Poezi
KĖNGA
E GJELIT
Ėshtė afazi qė paralajmėron vdekjen
E ėndrrave
Mundėsinė e thikės
nė lafshė
Gjakun e zi nė
borė
Ėshtė fėrgėllimė
qė tund mjegullat
E kujtimeve
Perdet e
mistershme tė gravitacionit
Hijen e pėrbaltur
tė kasnecit gjuhėprerė
Ėshtė vetėtimė qė
ndriēon greminėn
Kozmike
Burimin e fshehtė
tė jetės
Ku luajmė fugimthi
me vdekjen
GREVĖ URIE
Gruas do ti
them se e dua shumė
Dhe sdo tė
bredh mė udhėve
Qė mbėshtillen
si gjarpėrinj helmues
Mbi pritjet e saj
Edhe Berlinin e
ndante muri
Si thika mollėn nė
dy pjesė
Njė copė tė tij tė
blerė nė ankand
Nė aeroport ma
konfiskuan
Si tė ishte njė
minė
Po selvitė a thua
ēkanė
Pse mė pėrkunden
pėrvajshėm nė qepalla
Shi tė ngrohtė
Butrinti faqeve mė derdhin
E ky burrė qė mė
thotė
Merr frymė thellė
A mos ėshtė
Oktaviani
Ai qė krekosej mbi
Baton nė gravurė
Oh edhe kėto selvi
tė pėrvajshme
Po unė gruas do
ti them se e dua shumė
Dhe sdo tė bredh
mė kurrė
Udhėve qė
pėrdridhen si gjarpėrinj helmues
Mbi pritjet e saj
PEIZAZH I VERDHĖ
Shpesh kthen ajo
vjeshtė flokėshprishur
E mė mbulon
tinėzisht me peizazh tė verdhė
Me duar nanuritėse
shpalon albume tė grisura
Ku ishte parku i
brymtė dhe muzika e largėt
Trungjet e pishave
si mbishkrime tibetiane
Shikimet Fjalėt
Psherėtimat ku prehen
Dhe hiri mbi to si
fotografi Kėnetash Hėnore
Pastaj stacioni qė
pėrpilitej si astmatik
Xhami i autobusit
si paravan nė klinikė
Dashuria e bėrė
petė nėn rrotat dhėmbėzore
Tė viteve
E ikja e
pėrhershme peizazhi vernik i verdhė
I asaj vjeshte qė
kthen mizorisht nė shpirt
NĖ
BUTRINT
Si ti kuptoj kėta
gurė
Kėta memecė
madhėshtorė
Qė as pėrpjekje
bėjnė tė dėftojnė
Kush ishte kėtu
spektatorė
Tragjeditė kush i
deklamonte
Shi a binte si sot
Para dy mijė
vjetėsh
Cili burrė matej
me Hektorin
Po shyri nė
mbretėrinė e shkronjave
Tė vetmit kenotaf
tė pėrjetshėm
Nardi sa se humb
drejtpeshimin
Ti nė tė vėrtetė
je Glauku kur i them
Ai aktor qė e
dinte pėrmendėsh
Iliriadėn
Nė pėrhumbjen time
amfiteatri tkurret
Si iriq si kėrmill
si breshkė
Dhe unė ulem nė
njė gur
Tė lagem deri nė
palcė
Mos nxjerr vuajtja
gjė nga enigma
Selvitė ma
pėrkundin hutimin
A pėr mua vjatojnė
Qė si kuptoj kėta
gurė
Qė sshndėrrohen
nė shkronja
Nė fjalė
MURI
I BERLINIT
Kėtu ishte
halucinant ai Mur
Qė ndante dy
botėra
Njė popull
Thotė Ahmeti
Dhe tund nė ajėr
Pasaportėn e
emigrantit politik
Aty pėrbri shkruan
Den Opfern der
Geėalt
Dhe emra tė tė
vrarėve
Si kufoma tė
ngrira nė njė morg
Udo Dullick 5
tetor 1961
Vinfried Frendberg
mars 1986
Qė kishte provuar
ta kalonte Murin
Me balon tė ajrit
Tash njė cope
Mur
E mbėshtjellė
me porcelan
Shitet pesė
marka
Ndėrsa gurvarret e
mermerta
Notojnė turbull
nėpėr kujtesė
TĖRMET NĖ NDĖRGJEGJE
I thinjur si
bashkė reje
Shkėputur nga
vranėsirė e tejkohshme
Pranė meje ulur nė
gjunjė
Asturiasi mė thotė
Therje nė shpirt
ėshtė Peleleja
Po mė shumė portat
qė mbyllen
Dhe fjalėt
Qė smund ta
shqiptojnė dhimbjen
E nėnės qė mėkon
fėmijėn e vdekur
Fidani i vrarė nė
rrugėt e Kosovės
Ėshtė po ai fėmija
I vrarė me
paramendim nė burgun e
Guatemalės
Ai i ndien
klithmat
Si pėrplasen nėpėr
dhėmbėt e shkėmbinjve
E thėrrmohen nė
shpirt
Dhe i errėsojnė
azimutet nė ninėza
Kot mbyllen
portat sytė veshėt
Asturiasi mė
thotė
GJYMTYRĖ ME FRAKTURĖ
Zgjimi nė orėn
2,55 pėr shembull
Ėshtė mė i
tmerrshėm nga njė sulm epileptik
Nėpėr binarėt e
ngatėrruar tė trurit
Dhjetėra vagonė
pėrfytyrimesh pėrplasen
Pėr shembull
Dikush numėron
nga dhjeta deri nė njė kot
Evropa e Karl
fon Tririt fundoset nė ujė
Dorėza tė zeza
shtrėngojnė qafėn e njė fėmije
Njė grua nė
ballkon mbledh rrobat e thara
O zot ēgrua
epshndjellėse tek zė e zhvishet
Lakuriq bėn me
dorė e zgėrdhihet
Ujė i turbullt
sulmon urėn e drunjtė
Njė varg dridhet
nėn rrėnojat e frymėzimit
E shformėsohet
botė e tėrė e tij si plastmas
Nė portė trokitjet
bėhen shurdhuese nė tru
Krejt jeta
pėrplaset e thyhet si qelq
Ndėrsa akrepat
lėvizin me druajtje
Si gjymtyrė me
fraktura nė klinikė
FLETĖZ DITARI
Sot ishte ditė me
vapė qyteti
Si astmatik
pėrpilitej asfalti
Ēahej si pjepėr
unė shėtisja
Me duar nė xhepa
Me syza si tė Rej
Ēarlsit nė sy ime motėr
Mėrdhinte sot nga
ethet nė klinikė
Mė tha shpirti i
paska rrėnjėt thellė o vėlla
Shikimi i saj
mjegulluar si xham
Nga hukama
kobsjellėse
Sthoshte asgjė mė
pak se vdekja
TERAPI ME QUKAPIKĖ
Ishte njė ėndėrr
me shumė qukapikė
Qė ēukisnin tak
tak tak
Nėpėr trungjet
e ajrit tė rralluar
Njėri bėnte
ēbėnte me ēukiste nė ballė
Tak tak tak
miqėsisht
Ėshtė ora ta
pish njė tabletė Histazol
Tak tak tak nė
tru si mbi dru
Nė dhe tė huaj
ZJARRI QĖ NA PĖRTĖRIN
Tė shoh larg
Zhurmėn hapave
ua dėgjoj
Nėpėr prozhmin e
viteve
Vetmia e gjatė
Mė shpon nėpėr tru
Tek trillon
gjithfarė mrekullish
Zemrėn ma sheh si
pėrcėllohet
Nė zjarrin qė e
krijuam
Tė fshehur nga
syri i botės
Po skemi pse tė
druajmė
Pėrderisa dimė ta
rikrijojmė
Magjinė e
shėngjergjtė
ETHET
E KUJTIMEVE
Shėtitorja u
kėrrus
E mbahet si pėr
bastun
Pėr trungjet
tullace tė brirėve
Gjethet me verdhėz
Ia mbulojnė
kurrizin
Qė therje
reumatike ndjen
Derisa bėj
shėtitjen e mbrėmjes
Sa sia plas vajit
Pėr verėn e
dashurisė sė vdekur
Ndalem nė mes tė
shėtitores
Si pėr ti
mbledhur kujtimet
Nėpėr plasat e
asfaltit
Mė mirė po ti
varim si kartėmortale
Se kėshtu na i
shpiejnė nė pleh
Fshisaxhinjtė
PALIMPSEST
Orakulli i Dodonės
Taksa Ilirike
Zjarret e Pal
Emilit Itinerari i Antoninit
Mbushin sterėn e
orėve
Me ujėra tė
turbullt tė shekujve
Si mė mbiu nga
zonė e muzgėt nė ndėrgjegje
I krijuar nga
copėza tė shuara meteorėsh
Poeti anonim
Qė krijonte vargje
nė Pallatin Mbretėror
Dhoma u shndėrrua
nė shkėmb
Ku pėrplasen valet
e bardha tė Adriatikut
Dhe ora e murit nė
ninėz
Ku derdhen si rėrė
format e hėnės
Kur i thashė
hirėsisė me zė tė prerė
Qė premiera smund
tė shtyhej pėr njė betejė
Se vargjet mė mirė
nga shpatat
Dinė ta mbrojnė
Ilirinė
Atij i kėrceu
zemėrimi mbretėror
Oh ētmerr kur ta
nxjerrin me thikė
Dritėn e fundit
nga bebėzat
Peizazhin e
atdheut tė larė nė gjak
Edhe me tėrė
atė dhembje
Unė i thashė
pėrmendėsh tė 40 mijė vargjet
E Iliriadės
Po ato si trumcakė
tė trembur e tė mpirė
U shpėrndanė nėpėr
muzg
U fundosėn
bashkė me shpirtin
Vetėm atje ju
mbetet ti kėrkoni
Se zjarret pėrmbi
i bėnė shkrumb e hi
Nuk di sa herė
ndėrrojnė format e hėnės
Derisa ato copėza
meteorėsh
Mė lėnė tė kthehem
nė kohėn time
Nė kėtė antiantikė
klinike
Ku nata e acartė e
janarit ėshtė gėzof i ngrohtė
Po edhe kėto
vargje tė shkruara vonė vonė
Unė i nxjerr nė
letėr ai mi dikton
MBROJTĖSIT E ILIRISĖ
Ēgjarpėrinj
Dalin kėshtu nga
ndėrgjegja e shekujve
Si nga plasa
shkėmbinjsh
Dhe lėvizin nė
forma spirale nė forma valore
Nėpėr ajėr nėpėr
mure perde
Nėn tavolinė
Pranė kėmbėve tė
mia akull
Derisa rikrijoi
vargjet pėr Ilirinė
Hutimi ndez
reflektorėt e vet
Edhe majėn e
lapsit
Nė thimth ma
shndėrron
Dhe hapėsirėn e
tėrė nė njė rrotullimė
Janė kadmi dhe
Harmonia
Me ndonjė enigmė
tė re
Nė pleqėrinė e
tyre tė thellė
Dhe vetė Ai qė
Illit ia dhuroi fuqinė
Janė dhe bijtė e
harruar
Nga nekropolat e
Hollmit Dimalit Prishtinės
Nga kiēėt e
anijeve labeate
Nga shkopi i
Eskulapit
Monedha e Hvarit
Vijnė si mbrojtės
tė vatrės
Kėsaj hapėsire tė
prerė
Apo si shpirtėra
tė tė ndjerėve tė harruar
Qė sua kemi
shpėnė mesazhet nė vend
Vijnė si kasnecė
tė njė tjetėr ndėshkimi
Pėr dvarjen tone
Apo si shenja
Se do mbėshtillemi
me fuqi tė re
Nė vorbull tė
kėtij pėsimi
Reflektorėt e
hutimit ndezur rrinė
Dikund larg nė njė
liman tė lėnė
Edhe fanarėt e njė
vegimi
Maja e lapsit
nxjerr zėra fjalė
Qė e bėjnė thėrmia
afazinė
Dhe gjarpėrinjtė
zėnė tė kthehen
Nė hapėsirat e
ngurosura tė shekujve
Ku ata hyjnisht e
mbrojnė Ilirinė
OKTAVIANA
Ndėrron forma si
plastmasė
Kur e ndrydh e
shtrydh ndėrgjegja
Oktaviana
Nga bodrumet e
errata i ēelen kaverna
Pamjet e grave
dalmate
Tek hidhen me
fėmijėt ngryk nė flakė
Nėpėr shkallare
Mollokė tė
pėrgjakur rrokullisen
Koka tė prera me
shpatė
Karnel Scipion
Nazika, Tiberi
Dhe vetė Oktaviani
Nė kulmin qė
hepohet pozojnė
Si terminatorė tė
shprogramuar
Thonjtė e gjakosur
u prekin nė re
Thonjtė qė ia kanė
ngulur nė fyt
Si deles
Delminiumit
Amulet i krimit nė
emėr tė qytetėrimit
Ėshtė Oktaviana
Qė ndėrron forma
si plastmasė
Kur e ndrydh dhe
shtrydh ndėrgjegja
Mermerin e saj
GEMMA AUGUSTEA
Si ske njė grimė
turp
Nga ajo kapardisje
August
Qė si lakmus ta
zbulon mizorinė
Po bėri e u
rebelua Bato
Copė e grimė e bėn
atė skulpturė
E bėhesh gazi i
botės
Nė sy tė
spektatorėve
Nė Museum
Naturhistorischen
Nė Vjenė
DARDANIA
Zanė me harmoni
universi
Mbi tri dete
Qė pinė nga
gjinjtė e saj
Njėri mori emrin i
Zi
Nga mėkatet qė
mbijnė si alga
Tia kujtojnė
krimin
Homeri e pa nė
bebe tė syrit
Dhe smundi tė
nxjerrė fjalė tjetėr
Pėr Dardaninė
dimėrkeqe
Klithmat ia ndjeu
vetė Hyji
Dhe u shfaq si re
Mbi fytyrėn e saj
e tha
Bukuria qė ta
dhashė tė ndėshkon
Po unė jam ai qė
jam
Dėshmi ke farėn qė
mbolla nė ty
Me dorėn time tė
pėrjetshme
Kur e ndien ajo
klithmėn tėnde
Dhe zėrin tim
Tokė e shenjtė
SHPĖRTHIME NĖNTRUNORE
Mos
Fol
Mos
Fol
Urdhėra qė
shpėrthejnė
Si mina
E krijojnė humnera
Nė tru
Mos fol mos fol
mos fol
Tė shtėna me
paramendim
Mbi pėlhurėn
drithėritėse tė shpirtit
Derisa pret
shpėtimin
E rrėgjohet
INHIBICION
Lėshoje lapsin nga
dora
Qė dridhet
Nė vorbull tė
turbullt ku thelloma
Bluan mollokė
trishtimi
Tė zhubravitur
lėre letrėn
Nė gjenezėn e saj
Tė drurit tė
tharė
Tė mos e
gėrvish atė dregėz
Ēdo qė mė
afrohet
Mė tremb mė
tmerron*
Mbi qelbin e
mbledhur
Tė ndrydhjes sė
ėndrrave
Tė mosgjetjes sė
kuptimeve
Pėr format e reve
e tė luleve
Pėr pasqyrat e
gajasjet
Dhėmbėt e verdhė
Qė kafshojnė faqen
e pėrlotur
Fshiji djersėt e
qelbura
Mbylli sytė me
duar
Dhe lėre veten tė
zvarritet
Nėpėr mėndafshin
paqesjellės
Tė anonimitetit
Deri nė njė kokėrr
nė njė pikė
Tė padukshme tė
tejdukshme
Lapsin hej
Lėshoje nga dora
Lapsin
lėshooooooje
NJĖ
PARALAJMĖRIM
Mbi njė copėndėrr
Nga shpalosej
humnera
Nė njė hotel nė
Berlin
I kėrrusur si
pikėpyetje
E krijuar nga
gėrryerjet nė shkėmb
Mu shfaq i
pikėlluar
Po mė shfytyron
braktisja
Ikja jote po mė
thėrrmon
Si dora barbare
njė statujė
Dhoma dhe
reproduksionet nė mure
Ishin nė komė tė
thellė
Vetėm perdet
tundeshin
Si kur pėrvidhet
nėpėr to dikush
Qė tė jep njė
paralajmėrim
STĖRKALA TĖ ERRĖTA
E shoh si fundoset
ajo Atlantidė
Nga kobi e
mbėshtjellė si me membrane
Si plym larashėsh
Stėrkala tė errata
i ngrihen pėrmbi
Fėrkoj sytė
Qė mė djegin nga
era e qepėve
Dhe vezullimi i
ekranit