Global

Metafora poetike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Gėzim Ajgeraj

 

 

Ilam BERISHA:"Ditari i luftėtarit"

Poeti Ilam Berisha (Prizren 1959), profesor i gjuhės dhe i letėrsisė Shqipe dhe aktualisht lektor nė kuvendin komunal tė Prizrenit, deri mė tash ka botuar njė libėr me poezi; "Aromė poetike", Prizren 2002, Njė cikėl me poezi nė librin;"Muzat i bien lyrės", grup autorėsh Prizrenas, botoi revista "Fidani", 2005, sė fundi para pak ditėsh ka botuar librin me tregime: "Ditari i luftėtarit", botoi revista letrare: "Metafora", Prizren 2005.

"Ditari i luftėtarit", sjellė tregime me tema nga lufta e lavdishme e UQK-sė dhe shumė zhvillimeve tjera qė ndodhėn gjatė luftės nė Kosovė 1998/99.

Qysh nė parathėnjen e kėtij libri, botuesi dhe poeti Gėzim Ajgeraj, thotė se libri ėshtė njė kronologji e gjallė e epokės sė kuqe (siē u quan kohėn e luftės), e cila i ndau dy epoka, (atė tė errėt tė robėrisė dhe atė tė bardhėn tė lirisė). Pra, tė gjitha kėto ngjarje tė ngritura nė prozė, janė njė gėrshetim stilesh mes kronikave dhe tregimeve, qė janė shumė mirė tė shkrira mes vete. Trajtimi i ngjarjeve tė vėrteta, qė herė herė vijnė si njė metafore e dhimbėshme, e herė her edhe krenare, sjellin me vete besimin e popullit tonė, nė kėtė rast edhe tė autorit, se fitorja njė ditė do jetė e jona. I gjithė ky besim, ėshtė i ngjeshur me besimin e poetit luftėtar, i cili edhe kishte vėnė veten nė shėrbim tė lirisė sė atdheut. Libri, edhe pse vie 6 vite pas luftės, vlerat e tij, nė veqanti tė ngjarjeve tė trajtuara, bėhen gjithnjė e mė interesante edhe pėr lexuesin, sidomos pėr brezin e ri i cili ka nevojė tė mėsoj pėr vuejtjet dhe katrahurėn nėpėr tė cilėn kaluam ne shqiptarėt si popull. Librin me tregime: "Ditari i luftėtarit", e botoi revista letrare; "Metafora", e cila botohet nė Zvicėr nga G. Ajgeraj, dhe nga janari 2006 edhe nė Prizren, libri ka 100 faqe.

 

Gėzim Ajgeraj, 2 janar 2006, Zvicėr

 

 

PARATHĖNJE

 

KRONIKAN I EPOKĖS MES DY EPOKAVE

 

Ilam BERISHA; Ditari I luftėtarit, (Tregime), botoi revista letrare; “Metafora”, Prizren, 2005

 

 

Nė qoftėse njė shkrimtarė, ka arritur tė i mbijetoj ndėrrimin e epokave, ėshtė pasuria mė e vlefshme qe i ka mbijetuar kohės. Kur ai bėhet kronikan i sajė, vlera e tij dyfishohet pėrpara tė ardhmes, aq mė tepėr ajo rritet, kur ai arrinė qė nė kulmin e ndėrrimit tė epokave, tė jetė  pjesėmarrės i gjallė.

 

   Duke qėndruar nė rolin e kronikanit, Ilam Berisha,  ka arritur qė pikėrisht epokėn e kuqe siē mundė ta quajmė kohėn e luftės, qė e ndau epokėn e zezė, pėr tė arritur deri tek ajo e bardhė e ditėve tė lirisė, ta gdhendė kronikave, duke na i sjellė me shumė origjinalitet ato qė ndodhėn pikėrisht nė kėtė ndėrrim epokash.

    Pėr secilin shkrimtar tek ne, dy epokat e para kanė qenė njė pėrbindėsh i pa mėshirshėm, siē ishin edhe pėr popullin tė cilit i takonin ata. Dhe sa mė i egėr bėhej ai pėrbindėsh, aq mė vigjilent dhe aktiv bėhej shkrimtari.

   Duke qėndruar nė figurėn e luftėtarit, autori ka pasur mundėsi qė tė pėrballet me furtunat mė tė egra tė epokės. Dhe si e tillė egėrsi e sajė ka munduar ta pėrbijė ēdo qastė atė. Mirė po pėr ta mposhtur egėrsin e sajė, ai nuk mbetet nė gjendjen e nėnshtrimit, pėrkundrazi robėria e ngritė atė, e vė nė ballė kundėr egėrsisė e cila pa tjetėr duhej mposhtur. Nė qoftė se herė herė pėrballja pėr ndrrimin e epokave ka qenė e ashpėr dhe e egėr, nė mes kohė ėshtė gjetur forcė pėr kronikat. Ato brenda vetes mbajnė dashuri pėr atdheun, lirin, mbajnė forcė, guxim e trimėri. Kanė rėnje  ngritje, siq janė rėnjet qė here pas here i sjelle lufta. Kanė dhembje, dhembje pėr njerėzit tė cilėve u takon autori. Mbi tė gjitha, ato i ushqen njė shpresė se e ardhmja e bardhė ėshtė afėr. I gjithė ky besim nė fitore, pra nė ndėrrimin e epokave, ėshtė i ushqyer thellė nė shpirtin e luftėtarit, nė kėtė rast kronikanit dhe si i tillė, shkėlqimi i kėtij besimi nė tė ardhmen, shėndrrit edhe atėherė kur betejat sjellin rėnje. Pra e gjithė epoka qė ndau dy epokat ishte e mbushur nė besim se drita do tė ngadhnjej mbi terrin. Dhe ky besim nė fitore, ėshtė besimi i luftėtarit tė UĒK- sė, i cili luftoi kundėr barbarit tė zi, qė vinte nga veriu.

Ilam Berisha, me vetėdije tė plotė ju pėrkushtua kronikave sepse ato do tė ishin dėshmia mė origjinale e kohės. Ai hyri kėsaj udhe pėr ti mbetur besnik kohės dhe misionit qė i takonte intelektualit. Ai u nisė nė bėrjen e kronikave pėr tė hyrė nė udhėn e letėrsisė qe e kishte admiruar dhe studijuar pėr sa kohė.

Kur ai na e solli librin e tij, ēuditėrishtė nė bisedė ndihej njė mishėrim me tė, me ngjarjet qė i trajtonte brenda tij. Personazhet e kėtyre tregimeve kishin  jetė gjallėri, dashuri, shpresė pėr njė te ardhme, pamvarsishtė se ata frymonin nė njė kohė kur edhe tė nesėrmes nuk i dihej. Ndėrsa ngjarjet e shtjelluara, janė pjesė e njė realiteti, i cili sa ishte i dhembshėm aq edhe shpresdhėnės. Kjo na kujton fundin e njė nate qė po ikte dhe ardhjen e mėgjesit qė do ta sillte diellin.

Nė jetė njeriu udhėhiqet nga njė pikė ku duhet tė arrin. Dhe pika e asaj shpresa qė i printe luftėtarit tė lirisė, ishte ndėrrimi i njė epoke. Pikėrisht kėtu nisė zanafilla e kronikave tė autorit, pėr tė hyrė nė letėrsi. Nė vizionin e luftėtarit te lirisė, fshihet drita e ardhjeve tė bardha, e cila e udhėheqė atė plotė shpresė drejtė ardhmėrisė mė tė mirė. Ėshtė njė gėrshetim me vizionin e shkrimtarit nė kėtė rast, i cili me vetėdije krijuese, i kronikon epokės. E shihni pra, njeriu udhėhiqet nga njė dritė e bardhė, por ėshtė gati gati e pa mundėshme pa u pėrballur me dramat e jetės.

Nė librin e ”Ditari i luftėtarit”, koha fillonė nga njė pikė nxehtė e luftės, ajo mundė tė zgjasė me ditė, me muaj e me vite. E gjithė kjo kohė zhvillohet mes dy kohėve tė ngrira. Nė mes gjendet luftėtari, kronikani i njė epoke. Kush do tė thoshte se shkėlqimi i diellit qė po vinte, do tė shihej nga sytė e Ilamit, ndėrsa  mua mė duket se ai shkėlqim vinte nga shkėlqimi i syve tė luftėtarit, shkėlqimi i tė cilėve e hipnotizoj terrin e njė epoke, pėr ti dhėnė shkėlqim tė ri. Ėshtė njė rast i mire, pėr ti bėrė autopsinė e asaj epoke, sepse (jo rastėsisht thuhet; kohėn duhet ta ndalėsh, pastaj ti bėsh autopsinė), ajo tani mė ėshtė ndalur, edhe pse udha e jonė vazhdon drejtė dritės, por me hapa tjera. Kėtė mundėsi, na e japin tregimet e kėtij libri, tė cilat na i risjellin nė kujtese orėt mes ndėrrimit tė epokave, sa do tė dhimbshme ishin ato.

Kėrkohej zhbėrja e epokave, kėtė e bėnė luftėtarėt e lirisė. Nga syri i tyre, nuk kish ku tė fshihej drita, atė e kėrkonin kudo, nė male e fusha, nė katunde e qytete, kudo ku rrezonte ajo. Kėta janė personazhet dhe personazhi vetė, nėpėr tregimet e Ilam Berishės.

E shihni pra, ai ishte dhe mbeti dėshmitari mė besnik i epokės mes dy epokave...

 

 

                              Gėzim Ajgeraj, Zvicėr, 10.11.2005