patėn dhe kanė
shumė mjegull nė kėtė mes, nga e cila vėshtirė tė
shihet qartė ngritja e veprave dhe individėve. Nė
kėtė rast edhe kritikės dhe kritikėve. Po flasim
pėr kritikėn dhe zhvillimet rreth sajė. Dukuri e
cila shqetėson sot. Njė pjesė e kritikės, tani mė
ka heshtur ose bėnė prezantime tė herė pas hershme,
ndėrsa njė pjesė tjetėr nga heshtja e kėtyre tė
parėve (tė mirėfilltėve) sikur ka pėrfituar dhe ka
marrė njė hov. Janė shum probleme brenda pėr brenda
kėsaj ēėshtje. Sikur letrarėt qė pjesėrisht janė
klanizuar, nganjėherė edhe kritika. Nga njė herė
mungon syri real i sajė. Shpesh herė reflektohet
smira, qė pėr fat tė keq egziston nė ballkan.
Interesat grupore, klanore, pa e lėnė anash
personalen pėr qėllime tė caktuara. Janė kėto edhe
reflektimet e problemeve politiko-sociale nėpėr tė
cilėn po kalonė shoqėria e jonė, e qė deomos, po i
nxirren yndyra edhe letrave tona. Bėhen ngritje,
rėnje, hudhen nė shportė autorė me veprat e tyre,
njollosen vepra etj. Pra lindė njė kaos kritik i
cili kėrkon kthim tek rrėnja apo tek kritika e
mirfillt. Kėtu del qartė se kush bėnė kritikė.
Ē'pregaditje pėr kritikėn ka kritiku? ē'tipare e
karakter ka ai? Nga vjenė ai? Kush i dha vizė pėr
kritikė? Cilit klan i takonė autori? Kėto ēėshtje
lindin dyshim nė kritikėn e mirfilltė dhe nė
seriozitetin e sajė.
Nė kėtė kaos kritik,
duke e pasur parasysh mendimin se kush bėnė kritikė,
ka gjithmonė rezerva nė apsorbimin real tė kritikės
tek lexuesi, apo mė saktė nė akceptimin e vlerėsimit
kritik. Nga qasja tjetėr se nga vjen ai, cilit klan
i takon, ē'tipare ka, dhe shumė elemente tjera qė e
ndėrtojnė individin ballkanas, edhe kjo ēėshtje
akceptohet me rezerva. Kjo vjen mu pėr shkakun se,
kritiku ėshtė i vėnė nė dyshim, qoftė pėr mendimin
pozitiv tė vlerėsimit tė njė vepre, edhe asaj
negative. Pra kėtij kaosi, ka humbur besimi edhe nė
kritikėn.
Mė e keqja vjen nga
tė kritikėt rinj tė vetėshpallur, tė cilėt
ndėrtojnė klane, duke qenė viktimė trashėgimnis sė
njė mentaliteti tė vjetruar e tė tejkaluar
pjesėrisht. Nga kėta kritikė, pjesa e tyre nuk kanė
qenė nė gjendje tė publikojnė tė paktėn edhe njė
varg poezie diku, e i kapen kritikės. Kjo ėshtė
apsurdja.
Kėtij hulumtimi,
ndoshta ėshtė mirė ti shtohet edhe klasifikimi i
kritikės dhe kritikėve. Nė mėnyrė qė tė ndahet shapi
nga sheqeri. Ndryshe, kėtij kaosi kritikė do tė
pėsonte patjetėr arti dhe vlera, e qė do ta pėrcillte
pastaj gjithė rrjedhėn e kulturės. Jo pse nė kėtė
kontekst duhet tė vėhet kontroll, se shumė lehtė do
tė ktheheshim mbrapa, apo nė cenzur, por tė vėhet
njė rregull kritik nga i cili pastajė do tė
pikėnisnte klasifikimi i veprės letrare. Po tė mos
cekej edhe njė problem, lehtė do tė thuhej, letė
zgjedhė dhe vlerėson lexuesi. Por kur hartohen dhe
pėrpilohen programe shkollore, libra mėsimor, etj,
atėherė kriteret pa tjetėr do tė vijnė nė shprehje,
siē do tė vijnė edhe elementet qofshin negative apo
pozitive tė pėrzgjedhėsve tė veprave qė do tė futen
nė programe. Kjo ėshtė njė ēėshtje nė vete dhe
kėrkon njė temė tė vaqntė me sy tė kulluar tė
vėshtrimit tė problemit. ēėshtje, qė tek e, kudo nė
hapėsirat shqiptare, duhet tė shikohet nga njė sy
kritik. Dike u kthyer tek kritikėt dhe "kritikėt",
tė dytėt duket se janė shtuar si tepėr tek ne dhe
problemit letrarė i kanė krijuar kaos, sa qė nuk u
lėnė hapėsirė tė parėve, pėr veprim. Kaosi po ndodhė,
bile nė rritje.
26.
02. 2004
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|