Global

Metafora poetike

 

Shėnime pėr autorin

Mustafė Xhemaili, u lind mė 19 shtator 1954 nė Shkup. Shkollėn fillore e kreu fshatin Komogllavė, ndėrsa tė mesmėn nė Ferizaj. Mbaroi Degėn e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqiptare nė Fakultetin Filozofik, nė Prishtinė.  Nga viti 1976 e deri nė fillim tė vitit 1983 punoi gazetar nė Televizionin e Prishtinės. Ndėrsa nė vitin 1983 punoi gazetar nė gazetėn e pėrditshme “Rilindja”, Prishtinė. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij tė organizuar nė Lėvizjen Ilegale tė Kosovės tė viteve ‘80-ta, pėr realizimin e kėrkesės Kosova-Republikė, vazhdimisht u ndoq nga policia serbojugosllave.  Nė janarin e vitit 1984 detyrohet tė hidhet nė ilegalitet. Nė pranverėn e atij viti arratiset nga Kosova dhe kėrkon strehim politik nė Zvicėr, ku  sė bashku me familjen jeton nė kėtė shtet. Nė vitin 1982 iu botua libri i parė me poezi “Netėve tė verės”, nga shtėpia botuese “Rilindja” – Prishtinė. Po nė kėtė vit botohet Antologjia e poezisė mė tė re “Lulet nė ballkon” (nė botim tė edicionit tė “Zėrit tė rinisė» – Prishtinė), dhe pėrfaqėsohet si njėri ndėr krijuesit mė tė mirė tė Kosovės.  Pas arratisjes sė tij nė egzil, ekzemplarėt ende tė pashitur tė librit “Netėve tė verės” si dhe tė Antologjisė “Lulet nė balkon”, u ndaluan dhe u tėrhoqėn nga rrjeti i shitjes nė Kosovė. Mustafė Xhemaili, si politikan, si gazetar edhe si krijues, ishte i ndjekur, i ndaluar dhe i anatemuar nė Kosovė, qė nga viti 1980 e deri mė 1990. Libri me poezi “Fusha e plagosur”, nė botim tė Shtėpisė botuese “Naim Frashėri” – Tiranė, 1993,  ėshtė libri i dytė me poezi i kėtij krijuesi, ndėrsa librin e tretė me poezi «Sėmundjet e botės» ia botoi Shtėpia Botuese «Dukagjini», Pejė, 2001. Nė vitin 2002 iu botua libri pėr fėmijė e tė rinj «Banon ėndrra nė syrin tim», Shtėpia Botuese «Zgjimi», Ferizaj. Mustafė Xhemaili punoi gjatė kohė gazetar, redaktor e kryeredaktor edhe i disa gazetave dhe revistave qė kanė dalė nė diasporė siē ėshtė revista e mirėnjohur e viteve 80-ta «Zėri i Kosovės», pastaj kryeredaktor i revistės sė ilustruar gjithėshqiptare «Ekskluzive» tė vitit 2000, etj. Viteve tė fundit nė Zvicėr ai realizoi edhe disa dokumentarė e emisione pėr televizionet shqiptare tė Tiranės e Prishtinės, siē janė dokumentari pėr Hysen Tėrpezėn, pėr Ansamblin Kombėtar «Shota» tė Prishtinės, Programin muzikor dhe dokumentar nė DVD dhe Videokasetė me trupėn artistike tė Shkollės Shqiptare tė Vallėzimit «Shota» nė Zvicėr etj. Mustafė Xhemaili ėshtė i pėrfaqėsuar edhe nė disa antologji nė gjuhė tė huaja si «Bin Kristall zersprungen», (Albanische Lyrik und Prosa aus der Schweiz), 2000, München, Gjermani; «Poesia dal Kossovo»,1999, Nardņ, Itali; «Antologie der modernnen albanischen Lyrik“, 2003, Bykeburg, Gjermani, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 

 

Mustafė  XHEMAILI

 

Zgjedhje nga libri pėr fėmijė e tė rinj

„Banon ėndrra nė syrin tim“, „Zgjimi“- 2002, Ferizaj

 

Cikli „Kreshnikėt nė Librin e Leximit“

(Rrėfenja )

 

Vjersha

 

Vjersha ka rregulla. Me rregulla ajo merr shpirt, merr frymė.

Lexoja vargjet e Migjenit nė «Vargjet e lira». Vjersha kishte dal jasht rregullave. Sepse jasht rregullave ishte edhe koha e tij.

Megjithatė vjersha ka rregulla. Por, vlerėn e vjershės s‘e pėrcaktojnė ato. Vjershat bėhen tė mira, tė kėqia, tė ashpėra, tė rrepta, kur brenda tyre vlon jeta.

 

Lodra

 

(Lulit tė Vocėrr nė Fushė Kosovė dhe Migjenit)

 

Keni biseduar pėr njė ėndėrr. Mėsuesi tė ka buzėqeshur pa ta pėrkėdhelur kokėn. Nė kėndin tėnd tė ka mashtruar gjumi dhe ėndėrra pėr koren e misėrnikės. Dhe njė lodėr qė ke parė dje nė vitrinė. Pse nuk i shpjegove mėsuesit pėr lodrėn me luspėra tė kaltėra. Ndoshta tė kishte mėsuar ta ndėrtosh prej leckash!

Vezullimi i refleksit tė zi tė dryrit nė derėn e shkollės ta vrau shikimin? Hej! Lul! Mos u mėrrol. Ato mjegulla do tė ikin pas njė mali. Stepave. Pėrtej Karpateve. Sot ėshtė mė bukur, apo jo? Ja! E paske gjetur edhe njė vjollcė. Gishtėrinjtė, fillojnė tė shkrijnė!

Para shkollės sė mbyllur vėshtrove mbi pejsazhin e verdhė tė Fushė Kosovės. Dhe, shkove ta takosh Mėsuesin e kohės sonė pėr t‘i treguar ėndrrėn tėnde tė bukur.

Hej! Lul!

Ėndėrra jote ėshtė mė e bukura nė botė!

Pasha kokėn dhe trishtimin tėnd!

 

Bindja

 

Nėna mė tha se Mujsi, vėllai i Halyllit, i paska pasur dy zemra.

Unė nuk u binda qė nuk u binda.

Nėna mė tha se do tė rritem sa bjeshka.

I besova.

Mė tej nuk u grinda.

 

Gėrsheti

 

Gėrsheti ėshtė si bisk shelgjeje. Po mendoj pėr gėrshetin e motrės. Dje hipi nė qershi porsa erdhi prej shkollės.

Gėrsheti ėshtė edhe Flamur. Po mendoj pėr gėrshetat e Marigonės*) sė Vlorės. Ata janė valėvitur, valvitur nė erė bashkė me Flamurin.

Gėrshetat kanė format mė tė bukura dhe janė tė butė, tė butė fare. Madje unė edhe mund t‘i prekė. Vajzave mbi shpinė e nė gjokse u rrinė bukur, leht.

Nuk dua ta sjellė kėtu asnjė trishtim!

Por, ah! Gėrsheti i kėputur i Ylfete Humollit**) ėshtė plaga e Kosovės dhe e shpirtit tim.

———————————

*) Marigona — vajza qė qėndisi Flamurin Kombėtar, ndėrsa Ismail Qemali e ngriti nė Vlorė, mė 1912

**) Ylfete Humolli— nxėnėse e vrarė nė Pudujevė nga ushtria ukupuese serbe, gjatė demonstratave pėr liri kombėtare tė Kosovės, mė 1990.

Pėr shembull

 

Pėr shembull, kur themi degė, mendojmė edhe gjethet, lulet. Por kur themi luftė, mendojmė plumba dhe tė vrarė.

Pėr shembull kur themi bardh ose borė, mendojmė diēka tė ftohtė. Por kur themi zjarr mendohet diēka e ngrohtė.

Gjatė mėsimit nė klasė mėsuesi merr shembulla. Kur shpjegon pėr aeroplanė i pėrmend zogjtė. Ose anasjelltas. Pastaj kur pėrmend ndonjė kėngėtar, thotė qenka bilbil.

Unė dje vrapoja nėpėr oborr. Nėna mė tha: mos kėrce si kaproll!

 

Edhe pak fjalė pėr mollėt

 

Mollėt janė tė rrumbullakta, natyrisht.

Por njė spanjoll, na ishte piktor, i vizatonte ndryshe, ēuditėrisht!

Gjithmonė fėmijėt me mollė i mashtrojnė. Kur ata duan tė qajnė me mollė i pajtojnė. I kėpusin nga rrembi fare tė blerta dhe u thonė:

Hani se janė tė sheqerta!

Kam dėgjuar prej gjyshit, pėr ēudi! Mollėt, gjithmonė, i paskan ngrėnė fėmijėt e dhėmbėt tė rriturėve u qenkan mpi‘…

Pėr mollėt shkruajnė vjersha e rrėfime. Mollė tė kuqe, tė verdha, nė faqe tė fėmijėve. Me to janė bėrė shumė krahasime.

Kėto kėrkesa mund t‘i parashtrojė:

Mollėt tė mos pėrdoren pėr t‘i mashtruar fėmijėt. Molla ėshtė mollė. Nuk mund tė vizatohet me katėr qoshe.

Askujt tė mos i mpihen dhėmbėt. Askujt! Molla le tė pėrdoret pėr dhurata e jo pėr krahasime boshe.

 

Sytė e mendjes

 

Kjo nuk ėshtė lajthitje.

Kur jam larg shtėpisė me sytė e mendjes shoh nėnėn duke ngrėn darkė, ose duke thur ēorapė.

Me sytė e mendjes mund tė shoh gjithēka. Pėr shembull Hasin e Thatė dhe vallen e bukur nė Opojė

Ose: Skėnderbeun duke hyrė nė Krujė. I urtė. Madhėshtor!

Ose: vrasjen e Sulltan Muratit nė fushėn e gjerė tė Kosovės nga shpata e shqiptar Kopilit.

Me sytė e mendjes imagjinoj vizualisht duke rrotulluar globin si dua unė: vetėm me njė gisht!

Kėto ide duken pak fantastike.

Me sytė e mendjes shoh vetveten nė bulevard dorė pėr dore me njė mike.

Kjo nuk ėshtė lajthitje.

 

Kreshnikėt nė Librin e Leximit

 

Nė Librin tim tė Leximit ėshtė njė vjershė pėr Tanushėn e Krajlit. Tanusha paska qenė e bukur e Krajli i keq. Mujsi e Halylli kreshnikė majė kali. (Kur hidhėrohej Mujsi shkulte lisa!)

Halyllit i ikte mendja te Tanusha dhe kishte vendosur ta grabisė. I paska hypur gjokut shpinės dhe paska vrapuar nėpėr male, fusha…

Nėse nuk do tė kthehej Halylli, Mujsi me shokė ē‘do tė bėnin?

Ata janė kreshnikė. Nė luftė do tė shkonin. Do ta shpėtojnė Halyllin e Taushėn nga vdekja e shpata dhe do tė kthehen pa plagė nė Bjeshkėt e Thata…

Nė Librin tim tė Leximit ėshtė edhe vjersha pėr Tanushėn e bukur. Kreshnikėt janė ulur kėmbėkryq nė faqen pesėdhjetėepesė dhe do ta presin Halyllin e Tanushėn deri nė mėngjes.

 

Legjenda

 

Sigurisht ka dal nga koka e gjyshit tim.

Gjithmonė mė tregon pėr Rozafėn e bukur dhe fėmijėn bonjak, fėmijėn e vogėl dhe Urėn qė dridhet mbi Drinin e Bardhė.

Gjyshi mė rrėfen edhe njė baladė. Balada brenda kishte njė shtrėngatė. Kishte njė lėngatė pėr vėllain Konstandin e motrėn Doruntinė dhe Nėnėn e tyre kėrcure nė pojatė. Pastaj motėr e vėlla kishin ardhur nga larg tė pluhrosur mbi njė kalė…

Legjenda sigurisht ka dalė nga jeta e katragjyshit tim.  Dhe ja, tash, hyri edhe nė librat e mi shkollorė.

Legjendė! Ende fjalės kuptimin mirė nuk ia di. Por, vajin e foshnjės sė Rozafės — qe prekmani zemrėn - m‘u aty e ndi‘!

Legjendė! Kjo fjalė shumė e vjetėr. Prej atėherė kur kanė filluar tė shpiken kalatė, kullat, urat dhe kėto fjalė tė mėdha qė tė shėnojnė njė shekull, njė mrekulli e njė hata!

 

Teuta e Pini

 

Mbretėreshat, si mbretėreshat!

Por Teuta s‘ishte si gjithė tė tjerat ndėrsa Pini ishte fare i vogėl, djali i Mbretit Agron. Pini, shpatėn e kishte tė madhe, sa vet. Vraponte fushės pėr tė bėrė fiskulturė se fiskultura e bėnte tė fortė gur.

Pini kishte edhe mėsuesin. Prej tij merrte dituri nga tradita dhe astronomia. Kur dilte nė sheshet e gjera populli brohoriste:

Princi ynė i ri Pini!

Rroftė Pini!

Rroftė Teuta!

Ajo e merrte pėrdore Pinin e vogėl dhe ecnin ngadalė tė pėrcjellė nga populli. Aty kishte shumė fėmijė. Secili mund tė ishte princ!

Pini sa kishte mėsuar malet, fushat dhe kufijt e Ilirisė.

Romakėt suleshin me tėrbim nėpėr Adriatikun e gjerė e tė kaltėr.

Teuta shihte te Pini Udhėheqėsin trim, te populli Diellin e madh, ndėrsa thellė nė histori Ardhmėrinė e tij!

 

Topi e Mic Sokoli

 

Kjo nuk ėshtė pėrrallė.

Luftė e madhe.

Babai i gjyshit tim ishte Mici.

Ata kishin shumė halle.

Topi i Sulltanit doli nė udhė te Gryka e Caralevės. Donte t‘i ēante malet. Po mali nuk rrėzohet. Para Micit topi copėtohet.

Babai i gjyshit tim kishte parė plisin e bardhė tė Micit kah rokullisej e nga flaka e topit nuk digjej.

Sulltani kishte topa e gjyle.                                                        

Bashkėluftėtarėt e Micit kishin shpata e gjokse.

Topi dhe Mic Sokoli — kėshtu domosdo filloi kapitull historie.