Global

Metafora poetike

 

Shėnime pėr autorin

Iljaz Prokshi u lind nė fshatin Vėrbovc.

Studimet i kreu nė Fakultetin Filozofik,

Dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė

Universitetin e Prishtinės.

Herėt filloi tė merret me letėrsi.

Jeton nė Prishtinė.

Deri mė tash ka botuar kėta libra:

POEZI:

Pikė e bardhė ėndėrr, 1983,

Satana nė ferr, 1992, Fytyrė nė pergamenė, 1995,

Psalm arbėror, 1998,Sonatė e dhembshur, 2003,

TREGIME:

Libri i kujtimeve, 1987,

Daullet e natės, 1990, Vdekja nė ėndėrr, 1996,

Magjia e mjegullės, 1997. Vajza e trėndafilave, 2002.

Pallati i Helenės, 2003,

ROMANI:

Fundi i zemėrimit, 1997,

Dashuri nė labirint, 2001

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Iljaz Prokshi

 

Nga libri; Sonatė e dhembshur

 

PRELUD

Nė altar kam shenjtėruar jetėn

Dhe me pahir mė kanė abuzuar

Apo m'i kanė fshehur dhe fjalėt

 

Dita ikėn me njė baladė qė nis

Me pėrdėllime e mbaro me lot

Nė qiell bėjnė roje engjėjt

Duke pėrkulur kokėn drithėruar

 

Njė mijė vjet u dashka tė bėsh

Udhėtim qiellor nėpėr Arbėri

Pėr tė bėrė diē tė padjallėzuar

 

Vjen njė ēast dhe martirėt

E luftės do tė ndiejnė

Sonatėn e dhembshme tė dėlirė

 

Kush do tė arrijė vallė fitoren

 

Dėftoj rrugėt dhe qenėsinė

Pėr tė rėnė ngadalė maskat

E botės vetmitare tė trishtė

 

 

 

 

MONOLOG POETIK

 

Dhe tashti mendoj

Le tė fėrfėllijnė gjethet nė degė

Le t'i mbledhin teshat gjėsendet nėn thika

Vetėflijimi nuk ėshtė veēse gjėllim

Shtėpia ėshtė djegur nėn rrėbesh plumbash

Le tė provojnė gratė tė hyjnė

Prapė nė magje pėr tė gatuar

Shkoi viti i madh i luftės

Qyteti po rimbushet sėrish

Thuaju atyre qė ranė se i dua

Sa tye trishtė qenė djajtė

E zeza ėshtė e zezė jo zi

Dhe i zi re e zezė

Thuaju se nė kėtė tokė

Ra Vdekja dhe Demoni

Mendja dhe shpirti eshtrat dhe mishi

Goja sytė veshėt dhe mizoria

Ah letrat qye me padurim i pres

Pėrme postierit

Tė shoh se si nėna motra e dashura

I kthejnė nė lot e ėndrra

Ēdo fjalė ėshtė shpirti i shenjtė

Plagėt ma hapin zemrėn te ti

Pėrherė tė kujtosh se tė dua Arbėri

 

15. 3. 2001

 

JETA ROB

 

Tani po qan shpirti im

Apo patjetėr duhet ta shprishė kaosin

Nė mėngjes jeta rob tė mos gdhijė

Tė pi kafe para tendės nė kamp

 

Patjetėr mė duhet tė zė rend pėr bukė

Tė mos mbetemi dot pa ngrėnė

Pas kafjallit ta gjej diku njė gazetė

Rob s'rri dot i lidhur si Prometheu

 

Mua zoti njė ditė do tė m'i falė tė gjitha

Sepse mėkatar i pėrjetshėm nuk jam

Dikush atje lart mė pret sidoqoftė

Patjetėr kėmbė do tė nisesha menjėherė

 

Jeta ro jeta burg sa keq o zot

Ma kujton Laokoonti nė bodrum

Gjarpėrinjtė duke i brerė mish e eshtra

Gjak i zverdhur ē'derdhet vallė dot

 

22. 4. 1999

 

IMAZHI I RREMĖ

 

Asnjyeherye mes pirgut dhe ferrit

S'mjaftonte tė ndieja vetminė absurde

Lehtė ishte tė rrish i vetmuar

Nėn dritėn e jeshiltė nė tė errėt

 

Dhe a duhej tė ikja mbanė

Gjithnjė i vetėm

Fytyrėn e Satanės ta marrėsh nė shėnjestėr

Nė shtėpi a midis mėkatarėve

 

Njėherė dashuri egzod dhe luftė

Kam ndier brengėn verė e dimėr

Por edhe atėherė mė ndiqnin qentė

Ishte vetėmashtrim apo imazh i rremė

 

10. 6. 2001

 

KAOS NĖ UNIVERS

 

Me pak dashuri s'harrohet dot kaosi

Me ngjyra jeshile vesh ėndrrėn e humbur

Dua tė ta themė njė meshė pėr miqtė

 

Universin ta kaj duke dėftuar dhembjen

Mos jan tė shurdhra kėmbanat

Melankoli e zėnė midis parajsės dhe ferrit

 

Rri pranė jush tė mendoj lemerinė

edhe pak kohė e do tė eci atij bulevardi

Karafila do tė vė pėr shpirtrat e hidhur

 

Si nė Nju-Jork ditėfutė ėshtė nė Prishtinė

Nuk e di si t'ia bėj kėtij pikėllimi

Tmerrin mė tepėr se unė askush s'e ndien

 

Mė kot kėrkoj brenga tė mė hiqet

Fill i vetėm rri nė dhomė me engjėjt

Dėshiroj tė ma falin sėrish ndonjė ėndėrr

 

AMNEZA E DASHURISĖ

 

Do tė mund tė ishim njohur

As dje as sot dhe kurrnjėherė

Nė stolin e shkrimit tė mos shkruaj kurrė asgjė

Era t'i marrė fjalėt e mia si gjethet e puthjes

Shi tė bjerė

Mbi vargje pa mėshirė

Dhe tė mė pėshtysh pėrditė

Anamneza e dashurisė tė moslexohet

Rrufeja tė vrasė mbi eshkėn e ndritur

Unė poeti tė digjem

Por druhem

Qė zoti dikė do ta dėnojė

Si Pilati Krishtin

Dhe do tė mbesim me gishta nė gojė

 

28. 9. 2003

 

BRAKTISJA E PIKĖLLIMIT

 

Ē'ngopa me heshtjen tėnde

Ku rri e mėrzitur si Helena

Sa do tė mė pėlqente te shkoja

Prapė me ty nė kino

Pėr ta shikuar filmin aq sensibėl

Kujtoje kėngėn time

Dhe sė fundi Titanikun

Pėr tė mėsuar si ēmohet dashuria

E dėlirtė dhe njėkohsisht e vrarė

 

S'mend ti akoma mashtron kohėn

Mbase reciton vargjet e mia me vete

Uė kėtu nė Prishtinė

Rri si i humbur nga kujtimet

Me rrėmbimin e pėrdhuntė

Qesh urtėsia dhe durimi

Pėr tė braktisur pikėllimin

 

10. 9. 2001

 

KANTO

 

Kam dashur tė zė fillin pa antipode

Dhe engjėlli tė mos shqyen mishin e vet

Deri nė Natėn e Fundit

O e marra lavdėruar e botės

 

Si mund t'i kthehem ditės

Ballė statujave aktoreske

Tek kris njė dhembshuri e ēmendur

E na pėrbuzin shpėrfillshėm

Si tė zhbėsh universin

Padronėt me lavire duan vdekje nė dėlir

 

Vetėm njė gjė kėtu nuk humbet

Shtypja degjenerimet thashethemet

E do tė fshihen djajtė labirinteve

Duke marrė dhuratėn mė kot

 

Strukturėn e tyre e thyen lehtė

Kohėt lėvizin apo planeti ndizet

 

18. 6. 2001

 

KADENCĖ

 

Unė shkruaj vargje nė njė tavernė

Fjalėt thėrrasin tė hiqet cenzura

Dhe kadencė e shpėrfillur ikėn

 

Mbase vallja e trishtimit

Nuk i pranoka heronjtė nė ishullin e pėrpirė

Tė tjerėt qajnė nga mallėngjimi

 

Fati i tyre njė pasion i madh

Qė ngjajnė nė dashuri tė pa harruara

Ose ndjejnė ekzaltimin lirik

 

Nata mbaron me klithma

Vijnė njerzit dhe zhduken pa gjurmė

Janė zemrat e sfiliturasi oktapodė

Qė shkojnė pėr tė pėrmbysur tė pafatėt

Tek unė shohin reflekse mbrojtėse

 

Dhe askush nė ato ēste s'pret

Me imagjinatėn e pėrgjėruar

Tė kem shkruar nė shtatorin melankolik

 

14. 6. 2003

 

METAMORFOZĖ

 

Dhe tym dhe terr

Dhen shpezė e lopė

Pastaj tė gjithė heshtėn

Njerzit mbetėn aty tė vetmuar

Dhe i bėnin roje kullės epope

Vashėza qė pa vdekjen e ndal

Qau dhe prapė eci

Pa pritur pėrgjigjen

Iu qas sėrish kujtimeve

Atyre kujtimeve magjike

Qė pėrziheshin mes plagėsh

 

Vritmėni nė mos e shpalltė vdekja ime

Dhe e njerėzve tė mi

Mbi dheun e pėrgjakur lirinė

 

9. 4. 1998

 

MĖTUESIT E HELENĖS

 

Gati qe alivanosur

Gjithēka mori fund me sonte

Atėherė ikim shpirt

Pallati ėshtė tepėr magjik pėr mua

Shėrbėtorėt mė kanė hetuar

Tjetėr  gjė nuk dėgjohet

Dy roje aty pranė

Panė helenėn

Dhe rrėmbimi i trandi mėtuesit

Para luftės kish ikur

Mes turmės me trupin e dalė sheshit

Nė kish rėnė Troja

Apo kali trishtohej nga trilli

Kushedi ē'pėrfytyronte Helena

Veēse ndonjė ėndėrrimtar

Nė mes tė tufanit lavdėrohej

E kam futur nė dorė

Oboboooo

Ku vajtėn kopilėt

 

5. 10. 2001

 

KOINCIDENCĖ

 

Deri nė atė ditė

Nė fund koha

Dhe prapė e ndiej Kosovėn

Tė lėnė prapa botės

Pas njė udhėtimi kaq tė gjatė

Duke bėrė urata pėr shpirtrat tanė

Fundi i kohės sė trishtė

E tė pakuptimtė

A thua ėshtė vėrtet fundi

Pėrpara kėtij dielli nevrik

A ndrin njė copė liri

             dhe vetė jeta

E njeriu

 

14. 4. 1999

 

INDIFERENCĖ KUJTIMESH

 

Pėrse tė tė mallkojė gjithmonė

Sytė e tu ndėrkohė zhduken

Rrugės hėnore

Midis indiferencės sė iluzioneve

 

Tė them tė dua erreterr

kur mė digjet gjithēka nė vete

Nga thellėsia plot emocione

 

Mė harrove dhe e zhbėre

lojėn e pafund tė njė kohe

Si tė mos kish ndodhur asgjė kurrė

I pikėlluar rri dhe nėn kujtime

Pėr tė takuar prapė nė teatėr

 

Si njė hije endesh trotuareve

Midis reales dhe irreales

Fryn ballonat e larmė

Ashtu e zhgėnjyer mbase nė mua

Si tani si kur u ktheva nga Amerika

S'njihje dot pėruljen e Erosit

 

Tani nėn flakėn e pėrjetėsisė

Ndiej se shpresa nuk vdiska kurrė

 

ENGJĖLLI I BARDHĖ

 

Sonte prapė si netėt e tjera

Nė ėndrrėn e parė nė ankthin e zi

Tė mesnatės me sy tė mbyllur

Dėgjoja zėrin e pėrgjėrimit

 

A e keni parė fytyrėn e tij biond

Me dėrdėllitjet e djajve pėrballė

I fshihet dhembjeve tė atdheut

 

Me kėngėn fine qė mbėrthen

Hijet e vrasėsve tė ndjekur nė sheh

Nėn dritat e fikura me flatrat gri

Tė shpalosur prej kohėsh

 

Mė puth mė i urti me kėngė melankolike

ndėr engjėjt tjetėr Engjėlli im

Engjėll i Bardhė

 

10. 9. 2003

 

KANTATĖ

 

Mbamė nė kujtesėn tėnde

Si njė shkabė nė fluturim

Nėpėr qiellin e trishtė tė bukur

 

Mė lėr tė tė dua pėrgjithnjė

 

Tė fshehim ėndrrat

Tingujt kambanarė

Shpėrndarė anembanė

Me dashurinė e amshueshme

 

Le tė tingėllojė metaforė magjepse

Si njė kantatė e pafundme

Qė pėrsėritet duke qarė

Mbrėmjeve melankolike tė pakuptueshme

 

Mbamė tė jetoj

Atdhe

I lirė me engjėjt

 

14. 6. 2003