Global

Metafora poetike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
   


 

Poeti qė hyri nė legjendat e atdheut

 

Liria, megjithatė nuk vjen pa e kapė pushkėn

                                                  Xhevat Berisha

Gėzim AJGERAJ, Zvicėr

Nė historinė mė tė re tė Kosovės, Xhevat Berisha zė vendė tė rėndėsishėm me aktivitetin atdhetarė nė shėrbim tė qėshtjes kombėtare deri nė flijim. S`ka se si tė jetė ndryshe, rruga jetsore e kėtijė patroiti e krijuar nėpėr trashėgimni, nėpėr rrjedhėn e viteve nė atėdheun e robėruar, i frymėzuar nė frymėn liridashėse tė trimave nėpėr histori, nė frymėn atdhetare tė babait,  atdheu ėshtė miti pėr tė cilin duhet luftuar e flijuar, pėr ti shkėputur prangat e robėrisė, pėr tė i ndriquar errėsirės. Vetė jeta dhe vepra e kėtijė mėsuesi, patrioti dhe poeti ėshtė shumė e thellė, sa edhe vetė veprimtaria ilegale qė e ka zhvilluar ai.Vepra e tijė ėshtė dėshmitari mė i mirė i kohės, se  nėpėr cilat katrahura kaloi populli shqiptarė i Kosovės, e nė veqanti pjesa atdhetare e sajė qė kurrė nuk e shoi kandilin e luftės pėr liri. I kalitur me vyrtyte tė larta njerzore, i gatuar  nėn idealet e larta  tė ardheut, vepra e tijė shėndrit kudo. Pėrveq   atdhetarizmės   sė   tijė,  ku  shquhej  me   tipare  organizative,  si   mėsues  ai  pėrhapi   kudo  rreze  drite,  mbolli  dije  ndėr  brezat   e  ri,  me  shpirtin  e  tijė  tė   ngrohtė  e  tė   pastėr,  qė s’do  tė   harrohet  kurrė...  ndėr  breza.  Dashuria  e  tijė  pėr  kulturėn, artin,muzikėn, sportin,  vallen  e  traditės,  kėngėn  e  pastėr   shqipėtare  etj,  por  edhe  dashuria  pėr  letėrsinė  do  tė  shprehet  kohė  pas   kohe  edhe  nė   vargjet  qė  i  krijoi  e  i  la   nė  dorshkrim,  janė  dėshmitė  qė  flasin  vetė.  Personaliteti  i  shquar  i   Xhevat  Berishės,  aftėrsia,  guximi  dhe  veprimi,  do  tė  dalin  nė  pah  pas  viteve  1981,  vite  kėto  vite  pra  kur   revolata  e   popullit  tonė  doli  haptas  nėpėr  demostrata  qė  bėheshin  gati  qdo  vitė  nė   tė  gjitha   qendrat   e  kosovės   edhe  nė   Prizren. Ndėrsa ideali i tijė, atdheu mundė tė ēlirohet vetėm me pushkė,ėshtė rruga jetsore e veprimtarisė, ėshtė rruga e udhėtimit tė atdheut dhe e popullit tė tijė kah liria, pėr tė cilėn edhe u flijua, qė tė i ndriqojė asajė, me veprėn e tijė, sa herė tė rrezikohet ajo. Pėr jetėn dhe veprimtarinė atdhetare rreth 20 vjeqare tė Xhevat Berishės janė pakė kėto faqe, por ne do tė shkėpusim pjesė nga recensoini i kritikut Iljaz Prokshi, tė dėrguar enkas pėr monografinė, qė sė shpejti do tė botohet.

Testamenti i poetit

Xhevat Berisha: „Pishtari i lirisė“ , poezi, botoi „Fan S. Noli“ , Prizren 1999

Akti i krijimit ėshtė tepėr objektiv. Poezia e mishėruar me gjakun pėr njeriun qė flijohet pėr atdheun karakterizohet me vetė Tokėn Zot apo Zotin e Tokės. Duke lexuar poezin e poetit dėshmor Xhevat A. Berisha ndiejmė se si njė mėsues i Vėrrinit vė veten pėrballė njė pėrbindėshi dhe pa asnjė hezitim pėrjashton veten se duhet tė ekzistojė; revoltohet, prandaj vetėflijohet pėr ta mbyllur harkun e dhembjes, tė robėrisė. Ėshtė njeriu i kthyer nė Engjėll dhe bėhet subjekt ekuivalent i pavdekėsisė, ndaj edhe rėnia e tijė nė altarin e lirisė ėshtė madhore dhe ndėrlidhet me pėrcaktimin e tij personal.

1.     Jeta

Mendoj se Xhevat Berisha e kish kuptuar mė sė miri se ē`do tė thotė tė rrokėsh armėt pėr ēlirimin e Kosovės. Ai e ndjeu se erdhi ēasti i duhur dhe pa asnjė hezitim, me vetėdije u nis drejt qėllimit, duke vequar se nė fjalorin e pėrditshėm fjalėn liri, liri pėr Kosovėn. Ky mėsues-poet herė-herė shkruante edhe vargje, duke u ndeshur me botėn e brendhshme tė universit, pėrkatsisht me vetė njeriun e kėtyre anėve, duke e ngritur atė nė simbol tė qėndresės. Prandaj, kjo poezi qė e ruajti me dinjitet kolegu i tij, Naim ēejku, ėshtė thėnė lirshėm, sepse shpirti i tij kryengritės nuk ka mundur tė heshtė. Nė kėtė pleksje tė motiveve dhe temave, subjekti mund tė shtojė se komunikimi Poeti-Lexuesi ndodh nė faza tė ndryshme, duke e ruajtur nė kujtesėn e heronjve, qė i ndihmuan autorit tė shkruajė kėto vargje:

 

Nga fjalori i tij

fjala frikė treti,

krimin e hedh nė pėrrua

ushqehet me ambroz.

Fjala e tij nektar

ushqim i plisave.

Nė kėtė kohė

pasuria mjerim

jeta ka njė qėllim

Kosovė – Nėnė Shqipėri.

              (Pishtari i lirisė)

 

Poeti lexon dhembjen e popullit pa dalė jashė vetvehtes, e cila sa ndjehet aq sa edhe pėrjetohet. Porse, „Fjala frikė treti“ qė tingėllon prajshėm ėshtė njė sintagmė poetike qė vihet nė fillim tė poezisė pėr tė hyrė mė tej nė botėn e brendshme tė Poetit, pėrkatėsisht subjektit lirik. Duke krahasuar formulėn, se qėllimi ėshtė bashkimi kombėtar, poezia nuk zbulon diē tė re, por vetėm se e aktualizon njė kėrkesė aq sublime, sa edhe tė shenjė. Dhe, vetė shenjtėria e kėsaj qėndron nė raport me gjakun e derdhur, prandaj nuk shprehet mė kot poeti: /„Dardania oshtin/ dhe zėrat bėhen njė/ nė skenėn me diell lirie“/. Njeriu i rebeluar e kėrkon lirinė, dhe koncepti i flijimit pėr tė ėshtė njė figur qė mbyll njė labirint tė panjohur, sepse kuptimi i bazuar me qėllimin bėhet shkak i revoltės sė individit dhe kolektivitetit.Nė kėtė libėr poezish hasim edhe nė vargje qė pėrputhen me idenė e kahnotshme tė shqiptarėve, qė nga koha e Skėnderbeut. Koncepti pėr lirinė, pra ekziston qėmoti dhe sigurisht nuk ka reshtur kurrė sė ndaluri. Pėr kėtė bėn fjalė edhe poezia „Feniksi“, fq. 12. Kryetrimin Skėderbe nuk lėnė dot pa e pėrmendur nė krijimet e veta asnjė poet, d. m. th. kjo figurė madhėshtore e ka frymėzuar, por  edhe nxitur Xevat Berishėn tė kėndojė dhe tė lajė njė borxh ndaj atdheut, duke luftuar, ndaj Ai sikur ringjallet si feniksi dhe e mbron Evropėn me shpatė.

2.     Gjaku i lirisė

Sė pari, s`ka se si tė mos ishte i lidhur poeti me masėn e gjerė, qė ėdrronte lirinė, ku pėr kėtė liri u derdh dhe gjaku, njė gjak qė u shfaq si kumt pėr tė shenuar mbi atdheun e robėruar lirinė. Sė dyti ėshtė rrėnqethės peizazhi i natyrės sė vdeku, njė tokė si humnerė me ferrin pėrbrenda; botėn e udhėheq Luciferi; qė krijuesi e ndjen dhe saherė rrotullohet andej – kėtej Vėrrinit e pėrjeton thellė e mė thellė. Kėtė sistem implicit, poeti e shpreh me vargjet e tija tė dėlira, dhe vazhdon rrugėtimin pėr ta mundur heshtjen ogurzezė. Sė treti, kjo poezi e pėrbėn hallkėn mė emblematike tė djemve tė lirisė, qė doli nė skenė me tri shkronja UēK.

Domethėnė, poeti, ky shpirt i rebeluar ėshtė nisur nga kėrkesa sublime se duhet mbytur vitet e kaluara, pritjen e gjatė, nė rrugėtimin „paqėsor“, e qė zbehu idealin  dhe krenarinė e shqiptarėve. Gjat kėsaj periudhe tė rreme, gjoja paqėsore nuk pati tjetėr veqse mashtrim e tradhti, prandaj nuk ėshtė i kot zėri i poetit kur shkruan poezinė „Kosovė tė tradhtova“. Ky ėshtė njė varg i kultivuar, qė merr me vehte pėrmasa kombėtare, ka njė ritėm tė theksuar, emocione dhe mendim tė matur, si;

Unė yt bir

hesht e duroj

rob i tokės sime

me sy e i verbėr,

i fuqishėm e frikacak

ēizmja e sllavit shkel

Kosovė tė tradhtova

hesht e duroj

e zezė kjo pafundėsi.

           (Kosovė tė tradhtova)

 

Emri kosovė, dashuri dhe durim. Ndėrkaq poezia „Kosovė tė tradhtova“ ėshtė njė ndėr poezitė mė tė realizuara, ėshtė njė zė me domethėnie, qė kap hapsirė  tė gjėrė, prej nga poeti sugjeron se heshtja ime, e jotja, e atij tjetrit, sikur ka njė pafundėsi tė zezė. Kėsaj poezie i lypset njė lexim dhe rilexim pėr tė shpalosur dhembjen e poetit pėr Kosovėn, qė kėtu ėshtė njė personazh, do tė thoshim i tė gjithė atyre qė dinė ta duan, por edhe janė tė gatshėm tė flijohen pėr tė, pėr t`ia hequr plagėt dhe humnerėn qė do tė gllabėrojė. Nė kontekst tė kėtij teksti letrar, pėrceptimi i poetit lexohet lehtė e kapshėm, dhe prandaj ai s`do mundė tė durojė dot, nuk do tė durohet nėpėrkėmbja e shqiptarit nga pushtuesi.

Shpirti i Kosovės, i ngėrthyer nga dhuna lėngon nė brendi tė vetė, dhe poeti ngre zėrin e tijė paksa alegorik, se Kosova tashti bėhet figurė poetike dhe simbol, qė ata qė durojnė sikur pajtohen me poshtrimin e saj. Do tė ishte ky njė lexim tjetėrfare i kėtij teksti letrar, ndėrsa sintagma poetike „Kosovė tė tradhtova“ nxjerr nė sipėrfaqe edhe oshtimėn e Tokės Kosovė, pozitėn e rėndė tė saj, nė kėtė rastė tė shqiptarit, meqė ata janė aty dhe heshtin e durojnė, njė diskurs ironik pėr realitetin e krijuar brendapėrbrenda kėsaj Toke, pėr tė cilėn sa herė u derdh gjak. Domethėnė, „fisi e lėshoi Kushtrimin/ Mėmdheu rroku ēiftelinė/, por, ja kėtu poeti me qėllim i ikėn shenjimit tė simbolit qė do duhej tė ishte pushka, pėr ēfarė po e prekim fatin e poetit, qė e lidhi mishėrisht me atdheun pėr tė dhėnė vėrtet kushtrimin. Tashti vjen njė ēast kur kujtimet kanė kaluar nė enėn tjetėr tė meditimit poetik, ku vargjet shkruhen me njė frymė, duke i kualifikuar ato si njė arketip i hapsirės letrare:

 

Natė  e ditė udhėtojnė
breshėri nuk i ndal

             (Kalorėsit e lirisė, fq. 46),

kėndon poeti se megjithatė kalorėsit e lirisė udhėtojnė dhe vazhdojnė punėn e tyre pėr ta bėrė vendlindjen e atdheun me liri, Ai s`mund tė jetė i lumtur, as tė tjetėrsohet, sepse nuk duhet lėnė qė atdheut t`i prijnė fjalamanėt. Prandaj, Xhevat Berisha me pak vargje projekton konceptin e luftėtarit tė lirisė. E ndjen situatėn dhe ecėn rrugės pėr ta qliruar atdheun, do tė bėhet zot i Tokės sė vet; e shtynė gjaku pėr t`u ndeshur me pushtuesin qė tė mos bjerė dot bloza as Diellin ta sheh nga kafazi, por as tė rri duarkryq, duke e parė popullin e vet duke u torturuar e vrarė. Kushtrimi ėshtė dhėnė, koha ka ndryshuar, Jeta pa kuptim, thotė poeti, nga qė njeriu i kėsaj pjese tė atdheut ėshtė bėrė rob i vetvehtes. (Lexo poezinė „ Jeta – pa kuptim“, fq. 52). Janė vargjet ku shquhet zėri i ndjeshėm i poetit, kthimi nga bota vetjake, larg obsesioneve tė errta, dhe,  nė kėtė rreth ai kuptimin e jetės, sepse nuk jetohet me imagjinatėn e rreme se Liria na qenkėsh vetėm njė klithmė, por ajo e ka gjenezėn qė nga fėmijėria. Dhe vendimi pėr tė luftuar Ferrin ėshtė personal, andaj dhe dramatik, pėr t`u  nisur rrugėtimit tė shenjtė, drejt lirisė se:

 

Punėn e filluar

duhet kryer me nder

Ndihmona, Perėndi

            (Perėndia)

3. Testamenti

Poezinė e Xhevat Berishės nė librin „Pishtari i lirisė“ duhet lexuar edhe nga aspekti psikofilozofik. Ndėrsa, njė gjė dihet: poeti poezitė i la nė dorėshkrim, sepse ra nė altarin e lirisė. Poezia e tij ka njė mesazh tė qartė e sublim:

 

Ta rrėzojė murin e ndarjes

ta bashkojė ēiftin e ri

ta hedhin vallen e lirisė.

      (Krushqit dasmorė)

Dhe, ky mbase ėshtė njė mesazh i shkurtėr por qė tingėllon qartė, sepse jo rrallė kujtesa ka shlyer shumėqka, andaj vie riti i dasmės, me doket zakonore shqiptare, ku poeti e ndjen veten pjesmarrės nė atė dasmė dhe klith se „Krushqit duan prijės..“, fq. 11.

Ėshtė, pra njė poezi qė artikulon mesazhin dhe testamentin e poetit, si nė poezinė nė fillim tė librit „Pishtari i lirisė“. Jo veq pse luftoi, jo veq pse kėndoi, por nė kėto vargje gjithēka  ėshtė modeste, racionale, mė sė miri do tė thoshim njė zė i ēiltėr, por i kėputur paksa herėt. Poeti ishte krejtėsisht i prerė, se gjaku shpėrthen me lirinė, andaj nuk iu dhimbs as jeta. Nė tė gjitha vargjet e kėtij libri lexuesi shquan idenė, motivin dhe madhėshtinė e temės, pėr tė qenmen e Kosovės, pėr ta zgjuar kujtesėn e fjetur gjer dje tė popullit. Ėshtė mbi tė gjitha njė zė njerėzor, i konceptuar pa iluzione, por i kapėrthyer nga shumė kolltukgjinj e qyqarė. Askush ata nuk do t`i falė, as gjaku i poetit, as pavdekėsia e tij. Prandaj, ata sot kujtojnė se populli harron, se mund ta vrasin pėrsėdytė poetin, duke ndaluar ngritjen e lapidarit nė sheshin e Prizrenit, pran burrave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ku Xhevati me shokėt e tij tė rėnė pėr kėtė Tokė e kanė vendin.