Global

Metafora poetike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   

Milazim Krasniqi

 

MONEDHA E  GENTIT

Dramė nė tri akte

 

DARDANIA

2003

Faqe bosh

Fq. 3

Milazim KRASNIQI

 

MONEDHA E  GENTIT

Dramė nė tri akte

 

DARDANIA

2003

fq.4

 

Biblioteka Univers

 

Redaktor

Basri Ēapriqi

 

Recensentė

Haqif Mulliqi

Agron Tufa

 

CopyrightC autori 

Fq.5

Milazim KRASNIQI

 

 

MONEDHA E  GENTIT

Dramė nė tri akte

 

 

Fq.6 bosh

 

Fq.7

 

Personazhet

 

Nė aktin e parė:

 

Genti, mbret i Ilirisė

Anici, pretor romak

Polemokrati, kryekomandant i ushtrisė sė mbretit Gent

Pantauhu, i dėrguar i Perseut pranė mbretit Gent

Karavanti, i vėllai i mbretit Gent

Etleva, mbretėreshė e Ilirisė

Kasneci

Truprojat

Skerdilaidi, i biri i mbretit Gent dhe i mbretėreshės Etlevė

Pleurati, i biri i mbretit Gent dhe i mbretėreshės Etlevė

Nė aktin e dytė:

 

Aktori I   - nė veshje tė Gentit

Aktori II  - nė veshje tė Anicit

Aktori III - nė veshje tė Polemokratit

Aktori IV- nė veshje tė Pantauhut

Regjisori

 

Nė aktin e tretė:

 

Genti

Platori (Fantazma), i vėllai i Gentit

Etleva

Karavanti

Skerdilaidi

Pleurati

Roja 

Fq.8 bosh

 

Fq.9

AKTI I PARĖ

 

( Nė njė skenė tė hapur qė i pėrngjet njė salloni tė gjerė tė Pallatit Mbretėror. Anash skena ėshtė e dominuar nga flamuj dhe nga statuja tė shumta. Genti, Polemokrati dhe Pantauhu. Nė kėmbė.)

GENTI

 

Si njė qyqar tash kėtu unė po pres

Duke u endur mes statujave tė ftohta

Dhe flamujve tė heshtur qė vajtojnė lavdinė,

Duke provuar ftohtėsinė e vdekjes

Ndėrsa mbretėria ime shtrihet si dele e prerė nė fyt

E larė nė pllangat e trashura tė gjakut.

 

Pauzė e shkurtėr.

 

Dhe kėnd e pres unė nė kėtė humbėtirė

Duke u dridhur nga frika a nga zemėrimi?!

Orėn e fundit tė humbjes fatale e pres

Me tė vetmen shpresė se mos im vėlla Karavanti

Ndoshta do tė arrijė ta shpėrthejė rrethimin

Dhe ashtu tė na  shpėtojė nga robėria.

 

 

(Heq kurorėn nga koka dhe e mban nė duar.)

 

Oh, kėto tri ditė tė mbylljes sime nė Pallat

Janė kėnaqėsi e madhe pėr pretor Anicin

Si pėr peshkatarin kur e zė peshkun nė rrjet

Dhe kėnaqet nga lėvizjet e kota tė viktimės.

Bujaria e pretor Anicit s’ka tė sharė

Ai mė dha vėrtet tri ditė pėr tė menduar

Dhe pėr t’i dhėnė fund mbretėrimit tim

Nė mėnyrėn si mė duket mė pak e hidhur.

 

 

PANTAUHU

 

( I afrohet mbretit me njė bidon me verė dhe ia mbush kupėn.)

 

Pritja nuk do tė thotė kurrsesi disfatė, o mbret

Po kėrkim i rrugėve pėr tė ruajtur nderin

Dhe famėn e mbretėrisė sate.

Ju nuk duhet tė ligėshtoheni pėr asnjė ēast

Sepse fati i mbretėrisė ėshtė nė fuqinė e arsyes

Nė guximin tėnd qė nuk ka njė tė metė.

Tri ditėt  edhe kalojnė shumė shpejt

Hėna duke vallėzuar mbi Liqenin Labeat

Dielli duke u shuar mbrapa malit Skord

Dhe do tė vijė ēasti pėr ta thėnė fjalėn e mbramė

Nga e cila do tė varet gjithēka

Edhe fati juaj edhe fati ynė, o mbret!

 

 

(Genti pi verė  nga kupa qė ia ka mbushur Pantauhu. Pi me gėllėnjka tė mėdha, deri sa e zbrazė krejt kupėn.)

 

 

GENTI

 

Ku ka mė zi se tė kėrkosh mėshirė nga Anici

Qoftė dhe tri ditė pėr tė menduar?!

Kėto tri ditė mė kanė plakur krejt

Edhe pse ende djalė i ri jam, po ndihem plak

Si tė kisha barrėn e moshės sė Rozafės,

Dhe as vera nuk po ma qetėson mė shpirtin,

Si dikur, kur mė sillte edhe gjumė tė mirė.

 

 

PANTAUHU

 

(Ia mbush prapė kupėn  me verė dhe e nxitė qė tė pijė.)

 

Nuk duhet tė humbim shpresat, o mbret,

Edhe pse i rrethuar nga tė katėr anėt

Nga konsull Paul Emili i pamėshirshėm.

Ndoshta mund tė na vjen nė ndihmė im mbret Perseu,

Pėr tė cilin thurin lavdi lumenjtė dhe malet.

Kur mė dėrgoi nė kėtė Pallat madhėshtor

Im mbret Perseu, me zėrin e njė prindi mė tha:

Ti gjendesh mbretit Gent pranė nė ēdo orė

Dhe tė jesh provė e besnikėrisė sime

Deri nė frymėn mė tė fundit

Se fati i mbretėrive tona ėshtė i pandarė

Siē janė tė pandara dy male tė larta.

 

 

GENTI

 

Kėto janė fjalė tė vėrteta burrash,

Po mbretėria ime po dridhet nga themelet

Dhe vetėm po pret ēastin qė tė plandoset pėr tokė,

Se koha po kalon e shpresa po fundoset.

 

 

POLEMOKRATI

 

Mbreti im mos u ligėshto as nė kėto orė tė liga!

Fati na ka vu nė sprova tė rėnda

Dhe ne sot o kurrė duhet tė tregojmė fuqinė tonė

Atė fuqi qė na e jep njė Zot i vetėm.

Kujtimi  i tė parėve duhet tė na e forcojė krenarinė,

A nuk ishte Agroni ai qė i mundi romakėt

Dhe vetėm vdekja e papritur e ndali nė gjysmė rruge

Pa e kaluar detin dhe pa e shkelur Kuirinin.

 

(Me zė mė tė lartė e mė patetik.)

A nuk ishte Teuta njė tmerr pėr romakėt?

Vetėm tradhtia e ligėshtoi dorėn e saj guximtare!

 

 

GENTI

 

Tash ne fati na ka ngarkuar barrė tė rėndė

Edhe dėmin e disfatave tė kaluara romake,

Edhe hakmarrjen e tyre tė mbetur pėrgjysmė

Duhet ta paguajmė ne me jetėt tona.

 

 

PANTAUHU

 

(Ia mbush kupėn me verė Gentit.)

 

Kur tė kalojė afati prej tri ditėve

O mbret, ju e dini detyrėn Tuaj tė lavdishme,

Vetėm jepni urdhėr dhe ushtria do tė sulet

E ndoshta na ndih fati edhe kėsaj here

Dhe e dėbojmė Anicin deri nė det.

Mbreti im Perseu prźt tė shoh vepra tė vėrteta

Dhe unė jam vulė e tij nė kėtė pallat mbretėror.

 

 

(Errėsimi nė skenė tregon ndryshimin e ditės dhe natės. Kjo pėrsėritet dy herė, ndėrsa personazhet qė janė nė skenė mbeten tė palėvizshme. Pastaj skena mbetet e ndriēuar.)

 

GENTI

 

Sot ėshtė dita e fundit e afatit qė i kam kėrkuar Anicit

Dhe unė duhet ta them sot fjalėn time tė mbramė.

 

PANTAUHU

 

Atė fjalė mendoje mirė, o mbreti Gent

Se  nuk do tė ketė mundėsi qė tė ndryshohet fati

Nėse bie nė thonjtė e pėrgjakur tė Romės.

 

 

POLEMOKRATI

 

(E nxjerr shpatėn si shenjė e gatishmėrisė pėr tė vazhduar luftėn.)

 

 

Afati po kalon me shpejtėsi, o mbreti im

Dhe ne vetėm njė fjalė prej teje e presim,

Pa na u trembur syri ne pėrpara do sulemi,

Po na ndihmoi fati e shpėrthejmė rrethimin

Dhe e pėrjetėsojmė me lavdi emrin tėnd!

 

 

GENTI

 

Afati qė i kėrkova Anicit  tashmė po kalon

Dhe dielli po zbret hidhur pas malit tė shenjtė,

Ndėrsa unė ende nuk e di se ēfarė duhet tė bėj,

Megjithėse detyrėn time mirė e di,

Po diēka ma ndalon fjalėn nė fyt.

Nuk ėshtė shija e idhėt e frikės

Se pema e saj nuk ka mbirė kurrė nė mua,

Po diēka tjetėr ėshtė, ndoshta pendimi

Pėr gjithė atė qė nuk kam bėrė pėr mbretėrinė

Dhe tash po mė hakmirret me pabesi

Duke mė prerė si me shpatė gjunjėt dhe bėrrylat.

 

 

PANTAUHU

 

 

Vetėm zėri i bririt qė thėrret pėr vazhdimin e luftės

E shėron ankthin dhe i zgjidh dilemat, o mbret!

Hajt ta pimė edhe nga njė kupė verė ilire

Dhe pastaj tė rreshtohemi nėn urdhrat e tua!

 

 

GENTI

 

(Lejon qė t’ia mbush Pantauhu  kupėn. Pastaj  e derdh ngadalė nė  tokė.)

 

Kaluan kohėrat kur mund tė pija verė si mbret

Tash e tutje duhet tė mėsohem tė vuaj edhe pėr ujė

Atje ku do tė mė degėdis robėria e kobshme.

 

 

POLEMOKRATI

 

Ende ka kohė pėr tė ngjeshur armėt, o mbret

Dhe pėr tė mos vuajtur as pėr ujė as pėr verė,

Nė tokėn tonė tė shtrenjtė mbuluar me lavdi!

 

 

GENTI

 

(Pa ua vu veshin fjalėve tė Polemokratit.)

 

 

E sheh si vonohet pretor Anici nė kėtė orė?

Nuk e ka nga rruga e gjatė a tė papriturat e saj

Se lėmin  e luftės e ka kėtu nėn kėshtjellė,

Po e ka nga kapardisja  dhe nga ligėsia.

 

(Me zė edhe mė tė nevrik.)

 

Ai dėshiron tė na e mbush zemrėn me hidhėrim

Tė na  poshtėrojė do, sa mė shumė qė tė mundet.

Kėsaj dite dhe kėtij ēasti i jam frikėsuar shumė

Madje mė shumė se shigjetave tė helmuara

Dhe sopatave qė fluturonin mbi kokat tona.

Kėsaj dite ia kam pasur drojėn mė shumė se vdekjes

Ah, vdekja vjen njėherė dhe e kryen punėn me nder

Ndėrsa disfata tė lė nė njė pritje poshtėruese

Ku nuk tė ndihmon asgjė qė ta ruash krenarinė,

As kjo kurorė mbretėrore e larė nė ar

As kjo pelerinė e purpurt, qė bėn dritė edhe nė errėsirė.

Kėsaj dite ia kam pasur drojėn mė shumė se vdekjes,

Po ja qė vdekja u tregua e pamėshirshme ndaj meje

Mė dorėzoi nė kthetrat e kėsaj dite tė zezė

Qė tė tallet pretor Anici si me njė skllav me mua.

 

 

POLEMOKRATI

 

(I afrohet dhe bie nė gjunj para tij, me ushtėn nė dorė.)

 

Ndoshta duhet ta vazhdojmė luftėn, mbreti im

Deri nė pikėn e fundit tė gjakut tonė tė dėlirė.

Po tė qėndronim deri nė ushtėn e mbramė

Anici nuk do tė kishte ēka tė merrte nga fitorja

Pėrveē trupave tanė tė pajetė dhe rrėnojave.

 

 

GENTI

 

Ta kuptoj helmin qė buron nga hidhėrimi

Dhe ashtu flet njė ushtar ilir, o bir!

Por, nė ēastet mė tė rėnda tė jetės sonė

Ne duhet tė mendojmė edhe pėr atė qė mbetet,

Pėr tė ardhmen e mjegullt, o bir!

 

(E prekė nė sup Polemokratin, i jep shenjė qė tė ngrihet.)

 

Ne po lėmė prapa vetes njė mbretėri tė mundur

Tė mbytur nė gjak e tė kapėrdirė nga flakėt,

Por e po e lėmė tė gjallė edhe shpirtin tonė

Nė ata qė mbeten, megjithėse tė poshtėruar.

Por, koha do t’i  shėrojė plagėt e tyre tė rėnda

Dhe ata do ta ngrenė mbretėrinė nga hiri

E do ta rikthejnė shkėlqimin e tė parėve.

 

(Polemokrati ngrihet dhe qėndron gatitu, por kokulur. Genti largohet pėr disa hapa. E shikon Pantauhun.)

 

PANTAUHU

 

(Bėn gjeste mirėsjelljeje . Flet me zė mjaft patetik.)

 

Ju mendoni pėr tė sotmen, o mbret,

Pėr gruan tuaj tė bukur dhe pėr fėmijėt tuaj

Qė po bien skllevėr nė dorė tė pretor Anicit.

Ju jeni ligėshtuar para kohe, pa arsye.

 

(Me zė pak mė tė lartė.)

 

Im mbret Perseu ju ka njohur pėr trim

Kur mė ka sjellė si peng betimi nė kėtė pallat.

 

 

 

GENTI

 

(U afrohet statujave dhe i lėmon me radhė.)

 

I kam peshuar tė gjitha njė nga njė

Dhe net tė tėra kam mbetur pa gjumė

Duke kėrkuar njė shteg nga fatkeqėsia

Po tash i jam dorėzuar fatit.

Sesi e kam njė shpresė tė turbullt,

Ndoshta dorėzimi na ndihmon tė shpėtojmė

Sė paku njerėzit e gjallė dhe idenė e madhe

Tė mbretėrisė sė pėrjetshme labeate.

 

 

POLEMOKRATI

 

(Sėrish bie nė gjunj para tij, me ushtė tė ngritur.).

 

Mbreti im, nuk e di ēfarė do tė mbetet e padhunuar

Dhe ēfarė do tė mbetet  nė kujtesėn e brezave.

Kam frikė se ata nga pikėllimi do tė na gjykojnė

Me fjalė tė rėnda, si tė padenjė pėr Ilirinė.

 

 

GENTI

 

 

Edhe nė dhimbje duhet tė flet arsyeja, biri im.

Nuk e kam tė lehtė tė pres duke e dridhur

Por, mė mirė tė shpėtojmė diēka nga mbretėria jonė

Ndoshta e nesėrmja do tė na kthejė sėrish nė fron.

 

 

(Hyn Karavanti me shpatė nė dorė. I hallakatur.)

 

 

KARAVANTI

 

O  vėllai im, o mbreti ynė!

Ende ka kohė qė tė ushqejmė shpatat tona

Me gjak tė ndyrė romakėsh zullumēarė,

E t’ua tregojmė udhėt drejt detit tė trazuar.

Unė them mė mirė ta vazhdojmė luftėn

Deri nė pikėn e fundit tė gjakut tonė tė dėlirė

Dhe besa t’ia presim kokėn pretor Anicit

Kur tė shkel me kėmbėt e tij tė ndyra

Nė kėtė pallat tė shenjtė mbretėror!

Me kėtė shpresė nė zemėr ēava rrethimin

I veshur si grua hyra fshehurazi nė kėshtjellė.

 

GENTI

 

(E pėrplasė njė statujė tė vogėl pėr tokė.)

 

Jo dhe jo!

 

(Me zė mė tė dhembshur.)

 

O vėlla trim dhe princ i lavdishėm!

Mė mirė tė shpėtojė dikush nga pasardhėsit tanė

Se tė na mbulojė dheu  e bari pėrgjithmonė.

Dhe mbi mbretėrinė tonė tė sundojė asgjėja

Harrimi i kobshėm, i cili ka sunduar shumė mbretėri.

 

 

KARAVANTI

 

 

O vėllai im! O mbret i Ilirisė famėmadhe!

O do tė vdesim si na ka hije nė beteja

O do tė thyhemi si kjo statujė argjile,

E do tė bėhemi skllevėr, kushdo qė tė mbetet

Dhe ajo nuk ėshtė kurrfarė jete, o mbret!

 

 

GENTI

 

(Gėrmuqet dhe pėrpiqet tė mbledh copėra tė statujės sė thyer.)

 

E di mė mirė nga tė gjithė ēka ėshtė krenaria

Por fati ynė ėshtė vendosur tashmė

Dhe nuk ka fuqi qė mund ta ndryshojė.

Tash do tė shohim se ēka kėrkon Anici

I veshur me purpurin e fitores mbi ne!

 

 

(Hyn Kasneci.)

 

KASNECI

 

O mbreti i lavdishėm i Ilirisė!

Para derės sė pallatit ka ardhur pretor Anici

Dhe thotė se nuk dėshiron tė presė asnjė ēast!

 

 

(Polemokrati dhe Karavanti  hakėrrehen nga zemėrimi dhe i zhveshin shpatat. Pantauhu niset drejt skajit tė skenės, i frikėsuar. Genti bėn njė gjest qė tė qetėsohen.)

 

GENTI

 

Le tė hyjnė se koha tash pėr ne ėshtė ndalur!

 

 

(Lėshon copat e statujės nga duart. Merr  kurorėn , e vė nė kokė dhe merr qėndrim zyrtar. Pa vonuar hyn pretor Anici, i shoqėruar nga truprojat.)

 

 

ANICI

 

 

Vonesa e vogėl mė ndodhi pėr shkak tė punėve tė mėdha,

Duhej pastruar hyrja nė kėshtjellė nga kufomat

E ushtarėve tuaj qė kanė mbetur tė pavarrosur!

Dhe ishte udhė e vėshtirė, se ndotėsia kutėrbonte

Nga ata trupa qė kanė zėnė e po kalben.

 

 

(Me zė triumfal.)

 

Kam udhėzime tė prera, qė nuk mund tė ndryshohen:

 

( Pothuajse reciton.)

 

Mbreti dhe familja mbretėrore internohen!

Floriri mirret i gjithi pėr tė ndreēur dėmet!

Qytetit i vihen flaka nga  themelet deri nė majė,

Qė tė jetė mėsim pėr tė gjitha kohėt qė vijnė.

 

 

(Karavanti nxjerrė shpatėn dhe sulet drejt pretor Anicit. Truprojat e Anicit i dalin pėrpara dhe fillon njė dyluftim i shkurtėr. Trurojat e Anicit e therin Karavantin  nė kraharor. Ai bie pėrtokė i pėrgjakur. Genti i afrohet me hapa tė dridhshėm tė vėllait dhe gėrmuqet mbi tė. Polemokrati sulmon pretor Anicin, e qėllon rrėshqitazi nė llėrė,  po edhe ai theret nga truprojat e Anicit  dhe bie pėrdhe i vdekur.  Pantauhu lebetitet. Genti dridhet mbi trupin e tė vėllait. Anici bėn disa hapa tėrė kapardisje nėpėr skenė, nė mesin e truprojave qė i mbajnė shpatat lart.)

 

 

GENTI

 

 

Pse e bėre kėtė o vėllai im trim!

Ah! Fati na ka hedhur nė duart e humbjes!

 

 

 

ANICI

 

Nuk kam kohė pėr tė humbur asnjė ēast

Sepse ushtarėt e mi po presin trofenė e luftės

Qė ta shohin me sytė e tyre duarlidhur

Atė mbret qė u ka sjellė shumė vuajtje e mjerime

Qė i ka gjymtuar me shpatėn e ti tė helmuar,

Pėr tridhjetė ditė duke u futur tmerr nė lėmin e luftės.

Ushtarėt e mi po presin me padurim trofenė e fitores

Prandaj lėrini vajtimet dhe ngutemi! Lidheni!

Princin e plagosur tėrhiqeni zvarrė!

 

 

(Truprojat e tij e kapin Genti, dhe e lidhin, duke e rrėzuar pėrdhe e duke e  shkelmuar pa mėshirė, pėrmes ulėrimash tė tyre entuziaste. Kravantin e plagosur e tėrheqin zvarrė nėpėr skenė. Pantauhun e lidhin dhe e tėrheqin zvarrė gjithashtu.) )

 

 

GENTI

 

 

Edhe kėsaj here treguat se jeni  barbarė

Dhe se nuk e meritoni nderimin e askujt!

Lufta ime ka qenė fort e drejtė

Dhe ėshtė dashur ta dėgjoja vėllain tim

E tė luftoja deri nė pikėn e fundit tė gjakut.

 

 

ANICI

 

Nuk i takon njė tė munduri qė tė mburret!

 

 

GENTI

 

Kjo nuk mburrjeje, ėshtė pendim i thellė.

 

 

ANICI

 

Ne s’mund tė kemi respekt pėr barbarėt.

 

 

GENTI

 

Kush ėshtė barbar?

Unė qė mbrojta mbretėrinė time

Apo ju qė na e dhunuat lirinė me shpatė?

A po i sheh statujat e mermerta, artin e madh

Qė ėshtė skalitur nė mbretėrinė time

Ku po e sheh ti mbretėrinė barbare?

 

 

ANICI

 

Skulpturat po, por egėrsia e luftėtarėve tuaj

Ka bėrė qė me mijėra romakė tė dergjen nėn dhe

Dhe shumė tė tjerė lėngojnė nga plagėt e thella.

 

 

GENTI

 

Luftėtarėt e mi nuk kanė ardhur para dyerve tė Romės

Po ju keni ardhur para dyerve tė Skodrės.

 

 

(Gentin, Karavantin e plagosur dhe Pantauhun i nxjerrin nė sheshin e kėshtjellės duarlidhur. Aty janė duarlidhur edhe Etleva, Skerdilaidi, Pleurati. Dėgjohen rėnkimat e shumė ushtarėve tė plagosur, tė mbetur anekėnd kėshtjellės. Nga njė largėsi mė e madhe dėgjohen edhe brohoritjet triumfale tė ushtarėve romakė.)

 

 

ETLEVA

 

Ku i pate sytė o mbret qė u dorėzove

Nė duart  e pamėshirshme tė kėtij romaku?

Po kujt po ia lė kėtė qytet tė bekuar

Kujt po ia lė kalrinė e Liqenit Labeat

Kujt po ia lė bukurinė e Barbanės.

Pėrse nuk luftove deri nė pikėn e fundit tė gjakut

Dhe tė meritonim njė vdekje ilire

Nė atdheun tonė tė lavdishėm.

 

 

GENTI

 

Mjaft mė tash me ankime grash,

Nuk na ndihmon as vajtimi as hidhėrimi!

Im vėlla ,Karavanti, ėshtė rėndė i plagosur

Polemokrati mbeti i vrarė nė Pallat,

Po Iliria do tė jetojė nėpėr mote

Deri sa nuk shkulet kjo kodėr me rrėnjė tė thella

Deri sa nuk shteret Liqeni Labeat

Deri sa nuk ndėrron rrjedhėn e vet Barbana.

 

ANICI

 

Kėto janė fjalė tė mėdha tė njė mbreti tė mundur

Dhe mirė bėn nėse nuk flet fare

Atė qė kishe pėr tė thėnė e the nė lėmin e luftės.

 

 

 

 

GENTI

 

Ah! Tash ju mund tė mė poshtėroni

Para gruas dhe para fėmijėve tė mi tė shkretė

Si tė isha unė njė skllav i blerė nė treg!

 

 

ETLEVA

 

(Pėrhumbshėm.)

 

Zemra mė dridhet pėr fatin e bijve

Qė tė mitur  po e shijojnė robėrinė e zezė,

Tė nisur nė njė rrugė tė pafund tė jolirisė

Po sytė mė errėsohen mė shumė nga dhimbja

Pėr mbretėrinė tonė tė humbur.

 

 

GENTI

 

Ka njė shpresė se do tė rikthehemi

 

 

ANICI

 

(Bėn me gjeste nė drejtim tė ushtarėve tė vet.)

 

Filloni plaēkitjen e qytetit

Dhe mos lini ndonjė gjė me vlerė pa e marrė

Urdhėri i prerė i konsull Paul  Emilit:

E tėrė Iliria duhet tė nxihet prej tymit.

 

 

GENTI

 

Qyteti im, oh qyteti im i shkretė!

Sa tė kam ruajtur nga sulmet barbare

Ndėrsa tash nuk mund tė ta shtrij krahun

Dhe ti je pre e ushtarėve tė pangopshėm.

 

 

ETLEVA

 

Ah, pallati im  mbretėror ku nusėrova

Ku linda fėmijė, ku isha mbretėreshė

Sa fat tė zi tė paskan rezervuar koha!

 

 

 

(Nė prapavijė fillon tė duket zjarri, qė  pėrpinė qytetin e Skodrės. Ndihet ulėrima e ushtarėve romakė, tė entuziazmuar. Flakėt vijnė duke u rritur dhe duket se e pėrthekojnė tėrė skenėn.)

 

 

ANICI

 

Tash do tė nisemi pėr nė  rrugė tė gjatė

Pėr nė Romėn e lavdishme, kryeqytet i botės.

Atje Senati do tė gjykojė krimet e tua, o Gent

Dhe fati yt e i familes sate varet nga urtia e tyre!

 

(Jep urdhėr me gjest dhe ushtarėt fillojnė t’i shtyjnė Gentin, Karavantin e plagosur, Etlevėn, Skerdilaidin dhe Pleuratin, qė janė tė lidhur me njė zingjirė tė gjatė e tė pėrbashkėt. Pantauhun e therin me shpatė dhe e lėnė tė vdekur nė tokė.)

 

 

 

ETLEVA

 

Lamtumirė  o Skodra jonė e dashur

Se nuk e di a do tė shihemi mė pėr tė gjallė,

Dhe ti o Barbanė e kaltėr si sy vashe, lamtumirė

Dhe qaje fatin tonė me lotėt e tu tė kthjellėt

Deri sa tė shteron gjiri i Rozafės.

 

 

 

GENTI

 

Lamtumirė o atdhe i dashur, lamtumirė!

Kujtomėni o njerėz, e mos mė harroni!

Ndoshta do tė kthehem nė fron pėrsėri!

Nėse s’kthehem dikush do ta gėzojė Ilirinė

Se e pavdekshme ėshtė kjo mbretėri!

 

 

 

 

AKTI  I  DYTĖ

 

 

 

(Skena e njėjtė. Aktorėt qė luajnė Gentin, Anicin, Polemokratin dhe Pantauhun, janė nė kėmbė dhe nė veshjet e roleve qė luajnė.)

 

 

AKTORI I

 

Po gjatė rrugės ēka ka ndodhur a thua? Ky dramaturgu ynė e ka ndėrprerė dramėn si me dhunė. Asgjė nuk merret vesh. Akti i dytė nuk ndriēon asgjė nė fakt. Mė shumė ėshtė njėfarė ideje, sipas tė cilės fajtorė pėr fatkeqėsitė e shqiptarėve ėshtė mazohizmi i tyre e jo armiqtė e jashtėm. E amneston pushtuesin, duke ia lėnė fajin mbretit Gent.

 

 

AKTORI IV

 

Kėtu nuk ėshtė e rėndėsishme se ēka u ka ndodhur atyre me tė vėrtetė.

 

AKTORI I

 

E pse nuk qenka e rėndėsishme?!

 

AKTORI IV

 

Pėr ne e rėndėsishme ėshtė se ēka do tė ndodhė me ne, sipas autorit dhe sipas regjisorit.

 

 

AKTORI III

Autori si gjithmonė bėn disa zgjidhje arbitrare. Unė parimisht nuk besoj nė sinqeritetin e autorit! Prandaj, edhe mundohem qė ta pėrjetoj rolin nė mėnyrėn time.

 

 

AKTORI I

 

Kėtu kemi tė bėjmė me persona historikė. Nuk janė disa emra tė trilluar dhe hajt bacė, grahja nga tė duash.  Nė tekst ka shumė arbitraritet autorial. (Me zė mė tė lartė.) Ka dhunė autoriale ndaj figurave historike! Unė nuk e kam tė lehtė tė dalė nga ky labirinth i dilemave.

 

(Polemokrati dhe Pantauhu zgėrdhihen dhe bėjnė gjeste ironizuese nė drejtim tė Gentit.)

Gjithkush ėshtė bėrė autor dramash sot dhe t'i  prish nervat!

 

 

AKTORI III

 

Tė thashė se autori gjithmonė bėn disa zgjidhje arbitrare.. Autori ėshtė mbret i tekstit.

Ha, ha, ha! A ėshtė krahasim i mirė? (Kėrcen nėpėr skenė.)

 

 

AKTORI IV

 

(Aktorit I.) Po mė habit me qasjen nostalgjike. Pėrjetoje rolin nė mėnyrėn tėnde dhe pikė!

 

 

AKTORI I

 

Do tė kalojė kohė e gjatė deri sa tė ēmėsohem  me figurėn  e atij mbreti. Mė ka pushtuar nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Ndoshta pėr kėtė shkak edhe jam kaq i stresuar.

 

 

AKTORI IV

 

Aktor i  thua vetes! Aktori ka fuqi tė transformohet dhe sapo e luan  rolin, e  harron tė tėrėn.

 

AKTORI I

 

Mė tė shumtėn ashtu mė ndodh, por me kėtė rol diēka nuk ėshtė nė  rregull. Ndoshta pse ka qėlluar qė unė edhe emrin e vėrtetė e kam Gent.

 

 

AKTORI IV

 

Ha ha ha! Ti po manifeston njė kompleks inferioriteti, apo ēka ke? Shiko ku tė ka shkuar mendja! Ani ēka qė e ke edhe emrin e vėrtetė Gent, ashtu si personazhi qė e luan?

 

( I afrohet dhe ia ofron njė kupė me verė.)

 

 

AKTORI I

 

Nuk e di de. Mua gjithnjė po mė duket se ekzison njėfarė lidhjeje.

 

AKTORI IV

 

E ke gabim. Kjo dramė si edhe shumė tė tjera ka njė tematikė tė njohur. A nuk ėshtė kėshtu disi edhe tema e Hamletit?! Njė mbretvrasje, qė bėhet shkas pėr trauma  e hakmarrje, e tjerė e tjerė... Nuk ke pse mistifikon asgjė.

 

AKTORI I

 

Mbretvrasja ėshtė tjetėr gjė dhe vėllavrasja tjetėr gjė. Mbretėria e Danimarkės ka qenė e kalbur, por mbretėria e Ilirisė ėshtė rrėnuar me pushtim tė egėr. Ky ėshtė njė dallim esencial. Dhe ajo qė ėshtė mė e dhimbshme, Iliria ėshtė shkatėrruar me rėnien e Gentit. Mirėpo, autori ynė nuk ėshtė thelluar nė kėto aspekte!

 

 

AKTORI IV

 

Sa pėr ngjashmėritė ndėrmjet Hamletit dhe Gentit, ato ekzistojnė nė disa pika… Vrasja  e vėllait pėr punė froni. Marrja e gruas, poashtu. Por ngjashmėri tė tilla ka nė tėrė historinė e njerėzimit, e cila ėshtė e mpleksur me krime, me pushtime dhe me lloj-lloj idiotizma .

 

 

AKTORI I

 

Ky ėshtė njė relativizim keqdashės. Mbretėria ilire u rrėnua  nga pushtuesit dhe ne edhe sot i vuajmė pasojat e asaj tragjedie. Genti nuk ishte uzurpator, po mbret ligjitim. Mua mė duket se ne jemi tė padrejtė ndaj tragjedisė sė tij. Unė e ndiej disi zėrin e tij qė lutet pėr mirėkuptim, pėr mėshirė....

 

AKTORI IV

Ky ėshtė njė ankth klinik.

 

AKTORI I

Ky nuk ėshtė ankth po ėshtė njė lidhje e vėrtetė....

 

Heshtje e shkurtėr.

 

AKTORI IV

 

Ky ėshtė njė mistifikim dhe kurrgjė tjetėr.

 

 

 

AKTORI I

 

Nė fakt, unė  vetėm po shfaq kurreshtjen a thua se ēka u ka ndodhur mė tutje, kur i kanė nisur pėr nė Romė. Dhe kur i kanė  internuar nė Iguv?

 

AKTORI IV

 

Ku, ku?!

 

AKTORI I

 

Nė Iguv.

 

AKTORI IV

E ku e mėsove kėtė tė dhėnė? Ku ėshtė sot ai vend?

 

AKTORI I

Nė libra, pra.

 

AKTORI IV

 

(Kurreshtar.) Po pėr mua ēfarė shkruante? A shkruan se isha farė spiuni i mbretit maqedonas, apo vetėm diplomat? Ha ha ha!

 

AKTORI I

 

Kurrgjė nuk ėshtė aq qesharake, sa ju duket juve. Kėto janė fate, kėto janė gjėra tė ēuditshme. Lidhjet ekzistojnė.

 

AKTORI IV

 

Hej, ti nuk je mirė! Po ēfarė lidhjesh bre?! A ti mendon me tė vėrtetė se je farė mbreti a? Ha ha ha!

 

AKTORI II

 

( Duke u afruar, ngase  tėrė kohėn ka ndenjur disa hapa larg, duke pėrsėritur elemente tė rolit tė vet.)

Nėse vėrtet mendon se je mbret, unė do tė ė arrestoj!

 

AKTORI I

Mundesh.

 

AKTORI III

 

(Aktorit I.) Si mundesh? (Aktorit II.) Unė nuk lejoj qė ta arrestosh mbretin! Nėse mbreti ėshtė njė qyqar, kryekomandanti i ushtrisė ėshtė trim dhe nuk trembet.

 

AKTORI II

A je shumė i sigurt se nuk trembesh?Unė do ta arrestoj Gentin dhe ti nuk ke se ēfarė tė mė bėsh!

 

AKTORI IV

 

Mund ta arrestosh, sa pėr mua. Maqedonia edhe ashtu mė nuk ekziston. Emrin e saj e ka marrė njė farė populli tjetėr.

 

AKTORI III

Unė nuk e lejoj arrestimin e mbretit dhe pikė!

 

(Del me trup para Gentit. Nė fillim duket sikur bėjnė shaka. Bėjnė disa lėvizje qė janė ndėrmjet imitmit, rolit dhe vallėzimit tė valles me shpata. Po pas disa kryqėzimeve tė shpatave,  Aktori II sulet me tėrė forcėn drejt Aktorit I me shpatėn nė dorė. Aktori III e prźt. Fillon dyluftimi. Aktori I pėrpiqet t’i ndajė. Aktori IV pi verė nga kupa dhe shikon indiferent.)

 

AKTORI I

Mosni, mosni! Merrni vesh!

 

AKTORI II

 

Mua nuk mund tė mė ndalojė askush. Unė jam fitimtari!

 

AKTORI III

 

E pra, mė nuk do tė pėrsėritet tragjedia jonė.

 

 

(Aktori II  godet me shpatė me tėrė fuqinė qė ka. Pas disa lėvizjeve tė furishme, ai e godet Aktorin III paksa nė fytyrė.  Aktorit III fillon e i rrjedh gjak. E fshin faqen me dorė, i hutuar. Po pas pak e rifillon dylyftimin, i ndezur edhe ai.)

 

AKTORI I

 

Mosni, mosni! Mjaft jemi pėrgjakur nė tėrė historinė tonė! Mbreti i fundit u dorėzua vetėm qė tė mos derdhej mė shumė gjak, a merrni vesh!

 

AKTORI IV

 

Kjo me tė vėrtetė tash nuk ka kuptim.

 

(Me gjithėse i pėrgjakur me tė vėrtetė, Aktori III e vazhdon dyluftimin edhe mė me pasion kundėr Aktorit II. Aktori I tėrhiqet  i topitur. Merr shishen e verės dhe pi.)

 

 

AKTORI III

 

Njė herė e pėrgjithmonė duhet t’i themi stop humbjes nė fushėn e betejės. Nuk mund tė mbijetojmė nėse nuk e ndalim tė keqen me armė nė dorė.

 

AKTORI II

Ēfarė trimėrie! Megjithėse kjo ėshtė njė trimėri e vonuar nja dymijė e dyqind vjet. Ha ha ha!

 

(Dyluftimi bėhet gjithnjė e mė i ashpėr.  Rrėzohen disa statuja dhe disa flamuj. Skena fillon tė prishet.)

 

 

AKTORI IV

Heeej! A jeni nė vete more? Ju po e prishni skenėn. Ku n’mut do ta japim shfaqjen, nėse e shkatėrroni skenėn?!

 

 

(Aktori II dhe Aktori III ndalen nė ēast dhe shikohen tė hutuar.)

 

 

AKTORI III

 

(I mbushur frymė dhe duke e fshirė gjakun nga faqja.)

Uh! Sa i krisur jam! Mė hypi mendimi se mė tė vėrtetė jam kryekomandant. Na ka infektuar ky pianeci! (Bėn me kokė drejt Aktorit I.)

 

 

AKTORI II

 

Nė fillim unė mendoja se po bėnim shaka, por pastaj edhe unė me tė vėrtetė u nxeha!  (Aktorit III.) A tė dhemb plaga?

 

AKTORI III

 

(Fshin gjakun.) Paj, ashtu. Edhe po mė dhemb.

 

 

AKTORI I

 

Na ka pėrfshirė ankthi me kėtė shfaqje. Nuk e di pėr ē’arsye. Duhet tė ketė njė shkak tė thellė.

 

 

AKTORI III

 

( Me njė ton mė tė lartė.) A nuk e kuptuat as tash a?! Tragjedia ilire na ėshtė e ngulitur nė ndėrgjegje. Na ėshtė injektuar nė nerva. Na ėshtė futur nė kapilarėt e gjakut. Me njė fjalė, shpirti ynė, nė esencė ėshtė shprehje besnike e tragjedisė sė paraardhėsve tanė. Ne jemi tė lidhur me ta siē ėshtė e lidhur njė foshnje me tė ėmėn e saj, me anėn e njė kėrthize tė paprerė. Ne jemi pasardhėsit e tyre dhe jemi tragjikė sa edhe ata. Unė kam frikė se ne nuk jemi liruar nga mallkimi, qė ka rėnė mbi ta.  Prandaj, edhe na  pėrzihet realiteti me pėrfytyrimin, historia me ėndrrėn, dhe arti me jetėn. (E pėrshkon plagėn me dorė.) Edhe kjo plagė imja nė faqe, ėshtė nga shpata e Anicit ... pas dy mijė vjetėve!

 

 

AKTORI I

 

( E ndėrpret i shastisur.)  Kjo ėshtė tezė e saktė! Unė kėtė po pėrpiqesha t’ua them tash sa kohė. Unė e ndjej se ka njė lidhje tė ēuditshme. Nuk ėshtė vetėm njė lojė e thjeshtė nė skenė!

 

AKTORI III

 

Kjo plagė nė faqen time, ma kthjelloi idenė. Kjo plagė ėshtė shenjė e asaj lidhjeje tė ēuditshme. ėshtė  plagė e para dymijė vjetėve. Po njėherėsh, ėshtė edhe plagė e  ditės sė sotit. Ėshtė edhe vetėm njė lojė aktorėsh. Por, gjaku po rrjedh me tė vėrtetė faqes sime!

 

 

 

(Hyn regjisori.)

 

REGJISORI

 

Pauza mbaroi. ( I shikon hetueshėm.) Hė, mos ka ndodhur gjė?

 

AKTORI III

 

( E fsheh faqen e pėrgjakur.) Jo, asgjė.

 

REGJISORI

 

Na kanė mbetur edhe dy ditė deri te premiera, e ne nuk jemi kurrkund. Hajde t’ia fillojmė nga fillimi. Ritmin e fillimit e kemi tepėr tė ngadaltė! Hajt ta nisim pak a shumė si njė si provė gjenerale! Pėrqendrohuni maksimalisht! Duhet ta pėrjetoni mė me  shpirt! Duhet tė hyni nė rol.

 

AKTORI I

 

Nuk ėshtė e mjaftueshme kjo qė kemi arritur?! Unė kam vėshtirėsi tė dal nga roli. Mė ėshtė ngatėrruar krejt me veten time.

 

REGJISORI

 

Kjo ndjenjė ėshtė nėna e suksesit. Njė rol si ai i mbretit tė fundit ilir, duhet tė pėrjetohet plotėsisht. Duhet tė fshihen kufijtė e kohės! Duhet tė ringjallet i plotė ai mbret tragjik! Pse i themi dramė kombėtare?! Pėr sytė e zi? Jo, kolegė! Njė kinez nuk mund ta pėrjetojė si duhet rolin e njė mbreti ilir, sepse nuk ka as lidhje gjenetike, as kulturore, me tė cilat do tė depėrtonte nė njė rol tė tillė. Kėtu ėshtė puna. (Shikon orėn.) Mė shpejt, mė shpejt!

 

 

AKTORI III

 

Megjithėse, ne na ėshtė ngatėrruar vetja jonė me rolet pak mė shumė nga ē’duhet.

 

 

REGJISORI

 

Jo! Jo! Jo! Kurrė nuk ėshtė mjaft. Kurrė! Koha nuk prźt! Zini vendet tuaja! ( Aktorėt lėvizin dhe zėnė vendet si nė fillim tė shfaqjes. Aktori IV vendos nė vendet e veta flamujt dhe gjėrat e tjera qė janė rrėzuar gjatė duelit tė Aktorit III dhe Aktorit II.)  Fillojmė!

 

 

Errėsohet. Pastaj skena , ajo e fillimit tė shfaqjes, ndriēohet plotėsisht.

 

 

GENTI

 

Si njė qyqar tash kėtu unė po pres

Duke u endur mes statujave tė ftohta

Dhe flamujve tė heshtur qė vajtojnė lavdinė,

Duke provuar ftohtėsinė e vdekjes

Ndėrsa mbretėria ime shtrihet si dele e prerė nė fyt

E larė nė pllangat e trashura tė gjakut.

Dhe kend e pres unė nė kėtė humbėtirė

Duke u dridhur nga frika a nga zemėrimi?!

Orėn e fundit tė humbjes fatale e pres

Me tė vetmen shpresė se mos im vėlla Karavanti

Ndoshta do tė arrijė ta shpėrthejė rrethimin

Dhe ashtu tė na  shpėtojė nga robėria.

 

 

(Heq kurorėn nga koka dhe e mban nė duar.)

 

Oh, kėto tri ditė tė mbylljes sime nė Pallat

Janė kėnaqėsi e madhe pėr pretor Anicin

Si pėr peshkatarin kur e zė peshkun nė rrjet

Dhe kėnaqet nga lėvizjet e kota tė viktimės.

Bujaria e pretor Anicit s’ka tė sharė

Ai mė dha vėrtet tri ditė pėr tė menduar

Dhe pėr t’i dhėnė fund mbretėrimit tim

Nė mėnyrėn si mė duket mė pak e hidhur.

 

 

 

 

REGJISORI

 

Mirė, mirė. Po identifikohesh shumė mirė me rolin. Ky ėshtė ritmi qė na duhet! (Shikon orėn.) Po kalojmė nė aktin tjetėr! S’kemi shumė kohė!

 

Errėsim.

 

 

 

 

AKTI I TRETĖ

 

(Ndriēohet skena ngadalė. Ajo duhet tė jetė ashtu e organizuar qė tė krijojė pamjen e njė sheshi tė  gjerė para Senatit romak. Genti, Karavanti, Etleva, Skerdilaidi dhe Pleurati, tė lidhur me zingjirė pėr shtylla tė mermerit.)

 

 

 

GENTI

 

(Pėrpiqet tė lirohet nga hekurat. Ata lėshojnė tinguj gjithė tėrsėllimė.)

 

Ku je o vdekje qė nuk vjen tė mė marrėsh

Nė gjirin tėnd mė tė ftohtė se ky mermer?

Pse mė shikon me smirė nga Kuirini kryelartė

Dhe zgėrdhihesh me gojė nė grusht si lavire.

A thua ē’faje tė rėnda bėra qė mė gjeti ky ndėshkim

I rėndė si ēdo ndėshkim hyjnor?!

I lidhur me zingjirė pėr shtylla mermeri

Bashkė me familjen time tė shkretė

Pres ēastin fatbardhė kur do tė mė hedhin

Nė strofullat e pėrgjakura tė luanėve.

 

 

ETLEVA

 

(Flokėt e shprishur. Fytyra i ėshtė prishur krejt. Ėshtė e hallakatur.)

 

E mjera unė e mjera pėr bijtė e mi tė njomė,

Qė paskėshin pasur njė fat kaq tė hidhur…

 

(Mė pėrhumbshėm.)

 

Nė vend se tė rriteshin pa brenga pranė Barbanės

E tė shikonin fytyrat nė faqen e Liqenit Labeat,

Tė lidhur me zingjirė sot kėtu  dergjen

Dhe unė, nėnėmjera, nuk mund tė bėj asgjė

As tė vajtoj me ligjet tona nuk mundem

 

 

GENTI

 

(Ngre duart me zingjirė drejt qiellit, pėr aq sa mundet.)

 

A thua ēfarė fajesh tė rėnda paskam bėrė

Gjatė mbretėrimit tim, o qiell memec

Pse u mundova ta forcoja mbretėrinė

Nuk ėshtė ndonjė faj, po ishte njė detyrė.

Karavant vėlla, a tė dhemb plaga?

 

 

KARAVANTI

 

(I pėrmbysur.)

 

Mė dhemb plaga e shpirtit, o vėlla, o mbret

Po si na pėrplasi fati nė kėtė humbėtirė,

Dhe mbretėria jonė si u pėrmbys pa mėshirė,

E pėrfshiu flaka dhe mėnia romake

Mjerė pėr ne, ē’e gjeti Ilirinė tonė tė shenjtė!

 

 

 

ETLEVA

 

Sa net pa gjumė kam pritur kthimin e burrit

Dhe thurja ėndrra pėr tė ardhmen e bijve,

Qė mė rriteshin si dy molla nė degė

Dhe shpirtin ma mbushnin plot dritė e dashuri…

E tash, o bijtė e mi tė shkretė, tė lidhur me zingjirė

Mjerė nėna ē’po i shohin sytė!

E ty o mbret fatkeq, sa herė tė lutesha

Merre mė shtruar punėn me tė pėrtejdetit

Se nuk i dihet njė ditė mund tė na shtrojnė

Nėse u hapin udhė huqet e fatet

Po ti nuk merrje vesh, madje si pėr inat

Shkove dhe bėre miqėsi me Perseun

Me atė bishė, qė vetėm sa kishte pamje njeriu.

 

 

GENTI

 

(I lėviz kėrcėnueshėm zingjirėt e rėndė.)

 

Hesht moj fatzezė e mos mė nxij edhe mė shumė jetėn!

Oh, sa net i kam kaluar pa shti gjumė nė sy

Pa mundur ta sjellė qetėsinė as me verė tė vjetėr!

Ē’tė zgjidhja mes Romės e Perseut, moj grua

Njė njėrėn anė ushtonte nga mali

Nė tjetrėn shungullonte nga deti!

O do na shqyenin bishat e Perseut

O do na gėlltitnin peshkaqenėt e Romės.

Kjo ishte monedha e mbretėrisė sime,

Me tė cilėn mund ta blija fitoren ose disfatėn

Por, asgjė nė mes tė tyre nuk kishte.

 

PLEURATI

 

(I lidhur me zingjirė.)

Nėnė, dua ujė, nėnė dua ujė se mė doli flaka

Po e shoh ujin e kaltėr tė Barbanės, nėnė,

Ujin e argjentė tė Liqenit Labeat,

Po si ta mbėrrij, oh, nėnė, oh, nėnė!

Ujė dua, nėnė, ujė dua! Ujė nėnė dua, ujė!

 

 

ETLEVA

 

Oh, mjerė nėna o biri im i vogėl

Po ku tė marr ujė nė kėtė shkretėtirė

Ku na degėdisi fati i zi e po luan me ne

Si macja me miun, kur e kafshon pėr vdekje.

 

( Qan me dėnesė tė madhe.)

 

 

PLEURATI

 

Nėnė, dua ujė, nėnė dua ujė se mė doli flaka

Nėnė ujė dua, nėnė dua ujė, ujė, nėnė!

 

GENTI

 

(Kėrcet me sa fuqi me zingjirėt.)

 

Roje, njė pikė ujė na e sillni pėr djalin,

Kini mėshirė pėr fėmijėt e mi, roje, hej!

 

 

ETLEVA

 

Na e pėrvėluan shpirtin.

Na e pėrvėluan shpirtin.

 

 

ROJA

 

(Afrohet me heshtė nė drejtim tė tyre. Ėshtė gjithė nerva.)

 

Urdhėri ėshtė tė mos u japim asgjė

Deri sa Senati vendos me urti pėr jetėt tuaja!

 

 

SKERDILAIDI

 

Nėnė, dua bukė, nėnė po mė errėsohen sytė

Po mė pėrpin errėsira, oh nėnė!

Nuk po e shoh mė majėn e malit Skord

As pirgjet e murrme tė Rozafės sonė,

Asgjė nuk po shoh, nėnė, bukė dua,

Nėnė, bukė dua, nėnė dua bukė, bukė, nėnė!

 

(Skerdilaidi bie pa ndjenja, mbetet si pezull, sepse  zingjirėt nuk e lėnė as tė bie krejt pėr tokė.)

 

 

ETLEVA

 

Oh, mjerė nėna pėr ty o bir im i dashur

Mjerė nėna ē’na paskėsh rezervuar fati!

 

(Roja afrohet, e shtyn Skerdilaidin, kupton se ai tashmė ka vdekur, e zgjidh dhe fillon ta tėrheqė zvarrė nėpėr skenė. Etleva shpėrthen nė njė vajtim tė fortė.)

 

GENTI

 

Ku po ma shpie djalin, hej a ke pikė mėshire

Ai ėshtė djalė mbreti, merr vesh!

 

( Pėrplasė me sa fuqi zingjirėt.)

 

ROJA

 

Djalė mbreti, ha, ha ha! Djalė mbreti!

Luanėt do tė kenė kėnaqėsi tė madhe

Meqė ushqimi i tyre ėshtė njė djalė mbreti

Ha ha ha! Njė djalė mbreti!

 

(Zhduket nga skena duke e tėrhequr zvarrė Skerdilaidin.)

 

 

KARAVANTI

 

Kur kėrkoja qė tė vazhdonin luftėn

E dija se romakėt janė tė pamėshirshėm

Mė mirė do tė kishte qenė po tė vdisnim nė betejė

E tė mos e shihnin sytė kėtė hata, o vėlla!

 

 

GENTI

 

Oh, i ziu unė, i mjeri unė!

Mė mbante njė besim, mė gėnjente njė shpresė

Se diēka do tė shpėtohej nėse dorėzohesha

Sė paku  djemtė dhe gruaja dhe qyteti,

Por, ky qe njė gabim tepėr i rėndė

Pėr ēka po mė hakmirret vetė qielli.

Ah, biri im i vdekur, biri im i shtrenjtė

Tė bėra ushqim pėr luanėt, me marrėzinė time!

 

PLEURATI

 

Nėnė, dua ujė, nėnė dua ujė se mė doli flaka

Nėnė ujė dua, nėnė, ujė, nėnė, ujė, nėnė!

 

(Pleurati rrėzohet pėr dhe pa ndjenja. Mbetet disi  pezull pėr shkak tė zingjirėve, por ėshtė i vdekur. Shfaqet Roja, e zgjidh dhe e tėrheq zvarrė jashtė skenės.)

 

 

ROJA

 

Djalė mbreti, ha, ha ha! Djalė mbreti!

Luanėt do tė kenė kėnaqėsi tė madhe

Meqė ushqimi i tyre ėshtė edhe njė djalė mbreti

Ha ha ha! Edhe njė djalė mbreti!

 

 

ETLEVA

 

Oh, mjerė nėna pėr ju o bijtė  e mi tė mjerė!

.

 

(Qan me ngashėrimė, pasatj bie pa ndjenja.. Dėgjohet edhe vaji i mbytur i Gentit. Karavanti bėn pėrpjekjet e fundit pėr t’u liruar nga zingjirėt, pastaj lėshon njė klithmė tė dobėt dhe bie i vdekur pėr tokė. Skena errėsohet. Pas pak fillon njė ndriēim i ngadaltė. Shfaqet fantazma e Platorit. Etleva ėshtė nė kllapi a pa ndjenja, ndėrsa Genti e shikon drejt dhe fillon tė shqetėsohet, pėrpiqet tė shkėputė zingjirėt.)

 

 

PALTORI

 

(Afrohet ngadalė drejt Gentit.)

Para se tė tė bėjnė gjyqin senatorėt romakė

Para se tė tė pėrqafojė vdekja mizore,

Para se tė tė ēelen hapekrah dyert e ferrit

Erdha tė tė gjykoj vetė, o vėlla faqezi!

 

 

GENTI

Roje, roje! Hiqeni qė kėtej kėtė fantazmė!

Roje! Roje! Ku mbetėn ata tė mallkuar?!

 

PLATORI

 

Kurrė nuk u mbushe mend, o Gent

Po ēfarė rojash kėrkon o kokėshkretė!

Ku ka roje qė mund tė tė mbrojė nga unė?

 

 

GENTI

Ah, e marr vesh, romakėt tallen me nervat e mia

Duan tė mė poshtėrojnė edhe mė shumė

Duke mė bėrė kėtė teatėr tė pistė!

 

(I pėrplasė zingjirėt. Pėrpiqet tė largohet nga Platori.)

 

PLATORI

 

Kurrfarė romakėsh nuk kanė dorė nė kėtė punė

Po unė jam yt vėlla, Platori fatzi,

Tė cilin e qėllove me shigjetė nė gjueti,

Nė mes tė ulėrimave tė egėrsinave,

Dhe pėr ēka?  Pėr tė mė marrė tė fejuarėn

Etlevėn dardane, qė tash kėtu dergjet,

Dhe pėr tė siguruar fronin e patrazuar.

Mė vrave pabesisht dhe e fjete mendjen

Se nuk do tė tė gjente hataja.

 

GENTI

 

(Thėrret.)

 

Ma zhdukni kėtė tmerr nga sytė!

 

 

PLATORI

 

Fillove tė zdėrhallesh nė ndeja tė turpshme

Me verė tė vjetėr e me gra tė pėrdala

Duke e shkuar motin pa e vrarė mendjen

Si e si tė forcohej Mbretėria Iliriane,

Pėr tė dėbuar armiqtė e shumtė nga kufijtė

Ku prisnin me dhėmbė pėrjashtė si ujq tė uritur.

 

 

GENTI

 

Gjatė mbretėrimit bėra mjaft punė pėr Ilirinė

120 anije i pata nė det tė hapur

Dhe lėmin e luftės e pata shumė tė fortė

Po fati nuk mė ndihu, nuk e di as vetė pse.

 

 

PLATORI

 

Nuk e ditke pse?! Ajo shigjeta nė gjueti,,

Ajo ta ka dhėnė tatėpjetėn, o Gent!

Gjaku im  pastėr si uji i Barbanės

Nuk duhej tė derdhej ashtu si u derdh

Nga dora e vėllait, nga dora e mbretit.

Prandaj tė gjet’ e zeza,  prandaj tė gjeti kobi

Dhe nuk do tė tė lėshojė kurrė nga kthetrat.

 

(Me zė patetik.)

 

Vėlla-vrasėsin e parė, Kabilin faqezi

Njė sorrė e mėsoi si tė fshehte viktimėn,

Ndėrsa trupin tim tė vrarė e shqyen ujqit nė Skord

Sepse ti as pėr tė nuk tregove mėshirė.

Duhej ta dije se Krijuesi ndėshkon

Atė qė thyen mėsimet e larta, atė qė bėn krim

Qoftė dhe njė mbret i veshur nė ar e lavdi.

 

(Me zė tė tė dhembshur.)

 

Tashmė dy djemtė e tu tė njomė janė shqyer nga luanėt,

Ndėrsa vėllai ynė i vogėl, i lidhur edhe i vdekur,

Ai djalė trim qė matej me shqiponjat,

Tash mė nuk merr frymė, nuk jeton,

E gruaja tė rri pranė si njė statujė e thyer

Pa ndjenja nga dhembja dhe nga tmerri

Sytė e saj tė pafajshėm se ē’i panė.

 

(Mė kėrcėnueshėm.)

 

Ti duhej ta kujtoje mundėsinė e kėtij ēasti.

Para se tė zhyteshe me trup e me shpirt nė krim.

O vėllai im, o vrasėsi im!

 

GENTI

 

Ah, romakėt e ndyrė, romakėt e pashpirtė

Pse ma sollėt kėtė fantazmė, pse talleni  me mua

Edhe nė kėtė orė mė tė vėshtirė tė jetės sime!

Ku e sajuat gjithė kėtė shfaqje tė ndyrė,

Kaq shpejt, qė tė mė thyeni shpirtin!

 

PLATORI

 

Nuk ka tė bėjė kjo asgjė me romakėt, merr vesh!

Jam Platori, yt vėlla, i therur nė gjueti.

Erdha tė ta pėrkujtoj krimin,

Tė tė shoh nė kėtė mjerim tė pafund

Pėr hakmarrje ndaj egėrsisė sate!

 

 

GENTI

 

Roje, roje! Po ku mbetėn tė mallkuarit

Pse tallen me mua nė kėtė kaq egėrsisht.

 

PLATORI

 

Merr vesh, nuk ka tė bėjė asgjė me romakėt

Dhe rojat as qė mund tė mė shohin, o Gent

U mundove ta harrosh krimin

Duke pirė verė natė e ditė si i marrė

Duke shkuar nga njė luftė nė njė tjetėr

Duke luftuar me vetė Romėn famėmadhe

Por, unė gjithmonė isha brenda kafkės sate

Si njė krimb qė bren pa pushim.

Tė shpėrbleja me tė njėjtėn monedhė,

Monedhėn e Gentit vėlla-vrasės,

Unė isha aty pėr tė marrė shpagim.

 

 

GENTI

 

Po tash a u ngope qė mė sheh nė kėtė mjerim

Kur edhe dy bijtė e mi i mori vdekja

De u bėnė ushqim pėr luanėt e arenės

A je tash i lumtur qė u shkatėrrua mbretėria

Dhe nė tokėn tonė vėrshėllen vetėm vdekja?

 

 

PLATORI

 

Edhe nė errėsirėn e thellė tė vdekjes

Mua mė dhemb shpirti pėr Ilirinė,

Por ajo u pėrmbys se ti e ngjize me krim.

Nga ajo shigjetė  nė Scord u ther dhe mbretėria

Brezave qė vijnė gjakmarrja u mbeti trashėgim,

Nė vend tė njė shembulli tė mirė, u le njė  krim!

Vėlla-vrasje, oh, sa fjalė tė shėmtuar

Krijove pėr gjuhėn tonė tė bekuar!

Vėlla- vrasje, oh ēfarė kujtimi tė zi

U le brezave qė vijnė trashėgimi!

 

( I afrohet edhe mė shumė, gati e prek.)

 

Unė tash po nisem pėr nė atdheun tonė tė shkretė

Dhe do tė jem atje pėrgjithmonė

Nė kujtimin e brezave qė vijnė,

Dhe sa tė jetė jeta do tė jetoj nė kujtesė

Ashtu  do tė sundojė unė nė  Iliri

Dhe me vdekjen time do ta ruajtė atė mbretėri.

 

GENTI

 

Roje, roje! Ku mbetėn gjithė ato roje tė hekurta

Apo mos i pėrbiu toka edhe ato

Si mbretėrinė time tė shkretė?!

 

(Shfaqet  Roja. Me shtizėn tė drejtuar drejt Gentit.)

 

ROJA

 

Me zėrin tėnd tė egėr po ua prish gjumin luanėve

Dhe kjo ėshtė shenjė barbarie.

 

(Kontrollon Karavantin, pastaj e zgjidh dhe fillon ta tėrheqė zvarrė.)

 

GENTI

 

Roje, tė lutem largojeni kėtė fantazmė

Qė e keni sjellė kėtu pėr tė mė vu nė lojė

Mė mirė mė hidhni te luanėt

Se tė luani me mua kėtė teatėr tė pashpirt!

Vėrtet isha armik i shtetit tuaj nė luftė

Por jo aq i pamėshirshėm sa ju

Qė mė sillni kėtu fantazmėn e tim vėllai

Pėr tė mė prishur mendjen.

Mė mirė mė therni me shpatė nė fyt

Dhe do t’u jem mirėnjohės  edhe nė ferr

Por, vetėm kėtė fantazmė sysh ma hiqni!

 

ROJA

 

Ēfarė fantazme?! (Shikon anash.)

Kėtu nuk ka asnjė fantazmė!

Po tė mos llogarisėsh veten!

 

(Tėrheqė trupin e Karavantit  zvarrė dhe del nga skena.)

 

GENTI

 

(Shikon i tmerruar.) Ishte kėtu pak mė parė

Nė vend se tė vinte vdekja e tė mė mirrte

Dhe tė mė dėrgonte te fėmijėt e mi

E tė ma mbulonte kėtė humnerė shpirti,

Ajo tallet me gojė nė grusht nga Kuirini,

Ndėrsa kėta tė pashpirt ma sjellin kėtė fantazmė

Qė thotė se ėshtė im vėlla i vdekur, Platori.

Ndėrsa unė mbeta krejt i shkretė  nė kėtė jetė,

Pa mbretėri, pa grua, pa vėlla, pa fėmijė!

Mbeta si njė skllav i pushtuar nga dhembja e nga turpi.

Mbeta krejt vetėm…

 

( Shfaqet fantazma e Platorit.)

 

Ah, jo, kjo fantazmė nuk mė lė as tė vdes

Pa mė nxjerrė mendjen nga koka!

 

(Thėrret me zė tė lartė.)

 

Ju lutem ruamėni nga kjo fantazmė.

Roje, roje roje!

Oh, ruamėni nga kjo fantazmė!

Heeej!

 

(Bie pa ndjenja.)

 

PERDJA