FLORI BRUQI
NĖ
60-VJETORIN E LINDJES SĖ SHKRIMTARIT E ATDHETARIT,JUSUF
BARDHOSH GĖRVALLA
Jusuf
Gėrvalla lindi mė 01 tetor 1945 nė Dubovik tė Deēanit, vrarė
mizorisht mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbah tė Gjermanisė.
Shembulli i tij mbeti i gjallė nė gjithė ata intelektualė,
shkrimtarė dhe qytetarė qė nuk po e marrin rrugėn e botės
por rrinė e qėndrojnė ...
Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka
qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do
tė thuhet e do tė shkruhet shumė.
Por, edhe shkrimtari Jusuf Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė
mėdha.
Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gėrvalla ėshtė
thėnė e shkruar relativisht pak.
Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė
botimin shembėllor qė ia bėri Jusuf Gėrvallės mė 1992 Sabri
Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė,
1992,Flori Bruqi”Vrasėsit e liridonėve”,roman,Prishtinė,
1996 ).
Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit,
simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej
qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron
shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet.
Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se
ishte poet i dorės sė parė. Fat ky i zi qė duket se e ndan
me shokun e idealit, Adem Demaēi (megjithėse i shpėtoi fatit
tė atij tė fundit tė cilin ca ēapkėnė qurranė e quajnė
"shkrimtar tė dėshtuar" ose ēaprashisin ēilimillėqe pėr
"gabimet" e tij).
Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė
poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin
simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė
frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore.
Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal,
personal dhe individual.
Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė,
thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar.
Nė
dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975)
dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej
kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė
titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e
fshatit".
Poezia e tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton
dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e
rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak
frymė njeriu e pak dritė qiriri".
Me
kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi
gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė
folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e
figurative.
Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e
mė shumė bėhet edhe universale.
Nė
vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė
bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė",
"terr", "ftohtė", "varr".
Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh
edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet
nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė
groteskės qė e quajmė "jeta".
Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe
substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes,
tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė
patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe.
Kėnga
"Do tė kthehem o nėnė" e kantautorit dhe shkrimtarit Jusuf
Gėrvalla, ėshtė vetėm njėra nga perlat e tij muzikore qė i
ka mbijetuar zhdukjes dhe si e tillė pas vrasjes sė tij mė
1982, pėr vite me radhė ėshtė dėgjuar fshehtas nga njerėzit
nė Kosovė(Shyqri Galica,Flori Bruqi,Skendėr Tafaj ,Fatime
LLugiqi etj).
E
ruajtur me kujdes, sė bashku me shumė kėngė tė tjera, ajo nė
kėtė fillim vjeshte i ngjan njė rikthimi tė vonuar tė
kanjushės sė verdhė poetike dhe muzikore tė njė artisti,
krijimtaria e tė cilit u pre nga plumbat.
Ky
rikthim i vonuar por i domosdoshėm i Jusufit tek njerėzit qė
aq shumė i deshi, thotė bashkėshortja e tij Suzanė Gėrvalla,
duke folur pėr dy cd-tė me kėngėt e Jusuf Gėrvallės.
" Kam patur dėshirė pėrherė qė tė
rikthej Jusufin nė skenėn muzikore, qė tė rinjtė ta dėgjojnė
Jusufin, sepse nuk kanė patur ku ta dėgjojnė zėrin e tij.
Gjithashtu edhe gjeneratat tona tė cilat e kanė dėgjuar
Jusufin janė mallėngjyer shumė, e kanė pritur mirė, sepse
dhe u ka pėlqyer kėnga e tij. Aty do tė jenė dy cd.
Njėri
do t'i ketė kėngėt origjinale tė Jusufit, tė cilat i kėndon
ai, ndėrsa tjetri do tė ketė 7 kėngė tė pėrpunuara nga
kompozitorė tė tjerė", thotė zonja Gėrvalla.
Krijimtaria muzikore e Jusuf Gėrvallės
ėshtė shumė e gjerė dhe si e tillė ajo pėrfshin dhjetra
kėngė, tė cilat kur ishte gjallė Jusufi i ka kėnduar nėpėr
koncerte tė ndryshme apo i ka inēizuar nė radio dhe
televizion, thotė mė tutje Suzanė Gėrvalla, duke shtuar se
pėr fat tė keq, nga opusi i tij krijues muzikor, nuk kanė
shpėtuar tė gjitha.
"Fatkeqėsisht nė Radio Kosova nuk kishte asgjė.
Ishin
shkatėrruar krejt. Televizioni ka xhirime, por nuk kanė
mundur ende t'i nxjerrin tė gjitha, kanė nxjerrė pak. Ndėrsa
kėto kėngė qė janė nxjerrė tė pastra, janė nxjerrė nga Radio
e Shkupit dhe nga aktorja e Teatri Popullor tė Kosovės
z.Fatime Llugiqi,tė ruajtura nė njė kasetė mė kėrshėri.
Sa i
pėrket kėngėve qė janė pėrpunuar, unė e kam patur njė
kasetė, tė cilėn e kam inēizuar dikur, kur ka qenė Jusufi
gjallė, e kam ruajtur dhe nga ajo kaseta i kemi nxjerrė kėto
kėngė qė i kanė pėrpunuar,mė tha mė 17 janar 1996 nė
promovimin e romanit tim “Vrasėsit e liridonėve”,aktorja e
mirėnjohur zonja Fatime Llugiqi.
Krahas krijimtarisė muzikore, Jusuf
Gėrvalla, zonja e Jusufit, Suzanė Gėrvalla, ka lėnė pas
vetes edhe veprėn e tij letrare dhe publicistike, tė cilėn
ajo ėshtė duke e mbledhur dhe pėrgatitur pėr botim.
"Kam shumė materiale tė Jusufit. Mė vjen
keq qė kurrkush nuk ėshtė interesuar deri sot pėr ato, t'i
marrė, t'i pėrpunojė, t'i nxjerrė nė dritė.
Prandaj
detyrohem unė qė t'i bėj. Sivjet ėshtė 60 vjetori i tij i
lindjes dhe unė kam marrė iniciativėn, ka shumė muaj qė unė
punoj nė bibliotekė dhe po i mbledh tė gjitha shkrimet e
Jusufit qė janė tė botuara nė gazetė.
Kam
punuar nė Shkup, i kam nxjerrė nga Flaka, nga Jehona. Kėtu i
kam nxjerrė nga Rilindja, Zėri, Jeta e Re, nga tė gjitha
gazetat dhe kur tė bėhet dua t'ia bashkangjit edhe njė libėr
me publicistikėn e Isufit," pėrfundon e shoqja e tij Suzanė
Gėrvalla.
VEPRA LETRARE - KUJTIM
I PAHARRUAR I FYTYRĖS POLIEDRIKE TĖ SHKRIMTARIT MARTIR
Duke rilexuar vėllimin
"Vepra Letrare" tė Jusuf Gėrvallės, botim i Shtėpisė Botuese
"Ora" tė Prishtinės.
Botimet si ky i vėllimit tė veprės letrare tė Jusuf
Gėrvallės nga Shtėpia Botuese "Ora" e Prishtinės e botuar mė
1992 (me rastin e dhjetėvjetorit tė rėnjes sė J.G.), janė
shenj nderimi e respekti ndaj figurės poliedrike tė Jusuf
Gėrvallės, ngase para lexuesve nxorri portretin letrar mė
komplet (deri mė tash), duke botuar kėshtu nė njė vėllim tė
gjitha veprat e tij letrare. Botimi i kėsaj krijimtarie pėr
lexuesin shqiptar ėshtė njė sihariq i rrallė dhe i ēmuar,
ngase pėr tė, pra pėr krijuesin e artistin J.Gėrvalla,
gjithnjė mund tė flitet e shkruhet nė bazė tė atyre veprave
qė na i la si tė pėrfunduara, por edhe nė bazė tė veprave tė
nisura e tė cilat s'arriti t'i pėrfundonte. Ky botim na jep
tė kulluar krijimtarinė letrare tė Jusuf Gėrvallės tė
mbarshtruara duke pasur pėr bazė kriterin e vitit tė botimit
tė veprave tė tij.
Nė kėtė vėllim janė pėrfshirė tė gjitha veprat letrare tė
kėtij autori tė botuara si vėllime tė veēanta qoftė pėr tė
gjallė tė tij (pėrmbledhjet e tij me poezi: "Fluturojnė e
bien" 1975, "Kanjushė e verdhė", 1978 dhe "Shenjat e
shenjta"), qoftė pas vdekjes sė tij (Romani "Rrotull", 1983
dhe drama "Procesi" 1984).
Kėshtu duke marrė nė dorė kėtė botim ("Vepra letrare e Jusuf
Gėrvallės") lexuesi do tė komunikojė mė lehtė me Jusufin si
poet tė njė shprehje tė veēantė e spontane, tė lidhur ngusht
me ambientin e vendlindjes (qė e karakterizon njė sėre
poezive tė vėllimit "Flutrojnė e bien"). Kėtu do tė gjejmė
poetin e vetmuar, tė ngjyer me ndjenjat e mallit dhe tė
vetmisė e (kryesisht nė brumin poetik tė vėllimit "Kanjushė
e verdhė"). Poashtu lexuesi kėtu do tė gjejė poetin e
pikėlluar i cili pėrmes idesė sė vetmisė njerėzore e
zbėrthen faqen tragjikomike tė jetės (kryesisht nė poezitė e
pėrmbledhjes "Shenjat e shenjta").
Nė kėtė botim lexuesi do tė komunikojė edhe me romansierin,
i cili me njė gjuhė tė pastėr e tė rindėrtuar mbi shprehjen
ambientale rrėfen dhe vetėrrėfehet. Kemi pra kėtu atė
rrėfimin rrotull ose thėnė ndryshe rrėfimin figurativ.
Romani "Rrotull" i Jusuf Gėrvallės ėshtė njė roman i
personazhit, nė kėtė rast konkretisht, i personazhit Ketė,
Ketė Avdisė. Ky personazh ka tė lidhura rreth vetes fijet e
linjat ngjyrėshumta tė tė gjitha tė ndodhurave nė njė tėrėsi
fabulore. Ngjarja e romanit shtrihet, apo zė fill qė nga
lindja e Ketės dhe mbaron me aktin e martesės sė tij.
Pėrveē nga ky aspekt romani "Rrotull", mund tė konsiderohet
dhe tė studiohet edhe nga njė aspekt tjetėr - si roman i
ambientit. Pikėrisht katundi Vijujė (emėr i figuruar) ėshtė
ai ambienti romansor me tė cilin ngushtė lidhen edhe
artikulohen tė gjitha veprimet, pasojat, dhembjet, ėndėrrat,
synimet, imagjinata e njerėzve tė kėtij ambienti e qė janė
ndėrtues tė fabulės sė romanit "Rrotull", ku autori tenton
tė hyjė thellė nė botėn e njeriut tė njė realiteti tė
caktuar duke prekur kėshtu plagė tė ndjeshme tė tij, siē
janė mentaliteti prapanik, varfėria, kurbeti, etj.
Karakteristika kėto tė njohura pėr njeriun e kėtij ambienti,
apo plagė plagė tė njeriut tė kėtushėm qė kullojnė
vazhdimisht. Pra, siē do tė shprehej edhe kritiku e
studiuesi Sabri Hamiti: "Fuqia dhe vlera letrare e romanit
"Rrotull" tė Jusuf Gėrvallės qėndron nė fjalėn, nė
domthėnien dhe orkestrimin e saj nė tėrėsinė e tekstit”.
Siē shihet, Jusuf Gėrvalla individualitetin e tij krijues e
bėri nė lėmin e poezisė, por ai nisi t'i kushtohej edhe
prozės dhe dramės. Por, hapat e parė drejt krijimit tė
individualitetit tė tij nė kėto dy gjini letrare u ndėrprenė
tragjikisht. Ai na la njė roman tė pėrfunduar (qė na jep tė
kuptojmė se kishim tė bėnim me njė prozator shumė serioz)
dhe njė dramė qė siē shihet ėshtė hap i parė i tij nė kėtė
fushė. Pra, drama "Procesi", edhe pse e shkruar e fundit nga
kjo penė estetikisht nuk ėshtė e nivelit tė veprave tė
tjera. Drama "Procesi", qė trajton njė proces gjyqėsor nė
Prishtinė tė shpifur kundėr veprimtarėve kombėtarė tė cilėt
tė prirur nga ideali i lirisė nuk dorėzohen nė asnjė mėnyrė
para shtypėsve. Drama jo vetėm qė shpreh qėndresėn e tė
burgosurve, tė cilėt para gjuqit e zhveshin maskėn e
pushtuesit, por nė anėn tjetėr ėshtė njė dėshmi tronditėse e
njė kohe tė vėshtirė e shqiptarėve tė Kosovės dhe luftės sė
tyre pėr ēlirim.
Vėllimi "Vepra letrare e Jusuf Gėrvallės", shoqėrohet edhe
nga njė parathėnje tė thukėt studimore e shkruar nga pena e
kritikut tonė letrar, sot njėri nga mė tė mirėt nė fushėn e
kritikės nė letėrsinė shqipe, Sabri Hamiti, i cili lexuesit
ia zbėrthen vlerat ideo - artistike e estetike tė veprės sė
J.Gėrvallės nė pėrgjithėsi. Njė studim i tillė gjithėsesi
ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njė botim si ky. Ky botim
shoqėrohet edhe me shėnime autobiografike, me njė shėnim tė
shkurtėr pėr kėtė botim dhe me njė fjalė pėrkujtuese tė
Skėnder Blakajt me rastin e dhjetvjetorit tė vdekjes sė
J.Gėrvallės dhe me rastin e kėtij botimi, pėr tė cilin ai
shprehet kėshtu: "Botimet si ky ēojnė nė takim tė sėrishėm
me Jusufin tonė”.
Duke shfletuar e rilexuar kėtė botim tė ēmuar, shpresojmė se
nė tė ardhmen, nė njė tė ardhme tė afėrt, nė njė botim tė
kėtillė do t'i kemi edhe poezitė e Jusufit qė kanė mbetur
jashtė veprave tė tij tė botuara, pastaj tekstet e kėngėve
qė ai i kėndonte me kitarė, prozat e pabotuara tė shkruara
gjatė viteve shtatėdhjetė dhe artikujt e tij tė shumtė pėr
artin muzikor e atė letrar.
FLETĖ
TESTAMENTI
nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin
nė flijimin tim tė begatshėm tė verės
nė nisjen time nė fillimin tim tė ri
nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė
le tė mė puthė rrezja e qartė ngazėllyese
e druvarit tė fjetur nė rudinė
myshku le tė jetė gjithmonė i blertė mbi gurė
emėr tė mos ketė e shkronja le tė flasė
nė gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė
guaca e kėrminj le tė vijnė pėr dasmė
mbi rrasėn time
le tė shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtė le tė bėjė verės e verės verė
e me njė pikė ujė verdhėsisė sė barit tim
le t'i mėshirohen
vėrmeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė
le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur
ballin tim e mėrrolėn e ēastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisė sė tokės
se jam i parrezikshėm kaq i pafuqishėm
mumje pėrfytyrim qė krahasohet me rrahun
tek do tė mė vini pėrsėri ju pas
le tė mė lėnė tė fle qetė si pranė stufe
dimrit tė madh tė dashurisė sime
nuk do tė pėrpėlitem s'do tė rrotullohem
s'do tė shplohem natėn nuk do tė kollitem
me fjalėt e mia le tė mė mallkojnė
nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė
nė duart qė i kam prekur le tė mė lėshojnė
rrjedhės tė qetė tė fatit qė pret
shigjet' e mėrisė le tė bjerė mbi dhe
nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket
kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres
ata qė tėrė jetėn i prita, tė dashurit
ē'po flas kėshtu pash zotin?
NJERIU
I ZI
Jam i sigurtė, kurrė s'do tė bėj vetėvrasje
Kaq i hekurosur, i mirėfilltė, si arsyeja
E kam vrarė orėn e murit me armėn e nxehtė
Dhe kam ikur prej librit tė pėrhitur qė mė shėmton
Me bukurinė e tij
Vdekja s'ėshtė dobi as moshė as lindje e re
Drurin e vjetėr tė tavolinės, shtizėn, patericėn
Boshtin e lavjerėsin, rrapicėn e bronztė, lėkenė
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare nė mesnatė
Strallin e pikėlat e vesės qė shpėrthejnė
Me rrezen e parė tė dritės nė agun vjeshtor -
Vdekja nuk i ka
LUFTA
DHE ARTI
Tutje gjithnjė akull
Kėndej gjithnjė zjarr
Unė jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
nė betejėn e tmerrshme
tė fjalės
e tė mendimit
Me shenjtėri tė mallkuar
me pėrfytyrimin e qartė
e krijoj
Nė mua shushurijnė dete
tė qena
nė ėndėrr
S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalėt e mia
e tė niseni nėpėr botė
Unė s'kam guxim
Kuptoj se pa dritėn e tyre
Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė
Janė krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh tė shenjta
zigzage
Unė nuk i shoh yjet
pėshtjellė nė terr
Gjithėsia e ftohtė
nuk e ka gji diellin
Sikur tė mos e ftohte
ana e errėt e planetit
QENIE,VARR AS FRYMĖ
njė shishe hermetike
grykėngushtė
lėfytgjatė
nė murin prej argjile
nė detin e ėmbėl
nė lėkurėn me pore drite
nė ballsam tė largėt egjipti
njė njė tė miliontin yll
nė ēdo kristal
nė ēdo gur tė ēmuar
bima mugullon nė terrin e tokės
nė qullin e baltės
qenie, varr as frymė
sy i zbrazėt
nga gjithė bukuria mbeti vetėm kjo
e prekshme e flakėt dhe e pakuptueshme
seē po lebetitem po mė dridhet buza
zėri im i djeshėm se ku u bė
amshim i zbrazėt
si syri qė mė sodit me plotėninė e trilluar
i ndritshėm e i thatė si mermer i zi
dashuria e tė ēmendurit nga frika
mes tė gjithėfuqishėmve
njė gogol druri mbuluar me tė tharat e vjeshtės
njė leckė e njė enė e ndryshkur
ca pulla sedefi
nė shesh i nxora gjithė rekuizitat e parajsės
e syri i zbrazėt nė roje sodiste
dhe pėrgjonte pamundėsinė time tė mundshme
FLATRAT
E DETIT TĖ HUMBUR
Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagėshtia
Lumi i bardhė, trup i thyer leckė
Ec e ec e kėmbėt mė sharrojnė nė lym
Jam larg tokės
E qielli im i lartė s'mė mban
Tė mos isha det i humbur, do tė kisha flatra
LIBRI I
SHEJTĖ
shpuzė e errėt matanė qelqeve qė avullojnė
mesnatės sė ngjyer me tėmbėlin e detit
nė oborr po fshihej njė hije dhe qerrja e drunjtė
kuajt sonte askund s'do tė marrin udhė
nė mur ndrit dhe pipėrrin kandili
e nė letėr mes dy vijash tė zeza si pėrherė
druri i vetmuar mė tutje ca hithėr
ia djegin kėmbėt fėmijės qė ėndėrron
drita e praruar gjerdan me guaca
hėn' e verdhė atje lart nė tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetėr qė s'pėrkundet - e ha
nuk shihet atje rrėzė gardhi njė vogėlush
qė shiu i tetorit e qull ngadalė
nė vatėr u dogjėn urėt - s'ka mbetur mė prush
frika nga trupi im nė shtrat po mė fton
mbi tryezė ora e vogėl rrah e s'pushon
PLUHUR
E NGJYRĖ
Sytė e tu qiell ēerdhe e lumė i pakapėrcyeshėm
ndėrsa jam pėrgjumur pėrmbi tavolinė
im vėlla dhe fėmijėria ime pemėn e kanė vjelė
kanė korrur kallinj
ime ėmė ka zier ftonj
shelgjet kanė vajtuar
si poeti sentimental nė vjeshtė
- po asgjė s'ėshtė zverdhur.
Duart e tua pushim diēka si ujė zgjojnė
ndėrsa kam ecur shtegut rrėzė mali krejt vetėm
nė njėrin krah shkurre zogjsh
nė tjetrin gėshtenjat
dhe gjarpėrinj.
Im vėlla tė ka dashur tė ka marrė dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmė plot fletė
nga fluturimi yt tash vetėm ngjyrė
dhe pluhur ka mbet'.
Tash po vij
fėmijė qė buzėqesh mbi krahun e nėnės kur pret
para shitores qumėshtin - tash po vij i pikėlluar
nė shportėn time pemė e fletė
dhe shije gjumi.
Kur tė zgjohem do tė iki
tash po vij nė prehrin tėnd, mėmė
tokė e zezė e lapidar, bajame e verdhė.
Dashuri e paluar si arni nė arkė
oh s'mund ta them
as ta rrėmbej.
Tash po vij
por di se nė ngjyrėn e pelhurės vetėm pluhur
mbi buzėgazin tėnd tė shtrenjtė.
NGA
MEMOARET E NJĖ SHITĖSI
kur u ktheva nėn pullazin tim mbuluar me kashtė
nėn qepallat e lodhjes e tė kohės botėn
e nė botė s'kish tjetėr pos shkėlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda tė larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetė edhe ujėvare nė botė
kish njerėz prej druri e kafshė tė buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalė dhe gjurmė qė s'fshihen
kish lumenj tė egėr e fosile tė lashta
mes muresh tė trasha fshesa dhe minj.
SKENA
NGA JETA E FSHATIT
dritarja e avulluar semaveri i ēajit edhe vjeshtė
i tillė i lirė rrethuar me sendet qė vjetėrohen
pėrmbi rafte ftonj njė plakė si pikturė
a nuk qenka vallė krejt zjarri njė trillim
bien gjethet e nė kopsht femra kotet nė luhajė
me goditje tė rėnda imagjinate me njė botė prej letre
tek gjej ngushėllim mes sendesh qė s'janė mė
atje diku nė botėn time atje diku larg
eja pėrsėri netve tė vona si hije qė sajon
pak frymė njeriu e pak dritė qiriri.