Global

Metafora poetike

Halil Haxhosaj

SHĖNIME PĖR AUTORIN

Halil Haxhosaj u lind nė Prekolluk (Preklukaj) tė Vokshit, mė 1946. Mėsimet fillestare, shkollėn Normale dhe SHLP – Dega Gjuhė dhe letėrsi shqipe i kreu nė Gjakovė, ndėrsa Fakultetin nė Universitetin e Kosovės nė Prishtinė Njė kohė punoi mėsues dhe arsimtar nė Cėrmjan tė Dushkajės, ndėrsa tash ėshtė profesor i Gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Shkollėn e mesme tė mjekėsisė “Hysni Zajmi” nė Gjakovė. Ėshtė anėtar i kryesisė sė Klubit letrar “Gjon Nikollė Kazazi” nė Gjakovė.

Me shkrime letrare ka filluar tė merret qė kur ishte nxėnės i shkollės fillore. Me shkrimet e veta ėshtė fitues i disa shpėrblimeve letrare. Po ashtu poezia e tij ėshtė e pėrkthyer edhe nė rumanisht, gjermanisht, italisht, polonisht, serbisht, etj.

Halil Haxhosaj shkruan poezi pėr tė rritur dhe pėr fėmijė, prozė, kritikė letrare, shkrime pėr teatėr, romane, drama, skenar pėr film e televizion dhe shkrime publicistike.

Ėshtė autor i kėtyre veprave:

“Damarė tė ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 1992,

“Nė kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinė, 1993.

“Kėngė tė ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinė, 1996.

“Zėra tė grisur”, “Rilindja”, Prishtinė, 1998.

“Hija e orėligės”, “Rilindja”, Prishtinė, 2000,

“Pastaj bėhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinė, 2003,

“Umbra viselor - Hija e ėndrrave”, Bukuresht, 2004

“Pakohėsi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinė, 2005.

“Pėrimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 2006

“Fjalė e plagė”, poezi, KL “Gjon N.Kazazi”, Gjakovė, 2007.

Halil Haxhosaj jeton dhe krijon nė Gjakovė.

 

 

 

 

 

 

 

 
 
   

Halil Haxhosaj

 

Tregim:  MASAKRA NĖ LĖNDINĖN E DHIVE

Recension: DINAMIZMI I POEZISĖ DHE I FIGURACIONIT POETIK

     Ese: KOHĖ E KEQE PĖR SHKRIMTARIN


 

 

Poezi:

I KAPĖRCYEM HIJET

- Shimun Abdylit -

 

Nė prehrin e mallit tė hijesuar

Brigjeve tė pritjeve tė thinjura

Kujtesa rrinte ulur e lodhur

 

Pėrtej nėntėdhjetė e nėntė konakėve

Strukur nė gjinjtė e bardha tė bjeshkės

Endej Doruntina e pėrmalluar

 

Dhe diēka fshihej nė stinė

Dhe diēka stėrkeqej ndėr mote

 

Uji i Liqenit lėshonte shumė ngrohtėsi

Mbi valė qė shushurinin ėmbėlsisht

Notonte ngadalė Barka e shpėtimit

 

Shenja e ndalimit urdhėronte kujdes

Pėr njerėz tė ardhur nga paralele tė tjera

 

Pėr tė tė takuar i pėrmbysa tė gjitha valėt

E kapėrceva hijen time pėr pak dritė

Por sheqerosje nė gjak nuk dėshiroja

 

Nė agsholin e takimeve tė tjera

Diēka do tė sythojė nė thellėsi

Diēka do tė rrezojė nė cep tė jetės

Mė premtove nė shikimet e tretura

Nėpėr vizat e duarve tė viteve

 

Dhe tė thashė se pėrmallimet

Gjenden pėrtej hijes sime

Dhe mė the se takimet gjenden

Pėrtej hijes tėnde

 

T’i kapėrcejmė ato njėherė

(Mė 16.06.2006, Luzern)

 

RRĖRIMI I MĖSUESIT

 

Nė restorantin pranė Varrit tė Maxharr Pashės

Nė Gjakovė

Mėsuesi nga Bregliqeni i Zvicrės

Rrufiste kafenė me shikime tė tretura

Mbi majėn e Pashtrikut Shkėlzenit Gjeravicės

Mbi majat e Alpeve shqiptare

 

Dhe habitej me kėtė gjymtyrė tė Evropės

 

Dhėmbė e dhėmballė i kontrollonte

Nėn rrezet e ėmbla tė diellit tė Kosovės

Prishjet ia shėronte ajri i Kosovės

 

Dhe habitej me historinė e mėsuar ndryshe pėr Kosovėn

Dhe habitej pėr kėtė projekt gėnjeshtar

 

Mėsuesi nga Bregliqeni i Zvicrės i buzėqeshur

Shikoi kah qielli u lut e tha:

O Zot jepja pavarėsinė Kosovės

Amen!