PĖRZGJEDHJE nga pėrmbledhjet poetike:
Netėve tė verės - «Rilindja», Prishtinė, 1982
Fusha e plagosur - «Naim Frashėri», Tiranė, 1993
Sėmundjet e botės - «Dukagjini», Pejė, 2001
Pėrpara pikės sė nisjes
Njė fėrshėllimė
A klithje
Gatitem qė tė vdes
Pa mė rėnė sėmudjet
Pastaj nuk vuaj
Deri te pika e nisjes
Kalorės
Nė fushėbetejė do t'i nisėsh kėngėt.
Mandej do tė shkruhet emri nė cep letre
Ku dinė tė tjerėt se ē'kalorės ishe,
Nė zemėr tė betejės, nė kėnd tė betejės,
Nė pararojėn e betejės, jashtė betejės.
Nė fushėbetejė do t'i ndezėsh kėngėt.
Nė fushėbetejė do tė lindin dashuritė.
Tė gjithė do tė flasin vetėm pėr dashuri.
Mbrėmjeve vasha do t'i kujtojė sytė e zez,
Arkeologėt do tė flasin pėr gjurmėt e shpatės.
Tėgjithė do tė kenė nė sy verė me lule.
Nė fushėbetejė s'do tė vdesin dashuritė.
Nė fushėvetejė do ta fitosh kalin e bardhė.
Do tė ikėsh beftė me trok tė marrė,
Rrugėt e gjata me pluhur e vapė do t'i kalosh,
Do tė
shkosh deri nė pylin e blertė,
Ta
japėsh mandatėn pėr shpatat e shtizat e ngulura n'fushė.
Nė fushėbetejė do ta shalosh kalin e bardhė.
Nė fushėbetejė do ta zhveshėsh shpatėn vezulluese,
Nė
duelin e gjatė me ushtarin e zi, me ushtarin e zi.
Do t'i
kryqėzoni shikimet, kėrcėnimet dhe afsin e gjakut.
Do t'ju
kujtohen paprmtmas malet, vendlindja,
Dhe do
tė suleni me tėrbim pėr t'i hapur varrin vetes.
Nė
fushėbetejė do tė vringėllosh shpatėn vezulluese.
Nė
fushėbetejė pėr diellin dhe nėnėn do ta dhurosh zemrėn.
Ushtari
i zi s'do tė shkelė nėpėr zemrėn tėnde.
Fusha do tė pėrgjaket, do tė kallet, do tė ndrisė.
Vetėm njė puhizė nėpėr lulėkuqe do tė shetisė fushės.
Nė fushėbetejė do tė dhurosh zemrėn pėr diellin dhe nėnėn.
Ballkani
Nė
hartėn gjografike tė Evropės Lindore
Tė
vizatuan ftohtė, me pėrpikėri.
Mėsuesi
i historisė nė klasės e fillores
Shpjegonte pėr luftėra. Ekspedita.
Kryqėzata e parė.
Kryqėzata e katėrt.
Beteja e
Kosovės
Dhe
nėpėr gryka
Shumė
luftėra, shumė prita.
Nė
Mesdhe ke futur hundėn prej dheu, prej guri.
Sa
mundėn tė ngrinė e tė rrahėn shpata e druri.
Ballkan.
Tufan. Kallkan.
Dhe nė
gryka prita.
Dhe nė
shtigje tradhti.
Ballkan.
Tufan.
Krijuar
nga uji, dheu e zjarri.
Krijuar
nga gjymtyrėt e gjaku.
Mė ranė
plumbat, mė ranė!
Mė ranė
plumbat, mė ranė
Nė jetėn time tė pluhrosur mes Ballkani,
Nė rrėnjėt e mia tė lashta, nė gjuhėn time origjinale
Mė ranė plumbat, mė ranė
Nė ballin tim tė lart nė kraharonin tim lakuriq,
Dhe hėna lėshoi gjak
Dhe
dielli im nėn re u tulat.
Ah mė
ranė plumbat, mė ranė!
Ah, mė
ranė tash dhe fjalėt, mė ranė,
Mė shumė se plumbat mė vranė!
Majė asjbergut tė vullkantė
(Motiv i parė)
Erdhe e
ngarkuar me emocion
Majė
Monblanit tė akullt, mė solle
Kėngėn e
trazuar tė fushės sė rrahur nga era,
Tė detit
tė rrahur nga stuhitė
Akoma shtator ėshtė. Kėshtu dua
Tė jetė gjithmonė: Vjeshtė
E pjekur me emocionin tėnd.
Shtatori ėshtė muaji im
I lindjes, i vdekjes, i rilindjes,
I urrejtjes, i mėrisė
I kėngės dhe dashurisė sė jetės sime pėr ty.
(Motiv i dytė)
Ike nga jugu. Ike
Me vargun e zogjve tė mi tė pikėllimit!
Mė mbeti vetėm kėnga
Pėr
fushėn e djegur,
Pėr detin nė furtunė,
Emocioni yt zjarr epshor.
Zjarr njerėzor.
Mes borės sė Monblanit,
Majė asjbergut tim hėnor,
Majė ajsbergut tim tė vullkantė.
Heshtje dhe brymė
Nė rrugėn kah kalove ti
Tash asgjė s'lėvizė, s'flet, s'merr frymė.
Nė rugėn ka kalove ti,
Mbi trotuar, mbi njerėz, mbi mendime,
Ka rėnė heshtje dhe brymė.
Ti s'mė the sėpaku njė fjalė
Nė atė rrugėn kah kalove ti
Qė tė mė mbetet si pengė, ngushėllim
Sa herė tė kaloj kėndejpari
Pėr ditėt me zjarrė,
Pėr ditėt me brymė.
Dora e saj
Ledhaton tė padukshėm brenda meje
Netėve tė verės nėpėr shiun e fushės
Arrinė deri nė dritėzat e natės sime tė paditė
Ledhaton tė padukshmėn e shekullit nė perėndim
Depėrton nėpėr aortėn e mendimit
Nuk mė lė tė qetė tė vdes nė mashtrimin tim origjinal
Gishtėrinjtė zgjojnė zeglat e padukshme tė shpirtit
Trokitja e lehtė e muzikės krijon magjinė e legjendės
Mbi kullėn time del tym i verdhė nga miti i plagosur
Kujtimi i magjishėm hijear
Mė vjen ledhatim nga dora e saj
Lulebora
(Nga njė
motiv i lashtė kurbeti)
Erė e
ngrohtė tokėsore
Na jep
fuqinė tė lulėzojmė mes acari. Nėn dėborė.
Shpėrthejmė bucat e dheut tė ngrirė
Dhe
marrim frymė nėn peshėn e ftohtė.
Luleborė,
Tė zezė,
oh tė zezė
Mes
fletėve tė bardha atė kurorė.
Unė e
luleborė,
Larg, larg vendlindjes jemi.
Tė parėt mendojmė pėr pranverėn.
ĒDo ditė bėhemi edhe mė vdektarė.
Luleborė,
Tė verdhė, oh tė verdhė
Mes fletėve tė bardha atė kurorė.
Mbi tokė dėbora po shkrihet. Shkrihet ngadalė.
Luleborė erdhi pranvera.
Ecėn koha pa u ndalur.
Dėbora s'na shkrihet nė zemra. S'na shkrihet
Me vendlindjen pa u ēmallur.
Luleborė,
Tė kuqe, oh tė kuqe
Mes fletėve tė bardha atė kurorė
1979
Vjersha e parė nė mėrgim
Kėngė e vrarė
Mbi asfaltin e zi, tė nxehtė
Shkilesh nga hapėsirat, nga largėsitė
E s'tė lanė Lepenci me lotė
E s'tė ngrohė Sharri me borė
S'tė shėron asnjė barishte nė FushėKosovė.
Kėngė e ngjallur
Nga shpirti, nga gjaku im i ngrohtė
Do tė pastroj e ledhatoj me ėndėrra
Do tė ēoj nė krifat e Lepencit
Do ta vė borėn Sharrit kurorė
Nė Fushė tė plagosur, nė FushėKosovė.
1984
Do tė vij si shiu
Do tė vij si shiu paparitmas me rrebesh
Mbi dritaren tėnde tė zemrės verės sė ngrohtė
Mbi ēarēafėt e bardhė tė mendimit tė pluskojė ujshėm
Do tė vij si shiu papritmas me rrebesh
Si shiu do tė vij pa hetueshėm nėn lėkurė tė tė futem
Nė mendime ngroht tė prekė me gishtat e padukshėm
Nė qiellin tėnd tė lotėve tė ngrirė tė pikėrrojė gėzueshėm
Si shiu do tė vij pa hetueshėm nėn lėkurė tė tė futem
Do tė vij si shiu si shiu do tė vij
Ta shuaj zjarrin e verės ta ngrohė freskun e dimrit tėnd
Krejt befasisht tė futem brenda teje tė mos dal nga aty
Do tė vij si shiu si shiu do tė vij tė krijoj ylbergėzimin
te ti
Vjen njė ditė
Vjen njė ditė
Kur dua tė vdes nė pranverė
Tė mos mė prishet rinia
Kur dua tė vdes nė vjeshtė
Tė mė jetė e bukur pleqėria
Dhe pastaj vjen
Vjenė njė ditė
Kur nė pragun e shtėpisė sonė
Do tė ketė mall pėr gjurmėt
E
kėmbėve tė tua
Dhe hijen time
Nė
shtėpinė e refugjatėve
Plepit
tė gjatė nė oborrin e vendlindjes
Po m'i
kėrcėnohet sėpata e babait!
Endėrra
ime s'ėshtė nė kėtė budrum
Me
lagėshti dhe dritare tė vogla
Sa shumė
po e shohė Fushėn e Bardhė
Para
shtėpisė sime dhe plepin e gjatė nė oborr.
Babai im
po hamendet mėngjes e mbrėmje qė ta pres nė rrėnjė
Se i kam
humbur nga sytė, nga oborri, nga rruga
Dhe po
mė numron tė vdekur,
Mė keq
se tė vrarė nga plumbi i pushkės.
Plepit
tė gjatė nė oborrin e vendlindjes
Po m'i
kėrcėnohet sėpata e babait!
Orėt e pritjes
Shpirtin ma mban gjallė njė mjegull
Njė tingull njė zė dhe njė hapėsirė
Mbushur me gjethe tė kalbura vjeshte
Rrėshqasin orėt e pritjes
Mbėshtjellur nga mjegulla
E dimrit shpirtėror
Orėt e pritjes mbėshtjellur me mjegull
Vrasin ėndrrėn pėr kopshtin nė Iliri
Mbi varrin e njomė kėndon Zog i Zi
Shkėlfitem
Nuk po vjen mėngjesi
Nga sėmundja e pritjes sė agzholit
Shkėlfitem
Kalbėzimi i natės mė rrethon
Shkoj tė flej
Pėr tė marrė frymė nė ėndėrr
Vonė vjen dita
Shkėlfitja vazhdon
Pos tė dua ētė bėj tash
Ētė bėjė tash
Pos tė tė vras
Duke tė
dashur e dashur
Pėr tė
shpėtuar nga zhvoshja
Krahėt
Ikarus i zbuloi nga dylli
Ikanakėt i pėrdorėn mrekullisht
Pėr ti shpėtuar tė vetėt nga dielli
Zemra
Pėr ēdo ditė e mė pak zemėrbardhė
Pėr ēdo ditė e mė shumė zemėrzezė
Ajo e kundėrshtarit nuk ėshtė anatomike
Ajo e kundėrshtarit tė kundėrshtarit
As anatomike as plastike
Pėrleshja ėshtė e pashmangshme
Intimitet
Sonte u torturova bashkė me ju
Tė sėmurit e botės
Shėtitėm
nėpėr zemrat tona njerėzore
Dhe pamė
duke u mposhtur nga intimitet nostalgjike
Pėr
Ferrin afėr Parajsės dhe Parajsėn afėr Ferrit
Sonte u
torturova bashkė me ju tė dashurit e mi
Nesėr do
tė bėjė njė jetė mė tė mirė filozofike
Pėr tia
bėrė tė pėrjetshme vetvetes
Hospitalizimin nė mėnyrėn imagjinative
Tė
kapluar nga sėmundjet e botės
Lulet e
zeza
Sėmundja
e botės sė pėrtejme
Ti ka
vyshkur lulet e zeza
Nė mėnyrė fantastike merr frymė
Mahiset dhembja
Si nuk pėlcet tė Martėn
Kur magjistricat janė plot me ide reale
Shtrati
i sėmundjes
Kur tė
biesh thellė
Ngrohesh me suferinė imagjinative
Pėr ta kuruar zemrėn qė prishet
Suporet tė mbetėn nė baltėrat e kohės
Nuk je mė gjeneral as i thellėsive tė territ
Dita vjen nesėr te njerėzit
Thellė nė shtratin e sėmundjes
Kultivohet njė sėmunjde e re
Pėr ta
ushqyer pėrgjithmonė imagjinatėn
Lėngatė
Sėmuresh
e lėngon nga koha jote
Rrėzbitesh ēdo ditė nėn hijen e lagėshtinė e vjeshtės
Sėmuresh
e lėngon nė mėnyrė qesharake
Vazhdimisht sėmuresh
Unė
lėngoj nga sėmundja jote
Rrėzbitesh mbi fletėn e bardhė
Qė e
pret nga unė zhvirzhėrimin e saj
Vjeshta
erdhi e ti mbylli dritaret
Ėndrra si vdekja mė e bukur
Unė sėmurem
Mė kapėrthen lėngata jote e mistershme
Nuk mund tė jetoj pa sėmundjen tėnde
Pika e nisjes
Nga fuqia e pikėve nė ajėr qėndroj nė
kėmbė
Shkoj drejt mosnjohjes sė fuqisė
Pikėnisja mė rėndon nyjet e mendimeve
Kėmbėt sharrojnė thell gravitacionit
Pika e nisjes mbarimi
Mbarimi pikėnisje
Brenda fjalėve pikėnisje e re
Pėrsėri pika e nisjes fjala
Nga bashkimi i pikėve nė ajėr
Lėvizė uji zjarri guri njeriu
Lėvizė fjala pika e nisjes
Pėr tė marrė frymė nė kėtė botė
|