|
1. DRAMA ME NJĖ BALLO MBI PRISHTINĖ
(PART ONE)
nė fillim ishte vallėzimi vija fjala
dhe lufta pastaj
luftrat nisin nė Mars nė Ballkan dhe nuk mbarojnė
as kur ndalen
nė intermexo tė pėrleshjeve ballkanasit dehen vallėzojnė
mė 24 mars 1999 bomba ia kėputi duart Adrianės
kėmbėt Arditit
por buzėt e puēura si ndanė
ajo ishte balerinė ai futbollist
nė prak tė ēdo lufte lindin dashuri tė mėdha
dhe nuk mbarojnė me vdekjen e personazheve
ra dhe bomba e dytė, e tretė
yjet disi ndrisnin mė ftohtė mė ashpėr
qyteti dridhej luhatej si nė rock and roll
u vendos shtetrrethimi siē bėhet rrethi i valleve ballkanase
duart shtrėngoheshin dhėmbėt tendoseshin kėmbėt
nė dhe shikimi qartej
refugjatėt ecnin pabėza Majė gishtrinjve
si nana e Angjelin Prelocajt
kur po kalonte kufirin
nė dritė bombash dy tė rinjė qonin dashuri
putheshin lisat brigjet rrokaqiejt...
e unė? Mrekullohesha mė atė vallėzim global
tė sendeve dhe botės sė gjallė
dhe nuk dija se ishte vasha ime ajo
qė sapo humbi duart
apo ajo tjetra qė i falej dashnorit tė ri
ajo ėshtė yll sidoqoftė
vetėm yjet vdesin nė vallėzim
ah jo! S vdesin fare por flenė deri nė aktin e dytė, tė
tretė...deri nė
pafundėsi
rikthehen tė bukur fanitės vazhdės yjore
yjet nuk shuhen pa shihni lehtė shkėputen
dhe i futen qiellit nė gji si plumbat nė gjoks dėshmorėsh
sikur shkėputen buzėt e puthura
pastaj vjen njė heshtje e madhe sa mileniumi
lufta u ndal pikėllimi jo
tė prekur deri nė lot numėronim
kush mbeti kush shkoi
foletė e ēnukura bah, dashuritė e humbura
vashėn time nuk arrita ta takoj
yjet nuk preken
5 maj 2002
2. DRAMA E ABSURDIT APO VALLĖZIMI I YJEVE
(PART TWO)
kur ra bomba e parė nė Prishtinė
u lėkunden edhe varret
strukeshin tė gjallėt ecnin tej nė Majė gishtėrinjsh
si tė ishin balerinė
vallėzonte tėrė qyteti
blirėt, gjethet, ajri...
fėmijėt qanin
era fshikullinte...
e unė? Flisja me erėn
vallėzo erė e prishtinės deri nė flokun e vashės
me gishtėrinjtė eterik ia lėmo...
bomba e dytė ra
lartė isha tashmė mbi qytet
kishin lėvizur shtėpitė katundet dhe arat
ishin zhvendosur tej nė hapėsiren ideale
tė sė panjohurės
po bėja njė shėtitje poetike mbi qytet midis tokės dhe
qiellit
nė njė ballkon nė Dardani pashė tė vallėzonin
lehtė dhe pa u bezdisur njė ēift dashnorėsh
lartė mbi mua lėshonte hijen Zoti i luftės
e unė? Unė thashė
i merr a se sheh se tė presin
duan tė vdesin tė lumtur!
ra e treta, e katėrta bombė ra
ata dy nuk kishin ndryshuar ritėm...
ranė mijėra tonelata hekur dhe zjarri ra
ata fare s bindeshin
njė ditė papandehur lufta u ndal
ata dy jo...
|