Global

Metafora poetike

 

Nexhat ēoēaj

 

DOSJET  BLU

roman

Prizren

 ----------------------------------------------------------------------------------------------

PROLOG

 Orė tė tėra kishte qė Eltoni po rrokullisej nė shtrat, herė nė krahun e majtė, e herė nė tė djathtin, pa i thėnė asnjė fjalė shokut tė tij Erzenit, i cili gjithashtu ishte zgjuar dhe po rrinte i heshtuar nė shtratin tjetėr karshi Eltonit. Ndonėse, errėsira zakonisht e ndjell gjumin, pėr kėta dy, ndodhte e kundėrta. U shtohej pagjumėsia dhe u shtoheshin shqetėsimet. Asnjėri prej tyre s’e merrte guximin, qė t’i shfletonin ato qė meditonin nė errėsirė, aq mė shumė pezmatoheshin plagėt e jetės, duke i dhėnė krah edhe mė shumė emocioneve.

Eltoni, shumė herė deshi tė ngrihej nga shtrati dhe tė shikonte terrin jetėngrėnės, qė mbretėronte nė qelitė e burgut. Por, kur i kujtoheshin fjalėt e prokurorit fracez, Zhosen Brigs, qė i pat thėnė nė njė nga seancat e para, se “ Pėr ne dėshmitė, apo siē po i quani ju “shpifjet”, nuk janė gjė tjetėr, veēse tė vėrteta, qė peshojnė mė shumė se lufta dhe gjaku juaj... ”, sikur e kapte njė tmerr edhe mė i madh dhe sėrish vazhdonte rrotullimin nėpėr shtrat qė nga e para, pėr tė vazhduar torturėn shpirtėrore.

- Ende s’tė mori gjumi? – ishte pyetja e parė e Eltonit, qė ia bėri Erzenit, prej se ishin kthyer nga salla e gjyqit.

 - E ku tė merr gjumi, kur errėsira po mė topitė si ēekan, - ia ktheu Erzeni.

- A mos po tė duket edhe ty, se dikush tjetėr ėshtė mbėshtjellur me lėkurėn tėnde?!

- Kjo do tė ishte edhe pėrgjigja mė e mirė pėr ne dhe pėr banorėt e mbretėrisė sė errėsirės, pasi qė drita po vritet nga njerėzit tanė dhe kot e kemi tė shpresojmė se hidrocentrali i gjakut tė dėshmorėve, mund ta ndriqojė kėtė errėsirė. Me vetėdėshirė, populli ynė po futet nė tė.

- Pse populli, ē’lidhje ka populli me kėtė punė?!

- A nuk e tė kujtohet zėdhėnėsja e UNMIK-ut, zonja Manuel, e cila tha se nė arrestimin e pjestarėve tė TMK-sė po i ndihmon edhe populli.

- E dėgjova, por nuk ma merr mendja se thėnia e saj qėndron krejt ashtu. Edhe ajo ėshtė njėra ndėr praktikantet e politikės qė kursin e ka kryer nė Beograd.

- Po tė mos jetė kėshtu, as ne nuk do tė ishim kėtu, e as ata pas nesh, tė cilėt do t’i zėnė vendet tona nė hetuesi.

- Dhe?

- Dhe po vėrtetohet mendimi i Paulit, qė na pat thėnė gjatė luftės se “ ju shqiptarėt, dalloni nga njerėzit tjerė tė botės, sepse dėshironi t’i njihni tė tjerėt, pa e njohur vetveten. Prandaj, mirė do tė bėnit, sikur tė filloni ta njihni vetveten, sepse kjo do t’ju hakmerret herėt a vonė ”.

- Po atėherė, kush ka tė drejtė nė kėtė mes, ne, apo ata, qė shpifėn pėr ne. Apo, ndoshta ata qė u besuan atyre shpifjeve?

- Nė kėtė kohė, tė gjithė kemi tė drejtė!

- Si tė gjithė?!

- Sepse koha ėshtė e tė gjithėve dhe tė gjithė duhet t’i shijojnė frytet e kėsaj lirie.

- Pėr cilėn liri e ke fjalėn?

- Pėr atė qė e ėndėrronim gjatė ditėve sa ishim nė male.

- Mendova se po flet pėr lirinė qė sot po mbretėron nė Kosovė!

- Edhe kėsaj i thonė liri, pėrndryshe edhe ne do tė ishim pranė familjes sonė!

- Nuk besoj se do tė ketė liri nė kėtė vend, pėrderisa shqiptarėt flasin me gjuhėn e Luc Bergerit e tė shumė tė tjerėve, qė pėr interesa tė vendeve tė tyre, janė nė gjendje t’i blejnė ndjenjat e shqiptarėve me ēmimin mė tė ulėt se falas.

- Pėr kėtė, thashė se lira ėshtė e shtrenjtė dhe e madhe. Nė kėtė liri, njerėzit shiten lirshėm edhe pėr ato ēėshtje qė u ndalohet dalja e tyre nė treg.

- Disa po mendojnė se fytyra e njeriut ėshtė e madhe, nė tė cilėn mund tė mbjellėsh, helm dhe ilaē, pėr ta helmuar vetveten, e pėr ta shėruar armikun.

- A thua nesėr, ēfarė do tė ndodhė me ne? A do tė arrijnė avokatėt tanė, qė ta bindin trupin gjykues pėr montimet e akuzave tona? - pyeti Erzeni.

- Jam mėse i sigurtė, Erzen, se sonte ėshtė nata e fundit qė po e kalojmė nė burg. Tė gjitha montimeve do tu vijė fundi, atėherė kur njėri nga avokatėt tanė do t’ua dorėzojė “dosjet blu” trupit gjykues, - tha Eltoni dhe vazhdoi:

– Po mė duket se po e dėgjoj zėrin e kryetares, duke pranuar publikisht se dėshmitė e deponuara tė kėtij procesi, paskan qenė tė montuara dhe tė nixtura pėr motive politike, “Andaj, publikisht u kėrkojmė falje tė akuzuarve dhe me kėtė rast e shpalli tė mbyllur kėtė proces gjyqėsor, duke e vėrtetuar pafajsinė e tyre ”, - fliste Eltoni duke imituar gjyqtaren, Elta Kalstrin.

- Ndėrsa unė sikur nuk po u besoj shumė atyre dosjeve, ndoshta nga fakti se nuk kam pasur kėnaqėsinė t’i shoh vetė ato, - ndėrhyri Erzeni.

- Do tė bindesh nesėr, kur prokurorit francez, Zhosen Brigs, do t’i dalin nė shesh gėnjeshtrat e eprorit tė tij!

- Po nė punė, a thua do tė mund tė kthehemi?

- S’e besoj!

- Pėr arsye tė mos kthehemi nė punė,  meqė pėr asgjė nuk jemi fajtorė?

- Ndoshta, edhe kėtu qėndron edhe esenca e kėtyre proceseve tė montuara qė ta zbrazin kalanė mbrojtėse tė TMK-sė, duke na etiketuar njė nga njė…

Pasi u morėn vesh, qė nesėr asnjėri prej tyre tė mos flasė qoftė edhe njė fjalė, pas fjalės sė avokatėve, pos nėse ata kėrkojnė nga kėta. Eltonin dhe Erzenin i zuri gjumi, tė bindur se kjo natė do tė ishte e fundit e tyre nė kėtė burg dhe larg familjes sė tyre.

 

PJESA E PARĖ

 

- Mirė se keni ardhur, tė nderuar miq, - tha Merxhan Uizerku, duke e ngritur gotėn me shampanjė, tė cilėn e nxori nga vitrina, dhe iu afrua tyezės sė shtruar pikėrisht pėr kėtė takim.

Pas kėsaj pėrshėndetje, ngjashėm me Merxhan Uizerkėn, vepruan edhe tė tjerėt duke i cakrruar gotat pėr miqtė e ardhur nė kėtė takim. Ky takim, ndonėse ishte paraparė pėr mė herėt, u organizua nė tė njėtėn shtėpi, ku ishin takuar edhe para njė viti po pėr tė njejtin qėllim. Nė mesin e shokėve mė tė besuar tė nikoqirit Merxhan Uizerkės, ishte Besnik Shala, Avdi Uka dhe Valdet Isufi, ndėrsa nė grupin e shokėve tė Luc Bergerit, ishte njė gjyqtar, njėherit pėrfaqėsues i sigurimit tė ambasadės franceze nė Beograd dhe njė tjetėr mik i Bergerit.

- Nuk e prisja, zoti Merxhan njė situatė tė kėtillė, qė tė vinte nė Kosovė kaq shpejt, pasi qė ndodhi ēdo gjė mė ndryshe nga ato pėr tė cilat patėm biseduar para fillimit tė luftės. Nė mos gabohem edhe gjatė luftės patėm biseduar pėrmes njė bisede telefonike nga Franca, apo nga Beogradi,- tha Luc Berger, pasi e piu pėrgjysmė gotėn e shampanjės.

- As ne nuk kemi shpresuar, se nė kėtė mėnyrė do tė ēlirohet vendi. Ishim tė bindur se luftrat nuk janė prespektiva e asnjė vendi, por pėrkundrazi ato e shkatėrrojnė ēdo vend dhe popull, - ia ktheu Merxhani, Luc Bergerit.

- Kėshtu duhet tė mendoni edhe nė tė ardhmen, poqese dėshironi qė edhe mė tej tė shikoheni me sy tė mirė, jo vetėm nga ne francezėt, por edhe nga tė tjerėt qė sot gjenden nė Kosovė.

- Ashtu do tė dėshironim qė tė jetė, por me gjasė shpresat tona kanė perenduar me tė zbritur nga malet ushtarėt e UĒK-sė, tė cilėt nė fakt po gėzojnė autoritet nė popull. Ndėrsa ne, kanė filluar tė na shohin me njė sy krejt tjetėr, - plotėsoi Merxhan Uizerka.

 - Kjo varet nga ju, se sa do tė angazhoheni nė tė ardhmen, qė jeta e atij autoriteti tė zgjasė. Por tė jeni tė bindur se tash keni mundėsi mė tė madhe nė organizimin e sandazheve kundėr ushtarėve, qoftė nė zbehjen e vlerave tė luftės, qoftė nė nxjerrjen e tyre para gjyqit, pėr mos pėrfilljen e vullnetit tuaj politik. Sepse ne nuk shohim ndonjė prespektivė pėrmes tyre, aq mė pak ne francezėt. Vetėm  amerikanėt, ende janė tė bindur se ushtarėt e UĒK-sė dhe udhėheqėsit e tyre, janė pala me tė cilėt mund tė bisedohet. Ndėrsa ne dhe italianėt, jemi tė bindur se me ju mund ta zbehim ndikimin e tyre pėr njė kohė tė shkurtėr, - tha Luc Berger, fytyrėn e tė cilit e mbuloi njė buzėqeshje pas shqiptimit tė kėtyre fjalėve.

- Nuk e besoj, se mund tė ndodhė njė mrekulli e tillė tė paktėn pėr momentin, - ndėrhyri Merxhan Uizerku dhe shtoi :

- Punėt janė duke shkuar nė atė drejtim sa, ose edhe nė ta pranojmė luftėn dhe sukseset e saj, ose skajshmėrisht tė mbesim nė rrugėn tonė, sepse liria ka ardhur falė angazhimit tonė politik.

- Ėshtė fakt, se me shpejtėsi nuk mund tė ndryshohet asgjė. Ne, qė sonte duhet tė bisedojmė pėr shumė gjėra, kurorėzimi i tė cilave duhet tė mos bie nė sy, as nga ana e popullit, e as nga tė huajt nė mėnyrė qė tė mos lind kurrfarė dyshimi, - ia ktheu Bergeri.

- Ne siē ju thashė, jemi nė ethe edhe tė shetisim tė lirė, e lėre mė tė kurorėzojmė ndonjė veprim, qė thoni ju, zoti Berger,- ndėrhyri Merxhan Uizerku.

- Aq mė mirė qė ndiheni tė frikėsuar, sepse shqetėsimet tuaja reflektohen nė popull. Nė anėn tjetėr, ju duhet tė angazhoheni nė realizmin e projekteve qė i kemi planifikuar, pėr tė cilat sonte do tė bisedojmė. Kuptohet fillimisht nė vija tė trasha, ndėrsa pėr hollėsira do tė kontaktojmė herėt tjera, pasi qė kėtė herė do t’i kemi edhe tė shkruara disa nga udhėzimet dhe propozimet tona konkrete,- tha Luc Bergeri dhe ia dorėzoi Merxhan Uizerkės njė zarf tė trashė ngjyrė blu.

- Do tė thotė, kėtu janė tė gjitha ato tė cilat i kėrkuam nga ju? – u ngut tė pyes Merxhan Uizerka.

- Po edhe pos disa gjėrave qė keni kėrkuar, kėtu i keni edhe disa shtojca, qė po deshėt ju mund t’i elaboroni edhe mė hollėsisht. Besoj, se i ndihmojnė kėsaj ēėshtje nė mėnyrė mė profesionale, meqė tė gjitha kėto janė tė pėrgatitura nga ekspertėt mė tė njohur qė kemi nė Francė.

- Falemnderit shumė!- tha Merxhan Uizerka, pasi ia dha zarfin e kaltėr ta mbante Besnik Shala.

 - Mua mė la pėrshtypje ēėshtja se ju keni filluar tė mos e ndieni veten tė sigurtė?- u ngut ta merrte pėrsėri fjalėn Luc Berger pėr ta vazhduar bisedėn lidhur me atė ēėshtje qė bėnte fjalė edhe strategjia e dosjes, dosje tė cilėn sapo ia dorėzoi mikut tė tij.

- Me thėnė tė vėrtetėn, po, - ia ktheu Merxhan Uizerka, duke e kuptuar plotėsisht qėllimin e bisedės.

- Unė do tė shtoja se edhe nėse e ndieni veten tė sigurtė, duhet tė paraqiteni se po frikėsoheni. Madje, se jeni tė rrezikuar nga njerėzit e malit, por jo tė gjithė. Por disa duhet t’i keni, qė do tė shoqėrohen me ta, por qė tė jenė ata ndėr mė tė besuarit. Puna e tyre ėshtė shumė e rėndėsishme pėr pėrmbushjen e pikave strategjike tė kėrkesave qė i keni kėtu nė udhėzimet qė ua dorėzova.

- Mė falni qė po ndėrhyj, por desha tė di se a ka nevojė qė tė shikohen kėto pika orjentuese e strategjike edhe nė aspektin juridik? - ndėrhyri tė pyes Besnik Shala, qė i rrinte pėrkrah Merxhan Uizerkės.

- Disa nga pikat janė shumė tė ngutshme, qė kėrkojnė nė plan tė parė, pikėrisht mbėshtetje tė fortė juridike, - u pėrgjigj Berger dhe pa pushuar fare vazhdoi :

 – Mė falni, por desha tė di se ēfarė jeni ju me profesion? – iu drejtua Besnikut.

- Jurist.

- Shumė mirė. Atėherė kėto ēėshtje, mė tepėr paskan tė bėjnė me juve pas fazės sė parė. Ndėrsa pėr ndihmė profesionale, kėtu me mua ėshtė edhe zoti Shvic, pėrfaqėsues i sektorit tė sigurimit nė ambasadėn tonė nė Beograd. Ai ka njė pėrvojė tė madhe dhe tė bujshme nė fushėn e juridiksionit, - tha Luc Berger duke ia prezentuar juristin Shvic Besnik Shalės.

- Edhe nga ana jonė, mund t'ju them zoti Berger, se zoti Shala ėshtė njeriu mė i pėrgatitur nė kėtė profesion, - plotėsoi Merxhan Uizerka.

- Mė vjen mirė dhe pėr ēdo gjė do tė merreni vesh me zotin Shvircin. Ai ėshtė nė kontakt tė vazhdueshme me shokėt e tij mė tė ngushtė, qė tė pranojnė tė vijnė nė Kosovė nė administratėn e UNMIK-ut, pėrkatėsisht nė shtyllėn e drejtėsisė. Ata do tė punojnė kėtu qoftė si gjyqtarė, qoftė si prokurorė, - tha Berger duke iu drejtuar Besnik Shalės.

- Mirė do tė ishte sikur disa nga kėta miq tė kėrkojnė qė tė vijnė edhe nė qytetin e L, sepse edhe kryeadministratori ėshtė nga Franca.

- Gjithēka qė varet nga ne do tė jetė nė shėrbim tuaj. Por edhe nga ana juaj, duhet tė jetė gadishmėria pėr bashkėpunim, sepse pėr ndryshe ne s’mund tė bėjmė asgjė!

Pas kėtij dialogu tė shkurtėr nė mes tė Besnikut dhe Luc Bergerit, Besniku dhe Shvic, u ndanė nga tė tjerėt dhe filluan tė bisedojnė nė mes tyre pėr detajet e udhėzimeve dhe pėr formėn e bashkėpunimit tė mėtejmė nė mes tyre.

- Ē'ėshtė e vėrteta, sapo tė kthehem nė Beograd do tė pėrpiqem qė t’ju krijoi njė mundėsi qė ju vetė tė vini atje dhe tė bisedoni pėr tė gjitha shėnimet pėr ata persona qė ju planifikoni tė merret drejtėsia me ta! – shtoi Shvic, pas njė konsultimi tė gjatė me Besnikun.

- Kėtu nė Kosovė, ka shumė njerėz tė malit qė duhet tė merret drejtėsia me ta, por si punė mė e ngutėshme do tė ishte qė tė interesohemi pėr disa prej tyre, tė cilėt kanė mė shumė ndikim nė popull, - u pėrgjegj Besniku duke e vėnė buzėn nė gaz.

- Pavarsisht se pėr sa persona do tė jeni tė interesuar tė mbledhni tė dhėna, pėrsėri mbroj mendimin qė listėn e atyre ta merrni me vete kur tė vini nė Beograd. Ndėrkohė, miqtė tanė do tė na ndihmojnė, nėse jo pėr hatrin tuaj, atėherė pėr hatrin tonė me siguri se po, - plotėsoi zoti Shvic.

- T'ju them tė vėrtetėn, unė me disa prej tė cilėve edhe tani i ruaj kontaktet nė forma tė ndryshme por nuk dua qė tė takohemi pikėrisht nė Beograd me ta pėr shumė arsye, - shtoi Besniku.

- Aq mė mirė do tė ishte edhe pėr ne, sikur takimet tė mbahen nė ndonjė vend tjetėr pėr tė mos lėnė gjurmė pėr dyshim para opinionit, - u pajtua zoti Shvic.

Nė anėn tjetėr, biseda nė mes Merxhan Uizerkės dhe Luc Bergerit, vazhdoi duke i dhėnė secili arsyet e veta tė rėndėsisė sė kėtij takimi.

- Tė gjitha kėto i kemi tė qarta, zoti Berger, por e kemi paksa tė vėshtirė rrugėn qė tė depėrtojmė nė mesin e tyre! – shfaqi mendimin e tij me zė shterrues Merxhan Uizerka.

- Siē u kemi thėnė edhe mė herėt, kreu ushtarak sė shpejti do tė shndėrrohet nė parti politike. Prandaj, vakumin e krijuar me atė rast ju nė bashkėpunim me njerėzit tanė duhet ta shfrytėzoni maksimalisht. Ja pėr shembull, unė propozoj qė nė ditėt e para t’i adresoni njerėzit tuaj nė partitė qė do tė formohen. Por, kėtu duhet tė keni kujdes, qė me ata njerėz, ju tė mos keni kontakte publike, ose tė shtireni sikurse i pėrbuzni thjesht pėr gjoja ndėrrimin e bindjeve tė tyre politike, - sqaroi Luc Bergeri.

- Mendoni, se mund tė kemi sukses nė kėtė drejtim? - pyeti i shqetėsuar Merxhan Uizerku.

- Sukseset me siguri se s’do tė mungojnė nėse ata njerėz shpėrblehen mirė!

- Pėr momentin, nuk kemi mundėsi, sepse nuk kemi mjete materiale, - shtoi Merxhan Uizerka.

- Pėr kėtė ēėshtje, ju nuk keni pse mendoni, sepse do ta keni pėrkrahjen dhe ndihmėn tonė, - ia ktheu Luc Berger.

- Tė falemnderit pėr sugjerimet dhe shpresojmė se kėto premtime edhe do t’i realizoni, nė mėnyrė qė ne t’i vazhdojmė angazhimet tona atje ku kemi shprese se edhe rezultatet nuk do tė mungojnė! – u shpreh Merxhani.

- Nė sajė tė kėsaj qė thamė, ju mund ta zgjeroni edhe listėn e personave qė mendoni se kanė ushtruar dhunė nė popull duke i pėrfshirė kėtu edhe ata qė kanė ndikim nė opinion nė zbehjen e orientimeve tuaja politike, - shtoi Berger.

- Lufta, me gjasė, i ka pėrbirė tė gjitha planet tona tė sė kaluarės, - ndėrhyri shpejt Merxhani.

- Mė falni qė po ndėrhyjė, por dua t’jua pėrkujtoj edhe njė herė se nocionin luftė nga ana juaj, nuk duhet ta pėrdorni fare. Sepse me kėtė i shfajėsoni njerėzit qė i apostrofoni nė listat, lista tė cilat do tė jenė tė gatshme deri nė fillim tė shtatorit tė kėtij viti. Prandaj, nė vend tė luftės duhet ta pėrdorni fjalėn konflikt, zėnkė, mosmarrėveshje, apo me ndonjė shprehje tjetėr. Gjithashtu, kujdes duhet tė keni edhe me nocionin dėshmor, sepse me kėtė nocion mund tė manipuloni vetėm nė raste tepėr tė rralla, para ndonjė audotiriumi tė ngushtė vendor, ndėrsa aty ku ju dėgjojnė tė huajt, kurrė. Sepse nocioni dėshmor, idetifikohet me luftėn dhe mund tė rrėshqitni keq nga pozicioni qė keni dhe qė mendoni ta keni nė tė ardhmen, - plotėsoi Luc Berger.

- Po si t’i quajmė ata qė vdiqėn gjatė konfliktit?

- Edhe pse e keni tė sqaruar nė udhėzimet qė ua dorėzova, po jua them se nocionin dėshmor duhet ta zėvendėsoni me nocionin viktimė. Nė kėtė nocion mund tė pėrfshihen edhe tė tjerėt, pra edhe joshqiptarėt. Vetėm nė kėtė mėnyrė, ju do tė jeni tė pėrkrahur dhe tė ndihmuar nga ndėrkombėtarėt.

- A mos ndoshta me kėto nocione, e rrezikojmė subjektin tonė politik dhe qėllimet tona?!

- Pėrkundrazi, kjo ju ndihmon. Madje aq mė mirė do tė ishte sikur dikush nga ju tė jetė i kėrcėnuar nga dikush, sepse do tė kėrkoni mbrojtje, jo me njė herė, por mė vonė. Populli pyet se pse po ndodhė kėshtu, pse po i ruajnė, nga kush, nga se po u ruakan, etj, - tha Berger dhe vazhdoi i qetė:

- Duke qenė mė afėr ndėrkombėtarėve, ju do tė jeni edhe mė afėr sigurimeve tė tyre. Ju mė vonė do t’u krijohen mundėsi tė bashkėpunoni me ta pėr t’i larguar digat nė rrugėn tuaj, e pse jo pėr t’i ngarkuar me faj edhe personat e listave, pavarėsisht nga gjeneza e atyre ngjarjeve.

- Po si tė arsyetohemi para subjekteve tjera politike - pyeti Merxhani.

Biseda me zotin Luc Berger do tė kishte vazhduar edhe mė tej, sikur njė pėrcjellės i tij tė mos i kishte treguar se po e kėrkonin. Biseda telefonike qė bėri Luc Bergeri, me njė herė i dha kahje tjetėr bisedės dhe takimit tė tyre. Mee gjasė, tė gjitha sqarimet fillestare ishin dhėnė. Tani ata duhet tė bėnin biseda tė lira. Biseda nuk ishte ndėrprerė edhe pa qėllim, ashtu siē nuk ishte bėrė thirrja e paqėllimtė. Meqė pas pak kohe, zoti Berger telefonin satelitor ia dhuroi zotit Merxhan Uizerkės duke i sqaruar mundėsitė e telefonit.

Pak para se tė afrohej koha e orės policore, u ndanė me njėri tjetrin duke i shtėrnguar duart dhe duke e falenderuar pėr mirėkuptim tė plotė. Tė dy grupet, u ndanė tė kėnaqur nga rrjedha e bisedimeve, meqė ēdo gjė shkoi ashtu siē kishte planifikuar zoti Luc Berger.

Mė i pakėnaqur nga ky takim, u nda Avdi Uka, i cili edhe kur shkoi nė shtėpi, nuk arriti t’i zbėrthente tė gjitha detajet e bisedave e as tė atyre udhėzimeve, tė cilat, jo vetėm se nuk i pėlqyen, por iu dukėn se ishin nė kundėrshtim me ndjenjat e tij.

 

 

 * * *

 

Monotoninė e ditėve tė gjata tė atij fillim gushti tė vitit 1999, e thyen udhėzimet pėr kompletimin e dosjeve, qė parėmbrėmė ia dorėzoi zoti Luc Berger me bashkėpunėtorėt e tij.

Merxhan Uizerku, pasi shfletoi pėr herė tė katėrt udhėzimet e Luc Bergerit, mori frymė lirshėm. Atij iu bė se nuk po mund tė ngopej me frymė sikur tė kishte vrapuar gjithė ditėn. Ndoshta kėtė ia sillnin edhe ditėt e gjata, qė i kalonte i mbyllur nė dhomėn e tij tė punės, me pėrjashtim tė atyre momenteve kur atė e vizitonte dikush nga shokėt, apo nganjėherė qetėsinė ia prishte edhe zilja e telefonit.

“Siē duket, mė nė fund, diēka do tė bėhet....”-, i tha vetes pėr t’i dhėnė shpresė nė kryerjen e obligimeve qė i kishte pranuar. Ai do tė mendonte edhe mė gjatė pėr kėto udhėzime, sikur dikush tė mos e kishte thirrė nė telefon. Merxhani, nė fakt nė kėtė kohė e priste njė thirrje telefonike ku do t’i tregonte pėr pėrmbajtjen e udhėzimeve, meqė ua kishte bėrė me dije shokėve, se gjatė dy – tre ditėve, do t’i studionte nė hollėsi tė gjitha udhėzimet. Por, udhėzimet ishin aq tė vėshtira pėr tu kryer, sa ai vetė mendoi se nė kėtė drejtim duhet angazhuar njė batalion njerėzish tė besueshėm. Duke menduar pėr stafin e kėtij batalioni qė do tė merrej me realizimin e kėtyre qėllimeve, ai u nis drejt vendit ku qėndronte telefoni i cili vazhdonte tė cingėrronte.

- Alo, me kė kam nderin tė bisedoj? – u dėgjua zėri i shterrur i Merxhanit. Edhe ai vetė u ēudit nė ngjyrėn e zėrit tė tij, meqė kishte orė tė tėra qė s’kishte ndėrruar me askėnd asnjė fjalė.

- Jemi, ne...,- e dėgjoi zėrin qė i erdhi pėrmes receptorit.

 - Sa mirė bėtė qė mė morėt nė telefon? – iu pėrgjigj Merxhani zėrit.

- Tė kėrkojnė tė sekretarisė sė partisė. A keni mundėsi tė lidheni me ta, sepse kanė nevojė pėr njė punė urgjente? – u dėgjua pėrsėri zėri.

- Pse kemi diēka tė re?

- Jo, jo, ēdo gjė me tė vjetrat.

- Prandaj edhe e mora mundimin qė t’ju telefonoj, duke shpresuar se do ta kem kėnaqėsinė edhe tė mėsoj ndonjė tė re nga ju zoti Merxhan, - i tha pėrsėri zėri .

- Nė fakt, po pėrgatisim njė plan tė ri tė punės, porse ky plan do njė pėrkushtim tė madh, sepse fjala ėshtė pėr njė punė serioze, sukseset e sė cilės do tė duken pas disa muajve e ndoshta edhe pas njė viti e mė shumė.

- Pėr ē’punė e keni fjalėn, zoti Merxhan?

- Pėr njė projekt bashkėpunimi me strukturat ndėrkombėtare. Mė konkretisht rreth riaktivizimit tė bashkėpunimit me ato struktura qė kemi qenė tė lidhur edhe para luftės,- sqaroi Merxhani.

- Po ju jeni ankuar, se po qėndroni tė mbyllur dhe nuk po kontaktoni me njeri?!

- Ashtu ėshtė nė tė vėrtetė, por ja se nėse ne mendojmė ta vazhdojmė gjumin, tė tjerėt nuk na lėnė tė flejmė dhe na stimulojnė qė tė zgjohemi, sepse...

- Mirė, mirė, po pėr ēfarė ėshtė fjala?

- Shumė shpejt do ta kuptoni. Ende nuk e kam pėrfunduar gjithė punėn qė duhet bėrė lidhur me kėtė projekt.

- Ju sigurisht do tė na njoftoni lidhur me punėn qė paskeni filluar tė merreni?

- Me siguri, sepse nė tė kundėrtėn nuk do tė arrijmė asnjė efekt tė duhur.

- A mos ėshtė fjala pėr listat e shkatėrrimeve dhe tė vrasjeve tė popullsisė - pyeti zėri.

- Jo, ore se pėr ato ka kush kujdeset. Fjala ėshtė krejtėsisht njė ēėshtje tjetėr. Pėrmes telefonit, nuk mund ta publikoj idenė dhe qėllimin e kėtij projekti.

- Sido qė tė jetė, na njoftoni pėr atė projekt, por mė lejoni t'ju pyes se pėr cilėn ditė jeni tė gatshėm tė vini pėr ta caktuar njė takim - u dėgjua zėri pėrmes receptorit.

- Kur ju tė jeni tė gatshėm, mund ta caktoni takimin, pasiqė unė jam i gatshėm qė sonte tė jem atje, - iu pėrgjegj Merxhani zėrit.

Pasi e caktuan takimin, Merxhani u nis pėr nė dhomėn e tij tė punės dhe pa i bėrė as tre hapa nė drejtim tė dhomės, iu kujtua njė pjesė e udhėzimeve qė kishte tė bėnte me dėshmitė e rrejshme pėr pjestarėt e UĒK-sė. “Ėshtė njė lojė e rėndė kjo qė po kėrkojnė miqtė tanė dhe nuk e di se a do tė kem lojtarė aq tė mirė pėr t’i bėrė ballė kėtij projekti. Meqė i kam premtuar Luc Bergerit, me gjasė, rolin kryesor duhet ta luaj unė dhe vetėm unė. Prandaj, mirė ėshtė sikur tė mos e zgjeroj aq shumė rrjetin, sepse fare lehtė mund tė mbėshtillem nė atė rrjet” – i tha vetes dhe pa u hamendur fare, shėnoi disa fjalė nė fletorėn e shėnimeve intime.

Merxhan Uizerku, pasi i rradhiti nė fletoren e tij disa nga pikat kryesore tė udhėzimeve nė lidhje me dosjet, pėr njė moment iu kujtua njė mendim qė ia kishte shfaqur zoti Luc Berger nė momentin e ndarjes, “qė udhėzimet e deshifruara dhe tė pėrkthyera nė shqip, duhet tė shumėzohen dhe tė shpėrndahen nė tė gjitha pjesėt e Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos mbesin tė zbatueshme vetėm nė njė pjesė”. Merxhan Uizerku, pėr ta bėrė kėtė kėshillė realitet, vendosi qė ta thėrras njėrin ndėr miqtė e tij mė tė besueshėm. Andaj, fare pa menduar mė gjatė, u ngrit nė kėmbė dhe iu afrua telefonit. Duke e shtėrnguar fort me dorėn e majtė receptorin e telefonit dhe me dorėn e djathtė nisi t’i sjellė numrat e telefonit tė Besnik Shalės.

Ishte gadi nė tė pėrfunduar dita e atij fundgushti, kur nė derė ia bėhu ish avokati Besnik Shala, me tė cilin pak mė parė bisedoi.

- Pėrse mė kėrkuat me kaq urgjencė, zoti kryetar? - pyeti avokati, pasi u pėrshėndet me Merxhan Uizerkun.

- Tė kėrkova, sepse kam njė punė tė rėndėsishme dhe ndihma juaj mė duhet mė shumė se kurrė.

- Lidhur me ēka ėshtė fjala?!

- Do tė sqaroj, sapo tė ulemi rrafsh!

- A mos ju ka kėrcėnuar kush?- pyeti me ngut Besnik Shala.

- Jo, jo, por puna pėr ēka tė kam ftuar, ėshtė mė e rėndėsishme se ēdo gjė tjetėr. Ajo ka tė bėjė me mua si individ, - sqaroi Merxhani.

- E keni fjalėn pėr udhėzimet, qė ua dha zoti Berger para ca netėsh?

- Pikėrisht pėr ato ėshtė fjala.

- Dhe ?

- Dhe na duhet urgjentisht, qė pėrkthimet t’i shumėzojmė dhe t’ua pėrcjellim edhe shokėve sa mė shpejt.

- Po kjo qenka punė shumė e lehtė.

- Ashtu do tė doja tė jetė edhe unė, por mendoj se ka mbetur edhe pak punė pėr t’u bėrė nė kėtė drejtim. Kryesisht ata kanė tė bėjnė me ēėshtjet juridike pėr tė cilat jam i bindur se edhe ju keni menduar pas bisedės qė e patėt me zotin Shvic atė natė.

Besnik Shala, pasi ua lėshoi njė sy letrave qė gjendeshin mbi tavolinėn e punės tė Merxhan Uizerkės, nuk pa ndonjė kontekst juridik dhe shtoi:

- Nuk besoj se nė kėto qė i pashė, ka diēka tė paqartė?

- Shiko i dashur, ēėshtja ėshtė mė e thellė se sa e parashihni ju. Sė pari, do tė ndalesha tek ato ēėshtje, qė ju juristėt i quani bazė juridike, e pastaj tė shohim tė tjerat, - filloi Merxhani.

- Ju ēdo herė shfaqni dyshim nė aftėsitė tona, por do tė bindeni se e keni gabim, - u pėrgjegj Besniku.

- Do tė doja qė vėrtetė tė jem gabim nė kėto raste, por e dini si ėshtė puna? Unė disi nuk po mund tė besoj se mund t’i ndjekė drejtėsia, ata tė cilėt vėrtetė kanė pasė tė drejtė qė tė ngrihen nė luftė! - shfaqi dyshimin para Besnikut Merxhan Uizerka.

- Vėrtetė ndoshta kanė pasė tė drejtė, por mos harroni se edhe ne kemi pasė tė drejtė. Liria vjen pėrmes dialogut, e jo pėrmes grykės sė pushkės. Dhe sė fundi, a nuk ndodhi tani pas luftės ēdo gjė, ashtu siē ne proklamonim? Pastaj, vijės sonė i kanė ndihmuar shumė edhe vrasjet e shumė shqiptarėve, qė u gjetėn nė bashkėpunim tė hapur me serbėt gjatė ditėve tė luftės.

- Por, mos harroni, se pikėrisht dalja nė mbrojtje e tyre nga ana jonė, ne mund tė na shkaktojė shumė probleme, sepse nė fakt shqiptarėt e vrarė nga UĒK-ja ishin bashkėpuntorė tė Serbisė, - shtoi Merxhan Uizerka.

- E ēka mendoni ju qė tė bėjmė ne? Tė heshim dhe ardhmėrinė tonė t’ia lėjmė mėshirės sė kohės, apo njerėzve tė malit?

- Nė asnjė mėnyrė mėshirės, por punės sonė tė deritashme dhe tė asaj qė do ta bėjmė edhe nė vazhdim.

- Por ja se fati i ardhmėrisė sonė, po varet pikėrisht nga lėshimet e tyre qė i kanė bėrė gjatė luftės. Fundi i fundit, pse ne tė mos i shfrytėzojmė dobėsitė e tyre, ashtu siē e shfrytėzuan ata dobėsinė tonė qė nuk u angazhuam pėr luftė tė armatosur me kohė, por me vonesė dhe mbetėm tė ndarė?!

- Ne do tė angazhohemi nė kėtė drejtim, Besnik, por shumė pak besoj se familjet e gjithė atyre tė vrarėve nė cilėsinė e bashkėpunėtorėve, se do tė pranojnė tė vihen nė shėrbimin tonė! - shfaqi dyshimin Merxhan Uizerka.

- Kurse unė, mendoj tė kundėrtėn. Ato familje, pikėrisht do tė pranojnė tė bashkėpunojnė me ne, pasi qė me krahun e luftės edhe po tė shfaqin dėshirėn pėr tė qenė me ta, nuk besoj se do t’i pranojnė. Prandaj, ne duhet ta shfrytėzojmė kėtė mundėsi dhe pėrmes tyre t’i arrijmė qėllimet tona. Fundi i fundit, mė mirė se ato familje qė janė dėmtuar drejtėpėrdrejtė nga UĒK-ja. Askush nuk di tė flasė pėr ta.

- Mirė Besnik, por a ke menduar ti se ato familje mund ta kenė kuptuar drejt atė vrasje dhe tė mos pranojnė tė bashkėpunojnė me ne?

- Unė kam menduar pėr kėtė ēėshtje dhe madje kam filluar edhe tė interesohem pėr disa nga ato familje, - tha Besniku dhe pas njė pauze tė shkurtėr vazhdoi :

 - Unė kam menduar edhe pėr disa familje tjera qė kanė pėsuar humbjen e shumė antarėve tė familjeve tė tyre duke u thėnė se sikur tė mos ishte UĒK-ja, edhe luftėn do ta kishim fituar, edhe humbjet nė njerėz nuk do t’i kishim pasė kaq tė mėdha, e as djegiet e shtėpive nuk do t’i kishim pėrjetuar nė kėtė masė.

- Dhe ēfarė mendojnė ata!?

- Disa pajtohen plotėsisht me kėto mendime.

- Atėherė, vazhdo punėn nė kėtė drejtim, por mos harro se duhet tė punojmė pak mė shumė me ndėrkombėtarėt, tė cilėt nėse kanė ndonjė tė dhėnė pėr ndonjė rast qė dikush nga pjestarėt e luftės ka bėrė ndonjė vrasje pas luftės ata t’i pėrvetėsojmė.Sepse pikėrsisht tek ata, ėshtė burimi mė i sigurtė i tė dhėnave pėr njerėzit e malit.

- Po ata qė zihen nga ndėrkombėtarėt do tė pėrgjigjen para ligjit pėr veprat e bėra dhe si kemi ne mundėsi tė lidhemi me ta?!

- Ligjin e bėjnė njerėzit!

- Dhe?

- Dhe ne pėrmes njerėzve tanė, t’i nxjerrim ata nga burgjet nė mėnyrė qė tė bėhen dėshmitarė tė proceseve, qė presim tė fillojnė kur tė na jepet sinjali pėr veprim.

- Kjo do tė ishte zgjidhje ideale, - u shpreh i kėnaqur Besnik Shala.

- Pos kėsaj, nė njė udhėzim tė zotit Berger, e besoj, se edhe juve ua ka pėrmedur zoti Shvic, se nė kėtė drejtim duhet punohet edhe me disa nga njerėzit tanė, - u ngut tė shprehet Merxhan Uizerka.

- Po pėrmes njerėzve tanė, tė gjitha kėto veprime do tė kryhen, a mos po mendoni se pėrmes atyre tė malit do t’i gjejmė rastet qė na duhen ne?

- Jo, jo, unė e kam fjalėn pėr njerėzit tanė, tė cilėt me kalimin e kohės do tė luhaten nga pikėpamjet tona politike dhe mundohen qė pėrmes formave tė ndryshme, tė na sabotojnė realizimin e planeve tona.

- Pėrsėri unė nuk jam duke e kuptuar, se pėr cilėt njerėz e keni fjalėn, apo... - ndėrhyri Besniku.

- Pėr momentin, as unė nuk e kam idenė se cilėt njerėz mund tė jenė ata, por ja kėtu nė udhėzimet e zotit Berger, konkretisht nė pikėn dymbėdhjetė, jepen disa supozime shumė interesante pėr tė cilat seriozisht duhet tė mendohet dhe gjithėsesi tė punohet edhe nė kėtė drejtim.

- A ka mundėsi ta lexoj kėtė pjesė tė udhėzimeve, e pastaj tė diskutojmė mė konkretisht!

- Pėr kėtė qėllim edhe u kam ftuar, qė ta lexojmė sė bashku dhe ta analizojmė mirė e mirė. Pse jo edhe tė vendosim se ēfarė tė bėjmė nė kėtė drejtim, - tha Merxhan Uizerka dhe filloi tė lexojė sė pari nė frengjisht, e pastaj ia pėrkthente edhe nė shqip, pasi qė Besniku nuk e kuptonte frengjishten : ”Pas ēdo ndryshimeve, qė ndodhin nė shoqėri e sidomos pas konflikteve tė armatosura, ėshtė e natyrėshme qė subjektet apo qarqet e caktuara politike, qė kanė funksionuar edhe para atij konflikti, tė pėrjetojnė tė ashtuquajturin “tėrmet” tė brendėshėm. Andaj, nė mėnyrė qė pasojat e tij tė jenė sa mė tė vogla dhe tė mos ndikojnė nė zbehjen e bindjeve politike nė masė tė gjerė, duhet tė evidentohen personat, tek tė cilėt hetohen shenjat e dyshimit tė ndryshimit tė tyre. Nė momentin kur vėrtetohet se ata janė duke anuar nga pikėpamjet e pėrfaqėsuara nga krahu tjetėr. Atėherė, para se ata tė kalojnė pėrfundimisht nė krahun tjetėr, duhet tė gjendet mėnyra e vrasjes sė tyre nė atė mėnyrė, qė vrasja tė mendohet se ėshtė kryer nga krahu tjetėr. Kėshtu, ato vrasje do tė shėrbejnė nė mbrojtje tė interesave tė atij subjekti, e me siguri nė dėm tė subjekteve tjera, pasi qė masa nuk ėshtė nė dijeni me luahtjen e bindjeve tė tyre politike...”. Pėr njė moment Merxhani e ndėrpreu leximin, pėr ta parė disponimin e Besnikut dhe pasi u bind se ai ishte pėrqėndruar nė pėrmbajtjen e kėtij udhėzimi, filloi sėrish leximin : ” Kėto forma tė veprimit kanė ndodhur nė tė gjitha shtetet demokratike, qė kanė pėrjetuar ndonjė revolucion apo ndonjė konflikt. Por vrasjet janė kryer nė mėnyrė aq diskrete, madje edhe nė bashkėpunim me misionet thellėsisht armiqėsore tė popullit, vetėm e vetėm qė zbulimi i kėtyre vrasjeve tė mos zbulohet, por pėr tė arritur deri tek rezultati i dėshiruar. Pėr kėto raste, supozimet pėr tė dyshuarit e vrasjes, janė dhėnė pikėrisht nga ata qė e kanė pėrgatitur vrasjen. Supozime kėto, qė kanė qenė edhe tė besuara nė masė tė madhe duke i akuzuar kundėrshtarėt politikė pa ndonjė mund tė madh...”

- Vėrtetė qenka njė udhėzim interesant, por nuk besoj se do tė kemi nevojė pėr ta vėnė nė jetė kėtė udhėzim, i bindur se nuk do tė ketė tė tillė nė mesin tonė, - u shpreh Besnik Shala.

- Dhashtė zoti e tė mos ketė, por mos harroni, i dashur, se siē kanė filluar tė lėvizin gjėrat, mbase do tė kemi nevojė ta jetėsojmė edhe kėtė pjesė tė udhėzimit. Siē thotė njė fjalė e urtė popullore, “nuk mund tė merret e kėndshmja pa e dhėnė tė dhimbėshmen”.

- Edhe nėse ndodh kėshtu, mendoj se ėshtė ende herėt, qė ta fillojmė zbatimin e njė udhėzimi tė tillė, -  shtoi pėrsėri Besniku.

- Ne, duhet tė pėrgatitemi sikur kjo situatė tė na krijohet nesėr nė mesin tonė. Dhashtė zoti, e mos pastė nevojė fare pėr kėtė formė tė veprimit, - iu pėrgjegj Merxhan Uizerka Besnikut nė fund tė bisedės sė tyre.

 

 

* * *

 

Shtatė muaj mė vonė, nė fillim tė marsit tė vitit 2000, Besnikun, me telefon e ftoi urgjentisht nė shtėpinė e tij Merxhan Uizerka. Besniku me tė marrė porosinė, u nis me njėherė pėr te Merxhani dhe gjatė gjithė rrugės e vriste mendjen, se pėr ē’arsye e kishte ftuar. Pak para se tė arrinte nė lagjen ku banonte Merxhani, njė shok i tij i vjetėr e ndali, e pasi bisedoi me tė dhe i ndėrroi disa fjalė, i tha :

- Shikoni Besnik. Punėt nuk i kemi mirė, sepse ēfarė po bisedojmė nė zyrė, po pėrcillen fjalėt edhe nėpėr qarshi. Sapo u nda Besniku nga shoku i tij i vjetėr, shpejtoi pėr atje ku ishte nisur. Por pa i bėrė as dy-tre hapa, nisi tė mendoj pėr propozimin e Luc Bergerit : ”A thua pėr kėtė ēėshtje mė paska ftuar Marxhani? Po, po sigurisht pėr kėtė. Tani po bindem se paska pasė tė drejtė kur mė pat thėnė qė tė mendojmė me kohė, sepse gjėrat janė duke shkuar nė kėtė drejtim, - i tha disa herė vetes Besniku.

- Mirė bėre qė erdhe, sepse mė shumė se kurrė pata nevojė tė bisedoj me dikė dhe qė tė mund ti marr pėlqimin, - ishin fjalėt e para tė Merxhanit pas pėrshėndetjeve tė zakonshme.

- Pėr ēka ėshtė fjala?- arriti ta pyes Besniku, sepse shihej qartė qė ai dukej i shqetėsuar mė tepėr se kurrė ndonjė herė tjetėr, pas pėrfundimit tė luftės.

- Pėr bisedėn qė e patėm ndėrprerė nė lidhje me udhėzimin dymbėdhjetė tė Luc Bergerit, - u pėrgjegj Merxhani duke e orientuar shikimin nė dollapin e tij ku i mbante tė mbyllura udhėzimet origjinale, ashtu siē ia kishte dhėnė Luc Bergeri.

- Ke kuptuar diēka nė lidhje me atė pikė tė udhėzimeve?

- Ka kohė qė kam filluar tė dyshoj, por ja se edhe dyshimeve, me gjasė, u ka ardhur fundi. E vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar nga kjo situate, ėshtė zbatimi i atij udhėzimi, nėse duam qė tė mbesim besnikė tė fjalėve dhe premtimeve tona. E pse mos tė bėhemi edhe mė tė fortė se kemi qenė deri mė tash, foli Merxhani me zė gati nė vaj.

- Ndoshta pėr njė hap tė tillė, duhet tė mblidhet edhe kryesia? – pyeti pa u menduar fare Besniku.

- A mos deshe qė edhe ta ngarkojmė njė tellall dhe ta njoftojmė gjithė qytetin L, se ēfarė kemi ndėr mend tė veprojmė! – u shpreh me nervozė Merxhani.

- Mė falni, por aq keq po ndihem nė kėto momente, sa qė nuk isha nė gjendje as tė mendoj se ēfarė po flas! – u arsyetua Besniku me zė fajtori.

- Edhe unė e kam tė njėjtin shqetėsim, por qė tė mos shqetėsohemi edhe mė shumė nė tė ardhmen, ne duhet tė kalojmė nė veprim. Sa mė parė aq mė mirė! - ia ktheu Merxhani.

- A keni ndonjė propozim konkret?

- Jo vetėm pėr qytetin e L, por pėr gjithė Kosovėn, sepse aq shumė ka lėshuar rrėnjė pesimizmi nė mesin e njerėzve tanė, sa njė ditė do tė na zėrė frymėn tė gjithėve. Qė tė mos ndodhė kjo, ne duhet tė pėrgatitemi me kohė, qė t’u pėrgjigjemi atyre, ashtu edhe siē e meritojnė, - nguli kėmbė Merxhani.

- Pėr kė po dyshoni nė mesin tonė?

- Janė tre!

- Cilėt janė?

- Tė tre kanė qenė tė mirė, por tė tre janė bėrė aq tė rrezikshėm, sa mund tė na sjellin para njė akti tė kryer pėr fundosje. Por, hė pėr hė, nė vendet tjera po tregohen edhe mė tė rrezikshėm.Sidoqoftė, qė tė jetė pėr tė relizuar qėllimet tona nė takimin e djeshėm, nė qendėr kemi marrė vendim qė secili qytet t’i japė propozimet e veta, e pastaj tė gjenden mundėsitė se nga kush t’ia fillojmė me kėtė formė tė kurbanit, - tha duke e vėnė buzėn nė gaz Merxhan Uizerka.

- Po ti, a u tregove atyre se ēfarė na ka propozuar miku ynė Luc Bergeri nė lidhje me kėto probleme?

- Kopjet e propozimeve tė gjithė i kanė marrė dhe secili ėshtė obliguar qė tė paraqesė strategjinė e veprimit, nė lidhje mė kėtė pikė tė udhėzimeve dhe nė lidhje me pikėn shtatė, - u ngut tė sqaroi Merxhani.

- Nė lidhje me ēka ishte pika shtatė, se paskam harruar?

- Nė lidhje me listėn e ushtarėve, tė cilėn veē e kemi pėrpiluar dhe dorėzuar qysh nė vitin e kaluar.

- Po, po, por ajo listė ishte mė lehtė tė hartohet seē ėshtė kjo tani!

- Pse ishte mė lehtė?

- Sepse ishte me mė pak dhembje!

- Por me kėtė listė sukseset, shpresojmė se do tė jenė mė tė mėdha, e nė anėn tjetėr, dyshimet mė tė vogla se sa me listat e atyre egėrsirave tė malit.

- Po, pėr personat qė do tė zėnė vend nė listėn tonė? Me ata tre, a keni marrė informacione tė mjaftueshme, se unė kėtė kohėn e fundit kam qenė mė shumė i angazhuar nė ato detyra qė i patėm diskutuar mė herėt, sesa nė rrjedhat e problemeve politike.

- I pari nė listėn tonė do tė jetė Avdi Uka, e pėr tė tjerėt do tė mėsosh pas dy - tre ditėsh.

- Po Avdiu, me sa mbaj mend unė, ishte nė mesin e mė tė besuarve nga njerėzit tanė. Madje, ai pat marrė pjesė edhe nė takimin me Luc Bergerin!?

- Pjesmarrja e tij nė atė takim tė rėndėsishėm, ėshtė edhe arsyeja kryesore qė ai tė jetė nė listė i pari. Sepse, kohėve tė fundit, ka filluar tė flasė aq shumė, saqė po frikėsohem se njė ditė do t’i tregoi dikujt edhe pėr fshehtėsitė e atij takimi dhe lidhjet tona tė reja me tė cilėt sapo kemi filluar bashkėpunimin. E pastaj, cila rrugė na pret ne? Besoj se kjo ēėshtje nuk do koment?

- Po ai me sa kam dėgjuar, i ka disa tė afėrm tė tij, qė kanė qenė nė luftė dhe ėshtė paksa vėshtirė qė tė bindet dikush se e kanė vrarė ata tė luftės, - shfaqi mendimin e tij Besniku.

- Deri sa tė zbulohet e vėrteta rreth vrasjes sė tij, ndoshta radha do t’i vijė edhe tė dytit e tė tretit tė listės sonė. Prandaj, pėr kėtė mos u merakosni, i nderuari prokuror, Ju, e dini se si do t’i gjeni faktet pėr ndonjėrin nga ata tė listės se gjoja ata e kanė vrarė.

- Po detyra ime, apo mė mirė tė them ndihma ime nė kėtė drejtim, cila do tė jetė?

- Ju, qė sot duhet tė angazhoheni, pėr tė pėrgaditur ndonjė montim dhe kėtė vrasje t’ia ngarkoni ndonjėrit prej pjestarėve tė TMK-sė, nė mėnyrė qė populli tė mos dyshojė se dikush tjetėr, pos atyre tė luftės janė kryesit e kėtyre veprimeve, - pėrsėri sqaroi Merxhan Uizerka.

- Pėr kur ėshtė pėrgatitur kjo vrasje?

- Atėherė, kur ju tė bėheni gati nga ana juaj, na lajmėroni, sepse unė e di se ēfarė bėjmė pastaj.

- Po ende unė nuk i kam marrė dosjet nga zoti Shvic, qė mė ka lajmėruar se i ka bėrė gati pėr mė shumė se gjysmėn e listės qė ia dorėzuam para tre muajve!

- Sė pari, duhet tė theret kurbani, e mė pas mendojmė se cilit do t’ia ngarkojmė pėr t’i bartur pasojat. Madje, me kėtė ēėshtje mund tė vonohemi deri nė njė vit poqese e kėrkon nevoja. Pėr momentin, mjafton qė ne tė fillojmė zbatimin e planeve tona, qė seriozisht do t’i lėkundė bindjet e popullit, qė i kanė pėr ata tė luftės.

- Atėherė, mua m’u dashka qė tė ngutem pak, nė mėnyrė qė sa mė parė tė bie nė kontakt me zotin Shvicin, Zhivkoviqin dhe Zoranin. Prandaj na u dashka tė mendoj edhe pėr mėnyrėn e takimit.

- Sė shpejti do tė shkojmė nė njė takim nė Turqi, ku mund tė nisesh edhe ti me ne dhe tė ndalesh nė Shkup. Atje t’i shkėmbeni ato dosje.

- Qenka rast i shkėlqyeshėm, por na duhet qė ta lajmėrojmė zotin Shvircin, sepse me siguri me ta nė Shkup do tė vijnė edhe Zhivkoviqi dhe Zorani nga Beogradi. Ata mbase do tė na ndihmojnė edhe mė shumė nė kėtė drejtim.

- Kėshtu do tė bėhet dhe s’ka ndryshe, por ju lutem kjo bisedė, qė e bėmė tė mbetet kėtu dhe tė mos e dijė askush tjetėr. Ndėrsa sa i pėrket dosjeve, prej sot e tutje pėr qytetin e L do t’i mbani ju!?

- Fjalė janė kėto, zoti Merxhan, apo ndoshta nuk keni besim edhe nė mua?

-Po sikur tė mos kisha besim nė ju, atėherė pse t'ju kisha ftuar pėr tė biseduar tė gjitha kėto qė po i bisedojmė sot?

Prej kėtij momenti, Besniku u takua edhe disa herė me Avdiun, me tė cilin bisedonte sikur tė mos kishin planifikuar asgjė pėr tė. Madje nė disa raste, Besniku ishte i interesuar qė nga ai tė mėsojė shumė tė dhėna mė tė hollėsishme rreth ndonjė konflikti eventual me dikė. Dhe nė anėn tjetėr, bisedat orientoheshin edhe nė atė dreejtim qė tė bindej plotėsisht, se Merxhani kishte tė drejtė nė vendimin e tij. Pas disa takimeve, njė ditė Avdiu shkoi nė zyrėn Besnikut pėr tė intervenuar nė lidhje me njė tė malit qė kishte plaēkitur dhe i qe shqiptuar dėnimi. Nė lėndėn e tij, ishte caktuar Besniku prokuror. Ndėrhyrja e tij pėr njerėzit e malit, siē i quante ai pjestarėt e UĒK-sė, pėr tė ishte dėshmi, se ai duhet tė jetė i pari nė listėn e pikės dymbėdhjetė tė udhėzimeve tė Luc Bergerit.

 

 

 

  PJESA E DYTĖ

 

Mė njėzet e katėr Mars tė vitit 2001, nė ditėn e dymbėdhjetė tė arrestimit tė Elton Kodrės, qė nė orėt e mėngjesit, u pa se do tė ishte njė ditė e vėshtirė pėr tė dhe pėr Erzen Zenelin. Qė nė mėngjes, ata i paralajmėruan se me ta kanė punė inspektorėt e hetuesisė policore.

Eltoni tash e dymbėdhjetė ditė, prej se qe arrestuar nuk ishte parė me Erzenin dhe se nuk e dinte ende arsyen e arrestimit tė tyre, por tė vetmen gjė qė dinte ai, ishte fakti se po tė njejtėn ditė ėshtė arrestuar edhe Erzeni.

Ditėn kur e arrestuan Eltonin, policia i pat thėnė se kanė urdhėr qė ta arrestojnė, por asnjėri prej policėve nuk i tregoi arsyet se ēfarė kishte bėrė ai qė ta arrestonin. “Do t’i mėsosh arsyet, kur tė shkosh atje..”, - i patėn thėnė. Aii as qė kundėrshtoi urdhėrin, meqė ishte i bindur se s’kishte vepruar asgjė kundėr ligjit. Por ajo qė e brengoste ate mė shumė ishte fakti se si deri mė tash fare nuk e kishin marrė nė pyetje dhe tė paktėn t’ia tregonin arsyet e arrestimit tė tij. Ngjashėm kishin vepruar edhe me Erzenin, pėr tė cilin i kishte folė njėri prej gardianėve.

Kot e kishte vrarė mendjen Eltoni gjatė gjithė atyre ditėve tė shkuara, pėr tė mėsuar arsyet e arrestimit tė tij, pasi qė asnjėri s’i kishte thėnė asnjė fjalė tė vetme lidhur me kėtė ēėshtje. Por, nė anėn tjetėr, atij nuk i kujtohej se kishte bėrė ndonjė vepėr tė ligė, sa qė edhe tė arrestohet e tė burgoset.

Eltoni ēuditej edhe pėr njė fakt tjetėr. Si ka mundėsi qė njė i arrestuar edhe pas kaq ditėsh, tė mos ketė mundėsi tė takohej as me avokatin e tij mbrojtės, nga i cili mbase do tė kishte mėsuar tė paktėn arsyen e arrestimit.

Pikėrisht nė orėn dhjetė, nė dhomėn ku ai po mbahej i vetmuar, erdhi njėri prej gardianėve qė pėr herė tė parė po e shihte dhe i tha qė ta ndiqte pas deri nė katin e dytė, ku po e prisnin dy inspektorė tė hetuesisė. Dhoma nė tė cilėn e ēuan Eltonin ishte e vogėl, apo ndoshta atij iu duk ashtu, ngase ishte e mbushur pėrplot nga tymi sa qė nuk shihej fare se a ka njeri brenda apo jo.

- Elton Kodra tė quajnė ty?- ishte pyetja e parė qė e dėgjoi ai nė anglisht nga njėri prej inspektorėve. Pak mė vonė, dėgjoi edhe zėrin e pėrkthyesit, por atė nuk e pikas fare se nė cilėn pjesė tė dhomės ishte i vendosur, pasi qė dhoma e hetuesisė ishte e ndarė me njė beze ngjyrė kafeje.

- Po. Unė jam Elton Kodra, - iu pėrgjegj Eltoni.

- A jeni tė vetėdishėm se kė keni vrarė ti me shokun tėnd Erzenin? – ishte pyetja tjetėr, qė e dėgjoi pėrsėri nga pėrkthyesi.

- Unė kam vrarė dikė!?

- Po, po ju se kush tjetėr?

- Po kė e paskam vrarė, meqė unė nuk di pėr kėtė vrasje? – pyeti Eltoni duke mos mundur ta kontrolloi veten pėrballė kėsaj pyetje.

- Pse bėn kinse nuk di asgjė?

- Sepse vėrtetė nuk di gjė pėr kėtė qė po mė akuzoni!

- Kaq tė dobėt e paskeni memorjen, sa qė pa u mbushur njė vit tė harroni se keni privuar njė njeri nga jeta me paramendim.

- Nuk bėhet kėtu fjalė pėr harresė, zotėrinj, por ndoshta mė keni ngatėrruar me dikė tjetėr. Unė asnjėherė nuk e kam privuar nga jeta askėnd, e aq mė pak para njė viti, - u pėrgjigj Eltoni.

- Do tė thotė, se mė herėt keni vrarė dikė apo jo?

- Ju thashė, zotėrinjė tė nderuar, se unė kurrė asnjeri s’e kam privuar nga jeta!

- Po nė luftė, keni marrė pjesė?

- Qė nga dita e parė!

- Dhe as nė luftė, nuk keni vrarė askėnd?

- Nuk kam pasur kėnaqėsinė qė nė luftė ta vras dikė!

- Do tė thotė se ju me kėnaqėsi do tė kishit vrarė nė luftė, sikur t'ju ishte dhėnė rasti, apo?

- Mbase nė luftė njeriu shkon ose pėr tė vrarė dikė, ose pėr t’u vrarė vetė, por ja qė unė, siē u thashė, nuk pata kėnaqėsinė ta vras askėnd, e as nuk pata fatin qė tė vritem. Ushtari i ēdo ushtrie nė luftė shnėdrrohet nė makineri pėr vrasje!

- Po talleni me ne, apo po thoni tė vėrtetėn?!

- Sė pari, po u them se nuk kam arsye tė tallem dhe sė dyti, nuk jam duke ju kuptuar se pėr ēfarė e keni fjalėn me kėto pyetje provokuese.

- Atėherė, a e dini se pėr ēfarė jeni arrestuar?

- Jo, nuk e di dhe do tė dėshiroja qė t’i di arsyen arrestimit tim?

- Ky qenka i krisur? - i tha shokut tė tij njėri prej inspektorėve.

- Ndoshta kėshtu shtihet me qėllim, qė tė mos e tregoi tė vėrtetėn, por ne nuk mund ta tolerojmė njė gjė tė tillė. Duhet ta ndėrrojmė metodėn e marrjes nė pyetje tė kėtij kokėforti.

Bisedėn qė e zhvilluan inspektorėt nė mes njėri tjetrit, Eltoni nuk e kuptoi, por e mori me mend se ata nė mes njėri tjetrit janė duke biseduar diēka nė lidhje me tė.

- E mira pėr ju do tė ishte, sikur ne tė merremi vesh nė mes nesh pa e pėrdorur dhunėn dhe tė pranoni veprėn qė e keni bėrė? - ndėrhyri inspektori tjetėr, i cili deri mė tani nuk kishte folė fare me Eltonin.

- Po si ta pranoj njė vepėr qė nuk e di se cila ėshtė ajo vepėr qė unė e paskam kryer sa qė tė arrestohem?!

- Ne kemi fakte dhe herėt apo vonė do t'ju ballafaqojmė me faktet tona, por mė mirė do tė jetė pėr ju sikur tė pranoni vetė, se sė bashku me Erzenin e keni vrarė njė  shqiptar?

- Si!? Shqiptar paskam vrarė unė?! E keni gabim, zotėrinj, sepse unė jo vetėm se nuk kam vrarė  asnjė shqiptar, por as qė kam menduar ndonjėherė pėr gjėra kaq tė  shėmtuara!

- Po  Avdi Ukėn nga qyteti i L, kush e ka vrarė?- ndėrhyri njėri nga inspektorėt.

- Avdi Ukėn?! As qė e njoh se kush ėshtė  e nga ėshtė!

- Jo, s’ke si ta njohėsh mė, sepse  atė e keni privuar nga jeta  ti dhe shoku  yt.

- Ju betohem nė mundin dhe sakrificėn e dhėnė gjatė luftės dhe nė familjen time se unė nuk jam autor i krimit, qė ju po mundoheni tė ma mveshni, sepse as qė di gjė se kur ėshtė vrarė ky person. Pėr herė tė parė po dėgjoj pėr tė nga ju! - shtoi Eltoni.

- Mirė atėherė, pas dy orėsh do tė shihemi pėrsėri, ndėrsa nė ndėrkohė do tė keni punė me policinė tonė, e cila ka gjuhė tjetėr nga kjo qė po e pėrdorim ne.

- Pasi mė keni arrestuar, ju mund tė jepni urdhėr edhe tė mė mbysin, por tė jeni tė bindur pėr njė gjė, se nuk do tė mund tė mė bindni ta pranoj veprėn e dikujt tjetėr si vepėr timen, - u tha nė pėrfundim Eltoni inspektorėve ndėrkombėtarė. Duke e nxjerrė atė nga zyra e tyre, dy policė, tė cilėt e shoqėruan pėr nė ēeli kishte qėndruar tash e dymbėdhjetė ditė. Pa u larguar Eltoni mirė nga zyra e inspektorėve, dėgjoi zėrin e njėrit prej tyre duke e urdhėruar njė polic qė ta sillnin nė zyrėn e tyre Erzen Zenelin.

Eltoni sa do tė dėshironte qė ta takonte Ezrenin, tė cilin nuk e kishte takuar mė, pos ditėn kur i kishin arrestuar dhe me tė njėjtėn makinė, e me duar tė lidhura, i patėn sjellur nė Bondstill. Duke ecur ai koridorit me duar tė lidhura nė mes dy policėve, e rikujtoi skenėn e arrestimit. Pastaj, kur i bashkuan tė dy dhe u thanė se kėta, tetė muaj mė parė, bashkarisht, e kishin kryer njė vrasje. Tė dy kishin mbetur tė hutuar, duke e pyetur veten, se si kishin ardhur tek ky pėrfundim, kur gjatė gjithė jetės sė tyre, vetėm tre katėr herė ishin takuar dhe as njė herė nuk kishin pasė rast, as tė bisedojnė pėr diēka, e lėre mė qė tė planifikojnė dhe ta kryejnė ndonjė vrasje. Eltoni, Erzenin e kishte njohur vonė dhe pėr tė shumė herė shokėt e tij i kishin folė vetėm mirė. Nė veēanti Bedri Elshani qė i kishte thėnė, se Erzeni gjatė luftės kishte qenė njėri ndėr luftėtarėt mė tė guximshėm. Ai ishte shumė i suksesshėm nė shumė aksione. Pėr tė dinte vetėm se shokėt gjatė luftės e quanin komandant "Gaca", sepse kudo qė ai shkilte ia fuste flakėn armikut. Pas pėrfundimit tė luftės, atė e kishin caktuar nė shėrbimin e zbulimit, duke qenė nė lėvizje tė pėrhershme. Rrallė herė ishte takuar me tė dhe ato pak takime i mbante mend si kontakte tė sinqerta tė njė njeriu tė meritur pėr lirinė e vendit, e nga askush nuk kishte dėgjuar ndonjė fjalė tė keqe. Madje, Eltonit, iu kujtua njė insert i bisedės se ai i kishte thėnė shokėve, se kishte njohur njė vajzė me tė cilėn ėshtė duke menduar seriozisht qė martohet. Por i kishte kushtet e vėshtira ekonomike dhe kėrkoi ndihmė nga shokėt, qė t’i ndihmojnė nė realizimin e martesės. Dhe e gjitha ishte kjo, qė ai dinte pėr tė, e hiq mė shumė.

Prandaj, fjalėt e inspektorėve se gjoja ai sė bashku me tė e paskan vrarė Avdi Ukėn para tetė muajve, konkretisht mė 8 gusht tė vitit  2000, iu duk se me kėtė akuzė mos, ėshtė bėrė ndonjė gabim apo keqkuptim me emrin e tij. Ishte tepėr i bindur, se ai shumė shpejt do tė kthehet nė shtėpi.

 

 

  * * *

 

 

- Nė kėtė moshė qė je ti, njerėzit i hyjnė rrugės sė keqe, pėrkatėsisht vrasjeve pėr tė hyrė nė histori. Por tė jeni tė bindur, se jeni gabuar, djalosh, - ishte fillimi i bisedės sė inspektorėve me Erzenin, pasi ata e kryen bisedėn me Eltonin.

- Mė falni, por unė s’kam kryer asnjė vrasje, qė pėrmes saj tė futem nė histori, - iu pėrgjegj Erzeni inspektorėve.

- Si nuk ke kryer asnjė vrasje? Po Avdi Ukėn kush e vrau, nėse jo ti me shokun tėnd, Eltonin?

- Se kush e ka vrarė, nuk e di. Por e di se unė nuk e kam vrarė askėnd. Ndėrsa, sa i pėrket kėtij personi qė ju po ia pėrmendni emrin, as qė di gjė  se kush ishte,  e as qė kam dėgjuar se kur ėshtė vrarė!- u pėrgjegj Erzeni.

- Po supozojmė se s’dini gjė pėr kėtė vrasje, po nė luftė keni qenė? – ndėrhyri inspektori tjetėr, i cili rrinte ulur nė anėn tjetėr tė tavolinės.

Inspektorėt, nga pėrgjigja e shpejtė e tij, e kuptuan se Erzeni dinte mirė anglishten dhe i urdhėruan pėrkthyesit qė tė largohet nga prapaskena, meqė merreshin vesh mjaftė mirė nė gjuhėn angleze.

- Nuk na u pėrgjegje nė pyetjen tonė pėr luftėn? – pėsėri shtoi inspektori.

- Po, kam qenė!

- Pse keni marrė pjesė nė luftė?

- Sepse i jam pėrgjegjur kushtrimit tė Atdheut!

- Po tani kujt i pėrgjigjesh?

- Pėrsėri i pėrgjigjem Atdheut!

- Kjo na jep tė kuptojmė, se ti i shėrben dikujt. E mira do tė ishte sikur tė na tregoni, se pėr kė punon?

- Kėtu pajtohem me ju, sepse ėshtė e vėrtetė se unė punoj pėr dikė!

- Na thuaj, pra, se pėr kė punon?

- Punoj pėr Atdheun tim!

- Po Atdheut i ke shėrbyer gjatė luftės. Ne pėr tani po tė pyesim, se kujt je duke i shėrbyer?

- Edhe tani kam tė njėjtėn pėrgjigje. I shėrbej, sepse Atdheu im ende ėshtė nė rrezik!

- Nė rrezik! Po nga kush?

- Nga tė gjithė ata, qė nuk ia duan tė mirėn!

- Prandaj pėr kėtė arsye edhe e keni varė Avdi Ukėn, apo jo ?

- Ju thashė, se nuk e kam vrarė unė, e as nuk e di se kush e ka vrarė atė, pasiqė as nuk e kam njohur kurrė se kush ishte ai.

- Po shoku juaj pak mė parė na tha, se ju sė bashku me tė e keni vrarė, sepse Avdi Uka kishte qenė njėri prej atyre qė nuk ju ka pėrkrahur gjatė luftės?

- Nuk besoj se shoku im ju ka thėnė kėshtu. Kėto gjėra, qė unė i quaj provokacione, janė pjellė e mendimeve tuaja, qė me ēdo kusht dėshironi tė na pėrqani krahun e luftės. Njė gjė duhet tė dini, se me kėto montime intriguese, kurrė nuk do tė dilni fitimtar. Ata qė janė duke u angazhuar t’ia prezentojnė botės popullin tonė, pėrkatėsisht ēlirimtarėt si vrasės dhe njerėz me prirje pėr tė destabilizuar situatėn, janė po ata tė cilėt na kanė shtypur deri dje nė forma tė ndryshme. Kuptohet se kėtu i kanė edhe njerėzit e tyre, e ju duhet ata t’i zini dhe t’i dėnoni, e jo ne, qė sakrifikuam pėr ta mbrojtur popullin nga bishat skllavėruese.

- Nuk kemi ardhur kėtu qė tė na mbash ligjerata, djalosh por qė t'ju pėrgjigjesh pyetjeve tona, - ndėrhyri njėri nga inspektorėt.

- Edhe kėto qė ua thashė, ishin pėrgjigje e pyetjeve tuaja, zotėri, dhe asgjė mė shumė!- tha Erzen Zeneli.

- Mirė, tė kalojmė mė konkretisht nė ato ēėshtje qė na interesojnė. Dhe sė pari, na intereson tė dimė, se a je i martuar, apo jo?

- Jo, nuk jam i martuar!

- Po i fejuar a jeni?

- Po.

- Si quhet e fejuara juaj?

- Argjira!

- Po mbiemri?

- Guri.

- Nga ėshtė e fejuara juaj?

- Ėshtė nga qyteti i L.

- Si jeni njohur me tė?

- Me dashuri.

- A e keni ditur, se familja e tė fejuarės suaj ka patur njė konflikt tė mėhershėm me tė vrarin Avdi Uka?

- Jo nuk e kam ditur, e as nuk e di as sot.

- Si ka mundėsi?

- Ka mundėsi, sepse unė ende nuk e njoh mirė gjithė farefisin e saj, por e di se vėlla i saj i vetėm, ka qenė luftėtar dhe ka rėnė dėshmor nė vijė tė frontit!

- Pse atėherė e fejuara juaj, ju ka nxitur ta kryeni kėtė vrasje, ju me  Eltonin?

- Kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

- Ju, pos qė jeni zotuar para tė fejuarės tuaj, e keni angazhuar edhe  Elton Kodrėn qė ta kryeni kėtė vrasje duke e mbajtur fshehtėsi.

- Nuk ėshtė e vėrtetė, sepse unė kurrė me askėnd, nuk kam biseduar pėr ndonjė vrasje pas lufte, pasi qė gjatė kėsaj periudhe kam pasė mundėsi ta tregoj veten.

- Ne jemi tė bindur se ju e keni kryer vrasjen, - tha  njėri nga  inspektorėt duke e ngritur zėrin.

- Do  tė doja edhe unė qė tė di pėr ato fakte qė ju i keni, sepse pavarsisht se kush do tė jetė dorasi, unė  do ta dėnoja atė dhe tė gjithė ata qė planifikojnė ta vrasin lirinė e Kosovės, - u pėrgjigj Erzeni.

- E dini ēka djalosh? Ne po tė ofrojmė disa mundėsi, qė ti tė lirohesh nga burgu dhe tė shkosh e tė martohesh, - tha njėri prej inspektorėve dhe i tregoi letrėn e shkruar me disa nga propozimet e tyre qė ai mund tė lirohej.

- Dhe ēfarė duhet tė bėj unė, sipas jush, me kėto propozime? - pyeti Erzeni inspektorėt, - pa arritur t’i lexojė propozimet.

- Ja pėr shembull. Zgjidhja mė e mirė pėr ju do tė ishte sikur ju tė pranoni se Elton Kodra e ka kryer vrasjen. Kurse ju ia keni tėrhequr vėrejtjen, se ju nuk mund t’i ndihmioni atij, pasi qė familja e tė fejuarės tuaj, dikur ka pasė njė konflikt familjar dhe mund tė konsiderohet si hakmarrje.

- E pastaj, ēfarė tė bėj? – pyeti Erzeni, duke qeshur me zė tė lartė.

- Tė pranoni se juve, dikush nga lart, u ka propozuar qė ta gjeni njė shok tuajin pėr ta vrarė Avdi Ukėn dhe se ju i keni propozuar pėr Elton Kodrėn, - u pėrgjegj Erzeni.

- Por, ja se kjo kėshtu nuk ka ndodhur, zotėrinj tė nderuar!

- Ne po e kuptojmė se kjo kėshtu nuk ka ndodhur, por kėshtu ka mundur tė ndodhė dhe kėshtu ia vendosim kapakun kėsaj pune.

- Pasi e keni tė qartė, se e vėrteta qenka ndryshe pse na keni arrestuar ne, e nuk i keni arrestuar ata qė e kanė kryer vrasjen?- iu drejtua  inspektorėve Erzeni.

- Nė kėtė drejtim, mund tė na ndihmoni edhe ju Erzen, - iu drejtua inspektori.

- Ēka mendoni ju se jam unė, spiun i atdheut tim?

- Ju pikėrisht me kėso veprash, mund tė bėheni dėshmor i atdheut sepse i ndihmoni zbardhjeve tė vrasjeve politike nė Kosvė, - ndėrhyri i njėjti inspektor.

- Do tė thotė, se ju jeni tė bindur se me montime tė tilla, mund tė zbardhen vrasjet! Jo zotėrinj, keni trokitur nė adresė tė gabuar sepse unė nuk jam ai qė i tradhėtoj idealet e atdheut. Unė jam betuar pėr ato ideale dhe jam nė gjendje qė tė vdes, por me nder, e nė asnjė mėnyrė  i turpėruar dhe me faqe tė zezė, siē po veprojnė ata qė u kanė gėnjyer juve, e nesėr do t’i gėnjejnė edhe tė tjerėt qė do tė vijnė pas jush. Betimi i kėtyre soj njerėzish, ka tė bėjė me tradhėtinė e vendit, - u shpreh Erzeni.

- Idealet mbesin shterpe, po sikur tė mos keni tė mira materiale pėr tė jetuar, - ndėrhyri inspektori tjetėr.

- Mė e ėmbėl ėshtė jeta e varfėr, por e ndershme, se sa tradhėtia. Tradhėtia nuk ka ēmim me tė cilin mund tė paguhet, veēse me plumb. Pandaj, ju mė lehtė e keni tė mė vrisni, se sa tė mė bindni qė t’i pranoj udhėzimet tuaja nė dėm tė Atdheut.

- Mos u ngut djalosh, sepse je i ri dhe jetėn e ke pėrpara. Ju atė mund ta gėzoni, poqese i pranoni propozimet tona?

- Propozimeve tuaja u vjen era tradhėti, e tradhėtinė nuk mund tė ma mbillni nė zemrėn time. Shkoni atje ku mund t’i gjeni ata qė pranojnė qė tė bėhen tė pasur, duke luajtur me fatin e popullit tė  tyre. Mua mė lini tė lirė, qė ta vazhdoj jetėn time ta jetoj ashtu siē di dhe siē dua unė, e jo siē mė udhėzoni ju, - ua ktheu me ton tė lartė Erzeni.

- Ne po tė lusim me tė mira djalosh, kurse ti po na kthen me tė keq. Mbaje mend, se mė mirė do tė bėsh sikur ta pranosh njėrin nga kėto propozime, sesa tė kalbesh nė burgje.

- Burgjet janė pėr burra, zotėrinj, e jo pėr tradhėtarėt. Pėr tradhėtarėt, janė vetėm plumbat. E nėse keni vendosur tė mė shpėrbleni me plumba, ja ku mė keni tė tėrin tė gatshėm. E nuk do t’ju mungoi as nėnshkrimi, im pėr t’u flijuar pėr Kosovė. Ndėrsa, pėrsa i pėrket propozimeve tuaja qė tė bėhem unė i pasur, u propozoj t’i ruani pėr dikė tjetėr, mbase  mund tė gjeni tė tillė mjaft. Sikur tė mos ishin kėto njerės qė ju mund ti blini, ne shqiptarėt mė mirė do t’i kishim punėt.

- Ne po ta ofrojmė kėtė mundėsi para se tė kontaktojė me ju avokati, sepse ndoshta pas kontaktit me tė, do ta keni mė vėshtirė ta ndryshoni mendimin, apo jo Johanes? - tha njėri prej inspektorėve duke iu drejtuar shokut tė tij.

- Unė po ta ofroj edhe njė mundėsi tjetėr, djalosh, - foli kėtė herė inspektori Johanes, siē e quajti shoku i tij dhe besoj se do tė pajtoheni me propozimin tim.

- Ju thashė se unė nuk pajtohem me asnjė propozim tuajin qė e cėnon idealin tim! - tha Erzeni, duke i shikuar me habi inspektorėt.

- Unė, djalosh, jam nga Kanadaja dhe po tė pranoni se shoku juaj, Elton Kodra, e ka kryer vrasjen me propozim tė njerėzve udhėheqės tė ish ushtrisė suaj, ju do tė jeni i siguruar nė vendin tim. Atje do ta keni njė shtėpi konfore, me kushte shumė tė pėrshtatshme pėr jetė, si dhe do tė jeni i siguruar deri nė vdekje pėr ta jetuar jetėn me tė fejuarėn tuaj, Argjira Gurin.

- Gaboheni zotėri, qė s’po mė propozoni vdekjen, pėr tė cilėn jam mė i gatshėm, se sa pėr tradhėtinė?

- Mos u ngut djalosh, sepse jeta ėshtė e ėmbėl dhe e gjatė, pastaj kush e di se si mund tė ndodhė. Pas njė kohe, ju me vete mund ta merrni edhe familjen tuaj nga fshati dhe tė jetoni nė Kanada.

-Ēfarė  mė konsideroni mua, zotėri?

- Si djalė i dėgjueshėm dhe i respektueshėm! – u pėrgjegj inspektori Xheks.

- Ashtu edhe jam.

- Atėherė, prano propozimet tona dhe ik nga Kosova, sepse kėtu nuk ėshtė vend pėr tė jetuar djem si ju.

- Sipas jush, kėtu duhet tė jetojnė serbėt dhe tė na sundojnė, siē na kanė sunduar deri mė tash, apo jo zotėrinjė?!

- Pse jo, edha ata janė njerėz siē janė edhe tė tjerėt.

- A keni diēka tjetėr pėr tė mė thėnė, zotėrinjė inspektorė?

- Ju ftoj edhe njė herė qė tė mendoni pėr jetėn tuaj, sepse po mė dhimbeni qė moshėn tuaj tė njomė ta kaloni tė mbyllur nė burg.

- Duhet tė ndieni ju dhimbje, nėse unė pranoj tė bėhem njė tradhėtar, e jo nėse e mbroj tė vėrtetėn, - ua ktheu Erzeni.

- Po ju do tė dėnoheni.

- Unė nuk do tė dėnohem, sepse nuk kamė bėrė asgjė pėr t’u dėnuar, ashtu siē nuk ka bėrė edhe shoku im Elton Kodra.

- Si nuk keni bėrė, kur e keni vrarė pjestarin e kombit tuaj.

- Atė e keni vrarė ju, e jo ne qė po na akuzoni, - arriti tė thotė Erzeni me njė ton gati kėrcėnues.

- Ha, ha, - nisi tė qeshė inspektori Xheks dhe shtoi :

 - Shiko, shiko ti, kėtė bishė tė malit, tash do qė edhe tė na akuzojė, se ne po i vrasim shqiptarėt?

- Nėse ju nuk e keni vrarė, atėherė jam i bindur se  e dini se kush e ka vrarė Avdi Ukėn, mė 8 gusht tė vitit 2000, por mundoheni qė tė na pėrqani ne me tragjeditė e popullit  tonė.

- Mbylle gojėn, bir bushtre? – u shfry inspektori tjetėr, i cili u ngrit nė kėmbė dhe u drejtua nė drejtim tė Erzenit qė ta qėllonte, por inspektori Johanes e ndali dhe ai u step.

- Mbyllė pėr mbyllė, duhet ta mbyllni, e jo ne qė jemi nė tokėn tonė.

- Nė tokėn e tij ishte edhe Avdi Uka, por tani trupin e tij po e hanė krimbat, kurse ju talleni me fatin e tij.

- Trupin e tij dhe trupat e shumė shokėve tanė, janė duke i ngrėnė krymbat tuaj, qė po i ushqeni me premtime.

- Edhe njė herė tė bėj thirrje qė tė jesh mė i disiplinuar kur tė flasėsh me ne, sepse, ne dimė edhe tė pėrdorim metoda tjera pėr t’u marrė vesh me ju. Por deshėm qė tė bisedojmė si njerėz qė jemi.

- Njeriu ka edhe njerėzi dhe moral njerėzor, zotėrinj, kurse ju po u mungojnė kėto veti. Pandaj, ja ku mė keni dhe bėni ēfarė tė doni me mua. Nėse doni tė mė vrisni, gati mė keni. Nėse doni tė mė akuzoni pse kam qenė nė luftė, kėtu mė keni e nėse mendoni se me akuza tė tilla do tė mund tė na futni frikėn, ta dini se jeni duke gabuar.

- Luftė ėshtė edhe atėherė, kur duhet t’i mbroni njerėzit qė po i vrisnin pėr ēdo ditė!

- Nė kėtė luftė shkoni, ju sepse ne e kemi pėrfunduar luftėn tonė dhe tė jeni tė bindur se nuk kemi njerėz pėr t’u kalbur nė dhe, sepse ata na duhen pėr ta mbrojtur kėtė.

- Merreni dhe ēojeni atje ku e ka vendin, sepse ky qenka edhe mė kokėfortė se ai tjetri, - u shfry inspektori Johanes duke iu drejtuar policit, qė po priste te dera.

- Si urdhėroni! - tha polici, qė hyri nė dhomėn e inspektorėve dhe iu afrua Erzenit pėr t’ia lidhur duart dhe sapo ia lidhi, e shtyu nė drejtim tė derės.

- Prit edhe njė sekondė, - u dėgjua zėri i inspektorit Johanes, por Erzeni, nuk e ktheu kokėn fare pėr ta parė nė sy atė, por edhe nuk eci, sepse polici ia kishte shtėrnguar qafėn me duart e tij si dana.

- Mendo mė mirė pėr takimin tonė tė ardhshėm, sepse nuk do tė ndahemi kėshtu siē u ndamė sot, a dėgjove?

- Nuk kam se pėr ēfarė tė mendoj, sepse jam i sigurtė qė keni trokitur nė adresė tė gabuar, por shkoni nė atė adresė, ku ju i keni urdhėruar  t’i  bėjnė kėto krime, zotėrinjė, dhe mos e lini tė ftohet ēerdhja, ku i planifikoni vrasjet, - tha Erzeni dhe i shtyrė nga polici doli nga dhoma e inspektorėve.

 

 

  * * *

 

Pas katėr ditėsh, qė Eltoni ishte nė zyrėn e inspektorėve, pėr herė tė parė e vizitoi avokati i tij Daut Bislimi dhe, po atė ditė Sokol Duli kishte ardhur pėr ta takuar Ezenin. Pėr ēudi, ata nuk i kishin lejuar qė tė kontaktonin me njėri tjetrin, por me avokatėt e tyre biseduan veē e veē.

- Unė jam Daut Bislimi, avokat i juaj qė mė kanė caktuar shokėt tu! – iu prezentua Dauti Eltonit, pasi e pa se Eltoni nuk po e njihte se me kė ėshtė duke biseduar.

- Mė vjen mirė zoti avokat. Mė falni qė nuk ju njoha.

- S’ka gjė.

- Si po kaloni kėtu nė Bonstill?

- Si ujku nėpėr qen!

- Do tė thotė se mirė po kaloni, pasi qė po ndiheni krenar, - shtoi avokati mbrojtės.

- Si tė mos kaloj mirė, kur ata nuk e dinė as vetė se pėr ē‘arsye mė kanė arrestuar.

- Unė nuk kam mundur tė vij pėr t'ju vizituar deri mė sot. Qė dje e kemi marrė zyrtarisht njė version nė tė cilin jepen arsyet e arrestimit tuaj pėr ēfarė ngarkoheni. Prandaj erdhėm qė tė bisedojmė pikėrisht nė lidhje me kėto dyshime. Jam i bindur, se ju ende nuk ju kanė informuar, ndoshta as pėr arsyet e arrestimit tuaj.

- Dhe ēfarė shkruan nė kėto dyshime? - e pyeti avokatin Eltoni, pasi e mori nė dorė letrėn qė ia dha ta lexonte avokati i tij.

- Shkruan, se ti dhe Erzen Zeneli, mė 8 gusht tė vitit 2000, e keni vrarė me paramendim Avdi Ukėn.

- Nuk ėshtė e vėrtetė asnjė fjalė nga kėto qė po shkruhen kėtu, - tha Eltoni dhe e largoi letrėn nė anėn tjetėr tė tavolinės.

- U  besoj pėr kėtė qė po thoni, por ja qė ju kanė arrestuar. Pėr kėtė ka shtatė muaj qė kanė punuar pėr pėrgatitjen e arrestimit tuaj.

- Dhe ju u besoni atyre pėrgatitjeve, se kinse bazohen nė ndonjė tė vėrtetė?-, pyeti Eltoni.

- Tė jeni tė bindur, se nė asnjė mėnyrė nuk u besoj atyre qė shkruhet nė kėto gjoja  arsyetime tė arrestimit. Por unė jam i interesuar, qė nga ju tė marrė sa mė shumė informacione, nė mėnyrė qė edhe mbrojtja tė jetė mė e suksesshme, -  shtoi avokati mbrojtės, Daut Bislimi.

- Jam i gatshėm tu pėrgjigjem tė gjitha pyetjeve tuaja, andaj urdhėroni dhe mė pyesni pėr ēdo gjė qė ju hyn nė punė, - tha  Eltoni.

- Mua, si pikė e parė, mė intereson tė di se ē’lidhje keni ju me Elton Zenelin?

- Vetėm se e njoh, por jo edhe aq mirė, meqė shumė pak kam pasur takime me tė. Por kam dėgjuar se ėshtė njė djalė i guximshėm dhe se ka qenė shumė luftėtar i zoti. Pėr kėtė mė kanė folė edhe disa shokė tė mi, qė kanė qenė me tė nė luftė.

- Po ndonjė punė me tė tė ēfardo natyre, nuk keni pasė ?

- Jo.

- Po hyrje e dalje familjare, a keni pasė me tė?

- Jo, asnjėherė nuk kemi shkuar nė familjet e njėri tjetrit, sepse siē ju thashė, nuk kemi qenė aq shokė sa pėr tė shkuar tek njėri tjetri, ashtu siē po mendoni ju.

- Po si ka mundėsi, qė ju akuzojnė si bashkėkryes tė sė njėjtės vepėr ?

- Sė pari, unė as qė mund tė pajtohem me kėto qė shkruan, sepse ju betohem se unė nuk kam kryer asnjė vrasje dhe as qė mė ka shkuar ndėr mend ndonjė herė pėr njė gjė tė tillė.

- Jam i bindur, se ju nuk jeni fajtor dhe nė asnjė mėnyrė nuk i besoj akuzės, qė u ngarkon. Por ē‘e do kur ēėshtja e gjykimit nuk varet nga unė, por varet nga prokurori qė e ka hartuar akuzėn dhe nga trupi gjykues, qė pas pėrfundimit tė tė gjitha hetimeve, do t’i dėgjojė edhe deklaratat tuaja, nė mėnyrė qė tė pėrballen me dėshmitė e dėshmitarėve qė janė paraqitur nė polici para hartimit tė aktakuzės si dhe ata tė cilėt do tė thirren mė vonė.

- Njė gjė mund t'ju them, zoti avokat. Kur ditėn kritike, nė tė cilėn ka ndodhur kjo vrasje, unė kam qenė nė Prishtinė, sė bashku me shumė shokė tė mi duke ndjekur njė kurs pėr deminimin e minave.

- A keni dėshmi, se atė ditė, vėrtetė keni qenė nė Prishtinė?

- Po, si tė gjithė ushtarėt qė morėm pjesė nė atė trajnim, kemi marrė nga njė ēertifikatė, ndėrsa njėsiti ynė ka marrė edhe fakturat e shpenzimeve, qė nė fakt i ka hequr IOM-i.

- E ku mund ta gjejė unė kėtė ēertifikatė?

- Nėse nuk e kanė marrė me vete policia, kur mė kanė bastisur shtėpinė. Mund tė pyesni edhe nė zonė, apo nė IOM.

- Do tė thotė se ditėn kritike, kur ka ndodhur ngjarja, ju keni qenė nė kryeqendėr  dhe pėr kėtė mund tė dėshmojnė edhe shokėt tu,  poqese  paraqitet nevoja ?

- Gjithėsesi se do tė dėshmojnė, pasi qė ne tri ditė pas kėsaj vrasje, jemi kthyer nė qytetin L.

- Mė  vonė, besoj se do t’ua kėrkoj edhe emrat e  shokėve, me tė cilėt keni qenė nė atė trajnim.

- Po deshe edhe tash mund t’i jap!

- Do t’i marrim atėherė kur tė paraqitet nevoja, pasi ta gjejmė dokumentin me shkrim  nga IOM-i. Mbase edhe aty do tė jenė emrat.

- Si tė doni!

- Po si qėndron ēėshtja nė lidhje me njė  takim, nė tė cilin gjoja ti me shokė e nė mesin e tyre edhe Erzeni, e paskeni formuar njė grup ilegal, pėr t’i likuiduar disa persona politikė, siē shkruan nė kėtė dokumente bazė tė akuzės?

- Jo vetėm se nuk kam marrė pjesė nė ndonjė takim tė tillė, por as qė kam dėgjuar ndonjė herė nga asnjė shok, se nė Kosovė egziston njė grup i tillė!

- Kėtu, pėr ju thuhet se vendi i juaj i punės ėshtė nė komandėn e zonės, ku nė tė vėrtetė keni qenė me shėrbim?

- Zoti avokat, unė ju kuptoj, se jeni i shqetėsuar, por ju betohem se tė gjitha ato qė shkruhen nė kėtė letėr tė bardhė, e cila fatkeqėsisht ėshtė e detyruar t’i durojė tė gjitha  tė zezat ndėr mė tė ndytat qė mund tė ekzistojnė. Unė nė komandėn e zonės, kurrė nuk kam qenė i caktuar tė punoj, por nuk e pėrjashtoj mundėsinė, qė ndonjė herė tė kem shkuar me detyrė. Nuk e mbaj mend se kam qenė nė ndonjė zyrė sė bashku me Erzenin, sepse atė sa herė qė e kam takuar, ka qenė kohė pas orarit tė punės dhe atė nė kohėn e lirė me shokė.

- Kėtu nė kėtė shkresė shkruan, se ju, dikush ju ka finacuar pėr ta formuar grupin dhe pėr t’i kryer hetimet, siē janė pėrcjellja e tė gjithė atyre personave, qė nė njė mėnyrė janė kosideruar nga shokėt tuaj, si njerėz tė dyshimtė, me biografi tė dyshimtė, qė kanė qenė tė angazhuar gjatė luftės pėr ta penguar pėrhapjen e saj?

- Nuk mbaj mend asnjė takim, apo bisedė, ku ne kemi marrė ndonjė vendim, apo tė kemi cekur ndonjė emėr tė ndonjė personi.

- Po nė shtėpinė tuaj, a keni pasė ndonjė dokument zyrtar nga TMK-ja, ku pėrmendet ndonjė emėr i shokėve tu?

- Nuk besoj, por mund tė ndodhė, qė nė ditarin tim tė ditėve tė luftės, tė jenė cekur disa nga emrat e shokėve tė ditėve tė luftės.

- Pas pėrfundimit tė luftės, a keni mbajtur ditar?

- Jo.

- Pse ?

- Sespe nuk ka pasė ndonjė ngjarje, qė mė ėshtė dukur me vlera, sa pėr ta shėnuar nė ditarin tim. Dhe tė them tė vėrtetėn, pasi u liruam nuk kisha edhe ndonjė arsye, e as motiv, qė tė vazhdoja mbajtjen e ditarit, ashtu siē pata vepruar gjatė ditėve tė luftės.

- Po emri i tė vrarit, a ėshtė pėrmendur ndonjė herė nė ditarin tuaj tė ditėve tė luftės?

- Nuk e besoj. Sepse, kėtė person, as atėherė, e as pas luftės, nuk e kam njohur!

- Tash mė intereson nė pika tė shkurtėra edhe biseda juaj, qė keni bėrė me inspektorėt e hetuesisė, sepse edhe nga kjo bisedė, varet shumė akuza pėrfundimtare, qė do t'ju ngarkojė.

- Sė pari, po ju them se nuk janė sjellė keq. Tė paktėn pėr fillim, megjithėse shumė herė tentonin, qė unė tė pranoj se jam kryes i veprės sė krimit. Dhe mandej, tė them, se kėtė vrasje e kam bėrė me paramendim, i ngarkuar nga ata njerėz, tė cilėt e kanė udhėhequr luftėn.

- Ashtu, a?

- Po.

- Po premtime, tė kanė ofruar, nėse e pranon vrasjen, apo nėse pranon se dikush tė ka urdhėruar ta bėsh kėtė vepėr?

- Edhe premtime tepėr tė majme filluan tė na ofrojnė, por unė, as qė pranova tė bisedoj me ta nė lidhje me kėtė temė, sepse mė dukej se ata po i iknin bisedės direkte. Por njė gjė mund tė them, se asnjė pyetje nuk ma kanė bėrė tė drejtėpėrdrejtė me vrasjen.

- A e dini, pse nuk u kanė pyetur pėr vrasjen?

- Jo nuk e di, por ma merr mendja se edhe ata e dinė se unė, e as Erzeni nuk jemi autorėt e kėtij krimi. Por qėllimi i tyre ėshtė qė tė njollosen njerėzit tanė dhe tė nojllosen me ēdo kusht vlerat e luftės.

- Njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme, ėshtė qė ju, gjatė marrjes nė pyetje tė tregoni tė vėrtetėn dhe nė asnjė pyetje mos tė provoni tu bishtėroni pėrgjigjeve, sepse ata nuk ėshtė se nuk kanė njohuri edhe pėr vrasjen, por edhe pėr ju. Ata ka kohė qė janė duke hulumtuar nė kėtė drejtim. Dhe t'ju them tė vėrtetėn, sa herė qė ju i bishtėroni ndonjė pyetje, ata gjejnė shkas pėr ta shtuar dyshimin tek ju dhe shokėt tuaj.

- E ēfarė mund tė ndodhė me mua, pasi qė jam i bindur, se unė nuk jam autor i kėtij krimi?

- Shikoni! Hė pėr hė, nuk mund t'ju them asgjė konkrete, por ju betohem, se nėse nuk ka asnjė provė materiale, se ju keni bėrė ndonjė plan pėr vrasje, apo mė mirė tė them nėse nuk e kanė rrėmbyer dokumentin, qė ju keni qenė atė ditė nė Prishtinė, ju do tė liroheni si i pafajshėm.

- Se jam i pafajshėm, kėtė mund t’ua garantoj me kokė, por nuk po e di se pėr ēfarė qėllimi mė kanė arrestuar?

- Qėllimi ėshtė i qartė, siē e thatė edhe ju. Ata e bėjnė kėtė pėr ta degraduar para popullit ushtrinė dhe pėr tė qenė nė piedestal tė politikės kosovare ata njerėz, tė cilėt nuk e pėrkrahėn, e as nuk po e pėrkrahin as sot ushtrinė e as luftėn. Ēdo gjė do tė dalė nė sipėrfaqe me kalimin e kohės dhe populli herėt apo vonė, do tė bindet nė pėrpjekjet tuaja serioze pėr ardhmėrinė e vendit tonė.

- A mendoni, se pėrsėri do tė merrem nė pyetje nga inspektorėt e huaj?

- Gjithėsesi, por duhet tė jeni tė kujdesshėm dhe tė mbani shėnime, nėse mundeni, se cili inspektor sillet mė keq me ju dhe pėr ēfarė ata janė tė interesuar tė nxjerrin nga ju?

- Unė, tė them tė drejtėn, kam filluar tė dyshoj nė qėndrueshmėrinė time!

- Nė lidhje me ēka e ke fjalėn, pasi qė nė takimin e parė me inspektorėt, ta humbni durimin?

- Po tė mė bėjnė edhe nė tė ardhmen ndonjė pyetje provokuese, po pata mundėsi do t’ia dredhi qafėn ndonjėrit prej tyre. Unė nuk e kam duruar askėnd qė tė mė fyej, e as nuk duroj as sot e tutje. Sepse po ta kisha bėrė veprėn, qė siē po thonė ata, se e paskam bėrė me paramendim, me gjithė dėshirė do ta pranoja. Kurrė nė jetėn time, nuk kam bėrė ndonjė veprim tė fshehtė dhe me luhatshmėri! - i tha nė fund tė bisedės Eltoni avokatit mbrojtės.

Po atė ditė, avokati Sokol Duli, kishte bisduar edhe me Erzenin dhe pothuaj se tė njėjtėn bisedė e kishte zhvilluar me tė dhe ishin ndarė tė dy tė kėnaqur nga klientėt e tyre, tė cilėt ngulnin kėmbė se ata nuk janė kryes tė veprės, e kjo pėr ta ishte njė ndihmė e madhe, qė gjatė gjithė kohės ata tė jenė mė tė suksesshėm nė mbrojtjen e tyre.

Pesė ditė mė vonė, pasi Erzeni dhe Eltoni, ishin takuar pėr herė tė parė me mbrojtėsit e tyre, ishin takuar me njėri tjetrin, por shumė shkurt, aq shkurt, sa qė nuk patėn mundėsi as ta ndėrrojnė ndonjė bisedė nė mes tyre. Shikimi i tyre drejtuar njėri tjetrit ishte shumė domethėnės, pasi qė asnjėri nuk dyshonte se njėri prej tyre, ka mundur tė shpifte diēka pėr tjetrin. Mėnyrėn e shikimit tė tyre e kishin pėrcjellur edhe inspektorėt e burgut, por nuk kishin gjetur asnjė element pėr tė dyshuar se kėta dy persona janė vėrtetė kryesit e veprės. Pas asaj shėtitje tė shkurtėr qė bėnė nėpėr koridor, ra zilja. Nė vend qė t’i shpienin secilin nėpėr dhoma, i bashkuan nė njė zyrė, duke i ulur afėr njėri tjetrit pėrballė dy inspektorėve, tė cilėt nuk ishin ata qė i kishin marrė nė pyetje herėn e parė. Sapo u ulėn Erzeni me Eltonin, me shikim pėrballė inspektorėve, njėri prej inspektorėve u ngrit nė kėmbė dhe nisi tė shėtiste pas shpinės sė tyre, ndėrsa tjetri rrinte i ulur duke i shfletuar me radhė njė grumbull letrash qė i kishte para nė tavolinė.

- Ju tė dy jeni ata trima, qė keni marrė guximin ta privoni nga jeta njeriun mė tė spikatur nė politikė, a?- ishte pyetja e parė e inspektorit, qė shėtiste nė kėmbė rreth Eltonit dhe Erzenit.

Inspektori, pasi priti pak dhe u bind se nė kėtė pyetje nuk do tė pėrgjigjej asnjėri, pavarėsisht se pėrkthyesi edhe pėr herė tė dytė ua pėrktheu pyetjen.

- Siē po shihet, ju paskeni vendosur tė mos u pėrgjigjeni pyetjeve tona? – shtoi i njėjti inspektor.

- Nuk kemi vendosur tė mos pėrgjigjemi nė pyetjet tuaja, zotėri, por ju na u drejtuat me tė parėn, si ta kishit vėrtetuar, se ne jemi kriminelė.  Ne,  nė fakt nuk jemi ata pėr tė cilėt po mendoni, por jemi plotėsisht tė pafajshėm nė lidhje me atė qė ju jeni duke dyshuar! - iu pėrgjegj Erzeni nė gjuhėn angleze.

- Ju, do tė thotė mirė po e zotėronit gjuhėn angleze?

- Ashtu, e di sa pėr t’u marrė vesh.

- Po ju e dini anglishten? - pyeti inspektori duke iu drejtuar Eltonit.

- Jo, nuk e di. Sepse nuk kam pasė kohė qė ta mėsoj. Kur kam patur kohėn e lirė ta mėsoj, kam qenė i detyruar ta siguroj kafshatėn e gojės pėr fėmijėt! - u pėrgjegj i qetė Eltoni.

- Meqė paskeni qenė kaq tė interesuar pėr ta mbajtur familjen, pse atėherė pėr gati dy vjet keni qenė larg familjes?

- Jo dy vjet, por asnjė ēast nuk kam qėndruar larg familjes, zotėri! - u ngut tė pėrgjigjet Eltoni.

- Po gjatė kohės sė luftės, ju keni thėnė se keni qenė i veshur ushtar nė UĒK?

- Tė jesh ushtar i popullit, kjo nuk do tė thotė, qė nė tė njėjtėn kohė edhe tė mendosh pėr familjen, zotėri?!

- Jo, por...?

- Gaboheni! Dėshira pėr tė jetuar e lirė familja ime dhe shumė familje tjera, mė kanė detyruar qė tė radhitem nė radhėt e UĒK-sė, e asnjė gjė tjetėr, plotėsoi Eltoni.

-Mirė, mirė, mė falni qė u preka nė sedėr, por desha tė di se a keni qenė nė luftė me urdhėrin e dikujt, apo keni shkuar me dėshirė? – pėrsėri e provokoi ispektori Eltonin.

- Ē‘pyetje ėshtė kjo, zoti inspektor? – ndėrhyri Erzeni.

- Kam dėgjuar kėtu nė Kosovė, se udhėheqėsit e UĒK-sė, shumė tė rinjė i kanė mobilizuar ushtarė me dhunė pėrkundėr vullnetit tė tyre!

- U paskan informuar gabimisht, ose paskeni biseduar me dikė qė nuk e ditka mirė realitetin e luftės, e as tė Kosovės. E vėrteta ėshtė krejt ndryshe nga sa ua paskan servuar, - pėrsėri ndėrhyri Erzeni.

- Mund tė ndodhė edhe kjo, por nuk besoj se nuk ka pasė edhe ndonjė rast kur dikush ėshtė marrė ushtar me dhunė?

- Ndėrsa unė mund t'ju bind, se kemi pasė raste kur shumė tė rinjė, qė kanė qenė kėmbėngulės, tė radhiten nė radhėt e UĒK-sė. Vetėm nė mungesė tė armatimit, s’kemi mundur  t’i pranojmė, - kundėrshtoi  Erzeni  dhe  vazhdoi : - Po u interesoi  kjo ēėshtje aq  shumė, unė jam ndėr ata, qė e kam shitur arėn e bukės sė familjes pėr ta blerė njė armė, vetėm  nga  dėshira e madhe  pėr  t’u radhitur  nė radhėt e  UĒK-sė dhe pėr ta liruar vendin.

- Ju keni blerė  armė? Po nga kush dhe kur?, - pyeti kurreshtar inspektori.

- Ju thashė, se kjo ka ndodhur gjatė kohės  sė luftės, e mė saktėsisht nė verėn e vitit  1998!

- Po nuk na  thatė, se nga kush e keni blerė  armėn? - ndėrhyri inspektori Johanes.

- Nga njė politikan i atyre ditėve tė famėshme!

- Po me sa ne kemi njohuri, politikanėt tuaj, nuk ishin tė interesuar pėr luftė?

- Ėshtė e vėrtetė se s’kanė qenė tė interesuar pėr luftė, por pėr tė bėrė tregti me armė, kanė  qenė tė gatshėm dhe tė pėrgatitur, meqė kanė pasė lidhje tė ngushta me policinė e  Serbisė!

- Dhe ju i keni besuar atij personi, qė ta  bleni armėn pikėrisht nga ai?

- Ju thashė se unė e kam shitur tokėn  e bukės, pėr ta blerė armėn, ndėrsa politikanėve  nuk u ka interesuar asgjė pos parave dhe kurrė  s’kanė shikuar se me kė po bėjnė tregti, - sqaroi Erzeni.

- Okej, Johanes, tė mos ndalemi mė shumė me kėto pyetje, por tė kalojmė nė esencė, - ia tėrhoqi vėrejtjen inspektroi tjetėr, kolegut tė tij,  qė deri nė atė kohė po i kontrollonte njė grumbull dokumentate, qė i kishte mbi tavolinė.

- Mirė, mund tė vazhdoni, ju zoti Jan, - u pėrgjegj inspektori, qė vazhdimisht lėviste prapa shpinės sė Erzenit dhe Eltonit.

- A ka mundėsi qė ngadalė dhe pa emocione tė na pėrshkruani rastin e vrasjes, sė Avdi Ukės mė 8 gusht  gusht 2000?

- Sė pari, unė s’kam pasė mundėsi tė jem me Erzenin!, - nisi tė flasė Eltoni, por fjalėn e tij e ndėrpreu menjėherė inspektoi Xhon, i cili ia kapi pėr flokėsh Eltonit duke iu drejtuar :

- Kėrkoj tė mė pėrgjigjesh drejt, ose do ta nxjerr shpirtin.

- Po ku keni qenė, nėse nuk keni qenė sė bashku? - u ngut tė pyeste pėrsėri inspektori Jan.

- Unė mund tė pėrgjigjem pėr veten time. Atė ditė kam qenė nė kryeqendėr, me njė grup shokėsh, nė njė trajnim tė IOM-it dhe se nuk kam qenė nė qytetin e L!

- Gėnjeshtar,- pėrsėri u dėgjua zėri i inspektorit Johanes, i cili edhe mė shumė u mundua qė t’ia dredhte qafėn Eltonit nga prapa.

- Po ku paskam qenė sipas jush, nėse jo nė Prishtinė? - pyeti Eltoni, pasi inspektori i revoltuar ia lėshoi qafėn dhe iu largua pėr disa hapa mė larg Eltonit.

- Keni qenė prej mėngjesit, duke e pėrgatitur planin e vrasjes sė viktimės. Dhe jashtė kėsaj pyetje, nuk dua tė mė jepni asnjė pėrgjigje, po qese dėshironi tė dilni tė gjallė nga kėtu, - ua tėrhoqi vėrejtjen pėr tė satėn herė inspektori Johanes.

- Unė nuk mund ta pranoj njė gjė tė tillė, kur nuk kam qenė fare nė qytetin L, sikur edhe tashi tė mė vrisni! - u pėrgjegj Eltoni.

- As unė nuk kam qenė atė ditė nė qytetin L, kur ėshtė vrarė i ndjeri Avdi Uka! - u ngut tė pėrgjigjej Erzeni, pasi qė ai iu referua gishtit qė ia drejtoi inspektori Jan, qė rrinte ulur pėrballė tyre pa lėvizur nga karriga.

- Kurse ne u themi se keni qenė bashkarisht tė pėrgatitur pėr ta kryer krimin, ashtu siē jeni pėrgatitur edhe sot tė thoni tė dy tė njėjtėn pėrgjigje dhe pikė, - u ngut tė ndėrhynte inspektori Johanes, i cili ua pėrplasi kokat tė dyve pėr njeri tjetrin duke dashur qė t’i nxisė pėr tė pranuar mendimin e ofruar nga inspektori Shmid.

- Atėherė, pasi po kėmbėngulni, se ne paskemi marrė pjesė nė krim tė organizuar Ju lutem na thoni edhe detajet, sepse ne nuk po na kujtohen se kur e kemi parė atė ėndėrr? - shtoi Erzeni nė anglisht.

- Kėtė pėrgjegjie e dua nga ju, e jo nga ne. Ju jeni tė arrestuar pėr vrasje, a morėt vesh? – foli me zė edhe mė tė lartė inspektori Johanes.

- Shiko kėta, shėndet tu thuash, u duket se po u themi plaē! Po unė ju tregova njė herė se kam qenė nė Prishtinė, e si paskam mundur qė nė largėsi prej nėntėdhjetė kilometrash, ta vrasė dikė? Apo ndoshta jeni duke menduar se unė jam pjestar i komandos sė NATO-s dhe nga distanca, vetėm tė jap kordinatat. Nėse mendoni, se nė kėtė mėnyrė, e kam vrarė unė tė ndjerin, atėherė gaboheni. Ushtria, ku unė shėrbej, nuk ka njė teknikė tė kėtillė akoma. Shpresojmė, se nė tė ardhmem se mund tė arrijmė. Por, na duhet ende kohė, qė tė profesionalizohemi! - ishte pėrgjigja e Eltonit. Ai, duke folur nuk ndalej fare, pėr mos t’i dhėnė kohė pėrkthyesit pėr t’ua pėrkthyer inspektorėve fjalėt e tij.

- Nuk kemi nevojė pėr leksionet tua lidhur me TMK-nė, por mė sė miri do tė jetė pėr ju, sikur ta pranoni, se e keni kryer vrasjen e tė mos na mundoni as ne, e as veten tuaj. Sepse, ne kemi edhe forma tjera tė marrėveshjes me ju ku nuk do t'ju lejojmė tė talleni me ne nė kėtė mėnyrė, e ngriti zėrin inspektori Shmid kėtė herė.

- Unė nuk po tallem, por po u them atė qė e mendoj, - pėrsėri iu pėrgjegj inspektorit Shmid, Eltoni me zė tė qetė.

- Po kush e vrau atėherė, Avdi Ukėn, pasi qė ju nuk paskeni qenė atė ditė rastėsisht nė qytetin L?- pyeti inspektori Shmid duke e dridhur zėrin nė shenjė nervozizmi.

- Se kush e ka vrarė, duhet ta gjeni ju, ndėrsa unė mund tė them vetėm pėr veten time se nuk e kam bėrė njė gjė tė tillė!

- Po sikur tė kishit qenė atė ditė nė qytet, a do ta kishit vrarė? - ndėrhyri inspektori Johanes.

- Jo.

- Pse s’do ta kishit vrarė, nėse bėn ta dimė?

- Mesa po kuptoj nga ju, ai nuk e paska merituar tė vritet, sepse paska qenė mik i yni dhe i idealeve tona, i cili e paska kuptuar sado vonė kurthin e njerėzve tė tyre.

- Kjo do tė thotė, se ju paskeni njohuri se kush ka mundur ta vrasė atė, nėse jo ju? – u ngut tė pyeste inspektoi Johanes kurreshtar.

- Kėtė mund ta dini vetėm ju dhe  ata, tė  cilėt u kanė gėnjyer se e kemi vrarė ne! - ndėrhyri Erzeni.

- Ne nuk mund ta dimė para jush, pasi qė ju nė njė farė mėnyre i dini rrethanat mė mirė se ne, por mirė do tė ishte sikur tė na tregonit, nė mėnyrė qė juve t'ju lirojmė?- e ndryshoi tonin inspektori Shmid.

- Atė e kanė vrarė bashkėpuntorėt e vet!

- Po kush janė bashkėpuntorėt e tij?

- Ata me tė cilėt ai ka bashkėpunuar, sepse ne me tė kurrė nuk kemi pasė asnjė punė, e as mos paqim kurrė me njerėz tė tillė!- shtoi Erzeni.

- Si me zjarr po pėrgjigjesh, djalosh. Thua se je i sigurtė, se kush e ka vrarė?

- Edhe jam i sigurtė, se pėrndryshe nuk do tė flisja kaq hapur e shtruar!

- Po cilėt janė bashkėpuntorėt e tij, atėherė?

- Ata qė u kanė gėnjyer, se ne e kemi kryer vrasjen! - pėrsėri u pėrgjigj qetėsisht Erzeni.

- Mbylle, sa ta mbylla pėr jetė e mot! - iu kėrcėnua inspektori Johanes, i cili ishte pėrqėndruar nė fjalėt e Erzenit deri nė kėtė moment.

- Lehtė e keni tė ma mbyllni mua dhe kėtij pranė meje, qė nuk kemi bėrė asgjė. Por shkoni dhe ua mbyllni atyre qė ua kanė bėrė mendėt hirrė duke shpifur gjithēka pėr ne...! – pėrsėri tha Erzeni.

- Jashtė, nxirreni jashtė, sa nuk i kam shtrirė tė vdekur pėr tokė kėta tė mallkuar? - nisi tė bėrtiste inspektori Johanes.Menjėherė pas thirrjes sė tij, hynė nė dhomė katėr policė, tė cilėt iu afruan Eltonit dhe Ezenit duke ua lidhur duart me shpejtėsi.

- T’i lini tė vdesin nė tė ftohėt. As bukė mos u jepni, pėrderi sa tė mos e pranojnė se e kanė kryer krimin! - i urdhėroi ai policėt, qė sapo u nisėn tė dalin nga zyra e tyre duke i mbajtur pėr krahėsh Eltonin dhe Erzenin.

- Vrarė pėr vrarė mė mirė tė na vrisni tani, se pėr ndryshe edhe njė mijė tortura t’i bėni mbi ne, pėrsėri do ta keni tė njėjtėn pėrgjigje, sepse  kjo edhe  ėshtė e vėrteta pėr ne, - arriti tė fliste  Erzeni, duke u larguar nga zyra e  inspektorėve. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  PJESA TRETĖ

 

 

 

- Kush e ka radhėn? – pyeti avokati Daut  Bislimi, sekretarin e tij, i cili deri nė atė kohė po merrej me klientėt, tė cilėt po prisnin nė radhė pėr tė kontaktuar me avokatin.

- Zoti avokat, radhėn e ka njė djalosh, por pas tij janė dy ushtarė tė TMK-sė, qė dėshirojnė tė takohen urgjentisht me ju, - iu pėrgjigj sekretari.

- Mirė, le tė hyjė sė pari djaloshi, por munden sė bashku me tė, tė futen edhe ushtarėt, - ia ktheu avokati Daut Bislimi.

Sekretari, pasi mori urdhėrin e avokatit, hapi me kujdes derėn e avokaturės dhe i ftoi brenda djaloshin dhe dy ushtarėt.

- Urdhėroni, djalosh? – iu drejtua avokati, Petritit, i cili pasi ishte takuar me ushtarėt jashtė kishte marrė mė tepėr guxim, pasi qė ishte bindur se edhe ata ishin tė interesuar pėr  ēėshtjen e babait tė tij.

- Desha tė di, zoti avokat, arsyet e arrestimit tė babit tim me qė ne, nė familje ende nuk e dimė se pėr ē’arsye ėshtė arrestuar dhe po mbahet nė paraburgim babai im, tash e gati njė muaj?

- Arsyet e vėrteta as ne nuk i dijmė, por tash pėr tash di tė them vetėm njė gjė, se babai juaj, shumė shpejt do tė lirohet nga paraburgimi, djalosh!

- Do tė lirohet, por kur dhe si?- ndėrhyri Petriti.

- Ma merr mendja se shumė shpejt dhe i pafajshėm! – u pėrgjigj avokati, por me njė zė jo aq kumbues, sa qė t’ia mbushte mendjen Petritit.

Nė shprehjen e fytyrės sė Petritit, pas kėsaj pėrgjegjie, nisi tė dukej diēka shqetėsuese. Petriti me buzė tė shtėrnguara fort, nuk ia ndante sytė avokatit, nė kohėn kur ai pėrsėri e mori fjalėn t’i sqaronte atij, se babai i tij nuk ėshtė fajtor pėr asgjė dhe se arsyet e arrestimit janė tė bazuara vetėm nė fakte tė rreme.

Djaloshi edhe pas shumė sqarimeve qė i mori nga avokati, pėrsėri e shikonte atė si me habi dhe gjatė kohės sa ai po bisedonte me dy ushtarėt, pėr babain e tij, mendonte  : ” Ky njeri, nuk besoj se ka aq aftėsi dhe mundėsi, sa qė tė trembė gjykatėsit ndėrkombėtar, pėr ta liruar babain tim”. Avokati, sikur t’ia ketė lexuar mendimin djaloshit, shpejtoi qė tė ndėrhyjė nė mendimet e tij, duke iu drejtuar :

- E di si qėndron puna e arrestimit tė babait tėnd dhe shokėve tė tij?

- Jo nuk e di, se po ta dija as qė do tė kisha trokitur qe sa ditė nė derėn tėnde!

- Shprehur me pak fjalė, arrestimet e pjestarėve tė TMK-sė, i ngjajnė punės sė plakės, tė cilės i kishte humbur gjilpėra, duke arnuar nė dhomė, kurse anėtarėt tjerė tė familjes, pėr tė mos e lėnė atė pa punė e kėrkonin gjilpėrėn e saj nė mullarė tė sanve nė lamė!- sqaroi avokati.

- Mė falni zoti avokat, por ky sqarim pėr mua nuk ėshtė i kapshėm, por si do qė tė jetė ndoshta shokėt e babait do ta kuptojnė dhe mė sqarojnė mė vonė,- ndėrhyri Petriti i pakėnaqur me pėrgjegjien  e avokatit.

- Prandaj, ne deshėm qė tė shoqėrojmė pėr tek avokati, - shpejtoi ta marrė fjalėn njėri nga shokėt e babait tė Petritit.

- Po, xhaxhi Skėnder, unė e di se ju jeni shokėt e babait tim, por kam pėrshtypjen nga punėt si kanė filluar tė rrjedhin, se edhe ju shumė shpejt do tė jeni pranė babait me shokė, sepse kjo punė s’ka tė ndalur. Thua se ju gjatė luftės ishit armiq tė popullit, e jo mbrojtės tė tij!- u shfry Petriti me mllef.

- Kėtė e di edhe avokati,- ndėrhyri pėrsėri oficer Skėnderi.

- Pikėrisht pėr kėto arsye ju duhet tė jeni krenar, se jeni bir i Elton Kodrės, sepse lufta e tyre po i mahnitė tė gjithė tė huajt, tė cilėt jo rrallėherė po ndikohen nga disa deklarata tė cilat jo vetėm se nuk kanė baza juridike, por nuk ka nė to asnjė argument, qė do tė mund t’i dėnonte ata njėrėz qė dje ishin nė luftė kundėr armikut! – u ngut tė sqaronte avokati Daut Bislimi.

- Pasi nuk kanė argumente, pėrse i arrestojnė dhe po i mbajnė nė paraburgim pa fakte?- pėrsėri pyeti Petriti avokatin.

- Sipas mendimit tim, tė huajt, me kėto veprime dėshirojnė qė me ēdo kusht ta njollosin luftėn tonė tė drejtė, duke na thėnė se pjestarėt e UĒK-sė kanė bėrė gjatė luftės edhe veprime tė liga, jo vetėm ndaj pushtuesve tė vendit, por edhe ndaj popullsisė!

- Kjo tendencė, zoti avokat, nuk mendoj se ėshtė e tė huajve, por ėshtė e disa njerėzve tanė, tė cilėt mjerisht flasin shqip, por kush e di se nė ēfarė gjuhe i mendojnė veprimet e tyre, - ndėrhyri kėtė herė Ganiu, oficeri tjetėr i TMK-sė.

- Sido qė tė jetė, unė pėr njė gjė jam i bindur, se herdo kur do tė dėshmohet se kush po i nxit ata, qė tė dėshmojnė ndaj pjestarėve tė TMK-sė, - pėrsėri shtoi avokati.

- Mbase nesėr do tė bėhet vonė! – shtoi Skėnderi.

- Nė fillim, edhe unė mendoja kėshtu, siē po mendoni ju, por tash kur veē jam nė rrjedha tė disa ngjarjeve, kam filluar tė mendoj ndryshe, sepse jam shumė i bindur se skenarėt e kėtyre ngjarjeve, janė tė shkruara nga dikush tjetėr, ndėrsa aktorėt janė gjetur nė mesin e njerėzve tanė, tė cilėt pėr t’i mbuluar shėmtitė e tyre, kanė pranuar tė luajnė ato role, qė njė ditė edhe ata do tė binden se kanė qenė tė gabuar dhe se kanė vepruar nė dėm tė kombit tonė, por vetėm atėherė kur tė arrestohet vet.

- Deri sa tė bindėn ata se janė duke vepruar nė dėm tė kombit, kush e di se ku do tė pėrfundojė ēėshtja jonė,- plotėsoi Ganiu.

- Tė ju them edhe njė gjė, qė ka tė bėjė pikėrisht me kėto procese tė montuara. Shumė nga dosjet, janė aq tė vjetruara, sa pėr drejtėsinė e mirėfilltė, janė dosje tė perenduara, por pėr tė mos u dukur se janė tė vjetruara dhe tė tejkaluara, ato po orvaten qė tė lustrohen gjoja me disa argumente tė reja, tė cilat jo se nuk janė argumente bindėse, porse janė qesharake.

- Nga po i marrin ato argumente?- pyeti kėtė herė Skėnderi, duke e mbajtur pėr krahu Petritin.

- Po i blejnė!

- Si po i blejnė?!

- Ashtu thjeshtė, duke i paguar njėrėzit, tė cilėt vijnė tė propozuar nga njė rrjet, qė njė ditė do tė zihen nga vetė ndėrkombėtarėt.

- Ose ne nuk jemi nė gjendje t’i kuptojmė kėto, ose ju nuk po na i thoni drejt, zoti avokat?

- Gjatė hetuesisė, para pesė ditėsh, mė konkretisht mė 5 prill 2001, pata rastin t’i dėgjoj deklaratat edhe tė Eltonit edhe tė Erzenit, por edhe tė dėshmitarėve, tė cilėt edhe ata pėr herė tė parė i dėgjuan disa gjėra nga shkresat qė ua afruan pėr t’i nėnshkruar para gjykatėsit hetues.

- Dhe ē’ndodhi mė pastaj?

- Njėri nga dėshmitarėt, e nėnkroi pa e lexuar deklaratėn e tij, tė cilėn gjoja e kishte dhėnė mė herėt, para njė polici. Por sapo u largua ai dhe erdhi tjetri dėshmitar pėr tė dėshmuar, kur ia pėrmendėn atij disa gjėra, ai para ne mbrojtėsve, qė ishim prezent, i ngriti duart dhe mbeti i habitur. Por, meqė i kishte hyrė asaj loje tė ndyrė iu tha ndoshta ka qenė kėshtu, por mua nuk mė kujtohet mirė dhe kėrkoj kohė qė tė mendohet dhe kėrkesėn e tij me dėshirė e pranoi gjygjtari hetues, edhe pse ne e kundėrshtuam,- sqaroi avokati.

- Po gjykimi kur do tė fillojė, a keni njohuri zoti avokat? -  e pyeti Skėnderi.

- Hė pėr hė nuk e di, por e di se gjykimi do tė vonohet, pasi qė u duhet kohė edhe dėshmitarėve, por  edhe prokurorit, qė ende nuk i ėshtė dorėzuar lėnda, pėr ta ngritur  aktakuzėn,- sqaroi  Daut Bislimi.

- Sipas kėsaj mund tė kuptojmė se nga radhėt tona priten edhe arrestime tjera!?

- Sigurisht!

- Po a flitet nga dikush kėtu pėr njė aksion tė kėsaj natyre?

- Gjygjtarėt, po ashtu edhe prokurorėt  ndėrkombėtarė, janė njerėz tė zyrave, tė cilėt fillojnė ta shpalosin njė lėndė vetėm atėherė kur nga shqiptarėt u dorėzohet atyre e kompletuar, pėrndryshe ata nuk nguten, pasi qė edhe puna e tyre varet nga veglat e tyre, qė janė nė aksion!- u tha pėr fund avokati.

Pasi ndėrruan edhe disa fjalė me avokatin, tė tre dolėn nga zyra e ngushtė e tij dhe u nisėn secili pėr nė shtėpinė e tyre. Skėnderi, pėr tė arritur deri tek shtėpia e tij, iu desh qė tė bėnte njė copė udhė sė bashku me Petritin dhe kėshtu, duke ecur rrugės, Petriti nė anėn tjetėr tė trotuarit i pa dy dėshmitarėt, pėr tė cilėt disa ditė mė parė ata iu kishin prezantuar atij, janė tė interesuar qė tė paraqiten si dėshmitarė, pėr t’i kundėrshtuar veprimet me tė cilat akuzohet babai i tij. Por, nga mėnyra e prezentimit dhe nga kėrkesat, Petriti kishte filluar tė dyshonte nė ta, se ata mund tė jenė po ata dėshmitarė, pėr tė cilėt foli avokati pak mė parė. Meqė ata ishin nė anėn tjetėr tė trotuarit, Petriti ishte i bindur se nuk do ta dėgjonin se ēfarė po bisedon me Skėnderin, i cili ishte pa uniformė iu drejtua atij.

- I sheh ata dy djemtė, qė po mė shikojnė me bisht tė syrit?

-Po i shoh dhe ēfarė kanė tė bėjnė ata me ty?

- Me mua jo, por me babain tim !

- Si me babain tėnd?!

- Sepse kėta janė dėshmitarėt pėr rastin e babait!

- Vėrtetė!

- Po, po kėta janė, sepse ka ditė qė po mė pėrcjellin dhe po kėrkojnė nga unė qė tė bisedoj unė diēka me ta.

- Po a e dijnė ata, se ti e di qė ata janė dėshmitarė?

- Jo nuk e dinė, sepse para disa ditėsh, kur unė fola pėr herė tė parė me ta, ata mė thanė se sikur ta dijnė se kush po mundohet qė ta dėnon babain do ta vrasin, sepse sipas tyre, ata e paskan njohur babain dhe paskan pasė shoqėri tė mirė me tė.

- Ashtu, ė? Dhe pastaj?- pyeti Skėnderi kurreshtar.

- Mė thanė se herėn tjetėr, kur tė takohem me ta, do tė mė pyesin pėr shumė gjėra qė kanė tė bėjnė me babin, e me gjasė pėr kėtė ēėshtje edhe po mė pėrcjellin edhe sot.

- Mirė Petrit, meqė qenka kėshtu puna, tė futemi pėr pak nė kėtė dyqan tė veglave muzikore dhe ta jap njė kėshillė, por me kusht qė tė mos u tregosh atyre  se kush jam unė.

- Atė po mendoja edhe unė qė ta bėj, madje vendosa qė t’iu them se jeni njė kushėri i largėt i babait dhe se mė takuat rastėsisht te avokati, qė kishit ardhur pėr t’u interesuar pėr njė problem, qė s’ka tė bėj fare me ēėshtjen e babait.

- Mirė e ke menduar, por shiko tė hyjmė brenda dhe tė jap njė nga kėto radiot, qė qenka nė  vitrinė dhe ta mbash nė xhep gjatė gjithė kohės sa bisedon me ta, - i tha Skėnderi dhe hynė nė dyqan.

Gjatė kohės sa Skėnderi me Petritin ishin nė dyqan, dy dėshmitarėt e Eltonit, i shpejtuan hapat nė drejtim tė dyqanit, ku kishte hyrė Petriti, por kur ata iu afruan dyqanit Skėnderi veē ia kishte dhėnė radion Petritit dhe e kishte mėsuar se si tė operonte me tė, ndėrsa deri sa ata po e shikonin pėr xhama tė dyqanit, Skėnderi po orvatej qė t’ia blente njė vegėl muzikore - lodėr Petritit dhe po e kėrkonin se cila po i pėlqente. Dy dėshmitarėt, pasi e vėrtetuan se nė atė dyqan ishte Petriti, ata u larguan pakė, sa mos t’i hetonte as Petriti, e as shoqėruesi i tij, tė cilin nuk e njihnin, meqė Skėnderi nuk ishte me uniformė.

- Xhaxhi Skėnder, i sheh se janė kėtu afėr, por pasi e vėrtetuan se jemi kėtu me gjasė u larguan. Sigurisht qė nuk po tė njohin, se pėr ndryshe nuk do t’mė pėrcillnin me kaq interesim, - ndėrhyri i pari Petriti, i cili edhe pse i ri nė moshė, qė ende si kishte mbushur plotė dymbėdhjetė vjet, shihej se ishte burrėruar para kohe.

- I pėrcolla, por shiko, kur tė dalim nga ky dyqan, unė po nisem nė drejtim tė stacionit tė autobusėve, ndėrsa ti, nisu nė drejtim tė qendrės sė qytetit, por mos harro, qė sapo e mbarove bisedėn me ta tė takohemi nė zonė, ku unė tė pres dhe bisedojmė. Por mos harro qė ta inēizosh bisedėn qė e bėjnė me ty ata qena. Pasi bėri pagesėn Skėnderi, dolėn tė dy nga dyqani  dhe unisėn ashtu siē u morėn vesh.

- Nga kėtu do ta lėshoj, nė mėnyrė qė tė mos mė hetojnė se jam duke inēizuar, por nuk e di se a do tė mund ta marrė bisedėn nga xhepi i xhaketės, - i tha Petriti Skėnderit nė ndarje.

Skėnderi, nga larg i vėrejti se me ēfarė pėrzemėrsie ata e pėrshėndetėn Petritin, pastaj duke i buzėqeshur atij, e futėn mė mes dhe ashtu duke biseduar me tė, u nisėn drejtė qendrės sė qytetit. Ai i pėrcolli ata krejt, deri sa mė nuk dukeshin. Pas pak kohe sa qėndroi  aty, ai e ndryshoi mendimin dhe u nis pikėrisht asaj rruge nga shkuan Petriti me dy dėshmitarėt. Sa mendime i erdhėn nėpėr kokė Skėnderit, sa qė pėr njė moment nisi tė frikėsohej pėr fatin e Petritit se a mos po i ndodhte diēka, andaj i shpejtoi hapat. Por tamam kur arriti para ndėrtesės sė UNMIK-ut, qė  gjendej nė  qendrėn e qytetit L. Nė anėn tjetėr tė rrugės, e pa Petritin, i cili ishte ulur nė njė tavolinė me ta nė kafiterinė ”Boss” dhe duke buzėqeshur po bisedonte me ta.

- “ Athua ēfarė do ta pyesin kėta kriminelė?” – ia shtroi vetes pyetjen. Por i bindur nė shkathtėsitė e Petritit, ai u largua disa hapa mė larg dhe nga larg i pėrcillte ata qė po bisedonin duke qeshur tretė.

Ēdo minutė, Skenderit i dukej i gjatė sa njė orė, meqė biseda e Petritit me dėshmitarėt e Elton Kodrės dhe tė Erzen Zenelit, po zgjaste mė tepėr seē e kishte planifikuar ai. Pas gati njė orė, ai vėrejti nga larg se ata u ngritėn nga tavolina dhe u pėrshėndetėn me Petritit. Nė ndarje ai vėrejti se njėri prej tyre, pasi bėri pagesen e pijeve disa tė holla ia ofroi Petritit, i cili nė fillim i kundėrshtoi, por me insistimin e tyre ai i pranoi dhe pasi i futi paratė nė xhep, u nis andej nga ishte Skėnderi. Por, Skėnderi nuk deshi qė ta vė nė provė shkathtėsinė e Petritit, e as tė dyshonte nė tė dhe u nis me hapa tė shpejtė drejtė zonės, ku e kishin lėnė qė tė takoheshin pasi tė ndahet nga ata.

Sapo hyri Skėnderi nė zyrėn e tij, ai ende nuk e kishte veshur uniformėn, kur dikush trokiti nė derė.

- Urdhėroni!

- Ju kėrkojnė jashtė!

- Kush mė kėrkon?

- Njė djalosh.

- E pyetėt se si quhet?

- I tham se kush po e kėrkon, por ai na u pėrgjegj, se e di Skėnderi se kush jam, - iu pėrgjegj ushtari kujdestar.

- Mirė, atėherė lejoni qė tė vijė ai deri kėtu tek unė, kurse ju mė pas ta thirrni edhe komandantin pėr njė urgjencė ose le tė thotė qė tė shkojmė nė zyrėn e tij, sepse ai djalosh ėshtė mysafir i komandantit, por ai ka..., - tha Skėnderi.

- Si urdhėroni, - tha ushtari kujdestar dhe u largua pėr ta zbatuar urdhėrin e marrė nga Skėnderi.

Skėnderi nuk pati kohė qė tė rregullohet mirė, por vendosi qė sado pak ta pastrojė tavolinėn e tij tė punės sa pėr tė lėnė pėrshtypje tek Petriti, se TMK-ja ka djem puntorė dhe tė vyeshėm.

- Ja ky ėshtė Skėnderi, qė e kėrkuat, nėse nuk e keni kėrkuar ndonjė tjetėr Skėnder? – iu drejtua ushtari kujdestar Petritit, pasi ia hapi derėn e zyrės, ku ishte Skėnderi.

- Jo, jo nuk ka gabuar, por ka ardhur nė adresė tė saktė, sepse para mė shumė se njė orė, u takuam me te nė qytet,- ndėrhyri Skėnderi, pėr t’ia hequr dilemat Petritit.

- Unė erdha xhaxhi Skėnder, ndoshta nuk jam vonuar shumė, e nėse jam vonuar, tė mė falni, se ashtu ndodhi,- sqaroi Petriti.

- Si kalove nė bisedė me ta ?

- Si tė them, mirė u bė qė ata edhe kėtė herė nuk e kuptuan, se unė po i njoh se kush janė, ndėrsa ata me kėtė bindje mė thonin se janė shokė tė babait dhe se po duan t’i ndihmojnė babait, por pėr t’u bėrė kjo atyre po u nevoiten disa punė t’ua kryej, por pa u treguar tė familjes e askujt tjetėr, sepse mund tė keqėsohet puna edhe mė shumė.

- Ēka tjetėr kėrkuan nga ti? - ndėrhyri Skėnderi.

- Nė fillim, mė pyetėn se a ka babai shumė fotografi nga ditėt e luftės dhe pasi u thashė unė se ka,  ata mė thanė qė t’ua jap disa nga ato ku shihen mirė edhe shokėt e tij me uniforma dhe me armė. E nėse unė ua dėrgoj atyre disa nga ato fotografi, ata do t’mė shpėblejnė me disa para, disa prej tė cilave edhe m’i dhanė, por jo pėr fotografitė, por nė shenjė tė  respektit  qė kanė  ata pėr babain tim, ndėrsa pėr fotografi do t’mė japin enkas  para tjera, - sqaroi Petriti.

- Po me radion si shkoi puna?

- Me sa e provova pak, kėtu derisa po prisja lejen pėr tė hyrė tek ju, mirė e kishte marrė.

- Ma jep ta shoh njė herė.

Petriti nxori nga xhepi i xhaketės radion dhe ia dha Skenderit dhe sapo deshi ta provojė se si e ka marrė bisedėn, nė derė u dėgjua njė trokitje e lehtė.

- Urdhėroni!

- Prej kur jeni bėrė kaq zyrtar, sa qė ta kėrkon komandantin me urgjencė, zoti Skėnder? - iu drejtua komandanti i zonės, duke hyrė nė zyrė.

- Ashtu e deshi puna kėtė herė, zoti komandant, meqė mora vesh se ju lart keni mysafir dy pjestar tė KFOR-it! –ia ktheu Skėnderi, duke e mbajtur radion nė dorė.

- Po ky djalosh, ē’kėrkon nė kėtė kohė nė zyrėn tėnde?

- Ėshtė djali i Elton Kodrės dhe ka ardhur tė na njoftojė pėr disa gjėra shumė tė rėndėsishme rreth arrestimit tė babait tė tij.

- Petrit, ti je?- iu drejtua komandanti zonės Petritit, duke e pėrqafuar dhe vazhdoi - Gati nuk tė njoha, sepse po mė dukesh pak sa mė i shqetėsuar si herėt tjera.

- Mbase edhe ka arsye tė jetė sot i shqetėsuar! –ndėrhyri Skėnderi.

- Pse, ēfarė i ka ndodhur?

- Ėshtė takuar me dėshmitarėt e babait tė tij!

- Ashtu, po kur ndodhi kjo? – pyeti kėtė herė kurreshtar komandanti, duke e afruar edhe mė afėr Petritin qė ta dėgjoi mė mirė se ēfarė po i thotė lidhur me kėtė takim tepėr interesant.

- Sot ėshtė hera e tretė, - iu pėrgjegj Petriti.

- Dhe a e dinė ata se ti po i njeh ata se kush janė?

- Jo, nuk besoj se e kanė kuptuar, se pėr ndryshe nuk do tė sillen nė kėtė mėnyrė me mua!

-Atėherė na trego se ēfarė bisedove me ta?

- Ja kėtu e keni gjithė bisedėn! – u pėrgjegj Petriti, duke i treguar radion, qė e mbante nė dorė Skenderi, qė sapo ia pat dhėnė.

- Dhe ke arritur ta inēizosh bisedėn qė e bėre me ta?!

- Po!

- Si ia arrite?

-Me ndihmėn e xhaxhit Skėnder, tė cilin e takova te  avokati dhe tamam atėherė kur deshėm tė ndahemi, ata po mė pėrcillnin mua  dhe e deshi fati, qė aty afėr tė jetė edhe njė shitore e gjėrave muzikore dhe xhaxhi Skėnder ma propozoi kėtė mėnyrė, siē edhe veprova , - sqaroi Petriti duke buzėqeshur.

- A e di ti, se sot paske bėrė njė punė shumė tė madhe, madje mė tė madhe se ato punėt tona qė i bėnim me babain tėnd gjatė luftės, - i tha komandanti Petritit, duke e pėrqafuar nė tė dy faqet e skuqura all.

Pa humbur kohė, komandanti me Skėnderin, e dėgjuan bisedėn e inēizuar dhe gjatė kohės sa ata po e pėrcillnin bisedėn herė - herė i qėllonin me grusht shuplakat e tyre. Nė fund pasi e dėgjuan gjithė bisedėn, komandanti pėrsėri iu drejtua Petritit.

- Dhe ēfarė do tė bėsh pasnesėr, kur e paske lėnė tė takohesh pėrsėri me ta?

- Do tė takohem pėrsėri!

- Nuk ke frikė?

- Jo, sepse duke ardhur kėtu, edhe pėr kėtė ēėshtje e kam ardhur nė njė pėrfundim qė t’u them se tė gjitha fotografitė, i kishin marrė policia ditėn, kur e arrestuan babain, por do t’i kėrkoj nga shokėt e tij disa dhe do t’ua sjell nė takimin tjetėr, ndėrsa pėr ato letra qė do tė m’i japin pėr t’i lėnė nė vendin ku babi i ka gjėrat e veta personale do t’i marr, por nuk do t’i ēojė nė shtėpi, por do t’i sjelli kėtu apo tek avokati i babait, sepse me sa i kuptova ata nė bisedėn qė e bėnin pėrmes mimikave, do tė jenė pėr ndonjė montim, qė e kanė marrė pėrsipėr nga tė huajt qė ta ngarkojnė babin me ndonjė vepėr, qė ai s’e ka kryer, por qė dėshirojnė tė mbėshteten nė ato letra.

- Dėgjo Petrit, ti ke plotėsisht tė drejtė nė mendimet e tua, por mė sė miri do tė veprosh qė sė pari tė na i sjellėsh atė letėr ne kėtu nė zonė, e pastaj ne i dėrgojmė avokatit sė bashku me ty, - ndėrhyri komandanti i zonės.

- Si urdhėroni, zoti komandant, propozimi juaj do tė zbatohet nga unė, - tha Petriti dhe u ngrit nė kėmbė, duke marrė qėndrimin gatitu, si tė ishte edhe ai ushtar.

Pasi biseduan edhe pėr pak kohė, komandanti i propozoi njė ushtari, qė ta pėrcillte Petritin deri nė shtėpi, ndėrsa ai me Skėnderin, biseduan edhe pėr njė kohė rreth sė njėjtės temė.

 

 

 * * *

 

Bekim Gashi  dhe Genc Haxhiu, menjėherė sapo e pėrfunduan bisedėn me Petritin, u nisėn pėr tė kontaktuar me Besnik Shalėn, pėr t’i marrė konstruksionet e mėtejshme, nė lidhje  me vazhdimin e kontakteve me Petrit Kodrėn.

Bekim Gashi, sapo e hapi derėn e zyrės sė Besnik Shalės, pa e pėrshėndetur fare, iu drejtua atij :

- Zotri, me gjasė qė punėt janė duke na shkuar mirė dhe mbarė.

- Si po mendoni, mirė?- i pyeti dytė Besniku.

- Djali i Eltoni, me tė cilin biseduam edhe sot, ėshtė njė mendjelehtė, tė cilin mund ta shfrytėzojmė deri nė maksimum dhe tė gjitha ato letra, qė mund ta rėndojnė babain e tij, mund t’i pėrcjellim nė ato vende ku ne dėshirojmė, nė hetuesi t’i gjejnė aty ku ne u themi se  gjoja na ka thėnė Eltoni dhe kėshtu ata i konfiskojnė.

- A jeni tė sigurtė, se atė djalosh mund ta pėrvetėsojmė? – pyeti Besnik Shala.

- Mendojmė se po!

- Ku e mbėshtetni sigurinė tuaj?

- Nė faktin se ai ėshtė fėmijė i pagdhendur, qė s’merr vesh pothuajse  pėr asgjė  nga veprimet tona, - tha Bekimi.

- Madje ėshtė  shumė i  dhėnė pas pasionit qė tė ketė para nėpėr duar, - ndėrhyri Genci, pėr ta plotėsuar mendimin e Bekimit.

- Atėherė, unė kėtu kam njė varg dokumentash, tė cilat me shpejtėsinė mė tė madhe duhet t’i shpėrndajmė, jo vetėm nė familjet e atyre qė janė arrestuar dhe mbahen nė paraburgim, por edhe nė ato familje, qė mendojmė se sė shpejti do tė arrestohen, -tha Besniku, duke u ngritur nė kėmbė dhe nga syrtari i tij nxori disa fletė dhe vazhdoi : -  Nė kėto shkresa janė emrat e tė gjithė atyre qė duhet tė thirren, pėrkatėsisht tė paraburgosen, po qese dėshirojmė qė kėtė punė tė nisur ta ēojmė deri nė fund.

- A mund t’i dijmė emrat, se pėr cilėt persona bėhet fjalė?- pyeti Bekim Gashi, kurreshtar.

- Pse jo, pasi qė me kėta persona duhet tė merreni ju dhe ata djem pėr tė cilėt kemi biseduar mė herėt, - u pėrgjegj Besniku dhe nisi t’i lexoj nga lista vetėm shtatė emra tė atyre, me tė cilėt duhet tė merret drejtėsia me ndihmėn tuaj.

- Tre prej tyre unė as qė i njoh, zoti Besnik, - u ngut tė flasė Genc Haxhiu.

- Aq mė mirė qė nuk i njihni, sepse do tė gjejmė mundėsi pėr t’i njohur ata, por pasi t’i kemi shpėrndarė kėto dokumente, qė i kam kėtu, qė pėr secilin e kemi menduar mirė e mirė se nė ē’mėnyrė mund tė arrestohen dhe pėr ēka tė akuzohen, - plotėsoi Besniku.

- Disa janė tė shumė tė sjellshėm dhe tė mirė  zotri, ndėrhyri kėtė herė Bekim Gashi.

- E dimė edhe ne se janė tė pafajshėm, por janė njerėz me ndikim tė madh nė masė, tė cilėt po i lamė tė veprojnė tė lirė, njė ditė do tė na kapin nė nė flagrancė, sepse janė tė aftė pėr tė na diktuar veprimtarinė tonė.

- Si mendoni qė mund ta montoni akuzėn bie fjala pėr Gent Krasniqin, kur asnjeri i luftės nuk di ndonjė tė keqe pėr tė.

- Dėgjoni djema, ju e dini se jeni nė sy tė keq nga ndėrkombėtarėt, sepse dorėn nė zemėr edhe keni punuar keq, qė i keni vrarė dy minoritar dhe ata pas ardhjes sė NATO-s nė Kosovė.

- Dhe ēka do tė thotė kjo, qė po na pėrkujtoni nė ēdo takim?- shpejtoi tė pyes Genci.

- Kjo do tė thotė, se ju jeni nė rrezik pėr t’u dėnuar shumė nė mos pėr tė shkuar edhe nė gjygj tė Hagės, por pėr tė mos ardhur deri tek kjo ju edhe vet keni pranuar qė tė jeni nė shėrbimin tonė, ndėrsa, sa i pėrket atyre vrasjeve, jemi marrė vesh qė ju tė thoni se ju ka urdhėruar njėri prej kėtyre, emrat e tė cilėve ua pėrmenda, - sqaroi Besnik Shala.

- Po si tė themi kur asnjėri nuk e kanė ditur se ne kemi shkuar pėr tė plaqkitur dhe rastėsisht i kemi ekzekutuar ato dy plaka serbe, - shtoi Bekim Gashi.

- Nga ana juaj mjafton, nėse ju pyet dikush qė tė ngulni kėmbė se ata u kanė udhėzuar dhe u kanė dhėnė urdhėr, ndėrsa sa i pėrket gjėrave tjera do tė shkojnė nė rregull. Por t’i kthehemi kėtyre shkresave, pėr tė cilat nisa tė flasė dhe nė lidhje me emrat qė ua pėrmenda.

- Unė ju thashė se nuk di asgjė pėr asnjėrin, - tha Bekim Gashi me njė zė si tė buronte nga thellėsia e ndonjė pusi.

- As unė nuk di! – shtoi Genci.

- Nėse nuk dini ju asgjė pėr ta, kjo nuk do tė thotė se as kush nuk di pėr ta. Por, pėr ju mjafton qė tė veproni ashtu siē ju kėshilloj unė dhe t’i mbroni kėto qė janė tė shkruara nė kėto shkresa, tė cilat thjeshtė nuk janė edhe tė pėrpiluara nga unė, por nga njė ekip i tėrė, tė cilėt kemi menduar pėr secilėn lėndė veē e veē pėr secilin se si do tė pėrfundojnė, prandaj ju duhet ta jepni kontributin tuaj dhe tė dėshmoni  ashtu siē  do t’u them  unė.

- Si mendoni se dėshmia jonė mund tė jetė e sigurtė pėr ata persona, qė i pėrmendėt? – pyeti pėr tė satėn herė Bekimi.

- Ja pėr shembull, herėn tjetėr kur tė dėshmoni pėr takimin qė kanė pasė Eltoni me Erzenin nė restorant  "Guri", tė shtoni se nė atė takim kanė qenė edhe kėta persona, qė ua pėrmenda dhe majfton pėr ta sa pėr t’i filluar hetimet ndaj tyre.

- Po ata shumė lehtė mund tė na kundėrshtojnė, - ndėrhyri me shpejtėsi Genci.

- Mund t'ju kundėrshtojnė, por dosjet qė po shtohen kėtu pėr kė mendoni se janė duke u hartuar dhe ēfarė do tė thonit, nėse atyre u ngarkohen edhe shumė gjėra tjera, qė gjithashtu ju do t’ua zbuloni, por nėse keni aftėsi qė pėrmes atij djaloshi, qė t’i shpėrndani me kohė dhe nė vend tė caktuar. Sa i pėrket shpenzimeve, tė gjitha do tė jenė tė mbuluara nga ana jonė.

-Mirė qė e pėrmendėt Petritin, zotri, sepse ne e kemi lėnė pasnesėr njė takim tjetėr  me tė dhe ēfarė sipas jush duhet t’i japim atij?

- Kėtu nė zyrė e kam njė dokument shumė tė rėndėsishėm, i cili po arriti qė tė jetė nė shtėpinė e Elton Kodrės, tė jeni tė bindur se tė gjitha gjėrat, qė i kam kėtu, do tė mund tė zbatohen me shumė sukes dhe nė anėn tjetėr tė gjithė ne tė dalim faqebardhė dhe tė fituar.

- Ne jemi tė bindur se Petriti ka pranuar, por tash na thuaj se ku duhet t’i themi qė kėtė letėr ta vendos ai nė shtėpinė e tij?

- Meqė kjo letėr ėshtė me rėndėsi shumė tė madhe, zgjidhja mė e sigurtė do tė ishte sikur Petriti ta fshihte nė ndonjė pjesė tė makinės sė Eltonit, meqė nė kėtė mėnyrė letra nuk do tė binte nė dorė tė antarėve tjerė tė familjes, sepse po ra kjo letėr nė ndonjė dorė qė i kupton gjėrat, mos pyet se ēfarė do tė ndodhė me ne, me ju dhe shokėt tanė, - shtoi Besnik Shala, - duke mbajtur  zarfin nė dorė.

- Nuk besojmė se Petriti ėshtė nė gjendje qė tė mendoi diēa tė tillė, pasi qė kur ia dhamė sot tė hollat dhe ai u gėzua shumė, e pasnesėr kur t’i japim edhe mė shumė ai do tė ndahet edhe mė i kėnaqur dhe mė me kėnaqėsi do t’i zbaton kėrkesat tona.

- Nėse prova e parė kalon me sukses pėrmes atij djaloshi do tė kemi mundėsi qė edhe pėr tė tjerėt tė veprojmė nė kėtė mėnyrė dhe tė fillojė sa mė parė procedura e hetimeve edhe ndaj tė tjerėve.

- Kėtė letėr, duhet ta marrim sot me vete apo? - pyeti Bekimi i bindur se biseda pėr sot kishte marrė  fund.

- Letra duhet tė rrijė tek unė, sepse ende nuk e kam fotokopjuar, se pėr ndryshe  edhe ju duhet tė jeni tė njoftuar me pėrmbajtjen e kėsaj letre dhe duhet ta mendojmė edhe njė mundėsi se si e keni zbuluar, pasi qė unė ia kam dhėnė veē njė kopje njė  gjygjtari hetues.

 

 

* * *

 

 

Pas dy dite Petriti u takua me Bekim Gashin dhe Genc Haxhiun, nė po tė njėjtin vend, ku qenė takuar dy ditė mė parė.

- Hė Petrit, e paske mbajtur premtimin, a? – e pyeti i pari Bekim Gashi.

- Pse tė mos e mbaja premtimin, kur ky takim, nė fund tė fundit, ėshtė nė dobi tė babit tim, qė aq shumė pa na mungon nė shtėpi, -iu pėrgjegj ai.

- A i ke treguar dikujt nė familje se ke biseduar me ne pėr ēėshtjen e babit? - ndėrhyri Genci.

- Nė asnjė mėnyrė, sepse edhe po sikur t’i thoja dikujt diēka, nuk do tė mė besonte kush nė familje se unė mund t’i ndihmoj babait pėrmes disa shokėve tė mi, - u pėrgjegj Petriti, duke u munduar tė qeshė.

- Mirė ke bėrė qė s’ke biseduar me askėnd dhe mirė do tė bėsh sikur bisedat tona tė mėparshme dhe bisedėn qė do ta bėjmė sot, ta mbash fshehtėsi, sepse po na diktoj dikush mund qė tė mos i dalim nė ndihmė babait tuaj, madje edhe mund t’i bėjmė keq, pėrkundėr pėrpjekjeve tona qėllimmira pėr t’i ndihmuar, e dėmtojmė edhe mė shumė, - tha Bekimi.

- A mos e gjetėt atė shkresėn qė do t’i ndihmon babit pėr t’u shpallur i pafajshėm?- pyeti kurreshtar Petriti.

- Po e kemi gjetur dhe e kemi kėtu, por siē tė treguam edhe pardje se kėtė letėr duhet ta mbash tė fshehur nė njė vend tė sigurtė, qė do ta nxjerrėsh vetėm atėherė kur tė themi ne se ėshtė koha pėr ta publikuar, nė tė kundėrtėn e dėmtojmė ēėshtjen e Eltonit dhe tė Erzenit edhe mė shumė, - tha Bekim Gashi.

- Madje unė mendoj qė kėtė letėr, as ti tė mos e hapėsh fare, sepse gjatė hapjes mund tė leni gjurmė tė gishtėrinjėve dhe mund tė lindin dyshime lidhur me besueshmėrinė ekėtij dokumenti , - shtoi Bekimi.

- Po ku dhe si mė propozoni ju qė ta ruaj sa mė tė sigurtė kėtė dokument?

- Me sa e dijmė ne, babai yt e ka veturėn nė shtėpi, apo jo?- pyeti Genci.

- Po e ka dhe...

- Atėherė mė sė miri do tė ishte sikur kėtė letėr qė do ta japim sot ta fshehėsh nė derėn e anės sė shoferit.

- Po ku ta fshehi, nė derė tė shoferit?

- Ta heqėsh dorezėn dhe nė mes tė xhamit e mbėshtjellėsit ta vendosėsh, sepse aty ėshtė edhe vendi mė i mirė dhe mė i sigurtė, pėr tė mos rėnė nė dorė tė askujt, - tha Genci.

- Sa mirė ju ėshtė kujtuar ky vend, sepse pikėrisht nė kėtė vend shumė herė e kam parė babain qė ta hap dhe t’i fsheh fishekėt gjatė luftės, - trilloi Petriti, duke dashur qė tė mos linte vend pėr dyshim se ai ėshtė duke e kuptuar qėllimin e pėrpjekjeve tė Gencit dhe  Bekimit.

Pasi pinė nga njė lėng sė bashku, u ndanė nga Petriti, ndėrsa Petriti, siē u tha sė pari do tė shkonte nė mėsim, ndėrsa, pasi ta pėrfundoi orarit e mėsimit, menjėherė do ta vendoste letrėn aty ku u morėn vesh.

Ndėrsa Genci dhe Bekimi, pa i hetuar Petriti e pėrcollėn ate deri nė shkollė dhe pasi u bindėn, se Petriti vėrtetė hyri nė shkollė dhe deri aty ai e kishte mbajtur fjalėn, duke mos e hapur letrėn, ata u nisėn pėrsėri pėr nė zyrėn e Besnik Shalės dhe i raportuan se e kishin kryer punėn me sukses. Por Petriti nė anėn tjetėr sapo kishte hyrė nė shkollė ai nga dritaret e koridorit i kishte vėrejtur Gencin dhe Bekimin se e kishin pėrcjellur, pėr ēka edhe ai kishte qenė i bindur qė mė parė pėr kėtė dhe nuk e kishte hapur fare letrėn. Dhe kur ata hynė nė makinėn e tyre e u larguan, nga oborri i shkollės, ai shkoi nė sallėn e arsimtarėve dhe i kėrkoi leje arsimtarit kujdestar, duke i thėnė atij se kishte nevojė qė t’i ndihmonte nėnės sė tij pėr njė punė shumė tė rėndėsishme. Kujdestari i klasės sė tij, meqė e pa edhe tė shqetėsuar Petritin, i besoi dhe e liroi. Ndėrsa ai menjėherė u nis pėr nė zonė, ku i kishte premtuar komandantit se do t’ia dorėzonte letrėn qė do t’ia jepnin dėshmitarėt. Por, ai para se tė arrinte nė zonė, nuk u durua pa e hapur letrėn qė ta lexonte se ēfarė shkruante nė tė. Andaj sapo u sigurua  se askush nuk ishte aty afėr, ku ai u fsheh, pas njė shtėpie tė vjetėr nisi ta lexojė letrėn :

“ Sot pėr mua ėshtė dita mė e lumtur nė jetėn time, sepse unė, Elton Kodra, sė bashku me shokėt Erzen Zenelin, Gėzim Malėn, Endrit Sadikun, Skėnder Pulėn, Valmir Zogajn, Sadri Veliun, Bislim Salihun dhe Gafurr Demirin, kemi lidhur besėn qė tė gjithė sė bashku ta formojmė grupin e fshehtė “Grushti i Atdheut” pėr likuidimin e tė gjithė atyre personave, qė deri dje nė njė formė apo mėnyrė e kundėrshtuan luftėn tonė tė shejtė dhe se ne sė bashku e kemi hartuar edhe njė listė tė personave qė do t’i likuidojmė njė pas njė, por pėr kėtė listė u morėm vesh me shokė, qė secili nga ne ta japim nga njė propozim, duke i dhėnė edhe arsyet e vendimit tonė. Dhe pas aprovimit tė kėsaj liste, u morėm vesh qė ta bėjmė gati deri mė 15 korrik, vendosėm qė ta njoftojmė edhe Shtabin e Pėrgjithėshėm tė TMK-sė si dhe ish udhėheqėsit e UĒK-sė. Likuidimi i personave do tė bėhet gjatė natės dhe kemi vendosur qė trupat e tė vrarėve edhe t’i djegim nė mėnyrė qė t’i humbim tė gjitha gjurmėt. Pėr t’i kryer tė gjitha kėto veprime pėr njė tė ardhme tė shkurtėr nė grupin tonė do tė marrim edhe disa njerėz tanė tė besueshėm, tė cilėt do tė na ndihmojnė qė vrasjet tė kryhen nė mėnyrė sa mė tė padiskutueshme....  Elton Kodra nga  qyteti i L, mė  10 qershor 2000” dhe e ndėrpreu  leximin Petriti, nga se  dorėshkrimi i kėsaj letre ia ngacmoi kurreshtjen e tij.

- Tė poshtrit, ja se si paskan dashur t’i ndihmojnė babit tim, madje e paskan shėnuar edhe emrin e plotė dhe qenkan munduar qė ta hedhin edhe nėnshkrimin si dhe gjoja e paskan dhėnė betimin se kėto vepra do t’i kryejnė pa i treguar askujt pėrveē personave tė lartpėrmendur, - u shfry Petriti, duke e ndėrprerė leximin dhe pasi e palosi letrėn, seē iu kujtua diēka dhe pasi pėrsėri ia lėshoi njė sy letrės, e cila iu duk se po ia digjte duart e tij tė vogla, mendoi me vete: “ Kėtė dorėshkrim, mė duket se po e njoh, pasi qė nuk ėshtė shkrimi i babit, por shumė shpejtė do ta zbulojė, poqese edhe e pėrsėris klasėn, sepse prej sot do tė merrem me kėtė provim. E ti babi, kur tė lirohesh, po deshe mė rrah, po deshe mė largo nga shkolla, por tė jesh i bindur se autorin e kėtij shkrimi do ta gjej, sepse i njohur po mė duket. Po, po injohur ėshtė ky shkrim pėr mua...” – i tha vetes Petriti, duke e palosur letrėn dhe u nis pėr nė objektin e zonės, ku me siguri po e prisnin.

- Hė Petrit, si kalove sot me miqtė tu nė takim? - ishte pyetja e parė qė ia bėri komandanti i zonės sė Petritit, pasi ai hyri nė zyrėn e tij.

- Pse nuk mė  thoni me armiqtė, por me miqtė, - u pėrgjegj Petriti.

- Tė ka ndodhur diēka?!

- Si t'ju them zoti komandant, me ditėn e sotme u binda se ata dy janė jo vetėm armiqtė e babait tim, por edhe tė shumė shokėve tuaj dhe nuk besoj se ka dikund  nė botė njerėz mė tė poshtėr, sepse nė mėnyrėn mė tė poshtėr i kanė trilluar dėshmitė pėr t’u kalbur babai im me shokė nėpėr burgje. Ndėrsa, babai im njė poshtėrsi tė tillė ēfarė e kanė trilluar ata, kurrė nuk ka munduar as ta mendojė, e lėre mė tė veprojė kėshtu, - nisi tė flasė Petriti, duke qajtur me zė dhe lotėt ia mbuluan fytyrėn.

- Pėr ēfarė shkrese e ke fjalėn, o zog i shqipes?

- Ja, lexoje dhe bindu se si po ju burgosin dhe si po ju urrejnė kaq shumė tė poshtrit, vetėm pse keni luftuar dhe me qindra herė e keni pasur jetėn nė rrezik, - tha Petriti, duke iu dridhur zėri dhe ia dha letrėn komandantit, letėr tė cilėn e kishte lexuar vetėm njė pjesė tė saj pak mė parė.

Komandanti, sa po e mori letrėn, nė heshtje nisi ta lexonte atė dhe kur erdhi nė fund, pėshtyu nė dysheme pakontrollueshėm, nė shenjė urrejtje pėr dėshmitarėt e rrejshėm.

Pas njė kohe, komandati iu drejtua Petritit :

- Tani, ti mund tė shkosh nė shtėpi, sepse ne do ta gjejmė autorin e vėrtetė tė kėtyre gėnjeshtrave.

- Kėtė detyrė tė ma besoni mua, zoti komandant, sepse me gjasė mua po mė ngjan nė njė shkrim tė njė njeriu, qė unė e njoh, por ja se tani pėr momentin nuk po mė kujtohet emri i atij qeni tė tėrbuar.

- Po mendon nė ndonjė shok tė babait tėnd se mund tė jetė ky shkrim?– e pyeti komandanti kureshtar Petritin, i cili e kishte ulur kokėn dhe po mendohej, se ku e kishte parė kėtė dorėshkrim tė ndyrė, qė nė fakt ishte gati i ngjashėm me shkrimin e Eltonit.

- Jo zoti komandant, pronari i kėtij shkrimi nuk ėshtė shok i babait, por ėshtė armik i tij, por me gjasė se m’u kujtua mė nė fund se kush ėshtė ky mostrum!

- Kush mund tė jetė?

- Pronar i kėtij shkrimi, nuk ėshtė askush tjetėr, veē babait tė Vjollcės!

- Kush ėshtė Vjollca? - pyeti kureshtar komandanti.

- Ėshtė njė shoqe e klasės time!

- E kujt ėshtė ajo? Desha tė them, si e quajnė babain e saj?- plotėsoi mendimin komandanti.

- Besnik Shala, e quajnė?!- u pėrgjegj Petriti.

- Besnik Shala?!- jehoi zėri kumbues i komandantit, prej tė cilit zė u tremb edhe Petriti.

- Po. Vetėm shkrimi i tij mund tė jetė dhe i askujt tjetėr, sepse tash m’u kujtua tamam se ku e kam parė kėtė kaligrafi, qė nė fakt ėshtė gati si i babit, nė pėrjashtim tė disa shkronjave, - pėrsėri u pėrgjegj Petriti.

- A e njihni ju, se kush ėshtė Besnik Shala?

- E di, e di dhe e njoh mirė qenin.

- Po si e njihni ju atė, kur ai punon nė gjykatė?

- Siē u thashė vajzėn e tij e kam nė klasė dhe  shumė herė kėtė shkrim e kam parė nė fletoret e saja, qė mundohet ai shumė herė t’i bėjė detyrat vajzės sė saj.

- Ka mundėsi, sepse ai njeri edhe ashtu ėshtė njė nxėnės i zellshėm i Beogradit, i cili pėr ēdo natė ka detyra tė shtėpisė, qė t’ju raportoi mėsuesve tė tyre se ēfarė po bėjmė ne kėtu pas luftės, - e shfryu mllefin komandanti dhe vazhdoi :

- Me kėtė dorėshkrim, deri mė tani kanė arritur tė depėrtojnė nė zonėn tonė tre dokumente, qė pėrmbajnė tė njėjtėn fėlliqėsirė.

- Dhe nuk u ka shkuar ndėr mend se kush ėshtė ky mostrum, qė me secilėn fjalė tė tij nxjerr helm pėr kombin? - ndėrhyri Petriti me njė ton sikur tė ishte njė i rritur me pėrvojė shumė vjeēare nė ēėshtjet kombėtare.

- E njihni mirė kėtė mostrum?

- Po, sepse edhe e kemi nė lagje, meqė banon nė atė pjesė qė e kemi edhe ne shtėpinė.

- A mundesh qė tė shkosh nė shtėpinė e tij dhe ta marrėsh ndonjė dorėshkrim tjetėr tė tij, pėr ta krahasuar me kėtė shkresė, nė mėnyrė qė saktėsisht ta vėrtetojmė dyshimin tonė?

- Mundem, por mė duhet kohė, sepse duhet tė gjej ndonjė formė tė pėrshtatshme, kur nuk ėshtė ai nė shtėpi e as gruaja e tij, por vetėm Vjollca, nė mėnyrė qė unė tė jem mė i lirė pėr ta kryer kėtė mision, - sqaroi Petriti.

- Atėherė po munde ta bėsh njė punė tė tillė, ta dish se ke bėrė njė vepėr shumė tė madhe, sepse nėse arrijmė qė tė sigurojmė ndonjė dorėshkrim tė tij, mund t’i deshifrojmė shumė shkresa tjera, tė cilat janė duke na i burgosur pėr secilėn ditė shokėt tanė mė tė mirė, - shtoi komandanti nė fund tė bisedės  me Petritin.

 

 

 

 * * *

 

Bekim Gashi me Genc Haxhiun, sapo u bindėn se Petriti vėrtetė kishte mėsim dhe nuk i kishte gėnjyer, ata u nisėn pėr t’u takuar me Besnik Shalėn, por kėtė herė ata nuk do tė takoheshin nė vendin e tij tė punės, por nė njė kafiteri, ku e kishin lėnė qė tė takoheshin.

- Hė djema, a ia dolėt qė ta bindni Petritin pėr ta vendosur atė shkresė nė vendin ku u morėm vesh? – ishte pyetja e parė e Besnikut, i cili pothuajse gjatė gjithė ditės kishte qenė i preokupuar pėr kėtė takim.

- Po, ia dolėm dhe na mendja se e kuptoi shumė mirė porosinė tonė, pėrkatėsisht tuajėn, pasi qė siē na tha ai, babai i tij nė tė njėjtin vend nė automobil i kishte fshehur edhe herave tjera gjėrat sekrete e sidomos gjatė luftės, - u pėrgjegj Bekim Gashi.

- Po tė hollat ia dhatė ashtu siē u morėm vesh?

- Jo! – u ngut tė pėrgjigjet Genci.

- Pse?

- Sepse na u duken shumė dhe menduam se mos po e diktojnė familja e tij, andaj menduam qė herėn tjetėr t’ia japim edhe pjesėn tjetėr.

- Pėrmes tė hollave, menduam qė edhe nė tė ardhmen t’i ruajmė kontaktet me tė, pasi qė sot e mėsuam se nė cilėn shkollė i ndjek mėsimet, por nuk arritėm tė mėsojmė se nė cilėn klasė ėshtė, - ndėrhyri Bekim Gashi.

- Me sa e di unė, ai ėshtė nė klasėn e gjashtė dhe ėshtė nė tė njėjtėn klasė me vajzėn time, tė cilės veē i kam treguar qė tė jetė sa mė tepėr e shoqėruar me tė, madje i kam thėnė qė ta thėrras ndonjė ditė edhe nė shtėpi, nė mėnyrė qė ndonjė ditė edhe unė tė bisedoj me te, - sqaroi Besniku.

- Do tė thotė se ndonjėherė, kur nuk mund ta takojmė pėrmes vajzės suaj, mund tė biem mė lehtė nė kontakt? – tha Bekimi.

- Sigurisht! Por, unė dje pasi keni dalė nga zyra ime, jam menduar se mos ndoshta ai djalosh ka ndonjė lidhje me shokėt e babait tė tij dhe rastėsisht mos do t’i shpėtojė ndonjė fjalė nga biseda qė e bėni me tė, andaj ju kėshilloj qė sa herė tė bisedoni me tė, kurrė tė mos flisni keq pėr shokėt e babait tė tij, por pėrkundrazi tė mundoheni qė ata t’i prezentoni para tij si njerėz tė dobishėm tė vendit.

- E keni fjalėn pėr lidhjet e Petritit me ndonjė pjestar tė TMK-sė?- pyeti Genci.

- Pikėrisht pėr ata e kam fjalėn.

- Nuk besojmė se pjestarėt e TMK-sė, tė lėshohen nė atė nivel, sa tė bisedojnė me fėmijė lidhur me arrestimet qė janė duke u bėrė! – shfaqi mendimin Bekimi i bindur se me propozimin e tij do tė pajtohet edhe Besniku.

- Do tė doja qė tė jetė ashtu, por kam frikė se ata mund tė shkojnė nė familjen e tij, kinse pėr t’u interesuar dhe rastėsisht mund tė zihet nė gojė emri juaj dhe pastaj edhe tek ai mund tė lind dyshimi, dyshim ky qė do tė na kushtojė shumė shtrenjtė.

- Deri tanii, asnjėri nga ne nuk ia kemi treguar emrat tanė dhe i kemi thėnė se ne jemi shokėt e babit tė tij, - u pėrgjegj Genci.

- Po, por mund tė ndodhė qė nė ndonjė takim edhe ai t'ju pyes se si quheni dhe kėshtu t’ua mėsoi emrat tuaj. Kjo ėshtė njėra mėnyrė dhe mėnyra tjetėr, ėshtė qė ai me dikė tė familjes tė shkoi te avokati i babait tė tij dhe nga ai t’i mėsojė emrat tuaj, madje edhe mund t'ju identifikojė nė bazė tė pėrshkrimeve qė do t’ia japė avokati.

- Edhe pėr kėtė ēėshtje jemi munduar, por ne i kemi thėnė se jemi dėshmitarė nė mbrojtje tė babait tėnd. Ai nė fjalėt tona ėshtė bindur, pasi qė rrėfimet e tij nė shumė pjesė, pėrputhen me deklaratat tona dhe jemi duke bėrė pėrpjekje qė nga ai tė marrim sa mė shumė hollėsira rreth takimeve, pėrkatėsisht vizitave tė shokėve tė tij nė shtėpi pas pėrfundimit tė luftės e deri nė ditėn e arrestuimit, nė mėnyrė qė dėshmitė tona tė jenė sa mė bindėse, - tha Bekimi.

- Shikoni djema, unė pos kėsaj pune, mbrėmė jam takuar me njė prokuror ndėrkombėtar dhe kam biseduar edhe pėr disa ēėshtje, qė nuk mund t’i mbaj fshehur nga ju, - e ndrroi temėn e bisedės Besniku, duke iu drejtuar Gencit dhe Bekimit.

- Pėr ēka e keni fjalėn? – pyeti Bekimi.

- Pėr tė qenė deklaratat tuaja sa mė bindėse dhe pėr tė arritur qėllimin qė ia kemi shtruar vetes, ne na duhen edhe disa dėshmitarė tjerė, tė cilėt do tė dėshmojnė gjatė seancave gjyqėsore. Por, pėr kėtė ēėshtje ne duhet tė merremi vesh mė vonė, sepse ju mund tė na siguroni edhe dėshmitarė tjerė, tė cilėt gjithėsesi duhet tė jenė shokė tuaj, tė cilėt s’do mend se do tė jenė edhe tė paguar mirė, por duhet qė tė keni kujdes qė tė jenė njerėz tė besueshėm. E mira do tė ishte qė dikush nga ata tė jenė edhe aktiv nė radhėt e TMK-sė, nė mėnyrė qė dėshmia tė jetė sa mė bindėse.

- Sa i pėrket shokėve tanė, mund tė bėjmė diēka nė kėtė drejtim, por mendoj se do ta kemi vėshtirė ta gjejmė dikė nga radhėt e TMK-sė, sepse ata nė mos asgjė tjetėr, aty nuk lejojnė qė tė shėrbejnė ata qė nuk janė nė njė mendje me ta, - ndėrhyri Genc Haxhiu.

- Mirė, mirė, ju tentoni qė ta gjeni dikė, nė mos jo nga radhėt e TMK-sė, atėherė nga shokėt, qė kanė qenė pjesėmarrės nė luftė, - plotėsoi Besnik Shala.

- Sa kohė na duhet tė mendojmė pėr kėtė ēėshtje?

- Ēdo gjė do tė varet nga ju dhe atė ditė kur t’i keni gjetur njerėzit qė pranojnė tė bėhen dėshmitar, ose me fjalė tė tjera pėr t’i pranuar dėshmitė tuaja dhe pėr t’i mbrojtur ato, mė njoftoni dhe ne do tė takohemi me ta. Pastaj shohim e bėjmė se ēfarė duhet tė veprojmė nė tė ardhmen.

- Sa persona pėrafėrsisht duhen? – pyeti mė pas Bekimi.

- Shikoni, sė paku na duhet tė jenė edhe pesė tė tjerė, por gati se harrova disa prej tyre mundėsisht tė jenė njerėz tė atyre familjeve, qė u janė vrarė tė afėrmit e tyre nga UĒK-ja si tradhtar gjatė ditėve tė luftės, sepse edhe ata janė tė gatshėm qė tė dėshmojnė kundėr pjestarėve tė TMK-sė, vetėm qė ata ta shlyejnė njollėn e zezė tė familjes sė tyre, pasi qė dėshmia e tyre nuk duhet tė jetė shumė e gjatė. Mjafton pėr ta qė me ndonjė fakt tė jenė dėshmitar, sa pėr ta plotėsuar dėshminė tuaj, - sqaroi Besnik Shala.

- Por, ata qė janė vrarė si tradhtarė nga UĒK-ja, vėrtetė kanė qenė tė pėrfshirė nė veprimtarinė e pushtetit okupues dhe nuk besoj se do tė kemi sukses me ato familje?! – shprehu  dyshimin Genci.

- Edhe ju jeni tė dyshimtė pėr ndėrkombėtarėt, por falė angazhimit tim dhe  zotit Merxhan, ata kanė fituar simpati ndaj jush. Andaj, nuk ėshtė ashtu siē po mendoni ju, sepse ne jemi nė bisedime me disa prej anėtarėve tė atyre familjeve, tė cilėt janė nė gjendje qė tė na ndihmojnė, por kėtu puna e jonė nuk duhet tė jetė transparente, prandaj ju do tė ishit ata qė do t’i ofroni, pėr kėtė ēėshtje, por kuptohet me pėrkrahjen tonė morale dhe materiale.

Besnik Shala, pasi ua caktoi detyrat e reja, nė fund tė takimit u premtoi edhe njė shumė tė tė hollave shtesė nga ajo shumė, qė ishin marrė vesh me herėt dhe i porositi ata, qė pas shtatė ditėsh tė takohen nė shtėpinė e Bekimit, ku do tė vinte edhe Merxhan Uizerka dhe njė i dėrguar i Luc Bergerit, qė marrėveshjen e arritur nė mes kėtyre dėshmitarėve ta jetėsojnė me donacionet nga jashtė.

 

 

  * * *

 

Petriti prej ditės qė e kishte marrė letrėn nga dėshmitarėt, u interesua tė dinte mė shumė pėr personat, tė cilėt apostrofoheshin nė atė letėr dhe tė mėsonte mė saktėsisht se a kishte babai i tij vėrtetė ndonjė lidhje tė ngushtė me ata persona, apo ishte trillim i dėshmitarėve dhe i njerėzve qė i shtynin ata tė punojnė nė kėtė drejtim. Pas disa ditėsh komandanti, kur e vizitoi familjen e tij, nė ndarje i tregoi atij se tė gjitha ato qė shkruante nė atė letėr nuk janė gjė tjetėr veēse trillim. Por dėshmitarėt kundėr babait tė tij, pėr tė mos dyshuar nė tė, se nuk e ka kryer porosinė sipas marrėveshjes, para dy ditėsh u kishte thėnė atyre, se xhaxhai i tij e kishte shitur makinėn e babait dhe nuk ka arritur qė ta merrte letrėn, tė cilėn e kishte fshehur nė vendin, ku ata e kishin udhėzuar ta fshihte. Dhe ata i besuan dhe nuk u merakosėn shumė, pasi qė pėr kėtė ishin marrė vesh qysh mė herėt me Besnikun, qė kopjen e asaj letre, t’ua dorėzonte organeve tė hetuesisė, qė gjoja Bekimi dhe Genci, e kishin parė dhe e kishin marrė nga vet Elton Kodra, pasi qė gjygjtari hetues sot e kishte kundėrshtuar propozimin pėr njė bastisje tjetėr nė shtėpinė e Eltonit. Dhe kėshtu ajo shkresė do tė konsiderohej si dėshmi materiale, qė s’do mend se do ta rėndonte shumė, jo vetėm Eltonin dhe Erzenin, por edhe shokėt e tyre, pėr tė cilėt Besniku ėshtė duke u angazhuar nė kompletimin e dėshmive, pėr tė  filluar ndjekja ndaj tyre.

 

 

 

 

PJESA E KATĖRT

 

 

 

- Mirėmėngjes zotėrinj! Me kėtė pėrshėndetje hyri nė dhomėn e konsultave tė gjykatės, mė 2 shtator 2001, njė ditė para fillimit tė procesit gjyqėsor dėshmitari kryesor, Bekim Gashi.

- Mirėmėngjes, iu pėrgjegjėn tė pranishmit.

Bekimi, po thuaj se tė gjithė tė pranishmit nė atė zyrė, ku ishte  kryetarja e trupit  gjykues  Elta  Kalstra, pėrfaqėsuesi i aktaktuzės Zhosen Brigs, tė cilėt i njihte, por e keqja qėndronte nė faktin se ai nuk dinte anglisht, andaj mė sė tepėrmi kishte frikė nga pėrkthyesi, i cili nuk ishte ai me tė cilin ishin konsultuar disa javė mė parė nė prani tė Besnik Shalės, por prezenca e Besnikut nė kėtė takim sikur i jepte shpresė, se ēdo gjė do tė jetė nė rregull.

- Mė duket se ky gjykim do tė pėrfundojė shumė shpejtė, pasi qė kemi njė varg argumentesh, qė flasin pėr fajsinė e tė akuzuarve, - filloi bisedėn prokurori francez Zhosen Brigs, e cila pėr herė tė dytė po e takonte dėshmitarin kryesor tė kėtij gjykimi.

- Ndėrsa, unė ndaj mendimin se gjykimi do tė zgjasė mė shumė seē e planifikoni ju, zoti prokuror,- ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues Elta Kalstri.

- Pse mendoni se do tė zgjasė shumė, kur tė gjitha gjėrat e nevojshme pėr tė ardhur nė pėrfundim janė nė dėm tė tė akuzuarve, e aq mė e fuqishme ėshtė shkresa, ku ata e kanė formuar grupin terrorist “ Grushti ...” – pėrsėri e mori fjalėn prokurori francez.

- Them kėshtu, sepse kam njė rezervė nė deponimet e dėshmive tė dėshmitarėve, pėr tė cilat kam pėrshtypjen se kohėn e fundit kanė filluar tė mos i pėrmbahen deponimeve fillestare tė dėshmisė sė tyre.

- Ku i bazoni kėshto dyshime tė dėshmitarėve, zonja kryetare? – pyeti prokurori Zhosen Brigs.

- Nga fakti se pėr disa dėshmi materiale, sipas hetuesve, tė akuzuarit as qė i pranojnė se janė tė tyret, ndėrsa dėshmitarėt ngulin kėmbė se ato dokumenta janė tė tyret dhe kėshtu tė besueshme na mbeten vetėm fjalėt, e kjo ėshtė pak , zoti prokuror pėr gjyqin , qė tė merr njė vendim tė prerė nė interesin tuaj, - sqaroi kryetarja e trupit  gjykues dhe vazhdoi, ajo duke iu drejtua Bekim Gashit  :

- Ēfarė mund tė na thoni ju zoti dėshmitar, a janė kėto tė vėrteta, apo ndoshta nuk jeni ju tė informuar?

- Unė, zonja gjyqtare tė gjitha ato qė i kam deklaruar mė parė qoftė para gjyqtarit hetues, qoftė para prokurorit nė mėnyrė kategorike i mbroj, jo pse janė dėshmi tė mija, por se janė realitet, sepse vetė ata mė kanė thėnė se e kanė vrarė Avdi Ukėn dhe se kanė planifikuar t’i vrasin edhe disa tė tjerė - sqaroi Bekim Gashi.

- Mė lejoni zonja gjyqtare, qė me kėtė rast t’i them edhe unė disa fjalė lidhur me kėtė lėndė, sepse me sa kam biseduar unė me dėshmitarin, qė ėshtė prezent kėtu, ka edhe shumė dėshmitarė tjerė, qė ia forcojnė deklaratat e tij tė dhėna mė herėt, - ndėrhyri nė bisedė Besnik Shala.

- Pėr ēka e keni fjalėn konkretisht, zoti Shala, sepse nuk ėshtė mirė qė konsultimet e sotme tė marrin ndonjė kahje tjetėr, qė mė sė paku do tė dėshiroja njė gjė tė tillė, - tha gjyqtarja dhe vazhdoi : - Kam pėrshtypjen se mbrojtėsit e tė akuzuarve, kanė punuar mė shumė me klientėt e tyre sesa prokurori  dhe ju me dėshmitarėt.

- Nuk e besoj zonja Elta, se ata kanė punuar mė shumė, por t'ju them se gjatė punės sonė kemi qenė tė detyruar qė pėr secilin takim t’i plotėsojmė deklaratat, me qė secilėn herė kėta na sillnin fakte tė reja, qė ne shumė herė ishim nė dilemė a t’i pranojmė apo jo, andaj nė kėtė drejtim mund tė fitoni pėrshtypjen se ne ishim mė pak aktiv, por kjo mė sė miri do tė shihet qė nga nesėr kur tė filloi gjykimi, - sqaroi prokurori francez, Zhosen Brigs.

- Nga ju, zoti dėshmitar, kėrkoj qė kur t'ju vijė radha pėr tė dėshmuar tė jeni sa mė i saktė nė dhėnien e dėshmisė si dhe tė keni parasysh se pėr ēdo dėshmi tė rrejshme do tė merren masa ndaj jush, andaj ua bėj me dije se duhet tė jeni shumė tė matur.

- Mė duket se me kėtė qė po thoni ju, zonja gjyqtare, ėshtė njė lloj kėrcėnimi pėr dėshmitarin, - pėrsėri ndėrhyri prokurori francez.

- Nė as njė mėnyrė nuk ėshtė kėrcėnim, zoti prokuror, por ėshtė njė pėrkujtim pėr tė, se si duhet tė dėshmojė, sepse pėrfundimi i gjykimit varet kryesisht nga dėshmia e tij dhe e dėshmitarėve tjerė, - tha gjyqtarja dhe doli nga dhoma e konsultimeve, e cila nuk kishte qenė e njohur se do tė takohej edhe me dėshmitarin dhe Besnik Shalėn dhe ishte marrė vesh, qė tė bisedonte vetėm me prokurorin.

Me siguri konsultimet nė mes tė  prokurorit  dhe Besnik Shalės do tė kishin vazhduar edhe mė tej, sikur zoti Zhosen, tė mos i kishte treguar  atij se kryetarja  kishte urdhėruar qė Besniku as si dėgjues, tė mos prezentojė gjatė  seancave gjyqėsore, sepse kishte informacione, qė shumė herė  atė  e kishin parė edhe nė vendet publike  me dėshmitarėt e kėsaj lėnde. Por Besnikun mė tepėr se kjo kėrkesė e kryetares sė trupit gjykues e shqetėsoi  fakti rreth dyshimeve tė deponimeve materiale tė dėshmive, andaj sapo doli nga  zyra, menjėherė u nis pėr nė shtėpi, qė ai edhe njė herė t’i verifikojė dhe tė  shoh se mos  ėshtė bėrė ndonjė lėshim apo pėshtjellim. 

Besnik Shala, sapo doli nga dhoma e konsultimeve, pėr kohė tė gjatė e vrau mendjen  nė lidhje me dosjet, njė pjesė tė tė cilave kohė mė parė ai i kishte marrė nga Beogradi pėrmes tė ngarkuarit francez, zoti Shvic. Me kėtė fije dyshimi, ai ecte rrugės pėr nė shtėpi, sepse deri mė sot ai nuk kishte dyshuar se dikush ka mundur t’i marrė ato dosje nė shtėpinė e tij. Sapo arriti nė shtėpi, dhe pėr fat nuk ishte asnjėri prej anėtarėve tė familjes, filloi t’i kėrkoj ato, nė mėnyrė qė ta bindė vetėveten, se as kush nuk ka mundur.

“ Nėse ka ndodhur kjo, qė dikush tė ketė hyrė dhe t’i ketė shfletur, gjatė kohės sa unė nuk kam qenė nė shtėpi, atėherė unė duhet tė bėj njė kallzim penal nė gjyq dhe tė them se kjo ėshtė njė vepėr qė dikush ma ka vendosur nė dhomėn time tė punės.” - mendoi me vete ai. Por ende pa e pėrfunduar mendimin, atij iu kujtua letra, kopjen e tė cilės e kishte nė kėto dosje, tė cilėn ia kishte dhėnė disa muaj mė parė Bekim Gashit dhe Genc Haxhiut. Atė  edhe mė shumė e kapluan ethet e kėtyre  dosjeve, duke dyshuar nė Petritin, qė e kishte pasė nė dorė njėrėn nga kėto shkresa tė kėtyre dosjeve. Pas disa minutave, sa i kontrolloi tė gjitha librat dhe shėnimet e tij, mė nė fund i gjeti edhe dosjet. Sapo dora ia zuri ato, qė po i kėrkonte, qė ai ato ishte mėsuar t’i quante “shpirti i drejtėsisė”, drejtėsi kjo e cila ishte e hartuar nga vetė ai dhe nga shoku Merxhan Uizerkėn me ndihmėn dhe kėshillat e Luc Bergerit, pėr tė cilat dosje kishte punuar tash e dy vite, duke i plotėsuar ato herė pas here me fakte dhe argumente, qė i arrinin nga Beogradi.

Besnik Shala, pasi i mori nė dorė dosjet e mbėshtjellura me kapakė blu, nė bazė tė tė cilėve kapakė, kėtyre  dosjeve Luc Bergeri pat propozuar qė ta kenė  emrin, ndonėse  ai qe nisur  edhe nga  ngjyra e flamurit  tė njerėzve, qė i plotėsonin kėto dosje vazhdimisht.

 Gjatė shfletimit ai disa herė u ndal dhe iu kujtua se radhitja e atyre dosjeve, ishte ndryshe nga ajo qė i kishte vendosur, por meqė ishin tė gjitha aty ku i kishte vendosur mė herėt, ai mendoi se ndoshta kėtė radhitje ndryshe e kishte bėrė vetė dhe i mori nė dorė e i vendosi nė tavolinėn e punės, duke i rishfletuar me njė gėzim tė papėrshkruar ndonjėherė tjetėr.

 

 

  * * *

 

 

Ishte afruar koha kur nė sallėn e gjyqit, do tė fillonte gjykimi i dy tė akuzuarve, Elton Kodrės dhe Erzen Zenelit. Nė oborrin e gjykatės ishin mbledhur shumė njerėz, tė cilėt kishin ardhur pėr ta pėrcjellė seancėn gjyqėsore, pėr tė cilin gjykim, shumė ishte folė jo vetėm nė qytetin L, por dhe ishte shkruar nė gazeta.

Drita, bashkėshortja e Eltonit, sė bashku me tė birin Petritin, prisnin jashtė oborrit, me qėllim qė ta shihnin Eltonin, kur tė vinte me makinėn e policisė nga burgu.

- Ju mund tė prisni edhe pak, por besoj se ata i kanė sjellur mė herėt, - i tha avokati mbrojtės, Daut Bislimi, i cili ishte nisur qė tė hynte nė sallė.

- Zoti avokat, a ka mundėsi, qė edhe Petriti ta pėrcjellė seancėn gjyqėsore tė babait tė tij? - pyeti Drita, bashkėshortja e Eltonit.

- Sipas dispozitave ligjore, ėshtė i ri, por pėr kėtė duhet ta pyesim kryetaren e trupit gjykues, sepse me sa unė di secili person qė e pėrcjell njė seancė gjyqėsore, duhet tė ketė njė dokument tė identifikimit, - u pėrgjegj avokat Bislimi.

- Kam menduar pėr kėtė ēėshtje dhe e kam nxjerrė njė certifikatė tė lindjes, pasi qė ky ngul kėmbė ta shikojė babain e tij, meqė nuk e ka parė tash e shtatė muaj. Madje edhe gjatė luftės, po edhe pas luftės ka qenė shumė i lidhur me tė dhe vėshtirė e kam qė ta bind pėr tė mos ardhur nė sallėn ku zhvillohet gjykimi.

- Shpresoj, se kryetarja e trupit gjykues, do tė bėjė kėtė herė pėrjashtim, por tė shohim se ēfarė do tė vendosė ajo, pasi tė bisedoj unė me tė.

- Atėherė, po ju pres, nė koridor deri sa ju ta pyesni kryetaren e trupit gjykues, - shtoi Drita dhe vazhdoi tė qėndronte nė oborrin e gjykatės, ndėrsa avokati vazhdoi rrugėn drejt hyrjes sė gjykatės, duke e mbajtur nė dorė ēantėn e mbushur pėrplot me dokumenta, qė kishin tė bėnin me lėndėn e tė akuzuarve, pėr tė cilėt sot po fillon seanca e parė gjyqėsore.

Drita me Petritin, qėndruan edhe pėr pak kohė dhe kur panė nga larg, se njerėzit qė prisnin nė koridorin e gjykatės, filluan tė hynin nė sallėn e gjyqit edhe ata u nisėn pėr atje. Nė koridor ishin shumė policė, tė cilėt i kontrollonin personat qė hynin. Nė momentin kur Drita hyri nė koridor, njėri nga policėt, nė gjuhėn angleze, iu drejtua asaj :

- Nėse jeni e interesuar ta pėrcillni seancėn gjyqėsore, urdhėroni e hyni brenda, nėse jo ju lutemi largohuni nga kėtu, sepse janė duke ardhur tė akuzuarit dhe nuk ju lejohet qė tė rrini kėtu.

- Pikėrisht ata po i pres, sepse dua tė shoh burrin tim, e aq mė shumė djali, qė nuk e ka parė tash shtatė muaj, prej se e keni arrestuar, - ia ktheu Drita nė shqip policit tė huaj, i cili iu duk shumė i gjatė qė ishte mė i zi se korbi.

- Do tė thotė se ju jeni bashkėshortja e tė akuzuarit, a? – u ngut tė pyeste pėrsėri i njėjti polic, pasi ia pėrktheu fjalėt e Dritės njėri nga pėrkthyesit, qė mbante tė varur nė qafė njė kartelė me fotografinė tij.

-Po, unė jam bashkėshortja e atij qė e keni arrestuar pa asnjė argument! – shtoi pėrsėri Drita.

- Kėtė do ta vėrtetoi gjyqi, qė po fillon sot, zonjė, por mua mė vjen keq t'ju them se nuk mund tė takoheni me bashkėshortin tuaj kėtu, por hyni brenda e nė fund tė seancės, mbase kryetarja e trupit gjykues mund t'ju lejojė tė bisedoni me tė, - i sqaroi polici i huaj, i cili sapo mbaroi ia hapi derėn e sallės sė gjyqit Dritės dhe e shoqėroi atė sė bashku me Petritin.

Drita duke hyrė nė sallė, deshi ta pyes policin pėr Petritin, por polici, kur ia kishte parė njė letėr me shenjėn e UNMIK-ut, mendoi se ai e kishte marrė lejen pėr ta pėrcjellė gjykimin dhe as qė e pyeti fare pėr tė. Nė sallė, kur hyri Drita, pa shumė njerėz, tė cilėt i kishin zėnė vendet e tyre, ndėrsa nė mes tė sallės ajo pa disa dy stola tė zbrazėt, qė anash tyre rrinin polic tė huaj, kurse pak mė tej njė foltore nė formė gjysmėrrethi, qė ishte afėr tavolinės, rreth sė cilės ishin vendosur katėr karrika, qė vetėm nė njėrėn prej tyre ishte ulur njė djalė i ri, kurse tri tjera ishin tė zbrazta. Nė anėn e majtė tė sallės, nga dritaret ishte ulur njė vajzė, e cila afėr kishte njė makinė shkrimi, ndėrsa pak mė kėndej nė drejtim tė stolave tė zbrazėt ishte njė burrė i moshuar me flokė tė shprishur, i cili po i mbante duart tė mbėshtetura pėr nofullat e tij tė dalura pak sa jashtė. Ndėrsa nė anėn e djathtė tė sallės ishin ulur dy burra tė tjerė, njėrin prej tė cilėve e njohu ajo se ishte avokati i tė shoqit, me tė cilin pak mė parė bisedoi pėr ēėshtjen e Petritit, kurse tjetrin pranė tij nuk e njohu, por e mori me mend se ishte avokati mbrojtės i shokut tė bashkėshortit tė saj.

Meqė Drita me Petritin ishin tė fundit, qė hynė nė sallė, tė pranishmit veē kishin filluar tė bisedonin nė mes veti lidhur me tė akuzuarit. Ajo nga dy persona qė ishin ulur njė radhė para saj dėgjoi se tė akuzuarit do tė dėnoheshin mė shumė se nga njėzet vjet, ngase ai kishte pasė rastin ta kishte nė dorė aktakuzėn, qė i ngarkon ata dhe ishte i bindur nė fjalėt qė thuheshin nė aktakuzėn e tyre. Drita deshi qė ta pėrcillte edhe mė tej bisedėn e tyre, por nė atė moment u hap dera dhe nė sallė u duken tė akuzuarit, tė shoqėruar me policė. Eltonin, me duar tė lidhura e mbanin pėr krahu dy plicė, ndėrsa dy tė tjerė e mbanin Erzenin. Pasi bėnė disa hapa nė drejtim tė stolave nė mes tė sallės, policėt ua zgjidhėn duart dhe u larguan e me hapa tė ngadalshėm dolėn nga salla.

Eltoni, pasi i fėrkoi duart nė vendin, ku i kishte pasur tė lidhura, me njė shikim tė shpejtė, i shikoi tė gjithė tė pranishmit nė sallė, por hetmi i tij, kur u ndesh me shikimet e Petriti, i cili pėr ta parė babanė e tij ishte ngritur nė kėmbė, nga se i pengonin tė tjerėt qė ishin ulur para tij, sikur u shtang nė vend dhe pėr njė kohė nuk lėvizi fare nga vendi. Ai duke i fėrkuar duart, ia bėri me shenjė Petritit qė tė mos merakoset, ndėrsa Petriti atė lėvizje tė dorės sė tė atit e mori si vėrejtje pse kishte ardhur nė gjykatore. Petriti shėnjės sė tė atit deshi t’i pėrgjigjet me fjalė dhe tamam nė kohėn, kur ai deshi tė flasė me tė atin, e ėma e tij Drita, e tėrhoqi pėr krahu dhe e uli nė vend. Eltoni, mė pas e kuptoi se ishin keqkuptuar me tė birin dhe e tėrhoqi shikimin, duke i parė tė gjithė tė tjerėt nė sy. Ai nė atė sallė i dalloi edhe shokėt e tij, tė cilėt gjithashtu kishin ardhur pėr t’i dhėnė pėrkrahje morale atij dhe Erzenit, por as me ta nuk foli fare.

Tė njėjtin veprim e bėri mė pas edhe Erzeni, por pėr dallim nga Eltoni, ai nuk e ndali shikimin nė asnjė vend dhe sapo e pėrfundoi shikimin iu drejtua Eltonit :

- Nga familja ime s’paska ardhur askush, po nga e jotja?

 - Ndoshta nuk e kanė njoftuar, se sot fillon gjykimi ynė,- iu pėrgjegj Eltoni, duke ia bėrė me shenjė se familja e tij ishte e pranishme nė sallė.

- Jo, Elton e kanė ditur, por me gjasė nuk kanė pasur tė holla qė tė vijnė deri nė qytet, sepse herėn e fundit mė tha nėna se nuk po mund ta shesin arėn, qė e kanė nxjerrė nė shitje.

- Po e fejuara jote pse nuk ka ardhur atėherė, pasi ėshtė nga qyteti?

- Atė, as qė kam pritur qė tė vijė, sepse me gjasė iu janė kėrcėnuar nė hetuesi, pastaj ajo do tė jetė nė listėn e dėshmitarėve, pasi qė unė kam kėrkuar tė vėrtetohet edhe nga ajo se ditėn kritike, kur ka ndodhur krimi, pėr ēka ne po akuzohem,i me tė kam qenė nė Pejė.

- Si po ndihesh Erzen?- e pyeti pas pak Eltoni shokun e tij me zė tė ulėt, pasi qė ende nuk kishte filluar seanca gjyqėsore.

- Mė i fortė se kurrė mė parė! Po ti?

- Deri nė kėtė moment edhe unė ndihesha i fortė, por kur e pashė djalin kėtu, disi sikur u dobėsova, por besoj se shpejt do ta marr veten.

- Po mė ēudit! Nė vend qė ti tė ndihesh mė i fortė qė janė prezent familja jote, ti ma thua tė kundėrtėn.

- Ėshtė tepėr i ri, o Erzen, qė tė pėrballet me padrejtėsi tė tilla, prandaj po ndjejė dhimbje pėr tė.

- Unė kam pėrshtypjen se Petriti yt, ėshtė burrėruar para kohe dhe ėshtė mė burrė se shumė burra tė tjerė qė njoh.

- Pse po mendon kėshtu?

- Sepse po ēuditem me qėndrimin e tij, qė nuk po jepet para kėsaj skene, pas kaq muajsh qė nuk tė ka parė dhe tė mos e nxjerrė asnjė fjalė, e as tė qajė!

- Ashtu ėshtė. Pėr burrė shokun s’mund t’ia gjesh, por mosha sikur ia zbeh nga pak burrėrinė.

- Po vijnė gjyqtarėt, tha pėrkthyesi, i cili ua bėri me shenjė tė pranishmėve nė sallė qė tė ngrihen nė kėmbė.

Sapo u hap dera dhe filluan tė hyjnė, nė sallė anėtarėt e trupit gjykues tė gjithė me njėherė u ngritėn nė kėmbė. E para hyri njė grua rreth tė dyzet e pestave, e pas saj h futėn nė sallė edhe dy burra tjerė, tė cilėt u ulėn nė karrigat e zbrazta nė krye tė sallės sė gjyqit.

Pasi zuri vend trupi gjykues, u ulėn edhe tė pranishmit e tjerė nė sallė. Pas pak kohe, kryetarja e trupit gjykues u ngrit nė kėmbė, duke i mbajtur nė dorė disa letra dhe filloi tė flasė :

- Mė lejoni, qė nė ora dhjetė e pėsmbėdhjetė minuta, ta fillojmė seancėn e parė ndaj tė akuzuarve Elton Kodrės dhe Erzen Zenelit, - dhe vazhdoi - Nė fillim, mė lejoni qė tė konfirmoj se tė pranishėm nė sallė, pėrveē nesh si trup gjykues, qė pėrbėhet nga unė, Elta Kalstri, nga zoti Nadi Anderson  dhe zoti Rambson Keti, janė edhe prokurori zoti Zhosen Brigs, tė akuzuarit, qė sapo ua pėrmenda emrat, avokatėt mbrojtės, zoti Daut Bislimi dhe Sokol Duli, si dhe familja e viktimės Avdi Ukės.

Nė vazhdim, kryetarja e trupit gjykues, pasi bėri prezentimin e tė gjithė atyre qė duhej bėrė publike para opinionit, ajo nisi t’i lexojė edhe emrat e dėshmitarėve tė kėtij procesi. Pasi i lexoi emrat e dėshmitarėve, Bekim Gashi, Genc Haxhiu, Daut Veseli, Avni Batjari, Luljeta Aga dhe Selim Bytyqi, ata i urdhėroi qė ta lėshojnė sallėn e gjyqit dhe tė lajmėrohen pasnesėr nė ora dhjetė.

Bekim Gashi dhe Genc Haxhiu, duke dalė nga salla, e vodhėn me shikim Petritin, i cili nė atė kohė e kishte ulur kokėn, pėr tė mos e parė ata drejt nė sy dhe dolėn nga salla me pėrshtypjen se ai nuk i kishte parė fare ata, duke menduar, se Petriti nga mėrzia pėr babanė e tij, qė e kishte parė pak mė parė lidhur nė pranga, ia kishte krisur vajit dhe tash e mbante kokėn ulur pėr tė mos e hetuar babai i tij. Dhe me kėtė pėrshtypje, ata u larguan nga salla e gjyqit, tė bindur se Petriti nuk i kishte hetuar dhe nuk i kishte njohur fare, por kėtė pėrshtypje nuk e kishte Petriti, i cili i kishte njohur mirė Genc Haxhiun dhe Bekim Gashin.

Kryetarja e trupit gjykues, zonja Elta Kalstri,  pasi i pėrcolli me shikim dėshmitarėt, qė ishin ngritur nė kėmbė se tė gjithė e lėshuan sallėn e gjyqit, sėrish u ngrit nė kėmbė dhe nisi tė lexojė tė dhėnat gjenerale pėr tė aktakuzuarit, Elton Kodrėn dhe Eerzen Zeneli.

Ashtu edhe siē pritej nė seancėn e parė, pas fjalės sė kryetares sė  trupit  gjykues, e cila pasi tha  se aktakuza ėshtė e ngritur nė bazė tė nenit 121, alinea 2, pika 3 tė LPK, pėrkatėsisht tė LPJ-sė, pėr  vrasje me paramendim dhe tė nenit 136 al1 tė LP RFJ-sė nė lidhje me nenin 116 al. 1., dhe pėr tė gjitha kėto mė gjersisht, prokurori Zhosen Brigs, do ta ketė fjalėn kryesore nė kėtė seancė. Dhe ai sapo ia dha fjalėn, zonja Elta Kalstri, ai duke mos e larguar pėr asnjė ēast shikimin nga tė akuzuarit filloi ta shfletoi pakontrollueshėm edhe njė herė dosjen dhe pastaj nisi  me zėrin e tij monotan dhe tė trashė, tė flas pėr tė dhėnat gjenerale tė tė akuzuarve.

Deri sa prokuroi po pėrsėriste tė dhėnat me disa shtesa mė nė hollėsi, Elton Kodra e ndjeu veten krenar pėrballė prokurorit dhe ēuditej nga e kishte gjithė atė besim sa qė mos t’i trembej as ēerpiku i syrit, pėr kundėr shikimit tė rreptė tė prokurorit, i cili herė pas here me zėrin e tij gėrvallej thua se donte ta vriste dikė. Eltoni, duke mos mundur ta pėrballonte mė shikimin nėnēmues tė prokurorit, nisi qė vjedhurazi t’i shikoi tė pranishmit nė sallė, pėr tė hetuar se si po reagojnė ndaj fjalėve tė prokurorit. Me kėtė rast shikimi i tij u stacionua nė fytyrėn e njė burri tė moshuar, i cili gjatė gjithė kohės po i vidhte me shikim tė trazuar bashkėshorten e tij, Dritėn, dhe djalin Petritin.

“ Sigurisht ėshtė ndonjėri nga tė afėrmit e tė vrarit dhe i gjori mendon se ne jemi vrasėsit, andaj me kaq urretje e shikon familjen time. Sikur ta dinte ai tė vėrtetėn, sigurisht se nuk do ta bėnte njė gjė tė tillė.” - mendoi me vete Eltoni, duke mos u pėrqėndruar fare nė fjalėt e prokurorit, i cili gjithnjė e ngrinte zėrin gjatė leximit tė tė dhėnave  biografike, thua se me tė kishte qenė shok i pandashėm. Disa tė dhėna tė biografisė sė tij, Eltonit kurrė s’do t’i ishin kujtuar, poqese dikush do t’ia kėrkonte njė pėrshkrim tė jetės sė tij edhe pėr tė kaluarėn e largėt e edhe tė jetės sė fėmijėrisė. Andaj edhe vetė ai nė ato momente bėhej kurreshtar pėr tė ditur se si ka mundur njė francez, t’i mbledhė tė gjitha kėto tė dhėna pėr tė.

Nė njė moment, prokuroi Zhosen Brigs, e ndali leximin, pėr tė vėrtetuar se tė pranishmit a janė duke e pėrcjellur atė gjatė leximit, sepse kishte pėrshtypjen se zhurma qė bėhej nė sallė e zbehte leximin e tij, por mbi tė gjitha atij i pengonin lėvizjet e Elton Kodrės dhe pas njė pauze tė shkurtėr, filloi leximin e aktakuzės :

 “ I akuzuari Elton Kodra, kryetar i grupit ilegal "Grushti i popullit", pėrveē se ka  marrė iniciativėn pėr formimin e kėtij grupi ai edhe i ka nxitur shokėt tjerė tė tij, qė tė hartojnė listat e njerėzve, qė duhet tė likuidohen. Ndėrsa pak ditė pas formimit tė kėtij grupi ai me paramendim ka vrarė veprimtarin politik Avdi Ukėn, duke  dashur  kėshtu qė t’i largojnė nga skena politike tė gjithė ata njerėz, tė cilėt nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, nuk e kanė dashur luftėn. I akuzuari Elton Kodra, me 8 gusht tė vitit 2000  me armėn e tij personale, automatik me tre plumba nė organet vitale, e a vrarė nė pritė Avdi Ukėn. Vrasja ėshtė kryer e ndihmuar edhe nga Erzen Zeneli, i cili gjithashtu nė  momentin e krimit, ka qenė  me tė. Pos kėsaj vrasje, i akuzuari Elton Kodra, akuzohet edhe pėr prishje tė rendit dhe qetėsisė, meqė i tillė dhe mospėrfillės i ligjit  ka qenė edhe para luftės. Gjatė luftės ai ka planifiuar me shumė shokė pėr tė vrarė  shumė kundėrshtarė tė UĒK-sė. Por pasi kėto vrasje  s’i ka realizuar nė atė kohė, ai ka filluar t’i realizojė pėrmes grupit tė tij ilegal...” Pas njė  pushimi tė shkurtėr, prokurori filloi tė lexojė edhe aktakuzėn me tė cilėn ngarkohet Erzen  Zeneli, nė tė cilėn nė mes tjerash thuhet : "I pandehuri Erzen Zeneli, i nxitur  nga e  fejuara e tij Argjira Guri, familja e  sė cilės kishin pasė njė konflikt familjar me tė ndjerin Avdi Ukėn, i propozon Eltonit qė ta vrasin Avdiun, meqė edhe ashtu ai ishte nė listėn e atyre qė  i ishte paraparė grupi i tyre ilegal t’i vriste. Dhe kėshtu mė 8 gusht 2000, bashkarisht marrin pjesė nė kėtė vrasje tragjike dhe planifikojnė  edhe vrasje  tjera..."

Pasi prokurori francez e pėrfundoi  leximin e aktakuzės, nė sallė mbretėroi njė heshtje, e cila kush e di se edhe pėr sa kohė do tė zgjaste, sikur kryetarja e trupit  gjykues, pasi qė veē ishte ulur nė vendine tij prokurori, u ngrit nė kėmbė, dhe iu drejtua sė pari Eltonit :

- E keni kuptuar aktakuzėn, se pėr ēka ngarkoheni, i akuzuari Elton Kodra?

- Po!

- Dhe a keni pėr tė thėnė diēka nė lidhje me ato qė u thanė pėr ju?

- Kam, si nuk kam!

- Atėherė urdhėroni dhe shkurtimisht na thoni mendimin tuaj?

- E nderuara kryetare e trupit gjykues, tė nderuar anėtarė tė kėtij trupi gjykues! Unė qė nė fillim dua tė shtoj se e kam kuptuar aktakuzėn, tė cilėn nuk e pranoj nė asnjė pikė nga fakti se fund e krye ėshtė akuzė e montuar, tė cilėn zotri prokurori me njerėzit qė i ka blerė ai ka dashur qė tė ta njollosė luftėn tonė tė drejtė dhe krimet e bėra nga tė tjerėt tė na i mveshė ne ushtarėve tė TMK-sė, duke harruar faktin se nė detyrėn tonė ndaj kėsaj toke dhe kėtij vendi tė mjeruar e kemi bėrė gjatė luftės dhe tash e tutje si ushtarė tė TMK-sė jemi pėrcaktuar qė me angazhimin tonė sado pak tė mundohemi t’ia lehtėsojmė plagėt kėtij populli tė shumėvuajtur! - tha Eltoni dhe pėr njė moment heshti, ndėrsa kryetarja e trupit gjykues mendoi se Eltoni e mbaroi fjalėn e tij dhe sa deshi ajo ta marrė fjalėn Eltoni pėrsėri nisi tė flasė :

- Nuk e di, sesa e njihni zonja kryetare, historinė ė e popullit tonė, por dua t'ju kujtoj se pas secilės luftė, qė ka dalė fitimtare, populli lirinė e vet e ka shitur me shpifje ndaj ēlirimtarėve tė saj. Dhe a e dini se kush ka bėrė pazar pėr tokėn tonė. E pra ajo ėshtė Franca, nga vjen edhe  zoti prokuror!

- Ju lutem pa komente, kėtu jemi nė gjyq dhe dua tė dėgjoj nga ju vetėm atė se a e prononi aktakuzėn nėse e keni kuptuar drejt, apo jo? – ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues.

- Pikėrisht kėtu desha tė dal, - u pėrgjegj Eltoni dhe vazhdoi. - Edhe kjo aktakuzė, qė e keni nė dorė dhe sapo e dėgjuam tė gjithė, ėshtė e hartuar me gėnjeshtra dhe shpifje. Andaj, ju garantoj se nuk ėshtė e ngritur nė dobi tė sė vėrtetės, por nė dėm tė sė vėrtetės dhe tė ēėshtjes kombėtare. Thjesht ėshtė njė montim politik, pėr tė cilėn do tė bindeni edhe ju mė vonė, pasi qė do t’i krahasojmė faktet gjatė seancave tė kėtij gjyqi politik! – tha Elton Kodra.

- U shkurtohet e drejta e fjalės dhe kalojmė tek i akuzuari Erzen Zeneli, - ndėrhyri  kryetarja e trupit  gjykues, duke iu drejtuar Erzenit : 

- A e keni kuptuar aktakuzėn?

- Po e kam kuptuar nė tėrėsi! – u pėrgjegj Erzeni.

- A keni pėr tė shtuar diēka rreth aktakuzės? –pėrsėri e pyeti ajo.

- Gjithėsesi, se kam pėr tė shtuar.

- Atėherė urdhėroni, e keni fjalėn.

- Edhe unė sikurse Eltoni, nuk pajtohem me asnjė pikė tė aktakuzės, e cila tėrsisht ėshtė aktakuzė politike, qėllimi i sė cilės nuk ėshtė aq i thjeshtė qė vetėm mua dhe Eltonin tė na burgosė, por qė tė nėnvlerėsojė, nė pėrgjithėsi vlerat e luftės dhe ta nėpėrkėmbė vullnetin e popullit tonė. Mė lejoni tė ju them me pėrgjegjėsi tė plotė, se autorėt e skenarit tė kėsaj aktakuze janė armiq tė pėrbetuar tė popullit tonė, tė cilėt herėt a vonė do tė binden se me punėn e tyre, janė bėrė argat tė armikut!

- Ju lutem, i akuzuar Erzen Zeneli, nuk keni tė drejtė tė akuzoni askėnd, por vetėm ta thoni mendimin tuaj nėse e pranoni apo jo aktakuzėn, - ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues.

- E vėrteta, ju po ju tingėllon akuzė, zonja kryetare, por ju betohem se ėshtė e vėrtetė dhe herėt apo vonė do tė triumfojė, pėr tė cilėn do tė keni rast tė bindeni edhe ju vetė, se dorėrasit janė argatė tė bandave serbe, tė cilėt udhėhiqen nga njerėzit qė ju po i pėrkrahni, - shtoi Erzeni.

- Ju lutem edhe njė herė ua bėj me dije i akuzuar, se nėse vazhdoni tė akuzoni do t’ua ndėrpres fjalėn, - u ngut tė ndėrhynte kryetarja e trupit gjykues.

- Nuk e keni tė vėshtirė tė ma ndėrprisni fjalėn mua, por mirė do tė bėnit sikur t’i kishit verifikuar dėshmitė e rrejshme tė deponuara, zonja kryetare.  Pastaj mendoj se kur t’i ballafaqojmė faktet, edhe ju do ju vijė keq pėr shpifėsit dhe gėnjeshtarėt, tė cilėt mbase i kanė detyruar ndoshta tė gėnjejnė nė kėtė mėnyrė tė turpshme.

- Mjaft, nuk keni tė drejtė tė vazhdoni mė fjalėn,- u shfry kryetarja e trupit gjykues, zonja Elta Kalstri, ndaj Erzenit.

- Si urdhėroni, zonja kryetare, e di se fjalėt e mia u tingėllojnė rėndė, por fatmirėsisht janė fjalė tė vėrteta,- tha pėr fund Erzeni, duke u ulur nė vend.

Kryetarja e trupit gjykues e revoltuar nė deklaratat e para tė tė akuzuarve, me ton tė lartė iu drejtua daktilografes :

- Shkruani ju lutem. Pas leximit tė aktakuzės dhe pas dėgjimit tė fjalės hyrėse tė tė akuzuarve, tė cilėt nė mėnyrė kategorike nuk e pranojnė aktakuzėn, trupi gjykues shpalli tė mbyllur seancėn e ditės sė parė nė ora dymbėdhjetė e pesmbėdhjetė minuta. Senca e radhės vazhdon pasnesėr nė tė njėjtėn sallė nė ora dhjetė, ku do tė merren nė pyetje dėshmitarėt Bekim Gashi, Genc Haxhiu e nėse na premton koha do tė merren nė pyetje edhe dėshmitarėt tjerė me radhė. Me kaq, pėrfundoi seanca e sotme. Falemnderit qė iu pėrgjigjėt thirrjes sonė,- tha kryetarja e trupit gjykues dhe u ngrit nė kėmbė pėr tė dalė nga salla e gjyqit e menjėherė pas saj edhe dy anėtarėt tjerė tė trupit gjykues.

Pikėrisht nė kohėn kur, Nedi Anderson,  antar i trupit gjykues, iu afrua derės pėr tė dalė, nė kėmbė u ngrit avokati mbrojtės Daut Bislimi, i cili iu drejtua kryetarės sė trupit gjykues :

- Zonja kryetare, nėse ka mundėsi njė kėrkesė nga ana e palės mbrojtėse pėr klientėt tanė?

- Urdhėroni, zoti avokat, - tha kryetarja e trupit gjykues e shtangur nė vend.

- Meqė ėshtė seanca e parė, nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr, ka kohė qė familjarėt e tė akuzuarve nuk janė takuar nė me njėri tjetrin, a ka mundėsi qė pėr pak kohė tė takohen kėtu nė sallė?

- Tė falemnderit, zoti avokat, mirė bėtė qė ma kujtuat, sepse kėtė mendim e kisha edhe unė, por s’di se si mė doli nga mendja. Pra, tu lejohet takimi, por pasi tė dalin nga salla tė pranishmit tjerė, qė nuk janė familjarė tė tė akuzuarve. Takimi  tė mos zgjasė mė shumė se pesmbėdhjetė minuta, - tha ajo, duke iu drejtuar me kėtė zė urdhėrues edhe avokatit mbrojtės, po edhe policisė, qė ishin afėr tė akuzuarve, tė cilėt sapo ishte ngritur ajo nė kėmbė u drejtuan nga tė akuzuarit qė t’ia lidhin duart me pranga, por sapo e morėn urdhėrin, ata u shtangėn nė vend dhe si tė zėnė nė faj u tėrhoqėn nga tė akuzuarit.

Kur u larguan tė gjithė tė pranishmit, nga salla, nga e cila i fundit doli prokurori Zhosen Brigs, i cili duke dalė iu drejtua njėrit prej policėve me zė tė ulėt : - Shikoni, nė asnjė mėnyrė mos i lejoni qė tė akuzuarit tė shkėmbejnė diēka mes familjarėve! - dhe doli nga salla, duke ia drejtuar shikimin Petritit, i cili veē i ishte afruar tė atit dhe iu kishte hedhur nė pėrqafim.

Eltoni, sapo u pėrshėndet me bashkėshorten, Dritėn, e cila e para u pėrshėndet me Egzonin, pasi atė e pėrshėndeti daja i tij Ganiu, iu drejtua Petritit :

- Po ti, pse erdhe nė gjyq?

- Si pse erdhe babi! Tė tė shoh. A e di se sa po mė mungon. Po mė duket bota e zbrazėt pa ty. Herė -herė kam bindjen, se nuk ka mbetur nė qytetin L asnjeri. Dhe ti merr guximin e mė thua pse kam ardhur. Unė pėr ty jetoi babi! - tha Petriti dhe u shkreh nė vaj.

- Edhe unė jetoj pėr ty, bir! – ia ktheu Eltoni, i cili e pėrmbajti veten, duke ua ndalė turrin njė grumbulli lotėsh, tė cilėve nė momentin e fundit ua zuri rrugėn me digėn e qėndresės.

- Petrit, Petrit, unė kam dėgjuar nga babai yt se ti je njė burrė, kurse tash po bindem se ende qenke fėmijė, - iu drejtua Erzeni, duke u munduar qė ta shkėpuste atė nga pėrqafimi i babait tė tij.

- Po xhaxhi Erzen, ashtu ėshtė, por mos harro se edhe burrat ka momente qė qajnė. Por kur qajnė burrat, ta dish se diēka e madhe ka ndodhur aty, - ia ktheu Petriti.

- Atėherė mos lejo, qė burrėria jote tė pėrlotet? –pėrsėri e ngacmoi Erzeni Petritin.

- Ne jemi tė ligj, xhaxhi, prandaj tė ligjėve vetėm lotėt ua lėjojnė qė t’i derdhin shlirshėm dhe asgjė tjetėr,- pėrsėri iu pėrgjegj Petriti.

- Nuk je i lig, jo, por momenti tė ngacmoi.

- Nėse unė po qaj, ta dhashė fjalėn se lotėt e mi janė shenjė proteste pėr kohėn e ligė, nė tė cilėn po jetojmė, se pėr ndryshe, sikur edhe prindėrit tu tė ishin kėtu me ty, sigurisht se s’do t’mė kishe parė lotė nė sy, por tash tė mė falni, sepse mė kaloi dhe po u betohem se unė do t’ju nxjerr nga burgu, dhe do tė bindesh se nuk jam fėmijė, i rritur nė sevda, por nė vuajtje, e vuajtjet tė bėjnė burrė para kohe, - iu pėrgjegj Petriti, duke i fshirė lotėt me pėllėmbė tė dorės.

Pas pak kohe, pasi qė Drita e pėrfundoi bisedėn me bashkėshortin dhe pasi i mori nga ai disa porosi, Petriti iu drejtua tė atit :

- E di ēka ka tė re babi?

- Jo!

- Jo, sepse nuk ke ku ta dish, kur tė mbajnė nė pranga, por po tė them se unė e kam zbuluar gjenezėn e akuzės suaj dhe kėtė do ta shohėsh nė ditėt e ardhshme, kur xhaxhi avokat do t’ia pėrplas pėr surrati dėshmitarėve dhe kėtij surratprishurit, qė doli i fundit nga salla.

- Prej nga e di ti gjenezėn e akuzės sonė?

- Nga vetė dėshmitarėt?

- Nga cilėt dėshmitarė?

- Nga ata, qė sot ishin nė fillim kėtu nė sallė!

- Po ku i njeh ti ata?!

- I njoh, sepse ata mė kanė kėrkuar mua qė tė bisedoj me ta.

- Dhe ?

- Dhe kam biseduar shumė herė fshehur nėnės!

- Mirė ke bėrė, qė s’i ke treguar nėnės, por s’ke bėrė mirė qė ke biseduar me ata pisa, e qortoi Eltoni.

- Ndėrsa unė mendoj se kam bėrė mirė, sepse ...., e ndėrpreu fjalėn Petriti.

- Tregomė se ē’biseda bėrė me ato bisha?- pyeti kurreshtar Eltoni.

- Ata u munduan qė tė mė fusin edhe mua nė lojė, madje duke mė dhėnė shumė para, tė cilat ja ku i kam, - tha Petriti dhe i nxori nga xhepi tė hollat pėr t’ia treguar babait dhe vazhdoi. – Nė fillim ata nga unė kėrkuan qė tė bėhem postier i tyre, por...

- Postier, po nė lidhje me ēka?- ia ndėrpreu mendimin Petritit Eltoni.

- Qė unė t’i marr disa letra nga ata dhe t’i fsheh nė makinėn tėnde, nė mėnyrė qė mė pas policia tė vinte dhe t’i merrte, pėr gjoja pėr tė ta lehtėsuar aktakuzėn, por unė ua punova ndryshe atyre dhe i futa nė kurth, sepse unė veprova tė kundėrtėn e porosisė sė tyre. Dhe unė  nė vend, qė ta zbatoj urdhėrin e tyre e t’i  fshehi aty ku mė thanė, ia dėrgova shokėve tu, madje  vetė  komandantit  ia dorėzova!

- Dhe ēfarė kėrkonin ata nga ti diēka tjetėr?

- Mė mirė thuaj se ēfarė nuk kėrkonin, por unė me dinakėri ua bėra kurthin, nė tė cilėn ranė ata dhe mėsuesi i tyre.

- Pėr cilin mėsues e ke fjalėn?

- Pėr atė kryemadhin e lagjes sonė, qė punon kėtu nė gjykatė.

- Po si e di ti qė ai ėshtė mėsues i tyre!?

- E mėsova pėrmes Vjollcės sė tij, qė e kam nė klasė dhe pėrmes saj arrita t’u depėrtoj deri nė palcėn e tyre tė kalbur, babi!

- Po pastaj?

- Pastaj do t’i mėsosh tė gjitha mė vonė pėrmes avokatit, sepse nė ato lista tė ndyra tė tyre nuk jeni vetėm ti dhe xhaxhi Erzen, por edhe shumė tė tjerė, qė ėshtė duke u gatuar kulaēi pėr t’i burgosur!

- Po, ata a e dinė pėr kėto qė i paske bėrė?

- Pėr cilat?

- Pėr listat qė ua ke vjedhur.

- Me siguri se nuk i dijnė, sepse pasi i fotokopjoi xhaxhi Skėnder me komandantin, unė pėrsėri gjeta mundėsinė qė t’i kthejė tė gjitha shkresat nė shtėpinė e atij lugatit kryemadh.

Petriti deshi t’i sqaroi edhe shumė hollėsira lidhur me zbulimin e tij, Eltonit, por nė atė moment njėri nga policėt iu afrua avokatit mbrojtės, qė rrinte disa hapa larg tyre, i cili iu drejtua Eltonit dhe Erzenit se koha e takimit mbaroi.

- A nuk ka mundėsi vetėm edhe njė minutė tė na zgjas takimin? - pyeti i brengosur Petriti, qė nuk arriti t’ia sqaroi tė gjitha gjėrat tė atit.

- Jo. Nuk ka mundėsi, sepse edhe ne na udhėron dikush, qė duhet ta zbatojmė urdhėrin, u pėrgjegj njėri prej policėve, i cili veē ishte afruar afėr Eltonit dhe Erzenit.

- Ju lutem vetėm edhe pak? – iu drejtua Petriti nė anglisht.

- Na vjen keq bukurosh, por urdhėri ėshtė urdhėr dhe duhet t’i pėrmbahemi ne dhe ju, - ia ktheu polici Petritit.

- Mirė atėherė, mos ia lidhni duart babiat, vetėm sa ta pėrqafoi edhe njė herė, - pėrsėri iu drejtua Petriti nė gjuhėn angleze.

- Pėrqafoje, por shpejt ama, sepse tashi ke mundėsi qė pėrsėri ta takosh pasnesėr, - iu pėrgjegj polici ndėrkombėtar, i cili i mbante tė gatshme prangat nė dorė pėr t’ia vėnė Eltonit.

Pasi u pėrshėndetėn tė gjithė me radhė, policėt u afruan afėr Eltonit dhe Erzenit, ua lidhėn duart dhe u nisėn pėr tė dalė. Para se ta hidhte hapin e fundit nga salla Eltoni, u kthye edhe njė herė nga Petriti, duke iu drejtuar :

- Disa tė holla, qė t’i... t’ia ēosh nė shtėpi  familjes sė Erzenit, sepse pėr to ata nuk... dhe nuk mundi ta pėrfundojė mendimin Eltoni, pasi veē ai kishte dalė nė koridor, por Petriti e kuptoi mirė porosinė e tė atit dhe me vrap u lėshua nė drejtim tė derės, pėr t’i thėnė se porosinė do ta ēojė nė vend.

Petriti, kur doli nė koridor, nė fund tė koridorit babait ia pa vetėm shpinėn dhe i thirri me zė gati tė pėrvajshėm : - Sot do tė shkoj atje babi, mos u merakos fare. Ai qėndroi edhe pėr pak kohė nė koridor, deri sa mė nuk u duk babai i tij dhe kur deshi tė kthehet nė sallė pėr t’u bashkuar me nėnėn dhe avokatėt mbrojtės ata i takoi duke dalur nga dera dhe bashkarisht me ta u nisėn tė dalin nga ndėrtesa e gjykatės.

Pasi dolėn nga gjykata, nė oborr Petriti me nėnėn e tij, u takuan me dy shokėt e Eltonit, tė cilėt po i prisnin jashtė pėr tė biseduar me ta dhe me avokatėt mbrojtės se ēfarė do tė ndodhė mė vonė.

- Tė shkojmė pak nė zyrėn time, tė gjithė dhe aty bisedojmė mė shtruar, - u propozoi avokati i Eltonit Dritės, bashkėshortes sė Eltonit, Ganiut dajės sė Erzenit dhe dy shokėve tė klientėve tė tij.

- Mua tė mė falni, se kam njė punė tė ngutshme, kurse ju shkoni, pasi qė mua mė duhet tė shkoj edhe nė familjen e Erzenit dhe t’i tregoj motrės qė e pashė djalin e saj dhe se mirė u mbajt nė seancėn e parė, - tha Ganiu dhe filloi tė pėrshėndetet me tė pranishmit.

- Mirė, atėherė ju shkoni, ndėrsa ne tė shkojmė nė zyrėn time,- pėrsėriti avokati kėrkesėn e tij dhe u nis me njėherė me avokatin Sokol Dulin dhe dy shokėt e Eltonit, kurse Petriti me tė ėmėn u nisėn pas tyre, por njė autumobil ia preu rrugėn dhe deri sa ai kaloi Petriti nisi tė bisedojė me nėnėn e tij.

- Ta dish se nuk je sjellė mirė Petrit?

- Pse ēfarė tė keqe bėra?

- A nuk e hetove se e ngushtove babin, i cili mė shumė u pikėllua, sesa qė u gėzua kur tė pa?

- Nuk e besoj.

- Ti nuk e beson, por e vėrejta unė, sepse asnjė herė nuk ėshtė mėrzitur sa sot.

- Kėtė ma ke parathėnė nja dhjetė herė, qė nga ajo kohė qė t’u luta tė mė merrje edhe mua nė gjyq. Por ma merr mendja se edhe ti u binde se ai ma dha njė porosi shumė tė rėndėsishme.

- Nė lidhje me ēka ishte ajo porosi, qė unė nuk arrita ta kuptoj se pėr ēfarė tė hollash folėt?

- Pėr tė hollat e mia!

- E ēfarė tė hollash ke ti?

- Tė them mė vonė, pėr historinė e kėtyre tė hollave, - tha Petriti, duke e futur dorėn nė xhep, por meqė i ishin afruar derės sė zyrės sė avokatit ai nuk i nxori paratė nga xhepi pėr t’ia treguar nėnės sė tij.

- Urdhėroni zonja Dritė, uluni, - iu drejtua avokati, sapo ajo e bėri hapin e parė nė zyrėn e avokatit, duke i treguar vendin ku tė ulet.

- Sipas jush si shkuan punėt nė seancėn e parė?- pyeti njėri nga shokėt e Eltonit avokatin, emrin e tė cilit Petriti e kishte harruar, edhe pse shumė herė atė e kishte takuar nė shtėpinė e tyre kur vinte me babain e tij.

- Mė mirė seē kemi menduar! - u pėrgjegj avokati  Sokol Duli.

- Si po mendoni mė mirė?- pėrsėri pyeti i njėjti ushtar, shok i Eltonit dhe Erzenit.

- E rėndėsishme ishte, qė asnjėri tė mos e pranojnė aktakuzėn, pra me njė fjalė ata bėnė mirė qė nė mėnyrė kategorike e hodhėn poshtė aktakuzėn e ngritur nė mungesė tė fakteve dhe tė provave relevante juridike.

- Dhe ēfarė do tė ndodhė tash e tutje? – kėtė herė pyeti Skėnderi.

- Ėshtė herėt tė thuhet diēka, por pasi nė seancat e ardhshme dėshmitarėt t’i pėrfolin mė nė hollėsi dėshmitė e deponuara dhe ne do tė mund t’i hetojmė  pikat, nė tė cilat mundohet tė mbėshtet prokurori Zhosen Brigs, atėherė fillon tė vie nė shprehje mundėsia e intervenimit tonė, - u pėrgjegj avokati Daut Bislimi.

- Po ato qė ua kemi sjellur? – ndėrhyri pėrsėri me kėtė pyetje Skėnderi.

- Pikėrisht, pėr ato e pata fjalėn, sepse nė interes tė shokėve tuaj, por edhe nė interes tė gjithė ēėshtjes, ėshtė qė ato ... t’i nxjerrim pasi tė jenė deklaruar tė gjithė dėshmitarėt para gjyqit, sepse kėtu ka mundėsi qė deklarat e tyre tė dhėna mė herėt edhe tė ndryshohen dhe njė numėr i atyre ndryshimeve, sigurisht se do tė bėhet nė bazė tė kėtyre dosjeve, qė ne veē i kemi,- tha avokati Bislimi, duke e ledhatuar Petritin, duke mos dashur qė ta zbulojė punėn e tij tė madhe para nėnės sė tij, Dritės.

Diskutimet nė zyrėn e avokatit vazhduan pėr njė kohė me ē’rast u dhanė shumė shpjegime se si do tė pėrfundojė ky gjykim me lirimin e tė akuzuarve nė mungesė tė provave dhe se mė vonė do tė ngritet akuza ndaj dėshmitarėve dhe dhe njeriut qė i ka nxitur ata pėr tė dėshmuar rrejshėm pėr Eltonin dhe Erzenin.

 

 

  * * *

 

 

- A ka ardhur dėshmitari Bekim Gashi ...? – ishte pyetja e parė, qė bėri kryetarja e trupit  gjykues nė seancėn e dytė tė gjykimit, pasi para tė pranishmėve, qė ishin nė sallė, bėri prezentimin e anėtarėve tė trupit  gjykues, prokurorit, tė akuzuarve dhe avokatėve mbrojtės.

- Po, zonja kryetare, ka ardhur dhe ėshtė jashtė, duke pritur! – u pėrgjegj polici  kujdestar.

- Atėherė i thoni qė tė hyjė brenda! - dha urdhėr ajo.

Pas pak kohe, nė sallė hyri dėshmitari Bekim Gashi, i cili me hapa tė ngadalshėm u nis drejt tavolinės, ku ishin tė ulur anėtarėt e trupit  gjykues. Bekim Gashi, kur iu afrua stolit tė tė akuzuarve, uli kokėn dhe pa i shikuar fare nė fytyrė tė akuzuarit vazhdoi rrugėn drejt vendit ku duhej tė pėrgjigjej.

- Mund tė qėndroni nė kėmbė, apo dėshironi tė uleni?- ishte pyetja e parė, qė ia bėri kryetarja e trupit gjykues dėshmitarit Bekim Gashit.

- Jo, falemnderit, mund tė qėndroj nė kėmbė.

- Atėherė tė fillojmė pra dhe sė pari pėrsėritni fjalėt qė do t’i them unė : “Betohem, se do ta them tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn”. Kėto fjalė i pėrsėriti edhe ai. Pas kėsaj, kryetarja pėrsėri e mori fjalėn, duke iu drejtuar Bekimit :

- Pėr ēdo tė pavėrtetė do tė pėrgjigjesh para ligjit, andaj edhe njė herė dua t’ua bėj me dije, se gjatė deklaratės suaj ta thoni vetėm tė vėrtetėn.

- Pėr ēdo fjalė qė do ta them para jush, zonja kryetare, jam i gatshėm t’i pėrgjigjem ligjit, sepse jam i bindur se do t’u them vetėm tė vėrtetėn.

- Nė fillim, dua t'ju pyes, se ai i njihni personalisht tė akuzuarit dhe a ua dini emrat?

- I njoh dhe ua di emrat.

- Do tė thotė, se ju jeni tė bindur, se kėta tė akuzuar janė ata pėr tė cilėt mendoni se janė kryerės tė veprės?

- Po kėta janė!

- Atėherė, na thuani ēdo gjė qė dini ju pėr ta?

Bekim Gashi sapo e mori lejen tė fillojė tė flasė pėr Eltonin dhe Erzenin, nisi dėshminė e tij, duke u bazuar nė fjalėt, qė i kishte mėsuar gati pėrmendėsh. Ai nė fakt pėr gati dhjetė minuta e bėri vetėm komentimin e aktakuzės, tė cilėn pak mė parė e lexoi prokurori me disa hollėsi rreth takimeve, qė kinse ai kishte pasur me Eltonin dhe Erzenin, para dhe pas 8 gushtit tė vitit 2000.

Gjatė gjithė kohės, sa Bekim Gashi po fliste, Erzeni e kafshonte gjuhėn dhe zihej nė vete, duke menduar se sa bukur po i trillonte takimet e tij me tė, takime kėto tė paqena fare, sepse ai, nė fakt nuk mbante nė mend se ndonjė herė ishte takuar me tė qoftė edhe nė njė vend, as para lufte, e as pas saj. Por ata nuk ishin takuar kurrė as me Eltonin, nė ato vende ku ai thoshte, ngase kėta dy nuk kishin qenė kurrė shokė kaq tė ngushtė nė mes tyre, sa pėr tė mbajtur aq lidhje tė forta nė mes tyre.

- Nė njė takim, qė pata me ta, Eltoni nė prezencė tė Erzenit me pat thėnė se ėshtė duke pėrgatitur njė plan pėr formimin e njė grupi, i cili do tė angazhohet kryesisht pėr vrasjen e atyre njerėzve, tė cilėt nuk e kanė ndihmuar luftėn e nė radhė tė parė pėr t’u vrarė do tė jenė ata tė cilėt nė njė mėnyrė kanė bashkė-punuar me policinė serbe, sepse ai bashkėpunim kryesisht ishte bėrė qė tė na pengonte luftėn tonė tė shenjtė, - tha Bekimi dhe vazhdoi:

 – Ndėrsa vetėm disa ditė pas kėtij takimi, deri sa unė po shėtisja nėpėr qytet me shokun tim Genc Haxhiun, Eltoni mė ndau mua nga ai dhe mė tha se grupin e kishte formuar dhe sė shpejti do tė fillojnė punėn konkrete. Unė nė bisedė me tė u interesova tė di se kush ishin nė atė grup, kurse ai m'i tha emrat dhe mė premtoi se do tė ma sillte njė kopje tė procesverbalit, ndėrsa kur unė atė e pyeti, se cilin e kishin nė radhė qė ta vrisnin, ai mė pat thėnė  : “ Kuptohet se nė plan tė parė ėshtė Avdiu, i cili ėshtė gjynah qė ta thithė ajrin e lirisė nga gjaku i shokėve tanė”.

- Gėnjeshtėr e ndyrė! - thirri Eltoni, duke mos e kuptuar as vet se nga i erdhi ai zė, qė e ndėrpreu fjalėn e dėshmitarit.

- Ju lutem, i akuzuari Elton Kodra, mos e ndėrprisni fjalėn e dėshmitarit, sepse fjalėn do ta merrni mė vonė, kur t’ua kaloj radhėn pėr ta pyetur dėshmitarin.

- Mė falni, zonja kryetare, por ky po gėnjen, sepse unė kurrė nuk kam biseduar me tė, pėr asgjė. Unė, nuk e kam njohur kurrė nė jetėn time kėtė gėnjeshtar, - shtoi Eltoni.

- Ju thashė, se ju do tė ballafaqoheni me dėshminė e tij mė vonė, pasi ky ta pėrfundojė dėshminė e vet, - shtoi kryetarja e trupit gjykues, duke ia bėrė me shenjė, qė tė ulet nė vendin e tij dhe tė mos e ndėrpriste mė dėshmitarin. Pastaj ajo iu drejtua Bekim Gashit :

- Po pastaj ē’ndodhi?

- Siē u tregova, pas asaj bisede qė patėm nė qytet, nuk shkuan as tri javė, kur dėgjova pėrmes lajmeve, se nga disa persona tė panjohur ėshtė vrarė Avdi Uka, pėr tė cilin t'ju them tė vėrtetėn, mė parė kisha dėgjuar se ishte njeri i zgjuar dhe kishte miqėsi me shumė miq ndėrkombėtarė, por nuk kam pasur rast qė tė njihem me tė pėrsonalisht, - tha i emocionuar Bekimi dhe pėr pak kohė e ndali rrėfimine tij.

Ai gjatė atij pushimi tė shkurtėr, i hodhi njė vėshtrim tė pranishmėve nė sallė dhe sė fundi shikimin e ndali tek prokuroi, i cili ia bėri me shenjė qė ta vazhdonte dėshminė.

Atėherė ai si i programuar, vazhdoi dėshminė, duke shtuar :

- Menjėherė sapo e mėsova lajmin pėr vrasjen e Avdi Ukės, ia dhashė pėr detyrė vetvetes qė tė hulumtoj se a qėndron pas kėsaj vrasje Elton Kodra me Erzenin, apo jo dhe vendosa t’i shpeshtoj takimet me ta. Sė pari, i kontaktova disa shokė tė tyre, me tė cilėt kėta kanė qenė nė luftė nė malet e Berishės dhe nga shokėt e tyre arrita tė mėsoj, se kėta edhe gjatė asaj kohe, nuk ishin sjellė mirė me disa shqiptarė, tė cilėt nuk kishin pranuar qė t’u bashkohen radhėve tė UĒK-sė, madje disa edhe i kishin vrarė. Unė nuk arrita qė t’i marr nga shokėt e tyre emrat e tė vrarėve nga kėta dy. Ndėrsa, takimin e parė pas vrasjes sė Avdiut, e pata dy muaj mė vonė. U takova me tė nė njė kafiteri tė qytetit dhe nė bisedė e sipėr ai mė tha “ Tė gjithė ata, qė do tė vazhdojnė tė na shikojnė ne ushtarėve tė UĒK-sė me sy tė keq, do ta pėsojnė njėsoj si Avdiu, tė cilin e kam vra me dorėn time dhe me ndihmėn e Erzenit.” Unė pastaj e pyeta atė, se pėr pėrgatitjen e kėsaj vrasje, a ju ka ndihmuar edhe dikush tjetėr, ndėrsa ai mė ėshtė pėrgjegjur :” Ndihmė patėm kėrkuar edhe prej disa shokėve tė grupit tonė, por momenti e deshi qė atė ditė vetėm ne t’ia krypim salepin atij spiuni, por nė rastet tjera besoj se do tė angazhohen edhe shokėt tjerė. Dhe mbaje mend, sa herė qė dėgjon se nė qytetin L ka ndodhur ndonjė vrasje enigmatike, tė jesh i bindur se ai do tė vritet nga grupi ynė.” Unė pasi e pimė nga njė lėng me tė, tentova qė t’i mėsoj edhe vendet ku ai takohet me shokėt e tij. Ai ma dha listėn e shokėve pėr tė ditur se me cilėt mund tė takohem dhe bisedoj me ta, nėse paraqitet nevoja dhe kėta shokė ishin : Erzen Zeneli, Gėzim Mala, Edrit Sadiku, Skėnder Pula, Valmir Zogaj, Sadri Veliu, Bislim Salihu dhe Gafurr Demiri. Tri javė mė pas, me tė gjithė kėta nė rastorantin “Guri” e kanė mbajtur njė takim dhe kanė vendosur qė ky grup tė jetė nė aksion edhe gjatė ditėve tė ardhshme dhe se si grup kishin edhe grupet tjera tė njėjta, qė ishin pothuaj se nė tė gjitha qytetet e Kosovės. Kėto grupe sponzoroheshin nga Shqipėria dhe nga disa miq nga Perėndimi,- tha Bekimi dhe pėrsėri e ndėrpreu dėshminė pėr pak ēaste.

- A keni pėr tė shtuar edhe diēka tjetėr? - ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues.

- Kam si nuk kam, sepse tash sa po hyra nė atė pjesė, qė mė nxiti pėr t’u lajmėruar nė organet e policisė.

- Atėherė vazhdoni!

- Po, po vazhdoj, por kam paksa emocione, sepse unė nė fakt edhe mė tepėr u bėra kurreshtar qė tė mėsoj sa mė shumė hollėsi rreth rastit tė vrasjes sė Avdi Ukės, - u dėgjua zėri gati i mekur Bekimi dhe vazhdoi.

 - Edhe tri herė tjera shkova nė vendin e tij tė punės dhe kam biseduar sy me sy me tė dhe qė tė tri herėt ma konfirmoi tė njejtėn gjė se grupi i tij qėndron pas vrasjes sė Avdi Ukės. Herėn e tretė nė zyrėn e Eltonit e takova edhe Erzenin, i cili nė bisedė e sipėr ma konfirmoi tė njėtėn gjė. Madje, Erzenit nė njė rast i shpėtoi fjala dhe mė tha se pėr veprėn e kryer, pra pėr vrasjen e Avdiut kishin marrė para tė majme, por nuk ma tha se nga kush i kishin marrė ato tė holla, e as nuk mė tha gjė pėr shumėn se nga sa i kishin paguar. Unė tentova qė gjatė asaj bisede tė mėsoj se nga kush ishin paguar dhe nė fund tė bisedės mė la tė kuptoj se pėr kėtė vrasje ishin tė paguar nga kreu mė lartė i ish UĒK-sė, por nuk m’i pėrmendi emrat e asnjėrit prej ishudhėheqėsve tė UĒK-sė, duke menduar se unė jam duke e kuptuar se pėr cilėt persona ishte fjala.

- Tė nesėrmėn, me ta u takova nė qytet, ku edhe e kishim lėnė tė takoheshim, pasi qė i premtova atyre se unė do tė antarėsohesha pėrfundimisht nė grupin e tyre dhe se do tė marr pjesė nė njė vrasje, qė po pėrgatitej pėr njėrin nga udhėheqėsit politik tė qytetit L. Erzeni mė premtoi se do tė mė jepte njė shumė tė madhe tė hollave dhe kėrkoi qė nė atė grup ta antarsojmė edhe  shokun tim Gencin, pasi qė edhe ai me mua kishte qenė nė luftė disa muaj. Pas kėtij takimi, unė shkova qė t’i them Gencit, i cili mė tha se qenka njė rast i mirė qė ta organizojmė njė takim me ta, nė tė cilin ne do tė pranonim ēdo propozim tė tyre, me qėllim qė hulumtimet tona tė kenė sa mė shumė sukses. Por, kur shkuam pas dy javėsh qė tė takoheshim me ta nė restorant “Guri”, doli Elteni dhe na tha se pėr sot nuk mund tė bisedojmė, pasi qė kemi njė takim me grupin e qytetit Z dhe se nuk ėshtė mirė qė pjestarėt e atij grupi t'i njohin tė gjithė njerėzit e grupit tonė dhe me kaq pėrfundoi takimi i fundit dhe mė me ta nuk jam mė takuar asnjėherė. Pas dy ditėsh, sė bashku me Gencin jemi lajmėruar nė polici dhe kemi dhėnė deklaratat tona, duke i pėrmendur tė gjithė kėto me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, - tha Bekimi, duke e pėrfunduar dėshminė e tij, tė cilėn me mjaft interesim e pėrcollėn tė gjithė tė pranishmit nė sallė e nė veēanti familjarėt e Avdi Ukės, tė cilėt gjatė gjithė kohės ia kishin hapur sytė dėshmitarit dhe i kishin bėrė veshėt katėr pėr tė mos u shpėtuar asnjė fjalė, qė e thoshte ai. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, Drita dhe nėna e Erzenit gjatė gjithė kohės e mbante kokėn ulur, duke dyshuar nga fjalėt qė dėgjuan se ka diēka tė vėrtetė nga kėto rrėfime, pasi qė ato kurrė nuk kishin arritur qė tė mėsojnė, qoftė edhe diēka pėr kėtė grup. Mė e dyshimtė bėhej nėna e Erzenit, Hava, ndėrsa Drita nė asnjė mėnyrė nuk pajtohej me asnjė fjalė tė dėshmitarit se njė gjė tė tillė, kishte mundur ta bėnte bashkėshorti i saj, e tė mos e pėrmendė tė paktėn njė herė nė bisedė me tė.

Nė fakt, tė gjithė tė pranishmit nė sallė, nisėn tė pėshpėrisnin nė mes tyre, ku secili nė mėnyrėn e vet mundohej qė t’i komentonte detajet e dėshmitarit, por valėn e atyre komentimeve ua ndėrpreu zėri i kryetares sė trupit gjykues, zonja Elta Kalstri, e cili duke e marrė fjalėn shtoi :

- Tė falemnderit, zoti dėshmitar dhe nė vazhdim do t’ua shtroj disa pyetje unė, e pastaj kolegėt e mij si dhe prokurori, tė akuzuarit dhe pala mbrojtėse, por para se tė fillojmė me kėto pyetje, dua t'ju pyes, se a do tė jeni nė gjendje qė tė vazhdojmė menjėherė, apo tė bėjmė njė pauzė tė shkurtėr prej gjysmė ore?

- Si tė urdhėroni ju, zonja kryetare, - u pėrgjegj Bekmi.

- Unė propozoj, qė ta bėjmė njė pauzė tė shkurtėr, siē e thatė edhe ju e pastaj tė vazhdojmė me pyetjet qė s’do mend se tė gjithė kemi shumė pyetje pėr t’i bėrė dėshmitarit, sepse ky ėshtė edhe dėshmitari kryesor i kėtij  procesi gjyqėsor. Duhet tė kemi respekt edhe pėr tė se ėshtė lodhur duke dėshmuar pėr mė shumė se njė orė, duke,- ndėrhyri prokurori francez.

- Atėherė, meqė edhe prokurori po propozon, besojmė se janė tė pajtimit edhe pala mbrojtėse, qė seancėn ta vazhdojmė pas njė pauze tė shkurtėr?- sqaroi kryetarja e trupit gjykues.

- Avokatėt mbrojtės, pasi i shikuan njė herė klientėt e tyre, me lėvizje tė kokės, e pohuan propozimin e kryetares sė trupit gjykues dhe tė prokurorit.

- Atėherė tė shkojmė nė pauzė dhe pas gjysmė ore do tė fillojmė, ndėrkohė tė akuzuarit do tė hanė drekė, e besoj se edhe ju tė pranishmit tjerė do tė drekoni diku kėtu afėr gjykatės, - tha kryetarja dhe u ngrit nė kėmbė pėr tė dalė nga salla. Pas saj, u ngritėn edhe dy anėtarėt e trupit gjykues e pas tyre edhe tė pranishmit tjerė.

Drita dhe Hava, nėna e Erzenit, as qė deshėn tė dalin jashtė, por avokati mbrojtės i Eltonit, iu tha qė edhe ato tė dalin, sepse nuk ėshtė mirė qė ato tė qėndrojnė kėtu.

- Ata mund tė dyshojnė se ju tė dyja dini diēka nga ato qė u thanė.

Pas kėtij sygjerimi edhe ato e lėshuan sallėn dhe dolėn nė oborr, ku pėr njė kohė tė gjatė biseduan lidhur me kėtė tė keqe qė i kishte gjetur ato. Mbase ato nuk njiheshin mė parė, por brengat dhe hallet i kishin tė pėrbashkėta dhe kėshtu biseda e tyre zhvillohej sikur tė ishin njohur para shumė viteve.

- Unė e shkreta pale as sot s’do tė kisha mundur tė vija pėr ta parė djalin tim, po mos tė ishte djali yt, - filloi e para bisedėn nėnė Hava.

- Im shoq i ka thėnė pardje diēka djalit dhe kėshtu ai ka ardhur nė shtėpinė tuaj.

- Unė ju falenderoj shumė si familje, sepse po ta them tė vėrtetėn nuk kemi pasė asnjė mundėsi tė vij as sot, sikurse qė nuk erdhėm pardje, - sqaroi nėnė Hava, e cila me Dritėn e komentuan, gjatė gjithė kohės sė pauzės  dėshminė e dėshmitarit, por asnjėra nuk pajtoheshin me asnjė fakt, qė kishte pėrmendur dėshmitari. Andaj ato ishin tė bindura se me tė pėrfunduar dėshmitarėt, dėshmitė e tyre tė rrejshme Eltoni dhe Erzeni do tė lirohen nga burgu tė pafajshėm.

Pas gjysmė ore, salla e gjyqit u mbush pėrsėri, por nė sallė ende s’kishin ardhur tė akuzuarit e as anėtarėt e trupi gjykues. Nė ndėrkohė nė sallė filluan njerėzit tė bisedojnė me njėri tjetrin dhe nė forma tė ndryshme t’i komentojnė fjalėt e dėshmitarit, qė i kishte thėnė pak mė parė. Njėri nga tė pranishmit nė mesin e sallės me zė tė lartė fliste se si dėshmitari me bindje tė plotė e kishte treguar tė vėrtetėn dhe sipas tij, sikur kryetarja e trupit gjykues ta dėgjonte atė, do t’i dėnonte tė akuzuarit me burg tė pėrjetshėm.

- Mbaje veten, he burrė, se ende ėshtė herėt pėr ta thėnė fjalėn e fundit tė parėn! – ndėrhyri njė burrė tjetėr, qė i rrinte pėrkrah tij.

- Ti me siguri paske lidhje me tė akuzuarit, por po tė betohem se kėta do tė dėnohen, sepse kam informacione se edhe dėshmitarėt tjerė do t’i thonė tė njėjtat fjalė pėr ta, - pėrsėri foli i pari.

- Mos harro, ore ti, se nuk janė memecė, edhe kėta mund ta thonė fjalėn e tyre!

- Po kėta folėn edhe para tij dhe nuk arritėn tė  thonė asgjė konkrete, anipse nuk e pranuan aktakuzėn. Por unė mendoj qė mė mirė dhe mė e ndershme do tė ishte sikur ta pranonin aktakuzėn, qė sot dhe mė besoni se unė do tė jem ai qė do t’ua siguroj familjet e tyre, por ama kėta tė dėnohen shumė ashtu siē e meritojnė.

- Ėshtė herėt tė mendosh kėshtu, sepse siē e dėgjove edhe ti, e, edhe unė, ai farė dėshmitari yt, nuk e tha asnjė hollėsi rreth atyre takimeve dhe bisedave. Pėr drejtėsinė e njėmendėt, kjo dėshmi qė e dėgjuam, as qė e meriton tė merret pėr bazė, - i kundėrshtoi bashkėbiseduesi pėrsėri.

- Si po mendoni, se ai nuk e tha tė vėrtetėn? Si deshe ti t’i thotė ai, ndryshe!?

- Mė fal, por kėtu nuk kam ardhur unė t’i dėgjoj komentet tua, por fjalėn e gjyqit, sepse ne mund tė themi ēdo gjė qė na thotė zemra, por tė vėrtetėn nuk e dimė asnjėri dhe ėshtė ēdo fjalė e jona e tepėrt, para fjalės sė drejtėsisė.

- Lere Bedri, mos e zgjat mė shumė mė tė, sepse siē po duket ky qenka idhtar i dorasėve? – iu drejtua tė parit njė i pranishėm tjetėr nė sallė, qė ishte ulur njė radhė mė poshtė.

- Mirė tė thotė shoku dhe tė propozoj qė ashtu tė veprosh, sepse pa e thėnė fjalėn e vet gjyqi, nuk kemi tė drejtė ta quajmė askėnd doras, pavarsisht se a kam unė tė njohur viktimėn apo tė akuzuarin.

Biseda do tė kishte vazhduar edhe mė tej, sikur njėri nga policėt tė mos ua kishte tėrhequr vėrejtjen, qė tė mos bėjnė zhurmė nė sallė, sepse janė duke ardhur tė akuzuarit nga njėra derė dhe nga dera tjetėr antarėt e trupit gjykues. Dhe vėrtetė ashtu edhe ndodhi. Pėrnjėherėsh, nė sallė hynė edhe tė akuzuarit edhe anėtarėt e trupit gjykues dhe secili u ulėn nė vendet e tyre.

Sapo zunė vend tė akuzuarit, kryetarja e trupit gjykues, ua bėri me shėnjė policėve, qė u rrinin gati mbi kokė, qė tė largohen nga tė akuzuarit. Ndėrsa pa u ngritur nė kėmbė ajo e mori fjalėn, duke shtuar :

- A ėshtė nė sallė dėshmitari Bekim Gashi?

Bekimi, sapo e dėgjoi emrin e tij, u ngrit nga vendi ku ishte ulur, duke u pėrgjigjur :

- Si urdhėroni, kėtu jam!

- Ju lutem tė afroheni, te tryezea e trupit gjykues, dhe i tregoi dėshmitarit gjysmėrrethin prej dėrrase me ngjyrė kafeje, tė vendosur mbi dy shtylla mė tė trasha metalike, qė ishte vendosur para tryezės sė trupit gjykues.

Bekimi me hapa tė shpejtė, iu afrua tavolinės, e drejtoi nga prokurori, tė cilin e kishte nė krahun e majtė tė tij, dhe i buzėqeshi.

- Tani do tė fillojmė me pyetjet tona qė kemi pėr ju, zoti dėshmitar dhe tė shpresojmė se edhe pyetjeve tona do tu pėrgjigjesh drejt, shkurt dhe qartė, - u dėgjua  zėri i gjyqtares Elta Kalstri.

- Sigurisht, se do tė pėrgjigjem drejt, sepse jam pėrcaktuar para jush ta them vetėm tė vėrtetėn, - u pėrgjegj dėshmitari  Bekim Gashi.

- Mirė atėherė, po fillojmė sė pari me disa pyetje, qė kam menduar t’ua bėj unė, e pastaj me radhė, - tha kryetarja e trupit gjykues dhe nga tavolina mori nga grumbulli i letrave njė letėr, nė tė cilėn i kishte veēuar ajo pyetjet e saj.

- Pėr fillim desha tė pyes se pėr ē’arsye deklarata e juaj e dhėnė herėn e parė dhe tė dytė nė polici, nuk i pėrmban disa detaje, qė i zutė nė gojė sot pėr herė tė parė?

- Nuk ju kuptoj se pėr cilat ndryshime e keni fjalėn, zonja kryetare e trupit gjykues dhe nėse ka mundėsi mė konkretisht tė mė thoni se pėr ēka e keni fjalėn.

- Siē ju thashė, nė deklaratat tuaja tė mėparshme dhėnė nė hetuesi, nuk i keni pėrmendur fare emrat e gjashtė shokėve tė Eltonit dhe Erzenit si dhe nuk e keni cekur faktin, se Eltoni ju ka ofruara tė holla qė tė pėrfshiheni nė grupin e tyre? – e plotėsoi pyetjen kryegjyqtarja.

- Me leje! A ka mundėsi qė lidhur me kėtė ēėshtje tė jap njė sqarim? – ndėrhyri prokurori, hartuesi i akuzės, para se ta merrte fjalėn dėshmitari Bekim Gashi.

- Unė po e pyes dėshmitarin, e jo juve, zoti prokuror, - ia ktheu kretarja e trupit gjykues.

- Ashtu ėshtė, por desha tė shtoj se dėshmitari kėto elemente i ka cekur edhe mė herėt, por nuk e kam tė qartė se kėto hollėsi  nuk janė hedhur nė letėr nga ana e gjyqtarit hetues, - sqaroi prokurori.

Kryetarja e trupit gjykues, deshi tė vazhdojė me pyetje pėr dėshmitarin, por pėr njė ēast u ndal, pasi qė ajo vuri re se avokatėt mbrojtės po bisedojnė nė mes veti dhe mendoi se ndonjėri prej tyre do ta kėrkonte fjalėn. Por pasi priti pak dhe asnjėri nuk e kėrkoi fjalėn, ajo vazhdoi.

- Atėherė a mund tė na thoni kohėn dhe vendin e saktė, se kur jeni takuar pėr herė tė parė me Eltonin dhe Erzenin, qė qė tė kanė treguar se janė duke e formuar njė grup pėr vrasjen e njerėzve, qė e kanė kundėrshtuar luftėn?

- Mendoj se ishte mesi i verės, ndėrsa vendi, siē e thashė, ishte nė restorant “Guri”!- u pėrgjegj Bekimi me zė tė ulėt, aq sa gjysma e sallės nuk e dėgjoi pėrgjegjen e tij.

- A i keni njohur tė akuzuarit edhe para atij takimi, apo ishte hera e parė qė i ke takuar? – pėrsėri pyeti kryetarja e trupit gjykues.

- Si figura i kam njohur edhe gjatė luftės, ndėrsa biseda e drejtėpėrdrejtė me ta, ishte hera e parė.

- Atėherė, pse i keni pyetur shokėt tuaj pėr ditėt e luftės pėr kėta, kur ju i keni njohur edhe mė herėt?

- Nuk e kam ditur se kėta kanė kryer edhe vrasje gjatė asaj kohe.

- Kur i kanė kryer ato vrasje, qė po thoni, tashi pėr herė tė parė?

- Nuk e di!

- Si e dini, pra, se kėta i kanė vrarė?

  - Mė kanė treguar shokėt e tyre.

  - Kur i kanė kryer ato vrasje, sipas jush?

 -  Nuk e di.

 - Atėherė, pse ngulni kėmbė se tė akuzuarit kanė kryer edhe vrasje tjera, e nė anėn tjetėr, ju nuk dini asgjė pėr ato vrasje?

- Ju thashė se kam dėgjuar nga shokė e tyre tė tregojnė pėr veprat e tyre !

- Mirė tė pėr takimet tjera, a i mbani mend datat se ku  jeni takuar me tė akuzuarit?

- Vetėm e di se ishim nė qendėr tė qytetit, por data pėrsėri nuk mė kujtohet?

- Po data e vrasjes sė Avdi Ukės, a ju kujtohet?

- Po!

- Si ka mundėsi qė ta mbani mend datėn e vrasjes sė Avdi Ukės, ndėrsa vrasjet tjera tė mos i mbani mend, e as datat e shumė takimeve tuaja me tė akuzuarit, jo!?

- E mbaj mend 8 gushtin e vitit 2000, si sot tė ketė ndodhė ajo vrasje, sepse ende i ruaj gazetat qė shkruan pėr kėtė vrasje mizore!

- Po ju nė deklaratėn e tetorit, keni thėnė se lajmin e keni dėgjuar pėrmes televizionit?

- Ashtu ėshtė, herėn e parė jam informuar pėrmes televizionit, ndėrsa gazetat i kam lexuar tė nesėrmen.

- Po datėn e varrimit tė tė ndjerit, a e mbani mend?

- Jo.

- Pse nuk e mbani mend?

- Sepse nuk kam marrė pjesė nė ceremoninė e varrim.

- Po emrat e shokėve tė tė akuzuarve qė e kanė formuar grupin, si i keni mbajtur mend?

- I kam mbajtur mend, pasi qė unė gjatė njė takimi, siē u kam thėnė, vetė mi kanė treguar, ndėrsa nė njė takim tjetėr, qė pata me ta nė zyrėn e punės sė Eltonit, ua kam marrė njė listė tė emrave tė shokėve tė grupit tė tyre.

- Gjatė deklaratės suaj keni thėnė se tė akuzuarit t’i kanė treguar emrat e grupit tė vet, ndėrsa  tani sapo thatė se listėn ua keni marrė atyre! Cila ėshtė e vėrteta?

- Ajo qė unė ua kam marrė listėn nė zyrėn e tyre!- u pėrgjegj Bekimi. Ndėrsa pas pėrgjegjes sė tij, shpėrtheu njė e qeshur qė u pėrhap nė gjithė sallėn.

- Kjo do tė thotė, se ti nuk u ke besuar fjalėve tė tyre pa i parė nė letėr emrat?

- Ashtu ėshtė.

- Ju keni thėnė se Eltoni u ka thėnė se me dorėn e tij e ka vrarė Avdi Ukėn, a e keni lajmėruar dikė nga familja e Avdiut, apo ndonjė person tjetėr nė atė kohė?

- Jo, nuk e kam lajmėruar askėnd.

- Pse nuk e keni bėrė kėtė?

- Sepse nuk kam dashur t’i besoj veshėve tė mi!

Pas kėsaj pėrgjegje tė dėshmitarit, nė sallė pėrsėri u dėgjuan tė qeshura.

- Ju keni pėrmendė edhe njė listė tė politikanėve tė qytetit L, qė u ka thėnė Eltoni se do t’i vrasin, siē e kanė vrarė Avdi Ukėn. A ju kujtohet ndonjė emėr i atyre njerėzve tė apostrofuar nė atė listė?

- Unė listėn ia kam dorėzuar hetuesisė, sepse janė shumė emra dhe jam frikėsuar se ndoshta nuk mund t’i mbaj mend tė gjithė emrat.

- A mund tė na jepni atė listė, zoti prokuror? - iu drejtua kryetarja e trupit gjykues prokurorit.

- Si urdhėroni, ja ku e keni! –tha ai dhe ia dorėzoi listėn, kryetares sė trupit gjykues.

Kryetarja e trupit gjykues pasi e mori listėn me emra nga prokurori nisi ta lexojė atė listė dhe pastaj iu drejtua pėrsėri dėshmitarit.

- A e keni njoftuar ndonjė nga kėta persona qė janė nė kėtė listė?

-Po.

- A mund tė na i thoni tė paktėn emrat e atyre qė i keni njoftuar dhe ēfarė u keni thėnė atyre?

- I kam njoftuar personat deri nė numrin shtatė tė listės. Dhe secilit u kam thėnė qė tė kenė kujdes se nė qytetin L, ėshtė formuar njė grup, qė planifikon t'ju vrasė, - pėrgjegj Bekimi.

- A mund t’i ftojmė edhe ata pėr ta vėrtetuar, se ju atyre ua keni tėrhequr vėrejtjen pėr kėtė qė po e thoni?

- Sigurisht se mundeni, pasi qė unė kam biseduar sy me sy me ta dhe u kam treguar detalisht, se nga kush kam dėgjuar pėr kėto plane ugurzeza, - gėnjeu Bekimi pas njė pauze tė shkurtėr, gjatė sė  cilės  e rikujtoi bisedėn qė e pat bėrė nė lidhje me kėta emra me Besnik Shalėn.

- Po tjetėrkujt i keni thėnė, pos atyre qė janė tė apostrofuar nė kėtė listė?

- Po.

- A mund ta dimė, se kujt dhe kur?

- I kam thėnė edhe njėrit qė punon nė gjykatė.

- A ka emėr ai qė punon kėtu nė gjykatė?

- Po, por nuk e di se ēfarė pune bėn ai kėtu.

- Neve nuk po na duhet puna e tij, por emri i tij dhe a ka mundėsi ta dijmė se si quhet?- ndėrhyri Nadi Anderson, anėtar i trupit gjykues.

- E kam emrin e tij unė, a ka mundėsi qė pėr tė mos u rrezikuar jeta e tij, t’u a them mė vonė, ndėrhyri prokurori francez, Zhosen Brigs.

- Pajtohemi, - plotėsoi kryetarja e trupit gjykues.

- Unė nuk kam pyetje tė tjera, urdhėroni ju zotėrinj anėtar tė trupit gjykues nėse keni ndonjė pyetje.

- Kam unė njė pyetje, - u dėgjua zėri Rambson Keti, anėtar i trupit gjykues dhe vazhdoi, duke iu drejtuar dėshmitarit.

 – Keni thėnė se Eltoni ju ka treguar se e ka kryer vrasjen me dorėn e tij, i ndihmuar edhe nga Erzeni. A e mbani mend, se nė cilin vend e kanė kryer vrasjen ata?

- Jo nuk e mbaj mend, sepse nuk mė ka treguar detaje tjera rreth kėsaj vrasje?

- Po ju nuk e keni pyetur atė pėr vendin se ku e kanė bėrė krimin?

- Jo. Nuk e kam pyetur, ngase jam frikėsuar se mos po dyshon diēka nė mua.

- Atėherė dua tė kthehem edhe tek lista e emrave tė shokėve tė grupit. Mė intereson tė di, se a e kanė ditur tė akuzuarit se ju e keni marrė mbi tavolinė atė listė, apo nuk e kanė ditur?

- Nuk e di se a e kanė diktuar apo jo, por kam bindjen se ata e kanė lėnė atė listė mbi tavolinė me qėllim qė unė ta marr njė kopje, pasi qė siē u kam thėnė se edhe unė pranova para tyre qė tė jem anėtar i atij grupi.

- Lista ishte e shkruar me makinė, apo me kompjuter?

- Ishte listė e shkruar me dorė, sepse me gjasė ishte frikėsuar t’i ruante shėnimet nė kompjuter.

- Nė zyrėn ku punonte Eltoni, a kishte kompjuter?

- Kishte, por ishte i pandezur, deri sa unė qėndrova aty, - gėnjeu  Bekimi.

- Mė parė thatė se njė shok i tyre, u ka thėnė se tė akuzuarit kanė kryer gjatė luftės edhe vepra tjera kriminale. A mund ta dijmė se cilėt janė ata shokė dhe a mund t’i ftojmė edhe ata pėr tė dėshmuar kėtu para gjyqit, pasi qė ju i keni harruar emrat e tė vrarėve?

- Edhe kėta emra besoj se i ka zoti prokuror, sepse njėri prej tyre ėshtė edhe nė listėn e dėshmitarėve. Ai, kur t’i vijė radha do t'ju tregoj mė hollėsisht pėr ato vrasje, - u pėrgjigj Bekim Gashi.

- Mirė, tė falemnderit. Nuk kam mė pyetje, - tha gjyqtari Rambson Keti.

- Ju, zoti Andersen, keni pyetje pėr  dėshmitarin? - iu drejtua kryetarja e trupit  gjykues kolegut tė tij.

- Jo nuk kam pyetje, - u pėrgjegj  gjyqtari Nadi Andersen.

- Zoti prokuror, a keni ju pyetje pėr dėshmitarin?

- Kam, si nuk kam, - iu pėrgjegj prokurori fracez kryetares.

- Atėherė radhėn po ua kaloj juve, qė t’i shtroni pyetjet tuaja, - tha ajo, ndėrsa prokuroi pasi i lėpiu buzėt dhe i fėrkoi disa herė duart, iu drejtua Bekim Gashit.

- Zoti dėshmitar, unė jam i bindur se ju e keni treguar tė vėrtetėn lidhur me vrasėsit, por dua tė di se gjatė takimeve tuaja, kur keni biseduar, a ju janė kėrcėnuar ata se nėse ju i tregoni dikujt pėr ato biseda sekrete, qė i keni bėrė me tė akuzuarit?

- Po mė kanė kėrcėnuar disa herė! – u dėgjua zėri i brishtė i Bekim Gashit.

- A mund tė na thoni se n’ēfarė mėnyre u janė kėrcėnuar tė akuzuarit?

- Dy herė mė janė kėrcėnuar me vrasje.

- Po herė tjera?

- Herėt tjera, janė munduar qė tė mė blejnė me para, nė mėnyrė qė unė tė mos tregoj asgjė nga bisedat e tyre dhe nė kėtė mėnyrė tė fshihet krimi i bėrė nga ata.

- Sa tė holla t’i kanė ofruar?

- Mė kanė thėnė se ke sa tė duash para, vetėm tė bėhesh me ne dhe tė mos i them askujt pėr asgjė qė kemi biseduar, ndėrsa tė holla nuk kam marrė fare prej asnjėrit.

- Po gėnjen, se ky ėshtė njeri i shitur dhe i paguar mirė, por jo nga ne, por nga ata qė ia kanė mėsuar kėto pėrralla, - u dėgjua zėri i Eltonit. Zėri i tij e theu pėrqėndrimin e tė pranishmėve nė sallė.

-Ju lutem, i akuzuari Elton Kodra. Ju nuk keni tė drejtė tė ndėrhyni, por pritni kur tė ju vijė radhe. Atėherė mund tė shtroni edhe ju pyetjet tuaja.

- Ēfarė pyetje t’i shtrojmė kėtij spiuni, i cili po flet me gjuhėn e gėnjeshtrave, - tha Eltoni.

- Uluni dhe qetėsohuni, ju lutem i akuzuar, - ia tėrhoqi vėrejtjen pėrsėri kryetarja e trupit gjykues dhe vazhdoi, duke iu drejtuar prokurorit.

- A keni ndonjė pyetje tjetėr, zoti prokuror?

- Jo, nuk kam mė pyetje, pasi dėshmitari mjaft mirė e ka pėrshkruar ngjarjen. Prandaj mund tė vazhdoni me tė tjerėt,- u pėrgjegj prokurori francez.

- Atėherė, radhėn ua kalojmė palės mbrojtėse. Zoti avokat, a keni ju ndonjė pyetje pėr dėshmitarin, - u dėgjua zėri i kryetares sė trupit gjykues.

- Kemi disa pyetje, u dėgjua zėri i Daut Bislimit, avokat i Eltonit, i cili i ngritur nė kėmbė iu drejtua kryetares sė trupit gjykues.

- Nė fillim desha tė mė sqarojė zoti dėshmitar edhe pak pėr listėn e grupit tė shokėve tė tė akuzuarve.

- Nė kėtė pyetje, ėshtė pėrgjegjur dėshmitari, zoti avokat mbrojtės! – ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues.

- E di zonja kryetare, por unė kam njė paqartėsi, sepse nė bazė tė dokumentacionit, qė ne e posedojmė, pėr atė listė thuhet se ata tė policisė hetimore, e kanė gjetur nė shtėpinė e tė akuzuarit, ndėrsa ky tani thotė se atė listė e ka marrė mbi tavolinėn e tyre. Dua tė dėgjoj nga ky se cila ėshtė e vėrteta pėr kėtė listė, pasi qė lista ėshtė nė dorėshkrim?

- Unė u tregova se atė listė e kam marrė mbi tavolinė, por mund tė ndodhė, qė edhe policia ta kenė gjetur gjatė bastisjes, - u pėrgjegj Bekim Gashi me zė gati tė shterrur.

- Nėse ėshtė kėshtu, atėherė njė muaj para fillimit tė gjykimit, ju nė hetuesi nė praninė time, si palė mbrojtėse e tė akuzuarve, keni pranuar se kėtė listė nuk e keni parė ndonjė herė mė parė, kurse tashi po pohoni se ju e keni marrė vetė. Ju lutem, na sqaroni mė konkretisht?

- Ėshtė e vėrtetė se ashtu kam thėnė, nė hetuesi, sepse nuk e kam kuptuar mirė se pėr ēfarė liste po mė pyesnin, sepse unė nuk e kuptoj anglishten dhe ndoshta pėrkthyesin nuk e kam kuptuar drejt,- sqaroi Bekimi.

- Po supozojmė se ėshtė kėshtu. Listėn qė ju e keni marrė mbi tavolinėn e punės sė tė akuzuarit Elton Kodra, a ia keni treguar dikujt tjetėr?- shtoi avokati Daut Bislimi.

-  Pėr kė po mendoni me fjalėn "dikujt tjetėr"?

- Ndonjėrit qė ju i keni besuar se ėshtė edhe ai i intersuar, sikurse ju, qė tė bėni hulumtime pėr t’i zbuluar vrasėsit?

- Jo nuk ia kam dhėnė askujt, pos Genc Haxhiut, me tė cilin kemi qenė sė bashku kur e kemi marrė.

- Ju vetė, zoti avokat, treguat se listėn e kanė pasur policia hetimore, atėherė nė kė po aludoni qė kėta t’ia kenė dhėnė? –ndėrhyri kėtė herė kryetarja e trupit gjykues.

- Se kujt ia ka dhėnė, pyesni dėshmitarin, e jo mua, zonja kryetare,- sqaroi avokati.

- Po ai, me sa e kuptova unė, tregoi disa herė pėr atė listė dhe nuk ėshtė mirė qė tani tė ngritni akuzė ndaj tij, - sėrish ndėrhyri kryegjyqtarja.

- Mirė, pėr kėtė do tė flasim pėrsėri pasi t’i dėgjojmė edhe deklaratat e dėshmitarėve tjerė. Andaj, po kalojmė nė njė ēėshtje tjetėr, - tha avokati Daut Bislimi dhe vazhdoi :

 - Zoti dėshmitar, ju nė deklaratėn tuaj thatė se grupi i Eltonit dhe Erzenit kishin planifikuar, qė tė kryejnė edhe disa vrasje, kurse nė anėn tjetėr, ju nuk e sqaruat, a jeni pranuar nė grupin e tyre apo vetėm ishit nė bisedime e sipėr me ta?

- Nuk isha pranuar ende, por vetėm ishim nė bisedime, - u pėrgjegj Bekimi.

- Po ju pohuat se nė atė grup, ju kanė propozuar juve qė ta merrni edhe shokun tuaj, Gencin?

- Ashtu kanė qenė fjalėt, por siē u tregova, na dėshtoi plani, pasi kėta pikėrisht atė ditė, kishin pasė njė takim me disa pėrfaqėsues tė grupeve tjera, pos me disa tė qytetit L.

- A ju kujtohet, atėherė data e atij takimi?

- Jo, nuk mė kujtohet!

- Si nuk ju kujtohet, kur ju atė ditė thatė se keni shkuar nė polici pėr ta dhėnė deklaratėn tuaj?

- Nė polici nuk kemi shkuar tė njėjtėn ditė, por pas disa ditėsh.

- Ėhė, pra do tė thotė tash se ju keni pritur edhe pėr disa ditė dhe pastaj keni ardhur nė polici?

- Po, ashtu ėshtė.

- Atėherė, saktėsisht pas sa dite keni ardhur nė polici, pasi qė datėn e deklaratės suaj tė parė nė polici e kemi tė shėnuar?

- Ju thashė se nuk e di.

- Po vendin e takimit, ku e kishit lėnė qė tė takoheshit?

- Nė restorant “Guri”!

- Pse pikėrisht nė restorant “Guri”?

- Sepse ai restorant ėshtė i vėllai i tė fejuarės  sė Erzenit!

- Kėtė e dini ju vetė, apo u ka thėnė dikush tjetėr?

- Jo, e di unė vetė, sepse  ky restorant  e ka edhe firmėn nė bazė tė mbiemrit tė tyre, pas  shumė  herė  i kam  parė  Erzenin me tė fejuarėn e tij nė kėtė restorant!

- E njihni ju tė fejuarėn e Erzenit?

- Po!

- Si quhet ajo?

- Argjira Guri.

- Po vėllain e saj, e njihni?

- Edhe atė e njoh, pasi shumė herė i kam parė duke biseduar me  Erzenin.

- A e dini, se si quhet vėllai i Argjirės?

- Nuk e di!

- Ē’lidhje ka vėllai i tė fejuarės sė Erzenit  me kėtė ēėshtje?- ndėrhyri kryetarja e trupit  gjykues.

- Ka, zonja kryetare, sepse e fejuara e Erzenit nuk ka fare vėlla, kurse pronari i atij restoranti, as qė ėshtė  nga qyteti L. Kėshtu s’ka asnjė lidhje me familjen e tė fejuarės sė tij.

- Falemnderit pėr sqarimin dhe mund tė vazhdoni me pyetje tjera, - tha  Elta Kalstri.

- A i keni besuar fjalėve tė Eltonit, kur u ka thėnė se ai me grupin e tij po planifikojnė t’i vrasin ata njerėz, qė e kanė penguar luftėn?

- Po, i kam besuar?

- Meqė i keni besuar, pse atėherė nuk jeni paraqitur menjėherė nė polici, por kėtė punė e keni lėnė pasi tė kryhet vrasja. A e dini se sikur ju tė kishit lajmėruar nė polici rastin, ndoshta nuk do tė ishte vrarė Avdi Uka?

- Nuk mė ka thėnė se kė do ta vrasin tė parin e as tė dytin, por vetėm se kanė planifikuar t’i vrasin disa nga ata qė e kanė kundėrshtuar luftėn e UĒK-sė.

- Po ju nė deklaratėn qė i keni dhėnė policisė, keni thėnė se Eltoni u ka treguar se ėshtė duke planifikuar ta vrasė Avdi Ukėn, e jo ndonjė tjetėr?

- Mund tė jetė ndonjė gabim, sepse unė nuk mbaj mend se kam deklaruar kėshtu, - shpejtoi tė pėrgjigjej Bekimi.

- Zonja kryetare, a mund ta lexojmė deklaratėn e parė tė dėshmitarit se ēfarė shkruan nė tė?- pyeti avokati Bislimi dhe nga grumbulli i shkresave, e veēoi deklaratėn nė fjalė.

Kryetarja e trupit gjykues, pasi u konsultua me dy anėtarėt tjerė tė trupit gjykues, e pranoi propozimin e avokatit dhe nė fund pas leximit morėn vendim, qė kjo deklaratė e dhėnė mė herėt tė veēohet, sepse ajo deklaratė e dėshmitarit, dhėnė para trupit gjykues, ėshtė mė e freskėt dhe konsiderohet mė e saktė.

Pas marrjes sė kėtij vendimi, kryetarja e trupit gjykues, iu drejtua pėrsėri avokat Bislimit, i cili nė vazhdim i bėri edhe disa pyetje, qė kryesisht kishin tė bėnin me kohėn e njohjes me tė akuzuarit.

Pas pėrfundimit tė pyetjeve, nga ana e palės mbrojtėse, kryetarja e trupit gjykues, fjalėn ia dha pėrfaqėsuesit tė familjes sė tė vrarit duke shtuar :

 - Zonja e tė ndjerit, Venera Uka, a keni ndonjė pyetje pėr dėshmitarin?

- Mė me dėshirė do tė doja t’i pyesja tė akuzuarit, por me qė m’u dha rasti, ta pyes pėr herė tė parė dėshmitarin. Dua tė di se a ėshtė i sigurtė, qė kėta dy ma kanė vrarė burrin tim?

- Po, dhe kėtė po ua them me bindje tė plotė, se burrin tuaj e kanė vrarė kėta dy kriminelė, - u pėrgjigj dėshmitari me shpejtėsi.

- Meqė jeni tė sigurtė nė kėtė qė po thoni dhe mė bėni optimiste edhe mua, atėherė a mund tė mė thoni, se pėr ēfarė motivesh e kanė vrarė kėta burrin tim, meqė pėr kėta persona, nuk mė kujtohet tė mė ketė thėnė diēka burri im?- tha Venera  Uka.

- Motivet nuk i di, por e di tė sigurtė se kėta e kanė vrarė dhe mos i lejoni vetes qė tė dyshoni nė dikė tjetėr.

- A keni pėr tė shtuar diēka tjetėr, zonja Venera Uka?- pyeti kryetarja e trupit gjykues.

- Pėr momentin, jo. Kėrkoj nga ju qė vrasėsit e burrit tim t’i dėnoni, sepse ma kanė shkatėrruar familjen time.

- Ju tė akuzuarit, a keni ndonjė pyetje pėr dėshmitarin?- pyeti kreyetarja e trupit gjykues.

- Ndonėse, unė personalisht, kurrė me kėtė tė paftyrė nuk kam pasur ndonjė takim me tė dhe ju betohem se nuk e njoh e as nuk mė njeh, sė pari dua ta pyes sesa tė holla i ka marrė pėr kėto gėnjeshtra dhe nga kush i ka dhėnė ato?

- Asnjė dhe nga askush nuk kam marrė, por jam duke e treguar tė vėrtetėn! – u pėrgjigj Bekim Gashi.

- Po ēfarė tė vėrtete po tregon, kur ne kurrė s’jemi takuar nė asnjė vend?

- Mos u ngut i akuzuar, sepse jemi takuar dhe tė gjitha kėto m’i ke thėnė mua dhe shokut tim, Gencit.

- Kur t’i kam thėnė?

- Sa herė qė jemi takuar.

- Po mė thuaj, se ku jemi takuar?

- Pėr kėto ēėshtje dėshmitari ėshtė pėrgjegjur, i akuzuar. Ju mund ta pyesni pėr diēka tjetėr, - ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues, zonja Elta Kalstri.

- Unė i dėgjova pėrgjegjiet e tij, por ju betohem se ky po gėnjen, sepse kurrė me tė nuk jam takuar dhe se kurrė nuk kam biseduar asgjė me kėtė njeri, - shtoi pėrsėri Elton Kodra.

- Ju lutem, nuk ka nevojė tė komentoni, por vetėm t’i shtroni pyetje konkrete, nėse keni pėr dėshmitarin,- ndėrhyri pėrsėri kryetarja e trupit gjykues.

- Mirė, po kaloj tash nė pyetje konkrete, - tha Eltoni dhe shtoi :

 - Si ka mundėsi, qė ju tė keni qenė nė zyrėn time, kur unė kurrė nuk kam pasė vend tė punės nė ndonjė zyrė, sepse jam ushtar i thjeshtė?

- Atėherė kur kam qenė tek ju, ju mė keni thėnė se kjo ėshtė zyra ime!

- Po ku e paskam pasė unė atė zyrė, meqė ju paskeni qenė tek unė?

- Nė katin e dytė tė komandės sė zonės! - u pėrgjegj Bekim Gashi.

- Po a e dini se ku jam unė i caktuar nė shėrbim tė TMK-sė?

- Po e di.

- Ku jam?

- Nė stafin komandues tė zonės.

- Mė vjen keq, por ju kanė informuar gabimisht, sepse unė kurrė nuk kam qenė i sistemuar nė zonė, por jam nė gardėn e Kosovės, qė nuk e ka selinė nė zonė, por ndodhet nė njė fshat tė qytetit L. Pėr kėtė qė po them unė, kam edhe fakte dhe mund t’i verifikoni kur tė doni, i nderuari trup gjykues.

- Ndoshta e keni ndėrruar vendin e punės, por unė kur jam takuar me ju, ju keni qenė tė punėsuar nė komandėn e zonės dhe tash mund tė gėnjeni ēfarė tė doni pėr ta fshehur tė vėrtetėn! - tha Bekimi.

- Se cili po gėnjejmė, do ta vėrtetojnė dėshmitė, por me kėtė rast dua tė mė pėrgjigjesh se ku ėshtė i caktuar me shėrbim Erzeni?

- Aty ku jeni ju, ėshtė edhe ai.

- Gaboheni, dėshmitar i manipuluar, sepse tė dhėnat t’i kanė dhėnė falso dhe tė paverifikuara.

- Askush nuk mė ka dhėnė informacione, por unė i di tė gjitha, ashtu siē i di edhe shoku im, Genci.

- A e dini, se ku banoj unė?

- Po.

- Ku banoj?

- Nė lagjen e Besnik Shalės!

- Kush ėshtė ky Besnik Shala?- ndėrhyri me kėtė pyetje kėtė herė Rambson Keti, antar i trupit gjykues.

- Ėshtė njė miku im.

- Tė faleminderit dėshmitar, sepse tash e kuptova se kush na qenka mėsuesi yt pėr kėto trillime tė turpshme,- ndėrhyri Eltoni, duke ia marrė nga goja pyetjen nė vazhdim tė antarit tė trupit gjykues.

- Keni ndonjė pyetje tjetėr, i akuzuari Elton Kodra? – pėrsėri ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues, e cila ishte e intersuar qė ta pėrcillte me vėmendje dialogun nė mes tė akuzuarit dhe dėshmitarit qė po flisnin pėr dy gjėra pothuajse tė kundėrta me njėra tjetrėn.

- Kam shumė pyetje zonja kryetare, sepse asgjė nga ato qė ka dėshmuar ky, nuk ka tė vėrtetė. Sė pari, unė nuk i njoh tė gjithė ata emra, qė ky ngulė kėmbė se unė me ta kam formuar njė grup pėr likuidimin e personave politik.

- Atėherė, urdhėroni e keni fjalėn. Po sa mė konkretisht t’i shtroni pyetjet tuaja, - tha kryetarja e trupit gjykues.

- Zoti dėshmitar ose gėnjeshtari, pohon se unė i paskam thėnė atij se unė me dorėn time e kam vrarė Avdi Ukėn. A ka mundėsi tė mė thotė se me sa plumba i kam thėnė se e kam qėlluar dhe cili prej nesh e kemi varė?

- Tė dy keni qenė tė armatosur dhe tė dy keni qėlluar nė tė! - u ngut tė pėrgjigjej Bekimi.

- Me ēfarė arme paskam qėlluar, unė kur nuk kam pasur asnjė armė e edhe pas kontrollimit tė policisė, nuk mė ėshtė gjetur asnjė armė?

- Me pistoletė, mė ke thėnė se ke qėlluar!

- S’po tė vjen turp tė gėnjesh, more i poshtėr para familjes tė sė ndjerit, e cila mendon se vėrtetė unė jam krimineli. Mua, policia hetimore desh ma kanė nxjerrė shpirtin duke mė torturuar, qė tė pranoj se vrasja ėshtė bėrė me automatik, e ti tani mundohesh ta shpikėsh edhe njė version tjetėr, ndryshe nga ai zyrtar rreth vrasjes sė tė ndjerit, pėr tė cilin seriozisht mė vjen keq dhe e ngushlloj familjen e tij. Kėtu, para jush i betohem, se nėse unė e kam vrarė, atėherė kėrkoj nga gjykata, qė jo tė mė dėnojnė me burg tė rėndė, por tė mė pushkatojnė para tė gjithėve kėtu qė jeni tė pranishėm.

- Ju lutem, pėr tė fundit herė ta tėrheq vėrejtjen se nuk ke tė drejtė ta akuzon dėshmitarin, por vetėm ta pyesėsh atė, ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues duke e ngritur zėrin.

- Pasi the se mė njeh mirė, a ka mundėsi tė di se sa fėmijė kam?

- Nuk e di!

- Po gėnjen?

- Jo, nuk po gėnjej, por nuk e di.

- E di mirė, sepse ti mė ke futur mua nė burg, ma ke marrė djalin tim peng dhe je munduar nga ai qė tė mė njohėsh mė mirė dhe nė bazė tė tė dhėnave tė tij, qė t’i ka treguar, ti tani po mundohesh tė mė prezentosh se mė njeh shumė mirė. Por, djali im edhe pse ėshtė fėmijė, ėshtė shqiptar dhe nuk ėshtė siē je ti, tradhėtar dhe tė ka mashtruar e asnjė pyetje tuaj nuk i ėshtė pėrgjegjur saktėsisht, por fund e krye tė ka gėnjyer.

- Nuk ėshtė e vėrtetė se e kam marrė peng djalin tėnd dhe tė them se as qė e njoh fare se cili ėshtė djali juaj.

- Tė lutem, mė trego se sa para ia ke dhėnė djalit tim, qė ta bindėsh atė pėr tė punuar pėr ty, pėr tė ma bėrė kurthin, e pėr tė mė thurur kėtė intrigė qė unė po mundohem ta pėrballoj?

- Nuk kam pasur si t’i jap para, kur as qė e njoh se cili ėshtė djali yt, - tha Bekim Gashi, dhe filloi tė dridhet i tėri si thupra nė ujė.

- Pėr kėtė ta dėshmoj. Jam gadi tė ballafaqohem kur tė duash pėr ēfarė ke biseduar. Ai ėshtė treguar mė i ditur se ti dhe ta ka inēizuar gjithė bisedėn qė e ke bėrė me tė.

- Zonja kryetare, i akuzuari tashi po del nė rolin e prokurorit ndaj dėshmitarit. Ju lutem, tėrhiqjani vėrejtjen, sepse kjo nuk lejohet, - u dėgjua zėri i prokurorit francez, Zhosen Brigs, i cili u ngrit nė kėmbė.

- Me leje, a ka mundėsi qė tė ndėrlidhem nė kėtė ēėshtje? - ndėrhyri avokati, Bislimi, kryetarja e trupit gjykues, ka ndėrmend t’i bindet kėrkesės sė prokurorit.

- Urdhėroni, zoti avokat, por vetėm nė lidhje me kėtė ēėshtje, - ia ktheu kryetarja e trupit gjykues duke ia bėrė me shenjė prokurorit, qė tė pėrqėndrohet nė fjalėt e palės mbrojtėse.

- Pėr tė gjitha kėto, qė i tha klienti im, Elton Kodra, se dėshmitari ka dashur qė pėrmes djalit tė tij “tė zbulojė”, janė tė vėrteta. Bisedat i kemi kėtu tė inēizuara. Po deshėt mund t’i dėgjojmė.

- Dua t’i dėgjojmė kėtu, sepse mund tė jenė montime, zonja kryetare, ndėrhyri prokurori, i cili ishte i bindur se avokati mbrojtės dhe i akuzuari po gėnjejnė.

- Atėherė, na lejoni qė ta bisedojmė ne anėtarėt e trupit gjykues kėtė ēėshtje dhe tė vendosim se ēfarė do tė bėjmė! - tha kryetarja. Pa humbur kohė, nisėn tė bisedojnė nė mes njėri tjetrit.

Pas pak, ajo sėrish e mori fjalėn, duke shtuar :

- Pas konsultimit, trupi gjykues mori vendim qė tė dėgjohet kjo kasetė dhe tė vėrtetohet se a ėshtė vėrtetė biseda mes dėshmitarit dhe djalit tė tė akuzuarit, nė mėnyrė qė ta fusim nė mesin e fakteve. Dhe me njėherė e lėshoi radion. Tė gjithė i hapėn veshėt pėr ta dėgjuar sihariqin e kėsaj seance.

Nė atė kasetė, tė cilėn Petriti ia kishte dhėnė shokėve tė babait tė tij, tė cilėt pastaj ia kishin pėrcjellė avokatit mbrojtės, dėgjohej qartė biseda. Dėshmitari, i ishte prezentuar si shok i babait tė tij dhe se ėshtė i interesuar qė t’i ndihmonte, por pėr t’i ndihmuar ai duhej qė t’i kryente njė varg obligimesh. Gjatė dėgjimit tė kasetės, nė njė moment, salla shpėrtheu nga tė qeshurat, kur dėshmitari i kishte thėnė djaloshit, se disa spiuna kanė gėnjyer se babai yt e ka vrarė njė spiun tė Serbisė. Pas kėsaj atmosfere tė krijuar, kryetarja e ndali kasetofonin dhe iu drejtua dėshmitarit :

- A ėshtė ky zėri juaj, zoti dėshmitar?

- Zėri ėshtė i imi, por fjalėt nuk janė tė miat! - u pėrgjegj dėshmitari. Nė sallė shpėrthyen tė  qeshurat.

- Pra, zėri pranoni se ėshtė i juaji, ndėrsa fjalėt jo. Kush mendon se i ka montuar ato?

- Mendoj, se njė gjė tė tillė mund ta kenė bėrė vetėm pjestarėt e TMK-sė, tė cilėt vetėm ata nė Kosovė mendojnė pėr kėso gjėrash tė liga, tė cilėt natėn tė vrasin, e ditėn mundohen tė tė vajtojnė.

 Pėrsėri nė sallė shpėrthyen tė qeshurat.

- Ju lutem qetėsi, - tha kryetarja e trupit gjykues, duke dashur qė ta qetėsonte situatėn e krijuar nė sallė, por kur ajo e vėshtroi Bekim Gashin, pa se ai nisi tė dridhej. Atėherė e mori fjalėn pėrsėri, duke shtuar :

- Pėr kėtė ēėshtje, mendoj se duhet ftuar si dėshmitar edhe vogėlushi, i cili mė mirė do tė na sqarojė se si ka ndodhur e gjithė historia e kėtij inēizimi!

- Sa vjeē ėshtė fėmija? - ndėrhyri prokurori, i cili nuk ishte i pėrgatitur pėr kėtė skenė.

- Pyetni dėshmitarin? – u dėgjua zėri i Eltonit.

- Nuk e di sa vjeēar ėshtė, - u pėrgjigj me zė tė dridhur Bekimi.

- Si nuk e dini, kur keni biseduar me tė?- ndėrhyri Rambson Keti, i cili edhe vetė ai qeshi me kėtė  skenė komike tė krijuar nė sallė.

- Nuk kam biseduar me tė kurrė dhe ju thashė se nuk e njoh.

- Po ju e pranuat pak mė parė se zėri ishte i juaji? – shtoi pėrsėri gjyqtari Rambson.

- Zėri im po, por zėrin e atij fėmije, nuk e njoh!- pėrsėri foli Bekim Gashi.

- Meqė nuk po pėrgjigjet drejt dėshmitari, atėherė po u tregoj unė, se djali im edhe pak ditė mbush dymbėdhjetė vjet! - ndėrhyri Eltoni.

- Atėherė, nuk lejohet qė njė fėmijė dymbėdhjetė vjeē tė ftohet si dėshmitar! - u dėgjua zėri kumbues i prokurorit.

- Pėr kėtė, ēėshtje vendosim ne trupi gjykues, zoti prokuror,- sqaroi kryetarja e trupit gjykues.

- Ju mund tė vendosni, por duhet shikuar se nuk ka bazė ligjore, -pėrsėri sqaroi prokurori.

- Do ta shohim zoti prokuror, se a ka bazė ligjore apo jo. Prandaj, seancėn e sotme e shpall tė mbyllur. Pėr seancėn e ardhshme do tė jeni tė informuar me kohė, pasi qė s’mund ta vazhdojmė gjykimin pa i sqaruar disa gjėra, tha kryetaraja e trupit gjykues e cili dha urdhėr qė tė ndėrpritet seanca e sotme.

Tė gjithė e lėshuan sallėn tė shqetėsuar nga ajo qė ndodhi, dhe secili mendonte se gjykimi do tė zgjasė edhe pėr shumė kohė, pasi qė ishin tė bindur se nuk ishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura.

 

 * * *

 

- Ka qenė dashur tė na tregoni mė herėt se keni biseduar me djalin e atij banditi - ishte sugjerimi i parė i prokurorit, qė ia bėri Bekim Gashit pas dy ditė nė njė takim, ku ishte i pranishėm edhe Besnik Shala.

- Unė i kam treguar pėr kėto takime Besnikut ! – u pėrgjigj Bekimi.

- Tė ka treguar dhe ju keni lejuar, qė tė bisedoj me fėmijė tė mitur pėr kėto ēėshtje? - iu drejtua prokurori Zhosen Brigs, Besnik Shalės me zė tė lartė dhe gati kėrcėnues.

- Po ne me qėllim tė mirė i kemi hyrė kėsaj pune, zoti prokuror dhe nuk e kemi menduar se do tė kemi vėshtirėsi tė kėsaj natyre, - u pėrgjegj Besniku, me zė gati tė pėrvajshėm i zėnė nė faj.

- U pa qėllimi juaj, sa qė aq shumė na ka ndėrlikuar problemin, sa jemi tė detyruar qė ta ndėrpresim procesin deri sa t’i gjejmė edhe disa dėshmitarė tjerė, mė tė guximshėm dhe mė tė matur se kėta qė m’i keni propozuar.

- Faji ėshtė imi dhe i zotit Merxhan Uzerka, tė cilėt deshėm qė sa mė parė tė pėrfundojė ky gjykim, - pėrsėri u pėrgjigj Besniku me zė fajtori.

- Dhe pas pranimit tė fajit, bisedėn e zėvendėsoi heshtja, meqė prokuroi fancez, s’kishte besuar se prokurori shqiptar, Besnik Shala do ta pranonte kaq lehtė fajin. Por, pas kohe, pasi u kėndell, Besniku e mori i pari guximin dhe e theu heshtjen, duke shtuar :

- Opinioni edhe ashtu beson se ata tė luftės e kanė vrarė Avdi Ukėn, por tani na thuaj se ēfarė mund tė bėjmė qė tė mos dėshtojmė?

- Pikėrisht pėr kėtė jam duke menduar edhe unė prej pardje se si tė veprojmė. Dua tė di edhe disa hollėsi, se pos takimeve dhe bisedave me atė djalosh, a mos keni shkėmbyer ndoshta edhe ndonjė shkresė qė ėshtė e protokolluar nė lėndėn e tė akuzuarve si dėshmi ?

- Po, - u pėrgjigj me gjysmė zėri Besniku.

- Pėr cilėn shkresė ėshtė fjala?

- Pėr listėn, ku pėrmenden emrat e shokėve tė grupit tė Eltonit dhe Erzenit!- u ngut tė pėrgjigjej kėtė herė Bekimi, pasi qė Besniku s’kishte fuqi ta vazhdonte bisedėn nga toni kėrcėnues i prokurorit francez, Zhosen Brigs.

- Mbase kjo disi mund tė arsyetohet, por prapė nuk ėshtė mirė, sepse mundet shumė lehtė qė ajo letėr tė ketė pėrfunduar nė duart e avokatėve mbrojtės. Ata, po patėn pak njohuri apo pėrvojė nė kėtė drejtim, mund tė na bllokojnė ekzekutimin e dėnimit, ashtu siē duam ne.

- Nuk besoj zoti prokuror, se ajo letėr t’i ketė arritur avokatėve mbrojtės nė dorė, sepse Petriti na ka thėnė se e ka vendosur nė atė vend ku e kemi porositur ne, - pėrsėri u pėrgjegj Bekimi.

- Kush ėshtė tash ky farė Petriti?

- Djali i Eltonit!

- Shumė keq, sepse ēdo veprim qė ėshtė bėrė pėrmes atij dajloshi, tė jeni tė bindur se na ka dėshtuar.

- Sa i pėrket kėsaj letre, nuk e besojmė, - shfaqi dyshimin Bekim Gashi.

- Ju dilni jashtė dhe mos mu shfaqni mė parasysh i papėrgatitur, sepse edhe pėr bisedėn, qė na nxorri shumė  probleme, nuk ke besuar se ai djalosh do tė dinte qė tė inēizonte. Por ja se e kishte inēizuar dhe ec e ē‘bėne tani atė bisedė qė e ke bėrė me tė, - u shfry prokurori, duke  e shikuar rreptė Bekimin deri sa ai doli nga zyra.

- Kurse unė jam duke u frikėsuar, pikėrisht pėr shkak tė kėsaj letre, - arriti tė flasė Besniku, me njė zė gati tė shterrur, pasi ai mbeti vetėm me prokurorin francez.

- Prej nga tani, gjithė ky pesimizėm i juaj, zotėri, kur dihet se ju ishit kreator i kėtyre gjėrave prej fillimit e madje edhe i atyre qė jemi duke i pėrpunuar? – e pyeti Besnikun, prokurori Zhosen Brigs.

- Sepse ajo letėr ėshtė e shkruar nga unė! – u pėrgjigj Besniku pa guxuar ta ngrejė kokėn dhe ta shikonte prokurorin nė sy.

- Tamam ashtu ėshtė dhe mjerisht ajo letėr ėshtė e shkruar nė dorėshkrim, pasi qė mė kujtohet kur e fotokopjuam dhe ia dhamė policit tė hetuesisė. Por, besoj se kėtyre dy ēėshtjeve do tė kemi aq forcė pėr t’ia gjetur ilaēin, por ēfarė tė bėjmė me ju, pasi i keni dokumentat tjera dhe kam frikė pėr sigurinė e tyre. Apo ndoshta edhe ato e kanė pėsuar tė njėjtin fat, sikurse  kjo letėr qė ka arritur tė na i zbulojė njė i mitur? – pyeti  i shqetėsuar Zhosen  Brigs.

- Besoj se i kam nė vend tė sigurtė! - shpejtoi tė pėrgjigjet Besnik Shala. Por nga pėrgjegjia e tij nuk mbeti kėnaqur prokurori dhe pėrsėri iu drejtua :

- A po kuptoni, se pėr cilat dokumente jam duke ju pyetur? Fjalėn e kam pėr ato dosje, qė i morėm nė Beograd, kur ishim sė bashku me ju pėr rastin e atij eprorit tė TMK-sė atje pėr t’i pyetur dėshmitarėt serb pa lejen dhe dijeninė e gjyqtarėve?

- Po. Po, pėr dosjet blu jam duke menduar edhe unė, zoti prokuror,- mezi arriti tė pėrgjigjet Besnik Shala, i cili sa vinte e zbehej nė fytyrė dhe kjo zbehje e tij nisi ta shqetėsojė edhe mė shumė prokurorin francez.

- Sikur tė ndodhė dhe tė zbulohen dosjet blu nga ana e tyre, tė jeni tė bindur se do tė na vini para njė pozite shumė tė vėshtirė edhe mua edhe zotri Luc Bergerin, e mos tė flasim pėr ju personalisht dhe pėr zotin Merxhan. Ju do tė identifikoheni pastaj me tė gjitha krimet e bėra deri me tashi nė Kosovė. Sepse ju jeni betuar nė Beograd se do t’i kryeni porositė e me pėrgjegjėsi tė madhe madje...

- E di se u kam premtuar, por kjo nuk do tė thotė se nėse njė rast dėshton, tė dėshtojnė tė gjitha rastet tjera, pasi qė ne ende nuk kemi filluar procedurėn e shumė nga ato dosje qė i morėm.

- A e keni njoftuar zotin Zhivkoviq dhe Zoranin pėr kėtė qė ndodhi nė seancėn fundit? – pyet pas pak  Zhosen Brigs.

- Po.

- Dhe ēfarė tė thanė?

- Mė thanė se janė duke i pėrgatitur edhe disa dosje tjera dhe kur t’i kompletojnė do tė na i dėrgojnė, por kuptohet se edhe ato duhet pėrpunuar me tė dhėna tė reja nga ana jonė,- u pėrgjegj Besniku.

- Ato do t’i punoni ju me dikė tjetėr qė vjen nė vendin tim, sepse unė, nėse dėshton ky gjykim do tė largohem nga kėtu, por tė propozoj edhe ty qė tė largohesh nga kjo punė, sepse ēdo herė nuk shkon kungulli mbi ujė.

- Unė jam betuar se do tė angazhohem deri nė fund, e pėr kėtė besoj se edhe shokėt e mi kanė besim tė plotė.

- Deri dje, besim kam pasur nė ty edhe unė, por mė pyet se a mund tė tė besoj mė!

- Nuk duhet tė dorėzoheni kaq shpejt, zoti prokuror, sepse na presin edhe shumė punė?- u shpreh optimist Besniku.

- Ato do t’i kryeni pa mua dhe pėr kėtė do ta njoftoni edhe zotin Berger, sepse unė nuk dua qė ta humbas besimin dhe identitetin tim e as tė popullit tim, ashtu siē bėni ju. Ju i doni mė shumė tė huajt, sesa i doni njerėzit tuaj.

Prokuroi francez, deshi tė flasė edhe mė gjatė me Besnikun, por e pa se ishte e kotė ta vazhdonte bisedėn me tė. Ai i dha detyra tė reja Besnikut, qė sa mė parė tė kontaktojė me avokatėt mbrojtės dhe tė mėsojė nga ata, se a mos kanė shtėnė nė dorė edhe ndonjė dokument tjetėr qė mund ta vejė nė pikėpyetje jo vetėm gjykimin e Eltonit dhe Erzenit, por edhe proceset tjera. Nė  fund iu drejtua :

- Qė ta dini, unė nė ēdo mėnyrė mund tė arsyetohem, por ju si do tė arsyetoheni, sepse gjithė jetėn do ta ndjeni veten fajtor, nėse vazhdoni tė bėni gabime dhe lėshime tė tilla.

- Tė betohem se kėto gabime, do tė mė shėrbejnė  si mėsim  i mirė qė nė tė ardhmen tė jem mė i suksesshėm dhe i kujdesshėm seē kam qenė deri tani pėr njerėzit e kėsaj toke. 

- Pse kėta, qė po ua montojmė burgosjet, nuk janė njerėz tė kėsaj toke?

- Me ta, ne vetėm se e flasim njė gjuhė, pėrndryshe asgjė nuk kemi tė pėrbashkėt, - u ngut  tė sqaroi Besnik Shala.

- Po si tė shpresoj unė se kam diēka tė pėrbashkėt me ju, kur nuk na bashkon as gjuha e hallet?

- Ne na bashkon qėllimi dhe detyra!

- Detyra po, por jo edhe t’i biem murit me kokė! – Ani pse kėmbėngulja jote po mė jep njė xixė shpresė, qė tė kem fytyrė tė takohem me miqtė e mi kur  tė kthehem nė Francė, - tha nė ndarje nga Besniku prokuroi Zhosen  Brigs.

 

* * *

Sapo deshi tė dalė nga zyra dhe tė niset pėr nė shtėpi, Besnik Shala, pa e bėrė asnjė hap nė drejtim tė shkallėve, nga larg e pa avokatin Daut Bislimi, i cili ishte duke u ngjitur shkallėve dhe aty pėr aty, vendosi qė ta priste para zyrės sė tij dhe tė provojė qė tė bisedojė me tė nė lidhje me angazhimin, qė ia kishte dhėnė prokurori francez para ca ditėsh.

“Kurrė mė mirė nuk do tė mė krijohet mundėsia qė tė bisedoi me tė pėr...”- mendoi me vete Besniku, deri sa avokati Daut Bislimi po ngjitej shkallėve.

- Si jeni zoti Daut? – e pėrshėndeti Besniku atė pėrzemėrsisht.

- Mirė faleminderit, po ju si jeni zoti Shala?- ia ktheu ai gjithashtu ngrohtėsisht pėrshėndetjen.

- Pėr ku jeni nisur me kaq shpejtėsi? – pyeti kureshtar Besniku.

- Desha tė takohem me kryetarin e gjykatės pėr ta pyetur pėr njė lėndė,- sqaroi avokati Bislimi.

- Me sa e di unė, sot nuk ka qenė fare nė punė kryetari! – gėnjeu prokurori Besnik Shala.

- A thua, ku mund tė jetė?

- Me sa di unė, ka shkuar pėr nė kryeqendėr, por ka tė ngjarė qė pak mė vonė tė kthehet, meqė koha e orarit tė punės ėshtė nė pėrfundim.

- Atėherė, po kthehem pak mė vonė,- tha avokati Bislimi.

- Nėse veē duhet tė takoheni me kryetarin mė vonė, atėherė urdhėroni pak nė zyrėn time tė pijmė nga njė kafe me shpresė se mos po kthehet nė ndėrkohė, - u ngut tė shtoi Besniku.

- Nėse nuk do tė ju pengoj, me gjithė dėshirė do tė hyja pak, se po tė kthehem nė avokaturė. Janė duke mė pritur disa klientė dhe nuk mund tė takohem me ta, pa marrė ndonjė pėrgjegjie nga kryetari.

- A po keni mė shumė punė e telashe? - ishte pyetja tjetėr qė i bėri Besniku avokatit, pasi hynė brenda ndėrsa ngriti receptorin e telefonit tė porosiste diēka pėr pirė nga bufeja e gjykatės.

- Ēfarė tė ju them, edhe ka punė edhe nuk ka, sepse kohėt e fundit mė tepėr mė ka rėnė qė tė kem punė me aso palė qė pak kemi fitime, - u pėrgjigj avokati Bislimi.

- E ke fjalėn pėr rastet e pjestarėve tė TMK-sė, qė kėtė kohėn e fundit janė bėrė si dukuri tė shpeshta. Por besoj se edhe kėtyre sė shpejti do t’ju vijė fundi, sepse edhe ata tė shkretėt ēdo herė nuk janė fajtorė. Por meqė nuk po varet nga ne, ndėrsa ndėrkombėtarėt thua se mezi po presin qė t’i arrestojnė dhe etiketojnė pjestarėt e TMK-sė po edhe ishpjestarėt e UĒK-sė, - tha Besniku, duke mos e shikuar fare nė sy avokatin Daut Bislimin.

- Me gjasė, se njė pjesė tė fajit e kemi edhe ne shqiptarėt qė nuk po hezitojmė edhe tė gėnjejmė dhe ti etiketojmė pa pasė edhe mė tė voglin fakt, - iu pėrgjegj avokati Bislimi, i cili paraqitej se nuk di asgjė pėr lidhjet e dėshmitarėve tė rastit tė Eltonit dhe Erzenit me Besnikun dhe vazhdoi :

- Po tė ishit ju prokurorėt shqiptar, nė vend tė ndėrkombėtarėve, mbase do tė ishte ndryshe! - provokoi  Daut Bislimi.

- Pse, po mendoni se me ne do tė ishte ndryshe?

- Them kėshtu, sepse sa herė qė dėshmitarėt po zihen “me pelė pėr dore” gjyqtarėt ndėrkombėtarė e shtyejnė procesin gjyqėsor me qėllim, qė dėshmitarėt t’i mėsojnė mė mirė, apo edhe kush e di se pėr ēfarė arsye tjetėr, pasi qė unė nuk ua di qėllimet e tyre.

- Ndoshta edhe kanė arsye qė i ndėrpresin, pasi qė nė gjithė aktakuzat e tyre mund tė ketė edhe diēka tė vėrtetė? - pasoi pyetja vijuese e Besnikut.

- Tė them tė vėrtetėn, unė si palė mbrojtėse ende nuk jam duke kuptuar asgjė nga ajo pse erdhi deri tek ndėrprerja e gjykimit! - tha avokati, duke dashur tė mėsoi se a ėshtė i informuar saktėsisht Besniku me rrjedhėn e seancės sė fundit. 

- Nė gazetė, me sa kam lexuar, shkruante se shkak i kėsaj shtyerje, ishte njė inēizim i djalit tė njėrit nga tė akuzuarit, por nuk e di se kush e kishte paraqitur para kryetares sė trupit gjykues? – gėnjeu Besniku, i bindur se avokati nuk ėshtė duke e kuptuar qėllimin e kėsaj bisede.

- Atė dėshmi, e propozoi vetė i akuzuari, meqenėse ra fjala lidhur me atė bisedė, - u pėrgjigj avokati Daut Bislimi.

- Si e pranoi kryetarja e trupit gjykues njė propozim tė tillė, kur ajo e di se i akuzuari nuk kam undur  tė  di  gjė  me rrjedhat e jetės, pasi ai mbahet nė paraburgim. E aq mė pak, tė di  pėr djalin e tij se me kė  ka biseduar gjatė asaj kohe?

- Me gjasė, gruaja e tij ia kishte dėrguar nė burg atė inēizim, ndėrsa ne avokatėt mbrojtės mbetėm pa teks, sepse ajo dėshmi e saj, bėri punė mė shumė se pėrpjekjet dhe angazhimi ynė. Tė them tė vėrtetėn, unė u gjeta nė njė pozitė tė palakmueshme para tė akuzuarit qė kam marrė pėrsipėr mbrojtjen e tij, sepse mėnyra e intervenimit tė saj, doli mė e fuqishme se fjala jonė.

- Po mė pas, a bisedove me tė?

- Bisedova, por ajo nuk mė tregoi tė vėrtetėn.

- Kurse mua mė tha njė shok, se dikush nga shokėt e Eltonit, e kishte planifikuar kėtė inēizim, ndėrsa ai u ka dorėzuar juve?- pyeti Besniku, i cili nė bazė tė pėrgjigjeve tė avokatit pa se ai nuk ėshtė duke e treguar tė vėrtetėn.

- Jo gabimisht ju paskan informuar, sepse unė as qė kam ditur pėr atė inēizim se ekziston, sepse thėnė tė vėrtetėn nuk kam besuar se dėshmitari ėshtė aq i poshtėr, sa pėrmes fėmijės tė bėjė hulumtime falco, me qėllim tė rėndimit tė aktakuzės.

- Po, kjo ka ndodhur tani, por mua mė intereson tė di se kur ju biseduat me gruan e tė akuzuarit dhe a tė ka thėnė se mos ndoshta ka edhe ndonjė dokument tjetėr, qė do ta paraqiste para trupit gjykues ? - pyeti Besniku kurreshtar.

- Nuk mė tha gjė sepse ajo me gjasė nuk e ka besimin e plotė tek ne pala mbrojtėse, prandaj mbase mund tė ketė edhe diēka tjetėr. Por, ne nuk kemi ndonjė shenjė se ka edhe diēka tė tillė, - gėnjeu Daut Bislimi.

- Po sipas jush, ēfarė thua tjetėr mund tė ketė gruaja e klientit tuaj?

- Tė vėrtetėn!

- Si po mendoni tė vėrtetėn?

- Nėse nuk e di as ajo, tė vėrtetėn pėr bashkėshortin e saj, atėherė nuk ka se kush ta dijė mė mirė.

- Po sikur i akuzuar tjetėr ta ketė nxitur klientin tuaj, pėr shkak tė fejuarės sė tij? - e ndėrroi temėn e bisedės prokuri Besnik Shala.

- Pse, ē’lidhje ka e fejuara e Erzenit me tė vrarin? - pyeti i habitur avokati Daut Bislimi, duke u treguar se nuk di asgjė lidhur me kėtė qė i tha Besniku.

- Kam lexuar nė shtyp, se familja e saj paska qenė dikur nė hasmėri me familjen e tė ndjerit! – gėnjeu pėrsėri Besnik Shala. Kėtė gėnjeshtėr ai e kishte shpikur e fare nuk e kishte lexuar askund.

“ Mė paska ftuar me qėllim qeni, qė tė mėsoi diēka nga unė, por unė e di se ti vetė je hartues i tė gjitha kėtyre, por po ta lėmoj shpinėn deri sa tė fus nė kurth “ - mendoi me vete avokati Daut Bislimi.

Besniku, priti pak pasi nuk mori pėrgjigje nga avokati, pėrsėri filloi tė flasė po pėr tė njėjtėn temė rreth tė fejuarės sė Erzenit.

- Sipas tė gjitha gjasave, vrasja e Avdi Ukės ka lidhje me tė akuzuarin tjetėr, por nuk jam duke e kuptuar se pse dėshmitarėt e kanė ngatėrruar edhe Eltonin nė kėtė krim i cili ndoshta edhe fare s’ka marrė pjesė.

- Unė ende nuk kam ardhur nė ndonjė pėrfundim tė tillė, por mendoj se aty ku flitet, duhet tė ketė diēka, sepse ėshtė e pamundur qė tė mos ketė asgjė, sepse krimi ėshtė bėrė dhe nėse vetėm pak edhe klienti im ka gisht nė kėtė krim, le ta vuaj dėnimin, sepse u ngopėm me vrasje, - tha Dauti.

- Siē po e shoh unė, ju keni njė fije dyshimi edhe nė klientin tuaj, apo jo? – pyeti me zė mė tė ngazėllyer kėtė herė Besnik Shala, i bindur se avokati nuk po dyshon sinqeritetin e tij.

- Ėshtė ende herėt, por besoj se gjyqi do ta thotė fjalėn e vet, por e gjithė kjo varet nga dėshmitarėt tjerė, qė do tė dėshmojnė mė realisht dhe pa emocione, sepse u pa edhe nga seanca e kaluar se dėshmitari i parė kishte emocione, por ama kishte diēka edhe tė vėrtetė, sepse pa asnjė fakt as ai nuk do t’i kishte hyrė kėsaj pune, - plotėsoi avokati Daut Bislimi, sa pėr tė mos i dhėnė shkas Besnikut tė mendonte se ai po dyshonte nė tė.

- Kur mendoni se pėrsėri do tė fillojė gjykimi?

- Nuk e di, por nuk besoj se do tė fillojė me njė herė, sepse siē thatė edhe ju janė paraqitur disa moskuptime tė paparashikuara, qė e kanė ndryshuar rrjedhėn e gjykimit.

- A shpresoni qė ato tė paparashikuara do t’ju ndihmojnė juve si avokat mbrojtės?

- Pak shpresoj nė to, sepse bisedėn nuk e kemi dėgjuar nė tėrėsi dhe nga ajo qė patėm rastin tė dėgjojmė, nuk ishte ndonjė kundėrdėshmi qė mund ta ndryshojė rrjedhėn e gjykimit, - tha Daut Bislimi dhe kėrkoi qė tė shkojė deri nė zyrėn e kryetarit tė gjyqit pėr tė parė se mos ishte kthyer rastėsisht.

- Mirė, mirė mund tė shkoni, sepse veē orari i punės gati ėshtė nė fund dhe ai ose ka ardhur deri tani, ose nuk do tė vijė fare pėr sot mė nė vendin e punės, - tha Besnik Shala, duke u ngritur edhe ai nė kėmbė pėr tu pėrshėndetur me avokatin Bislimi, tė cilin e pėrcolli deri nė korridor. Sapo ai u ngjit shkallėve pėrpjetė, e mbylli derėn dhe u nis pėr nė shtėpi.

 

 

 

 

PJESA E PESTĖ

 

 

Mė 10 nėntor, dy muaj pas ndėrprerjes sė seancės gjyqėsore, avokati Daut Bislimi, shkoi pėr tė kontaktuar me klientin e tij, nė burgun e Dubravės dhe pėr ta informuar atė nė lidhje me rrjedhat mė tė reja, qė kanė ndodhur dhe me dėshmitarėt e rinjė, qė i ka propozuar prokurori. Kjo gjė ka ndikuar nė kthimin e lėndės edhe njė herė nė hetuesi. Por gjatė kėsaj kohe, avokati disa herė kishte kontaktuar me kryetaren e trupit gjykues dhe ishte interesuar pėr rifillimin e gjykimit. Nė ēdo takim, ajo pėr tė dhe Sokol Dulin, avokatin e Erzenit, kishte pothuajse tė njėjtėn pėrgjigje ” Do t’ju informoj pėr kohėn kur do ta caktojmė rigjykimin”. Madje nė takimin e fundit qė kishin pasė me tė, ata e kishin njoftuar kryetaren e trupit gjykues, zonjėn Elta, se do tė bėjnė njė ankesė nė Gjykatės Supreme tė Kosovės, pėr shkak tė zvarritjes sė rifillimit tė gjykimit. Por ajo ishte munduar qė t’i bindė pėr tė mos vepruar nė kėtė mėnyrė, sepse deri tani, tė gjitha rezultat janė duke shkuar nė dobi tė akuzuarve, sepse prokurori me dėshmitarin e parė ka dėshtuar, siē u tha ajo atyre “ Nėse vėrtetohet se shkresat e deponuara si dėshmi, janė tė rrejshme, atėherė tė akuzuarit mund tė lirohet nga burgu fare pa u mbajtė senacat tjera gjyqėsore”. Por ajo kishte shfaqur dyshimin nė tė akuzuarin Erzen Zenelin, sepse siē i kishte raportuar prokurori, i vrari kishte pasė njė konflikt me familjen e dajėve tė tij, e jo me familjen e tė fejuarės sė saj, konflikt ky qė s’ishte zgjedhur ende. Prandaj gjyqtari hetues  ėshtė duke punuar nė kėtė drejtim.

Pėr tė gjitha kėto biseda dhe takime, avokati Daut Bislimi mendoi edhe njė herė gjatė kohės sa po priste pėr tė hyrė nė sallėn e takimeve me klientin e tij dhe seē iu kujtua diēka nė kėto momente pėr ta pyetur klientin e tij, qė kurrė nuk e kishte pyetur mė parė, kur ishte takuar me tė nė burgun e Bonstillit dhe tė kryeqendrės.

- Ju qenkeni zoti avokat? – ishte pyetja e parė qė ia bėri Eltoni avokatit Daut Bislimit, kur u pėrshėndet me tė.

- Pse, kush mendove se ėshtė nė kėtė kohė?

- Jo, por mendova se mos ndoshta ju keni hequr dorė nga mbrojtja ime, pasi qė nuk keni qenė kaq kohė, qoftė edhe pėr tė mė sjellė ndonjė lajm se si janė duke lėvizur punėt?

- Pikėrisht, moslėvizjet dhe stagnimi i hetimeve, bėnė qė unė tė mos ju vizitoj tash e dy muaj.

- Po pse nuk ka asgjė tė re nė kėtė drejtim?!

- Ka dhe nuk ka.

- Ē’ka pjellur tani?!

- Asgjė s’ka pjellur e re, sepse tė kėqiat e kombit tonė e kanė shtatėzaninė e vjetėr, por tanii ėshtė duke lėvizur vetėm vatra e tė ligave!

- Mė thoni mė troq, zoti avokat, se nuk jam duke ju kuptuar se pėr ēfarė e keni fjalėn?

- Hartuesit e versionit tė parė tė aktakuzės, kanė mbetur nė udhėkryq dhe s’po mundin tė gjejnė rrugė e as njerėz, qė do tė pranojnė tė punojnė mė pėr ta.

- Po ata dėshmitarė, qė janė paraqitur herėn e parė, a janė ende?

- Janė, or Elton, janė po ata, por tani u ėshtė lagur baruti dhe nuk ėshtė punė qė ta terin, sepse u ka hyrė flladi edhe mėsuesve tė tyre.

- Vėrtetė zoti avokat, a mendoni se ėshtė Besnik Shala ai qė i ka ndėrsyer ata maskarenj pėr mua?

- Tė them po, me siguri se do tė mė pyesėsh mė pas se kush qėndron pas tij. Kėshtu qė unė, po tė them se ėshtė ai dhe politika qė ai e pėrfaqėson! Por, dua tė them se pėrmes djalit tėnd kemi arritur ta gjejmė edhe magjen se ku gatuhet ajo politikė, por edhe furrėn se ku piqet!

- Nė fakt, zoti avokat, ditėn e parė tė seancės, djali mė tha diēka lidhur me kėto, qė po i thoni ju, por, unė nuk i besova atij, sepse ai ende ėshtė fėmijė.

- E keni gabim, sepse djali juaj, prej atij momenti qė arriti ta ndėrpresė gjykimin, mė nuk ėshtė fėmijė, por burrė e shkuar burrit, sepse ajo dėshmi, qė pate rastin ta dėgjosh edhe ti vetė, nuk ėshtė asgjė nė krahasim me mrekullitė tjera, qė ka arritur t’i zbulojė nė shtėpinė e Besnik Shalės.

- Tė lutem, mė thuaj se pėr ēfarė bėhet fjalė nė ato letra, qė disa herė m’i pėrmendni e nuk po mė sqaroni se ēfarė janė nė tė vėrtetė ato?

- Pėr listėn, se gjoja ti me shokė, e keni formuar grupin ėshtė vėrtetuar se e ka hartuar ai vetė. Pėr kėtė, dėshmon dorėshkrimi i tij identik me disa shkresa tjera, qė gjithashtu janė shkresa qė kanė pėr qėllim t’i arrestojnė edhe disa shokėt tu, - tha avokati duke ia afruar shkresėn, tė cilėn Eltoni e kishte parė edhe para fillimit tė  gjykimit. Ishte  hera e parė qė po shihte pasi e mėsoi autorin e kėsaj shkrese  dhe shtoi :

- Sa ėshtė munduar tė ma kopjojė shkrimin tim, por shikoni zoti avokat, dallimin e parė qė po e vėrej tani ėshtė se jam mė i qetė nga herėt tjera, kur kisha emocione dhe dyshoja nė njerėz krejtėsisht tjerė. Kėshtu pėrqėndrimi im ishte s’do mend se mė i vogėl. Sė pari, nė shkrimin e shkronjės “ r” dhe “s”, qė asnjėherė unė nė kėtė mėnyrė nuk i kam shkruar.

Po dallime tjera, a mund tė vėreni nė kėtė letėr? – e pyeti avokati.

- Hė pėr hė, jo sepse me gjasė ai spiun ka ushtruar kohė tė gjatė, deri sa ma ka mėsuar stilin e shkrimit. Nė kėto dy shenja, ka dėshtuar plotėsisht.

- Po diēka tjetėr a ndryshon nga shkrimet tua tė zakonėshme?

- Gjithėsesi se ndryshon, pasi qė as dora, e as zemra ime, nuk do t’i shkruajnė tė gjitha kėto ndyrėsira, siē i ka radhitur ai qen, ai mostrum.

- Po me Erzenin, a jeni takuar kėtu ndonjėherė?

- Jemi takuar, po si!

- Dhe ēfarė thotė ai nė lidhje me ndėrprerjen e gjykimit?

- Ai ka filluar tė frikėsohet edhe pėr tė fejuarėn e tij, se mos ndoshta dikush e ka bindur atė, qė tė heqė dorė nga ai dhe nė shenjė hakmarrje mos ka pranuar qė tė mashtrojė diēka rreth kėsaj vrasje,- sqaroi Eltoni.

- Nuk ėshtė kjo asgjė, sepse kėtė “risi”e ka shpikur Besnik Shala, nė mėnyrė qė me njė tė gjuajtur tė gurit, tė vrasė dy persona. Nė kėtė rast edhe Erzenin, edhe Argjirėn. Pėr kėtė t’i thuash Erzenit, qė mė tė mos dyshojė nė tė fejuarėn e tij, sepse gjenezėn e shpifjeve e montimeve e kemi nė duart tona. Por, pasi ėshtė bindur prokurori francez se Argjira nuk ka vėlla, sepse nė fakt vėllai i vetėm i ka ra nė luftė, tani ka zbuluar njė dėshmitar tjetėr, i cili ka deklaruar nė hetuesi, se gjoja  ėshtė  njė dajė i babait tė Erzenit. Ai kinse paska pasė njė konflikt me Avdi Ukėn. Po pėr atė person, nėna e Erzenit, mė ka thėnė se nuk e njeh dhe se nuk i kishte folė as burri i saj kurrė sa ishte gjallė.

- T’i kthehem edhe njė herė zbulimit tė djalit tim, a ka mundėsi qė tė mė tregosh mė gjersisht se ēfarė ka bėrė ai?

- Po Elton, po tė tregoj, - tha avokati Daut Bislimi dhe nga ēanta e tij nxori, disa letra tjera, tė cilat pasi i vendosi nė tavolinė, nisi t’i tregoi Eltonit, se si Petriti, pasi ia kishin dhėnė letrėn me emra tė shokėve, pėr gjoja se e keni formuar grupin, para se tua dorėzuar letrėn shokėve nė komandėn e zonės, e kish hapur ate dhe iu kishte kujtuar se atė shkrim e njihte dhe kishte arritur ta identifikonte se shkrimi ishte i Besnik Shalės. Por pėr ta vėrtetuar saktėsisht kėtė dyshim, Petriti pėrmes vajzės sė tij Vjollcės, qė e kishte nė klasė ka shkuar nė shtėpinė e Besnikut dhe ka vjedhur njė mori dokumentash. Ai nė fakt tė gjitha ato qė i ka marrė nga shtėpia e tij i ka dorėzuar nė zonė, te Skenderit dhe komandantit, ndėrsa ata i kanė fotokopjuar dhe njė kopje, kjo qė po e shihni kėtu ma sollėn edhe mua. Tė cilėn nuk do ta nxjerrim nė gjygj deri nė fund, nė mėnyrė qė tė shohim se deri ku do tė shkojnė ata, me dėshmitė e tyre tė rrejshme, sqaroi avokati historinė e zbulimit tė  dosjeve.

- Po si paska mundur Petriti ta bėj njė gjė tė tillė?

- Se si ka mundur kėtė do ta mėsosh mė sė miri nga ai vet, por pasi i kemi fotokopjuar ai pėrsėri pa e diktuar askush i ka lėnė po nė atė vend  dhe besojmė se as vet Besniku nuk e di se dikush prej nesh e di se ē’dhurata ka planifikuar ai me shokė dhe miqtė nga Beogradi pėr TMK-nė dhe pėr ardhmėrinė e vendit.

- Po, kėtu qenkan disa shkresa edhe nė frėngjisht nga njė farė Luc Bergeri, pastaj edhe dy serbė, M. Zhivkoviq e V. Zoran nga Beogradi?- tha Eltoni, pasi i shfletoi disa nga fletėt e atyre  dosjeve qė ia  tregoi avokati i tij.

- Ashtu ėshtė, sepse ky far Luc Bergeri, sipas kėsaj po na del se ėshtė bartės i tė gjitha kėtyre gjėrave sė bashku me prokurorin francez, qė ua ka sjellė disa tė dhėna plotėsuese nga Beogradi.

- Ėhė! – thirri Eltoni dhe vazhdoi.

- Po pėr mua, a ka diēka tjetėr nga ai qen?

- Sipas kėtyre dosjeve, qė Luc Bergeri u ka propozuar tė quhen dosjet blu, pasi dosjet e kuqe i paskan quajtur tė komunistėve, del se ju dy herė paskeni qenė i kėrkuar nga policia serbe. Herėn e parė, pėr dyshim se keni mbajtur armė pa leje dhe herėn e dytė, pėr shkak se gjatė shkollės sė mesme paskeni marrė pjesė nė njė rrahje me nxėnės dhe e paskeni kėrcėnuar drejtorin serb tė gjimnazit me vrasje, nėse nuk ndėrhyn qė tu lirojė nga pėrcjellja e policisė.

- Pikėrisht kėshtu ėshtė, por kėto gjėra mendoj se nuk kanė tė bėjnė me akuzėn qė ma kanė veshur mua lidhur me vrasjen e Avdi Ukės.

- E di se janė kėto tė kaluara, por kėtė e kanė bėrė me qėllim, qė tė kenė dėshmi sa mė shumė pėr ju, nė mėnyrė qė ata tė tė bindin, se ti dikur paske qenė i ndjekur edhe nga policia, si person i dyshimtė dhe problematik, por nuk ke nevojė tė shqetėsohesh, sepse nė kėto dosje janė edhe disa emra tė shokėve tu. E kam fjalėn tė disa eprorėve tė TMK-sė, tė cilėve ėshtė duke u pėrgatitur aktakuza nė sajė tė kėtyre dosjeve. Tė gjitha kėto ėshtė duke i bėrė Besnik Shala me Merxhan Uizerkėn.

- Po ndonjė shpifje tjetėr pėr mua? – pyeti pėrsėri Eltoni, pasi qė nuk i shfletoi tė gjitha dokumentat qė i kishte para.

- Besniku, siē na del nga kėto letra, pėrmes tė cilave i njofton miqtė e vet nė Beograd, i ka pėrgatitur edhe dy dėshmitarė tjerė, tė cilėve u janė vrarė anėtarėt e familjes sė tyre gjatė luftės si spiunė tė UĒK-sė se gjoja ju i keni vrarė ata nė malet e Berishės.

- Nė malet e Berishės!?

- Pse, a nuk keni qenė ju gjatė luftės nė ato male?

- Kam qenė ndoshta ndonjėherė kalimthi, por  s’e mbaj mend se kam vepruar ndonjėherė si ushtarė, nė ato anė!

- Po ku keni qenė mė saktėsisht gjatė kohės sė luftės?

- Kryesisht nė malet e Pashtrikut, tė Sharrit dhe  disa javė apo herė pas here edhe nė Dukagjin.

- Vėllau i tė vrarit, nė deklaratėn e tij, ka shtuar se juve u ka parė atė natė kur ia kanė marrė vėllanė, i cili ishte bashkėpuntor i Serbisė dhe ai ngul kėmbė se ju e keni vrarė atė.

- E sikur ta kisha unė atė fat, dhe ta kisha vrarė ndonjė bashkėpuntor tė Serbisė, qė pėr mua do tė ishte e njėjta gjė sikur ta kisha vrarė ndonjė ushtar apo polic serb. Por fatkeqėsisht se ky privilegj, nuk mė ėshtė dhėnė kurrė.

- Dėshmitari i kėtij rasti, qė ėshtė vėllai i tij, ngulė kėmbė se edhe ju njeh! Si ka mundėsi kjo?

- Ka,  zoti avokat, sepse edhe gjatė fazės sė parė tė hetimeve, por edhe tash pas ndėrprerjes sė  gjykimit, i sjellin pėr ēdo ditė  njerėz dhe sikur nė qelinė time tė mos vinin inspektorėt tė shoqėruar me ata njerėz, tė cilėt m’i prezentonin si tė arrestuar, dhe unė do tė besoja se janė tė arrestuar. Por mė vonė, nga disa gardianė mėsoja se ata janė nė cilėsinė e dėshmitarėve dhe se kanė ardhur pėr tė na parė neve tė burgosurve, nė mėnyrė qė nė gjyq tė thonė se na njohin mirė. Kėshtu, qė ai ka mundur tė mė shikojė vetėm nė qelitė e burgut e askund tjetėr, - e plotėsoi mendimin e tij Eltoni.

- Unė jam i bindur se edhe kėta dėshmitarė, qė i kanė marrė tash si pėrforcim nė formacionin e tyre, janė ide e Besnik Shalės, andaj nuk keni nevojė edhe aq shumė qė tė shqetėsoheni, pėr kėtė shtesė tė re tė aktakuzės.

- Unė pėr njė gjė po ēuditem! Pse ata e kanė thirrė nė ndihmė djalin tim, pasi i paskan pasur gjithė kėto dokumenta tė falsifikuara!?

- Tė thashė, se disa prej kėtyre janė marrė mė vonė, pra pasi jeni arrestuar ju. Por, qė tė inkorporohen nė lėndėn tuaj, ata kanė vepruar nė kėtė mėnyrė qė t’i lėnė kėto letra nė shtėpinė tuaj, apo siē kanė menduar nė derė tė makinės, por Petriti ėshtė treguar aq i matur sa tė gjitha planet e tyre ua ka hedhur nė erė.

- E ēfarė do tė ndodhė me ne, pas gjithė kėtij lėmshi?

- Jam i bindur, se do tė liroheni tė pafajshėm, pasi qė edhe jeni tė tillė. Sipas kėtyre dosjeve, del se Besnik Shala e di se kush ėshtė vrasėsi i vėrtetė i Avdi Ukės, por nė kėto shkresa ai i ka shkruar vetėm inicialet e vrasėsit, qė ne ende nuk kemi mundur ta zbulojmė, se kush ėshtė ai nė fakt.

Biseda e tyre do tė zgjaste edhe mė tej, por nė sallėn e takimeve, erdhi njė gardian, i cili iu drejtua avokatit :

- Zoti avokat, koha e takimit mbaroi!

Avokati, Daut Bislimi, po edhe Elton Kadra, u pajtuan me urdhėrin e gardianit dhe u ndanė tė kėnaqur nga kjo bisedė e sinqertė, pėr tė cilėn kurrė mė parė Eltoni, s’kishte menduar se dikush nga shqiptarėt mund t’i bėjė tė gjitha kėto tė liga.

Ai u nda nga avokati i tij mbrojtės, me bindjen se tė gjithė shokėt e tij, nė pavionin e tij tė burgut janė tė burgosur, sikurse qė ėshtė edhe ai, nė bazė tė akuzave tė rrejshme tė ngritura e tė hartuara nga njerėzit mė tė ligj, qė i ka vendi, tė cilėt herė do kur do t’i dėnojė koha dhe populli. Sipas dokumentave, Luc Bergerin dhe  dy serbėt, bashkėpuntorė tė tyre, i kishin njoftuar se udhėzimet e tyre  janė shpėrndarė nė gjithė Kosovėn.

Eltoni, prej ditės qė u takua me avokatin e tij, ishte mė i disponuar dhe nė ēdo bisedė e takim me shokė e sidomos nė kohėn e drekės dhe darkės, mundohej qė t’u jepte zemėr shokėve, se e vėrteta do tė dalė mbi sipėrfaqe qoftė edhe pėrmes fėmijėve tė tyre. Por, kur ai i pėrmendte fėmijėt e tyre, shokėt sikur nuk i bindeshin fjalėve tė tij dhe vazhdonin qė tė mėrziteshin edhe mė tej. Por, pavarsisht prej asaj se sa i besonin shokėt, Eltoni prej kėsaj dite mė nuk rrinte i mbyllur nė vetvete. Mė nuk mėrzitej, sepse tashmė ai ishte i bindur se burimi i vuajtjeve tė tij dhe tė shokėve, ishte nga shqiptarėt.

 

 

 

 

 

 

 

 * * *

 

Nė mbrėmjen e po asaj dite, qė ishte pėr konsultime avokati mbrojtės i Eltonit, nė orėt e vona tė mbrėmjes, pikėrisht kur Eltoni po bėhej gati pėr tė pushuar mė i qetė nga ditėt tjera, dėgjoi zhurmėn e ēelsave, qė gardiani i rrotullonte nėpėr dyerėn e qelisė sė tij dhe pa vonuar shumė u hap dera.

- Ju kėrkojnė nė katin e dytė pėr konsultime? – ishin fjalėt qė ia tha gardiani Eltonit.

- Kush mė kėrkon nė kėtė kohė?!- e pyeti Eltoni gardianin.

- Siē mė thanė mua, kanė ardhur dy inspektorė nga qyteti L dhe duan qė tė konsultohen rreth njė ēėshtje me rėndėsi me ju, - iu pėrgjegj nė njė anglishte  tė  ēalė  gardiani.

- U thuani inspektorėve, se nuk mund tė bisedoj me ta pa praninė e avokatit tim. Po qe se duhet patjetėr tė bisedojmė, atėherė le ta presin mėngjesin dhe ta njoftojnė avokatin tim.

- Mė falni, por mua mė urdhėruan qė tė ju pėrcjell deri nė dhomėn e tyre, - pėrsėri foli gardiani.

- Atėherė, zbatoni urdhėrin, zotėri, sepse ju nuk jeni fajtor.

- Mė falni, por sė pari duhet tė visheni, e pastaj tė vini me mua.

-Jo nuk ėshtė kohė kjo qė unė tė vishem. Jam bėrė gati tė pushoj. Po deshe mund tė vij kėshtu siē jam.

Pėrkundėr pėrpjekjeve tė gardianit, Eltoni nuk pranoi qė tė vishej dhe ashtu me rroba tė fjetjes, pranoi qė tė shkonte nė dhomėn e inspektorėve.

- Ne nuk tė thirrėm qė kėtu ta bėsh gjumin, por qė tė bisedojmė? – e filloi bisedėn inspektori, tė cilin Eltoni e njihte, pasi qė me t ,kishte pasė edhe herave tjera biseda tė gjata dhe monotone.

- Ju kėshtu mė kėrkuat, duke mos mė dhėnė kohė, jo vetėm tė jetė i pranishėm avokati im, por as tė vishem. Prandaj vendosa qė tė mos i kundėrshtoj gardianit, qė erdhi tė mė marrė,- iu pėrgjegj Eltoni.

- Po sikur ju tė kishit qenė nė kėtė kohė nė banjo, do tė thotė se do tė kishit ardhur ashtu!?- e pyeti inspektori.

- Urdhėri ėshtė urdhėr dhe duhet zbatuar, pavarėsisht se nė ē’kohė, mėnyrė dhe vend gjėndem.

- Prej kur jeni bėrė kaq i pėrgjegjshėm dhe tu pėrgjigjesh urdhėrave tona?

- I tillė kam qenė ēdo herė, zotėrinj!

- Mirė, mirė, por ta dini se nuk ėshtė dashur tė vini kėshtu me rroba tė gjumit, por tė kėmbėngulnit qė tė visheni.

- Mbase, mė sė miri do tė kishte qenė sikur edhe ju tė kishit pritur qė tė dalė drita, por kjo tani ka ndodhur dhe urdhėroni e mė thuani se pėr ē’punė mė keni kėrkuar. Me siguri diēka paska tė re, qė e paskeni marrė me kaq ngut kėtė bisedė?

- Pikėrisht, ashtu ėshtė.

- Atėherė, urdhėroni.

- Me sa jeni tė informuar, ju e dini mirė se ne i dijmė tė gjitha faktet, nė bazė tė tė cilave ju jeni fajtor, jo vetėm pėr vrasjen e Avdi Ukės, por edhe pėr vrasjen e dy shqiptarėve tjerė, qė i keni vrarė me shokėt tuaj gjatė luftės. Andaj, duke i marrė parasysh rrethanat lehtėsuese, qė ta vazhdoni jetėn tuaj tė lirė dhe tė punoni nė ndonjė vend tjetėr pė ta mbajtur familjen, ne sonte kemi ardhur qė ta ofrojmė edhe njė mundėsi, nė bazė tė sė cilės ju do tė shpalleni i lirė, por se kjo dėshirė e juaja e do edhe njė pėrmbushje tė kėresės sonė! –sqaroi njėri nga inspektorėt, emrat e tė cilėve Eltoni nuk kishte arritur t’ua mėsonte kurrė edhe pse shumė herė kishte biseduar me ta.

- Cili na qenka ēmimi i lirimit tim, zotėrinj tė nderuar, nėse mund ta di?- pyeti Eltoni me pėrbuzje.

- Nuk ėshtė as i rėndė e as i ndėrlikuar, e gjitha varet nga njė nėshkrim i juaj, nėse e hidhni nė kėto shkresa, - tha inspektori duke ia treguar shkresat, por gjithnjė duke i mbajtur nė dorė.

- Pėr tregtar mė pandehni mua, zotėria juaj!?

- Kėtu nuk bėhet fjalė as pak pėr tregti.

- Atėherė, pse tė nėnshkruaj unė!? Sepse vetėm tregtarėt, kur shesin apo blejnė i nėnshkruajnė kontratat e tyre, meqė ata nuk kanė nevojė fare tė flasin me gojė. Tė gjitha tė dhėnat e mallit, i kanė tė kalkuluara nė kontratė.

- Na keni keqkuptuar, sepse ne, fundi i fundit, mund tė merremi vesh edhe me fjalė, por menduam se kėshtu vetėm njė nėshkrim tė tė lirojmė ju, e ndoshta edhe shokun tuaj, Erzen Zenelin.

- Ne do tė lirohemi, zotrinj, edhe pa nėnshkruar asgjė, sepse nuk kemi bėrė asgjė qė tė vazhdojmė edhe mė tej tė mbahemi nė burg.

- Lirimi juaj mund tė bėhet vetėm nėse merremi vesh pėr dy ēėshtje shumė tė rėndėsishme, pėr tė cilat vetėm nėnshkrimi juaj, ua jep vlerėn.

- Por, unė jam nė burg dhe nuk e kam vulėn me vete, ndėrsa nėnshkrimin ma kanė vjedhur disa bashkėpuntorė tuaj!

- Sėrish na keqkuptuat, sepse ne e kemi fjalėn pėr validitetin e marrėveshjes,- u ngut  tė sqarojė inspektori, i bindur se Eltoni nuk e kishte kuptuar pyetjen e tyre.

- Vetėm pėr njė nėnshkrim paskeni marrė mundimin deri kėtu!? Keni mundur qė dikush tjetėr nė emrin tim tė nėnshkruaj dhe paq. Apo edhe  ta kishit kėrkuar  nė  qytetin L njeriun qė ma ka vjedhur nėnshkrimin dhe prej se unė  jam nė burg, ai po i firmos tė gjitha  dokumentat  nė  emrin tim.

- Por, nėnshkrimin edhe duhet ta mbroni.

- Me ēka ta mbroj nėnshkrimin tim, zotėrinjė inspektorė?

- Me fjalė!

- Do tė thotė, qė unė vendin tim t’ia liroj njė shokut tim, sepse pėr ju nuk ėshtė me rėndėsi se kush mbahet nė burg. E rėndėsishme ėshtė qė burgjet tė mos jenė tė zbrazta nga ne ēlirimtarėt.

- E sheh se edhe ti e di mirė se kush ėshtė autor i atyre vrasjeve, por ja se nuk pranon tė tregosh. Po, po, nuk tregon, sepse nuk e do lirinė tėnde, duke u munduar tė mbrosh lirinė e tė tjerėve.

- Me cilin shok timin doni tė mė tregtoni, nėse ėshtė e mundur ta di?

- Me atė, qė tė kemi lutur edhe herave tjera!

- Mjerisht, kurrė njė tregėti tė tillė me mua nuk mund ta bėni, andaj ju lus qė tė mos provoni mė me mua. E nėse vetėm nėnshkrimi im ju hyn nė punė, shkoni  dhe merrni  te Besnik Shala, tė cilin e keni autorizuar pėr validitetin e nėnshkrimeve tona!

- Refuzimi juaj, po na shtyn tė mendojmė se ti nuk e do jetėn tėnde.

- Unė e dua jetėn zotėrinj, por e dua jetėn e ndershme dhe me nder. Nėse ėshtė nevoja edhe do tė vdes, sepse kėtu nė Kosovė ata qė vdesin me nder pėrcillen me nder, ndėrsa tė pandershmit shkojnė nga kjo jetė si tė mos kishin jetuar kurrė nė kėtė vend.

- A mos doni tė thoni, se ne do tė largohemi nga Kosova tė pandershėm?

- Kėtė e dini ju mė sė miri se si do tė shkoni nga kėtu, por pėr tė shkuar njė ditė do tė shkoni.

- Pse nuk pranoni, se ai e ka kryer vrasjen me njerėzit e tij, pasi qė ju vėrtetė nuk e keni kryer vrasjen?

- Por, ja se unė nuk jam ai edhe pse tė dėshiroja, qė tė dija se kush ėshtė  ai njeri, qė po e fshihni ju nėn lėkurėn time!

- Dhe ēfarė do tė thuash me kėtė?

- Dua tė them se secili pėrgjigjet pėr vete, e sa herė tenton qė dikush tė flasė nė emėr tė huaj, fjala e tij nuk ėshtė as e sigurtė, e as e vėrtetė.

- Pasi qė qenke sonte i disponuar tė flasės, po e vazhdojmė kėtė bisedė edhe nesėr, ndėrsa sonte mendo dhe nesėr vetėm e nėnshkruan kėtė letėr dhe shkon nė shtėpi, pa pasė nevojė mė as tė dalėsh nė gjyq, - iu drejtua njėri prej inspektorėve.

- Pėr kėtė punė jo nesėr, por as nė atė botė nuk do ta pranoj, sepse u thashė qė unė nuk jam tregtar i vendit tim, sepse kontratėn e shitjes, ju nuk do ta merrni me vete kur tė shkoni, por do ta lini kėtu. Prandaj kjo ėshtė arsyeja qė unė nuk dua tė vdes me kontratė e as tė jetoj me kontratė, - u tha Eltoni, duke dalė nga zyra e inspektorėve.

 

 

  * * *

 

Tė nesėrmėn, mė kot priti Eltoni nė dhomėn e tij se do ta ftonin pėr bisedė inspektorėt, meqė ata pasi kishin marrė pėrgjigjet mbrėmė nga Eltoni kishin shkuar andej nga kishin ardhur, por i kishin porositur ispektorėt e burgut, qė tė mos takohej me shokė gjatė kėtyre ditėve deri sa ata tė mos vijnė edhe njė ditė tjetėr, pėr tė arritur kompromisin me tė. Andaj, si pasojė e kėtij urdhėri tė prerė, Eltoni pėr gjashtė ditė rresht, nuk pati mundėsi tė takohej me asnjė shok tė tij, pasi qė edhe ushqimin ia sillnin nė qelinė e tij.

Tė dielėn nė mbrėmje, gardiani qė ia solli ushqimin, i tregoi se si nuk e kishin lejuar familjen e tij tė takohet me tė.

- I ke parė ti se kush nga familja ime ishin pėr tė mė vizituar?

- Po, por nuk kam kontaktuar unė me ta, sepse nuk i lejuan tė hyjnė fare nė dhomėn e takimeve, - u pėrgjegj gardiani.

- Kush ishte nga anėtarėt e familjes?

- Pos bashkėshortes suaj me gjasė ishte edhe djali juaj!

- Djali im?!

- Po. Dhe e kishte porositur njė gardian shqiptar, qė t’ua pėrcillte kėtė letėr, -tha gardiani dhe ia dha letrėn Eltonit.

Eltoni, pasi e mori letrėn nė dorė, mendoi qė tė mos e hapte fare, duke menduar se gardiani ndėrkombėtar po e gėnjente, pėr ndonjė qėllim tė caktuar, por ai kur e hetoi se Eltoni po dyshonte, atėherė iu drejtua :

- Unė, edhe pse jam me uniformė tė gardianit, tė jesh i bindur se nė vendin tim kam qenė si i ri burgosur kėshtu siē jeni ju, por pas lirimit nga burgu, dola edhe mė i formuar dhe  mė pas u regjsitrova nė Akademinė Ushtarake. Nė saj tė asaj pėrgatitje shkollore edhe erdha nė Kosovė.

- Prej cilit vend jeni, nėse mund ta di?

- Nga Njuxhersi i Amerikės!

- Do tė thotė se qenkeni amerikan?

- Po.

- Para se tė bini nė burg, me ē’profesion jeni marrė?

- Isha nxėnės  i shkollės sė mesme dhe me shokė patėm bėrė njė skandal, i cili mė vonė u kuptua se ishte pa ndonjė qėllim tė caktuar, siē mendonin dhe na liruan.

- Po, para se tė vinit nė Kosovė?

- Kam qenė ushtarak i aviacionit.

- Prej cilės kohė jeni nė Kosovė?

- Nė Kosovė kam ardhur, gjatė luftės, sepse gjatė luftės, kam qenė mbi qiellin e Kosovės!

- Si po mendoni nė qiellin e Kosovės?

- Gjatė kohės sė bombardimeve, kam qenė pilot i atyre avjonėve, qė u dolėn nė ndihmė ju, ushtarėve tė UĒK-sė, - plotėsoi mendimin e tij gardiani.

- Tė falemnderit pėr ndihmėn qė na keni dhėnė, sepse ndihma juaj e pakursyer, na ndihmoi qė tė ēlirohemi nga okupatori shekullor.

- Jo, nuk ėshtė ashtu!- kundėrshtoi gardiani.

- Ju jeni liruar nga forcat tuaja, sepse po tė mos ishte gjaku i juaj, as ne nuk do tė ishim sot kėtu nė mesin tuaj. Nga ana e ushtarėve tanė asnjė nuk ka vdekur, e as qė ėshtė lėnduar, prandaj mė kot disa njerėz tuaj pėrpiqen qė tė gjitha atributet e fitores, tė na i dedikojnė ne tė huajve. Pėr kėtė unė jam i bindur se ju e keni fituar lirinė, sepse edhe nė ditėt e luftės kam pasė rast t'ju shoh nga lart se si luftonit. Me siguri, ne po tė ishim nė vendin tuaj s’do tė mund tė kishim mundur t’i pėrballojmė. Dhe sė fundi, serbėt e mobilizuar kundėr jush nga Kosova, kurrė nuk do tė ishin larguar pėr shkak se ne kemi ardhur kėtu, por nga frika e juaj.

- Ju amerikanėt, vėrtetė mendoni se ne e kemi ēliruar vendin, por ja se vetė ne shqiptarėt, kemi mendime tjera. Dhe nė vend  qė t’i nderojmė ēlirimtarėt, ata i burgosim dhe i etiketojmė

- Kėtu ėshtė edhe fatkeqėsia juaj, pėr ēka edhe sot po vuani, sepse pėr njė kategori tė njerėzėve tuaj, kjo formė ėshtė shpėrblimi pėr ēlirimtarėt e vendit, e pse  jo edhe pėr ne qė u ndihmuam me  pėrkushtim, - ndėrhyri gardiani.

- A do tė kishte ndodhur njė gjė e tillė nė Amerikė, siē po ndodhė kėtu nė Kosovė?

- Jo, se s’do tė ndodhte kurrė, por edhe sikur t’i shkonte ndėr mend dikujt qė mbrojtėsit e atdheut tė burgosen, tė maltrajtohen ai do tė kalbej nė ferr.

- Atėherė, cili ėshtė mendimi juaj pėr tė ardhmen tonė?

- Ardhmėria juaj varet nga vetėdijėsimi juaj, por deri sa ju tė mos vetėdijėsoheni, pavarsisht nga ndihma jonė, ju do ta vazhdoni jetėn nėpėr mjegull, e dihet se ēfarė komoditeti ka rruga nėpėr mjegull, - tha gardiani dhe doli nga dhoma - qeli e Eltonit.

Eltoni, pati dėshirė qė me ushtarakun amerikan ta vazhdonte bisedėn, por ai pasi e kishte bindur se ishte mik i shqiptarėve, ia kishte pėrkujtuar, qė letrėn ta lexonte e nėse dėshiron qė letrėn t’ua kthente familjes, ai personalisht do tė pranonte tė shkonte njė ditė vikendi nė shtėpinė e tij.

Miqėsinė qė e gjeti te gardiani amerikan, Eltonit ia shtoi shpresat se ditėt i kishte tė numėruara nė burg. Prandaj, pavarėsisht se si do tė shkon rrjedha e mėtejshme e qėndrimit tė tij nė burg dhe koha e fillimit tė gjykimit, ai mė nuk do tė mėrzitej fare, sepse ishte i bindur se pėr secilėn ditė po i afrohet fundi i mjegullave, qė edhe pas luftės nuk u larguan nga Kosova.

Ditėn e dhjetė, prej kur inspektorėt kishin biseduar me tė, pėrmes njė gardiani, pėrgjegjėsi i burgut i kishte lajmėruar, qė ai pėrsėri mund tė ushqehet me shokė dhe ėshtė i lirė tė kontaktojė me ta nė kohėn e pushimeve, pėrkatėsisht tė shetitjeve, brenda pavionit.

 

 

  * * *

 

Eltoni kurrė mė parė nė jetėn e tij nuk kishte shkruar ndonjė tregim apo poezi, por prej ditės kur e kuptoi gjenezėn e akuzės me tė cilėn ai ngarkohej, i ēliruar nga tė gjitha brengat tjera njė natė nisi tė shkruaj njė tregim, tė cilin e pėrfundoi pas katėr ditėsh. Dhe dorė mė dorė ua dha shokėve qė ta lexojnė. Sa shpejt ishte pėrhapur fjala nė burg, se Eltoni ėshtė bėrė shkrimtar dhe ka filluar qė tė shkruaj. Ai kėtė e kuptoi pasi qė sa herė i binte rasti tė takohej me tė burgosurit tjerė, e uronin pėr tregimin. Madje, njė natė, njėri nga shokėt e grupit tė Dukagjinit i propozoi Eltonit, qė ta dorėzonte nė shtyp, sepse vėrtetė pėrmbajtja e atij tregimi, ndonėse satirike koinēidonte me vuajtjet e popullit dhe burgosjen e tyre.

Kėshtu njė natė, kur tė gjithė shokėt shkuan nė sallėn e televizionit, pėr ta pėrcjellė njė ndeshje futbolli, ai mori tregimin e tij dhe nisi ta pėrshkruaj, ku vende vende i bėri disa pėrmirėsime, me qėllim qė kur tė vinte pėr vizitė dikush nga familja e tij, t’ia jepte dhe ta dorėzonte nė ndonjė redaksi tė gazetave ditore. Tregimin, Eltoni e titulloi ” Kleopatra shqiptare”.

Ajo qė u pėlqente shokėve tė tij mė sė shumti nga ky tregim, ishte fakti se Eltoni i kishte ndėrlidhur vetitė e Kleopatrės sė vėrtetė, me tė Kleopatrės shqiptare me tė vetmin dallim se Kleoptara, qė u pėrplas e fundit nė krahėt e Jul Cezarit qė dashnorėt e saj ajo i mbyste pėrmes gjarpėrit, Kleopatra shqiptare ruhej vetė nga gjarpėri, i cili ishte nė mbrojtje tė dashnorėve tė mashtruar nga premtimet joshėse tė saj.

As nė jetėn e burgut, tė burgosurit nga radhėt e TMK-sė nuk janė tė lirė.  Nė mesin e tyre i mban edhe disa tė burgosur, tė cilėt me gjasė, ata janė tė burgosur "turistė", tė cilėt  sipas urdhrave sa sillen nė njė qeli e sa nė tjetrėn. Prandaj dhe pėrmbajtja e tregimit tė Eltonit kishte arritur deri nė veshėt e inspektorit tė burgut, pėr ēka edhe ai e mori nė pyetje.

- Po dėgjoj, se kėtu nė burg keni filluar tė merreni me shkrime? - ishte pyetja e tij e parė.

- E me ēfarė tė merrem, nėse jo me shkrime?

-?

- Unė nuk kam qenė i informuar, se ėshtė e ndaluar tė shkruash ato mendime, qė t’i thotė zemra!

- Tė shkruash nuk ėshtė e ndaluar, por tė ofendosh dikend ėshtė e ndaluar, jo vetėm kėtu nė burg, por jashtė dyerve tė burgut.

- Sipas jush, unė paskam fyer dikė, apo jo?

- Sigurisht se po, ndonėse unė personalisht nuk e kam lexuar tregimin tuaj, por siē ma kanė interpretuar, ju e keni fyer misionin tonė kėtu nė Kosovė.

- Ua kanė interpretuar gabimisht, zotėri, sepse unė as qė kam menduar, e as mendoj ndonjė herė qė tė marr mundimin pėr t’ju ofenduar ju..., - u pėrgjegj Eltoni me kėmbėngulje.

- Po Kleoptrta nga cili vend ka qenė?

- Nuk e di se nga cili vend!

- E shihni, pra se konkretisht pėr mua keni bėrė fjalė, sepse unė jam nga vendlindja e Kleopatrės!

- Mė falni, por unė kam shkruar pėr Kleopatrėn tonė, qė ndoshta mund tė ketė ngjashmėri me vendasen tuaj. Por mos harroni zotėri, se secili vend e ka Kleopatrėn e vet, andaj edhe ne nė Kosovė e kemi. Ajo dallon nga Kleopatra juaj, sepse mjerisht, e jonė ėshtė ende gjallė.

- Dhe ēfarė doni tė thoni me kėtė se ėshtė ende gjallė?

- Dua tė them qė tė ruheni, sepse mund tė dashurohet nė ju dhe pastaj, nuk mund tė ankoheni se nuk pat kush t'ju tregojė.

- A mos doni tė thoni se Kleopatra juaj ėshtė duke u ushqyer edhe mė tej pėrmes jush?

- Pikėrisht, ashtu kam menduar dhe ashtu ėshtė, sepse ajo ėshtė dashuruar nė disa nga ju dhe pėr ta realizuar dashurinė ndaj jush, po organizon "gjueti" ndaj nesh, qė tė mos i prishet rehatia deri sa bėn dashuri me ju!

- Jashtė dhe mė mos tento t’i helmosh edhe tė burgosurit tjerė me helm tė tillė, sepse mund tė helmohesh edhe vetė dhe s’ka se kush tė mbron, e as tė shėron!

- Harrova tu sqaroj zotėri, se dallimi i Kleopatrės suaj nga ajo pėr tė cilėn bėj fjalė unė, ėshtė vetėm pozicioni i gjarpėrit. Kleopatra jonė, gjarpėrin nuk e ka nė shėrbim tė vetin, por nė shėrbim tė popullit dhe poqese keni nevojė mund tė kėrkoni ndihmė edhe ju, qė tė mos ktheheni nė vendin tuaj tė prekur nga kleopartizmi, - tha Eltoni duke dalė nga dhoma e pėrgjegjėsit tė burgut.

Deri mė 5 prill 2002, Elton Kodra dhe Erzen Zeneli u ftuan nga inspektorėt nė pyetje edhe katėr herė, por tė gjitha pėrpjekjet pėr tė pranuar tė bėhen dėshmitarė tė rrejshėm dėshtuan, sepse asnjėri nuk pranoi. Madje pėr dallim nga faza e parė e hetimeve, kėtė herė edhe pse inspektorėt ngulnin kėmbė se lėnda ėshtė kthyer sėrish nė hetuesi pėr tu plotėsuar me dėshmi tė reja, dėshmi qė arsyetonin edhe shtyerjen e paraburgimit pė ēdo dy muaj.

Me bindjen se edhe sot pėrgjegjėsit e burgut, do t’ia komentojnė shtyerjen e paraburgimit, Eltoni shkoi nė zyrėn e pėrgjegjėsit. Por, kur  hyri nė zyrė, i pa tre inspektorėt nga qyteti L pėrballė tė cilėve ishte ulur Erzeni. Eltoni, pa i dhėnė urdhėr askush, u ul  nė karrigėn afėr  Erzenit, qė ishte e zbrazėt dhe pa e ndrruar asnjė fjalė me asnjėrin nga tė pranishmit, filloi t’i shikojė me radhė inspektorėt.

- A po ēuditeni, qė po shihemi pėrsėri me ju kėtu? - ishin fjalėt e para tė njėrit prej inspektorėve.

- Edhe ėshtė pėr t’u ēuditur, sepse kėtė herė paskeni ardhur ditėn, pėr dallim nga herėt tjera. Herėt tjera, ju na keni marrė nė pyetje natėn! - ua ktheu  Eltoni.

- Menduam se kėtė herė, do tė gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt me ju, prandaj edhe kemi ardhur kėsaj rradhe ditėn, e jo natėn, si herėt tjera, - u pėrgjegj inspektori, i cili foli edhe herėn e parė.

- Nėse keni ardhur me tė njėjtat qėllime, pavarėsisht se keni ardhur  ditėn, pėrsėri  keni gabuar, zotėrinj!

- Nuk besojmė  se kemi gabuar, sepse  tash pėr ju, jemi edhe mė tė informuar, pėrkatėsisht tė paisur me informacione!

- Mė mirė thoni se kėtė herė keni mbledhur mė shumė gėnjeshtra. U panė sa ishin tė sakta informacionet tuaja  tė deritashme.

- Tė kalojmė nė lidhje me ēėshtjen, pėr ēka edhe jemi pėrcaktuar pėr sot, zoti Aleks, - ndėrhyri njė inspektor tjetėr, duke iu drejtuar kolegut tė tij.

- Si urdhėroni! - u pėrgjegj inspektori Aleks.

- Ju, ndoshta u kanė informuar se rigjykimi juaj do tė fillojė mė 25 prill, andaj ne kemi ardhur qė pėr herė tė fundit, t’ua ofrojmė mundėsinė pėr tu liruar, nga akuza, sepse  siē kemi marrė opinionin e kryetares sė  trupit  gjykues, ajo kishte ndėr mend qė t’ua presė nga njė dėnim tė rėndė, - filloi  bisedėn, inspektori tjetėr, i cili deri mė tash s’kishte  folė fare.

- Dėnimi ėshtė pėr burra! Por, ta dini, se ne nuk do tė dėnohemi pėr veprat, qė ju mendoni se u kanė informuar drejtė se ne i kemi bėrė, por do tė na dėnoni vetėm pėr faktin, pse ne nuk po pranojmė  qė tė dėshmojmė rrejshėm! - u pėrgjegj kėtė herė Erzeni.

- Nėse  e thoni tė vėrtetėn tuaj, se cilėt nga eprorėt tuaj u kanė detyruar t’i vrisni kundėrshtarėt tuaj, qoftė  ata  gjatė luftės  e qoftė ata pas luftės, qė nė fakt kjo nuk ėshtė  shpifje, por e vėrtetė se dikush u ka nxitur t’i kryeni kėto vrasje.

- Ju pastaj, nuk keni edhe pse tė frikėsoheni, nėse ne na thoni tė vėrtetėn, sepse ju do tė jeni tė sigurtė dhe tė mbrojtur nga tė  gjithė organizmat ndėrkombėtar, - e plotėsoi mendimin e kolegės sė tij, inspektori Aleks.

- Pse, a ēdo gjė varet nga ju?-  pyeti  Eltoni.

- Sigurisht, se varet nga ne!

- Atėherė, pse nuk po na mundėsoni, qė ta ēojmė amanetin e dėshmorėve deri nė fund, por po pėrpiqeni qė ta thelloni edhe mė tej pėrqarjen nė mes popullit  tonė?

- A mos po mendoni ju, se nė Evropė mund tė hyni, duke e vrarė njėri tjetrin?- shtoi  Aleksi.

- Do tė thotė, se pėr kėtė arsye, ju po inskenoni krime tė tilla, qė ne tė mbesim edhe mė tej larg qėllimeve tona? - ndėrhyri Erzeni.

- Ju lutem sa mė pak komente, sepse ju jeni tė akuzuar, kurse ne kemi ardhur kėtu pėr  qėllimin e mirė mirė tuajin, qė mundėsisht t'ju shpallim jo fjator gjatė gjykimit.

- Tė faleminderit, zotrinj, pėr kujdesin tuaj ndaj nesh, por ne, do tė na nderonit e ndihmonit mė shumė, sikur mė tė mos na i pėrsėritni kėrkesat tuaja, qė jo vetėm se nuk jemi nė gjendje t’i pranojmė, por u betohemi se njė ditė edhe ju vetė, do tė pendoheni pėr kėto pėrpjekje qė jeni duke i bėrė. Kurse, sa i pėrket dėnimit tonė, do tė flasim pas gjykimit tonė, - u pėrgjegj Elton Kodra.

- E kemi pėr obligim, t'ju themi se nėse ju nuk i pranoni kėrkesat tona, ju do tė shpalleni kriminelė dhe thėnė mė troē as qė meritoni pėrkėdheljen tonė, por meritoni dėnimin  mė tė rėndė qė ekziston, - tha  inspektori, duke e qėlluar tavolinėn me grusht.

- Pėr ta vuajtur dėnimin, i keni gjetur  njerėzit, sepse jemi mėsuar me dėnime tė montuara, por kam njė lutje pėr ju zotėrinjė, qė  atė ditė, kur ta kryeni misionin tuaj, kėtu nė Kosovė, para se tė niseni pėr nė vendin tuaj, mos pėrtoni dhe merrni mundimin qė tė vini  edhe njė herė kėtu pėr tė na treguar se kush  ėshtė nė fakt vrasėsi  i Avdi Ukės. Sepse ne do tė jemi ata, qė kur tė dalim nga burgu, do tė gjurmojmė dhe dorasin do ta dėnojmė. Kėtė do ta bėjmė patjetėr, sepse edhe Avdi Uka ishte shqiptar, bir i kėsaj toke tė larė me gjak, qė sigurisht e ka kuptuar i shkreti realitetit dhe ka ra  fli e a tij realiteti dhe e kanė vrarė ata qė  edhe sot nuk duan ta kuptojnė realitetin, - plotėsoi mendimin e mėprashėm Eltoni.

- Jashtė,  se  ju nuk e meritoni as jetėn e lirė, e as ndihmėn e askujt,- thirri me zė tė lartė dhe  tė egėrsuar inspektori Aleks, i cili u ngrit nė kėmbė dhe pasi i rrėmbeu pėr fyti, Eltonin dhe Erzenin, i nxori nga dhoma dhe i la nė koridor, ku policia i priti jashtė. Policėt i morėn dhe i shoqėruan pėr nė qelitė e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PJESA E GJASHTĖ

 

 

 

Kryetarja e trupit gjykues, zonja Elta Kalstri, njė copė herė pasi hyri nė sallėn e gjyqit, e shoqėruar me dy antarėt e trupit gjykues, shfletoi dosjet, qė i kishte mbi tavolinė, pastaj ua hodhi nga njė vėshtrim tė rreptė Elton Kodrės dhe Erzen Zenelit. Kur u bind ajo se tė gjithė i kishin zėnė vendet e tyre dhe ēdo gjė ishte e gadi, u ngrit nė kėmbė dhe tha :

- Pas ndėrprerjes disamuajshe tė gjykimit tė akuzuarve, Elton Kodra, i lindur mė 27 tetor 1955 dhe Erzen Zeneli, i lindur mė 7 mars 1981, nė mėnyrė qė aktakuza e plotėsuar me dėshmi dhe tė dhėna tė reja, pėr tė cilat rezultate tė hetimeve janė tė informuar pala mbrojtėse dhe vetė tė akuzuarit. Prandaj pėr tu njohur mė mirė pėr tė dhėnat e reja qė i pėrmban aktakuza e rishqyrtuar, fjalėn ia jap prokurorit zotit Zhosen Brigs.

- Tė falemnderit, zonja kryetare, - tha prokurori Zhosen Brigs dhe vazhdoi. Gjatė hetimeve tė reja, qė i ka bėrė gjyqtari hetues pėr dallim nga aktakuza e parė, kėtė herė, unė do ta lexoj vetėm pjesėn shtesė tė aktakuzės, e cila i ngarkon tė akuzuarit nė fjalė.

Pasi prokurori Zhosen Brigs i tha kėto fjalė, mori nė dorė disa letra dhe nisi tė lexojė : ” I akuzuari Elton Kodra, i lindur mė 27 tetor 1955, pos pjesės sė parė tė aktakuzės, kemi gjetur fakte dhe dėshmi, se ai mė 13 tetor tė vitit 1998 ka marrė pjesė nė vrasjen e njė shqiptari tė pafajshėm nga fshati V. Emri i tė vrarit ėshtė Dalip Krasniqi. Vrasja ėshtė kryer nė malet e Berishės, nė afėrsi tė fshatit tė lindjes sė tė ndjerit....” - tha prokurori francez, Zhosen Brigs dhe pasi bėri njė pushim tė shkurtėr, nisi tė flasė pėrsėri. Ndėrsa shtesa e dytė pėr tė akuzuarin Elton Kodra, ėshtė se ai disa vite mė herėt i ėshtė kėrcėnuar me vrasje drejtorit tė gjimnazit, Misha Gjurishiq, me kombėsi serbe, dhe shtesa e tretė, ka tė bėjė me pritjen e Vitit tė Ri 1996 nė restorantin “Votra” , ku ka fyer integritetin e shtetit, duke kėrkuar qė tė kėndohet vetėm shqip dhe me kėtė rast ka rrahur deri nė alivanosje dy pėrfaqėsues tė minoriteve, me profesion muzikantė, njėri prej tė cilėve pas tre muajve ka vdekur si pasojė e plagėve tė marra”. Tė gjitha kėto shtesa, i bashkėngjiten aktakuzės bazė qė ka tė bėjė me vrasjen e veprimtarit Avdi Uka. Pėr secilėn shtesė kemi arritur tė mbledhim dėshmi dhe dėshmitarė, qė flasin qartė se i akuzuari, me paramendim i ka kryer tė gjitha kėto vepra penale, - tha prokurori Zhosen Brigs. Pastaj lėshoi mbi tavolinė fletėn dhe mori fletėn tjetėr, ku ishte e shėnuar aktakuza pėr Erzen Zenelin dhe nisi tė lexojė, pasi pėrmes shenjave mori lejen nga kryetarja e trupit gjykues :

“ Erzen Zeneli, i lindur mė 7 mars 1981, i akuzuari i dytė pėr vrasjen e Avdi Ukės, nė hetimet shtesė, del se mė 25 qershor 1999, ka vrarė dy pleq Mara Svetiq dhe Gojko Svetiq, tė kombėsisė serbe sė bashku me dy shokė tė tjerė, emrat e tė cilėve i kemi, por pėr shkaqe tė njohura rreth vazhdimit tė hetimit, nuk po i pėrmendim. Shtesa e dytė, qė e ngarkon tė akuzuarin Zeneli, ėshtė edhe fakti se mė 12 shtator tė vitit 1999, ai me njė grup shokėsh, nga KFOR-i ėshtė zėnė i aramtosur. Ai siē duket tentonte ta kryejė njė vrasje, gjithashtu me paramendim ndaj njė shqiptari, identitetin e tė cilit, pėr shkaqe tė sigurisė, nuk po e pėrmendim. Pėr kėtė, ėshtė i informuar trupi gjykues. Pėr tė gjitha kėto shtesa, janė tė deponuara dėshmitė materiale dhe dėshmitarėt, - tha nė fund tė fjalės sė tij prokurori francez, duke i verejtur me njė shikim pėrbuzės tė akuzuarit, tė cilėt gjatė gjithė kohės sa ai po lexonte aktakuzėn ndaj tyre, po flisnin me zė tė ulėt.

- Faleminderit, zoti prokuror. Pėrveē kėsaj qė lexuat, a keni pėr tė shtuar edhe diēka, qė ndoshta keni harruar ta thoni? – u dėgjua zėri i kryetares sė trupit gjykues.

- Jo. Tė gjitha qė i pata, i thashė! – u pėrgjegj prokurori pa u ngritur nė kėmbė.

- Ju, zoti prokuror, thatė se pėr tė gjitha kėto hulumtime, pėrkatėsisht zgjerime tė aktakuzės, keni edhe dėshmitarė tjerė, pos atyre, qė herėn e kaluar na i keni dhėnė emrat, a ka mundėsi qė edhe kėtė herė tė na i jepni emrat e dėshmitarėve, tė cilėt mund t’i ftojmė edhe ata pėr tė dėshmuar para nesh?

- Dy nga dėshmitarėt e parė, janė dėshmitarė edhe pėr kėto shtesa, ndėrsa dy dėshmitarėt tjerė janė Veli Krasniqi, Gani Shala dhe Bislim Elezi.

- Tė falemnderit edhe njė herė, zoti prokuror, - tha kryetarja e trupit gjykues, duke u ngritur nė kėmbė  dhe hodhi njė shikim tek tė gjithė tė pranishmit nė sallė dhe iu drejtua tė akuzuarit Elton Kodra :

- I akuzuari Elton Kodra, a e keni kuptuar nė tėrėsi shtesėn e aktakuzės pėr ēka ngarkoheni?

- Po.

- Dhe a e pranoni se jeni fajtor nė kryerjen e kėtyre veprave penale?

- Nė asnjė mėnyrė nuk e pranoj asnjėrėn nga kėto shtesa ashtu si edhe tė parėn, sepse tė gjitha janė tė montuara dhe me qėllim tė caktuar! – u pėrgjegj Eltoni me zė tė lartė.

- Mirė, falemnderit, mund tė uleni,- i tha kryetarja e trupit gjykues dhe vazhdoi, duke iu drejtuar Erzenit :

- Po, ju i akuzuari Erzen Zeneli, a e keni kuptuar aktakuzėn shtesė?

- E kam kuptuar se ēfarė thuhet nė tė, por nuk e kam tė qartė se pėr kė bėhet fjalė, zonja kryetare! - u pėrgjegj Erzeni.

- Kjo do tė thotė se ju e refuzoni aktakuzėn, qė sapo u lexua nga prokurori?

 -Dhe atė nė mėnyrė kategorike, pasi qė asgjė s’ka tė vėrtetė nė kėto qė i dėgjova pėr herė tė parė dhe u betohem se unė, nuk jam ai person pėr tė cilin bėri fjalė prokurori.

- Pėr komente do tė kemi kohė gjatė seancave tjera, pasi t’i dėgjojmė dėshmitarėt. Mund tė uleni tani, - urdhėroi kryetarja e trupit gjykues.

- Pala mbrojtėse ka pėr tė shtuar diēka nė lidhje me shtesat e aktakuzės? – pyeti sėrish kryetarja e trupit gjykues, zonja Elta Kalstri.

- Kemi, zonja kryetare e trupit gjykues, por para se t’i shtrojmė pakėnaqėsitė tona, dua t’ua pėrkujtoj, se mėnyra e hartimit tė aktakuzės pa qenė tė informuar pala mbrojtėse, as gjatė fazės sė hetimeve tė bėra nė kėtė drejtim, e as prania jonė gjatė dėgjimit tė dėshmitarėve, janė shkelje e tė drejtave tė konventės ndėrkombėtare pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut, ashtu siē ėshtė shkelje edhe marrja nė pyetje pesė herė e tė akuzuarve nga ana e hetuesve, pa praninė e palės mbrojtėse. Ndėrsa, pėrsa i pėrket pyetjeve, fjalėn e ka kolegu im, Sokol Duli, - tha avokati Daut Bislimi, i cili insistoi qė vėrejtjet e tij tė shėnohen nė procesverbal.

- Urdhėroni, zoti Duli, - iu drejtua kryetarja e trupit gjykues avokatit tė Erzen Zenelit.

-Pse zoti prokuror, as dėshmitarėt, e as emrat, me tė cilėt gjoja paska bashkėpunuar nė dy rastet penale, thotė se emrat e deshmitarėve nuk po i pėrmendim pėr shkak tė sigurisė? Nėse ėshtė kėshtu, ku mund tė jenė mė tė sigurtė personat nė fjalė, se sa para organeve tė drejtėsisė?

- Keni tė drejtė, zoti avokat, por ja se ne trupi gjykues, e kemi vlerėsuar tė bazuar kėrkesėn e prokurorit, nė lidhje me kėto qė i thatė edhe ju. Prandaj, urdhėroni, nėse keni diēka tjertėr? – iu pėrgjegj kryetarja e trupit gjykues.

  - Jo nuk kam gjė tjetėr pėr tė shtuar, sepse edhe nė ankesat tjera, qė i kemi nė lidhje me shkeljet procedurale,  me  gjasė do t’i marrim tė njėjtat pėrgjigje! - u pėrgjegj Sokoli.

Derisa kryetarja e trupit gjykues mbi tavolinė po i kėrkonte disa shkresa, u krijua njė hapėsirė kohore sa iu dha mundėsia shumė tė pranishmėve nė sallė qė tė bisedojnė me  njėri tjetrin, duke komentuar nė mėnyra tė ndryshme zgjerimin e aktakuzės. Kėshtu dy persona, qė ishin ulur prapa Dritės dhe nėnė Havės, flisnin :

- More, kėta avokatėt mbrojtės, sikur tė pajtohen me tė gjitha akuzat qė po u ngarkohen!?, - tha njėri prej bashkėbiseduesve.

- Ndoshta janė tė bindur se klientėt e tyre edhe i kanė bėrė kėto vepra, - ia ktheu tjetri.

- More, unė tash po dyshoj edhe nė gjykatėn, sepse sikur me kėto shtesa, po i largohen asaj mė kryesores pėr vrasjen e Avdiut?

- Ndoshta kanė vėrtetuar, se kėta nuk janė vrasės sė tij dhe pėr ta arsyetuar para opinionit dėnimin e tyre, tash nxjerrin edhe shumė gjėra tė tjera qė ndoshta nuk janė tė sakta.

- Edhe unė mendoj kėshtu, por qėndrimi i palės mbrojtėse, po mė shtyn tė dyshoj se kėta janė tė pafajshėm.

- Mos harro se mė mirė se avokatėt, askush nuk e di tė vėrtetėn e tyre e tė akuzuarve.

Biseda nė mes kėtyre dy personave, do tė kishte vazhduar  edhe mė gjatė, sikur kryetarja e trupit gjykues, tė mos ishte ngritur nė kėmbė, duke iu drejtuar kryepolicit, qė rrinte afėr derės sė sallės.

- A kanė ardhur tė gjithė dėshmitarėt?

- Disa kanė ardhur, por a janė tė gjithė, kėtė nuk e di, - u pėrgjigj ai.

- Shikoni, nėse ka ardhur dėshmitari Genc Haxhiu? - tha kryetarja dhe shtoi :

 - Nėse ka ardhur le tė hyjė nė sallė.

- Si urdhėroni, tha polici dhe doli nga salla.     Pas pak, nė sallė hyri dėshmitari Genc Haxhiu, i cili u nis drejtė tavolinės sė trupit gjykues pa shikuar fare anash.

- Ju jeni Genc Haxhiu? – e pyeti kryatarja e trupit gjykues.

- Po.

- I lindur?

- Mė 12 shkurt 1972, nė fshatin Shpat.

- Emri i tė atit?

- Neki!

- Emri i nėnės?

- Shkurte.

- A jeni i martuar?

- Po dhe kam dy fėmijė.

- Betohuni, se do ta thoni tė vėrtetėn para gjyqit.

- Betohem se do ta them tė vėrteėn dhe vetėm tė vėrtetėn.

- I njihni tė akuzuarit?

- Po, i njoh.

- A mund t’i identifikoni?

- Posi.

- Atėherė kthehuni nga tė akuzuarit dhe na thoni se cili ėshtė Eltoni, e cili ėshtė Erzeni?

- Ky me flokė kaqurrela dhe me pak mustaqe, ėshtė Elton Kodra, kurse ky me flokė tė kuqėrremta, ėshtė Erzen Zeneli.

- Meqė po konstatojmė, se po i njihni tė akuzuarit, atėherė mund tė filloni tė flisni ēfarė dini pėr ta, por kuptohet rreth ngjarjes pėr tė cilėn keni deklaruar nė hetuesi?

- Si emra i kam dėgjuar edhe gjatė luftės, por nuk  i kam njohur atėherė, sepse unė nuk kam marrė pjesė nė luftė nė malet e Berishės. Atėhere kam qenė i angazhuar kryesisht nė malet e Kabashit. Por, pas luftės, kam pasė rastin t’i njoh pėrmes disa shokėve, e nė veēanti pėrmes Bekim Gashit, qė mė pas me tė kemi patur edhe disa kontakte, por jo edhe aq tė shpeshta. Tė them tė drejtėn, shoqėrimi me ta, kryesisht me Eltonin ka filluar nga mesi i vitit 2000, kurse Erzenin e kam njohur edhe mė herėt, pasi qė ai shoqėrohej me vajzėn e djalit tė dajės. Pėr tė biseduar me tė, kemi filluar pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė. Ajo qė mė shtyu mua tė shoqėrohem edhe mė shumė me kėta, ishte fakti se Bekim Gashi, njė natė erdhi nė shtėpinė time dhe mė tha se kėta dy e kanė formuar njė grup dhe kanė pėr qėllim likuidimin e tė gjithė atyre njerėzve qė e kanė kundėrshtuar dhe qė vazhdojnė kundėrshtimin e vlerave tė luftės. Tė them tė vėrtetėn, nė fillim nuk i besova Bekimit, por mė vonė kur njė ditė patėm rastin qė tė takohemi me ta nė komandėn e zonės sė TMK-sė, mbi tavolinėn e punės sė tyre e kishin pasė listėn me emrat e shokėve tė grupit tė tyre. Pas disa ditėsh, nga Bekimi mėsova se Eltoni i kishte thėnė atij se ai e kishte vrarė Avdiun. Pėr tė ardhur deri tek informacionet mė tė sigurta, pranova qė edhe unė kinėse  po bėj pėrpjekje pėr t’u pranuar nė grupin e tyre, por kur shkuam, ata nuk na pranuan as nė bisedė  me ta...”  Kjo ėshtė e tėra zonja kryetare e trupit gjykues, ēka unė di pėr kėtė ngjarje, - tha Genc Haxhiu nė fund tė fjalės sė tij.

- A ju kujtohet juve, se e keni dėgjuar vetė Eltonin t'ju ketė thėnė se ai e ka vrarė Avdi Ukėn?- ishte pyetja e parė e kryetares sė trupit gjykues.

- Jo. Unė kurrė nuk e kam dėgjuar, por mė ka thėnė Bekimi, se atij i kishte treguar vetė  ai.

- Po ti, ēfarė i ke thėnė Bekimit atėherė kur ai tė tregoi ty pėr kėto gjėra?

- I kam propozuar qė tė lidhemi me ta edhe mė shumė dhe vėrtetė ashtu ndodhi, sepse pas asaj dite, ne u interesuam mė shumė pėr ta.

- Po ju, a keni dashur vėrtetė tė inkuadroheni nė grupin e tyre, apo vėtėm pėr tė nxjerrė sa mė shumė tė dhėna rreth vrasjes?

- Vetėm pėr tė mbledhur tė dhėna.

- Ku e dini se Eltoni ka qenė gjatė kohės sė luftės nė malet e Berishės?

-Mė kanė treguar shokėt e mi.

- A kanė emra dhe adresė ata shokėt tu?

- Kanė, por kam frikė t’ua pėrmendi emrat! - iu pėrgjigj Genci pyetjes tjetėr tė Elta  Kalstrit.

- Si mund t’i besojmė deklaratės suaj se ėshtė e vėrtetė, kur ju nuk tregoni se nga kush keni dėgjuar?

- Unė po u tregoj tė vėrtetėn!

- Ashtu do ta pranoja kėtė pėrgjigje, sikur tė ishim duke biseduar nė ndonjė kafene, por ne kėtu jemi nė gjyq, zoti dėshmitar, prandaj tė gjitha gjėrat pa adresė, nuk e kanė fare vendin kėtu, - tha kryetarja e trupit gjykues, e cila ia bėri edhe disa pyetje tjera, por shihej qartė se pėrgjigjet ishin po ato qė i kishte marrė mė parė nga Bekim Gashi. Ndėrsa prokurori nė pyetjet e veta, u ndal kryesisht pėr periudhėn e luftės, ku e kishte njohur Eltnin dhe si ia kishin pėrshkruar shokėt. Avokatėt mbrojtės, sa pėr tė mos thėnė se nuk kanė asnjė pyetje, e pyetėn dėshmitarin pėr listėn e emrave tė grupit dhe pėr listėn e emrave tė nominuar pėr vrasje nga ky grup. Kurse tė akuzuarit, as qė i bėnė pyetje fare dėshmitarit, pasi qė i thanė kryetares se nuk e njohin dhe nuk mbajnė mend se e kanė parė ndonjė herė kėtė fytyrė tė prishur. Me pėrfundimin e marrjes nė pyetje tė dėshmitarit, Genc Haxhiu, pėrfundoi edhe seanca e paraditės.

 

 * * *

 

Senca e pasditės filloi me kohė dhe sapo ishin ulur tė gjithė edhe anėtarėt e trupit gjykues. Kryetarja e trupit gjykues, u ngrit nė kėmbė dhe kryepolici, kėrkoi qė nė sallė tė hynte Daut Veseli, por polici pasi doli jashtė, u kthye dhe i tha asaj se Daut Veseli nuk kishte ardhur fare.

- Atėherė, shikoni, nėse ka ardhur dėshmitari Avni Batjari?

- Si urdhėroni, - tha polici dhe pėrsėri doli nga salla e gjyqit dhe pas pak u kthye sė bashku me dėshmitarin  nė sallė.

Dėshimtari, Avni Batjari, pasi iu pėrgjigj kryetares pėr tė dhėnat gjenerale tė tij, filloi tė dėshmojė pėr ngjarjen duke shtuar :

- Ishte vjeshta e vitit 2000, kur unė rastėsisht nė qytetin L, u takova me Bekim Gashin, i cili po bisedonte me vėllain e gruas sime, Sylėn, dhe nė bisedė e sipėr, ai e pėrmendi emrin e Elton Kodrės. Meqė unė, kėtė emėr e njihja, por jo Bekimin, atėherė iu luta mikut tim, Sylės, qė mė tha se e kishte shok, qė njė ditė tė shkojmė nė shtėpinė e tij dhe tė bisedojmė me tė mė shtruar nė lidhje me njė  ngjarje  tė shtatorit tė vitit 1998. Dhe pasi miku im, Syla, pranoi tė vinte me mua, unė shkova nė shtėpinė e Bekimit dhe i tregova  gjėrėsisht, se si njė natė, deri sa unė po kthehesha me gruan nė rrugė, i kam takuar tre – katėr ushtarė. Ata nė mes e kishin futur Dalip Krasniqin, tė  cilin e  qėllonin kush mė shumė e kush mė pak  me grushta. Tė them tė vėrtetėn, pasi unė e njoha Dalipin, i cili shumė herė i kishte ndihmuar vėllezėrve tė mi qė kishte dashur t’i arrestonte policia  serbe, madje ndoshta edhe t’i vriste, u bėra  kurreshtar qė tė di mė shumė se ēfarė po bėjnė me tė, tė cilėt po e shpienin nė drejtim tė malit. Por, siē thashė, pasi isha unė me gruan, u desh qė tė  shkoj nė shtėpi dhe pas tre katėr ditėsh, kur dėgjova se Dalipin e kishin gjetur tė vrarė. Atėherė, unė shkova nė shtėpinė e tė ndjerit  dhe i tregova vėllait tė tij se si natėn e arrestimit, i kisha parė dhe  dėgjuar ushtarėt qė e kishin marrė  vėllain e tij. Emrin e Eltonit e dėgjova nga shokėt e tij, qė ishin prezent atė natė dhe qė vazhdimisht herė e thėrrisnin Elton, e  herė  Elton Kodra. Pasi unė tė gjitha kėto ia tregova Bekim Gashit, pastaj ai mė tregoi se  si Eltoni atij i kishte treguar, se si e kishte vrarė Avdi Ukėn. Dhe prej atij takimi vazhdimisht jemi takuar me Bekimin dhe me Veli Krasniqin, vėllain e Dalipit, - tha pėr  fund tė deklaratės sė  tij Avni Batjari.

Pyetjet pėr kėtė dėshmitar ishin tė pakta  dhe jo edhe aq interesante, meqė deklarata e tij  shihej se vishte deklaratė e mėsuar nga dikush tjetėr, e jo e pėrjetuar. Prandaj, pos kryetares  sė trupit gjykues dhe prokurorit, i cili  dėshironte qė kėtė dėshmi tė kėtij dėshmitari, ta radhiste ndėr dėshmitė kryesore mbrojtjes e as tė akuzuarve, as qė u bėri pėrshtypje ndonjė  fjalė e tij, prandaj edhe as qė e morėn mundimin  t’i shtrojnė ndonjė pyetje. Kjo ishte  edhe arsyeja, qė pėrfundoi kryetarja dhe trupi gjykues shumė shpejt punė me kėtė dėshmitar.

- A ka ardhur dėshmitarja Luljeta Aga? - ishte pyetja nė vazhdim, qė bėri kryetarja e trupit gjykues, drejtuar policit, qė rrinte afėr derės sė sallės sė gjyqit, pasi dėshmitari Avni  Bahtjari u ul afėr  Bekimit dhe Gencit.

- Po, ėshtė duke pritur nė koridor, - u pėrgjigj polici.

- Atėherė, e ftoni qė tė hyjė brenda, - dha urdhėr kryetarja e trupit gjykues. Sapo u hap dera dhe e pa ajo se Luljeta hyri nė sallė, seē iu kujtua njė bisedė e disa ditėve mė parė, qė pat bėrė me avokatin mbrojtės tė tė akuzuarve, nė lidhje me kėtė dėshmitare dhe aty pėr aty, i lindi ideja qė dėshminė e kėsaj dėshmitare tė mos e zgjaste shumė, nga frika se kjo do tė tregonte jo vetėm burimin, se nga kush ishte nxitur qė tė bėhet dėshmitare vetė, por edhe tė shumė dėshmitarėve.

- Ju jeni?

- Luljeta Aga!

Dhe pas paraqitjes sė tė dhėnave  gjenerale, ajo filloi ta japė dėshminė e saj. Ashtu edhe si parashikohej deponimet e Luljeta Agės, nuk pėrmbanin asgjė tė papritur. Dėshimia e saj dallohej nga e dėshmitarėve tjerė, nga se kjo asgjė nuk pranonte tė thoshte se vetė i dinte apo edhe i kishte mėsuar, por thėnė mė troq tregonte edhe burimin e informacioneve se nga i kishte marrė, pėrkatėsisht nga dy dėshmitarėt e parė, kishin zėnė fill dyshimet e saj. Prandaj edhe pyetjet, qė iu bėnė pas dhėnjes sė dėshmisė, silleshin rreth dy dėshmitarėve tė parė.

- A mbani mend, kohėn kur ka ardhur Bekim Gashi nė punė tek ju, pėr t'ju treguar se kush e ka vrarė kolegėn tuaj tė punės? – ishte pyetja e parė e kryetares sė trupit gjykues, drejtuar dėshmitares.

- Po mbaj mend, pasi qė atė ditė unė me disa kolegė tė punės, paradite ishim pėr vizitė te zonja e tė ndjerit dhe po atė natė ishte Bekimi qė erdhi nė shtėpinė time dhe mė tha  :” Kam arritur tė mėsoj, se kush ėshtė dorasi i Avdi Ukės.” Dhe mė pas ma tha edhe emrin e Elton Kodrės. Ndėrsa pėr Erzen Zenelin, mė tha, se si pas tė gjitha gjasave, ai e kishte ndihmuar, pasi qė edhe lidhjet me familjen e tė fejuarės sė tij kishin qenė tė acaruara dikur, - sqaroi dėshmitarja.

- Po data a u kujtohet?

- Po, ishte data 4 shtatori i vitit 2000.

-Po tjetėr gjė u ka thėnė Bekimi pėr tė akuzuarit? – pėrsėri pyeti kryetarja e trupit gjykues.

- Mė ka thėnė edhe shumė gjėra tjera rreth aktivitetit tė tij nė luftė, por t'ju them tė vėrtetėn, unė as qė isha e interesuar tė dėgjoj diēka nė lidhje me atė periudhė tė jetės sė tij, pasi qė unė as qė e njihja. Por, dua ta pėrmend edhe faktin se Bekimi atė natė, nė prani tė fėmijėve tė mij, mė tha se nga dikush kishte dėgjuar se Eltoni me gjasė ishte i pėrzier edhe nė vrasjen e burrit tim. Por nė lidhje me kėtė nuk mė tha asgjė, as atė natė, e as herėve tjera, - tha Luljeta Aga.

-Po ju, nuk u interesuat mė pas pėr ēėshtjen e burrit tuaj nė lidhje me kėtė person?

- Jam interesuar, posi, madje disa herė, por askush nuk mė dha as mė tė voglin sqarim.

- A e mbani mend se me kė keni biseduar pėr kėtė ēėshtje, pėrveēse me Bekimin?

- Disa herė kam biseduar me njė shok tė Bekimit, tė cilin e quanin Besnik Shala. Ai mė pat thėnė, se ėshtė prokuror dhe se do tė interesohet rreth rastit tė vrasjes sė burrit tim, - sqaroi ajo.

- Besniku, a tė ka folė diēka nė lidhje me Eltonin apo Erzenin gjatė bisedave qė i keni pasė me tė? – ndėrhyri kėtė herė Nadi Anderson, antar i trupit gjykues.

- Po.

- Ēfarė u ka thėnė?

- Mė ka thėnė, se nėse Elton Kodra nuk e ka vrarė burrin tuaj, ai e di me siguri se kush e ka vrarė. Vrasja ėshtė bėrė nė kohėn e luftės, kur ai ishte bėrė i njohur nė gjithė rrethin e qytetit L.

- Ne trupi gjykues, nuk kemi pyetje tjera. A keni pėr ta pyetur diēka dėshmitaren, ju zoti prokuror? - u dėgjua zėri i kryetares sė trupit gjykues.

- Po kam disa pyetje, - u dėgjua zėri i prokurorit francez, Zhosen Brigs.

- Atėherė, urdhėroni.

- Cila ishte arsyeja qė ju pranuat tė bėheni dėshmitare pėr rastin e tė akuzuarve, pasi qė thatė se nuk i keni njohur kurrė mė parė?

- Kurreshtja se mos gjatė kėsaj seance, po bėhet fjalė diē edhe pėr vrasjen enigmatike tė burrit tim!

- Po ju, a keni marrė edhe ndonjė informacion tjetėr pėr vrasjen e burrit tuaj, pos fjalėve tė Bekim Gashit, se kush ėshtė Elton Kodra?- ishte pyetja tjetėr nė vazhdim e prokurorit francez.

- Sigurisht, se jam interesuar!

- Dhe ēfarė u kanė thėnė ata tek tė cilėt jeni interesuar ju?

- Ngjashėm me fjalėt e Bekimit.

- Tė falemnderit. Unė nuk kam pyetje tjera, - tha prokurori duke u ulur nė karrigėn e tij.

- Ju zotėrinjė avokatė, a keni pyetje pėr dėshmitaren? – pyeti kryetarja e trupit gjykues.

- Kemi vetėm dy pyetje tė pėrbashkėta, - u pėrgjigj avokati Sokol Duli.

- Atėherė, urdhėroni, e keni fjalėn.

- Thatė se burri juaj ėshtė vrarė nė dhjetor tė vitit 1998. Desha tė di se ku e bazoni dyshimin tuaj se burrin ua kanė vrarė pjestarėt e UĒK-sė, sepse gjatė deklaratės tuaj, me sa kuptova, burri juaj shumė herė u kishte ndihmuar ushtarėve tė UĒK-sė?- ishte pyetja e parė e  Sokol Dulit.

- T'ju them tė vėrtetėn, deri sa nuk mė ka folė Bekimi nė lidhje me vrasjen e Avdi Ukės dhe ma pat pėrmenduar edhe rastin e vrasjes sė burrit tim, unė e kam ditur se burrin ma kanė vrarė forcat serbe. Por, prej asaj nate, nuk e di as vetė se si e kam ndėrruar mendimin, - u pėrgjegj  ajo.

- Dhe pyetja tjetėr ka tė bėjė me personat qė keni biseduar. I keni kėrkuar vetė, apo u ka propozuar dikush tjetėr, qė tė merrni kėshilla, apo edhe informacione?

- Pėr disa mė ka propozuar Bekim Gashi, e pėr dy tė tjerė Besnik Shala, - pėrgjegj Luljeta Aga.

- Nuk kam mė pyetje tjera pėr dėshmitaren, sepse jam i bindur dhe duket sheshit, se kjo ėshtė njė dėshmitare e manipuluar. Dėshmia e saj nuk e di se pėr ē’arsye ėshtė marrė pėr kėtė proces gjyqėsor, pasi qė fare nuk ka tė bėjė me rastin e klientėve tanė.

- Ju tė akuzuar, a keni ndonjė pyetje? - iu drejtua kryetarja e trupit gjykues Eltonit dhe Erzenit, pasi u bind se avokatėt mbrojtės nuk kishin mė pyetje.

- Pyetje nuk kam, zonja kryetare, por nėse mė lejohet, kam njė kėshillė pėr zonjėn Aga, brengėn e sė cilės seriozisht po e kuptoj tani dhe e kam kuptuar edhe atėherė kur iu vra burri  i saj dhe shoku ynė nga forcat barbare  serbe.

- Urdhėroni!

- Unė jam i bindur se pėr vrasjen e burrit tuaj, mė sė miri janė tė informuar ata dy persona, me tė cilėt paske biseduar. Sepse, qė tė dy kanė pasė dhe kanė lidhje me pushtuesit tanė. Prandaj, ju propozoj qė vetėm nga ata tė kėrkojnė vrasėsin, sepse vetėm ata dy, e dinė tė vėrtetėn. Pra, mos dyshoni se burrin tuaj e kanė vrarė ushtarėt e UĒK-sė, sepse nėse e mbani mend, nė ceremoninė e varrimit tė burrit tuaj, kanė qenė disa shokė tanė, tė cilėt tė kanė shprehur ngushėllime dhe tė kanė treguar se po atė natė edhe disa ushtarė tanė kanė rėnė nė pritat e policisė serbe! Mos i lejoni vetes qė tė bini prehė e atyre, qė as sot, e as dje, nuk ia kanė dashur tė mirėn as burrit tuaj, as ne, si ushtarė tė UĒK-sė, e  as kėsaj toke tė larė me gjak, - tha Eltoni dhe u ul nė vendin e tij.

- Pasi nuk kemi mė pyetje tė tjera, atėherė ju jeni e lirė, qė tė shkoni dhe ju falenderojmė, qė u jeni pėrgjegjur ftesės sonė, - iu drejtua dėshmitares kryetarja e trupit gjykues.

- Pasi qė dėshmitarin Daut Veselin, nė prani tė palės mbrojtėse e kemi dėgjuar nė njė seancė tė jashtėzakonshme, do ta ftoja edhe dėshmitarin e fundit pėr sot, Selim Bytyqi, nėse ka ardhur? - u dėgjua zėri i kryetares, pasi u ul nė vend dėshmitarja Luljeta Aga.

Edhe dėshmitari Selim Bytyqi, gjatė dhėnjes sė dėshmisė sė tij, ishte shumė i shkurtėr. Kjo edhe pėr vetė faktin se edhe dėshmia e tij kishte tė bėnte rreth dy dėshmitarėve tė parė, por qė lidhej kryesisht me Erzen Zenelin, pasi qė ky ngulte kėmbė se gjoja e fejuara e Erzenit, nė njė bisedė, i kishte thėnė atij se i fejuari i saj e kishte vrarė Avdi Ukėn.

- Por, e fejuara e Erzenit, zonjusha Argjira Guri, nė deklaratėn e saj e kundėrshton dhe e hedh poshtė akuzėn, se ka biseduar me dikė lidhur me kėtė vrasje. Ajo ngulė kėmbė, madje e argumenton me fakte, se mė 8 gusht tė vitit  2000, ajo sė bashku me tė fejuarin e saj kishin qenė nė qytetin F, - Ishte pyetja e parė e kryetares sė trupit gjykues drejtuar  dėshmitarit Selim Bytyqit.

- Ajo mund t'ju ketė thėnė gjithēka juve, por unė e di se ēfarė mė ka thėnė mua! - u pėrgjigj Selimi.

- Po tjetėr gjė, e mbani mend se ju ka thėnė ajo?- ishte pyetja tjetėr e kryetares sė trupit  gjykues.

- Jo.

- Vetėm kėto fjalė i keni ndėrruar me tė?

- Po.

- Keni ndonjė lidhje familjare me tė, apo vetėm e keni njohur atė ditė kur keni biseduar me tė?

- Jo, lidhje familjare nuk kemi pasur, po nė njė bisedė tė rastėsishme, ajo mė ka thėnė pėr atė qė u tregova, sepse ishte me njė dajė tė sajin, e njėherit shok timin atė ditė kur biseduam me tė.

Prokurori nuk e pyeti fare dėshmitarin, ndėrsa  avokati  Sokol  Duli, iu drejtua me disa pyetje.

- Ēfarė flokėsh ka Argjira, meqė ju po e njihkeni mirė atė?

- Flokė tė gjata dhe ngjyrė bjonde, - u pėrgjigj Selimi.

- Fatmirsisht, Argjira ėshtė  prezent kėtu nė sallė. A mund tė na thuash se cila ėshtė?

Kėtė pyetje e pėrsėriti edhe kryetarja e trupit gjykues. Selimi, pasi e shikoi  prokurorin, i cili u mundua qė pėrmes shenjave tė mos pėrgjigjet fare, mendoi se do ti tregojė se cila ėshtė Argjira. Duke bėrė me shenjė Drira tha se  ajo ėshtė Argjira, me tė cilėn ai ka biseduar.  Pas kėsaj pėrgjegjie, e gjithė salla shpėrtheu  nė tė qeshura. Dhe me kėtė skenė komike qė u krijua qė sallė pėrfundoi edhe seanca  e kėsaj dite.

Nė fund  tė kėsaj seance, duke e shpallur  tė mbyllur, kryetarja e trupit  gjykues njoftoi se seanca e radhės  do tė mbahet pasnesėr. Gjatė saj do tė dėgjohen dėshmitė e Veli Krasniqit, Gani Shalės  dhe  Bislim Elezit.

 

 

 * * *

 

Tė gjithė kishin hyrė nė sallė dhe po prisnin trupin gjykues pėr tė filluar seanca e parafundit e kėtij procesi gjyqėsor. Secili nė mėnyrėn e tij mundohej, qė tė parashikonte pėrfundimin e kėtij procesi. Asnjėri nuk fliste, nė kohėn kur nė sallė hyri kryetarja e trupit  gjykues, zonja Elta Kalstri e cila, pasi i pėrshėndeti tė pranishmit, kėrkoj qė tė hynte nė sallė dėshmitari Veli  Krasniqi i cili, pasi i deklaroi tė dhėnat gjenerale tė tija dhe u betua se do tė tregonte tė vėrtetėn para trupit gjykues, filloi tė deklarojė pėr ngjarjen e vrasjes sė vėllait tė tij :

- Jam mėse i bindur se mė 13 shtator tė vititit 1998, Elton Kodra, ishte nė mesin e atyre ushtarėve, qė erdhėn pėr ta kindapuar vėllanė tim. Ata, nė fillim kėrkuan nga vėllai im, qė t’i lironte dy shokė tė tyre ushtarė, qė i kishte zėnė policia serbe. Kjo ishte edhe arsyeja, qė unė insitova te vėllai im, qė tė shkonte me ta edhe pse ai e dinte se ata nuk  kishin ardhur pėr atė qėllim, por pėr ta likuiduar. Dhe  siē  thashė, unė arrita atė natė ta identifikoja fytyrėn e Eltonit, ndėrsa emrin nuk ia dija, por ia kam mėsuar mė vonė. Pasi  ushtarėt mė dhanė garanci, se pasi t’i nxjerrin shokėt e tyre nga policia serbe, do ta kthejnė nė shtėpi Dalipin, ata u nisėn dhe kėshtu, pas tr ditėsh, ne, trupin e tij e gjetėm tė pajetė, nė njė pėrrua disa qindra metra larg fshatit tonė, - pėrfundoi rrėfimin Veli Krasniqi.

Pasi paskeni dyshuar qė nga ditėt e luftės, se Elton Kodra paska qenė nė grupin e ushtarėve tė UĒK-sė, qė e kanė arrestuar vėllanė tuaj, kur pėr herė tė parė e keni paraqitur rastin nė polici? – ishte pyetja e parė e kryetares sė trupit gjykues.

- Para gadi njė viti.

- Pse nuk e keni paraqitur rastin menjėherė pas pėrfundimit tė luftės, por keni pritur kaq shumė?

- Kisha frikė!

- Nga kush kishe frikė?

- Nga njerėzit e luftės.

- Pse?

- Sepse, ende flitej se ata po i kontrollojnė familjet e tė vrarėv dhe kėshtu unė kam pritur, deri sa atyre tė malit tu merren kompetencat, - u pėrgjegj Veli Krasnqi.

- Po a e keni ditur prej fillimit se Elton Kodra ėshtė njėri prej atyre qė e ka vrarė vėllaun tuaj gjatė luftės?

- Po!

- Si e keni ditur?

- Mė kujtohet si sot ajo natė, kur erdhėn ta marrin vėllanė tim nė shtėpi, ashtu siē ua pėrshkrova pak mė parė. Mbaj mend mirė, se nė mesin e atyre ushtarėve, ishte edhe Eltoni, fytyrėn e tė cilit nuk e harrova kurrė qė prej asaj nate.

- Po ushtarėt tjerėt i ke mbajtur mend?

- Po i kam mbajtur, por me gjasė ata dy tė tjerėt janė vrarė gjatė luftės dhe vetėm ky ka mbetur i gjallė nga ai grup i ushtarėve mizorė, - sqaroi Veliu.

- Ju nė deklaratėn tuaj dhėnė nė polici, keni thėnė se Eltonit nuk ia keni ditur emrin. Thatė  edhe pak mė parė, por se u ka treguar dikush tjetėr. A ka mundėsi tė na thoni, se kush ua ka treguar emrin e tij?- pyeti kryegjyqtarja.

- Po, ėshtė e vėrtetė se disa ditė pasi e varrosėm vėllanė, nė shtėpinė tonė erdhi Avni Bahtjari dhe na tregoi se ai i kishte dėgjuar ushtarėt duke ia pėrmendur emrin e Elton Kodrės. Qė nga ajo kohė, unė ia kam ditur emrin dorėsit tė vėllait tim.

Pasi i kreu pyetjet, kryetarja e trupit gjykues, tė drejtėn pėr pyetje e mori prokurori, i cili u pėrqėndrua kryesisht nė natėn e arrestimit tė vėllait tė tij, Dalipit. Ndėrsa avokati mbrojtės, Daut Bislimi, iu drejtua dėshmitarit me kėtė pyetje  :

- A keni pyetur dikė tjetėr se Elton Kodra ka qenė gjatė kohės sė luftės nė malet e Berishės, apo diku tjetėr?

- Fillimisht, nuk kam pyetur askėnd, pasi qė pėr kėtė e kam ditur vetė, se ky ka qenė ai person qė ma ka arrestuar vėllanė. Pse tė mos dyshoj se po ky edhe ma ka vrarė? Por mė vonė, kėtė ma ka vėrtetuar edhe Bekim Gashi, me tė cilin jam takuar pėr herė tė parė, pak ditė para se tė fillojė procesi gjyqėsor i kėtyre tė akuzuarve, - u pėrgjegj dėshmitari Veli Krasniqi.

- Po ndonjė ushtar tė UĒK-sė nga fshati juaj a e njihni, por qė tė ketė qenė gjatė asaj kohe nė luftė?

- Po i njoh pesė bashkėfshatarė tė mij, tė cilėt gjatė gjithė kohės nė luftė, kanė vepruar nė rrethin tonė.

- Ata nuk i ke pyetur kurrė se a njofin Eltonin?

- Jo, nuk i kam pyetur.

- A mund t’i ftojmė ne si dėshmitarė dhe t’i pyesim se a e kanė parė ndonjė herė Eltonin nė ato anė?

- Ju mund t’i pyesni, por unė nuk kam nevojė, sepse e di se bashkėfshatarėt e mij nuk e kanė kryer vrasjen dhe besoj se ata as qė dijnė gjė nė lidhje me vrasjen e vėllait tim. Atė natė, ata nuk kanė qenė fare nė fshatin tonė.

- Pse ia drejtoni kėtė pyetje dėshmitarit, zoti Bislimi? – ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues.

- Sepse klienti im, gjatė ditėve tė luftės nuk ka qenė fare nė malet e Berishės, siē thotė dėshmitari, andaj kėrkoj nga ju, zonja kryetare, qė tė dėshmohet se klienti im, ka qenė apo jo i angazhuar nė atė zonė gjatė luftės!

- Si mendoni, se kėtė mund ta vėrtetojmė i nderuari avokat mbrojtės?- pyeti kryegjyqtarja Elta Kalstri.

- Duke i pyetur ata ushtarė qė kanė qenė nė luftė nė atė pjesė! - u pėrgjegj avokati Daut Bislimi.

- Besoj se ju kuptova,- tha kryetarja e trupit gjykues dhe mė pas iu drejtua dėshmitarit Veli Krasniqi.

- A mund tė na jepni ndonjė emėr tė pjestarėve tė UĒK-sė nga fshati juaj, qė mendoni se gjatė gjithė kohės sė luftės ka qenė nė fshatin tuaj dhe nė rrethinė. Ata, mund tė dijnė diēka mė konkretisht nė lidhje me vrasjen e vėllait tuaj?

- Mund t'ju jap zonja kryetare, por unė siē ju thashė, ata nuk kanė qenė atė nat fare nė fshat.

- Se a kanė qenė atė natė, apo jo, kjo nuk ka rėndėsi. Me rėndėsi, ėshtė qė ata tė dėshmojnė se Elton Kodrėn si luftėtar tė atyre anėve, e njohin apo jo dhe ēfarė dijnė pėr tė. E kam fjalėn pėr bashkėvendasit tuaj,- sqaroi kryetarja e trupit gjykues.

- Kjo formė e pyetjeve, mendoj se ėshtė presion ndaj dėshmitarit, zonja kryetare, - ndėrhyri prokurori.

- Pse mendoni se ėshtė presion ndaj dėshmitarit, zoti prokuror? – pyeti kryetarja e trupit gjykues.

- Sepse, dėshmitari ju tha nė fillim se ėshtė frikėsuar tė interesohet mė herėt,- sqaroi prokurori.

- Ashtu ėshtė, por ja se avokati mbrojtės thotė se i akuzuari nuk ka qenė fare nė atė zonė gjatė luftės dhe si mund ta vėrtetojmė ne, po qese nuk marrim edhe ndonjė dėshmi?

- Po dėshmitari pohoi, se shokėt me tė cilėt ka qenė Eltoni ta arrestojė vėllain e tij, janė vrarė gjatė luftės!

- Ashtu ėshtė, por nė atė zonė nuk kanė qenė vetėm kėta tre ushtarė tė uniformuar, por ka pasė edhe ushtarė tjerė. Dikush duhet tė ketė pasė njohuri nė lidhje me kėtė arrestim, pėrkatėsisht me kėtė vrasje, - plotėsoi kryetarja e trupit gjykues.

- Atėherė a ka mundėsi, qė pėr hirė tė sigurisė dėshmitari, mė vonė t’ua jep emrat e dėshmitarėve tė mundshėm? – pyeti pėrsėri prokurori.

- Pėr ne, ėshtė me rėndėsi qė tė kemi se kė tė pyesim, e kėtė, mė sė miri e di vetė dėshmitari, pėr ndryshe kjo dėshmi ėshtė e paargumentuar pėr ne trupin gjykues, - shtoi kryetarja. Dhe pasi u bind prokurori se kryetarja ishte kėmbėngulse qė tė mbronte propozimin e avokatit mbrojtės, ai u ul nė karrigėn e tij, ndėrsa kryetarja pasi e pyeti avokatin se a ka pyetje tjera, vazhdoi seanca. Por avokati mbrojtės, pasi nuk pati pyetje tjera, ajo tė drejtėn pėr pyetje ia kaloi tė akuzuarve.

- I akuzuar Elton Kodra, a keni ndonjė pyetje pėr dėshmitarin?

- Pytje nuk kam, por dua t’ia kujtoj kėtij dėshmitari, se unė as qė e di se ku gjendet fshati i tij dhe as qė kam dėgjuar ndonjėherė pėr vrasjen e vėllait tė tij. Po tė isha unė nė mesin e atyre tre ushtarėve, siē thotė ky, do tė isha krenar sepse sipas kėsaj qė ky dėshmoi ai paska qenė i mobilizuar nė radhėt e policisė serbe, me tė cilėt, ne ushtarėt e UĒK-sė kemi luftuar kundėr tyre, sepse ata e keqtrajtonin dhe masakronin popullin tonė.

- Ju lutem i akuzuar, tė mos jepni komente, por vetėm nėse keni pyetje direkte pėr dėshmitarin, - ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues.

Meqė nuk kishte pyetje, kryetarja e trupit gjykues iu drejtua dėshmitarit :

 - Falemnderit pėr dėshminė qė e dhatė dhe mund tė shkoni. Po tė kemi nevojė pėr ju, do t'ju ftojmė pėrsėri. Prej tash mund tė rrini edhe ju nė sallė pėr ta pėrcjellur gjykimin. Atėherė dėshmitari Veli Krasniqi, u largua nga vendi ku qėndronte nė kėmbė pėrballė anėtarėve tė trupit gjykues dhe u ul nė radhėn e tretė, pikėrisht nė atė rresht ku ishin tė ulura Drita, bashkėshortja e Elton Kodrės dhe Hava, nėna e Erzen Zenelit.

- Tė  thirret dėshmitari Gani Shala? - dha urdhėr kryetarja  e trupit gjykues.

- Zonja kryetare, ne me gjasė jemi marrė vesh qė dėshmitarėt Gani Shala dhe Bislim Elezi, kanė frikė qė tė dėshmojnė publikisht. Pėr kėtė e kemi caktuar njė seancė tė veēantė nė orėt e pasditės, ku do tė jenė tė ftuar edhe pala mbrojtėse. Nė tė kundėrtėn, ata ngulin kėmbė se do tė tėrhiqen nga dėshmia e tyre, - ndėrhyri prokurori francez duke ia kujtuar kryegjyqtares, marrėveshjen e arritur njė ditė mė parė.

  - Tė falemnderit, zoti prokuror, qė ma kujtuat kėtė marrveshje dhe me kaq procedura pėr dėgjimit tė dėshmive.

  Pas dėgjimit edhe tė dy dėshmive tė mbyllura  nė orėt e pasditės, nesėr do tė kemi rastin tė dėgjojmė edhe fjalėn e fundit tė prokurorit, avokatėve mbrojtės dhe fjalėn e fundit tė tė akuzuarve, tha nė fund kryetarja e trupit  gjykues dhe pasi i dha urdhėr kryepolicit, qė t’i lejojė tė akuzuarit tė takohen me familjarėt, doli nga salla.

 

 

 

 

 

 

 

 

PJESA E SHTATĖ

 

 

 

Sipas tė gjitha gjasave, sot qė ėshtė edhe dita e fundit, nuk do tė kemi shumė punė dhe shpresoj se do tė mbarojmė shumė shpejt, - tha kretarja e trupit gjykues para anėtarėve tjerė tė trupit gjykues.

- Kjo nuk dihet ende, sepse ende nuk e kemi dėgjuar fjalėn pėrfundimtare tė palės mbrojtėse, - kundėrshtoi Nadi Andersen, antar i trupit gjykues.

- E ēfarė mund tė thonė ata mė tepėr se ato qė i kanė thėnė deri mė tani. Edhe pse deri mė tani, nuk thanė ndonjė gjė tė rėndėsishme qė mund tė ndryshojė pėrmbajtjen e aktakuzės sė ngritur nga zoti Zhosen Brigs,- u pėrgjigj kryetarja e trupit gjykues.

- Pikėrisht heshtja e tyre nė kėtė mėnyrė, duke bėrė vetėm nga njė apo dy pyetje anėsore pėr dėshmitarėt, mė bėjnė tė dyshoj se ata nė fjalėn e tyre tė fundit, mund tė thonė ato qė s’kanė thėnė mė herėt, - pėrsėri u dėgjua zėri i gjyqtarit, Nadi Andersenit.

- Edhe unė zonja kryetare, pjesėrisht mund tė pajtohem me fjalėt e kolegut, pasi qė edhe ju vetė, nėse e mbani mend rastin e ndėrprejes sė seancave, keni shfaqur dyshimin nė aktakuzėn e pėrgatitur tė prourorit francez, - ndėrhyri gjyqtari, Rambson Keti.

- Ēėshtė e vėrteta, nė atė kohė u krijuan disa rrethana qė tė linin pėrshtypje, se prokurori nė shumė vende ėshtė ngutur dhe i ka shtruar nė aktakuzė pa i argumentuar saktėsisht. Heshtja e tė akuzuarve dhe moskundėrshtimi i palės mbrojtėse, gjatė kėtyre seancave tė fundit, sikur m’i ka ndryshuar dyshimet e mia pėr tė cilat dyshime edhe atėherė i pata marrė me rezervė, - pėrsėri u pėrgjigj kryetarja e trupit gjykues.

- Sikur avokatėt mbrojtės, tė gjitha ato qė kanė pasė pėr tė thėnė, t’i kenė lėnė pėr t’i thėnė nė fjalėn e tyre tė fundit.

- Apo edhe sikur ta argumentojnė prejardhjen e atyre shkresave, qė lidheshin me inēizimin e atij djaloshit? – shfaqi dyshimin edhe njė herė Nadi Andersen.

- Po ne e morėm nė pyetje nė njė seancė tė veēantė djaloshin dhe ai, veē asaj bisede nuk na tha se di diēka tjetėr nė lidhje me dėshmitarėt. Sikur tė dinte ai, me siguri do ta kishin thėnė edhe avokatėt gjatė kėtyre seancave!- pėrsėri sqaroi kryetarja e trupit gjykues.

- Seē mė thotė mendja, se e kanė ruajtur pėr fund ata njė sihariq tė tillė.

- Dyshoj sė shqiptarėt, tė cilėt nė tė gjitha rastet deri mė tani fjalėn e fundit e kanė thėnė tė parėn dhe kurrė se kanė lėnė pėr fund. Bazuar nė kėtė fakt, dyshoj se mund tė kenė diēka tė re pėr tė thėnė pėr fjalėn pėrfundimtare.

- Zonja kryetare, nuk duhet shpresuar edhe se prokurori, kaq lehtė mund t’i shpėton kėtė herė mbrojtjes. Edhe avokatėt diēka dijnė, sepse e pamundur mė duket qė ata tė mos kundėrshtojnė asnjėherė. Pėrndryshe, pse t’i paguajnė ata pala e akuzuar. Qė tė heshin? Kurrė!?

- Ēfardo qė tė ndodhė, ne para se ta themi fjalėn e fundit, do tė mblidhemi edhe njėherė dhe pasi tė mendojmė mirė, e shqiptojmė vendimin tonė, - tha kryetarja e trupit gjykues dhe shtoi. Meqė edhe sot jemi vonuar pėr shkak tė vonesės sė prokurorit, tani pasi na lajmėruan se ai ka arritur dhe se ka hyrė nė sallė, nuk kemi se ēfarė tė presim mė dhe tė shkojmė, - pėrfundoi ajo.

Pasi u ngritėn tė tre nė kėmbė, u rreshtuan njėri pas tjetrit sipas shkallės sė hierarkisė. Sė pari, u nis drejt sallės sė gjykimit, zonja Elta Kalstri, kryetare e trupit gjykues. Pastaj gjyqtari, Nadi Andersten dhe i treti, gjyqtari Rambson Keti. Ky i fundit, prej fillimit tė kėtij procesi gjyqėsor, shumė pak kishte bėrė  pyetje, por kjo nuk do tė thotė, se ai nuk kishte ēasje nė kėtė lėndė. Prandaj, ai ishte skeptik nė pėrfundimin e kėtij gjykimi, sikurse  edhe kolegu i tij.

Kur kryetarja e trupit  gjykues hapi derėn e sallės, brenda menjėherė mbretėroi njė qetėsi e plotė, duke pushuar ēdo pėshpėrimė, qė deri atėherė bėnin tė pranishmit nė sallė. Tė gjithė u ngritėn nė kėmbė. Zonja Elta Kalstri, shkoi me hapa tė shpejtė te kolltuku i saj dhe priti deri sa edhe dy gjyqtarėt tjerė t’i zinin vendet e tyre, pastaj bėri njė gjest nė drejtim tė sallės dhe shqiptoi :

- Ju lutem, tė na falni pėr vonesėn, - iu drejtua tė pranishmėve nė sallė, dhe vazhdoi:

– Pėr fat tė keq, nuk mund tė fillonim me kohė seancėn e fundit,sepse pėrfaqėsuesi i aktakuzės zoti Zhosen Brigs, pėr arsye tė panjohura pėr ne, nuk kishte ardhur me kohė. Kjo na ndodhur sepse me gjasė qė mbrėmė, ishte konsultuar edhe njė herė me dėshmitė e deponuara tė kėtij procesi gjyqėsor, nė mėnyrė qė sot ta paraqesė fjalėn pėrfundimtare nė lidhje kėtė proces, - sqaroi kryetarja e trupit gjykues.

Avokatėt mbrojtės, por edhe tė akuzuarit, e shikuan kryetaren e trupit gjykues me habi, duke menduar me vete "Ē’janė tash kėto konsultime, nė kohėn kur duhet tė merret vendimi?!”

- Dhe siē u kam paralajmėruar dy ditė mė parė nė kėtė seancė, nė pjesėn e parė do tė kemi mundėsi t’i dėgjojmė vetėm fjalėt pėrfundimtare tė prokurorit dhe tė palės mbrojtėse, sepse qė tė akuzuarit nė seancėn e fundit, kanė kundėrshtuar edhe njė herė aktakuzėn, duke shtuar se “ėshtė humbje kohe, qė tė flasim pėr gjėra tė trilluara”. Por, pavarsisht nga deklarimet e tyre, ne e kemi pėr obligim, qė t’i ftojmė edhe njė herė ata pėr ta thėnė fjalėn e tyre tė fundit, - sqaroi kryetarja e trupit gjykues.

Nė sallė, pas fjalės sė kryetares, ra njė heshtje. Gjatė kėsaj kohe sa sallėn e kishte pllakosur heshtja, Dritėn e kishte pushtuar njė ndjenjė e keqe. Njė pėrshtypje tė tillė e kishin edhe avokatėt mbrojtės, tė cilėt dyshonin se mos ndoshta kryetarja e trupit gjykues, kishte arritur ndonjė marrėveshje me prokurorin fracez. Daut Bislimi, sapo ia lėshoi njė shikim ēantės sė tij, nė tė cilėn i ruante dosjet, sikur mori forcė dhe shqetėsimin e ktheu nė besim. Vendosi, qė gjatė dėgjimit tė fjalės pėrfundimtare tė prokurorit, tė mos i marrė si tė vėrteta qė mund tė ndikojnė nė vendimin final tė trupit gjykues. Ai ishte i bindur, se as prokurori, e as trupi gjykues, nuk kishin njohuri. Mbrojtja i ishte futur nė dorė. Ato  dosje, as qė mendonin asnjėra palė, se mbrojtja sot do t’i shpalosė para tyre edhe opinionit.

Menjėherė, sapo kryetarja e trupit gjykues, ia dha fjalėn pėrfaqėsuesit tė aktakuzės, ai me njė sjellje mospėrfillėse, duke u ngritur nė kėmbė, mori njė pozė duke iu falenderuar me pėrkulje kryetares sė trupit gjykues. Pozita e tij qė kishte marrė krejt ndyshe nga ato tė seancave tjera, sikur donte tu thoshte tė akuzuarve, palės mbrojtėse dhe tė pranishmėve nė sallė, se fjala e tij qė pritej ta thoshte, ėshtė edhe fjala pėrfundimtare e kėtij procesi gjyqėsor. Pikėrisht pėr kėtė planifikonte qė me sjelljet dhe qėndrimin  e tij, t’ua tėrhiqte sa mė shumė vėrejtjen tė pranishmėve nė sallė.

- Bazuar nė ligjin, pėrkatėsisht nė nenin 121, alinea 2, pika 3 tė LPK, pėrkatėsisht tė LPJ-sė, pėr  vrasje me paramendim dhe tė nenit 136 al1 tė LP RFJ-sė, nė lidhje me nenin 116 al. 1. pėr vepra tė mė hershme, nė periudhėn e paraluftės dhe pasluftės, duke e rrezikuar paqėn dhe stabilitetin, jo vetėm nė  Kosovė, por edhe nė rajon, unė si pėrfaqėsues i aktakuzės, kėrkoj nga trupi gjykues, qė tė akuzuarit Elton Kodra dhe Erzen Zeneli, tu shqiptohet dėnimi i merituar me 20 vjet burg. As kėta si tė akuzuar, e as pala mbrojtėse, nuk kanė mundur qė t’i refuzojnė dėshmitė me asnjė fakt tė qėndrueshėm. Tė them tė vėrtetėn, disa herė edhe unė kam dyshuar nė sinqeritetin e dėshmitarėve, kur nė disa finesa, nuk kanė mundur tė jenė shumė tė pėrpikėt, e sidomos nė mbajtjen mend tė datave. Heshtja e tė akuzuarve, apo mė mirė, mosmundėsia e tyre pėr ta kundėrshtuar aktakuzėn dhe dėshmitė, flet se tė akuzuarit, pajtohen me dėnimin qė i pret me pėrfundimin e kėtij procesi gjyqėsor. Nuk do mend, se edhe pėr mua ishte tepėr i vėshtirė lexoi prokurori francez dhe pėr pak u ndal pėr tė shikuar reagimet e palės mbrojtėse, e pse jo edhe tė akuzuarve dhe  vazhdoi :

- I bindur se nė kėtė seancė tė fundit, tė paraparė pėr shqiptimin e dėnimit tė akuzuarve, do ta pėrfundojmė shumė shpejt, pasi qė deponimet e palės mbrojtėse dhe tė tė akuzuarve, nuk sollėn kurrfarė ndryshimesh nė aktakuzėn bazė, e as nė atė tė plotėsuar. Kjo mė jep shpresė se kėrkesa ime qė tė akuzuarit tė dėnohen me maksimumin e dėnimit nė bazė tė ligjit nė fuqi, ka bazė dhe mbėshtetje juridike, zonja kryetare dhe tė nderuar anėtarė tė trupit gjykues. Jam i bindur se kemi tė bėjmė me dy kriminelė, qė nuk duhet tė kemi mėshirė ndaj tyre,- ishin fjalėt nė vazhdim tė prokurorit Zhosen Brigs, pas pauzės sė tij tė shkurtėr qė ai bėri.

- Ky konstatim i juaj, zoti prokuror, nuk dihet ende, sepse ende nuk ėshtė dhėnė fjala e gjyqit. Pėr kėtė tė tėrheq verejtje qė tė akuzuarit tė mos i quani kriminelė pa u vėretetuar fajsia e tyre, - ndėrhyri  kryetarja e trupit gjykues, duke i ndėrprerė fjalėn prokurorit francez, zotit Zhosen Brigs.

- Ky ėshtė mendimi im, tė nderuar antarė tė trupit gjykues, kurse ju keni tė drejtė tė mos pajtoheni me propozimin tim. Ma merr mendja se do tė vendosni nė bazė tė ligjit, e ligjin me sa unė e njoh, nuk lejon qė tė akuzuarit tė ledhatohen me ndonjė shpėrblim tjetėr, pos tė dėnohen sa ėshtė e mundur mė rėndė. Veprat kriminale qė i kanė kryer, janė shumė tė rėnda, - tha prokurori dhe vazhdoi, duke e ngritur zėrin edhe mė shumė :

– Nėse kėta kriminelė nuk dėnohen rėndė, kush e di se ēfarė mund tė ndodhė nė tė ardhmen, pasi qė ne tė thirrurit e drejtėsisė nuk tregohemi tė aftė pėr t’ua prerė rrėnjėt krimeve.

- Ju lutem, zoti prokuror, mos i quani tė akuzuarit kriminelė, ngase  siē u thashė, ende pėr ta nuk ka vendosur  gjyqi. Pėr njė epitet tė tillė ėshtė ende heret, - sėrish ndėrhyri  kryetarja e trupit  gjykues. Dhe  tani mund tė vazhdoni, nėse  ende  keni diēka pėr tė shtuar.

- Gjithashtu, zonja kryetare, kam frikė se mosvendosja e drejtė ndaj kryesve tė krimeve, do tė ngjallė dyshime nė popull, se ne kemi ardhur kėtu vetėm sa pėr tė thėnė se jemi pėrfaqėsues tė drejtėsisė, e nė anėn tjetėr tė veprojmė krejt ndryshe.

- Zoti prokuror, mundėsisht tė jeni mė tė matur nė gjykimet tuaja dhe tė thoni vetėm ato qė keni pėr t’i thėnė nė lidhje me kėtė lėndė. Nė tė kundėrtėn, komentet tuaja nuk na bėjnė nderė, e as qė i ndihmojnė vendimit tonė pėr tė akuzuarit nė fjalė, - edhe njė herė kundėrshtoi kryegjyqtarja, Elta Kalstri.

- Unė kam pėr detyrė, zonja kryetare, t’ua tėrheq vėrejtjen, sepse jam i bindur nė bazė tė deponimeve tė deritashme tė dėshmive qė tė akuzuarit janė fajtorė dhe ēdo vendim tjetėr do tė jetė i papranueshėm pėr mua. Po kėshtu besoj edhe pėr familjet e tė dėmtuarve, e pse jo edhe pėr opinionin e gjerė qė kanė besim tė madh nė ne qė kemi ardhur kėtu nė Kosovė pėr ta vendosur drejtėsinė dhe pėr ta mbrojtur atė me ligj.

- A keni pėr tė shtuar diēka tjetėr nė lidhje me kėtė ēėshtje, pasi kjo ėshtė shansi i fundit i juaji pėr tė shtuar, apo edhe pėr tu tėrhequr nga ndonjė pjesė e aktakuzės qė e keni ngritur?, - e pyeti kryetarja e trupit  gjykues prokurorin francez, pasi e pa  se ai i mbylli dokumentat e veta qė i kishte mbi tavolinė.

- Me keqardhje, mund tė pėrfundoj, se asnjė fjalė, asnjė pikė, asnjė presje, nuk mund ta ndryshojė dhe sikur tė kem fat qė edhe pas shpalljes sė dėnimit, tė mėsoj pėr ndonjė tė dhėnė tė re. Besoj, se pėrsėri do tė jem po ai qė do tė nisė sėrish procedurė tė re ndaj kėtyre, vetėm e vetėm qė dėnimi i tyre tė jetė sa mė i rėndė. Kjo do tė jetė mėsim i mirė pėr tė mos e ndjekur rrugėn e tyre mė asnjėri prej shokėve qė i ndjekin pas.

- Me sa ju kuptova, pra, ju zoti prokuror, nuk keni mė asgjė pėr tė shtuar, apo jo?- pyeti kryegjyqtarja.

- Ashtu ėshtė dhe ju falenderoj pėr durimin qė treguat gjatė gjithė kohės. Pėr fund edhe njė herė kėrkoj qė dėnimi tė jetė sa mė i rėndė, - tha prokurori dhe pakontrollueshėm u ul nė karrigėn e tij, duke bėrė zhurmė me qėllim qė t’ua tėrhiqte edhe njė herė vėmendjen tė pranishmėve nė sallė, e nė veēanti tė akuzuarve. Ata gjatė gjithė kohės, sa ai po e thoshte fjalėn e fundit, asnjėherė nuk e kishin shikuar prokurorin nė fytyrė. E kjo pėrbuzje sikur prokurorin e bėnte shumė nervoz, andaj sillej nė kėtė mėnyrė tė ēuditshme.

- Po, ju zotėrinjė avokatė mbrojtės e keni fjalėn pėrfundimtare si pėrfaqėsuesi i tė akuzuarve? – iu drejtua kryetarja e trupit gjykues avokatėve mbrojtės me pyetje provokative pėr tė parė, se a kishin tė drejtė kolegėt e saj, tė cilėt para se tė hynin nė sallė kishin shprehur dyshimin e tyre se edhe kėtė herė avokatėt mbrojtės do tė jenė fjalėshkurtėr, sikurse vepruan gjatė seancave tjera gjyqėsore tė deritashme.

- Varet se si i vlerėsoni mendimet tona ju dhe kolegėt tuaj, zonja kryetare. Besojmė se do tė jemi me fjalė tė shkurtėra, pasi qė nė anėn tonė konsiderojmė se janė faktet dhe dėshmitė qė janė fuqia e sė vėrtetės, - iu pėrgjigj kryetares sė trupit gjykues, Daut Bislimi duke u ngritur nė kėmbė.

Fjalėt "nė anėn tonė konsiderojmė se janė faktet dhe dėshmitė, qė janė fuqia e sė vėrtetės ", kryetares sė trupit gjykues i erdhėn sikur dikush nga prapa ta kishte qėlluar me ndonjė kamxhik tė rryptė. Pasi i shikoi  kolegėt e saj nė sy, iu drejtua  avokatit Daut Bislimi :

- Atėherė urdhėroni, dhe thoni fjalėn tuaj tė fundit, por mundėsisht tė mos lėshoheni nė komente, por t’i thoni mendimet tuaj troq dhe qartė, - arriti tė thotė zonja Elta Kalstri, e cila nga zėri qė i dridhej, shihej qartė se nuk e kishte pritur mirė fjalėn e avokat Bislimit qė tha mė parė.

- Sė pari, pėr disa shkelje procedurale, do tė flasė kolegu im, Sokol Duli, e pastaj unė fjalėn time e kam fare tė shkurtėr, - tha Daut Bislimi. Sapo i tha kėto fjalė, u ul nė vendin e tij.

- I bindur nė faktin, se gjatė tė gjitha seancave tė deritashme, janė bėrė shumė shkelje procedurale pėr arsye tė panjohur. Kėto kanė ndikur qė ne si palė mbrojtėse, nė tė shumtėn e rasteve, nuk e kemi parė tė udhės qė tė kundėrshtojmė, tė bindur se do tė na pėrgjigjishit si zakonisht “mund ta thoni mendimin tuaj nė fjalėn pėrfundimtare”. Prandaj, me kėtė rast po i ceki disa nga kėto parregullsi, qė e kanė shoqėruar kėtė proces gjyqėsor, - tha avokati Sokol Duli duke zgjatur dorėn nga tavolina qė ta marrė njė letėr, nė tė cilėn i kishin veēuar vėrejtet rreth shkeljeve procedurale. Duke e marrė nga tavolina shkresėn, Sokoli, ia lėshoi njė vėshtrim prokurorit francez, i cili ishte i ulur pėrballė tavolinės sė tyre.

- Sė pari, e shoh tė udhės qė tė them se shkelje tė rėnda procedurale, janė bėrė gjatė fazės sė hetimeve. Njė numėr i dėshmitarėve ėshtė marrė nė pyetje pa prezencėn e palės mbrojtėse, ashtu siē janė marrė disa herė nė pyetje edhe tė akuzuarit, pėrkatėsisht klientėt tanė. Ndėrsa, shkelje tjetėr e konsiderojmė se nga ana e trupit  gjykues nuk janė marrė fare nė konsiderim propozimet e palės mbrojtėse, qė tė dėgjohen edhe dėshmitarėt mbrojtės pėr tė auzuarit, pėr tė cilėt dėshmi ne jemi tė bindur se me fakte dhe tė argumentuara i kundėrshtojnė dėshmitė e deponuara tė dėshmitarėve qė patėm rastin t’i dėgjojmė. Pastaj, ne pala mbrojtėse, kemi ardhur nė pėrfundim se dėshmitė e deponuara me shkrim, nuk janė analizuar, apo edhe zbėrthyer ashtu siē ėshtė dashur, nė mėnyrė qė tė vėrtetohen se vėrtetė ato dėshmi janė tė klientėve tatė. Dhe  sė fundi, nėse edhe trupi gjykues mendon se tė akuzuarit duhet tė dėnohen nė bazė tė ligjeve  tė  atij regjimi, ndaj tė cilit kanė luftuar edhe vetė shtetet tuaja, atėherė nuk e di se pėr ēfarė drejtėsie mund tė flasim.

- I keni tė bazuara tė gjitha kėto vėrejtje me ndonjė fakt, zoti avokat, apo bazoheni vetėm nė sajė tė rrjedhave tė seancave gjyqėsore?– ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues, e cila nė fakt, mė shumė nga vėrejtjet qė i pėrmendi avokati Sokol Duli, ishte e pajtimit. Nė anėn tjetėr, ajo mendoi me vete se kėto vrejtje, nuk mund tė ndikonin aq shumė nė vendimin pėrfundimtar dhe sėrish iu drejtua avokatit mbrojtės Sokol Dulit :

- Keni pėr tė shtuar edhe diēka nė lidhje me shkeljet dhe parregullsitė, apo do tė flisni pėr qėndrimin tuaj ndaj klientit tėnd, Erzen Zenelit?

- Duke shpresuar se i keni kuptuar drejt vėrejtjet tona nė lidhje me shkeljet procedurale, unė kėrkoj nga ju trupi gjykues, qė tė akuzuarit tė lirohen nga aktakuza, pa asnjė kusht. Ata pėr asnjė vepėr qė ngarkohen nuk janė fajtorė, sepse ditėn e vrasjes sė Avdi Ukės, mė 8 gusht 2000. Tė dy tė akuzuarit, kanė argumentuar saktė e me fakte, se nuk kanė qenė fare nė  qytetin L. Ndėrsa pėrsa i pėrket veprave tjera me tė cilat ngarkohen, janė vepra qė  jo se nuk kanė bazė, por  janė  vetėm tė supozuara. Ato janė tė motivuara politikisht dhe se nuk kanė tė bėjnė asgjė me ligjin.

- Dhe mendimi i juaj ėshtė se..., - ndėrhyri kryetarja e trupit gjykues, por ajo fjalėn nuk e mbaroi deri nė fund, ngase njėri prej anėtarėve tė trupit  gjykues e preku atė duke ia bėrė me shenjė qė ta lejojė avokatin tė flasė ende. Por, Sokoli, u bė sikur e kuptoi pyetjen e saj dhe shtoi :

- Mendimi dhe kėrkesa ime, ėshtė qė tė lirohen tė akuzuarit dhe tė ngrihen padi ndaj dėshmitarėve, qė kanė dėshmuar rrejshėm prej fillimit e deri nė mbarim..., - tha nė fund  avokati Sokol Duli.

Kryegjygjtarja, Elta Kalstri, pasi e falenderoi avokatin, Sokol Dulin pėr fjalėn e tij, iu drejtua mė pas avokatit Daut Bislimi :

- Ju zoti Bislimi, tani e keni fjalėn pėr tė thėnė diēka pėr fund?

- Unė, zonja kryetare, pos qė i pėrkrahi tė gjitha vėrejtjet e kolegut tim, kam edhe pėr tė shtuar. Nė kėtė proces gjyqėsor, nuk janė respektuar pėrgjegjėsia dhe saktėsia e dėshmive tė shqyrtuara kėtu nė gjyq. Mendoj, se pėr kėtė, pėrveē prokurorit edhe ju, si trup gjykues, keni njė pjesė tė fajit. Ju, asnjėherė nuk jeni interesuar tė mėsoni, apo mė mirė tė dini mė hollėsisht gjenezėn e fakteve tė deponuara, por i keni marrė si burime shumė tė sakta mbase edhe keni logjikuar nė atė frymė, - filloi fjalėn e tij Daut Bislimi, duke mbajtur nė dorė njė dosje tė madhe ngjyrė blu. Kapakėt e kėsaj dosje reflektuan nė gjithė sallėn, reflektim i cili, mė sė shumti, e tronditi prokurorin francez, Zhosen Brigs. Ai, mė mirė se ēdokush tjetėr, e kuptonte domethėnien e kėsaj ngjyre qė i mbante nė dorė avokati mbrojtės Daut Bislimi, sepse edhe ai muaj mė parė po kėto dosje i kishte pasė nė dorė, madje edhe i kishte plotėsuar vetė me disa tė dhėna. Kurrė nuk kishte menduar, se njė ditė kėto dosje do t’i dalin nė shesh, e aq mė pak nė njė proces gjyqėsor.

Nė momentin, kur avokati mbrojtės Daut Bislimi, deshi ta vazhdojė fjalėn pėrfundimtare, nė fakt t’ia prezentojė trupit gjykues materialin e  atyre dosjeve, prokurori francez, si ta kishte kafshuar ndonjė gjarpėr nga prapa, me shpejtėsi u ngrit nė kėmbė dhe iu drejtua gjyqtarėve :

- Ky ėshtė njė montim, zotėrinjė! Ėshtė njė tradhėti, qė nė radhė tė parė mė drejtohet mua si hartues i aktakuzės, e pastaj dėshmitarėve.

- Zoti prokuror, nuk keni tė drejtė ta ndėrpreni avokatin, i cili ju ka dėgjuar me shumė vėmendje. Tė kini mirėsinė, qė edhe ju ta dėgjoni at, - iu pėrgjegj kryetarja e trupit gjykues ndėrhyrjes  sė prokurorit.

- Kjo ēfarė po planifikon avokati mbrojtės tua servirė ju, ėshtė minim i procesit gjyqėsor, e nė asnjė mėnyrė fjala e tij mbrojtėse. Nuk ėshtė koha qė nė fund tė procesit tė nxjerrė nė pah dėshmitė shtesė, qė do tė ndryshojnė rrėnjėsisht fatin e kėtij gjykimi, - u pėrgjigj prokurori duke iu dridhur zėri.

- Pėr gjyqin, deri nė momentin e fundit mund tė sillen dėshmi plotėsuese, tė cilat mund tė tregojnė tė vėrtetėn, e aq mė mirė, ne ende nuk kemi marrė ndonjė vendim nė lidhje me kėtė lėndė, - ia ktheu kryetarja e trupit  gjykues prokurorit.

- Atėherė, propozoj njė pushim tė shkurtėr, poqese dėshironi qė tė merreni me kėto qė po planifikon avokatin mbrojtės, - shtoi prokurori francez, Zhosen Brigs.

- Prej tani po kėrkoni pushim, kur ne veē sa filluam, zoti prokuror?! – arriti tė pyes kryetarja e trupit gjykues.

- Sepse unė nuk mund tė jem prezent nė atė dramė, kur dikush luan me fatin tim prapa skene!- tha prokurori dhe u nis tė dalė nga salla nė mėnyrė protestuese duke u munduar qė t’i mbledhė tė gjitha gjėrat qė i kishte mbi tavolinėn e tij.

- Ju edhe nuk jeni i detyruar ta dėgjoni deri nė fund fjalėn e avokatėve, pasi qė e keni thėnė fjalėn tuaj tė fundit, - i tha kryetarja e trupit gjykues prokurait, i cili shpejt e shpejt e kaloi sallėn e gjyqit me hapa tė shpejtė. Pas tij sallėn e lėshuan edhe pesė dėshmitarėt, tė cilėt gjithashtu dolėn pas tij.

- Pse po ndodhė a thua kėshtu me prokurorin dhe me dėshmitarėt? - i pyeti kreyatarja e trupit gjykues kolegėt e saj me zė tė ulėt.

- Sepse, ėshtė i bindur se do tė dalė humbės nė kėtė betejė, llogarinė e sė cilės, ose e ka bėrė me ngut, ose ia ka bėrė dikush tjetėr, sepse pėr ndryshe nuk ka arsye qė ai nė kėtė mėnyrė ta lėshojė sallėn, - iu pėrgjigj Nadi Andersen kryetares duke i propozuar qė tė vazhdojė seancėn, pavarsisht nga fakti se prokuroi  dhe dėshmitarėt e lėshuan sallėn.

- Ju lutem, zoti avokat, vazhdoni aty ku mbetėt. E keni fjalėn, sepse nuk mund ta ndėrpresim procesin, pavarsisht nga fakti se prokurori e lėshoi sallėn, - iu drejtua kryetarja e trupit gjykues.

- Siē u kami informuar, pėrmes paraqitjeve tona, disa herė gjatė seancave tė kaluara, se tė gjitha ato qė shkruhen nė aktakuzė, janė montime politike, qė nuk pėrputhen me realitetin. Madje edhe dėshmitė e deponuara, se gjoja Elton Kodra dhe Erzen Zeneli, janė vrasės tė Avdi Ukės dhe kryes tė veprave tjera, janė montime tė pėrgatitura me qėllime tė qarta, qė tė njollosen ushtarėt dhe ushtarakėt e TMK-sė. Ju, tė nderuar, antarė tė trupit gjykues, asnjėherė kėto vėrejtje nuk i keni marrė parasysh. Fatmirėsisht, e vėrteta edhe atėherė e edhe tash, ėshtė nė anėn tonė dhe tė akuzuarve. Kėtu i kemi tė gjitha pėrgatitjet e kėsaj aktakuze tė pabazė, - tha avokati Daut Bislimi, duke i ngritur lart dosjet, qė i mbante nė dorė dhe vazhdoi :

- Meqė ėshtė momenti pėr ta thėnė unė fjalėn time tė fundit pėr kėtė proces gjyqėsor, kam pėr obligim moral, qė t’ua bėj me dije, se nė kėto dosje, jo vetėm se janė dėshmitė e rrejshme pėr klientėt tanė, por edhe pėr shumė tė tjerė, tė cilėt priten tė arrestohen nė bazė tė kėtyre dosjeve, qė mjerisht ju tė nderuar trup gjykes, verbalisht po i besoni aq shumė hartuesve tė kėtyre aktakuzave dhe dėshmitarėve tė rrejshėm, pėr tė cilėt shumė herė u kemi thėnė, qė tė vėrtetohen dėshmitė e tyre dhe tė pranohen edhe  dėshmitė  e tė akuzuarve, se nuk janė kėta  kryes  tė  atyre veprave qė ngarkohen me kėtė aktauzė.

 - A ka mundėsi, qė mė konkretisht tė na thoni se pėr ēfarė dosje e keni fjalėn? – arriti tė pyes gjyqtari Nadi Andersen, pasi qė e pa se kryetarja e trupit gjykues u gjet e papėrgatitur para kėsaj situate tė krijuar.

- Mė falni, por ju njė pjesė tė kėtyre dosjeve veē e keni nė dorė, sepse tė gjitha ato qė i kemi diskutuar deri mė tani janė edhe kėtu, por mungojnė vetėm protagonistėt, ose thėnė mė ndryshe, kanė munguar vetėm emrat e atyre qė i kanė pėrgatitur kėto dosje, qė janė disa me origjinė nga Beogradi e disa tė tjera nga mitė e prokurorit i cili sapo iku i frikėsuar nga e vėrteta. Ai vetė ka kontribuar nė kompletimin e kėtyre dosjeve, - u pėrgjigj Daut Bislimi.

- Ne nuk mund ta vėrtetojmė njė gjė tė tillė, pėrderisa edhe ne trupi gjykues tė mos i kemi nė dorė ato dosje, pėr tė cilat po flisni zoti avokat! – arriti tė thotė kryetarja e trupit gjykues, zonja Elta Kalstri.

- Me gjithė dėshirė do t'ua dorėzoja, por tė jeni tė bindur se sikur tė kishit kėmbėngulur edhe mė parė, pra atėherė kur ne pala mbrojtėse shfaqnim mendimin se ky ėshtė proces i monuar, mė me dėshirė do t’ua kishim dhėnė, mbase edhe tani nuk ėshtė vonė. Sepse siē thotė populli "mė mirė vonė se kurrė" tė kuptohet e vėrteta, - tha avokati Daut Bislimi, duke u nisur drejtė tavolinės sė trupit gjykues me dosjet nė dorė. Daut Bislimi, duke ecur nėpėr sallė, vazhdonte tė fliste :

- Po ua dorėzoj kopjet, por me kusht tė mė lejoni me pėrmbajtjet e saj t’i njoftojė edhe kėta qė janė prezent nė sallė, sepse shumė prej tyre mendojnė se dėshmitarėt e kanė treguar tė vėrtetėn. Dua qė t’ua bėj me dije se tė gjithė dėshmitarėt, qė i kanė dėgjuar deri mė tani ata i kanė pėrsėritur vetėm fjalėt, qė janė tė shkruara nė kėto dosje, nė tė cilat dėshmohet se tė akuzuarit, qė janė kėtu para jush nuk janė fajtorė, por se pėr ta fshehur tė vėrtetėn, dikush duhet tė akuzohet, mbase edhe tė dėnohet, vetėm e vetėm qė e vėrteta tė  mos zbulohet. Dhe qė ta dini, prokurori nė bashėpunim me  njėrin nga njerėzit e pushtetit, i ka pėrgatitur dėshmitarėt qė tė dėshmojnė rrejshėm, pasi qė ata as qė i kanė njohur fare tė auzuarit...

Nė sallė filluan pėshpėritjet. Dikush fliste me zė tė lartė, ndėrsa disa tė tjerė filluan tė dalin nga salla. Nė kėtė tollovi tė krijuar nė sallė, u ngrit nė kėmbė edhe Drita, bashkėshortja e Elton Kodrės, e cila nė fakt nuk po kuptonte asgjė nga ajo qė po ndodhė nė sallė dhe sapo deshi tė niset drejt derės sė sallės pėr tė dalė edhe ajo, e kapi pėr krahu nėna e Erzenit, Hava, e cilia iu drejtua :

- Po ti ku shkon?

- Ku po shkojnė tė tjerėt!

- Ata qė po e lėshojnė sallėn, janė duke ikur nga zhgėnjimi, qė e morėn nga kėto qė po ndodhin. Ne ne nuk duhet tė dalim, pėr deri sa ende nuk e dimė se ēfarė do tė ndodhė me njerėzit tanėt!

- Nuk keni pse tė dyshoni mė moj loke, sepse u pa qė as djali yt, e as burri i zonjės, nuk janė fajtorė pėr vrasjen e burrit tim. Unė u binda plotėsisht, se tė gjitha deponimet e dėshmitarėve, ishin tė rreme dhe shfrytėzoj rastin, qė t'ju kėrkoj falje poqese gjatė kėtyre muajve kam ushqyer urrejtje ndaj mė tė dashurve tuaj, e ndoshta edhe ndaj jush. Siē e patė edhe ju, aq bukur na mbėshtollėn, sa deri sot nuk mendoja ndryshe, pos ashtu qė thoshte prokurori dhe dėshmitarėt, tė cilėt pėr ēdo tė dytėn ditė vinin nė shtėpinė time pėr tė mė dhėnė versionet e kėtyre prrallave. Po, po, tani mė nė fund u binda, se kush mund tė fshihet prapa vrasjes sė burrit tim, - shtoi bashkėshortja e tė ndjerit Avdi Uka, dhe vazhdoi :

- Ju keni arsye tė qėndroni edhe mė tej kėtu, ndėrsa unė jo, por pėr hatrin tuaj dhe pėr hirė tė faktit se mė tė dashurit tuaj kanė vuajtur pa asnjė arsye pėr kėtė kohė nė burg larg jush edhe unė do tė qėndroj me ju, poqese mė lejoni. Mė besoni edhe unė po e ndiej tė njėjtin gėzim, sikurse ju, pėr triumfin e tė vėrtetės, sepse edhe burri im i ndjerė, pėr kėto qė i tha avokati disa herė mė ka folė, por ja se unė  s’kam dashur  t’i besoj atyre fjalėve. Kėshtu ma gatuan qė vėrtetė  tė  krijoja bindjen se ata nuk qėndrojnė pas  vrasjes  sė burrit  tim, -  tha Venera  Avdiu, e cila  u kthye  nė sallė  sė bashku  me  Dritėn dhe Havėn, sikur tė ishin  qenė shoqe qysh para shumė vitesh.

- Si ka mbetur rrugė tjetėr trupit gjykues veē pa u hamendur ta shpallė pafajsinė e tė akuzuarve, po deshi qė t’u japė fund intrigave tė prokurorit, - u dėgjua zėri i njėrit prej shokėve tė Eltonit, i cili ishte ngritur nė kėmbė, por nuk lėvizte nga vendi.

- Shėt, se mė duket kryetarja ia dha fjalėn pėrsėri avokatit Daut Bislimit, - u dėgjua njė zė tjetėr, gjithashtu shok i Eltonit.

Avokat Bislimi, ende pa u kthyer nė vendin e tij ndodhej nė njė gjendje shpirtėrore jo tė zakonshme . Atė e kishte pushtuar fund e krye njė qetėsi e kėndshme, qė e ka burimin zakonisht pas njė betje tė fituar. Dhe sapo arriti nė vendin e tij, ai nga ēanta nxori pėrsėri disa letra tjera, ku i kishte veēuar pikėrisht pėr kėtė rast dhe mė pas, iu drejtua trupit gjykues :

- Pėr tė vėrtetuar, tė nderuar anėtarė tė trupit gjykues, se tė gjitha kėto qė patėm rastin t’i dėgjojmė gjatė kėtyre seancave, kanė shkuar sipas planeve tė pėrgatitura, mirė mjafton t’i shfletoni vetėm korrespondencat e prokurorit shqiptar, zotit Besnik Shala, qė ka mbajtur me zotin Luc Bergerin dhe me pėrfaqėsuesit e hetuesisė serbe nė Beograd, zotėrinjtė Zhivkoviq dhe Zoranin. Nė tė gjitha kėto korespondenca, kuptohet deri nė kohėn sa ne kemi arritur t’i zbulojmė, jo rrallė herė pėrmendet edhe emri i prokurorit hartues tė kėsaj aktakuzės, zotit Zhosen Brigs si dhe pėrmenden edhe shumat e tė hollave qė janė shpenzuar pėr tė ardhur deri tek fillimi i kėtij procesi gjyqėsor tė montuar dhe me qėllime politike...

- Na falni zoti avokat, por meqė edhe u krijua kjo tollovi, ne trupit gjykues na duhet qė pėrkohėsisht tė tėrhiqemi dhe tė marrim vendim, se ēfarė do tė vendosim pėr tė akuzuarit. Qė tani, u bindėm edhe ne se keni tė drejtė, pasi qė edhe pėrfaqėsuesi i aktakuzės i frikėsuar nga realiteti e lėshoi seancėn, por besojmė se shumė shpejt, do tė takohemi nė kėtė sallė dhe atė pas dy orėsh, - u dėgjua zėri ikryetares sė trupit gjykues, duke ia ndėrprerė fjalėn avokatit mbrojtės.

- Dhe pėr kėto dy orė, tė akuzuarit a mund tė ēmallen me familjet e tyre? – arriti tė pyes avokati Sokol Duli

- Gjithėsesi dhe atė jo vetėm me familjarėt, por edhe me shokėt dhe dashamirėt e tyre, poqese janė ende nė sallė, sepse ne tanimė jemi tė bindur se kėta nuk janė fajtorė. Por, procedura e kėrkon qė ne tė tėrhiqemi pėr tė marrė vendim tė prerė, - tha kryetarja duke u ngritur nga karriga e saj. Ajo nė dorė mbante dosjet blu, ndėrsa dokumentat tjera i morėn antarėt tjerė tė trupit gjykues.

- Shpallni pafajsinė e tė akuzuarve pa u konsultuar fare, sepse u panė qėllimet e prokurorit  dhe tė dėshmitarėve. P pamė qartė se sa e kanė dashur dhe respektuar burrin tim dhe mėsuesin e kėtyre marrinave, - u dėgjua zėri i  Venera  Ukės, bashkėshortes  sė  Avdi Ukės, e cila ishte  e ulur nė mes  Dritės  dhe Havės. Ajo priste  rastin qė t’u kėronte falje  edhe  Eltonit  dhe Erzenit.

 

 

  * * *

 

 

- Thirrni me njėherė qė tė vijė kėtu, zoti Zhosen Brigs? - iu drejtua njėrit nga punonjėsve tė gjykatės, kryetarja e trupit gjykues.

- Nuk gjėndet brenda objektit, zonja kryetare, - sqaroi punonjėsi.

- Si nuk gjendet brenda objektit, ku ka mundur tė shkojė ai kaq shpejt?- pyeti e shqetėsuar ajo.

- Pak para se tė vini ju, ai ishte kėtu dhe m’u lut qė t'ju them se ai u largua pėr nė vendin e tij.

- Po tjetėr gjė a ju tha? –pėrsėri pyeti kryegjyqtarja, Elta Kalstri.

- Tjetėr gjė nuk mė porositi, pos qė mė la kėtė copė letėr t'jua jap ju personalisht dhe iku, - tha pėrsėri punojėsi ndėrkombėtar i gjykatės.

- Ma jepni letrėn.

- Urdhėroni, i tha nėpunėsi kryetares, duke ia dorėzuar letrėn qė e kishte lėnė tė shkruar prokuroi fracez.

Kryetarja e trupit gjykues, pasi e lexoi letrėn njė herė nė heshtja, e pa tė udhės, qė ta lexojė me zė edhe para dy antarėve tjerė tė trupit gjykues :

“ Zonja kryetare! Tė gjitha ato qė do t’i thotė pala mbrojtėse janė tė qėndrueshme, sepse dosjet, qė atij ia pashė nė dorė, ėshtė e vėrtetė qė edhe unė i kam pasė nė dorė. Por, kurrė nuk mė ka shkuar ndėr mend, se mund tė ndodhė qė njė ditė ato dosje tė bien nė dorė tė tyre. Pėr kėtė, pėrgjegjės ėshtė prokurori shqiptar, Besnik Shala. Andaj me lirimin e tė akuzuarve, qė nė tė vėrtetė janė plotėsisht tė pafajshėm, u propozoj qė tė lėshoni fletėarrestin ndaj tij dhe ndaj tre dėshmitarėve, Bekim Gashit, Genc Haxhiut, Veli Krasnqit, ndėrsa tė tjerėt nuk kanė qenė tė informuar nė lidhje me ato qė shkruan nė dosjet blu... Tė falemnderit pėr mirėkuptim” .

“Fletėarrest, ndaj prokurorit shqiptar”- shqiptoi kryetarja e trupit gjykues, duke i pėrsėritur fjalėt e hartuesit tė aktakuzės sė rreme, por pėr veten e tij ka harruar sigurisht tė thotė se edhe ai duhet tė ndiqet penalisht.

- Nė ēfarė situate na solli, prokurori?! - ndėrhyri gjyqtari, Rambson Keti.

- Nė radhė tė parė, e ka sjellė veten e tij nė njė situatė tė rėndė, sepse ne e kemi shumė lehtė sepse asnjė lidhje nuk kemi me tė gjitha ato qė ndodhėn.

- Lidhje nuk kemi, nė fakt, por si do tė reflektohet nė popull dhe te autoritet tona? – pyeti kėtė herė gjyqtari Nadi Anderson, i cili edhe para fillimit tė kėsaj seance, kishte shfaqur dyshimin nė lidhje me heshtjen e palės mbrojtėse.

- Ēdo gjė ėshtė e qartė. Tė akuzuarit nuk janė fajtorė dhe sipas kėsaj, ata qė nga sot duhet tė lirohen, - u pėrgjegj kryetarja e trupit gjykues.

- Tė lirohen s’do koment, por si tė lirohen dhe me ēfarė arsyetimi? –pyeti pėrsėri gjyqtari Rambson Keti.

- Asyetim mė tė mirė se letrėn e prokurorit nuk kemi. Fundi i fundit edhe sikur asgjė tė mos kėtė nė kėto dosje, kjo shkresė e tij flet se ēdo gjė paska qenė e montuar, - pėrsėri shtoi kryetarja e trupit gjykues dhe vazhdoi :

- Andaj tė mos humbim kohė dhe ta shkruajmė vendimin, qė brenda dy orėve ta shpallim vendimin pėr lirimin e tė akuzuarve, - dha urdhėr kryetarja e trupit gjykues, ndėrsa pėr fletėarrestin qė e pėrmend prokurori francez, le tė merren tė tjerėt me kėtė ēėshtje, - tha nė fund Elta Kalstri.

 FUND