VITET IKĖN SHPEJT
Nė
tė dy krahėt e asfaltit shpėrndahej shushurima e gjetheve,
qė i kishte pushtuar njė erė e lehtė vere. Asnjė zhurmė
tjetėr s'dėgjohej, pos zhurmave tė herėpashershme qė vinin
nga brendia e qytetit i mbytur nė vezullimin e dritave dhe
nė ankthin e luftės.
Shpati dhe Sharri vėzhgonin nga
pozicionet lėvizjet e forcave armike, qė mund tė kalonin
rrugės teposhtė drejt kufirit.
S'ka
lėvizje, -tha Shpati derisa shikimin po e hidhte drejt
hyrjes sė qytetit.
As
unė nuk shoh asgjė, - ia priti Sharri, tek po vėshtronte
nga maja e njė peme ku kishte hipur, qyteti dukej si
mortje, megjithėse ishte edhe natė.
Erė
lufte bie kudo,- vazhdoi Shpati, duke e ulur zėrin, sikur
dėshironte ta bėnte me dije Sharrin pėr kujdes, sepse nata
zėrin e shpėrndan larg dhe mund tė hetohen nga forcat
armike.
Pėr
njė ēast ra njė heshtje nė pozicionin ku po vėzhgonin dy
ushtarėt e UĒK-sė. Vetė shushurima e gjetheve s' pushonte
dot, ndėrsa puhiza e lehtė e erės e thente vapėn e natės
sė gushtit.
Kėtu lart bėn mė freskėt,- tha
Sharri.
Ndoshta do tė ishte mė mirė tė
zbrisėsh poshtė, - tha Shpati,- mund tė kalojė diē rrugės
dhe nga aty ku je, do tė gjendesh nė pozitė jo tė mirė.
Mirė thua,- tha Sharri dhe filloi tė
lėshohej lehtas teposhtė pemės.
Kur
zbriti poshtė nė tokė ofshau nadalė.
Qenkam lodhur,- tha, derisa po
largote armėn nga shpina.
Qėndrimi nė pemė kėrkon mė shumė
fuqi, ėshtė njė mbingarkesė,- tha Shpati.
Po
ti Shpat, ishe gjatė nė mėrgim? - pyeti Sharri.
Vitet ikėn shpejt, dhjetė pranvera
na ke munguar mė thotė nėna. Po ti?- tha Shpati.
Njė
mė pak, dhe u bė mirė qė erdhi kjo ditė pėr t’iu kthyer
Kosovės, se ndryshe do tė na digjte malli si qiriun,- tha
Sharri.
Vend i bukur ishte Zvicra, por me Kosovėn tonė nuk ka, po
ja qė i ka rėnė hasmi nė qafė e nuk e lėnė tė ngritė kokėn.
Po ty si tė ėshtė dukur Gjermania?
S'ka vend mė tė bukur se Kosova,
prandaj edhe erdha t’ i dalė zot, - tha dhe me dorėn e
djathtė e shtrėngonte armėn.
Dėgjohen zhurma makinash,- foli me
zė tė ulėt Shpati, - i dėgjon ti?
Prapė ra njė heshtje, ndėrsa njė
shkrrap-shkrrape e armės, ia kujtoi dhe Sharrit, qė
plumbin ta vendoste nė gjendje gatishmėrie.
Janė zhurma kamionėsh, - shtoi
Sharri,- po vinjė teposhtė shiritit tė asfaltit dhe e bėri
gati armėn.
Nuk
do tė shtiejmė tė parėt,sepse nuk kemi urdhėr,vetėm nėse
jemi tė detyruar, do ta vėzhgojmė akoma situatėn dhe
lėvizjet, pastaj nėse parakalojnė kėndej, mundohu t’ i
numērosh tė gjitha makinat dhe pajisjet pėrcjellėse! -
urdhėroi Shpati.
Lėvizja e makinerisė qė vazhdonte tė
rridhte teposhtė rrugės, pėr njė ēast u ndal. Vetėm dritat
e makinave qė vezullonin pėrpara tyre, tregonin se ato
ishin ndalur, ndėrsa zhurma e tyre shpėrndahej fushave tė
gjėra qė shtriheshin pėrskaj rrugės.
Duket se janė ndaluar dhe po
vėzhgojnė, - shtoi Shpati.
Po,
po, -foli Sharri,- ata janė ndalur dhe duket se diē po
vėzhgojnė, pastaj kanė dhe qenė me vete, e dėgjon lehjen e
tyre, por tė pėrqėndruar janė krahut tjetėr tė asfaltit.
Duhet tė ketė ndodhur diē, lėvizjet
nuk janė normale.Tani kujdes dhe vėshtro ēdo lėvizje, -foli
Shpati.
Kolona e makinave u drejtua nė
parkingun e njė depoje me material ndėrtimor, dhe aty
filluan tė parkohen. Nga kamionėt dhe xhipat ushtarakė,
filluan tė zbresin uhtarė e policė tė ushtrisė armike. Nga
njė makinė me ngjyrė tė gjelbėr nė tė mbylltė dolėn disa
eprorė dhe njė njeri me rroba civile. Ndėrsa nga njė
shtėpizė e vogėl, qė shėrbente pėr rojet e depos, doli
pronari i saj, qė nė ato ēaste e njohu burrin me rroba
civile.
Q'kėrkoni kėtu?- iu drejtua atij dhe
i pėrmendi emrin.
Mbylle gojėn dhe shporru!- thirri
burri nė rroba civile me njė zė kėrcėnues.
Pronari i depos nuk guxoi tė fliste
mė.Ai zuri tė heshtė nga frika dhe hyri nė makinėn e tij
me tė cilėn u zhduk asfaltit nė drejtim tė qytetit.
Ndėrsa ushtarėt dhe policėt u
shpėrndanė misėnikeve nė anėn tjetėr tė shiritit tė
asfaltit, dhe filluan marrjen e pozicioneve, me shpinė tė
kthyer nga rruga, prej nga pritnin qė nga ana tjetėr e
fushės sė qytetit tė vinte dikush nė pritė. Edhe njėsiti i
ushtarėve me qentė qė i mbanin me nga njė zinxhir pėrdore,
hynė arave tė mbushura me tallishte.
Por
personi nė rroba civile, sė bashku me oficierėt i prinin
ekspeditės ushtarake, qė po marshonte arave pėrtej rrugės.
Ata
po marshojnė nė anėn tjetėr tė fushės, - tha Shpati,- nuk
janė shenja tė mira, ka ndodhur diē serioze me siguri.
Vallė, a e identifikove personin nė rroba civile?
Ėshtė natė, dhe nuk jam i sigurt,
por pėr nga ajo makinė me targa civile, mė duket shumė e
njohur, ajo makinė kalon ēdo ditė kėtej.
Pėr
mua edhe makina, por edhe personi janė tė identifikuar. Ai
ėshtė njė bashkėpunėtor i okupatorit dhe rastin patjetėr
duhet lajmėruar nė komandė, pastaj le tė vendosė komanda
pėr masat e mėtutjeshme.
E
tani duhet tė kthehemi nė komandė, sepse edhe ata nuk do
tė kthehen mė mbrapa, - vazhdoi Shpati,- e sheh se edhe
makinat po largohen nga aty dhe po ikėn drejt bazės sė
tyre.
Mendon se s'do tė kthehen mė? - pėrsėriti Sharri.
Shumė i sigurt! - pohoi Shpati,-
duhet tė ketė ndodhur diē nė rrugėn tjetėr qė shpie kah
Drini, atje janė dėgjuar shumė krisma aty rreth mesit tė
natės, por ajo pjesė ėshtė jashtė pėrkufizimit tė zonės sė
lirė, kėtė ma pohoi njėsiti pararojė kur mė dorėzoi
detyrėn.
Me
siguri, po ti e njeh mirė strategjinė ushtarake tė
armikut,- tha Sharri.
Jo
edhe aq, por ja qė lufta na detyroi tė mėsojmė edhe kėtė
art, mor Sharr, kėtė armik s'e kemi tė sodit, moti na ka
rėnė nė qafė,- tha Shpati.
Tani mėngjesi po afrohej dhe ata
duhej tė lajmėroheshin nė komandė. Lajmi qė u shpėrnda si
njė rrufe gjat atij mėngjesi nga komanda, ishte shumė i
hidhur, nė njė pritė diku jashtė zonės sė lirė, kishte
rėnė nė krye tė detyrės komandanti dhe ishin plagosur
rėndė dy rojet e tij. Megjithatė, ata nuk u jepen dhe
lufta vazhdonte.
16
gusht 1998,Prizren.