Gėzim Ajgeraj

Gėzim Ajgeraj 

 

MISIONI I KRIMINELIT

Roman

 

Revista letrare

 METAFORA

Prizren,2008

 

Lektor

Ilam Berisha, prof. 

 

Kopertina

Artan e Ardian Ajgeraj

----------------------------------------------------------------------------

KAPITULLI I PARĖ

 

   Nė qytetin buzė Lumėbardhit, terri sapo kishte filluar tė zbriste. Bora e Sharrit qė  shkrihej, dhe shirat e pranverės, i kishin mbushur skajet e shtratit tė lumit qė gurgullonte rrjedhės teposhtė pėrmes qytetit. Uji qė pėrplasej gurėve tė shtatit tė lumit, gjarpėronte valė tė vogla qė iknin furishėm rrjedhės, ndėrsa shkėlqimi i dritave tė qytetit, rrezatonte shkėlqim mbi ujin e bardhė. Askujt s’i bėnte pėrshtypje ēiltėrsia e ujit, pos Kolonelit, i cili, derisa kishte zbritur nga autoblinda, aty pranė lumit i hodhi njė shikim pjesės sė Nėnkalasė sė qytetit, qė shtrihej deri buzė shtatit tė lumit. Gjatė e kishte ėndėrruar ardhjen nė kėtė qytet, por tani qė po e shijonte bukurinė, gjatė kėsaj mbrėmjeje, simpatia pėr tė po i ndizej edhe mė. Ditė pranvere. Gjethi sapo iu vesh pemėve e lisave qė gjendeshin pranė shtėpive e malit mbi qytet. Petku i kėtillė magjepsės, nėn dritėn e hėnės kujdestare, ia shtonte bukurinė kėsaj mbrėmjeje. Koloneli e njihte mirė kėtė qytet. Edhe mė herėt e ka vizituar Kosovėn dhe, sa herė zdirgjej kėtej, nuk  ikte pa e vizituar Prizrenin. E lidhnin shumė ngjarje historike nga e kaluara me kėtė qytet. Kishte lexuar edhe shumė libra pėr tė, pastaj sa herė kishte ardhur me detyra ushtarake nė kufi, asnjėherė nuk kishte pranuar tė flinte nė kazermė. Pėr qejfi e kishte pjesėn e vjetėr tė qytetit dhe vendosej gjithmonė nė hotelin pėrballė.  Ndoshta kishin ndikim tregimet e gjyshit, tė babait, apo librat dhe, Koloneli, ndjente lakmi tė madhe pėr kėtė qytet. Tanimė qė kishte hyrė nė brendinė e tij, e ndjente melankolinė se, njė ditė qyteti do tė jetė i tij. Melankolinė, edhe mė ia trazonin dosjet sekrete qė i mbante tė mbyllura nė ēantė.

   Para hyrjes nė qytet, nga xhami i vogėl i autoblindės, shikonte fushat qė shtriheshin djathtas deri nė rrjedhėn e Drinit, ndėrsa herė-herė nė tė majtė shikonte shpatet qė ngriheshin deri nė majat e Sharrit. Ato bjeshkė sikur e ngacmonin atė dhe ēdo ēast e kaplonte frika se, papritmas mund t’i vijė ndonjė predhė nga andej, ndaj vetėm djathtas shikonte. Sapo i pa shtėpitė e para tė qytetit, dhe, sikur iu largua ankthi. Kazerma e ushtrisė serbe, qė ishte mėsuar ta shohė gjithmonė nė anėn e majtė tė hyrjes sė qytetit, nga aeroplanėt e NATO-s qe rrafshuar me tokė. Tashmė, Koloneli dukej si i tėrbuar.

   - Tė poshtėr! – e derdhi mllefin ndaj aleancės sė NATO-s, qė ato ditė vazhdimisht i goditnin caqet e ushtrisė sė Kolonelit.

   Pėrtej shtriheshin copa muresh, rrėnoja, makineri ushtarake e objekte  tjera tė djegura deri nė themel. Kjo ia shtoi trishtimin dhe frikėn se luftėn do ta humbnin. Megjithatė ai nuk jepej para pėrcjellėsve tė tij. Pamjet e vrazhda tė kėtyre goditjeve, sikur ia kėrcėnonin realizimin e misionit. I pari i tij e priste krenar atje lart nė Beograd. Hė pra, ai duhej ta kryente misionin. Do tė bėjė ēmos. Do t’i shfarosė shqiptarėt dhe do ta shkulė qytetin. Lavdia do t’i ngrihej atje nė Kalamegdan. Mision i lartė nė lavdin e tij. Gjatė atyre ēasteve, iu kujtuan fjalėt e tė parit tė tij qė ia paskėsh thėnė pėrpara nisjes tek po ia jepte dosjet nė dorė: "Ti do tė jesh lavdia dhe krenaria e Serbisė". Qe rrėqethur derisa i kishte marrė nė dorė ato dosje.

   Tani qė udhėtimi mbaroi dhe ai kishte hyrė nė hotelin buzė Lumėbardhit, e ndjente veten tė ēliruar, ndėrsa ndjenja pėr ēlodhje, ia ngacmonte dėshirėn pėr pushim. Nuk kishte kohė. Pėr pak qaste duhej tė vinte delegacioni i komandės qė mbahej njė takim. E bėri njė dush, ndėrroi rrobat ushtarake duke veshur ato civile, dhe u ul pranė dritares sė ballkonit tė hotelit. Lėshoi njė ofshamė ēlodhėse dhe pėr pak qaste i mbylli sytė. Nuk e dinte nėse ishte lodhja nga udhėtimi apo ankthi qė e kishte shoqėruar gjatė rrugės. Rreziku e priste ndoshta edhe pa menduar, ngase mund tė sulmohej karvani ushtarak, qoftė nga ushtarėt e UĒK-sė apo nga avionėt e NATO-s dhe ta linte kokėn nė Kosovė. Kjo frikė e kishte shoqėruar gjatė gjithė rrugės, prandaj e paskėsh zgjedhur buzėmbrėmjen, ngase mė pak mund tė gjendej i sulmuar. Ky ankth e kishte dėrmuar. Aq mė tepėr fjala e gruas sė tij, Svetlanės, e cila pėrpara nisjes i paskėsh thėnė: Kosova ua ka ngrėnė kokat e sundimtarėve gjithmonė, - tė lutem mos shko! Ky zė i gruas sė tij i kishte mbetur nė vesh. U zgjua trembshėm nga ulėsja ku po dremiste njė sy gjumė nga trokitja nė derė e kamerierit qė i solli shishen e shlivovicės.

   - Mė falni zoti Kolonel, ju solla rakinė e porositur, – tha kamerieri.

   - Hė, po, faleminderit! - Lėre aty mbi tavolinė, - foli me pėrtesė Koloneli, tek po zgjohej trembshėm, dhe sėrish i mbylli sytė.

   Pėrballė hotelit u dėgjuan krisma armėsh. Koloneli sėrish u zgjua trembshėm. Nuk e dinte sa kohė i kishte mbyllur sytė, por trupi i dridhej nga plogėshtia qė ia kishte krijuar ajo kllapi gjumi. Shikoi andej nga erdhėn krismat. Pėrballė dritares sė hotelit, shpatit pėrpjetė shtrihej lagjja “Nėnkalaja”, siē e quanin vendėsit qė popullohej kryesisht nga bashkėkombėsit e tij.

Duhet tė jetė ndonjė gėzim familjar, - mendoi me vete Koloneli, tek po e tėrhiqte vėmendjen andej nga vinin zėra tė ndryshėm tė muzikės. Kjo po i bėnte pėrshtypje Kolonelit. Ia kujtonte Valevėn, Kragujevcin, Nishin, Beogradin.

Gėzojnė bashkėkombėsit e mi edhe kėtu tha ai, derisa po i pėrcillte tingujt e njė kėnge nga muzika popullore serbe. Kush e di ē'festė do tė bėhet ditėn kur do ta futim Prizrenin nė duart tona. Kjo edhe mė tepėr ia shtoi lakminė Kolonelit. Ēudi, tha me vete, shqiptarėt s'dėgjohen pėr tė gjallė. Po, ē'bėjnė tani ata? Ndoshta flenė. Nuk ėshtė e mundur. Iu kujtua fjala e gjyshit kur i kishte thėnė: Ata edhe kur flenė, janė tė zgjuar. Kjo ia dridhi mishin Kolonelit. Shqiptarėt... pėshpėriti ai. Ah sikur tė mund ta fshija kėtė emėr nga faqja e dheut, shfryu plot mllef Koloneli.

Ky ėshtė fundi i tyre tha, dhe shikimin e hodhi drejt ēantės sė tij qė e kishte vendosur mbi njė tavolinė aty pėrballė. Kjo e kthjelloi nga ajo kllapi lodhėse qė po e mundonte qė prej kohės kur ishte ulur mbi kėtė ulėse. Filloi ta ngacmojė krenaria, se njė ditė ky qytet do tė jetė i tėri nėn kėmbėt e tij dhe se fjala e tij do tė jetė fryma e kėtij qyteti. Me tė do tė lidhet gjithēka, ndėrsa lavdia serbe, emrin e tij do ta shkruajė ndėr tė parėt nė histori. Ndihej i fuqishėm. Mė i fuqishmi i kėtij qyteti. Tani mė nėn ēizmet e tij, ky qytet po i numėronte ditėt dhe ēdo gjė do tė ndryshojė pėr pak ditė. Dhe, lavdia e Kolonelit, do t’i prekė majat e qiellit. Edhe atje nė Beograd do t’ia lėshojnė vendin trimėrisė dhe lavdit tė tij. Do tė jem mė i merituari i perandorisė sonė, thoshte Koloneli. Ėndrra tė kėtilla luante Koloneli. Nė derėn e dhomės ku qėndronte, si nė befasi trokiti shėrbyesi i hotelit.

   - Ka ardhur majori, S.! - Ju kėrkon z. Kolonel!

   - Thuaj se do tė zbres poshtė sė shpejti, - tha Koloneli.

   - Si urdhėroni, z. Kolonel! - tha shėrbėtori dhe iku pėrtej derės.

   Koloneli u zgjua nga ulėsja dhe zbriti shkallėve nė katin e parė tė restorantit tė hotelit.

 

KAPITULLI I DYTĖ

 

   Koloneli zbriti shkallėve. I buzėqeshur dhe krenar iu afrua tavolinės ku ishte duke pritur majori S., i cili komandonte trupat ushtarake nė zonėn jugore dhe nė kufi.

- Mirė se na erdhe Kolonel, ardhshi me tė mira! - uroi Majori S. derisa po pėrshėndeteshin.

   - Si gjithmonė, ndėrhyri Koloneli.

U pėrshėndetėn tė dy dhe u ulėn pėrreth tavolinės, skaj dritares sė restorantit tė hotelit.

   Majori, mori njė pozitė dominuese nė vendin ku ishte ulur, ndėrsa ishte drejtuar nga Koloneli dhe po priste se nga do tė fillonte.

   Pėrjashta, matanė lumit, rrugėve tė qytetit gumėzhinin tė rinjtė qė shėtitnin korzo, ndėrsa zėri i muzikės serbe qė nxirrnin altoparlantėt, nga kafenetė pėrskaj lumit, herė-herė depėrtonte edhe nė hollin e hotelit ku rrinin Koloneli e oficerėt  tjerė.

   - Major! - Ju pėrgėzoj pėr punėn e shkėlqyeshme qė keni bėrė pėr Serbinė dhe popullin tonė, - tha Koloneli.

   - Faleminderit Kolonel! - Tė gjithė bashkė, - pohoi Majori.

   - Si qėndron situata nė terren gjatė kėtyre ditėve Major? - pyeti Koloneli.

   - Majori ofshau thellė, sikur donte tė thoshte, edhe jo bash mirė, megjithatė njė raport pėr zhvillimet e kohėve tė fundit, pėr  zonėn jugore duhet dhėnė, - mendoi ai.

   Qė nga fillimi i sulmeve tė NATO-s e kėtej, pozicioni ynė nuk ėshtė ai qė ka qenė mė parė. Janė ngushtuar rrugėt e veprimit dhe tė lėvizjes nė masė tė caktuar, nė veēanti asaj tė artilerisė e cila ėshtė e rrezikuar nė ēdo ēast. Aeroplanėt e NATO-s i pėrcjellin lėvizjet e tankeve tona dhe na godasin. Kėshtu duhet tė bėjmė shumė mė shumė punė rreth maskimit tė tyre. Kjo na merr kohė dhe njerėz, por edhe na i prish planet e sulmeve tona nė zona ku duhet tė lėvizim. Edhe morali i ushtarėve nuk ėshtė ai qė ka qenė para sulmeve. Aq mė keq, kjo i ka trimėruar edhe mė tepėr armiqtė tanė. Ata na godasin vazhdimisht dhe nė befasi. Jemi tė detyruar tė mbrohemi edhe nga ajri edhe nga toka. Mė e keqja, ata po shtohen vazhdimisht dhe po bėhen edhe mė tė ashpėr me sulme tė befasishme. Shpresat e tyre janė rritur se fitoren e kanė afėr, ndėrsa janė tė bindur se ne do ta humbim luftėn. A ka mė keq kur kėshtu mendojnė shumica edhe nga oficerėt dhe ushtarėt tanė. Goditjet e NATO-s mbi kazermėn tonė, qė me siguri ju i keni parė derisa keni udhėtuar, goditjet nė Pikėn e Cylenit, ato mbi karakollin e Struzhės dhe goditjet e vazhdueshme mbi tanket tona, na i kanė prishur bazat e qėndrimit. Kemi humbur shumė ushtarė dhe teknikė ushtarake. Kazerma ėshtė rrafshuar rrafsh me tokėn. Pika e Cylenit nga e kemi kontrolluar gjithė zonėn deri nė kufi dhe gjithė Pashtrikun, nuk ekziston mė. Edhe karakollin nė bjeshkėt e Sharrit, nuk e kemi mė. Si zėvendėsim, jemi futur nėpėr fshatra dhe aty jemi shpėrndarė. Megjithatė, edhe kėtu, terroristėt e NATO-s nuk na lėnė tė qetė. Nė Jabllanicė, fshat me popullsi myslimane, na goditėn nė mes tė fshatit. Kjo tregon se ata kanė vendosur tė mos kursejnė asgjė, qoftė edhe nė fshatra pėr ta shkatėrruar ushtrinė tonė. Nė goditjen e NATO-s mbi stacionin e policisė nė Korishė, kishim suksese. Nga informacionet qė i kishit marrė ju, nga bashkėpunėtori juaj nė NATO, se do tė goditet stacioni, atje e vendosėm popullatėn civile nga ky fshat. Nga kėto goditje mbetėn mbi dyqind tė vrarė, tė gjithė civilė. Kjo ishte kundėrgoditja mė e mirė qė i dhamė NATO-s. Me njė plumb i vramė tė dy, edhe NATO-n, edhe shqiptarėt. NATO-s ia futėm pykat e dyshimit dhe tė pėrēarjes, ndėrsa shqiptarėve ua rritėm frikėn dhe dyshimin  se tani e tutje nuk janė tė mbrojtur nga askush, dhe se, duhet tė shpėrngulen nga kėtej. Kėshtu kemi arritur tė spastrojmė shumė fshatra duke i dėbuar pėr Albani. Njė sulm tjetėr e kemi ndėrmarrė edhe nė paralagjen e qytetit. Nė Tuzsuz, i vramė rreth tridhjetė banorė, tė gjithė civilė dhe i dogjėm mbi dyqind e pesėdhjetė shtėpi. Kėtė lagje e spastruam tė tėrėn, aty tanimė jetojnė vetėm popullsi myslimane. Ata janė nė krahun tonė dhe nuk paraqesin kurrfarė rreziku pėr tė ardhmen. Vėrrinin siē jeni nė dijeni, e dogjėm nė shtatorin e vitit qė shkoi. Atje e zbatuam taktikėn e tokės sė djegur. Vramė e premė, ē'gjetėm, pleq, plaka, gra e fėmijė, qė t’ua futnim frikėn. Dogjėm e rrafshuam gjithēka me tokėn. Vramė edhe shumė ushtarė tė UĒK-ės. Mė duhet ta them edhe kėtė se atje humbėm shumė ushtarė tanė.  Edhe kėtė mars prapė e dogjėm Vėrrinin. Atje jetojnė njė popullsi malėsore e pabindur pėr pushtetin tonė. Nuk po nėnshtrohen. Prapė nisėn luftė nė fillim tė marsit. Atje vramė shumė ushtarė tė tyre por edhe nga tanėt lamė shumė. Edhe mė keq e kemi atje tani. Atė zonė e kontrollon UĒK-a dhe ėshtė shumė rrezik nė ato lugina. Atje veprojnė disa njėsite tė cilat thuajse ēdo ditė na godasin nė befasi, me blic aksione, deri nė brendinė e qytetit. Janė tė pazhdukur Kolonel. Kėtu i vret, atje tė dalin tjerė edhe mė tė tėrbuar. Ata janė tė tmerrshėm nė luftė. Sidomos tani, kur ua kemi dėbuar popullatėn civile pėr Albani, ata i kanė duart e lira dhe na godasin pa frikė. Kemi bėrė shumė luftė me ta pėr t’i zhdukur plotėsisht, por ėshtė e pamundur. Sa nuk ishin sulmet e NATO-s, e kishim mė lehtė, na ndihmonte artileria dhe aviacioni, por tani qė ato nuk mund tė lėvizin mė, kėmbėsoria vetėm nuk mund t’ia dalė atje. Pastaj, morali i ushtarėve tanė, siē ju thashė, nuk ėshtė ai i mėhershmi.

Kjo e tmerroi Kolonelin. Qe mrrolur i tėri nė fytyrė dhe po e dėgjonte me habi Majorin.

   Major, nuk ju kam njohur kėshtu, - tha me zemėrim Koloneli.

    Unė vetėm i bėra njė pėrshkrim gjendjes sė vėrtetė, ky ėshtė realiteti nė terren  Kolonel, - tha Majori me njė zė tė mekur.

   E dini se pėr kėtė mund tė dilni para gjyqit ushtarak, Major! - tha me zemėrim Koloneli.

   E di tha ai, por ju nuk po e thoni tė vėrtetėn nė terren. Unė do t’ju lutja qė disa ditė tė jeni me ne, nė terren, - tha i vendosur majori S.

   Prandaj kam ardhur, - shtoi shumė i zemėruar Koloneli.

Po pėr aktakuzėn, qė ėshtė ngritur kundėr tė parit tanė, nė Hagė, ē`mendoni Kolonel? - pyeti Majori pėr ta ndėrruar temėn e bisedės, por qė tingėllonte si me t’ia hedhur Kolonelit.

Ėshtė ēėshtje tjetėr kjo, dhe as qė dua tė mendoj pėr provokime tė tilla tė politikės sė huaj, - foli plotė zemėrim Koloneli. Brenda atij zemėrimi e zbrazi gotėn e shlivovicės nė fytin e tij dhe iku nė drejtim tė tualetit tė hotelit.

 

KAPITULLI I TRETĖ

 

   Kishin kohė qė Koloneli dhe majori S. bisedonin aty rreth tavolinės pėrskaj dritareve tė restorantit tė hotelit. Koloneli ndihej i nevrikosur nga fjalėt e Majorit, megjithatė nuk jepej edhe aq lehtė pėrpara takimit edhe me oficerėt tjerė. Nė derė hyri majori Sp. komandant i policisė nė komandėn e qytetit dhe kapiten Razhnjatoviqi, komandant i trupave paramilitare. U zgjuan qė tė dy nga ulėset ku po bisedonin. Koloneli nderoi ushtarakisht edhe pse ishte ndėrruar nė rroba civile. Nderuan tė dy.

   Derisa po i merrnin vendet, njė kėngė nė serbisht depėrtoi nga altoparlantėt qė gjėmonin qendrės sė qytetit deri nė brendinė e restorantit tė hotelit ku po rrinin tė katėr oficerėt. Kjo e gėzoi Kolonelin. Pėr njė ēast, pėrqendrimi i tij iku pėrtej.

   - Ju lumtė! - tha ai. Kjo po mė gėzon pa masė, - aludoi nė drejtim tė zėrit tė muzikės serbe qė vinte nga pėrjashta.

   - Kėtu vetėm serbisht kėndohet, Kolonel – tha majori S.

   - Ka kohė qė muzika shqip nė kėtė qytet nuk dėgjohet mė, - shtoi majori Spasojeviq.

   - Shqiptarėt kanė mortje Kolonel, - vazhdoi kapetan R. me njė pėrbuzje derisa i tha kėto fjalė.

   - As qė do tė kenė gėzime mė. Do t’i shkulim tė gjithė nga kėtu, ngase s'u ka mbetur edhe shumė. Po i numėrojnė ditėt - shtoi Koloneli.

   Nė ato ēaste, kamerieri i solli katėr kafe dhe gotat tė mbushura me shlivovicė. Mbretėroi njė heshtje derisa kamerieri i la kafet dhe gotat e mbushura tė rakisė e iku drejt banakut.

   - Ka shqiptarė nėpėr kėto objekte hoteliere Major? – U interesua Koloneli nė drejtim tė majorit S.

   - Ka vite qė shqiptarėt i kemi dėbuar nga kėtej,  pėrgjigjej majori S.

   - Mirė, mirė, se dola nga tema, - tha Koloneli dhe filloi tė hapė ēantėn e tij qė e mbante nė prehrin e vet. Nga ēanta nxori ca skripte tė ndara, tė cilat nė ballinė shėnonin Dosja P. - Pėr majorin S. - shėnonte e para. Pėr majorin Sp. - ishte e dyta. Pėr kapiten R. ishte e treta.

   - Kėtu janė tė gjitha detyrat tuaja, - tha Koloneli, derisa i ndau tė tri dosjet.

Nė rrethanat qė po krijohen, sidomos pas fillimit tė sulmeve tė NATO-s, krijojnė rrethana tė favorshme pėr realizimin e planeve tona. Nga kėto plane mund tė pėrfitojmė sidomos rreth pėrzėnies sė popullatės shqiptare pėr nė Albani. Nė bazė tė parashikimeve tona, kjo nuk mund tė realizohet plotėsisht dhe mund tė na dalin pengesa nė rast marrėveshjeje armėpushimi. Ne duhet pėrfituar brenda kohės sė kėtyre sulmeve pėr ta bėrė tė pamundshėm qėndrimin e popullatės shqiptare nė kėtė qytet. Fillimisht, policia dhe ushtria jonė, duhet tė ketė mė shumė pika qėndrimi nėpėr qytet. Pra, nėpėr ēdo pikė strategjike, nėpėr lagje, tė vihet kontrolli. Nė plan janė tė detajuara pikat dhe shtėpitė e shėnuara me shenjėn x, duhet tė pėrdoren si stacione dhe pika pėr ushtrinė dhe policinė tonė. Pronarėt e kėtyre shtėpive, tė dėbohen pėr Shqipėri, ndėrsa ata qė kundėrshtojnė, ju i dini detyrat. Kėtu tė fillojė provokimi i popullatės nėpėr lagje, pėr tė filluar pastaj masat shtesė. Fillimisht tė bėhet regjistrimi i banorėve nė mėnyrė qė tė krijohet njė statistikė dhe analizė pėr grupmoshat e popullatės qė gjenden nėpėr lagje. Ky do tė jetė njė lloj presioni, ku do te futnim frikė brenda tyre. Njė urdhėr qė do tė jepet mė vonė, shtresa mė vitale e popullatės, nė veēanti tė rinjtė, do tė mblidhen nėpėr kampe dhe prej aty do tė barten mė tutje. Njė pjesė e tyre  tė ekzekutohet nė vend, pastaj me njė pjesė, do tė ngrijmė kurthe kundėr NATO-s, si nė sulmin nė Korishė, ndėrsa tė tjerėt qė do tė mbeteshin, do tė barteshin pėr Serbi. Gjurmėt e vrasjeve tė ushtrisė dhe tė policisė sonė tė humben, sepse ato mund tė na nxjerrin telashe nė tė ardhmen. Koha e veprimit do tė caktohet me njė urdhėr, ndėrsa koha e presionit mbi kėtė popullatė mbetet pėrherė nė fuqi. Pra, kėtu unė dyshoj se me presionin qė do t’u bėhet, nuk do tė mund tė realizohet plotėsisht plani pėr shpėrngulje, sidomos tani ku brenda qytetit ka depėrtuar edhe popullatė nga fshatrat pėrreth. Ju i njihni shqiptarėt. Ata durojnė dhe nuk largohen lehtė prej kėtu. Ndėrkaq, me planin e vrasjeve dhe djegieve masive, sidomos tė lagjeve, duhet tė jemi gjithmonė nė gjendje gatishmėrie. Kjo pėr faktin se, nėse NATO-ja sulmon papritmas me kėmbėsori nga zona e Kukėsit e kėtej, do tė krijohej njė kaos edhe brenda qytetit. Duke e shfrytėzuar kėtė kaos, krahas rezistencės qė do ta bėnin forcat tona nėpėr pikat rreth kufirit, forcat e vendosura nė qytet duhet t’i kryejnė tė gjitha detyrat. Lagjja me popullatėn tonė, duhet tė vihet nė rrethim tė hekurt nė mbrojtje dhe ajo do tė vendoset nėpėr objekte fetare. Aty nuk do tė sulmojė as NATO-ja. Pėr popullatėn tjetėr, fillimisht duhet tė fillohet me vrasje masive, nėpėr shtėpi, rrugė, e kudo, e pastaj t’u ndizen shtėpitė. Kėsisoj, qyteti do tė shndėrrohet nė gėrmadhė. Kėshtu, do tė humbin shumė gjurmė tė vrasjeve. Nėse kėto detyra do tė kryhen plotėsisht, nė njė tė ardhme, pas njė armėpushimi, popullata civile jona  dhe ajo qė do tė sillej si kolonė nga Serbia, do ta qeverisin qytetin. Edhe nėse do tė vendoset ndonjė protektorat, shqiptarėt s’do tė kenė ku tė kthehen, nėse rastėsisht mund tė  mbetet kush pėr t’u kthyer. Planet e veprimit, ndarjet e pikave tė kontrollit nė zona dhe detajet tjera, janė tė fiksuara nėpėr hartat qė gjenden brenda planit. Ato, kuptohet, nė praktikė plotėsohen nga komandantėt nė terren dhe kjo ėshtė e arsyeshme. Pėr ēdo paqartėsi rreth planit veprues, pėr ēdo paqartėsi, ne jemi kėtu.

Sonte duhet t’i studioni ato, nesėr mbrėma do tė bisedojmė pėr tė gjitha paqartėsitė, e qartė?- pyeti Koloneli.

   - E qartė, - thuaj se njėzėri u pėrgjigjėn qė tė tre oficerėt, tek po i mbanin dosjet nė duar.

   - E tani, tė gėzojmė pėr Serbinė e madhe! - ngriti gotėn Koloneli. Pastaj njėri pas tjetrit i cakėrruan ato.

   Njė zhurmė shurdhuese e muzikės  qė depėrtoi nga njė dritare e hapur e restorantit tė hotelit, sikur e mbyt atė cakėrrim gotash. Megjithatė, kjo muzikė ia shtoi kėrshėrinė Kolonelit. Ai plot kėnaqėsi, e shtori gotėn e shlivovicės nė fytin e tij.

   - Nuk e di, nėse ndonjė qytet mund tė tė japė kėnaqėsi si ky – tha Koloneli.

   - Vėrtetė? - shtoi Majori S.

   - Ėshtė shumė e vėrtetė, - vazhdoi  Koloneli. Tani, oficerė tė mi, takimi mbaroi. Shihemi nesėr mbrėma, me major Stanojeviqin, dhe bėri me dorė kah ai - ende skam pėrfunduar.

   Majori Sp. komandant i policisė dhe kapiteni R. u pėrshėndetėn me Kolonelin dhe u larguan nga salla, ndėrsa majori S. e shoqėroi dėshirėn e Kolonelit pėr njė shėtitje Shatėrvanit tė qytetit. Tė dy oficerėt mbanin tė veshura rroba civile, ndėrsa nė ēdo skaj tė rrugėve tė qytetit, shiheshin agjentėt dhe policėt serbė tė cilėt kontrollonin ēdo hyrje-dalje tė qytetit.

 

KAPITULLI I KATĖRT

 

     Koloneli e ngriti kokėn nė drejtim tė kalasė, tek po i bėnte hapat e parė mbi Urėn e Gurit. Vėshtroi pėr disa ēaste atje lart dhe pastaj shikimi i tij zbriti teposhtė shpatit ku vareshin shtėpitė e lagjes “Nėnkalaja”.  Majori qė po e shoqėronte Kolonelin, ishte ndalur pak metra pėrpara tij i cili po bridhte diku mendimeve.

   - Mė pėlqen pamja e bukur e kėtij qyteti, Major, – pėshpėriti Koloneli dhe nuk e ndante shikimin nga andej.

   - Ėshtė vėrtet i bukur. Vetėm natyra ka ditur tė krijojė kėso pamje, edhe natėn tė magjepsė, - shtoi Majori.

   - Jeni kohė tė gjatė kėtu, Major?

   - Ka pesė vjet Kolonel, kam marrė dhe banesė.

   - Hė, hė, - pėshpėriti Koloneli dhe vazhdoi tė ngjitej pjerrtėsisė sė vogėl tė urės. Ai bėri disa hapa. Nė majėn qė bashkonte dy skajet e urės, u ndal pėrsėri.

   Qendrėn e qytetit po e shndrisnin dritat gjithandej, ndėrsa reklamat e dyqaneve rrezatonin pamje tė shkėlqyeshme nga ngjyrat e arit dhe argjendit, tė ekspozuara nėpėr vitrina. Kolonelin po e tėrhiqte kjo pamje.

   Do tė ecim drejt, - tha ai dhe bėri me dorė nė drejtim tė kishės.

   Tjetri pohoi me kokė, derisa po e vriste mendjen tė gjente ndonjė argėtim pėr largimin e familjes. Siē duket, e mori me pėrbuzje pėshpėrimėn e Kolonelit.

   Vazhdonin hapat pėrpara shtėpisė sė mallrave, skajit tė trotuarit, rrugės pėrskaj vitrinave tė dyqaneve. Qendrės, pėrreth kroit, dhe gjithandej, shėtisnin tė rinjtė korzo. Trotuareve zinin vend karriget dhe tavolinat e restoranteve tė mbushura pėrplot. Muzika serbe shpėrndahej gjithandej qendrės sė qytetit nga altoparlantėt e nxjerrė pėrpara restoranteve.

   Koloneli vėshtroi gjithandej.

   Janė kryesisht rini jona. Ka ca dyqanxhinj goranė, aty kėtu ndonjė turk e mysliman, ndėrsa shqiptarėt i mbyllnin herėt dyqanet e veta, pa rėnė terri - tha tjetri, pėr t’ia shtuar kuriozitetin e Kolonelit.

   - Megjithatė, kėtu nė qendėr nuk hetohet lufta, - ia priti Koloneli.

   Erė lufte mbretėron kudo Kolonel, sidomos pas fillimit tė sulmeve tė NATO-s frika ėshtė shtuar te qytetarėt tanė.

   - Mos doni tė thoni se do ta humbim luftėn? - pyeti tjetri.

   - Jo, jo, s’e pata aty - tha Majori dhe sikur diē kapėrdiu nėpėr dhėmbė.

    - Qytet i pasur me ar, - ndėrroi temė Koloneli, dhe po shikonte vitrinat e njė dyqani argjendarėsh qė vargėzonin njėri pas tjetrit pėrskaj trotuarit.

   - Janė tė pasur shqiptarėt e kėsaj ane Kolonel, - foli Majori.

   Njėfarė krenarie Koloneli po e ruante vazhdimisht karshi Majorit, edhe fjalėt i lėshonte shumė tė kursyera dhe sikur kėrkonte nga ai tė mėsonte vazhdimisht shumė gjėra.

   - Me ngritjen e kėsaj shtatoreje, kėtu nė kėtė shesh, lavdia serbe ėshtė ngritur edhe midis kėtij qyteti. Punė e menēur, - tha Koloneli, derisa po e shikonte lapidarin e car Dushanit tė ngritur pėrpara kishės serbe.

   Majorit sikur i pėlqeu kjo lėvdatė dhe mė nė fund po e gjente temėn e bisedės dhe interesimin e Kolonelit.

   - Krenarinė tonė do ta ngrijmė gjithandej dhe pėr njė kohė tė shkurtėr, ky qytet do tė jetė i mbushur me elemente arkitektonike nga historia jonė, - tha Majori i buzėqeshur.

   Koloneli njė kohė tė gjatė vėshtroi rreth lapidarit dhe kishės pėrmbrapa dhe sikur e ndjeu tė mjaftueshme rrugėn deri te kisha.

   - Kthehemi drejtimit tjetėr, - tha ai dhe bėri me dorė nė drejtim tė xhamisė “Sinan Pasha”.

Kthehemi- pohoi Majori.

   Ata e bėnė njė copė rrugė pa e folur asnjė fjalė. Ecėn tutje pėrmes turmės sė tė rinjve qė po argėtoheshin qendrės sė qytetit.

   Hodhi shikimin gjithandej. Qendrės sė qytetit shėtisnin turma tė rinjsh, djem e vajza. Pėrballė Kolonelit, tri vajza tė reja bisedonin njėra me tjetrėn. Njė flokėgjatė me tė zeza ishte mė e zėshmja e turmės. Ato ishin mospėrfillėse karshi tė tjerėve. Koloneli ndėrroi rrugė dhe kaloi pėrskaj tyre. Shikimin e ngjiti te flokėzeza derisa po kalonte aty pranė. Majori po e pėrcillte vėshtrimin e tij.

E ke gruan kėtu nė Kosovė Major? – pyeti shkujdesur Koloneli.

   - Jo, - u pėrgjigj Majori dhe s’po ia ndante sytė vėshtrimit tė Kolonelit. Diē mendoi nė ato ēaste dhe vėshtroi drejt njė skaji tė trotuarit ku po rrinin dy tė rinj tė veshur me mantele tė gjata.

   - Do tė pi pak ujė, - tha Koloneli tek iu afrua kroit nė qendėr tė Shatėrvanit. Pėrkuli kokėn dhe  njėrėn dorė e afroi pranė kroit qė po rridhte uji. Piu pak ujė dhe prapė u drejtua nė kėmbė. Njė ofshamė ēlodhjeje e lėshoi me zė tė ulėt.

   Majori e bėri njė lėvizje drejt dy tė rinjve me mantele tė gjata, pėshpėriti diē me ta dhe u kthye afėr kroit.

   - Ka ujė tė ftohtė ky qytet, - foli ai dhe me njė shami tė vogėl po e fshinte gojėn e duart.

   - Ka ftohtėsinė e borės sė Sharrit, - shtoi Majori, ndėrsa mendimin po e bredhte diku tjetėr.

   Koloneli sikur e kuptoi se Majori herė-herė po humbej diku.  Ata vazhduan rrugėn kah pjesa nėn xhaminė e Shatėrvanit.

   Ka kohė qė kjo xhami, ma vret syrin, - ndėrpreu Koloneli dhe e ngriti kokėn pėrpjetė minares e cila zgjatej lartėsisė.

   Majori heshti.

   - Do t`i vijė dita, - tha me njė ton urdhėrues Koloneli, pėr ta thyer heshtjen e Majorit.

   Ata vazhduan pėrskaj lumit. Pėrpara derės qė shkruante me shkronja ngjyrė ari  Bogosllovija, u ndal dhe bėri njė kryq nė gjoksin e vet.

   Ata vazhduan shėtitė pėrskaj lumit pėrpjetė. Ecnin krahas njėri-tjetrit, pos ndonjėherė kur Koloneli interesohej pėr diē dhe kthehej anash e shikonte. Pėrskaj shėtitores nė tė dy krahėt e rrugicės sė shtruar me kalldrėm guri, kishte plot tė rinj e tė reja qė argėtoheshin kopshteve tė restoranteve.  Kishte edhe ushtarakė e policė me uniforma, tė cilėt argėtoheshin atypari. Koloneli ishte figurė e panjohur,  por Majorin herė pas here e pėrshėndetnin tė njohur nga radhėt e ushtarakėve. Ata kishin vazhduar deri nė skajin e lagjes. Majori S. tanimė po priste ēdo ēast kur Koloneli do tė propozonte tė ktheheshin. Nuk kishte ē'tė shihej tani mė aty pari, pos krahut tjetėr pėrtej lumit ku ngriheshin ndėrtesa disa kate dhe rruga qė tė ēonte deri te Sheshi i Lidhjes. Pėrskaj murit tė lumit ngrihej njė rrethojė e hekurt, e lartė afro gjysmė metėr, qė herė pas here ndahej nga disa katrorė  betoni ku skalitej njė kryq sllav nga simbolika kishtare serbe. Kjo i bėri pėrshtypje Kolonelit. E ndjeu veten si tė ishte diku nė Serbi. Ia kujtoi rrethojat e lumit tė Uzhicės e tė Nishit.

   Paska qenė projektues i mrekullueshėm, - tha Koloneli, derisa po i shikonte rrethojat pėrreth lumit.

   Keni tė drejtė Kolonel. Ishte iniciativė e kryetarit tė komunės, njė sreckali yni - pohoi Majori.

   I ka dhėnė tamam elementet tona tradicionale. Me kėto ndėrrime arkitekturale, ne i futim mė thellė rrėnjėt tona edhe nėpėr qytetet e Kosovės. Nė kėtė drejtim duhet tė punojmė vazhdimisht, - tha Koloneli dhe i disponuar vazhdoi rrugėn pėrskaj lumit.

   Vėshtronte vazhdimisht  pėrtej lumit. Pėrtej rrugės, ngrihej kompleksi i Lidhjes Shqiptare. Njė shtėpizė e vogėl ngjyrė limoni ku ishte mbajtur njė Kuvend burrash dhe ishte lidhur besa pėr bashkimin e gjithė tokave shqiptare. Kishin ardhur burra nga e gjithė Shqiptaria dhe kishin lidhur besė pėr ta bėrė Shqipėrinė. Prapa saj, nė oborrin e muzeut pėrcjellės ngrihej shtatorja e Abdyl Frashėrit dhe e Ymer Prizrenit. Nėpėr gurėt e ngritur nja gjysmė metėr mbi tokė, shiheshin tė shėnuar edhe emrat e pjesėmarrėsve tjerė tė Lidhjes. Kompleksin e ndriēonin ca drita qė e bėnin edhe mė tė bukur gjatė asaj mbrėmjeje.

   Ky shkėlqim qė shpėrndahej nga kompleksi, po e verbonte Kolonelin. Njė siklet e pėrshkoi pamjen e tij. E gjithė ajo kureshtje e mėhershme u kthye nė hidhėrim. Edhe dėshira pėr tė shėtitur mė tej iu prish. U mrrol nė fytyrė dhe njė copė herė vėshtroi drejt Kompleksit Memorial tė Lidhjes.

   Ende gjendet kėtu ky muze, Major?- foli me inat Koloneli.

   Nuk e di si na ka mbetur Kolonel, - tha Majori me njė zė tė dridhshėm.

   Ka njė jetė qė luftoj me kėta dhe prapė nė kėmbė. Derisa i tha kėto fjalė, nga zemėrimi e kapluan dridhmat.

   Ndoshta, edhe jo gjatė Kolonel.

   Mė ėshtė bėrė tmerr ky popull, - pėshpėriti Koloneli plot neveri dhe vazhduan rrugėn drejt urės qė i bashkonte dy skajet e Lumėbardhit. Ata vazhduan rrugėn krahut tjetėr tė lumit nė drejtim tė hotelit. Koloneli nuk e foli asnjė fjalė deri te dera e hotelit. I thanė natėn e mirė njėri-tjetrit dhe Koloneli u ngjit shkallėve drejt hyrjes sė hotelit.

   Majori S. bashkė me ushtarėt qė e kishin pritur pėrpara hotelit, ikėn rrugės sė qytetit.

 

 

KAPITULLI I PESTĖ

 

Koloneli nuk ndihej mirė. I nevrikosur u ngjit shkallėve pėrpjetė. Misioni me tė cilin kishte ardhur dhe realiteti nė terren ishin ēėshtje qė po rėndonin mbi tė. Do ta kem tė vėshtirė mendoi me vete, derisa hyri furishėm nė dhomėn e tij. Dera nuk ishte e mbyllur me dry sikur e kishte lėnė. Hyri furishėm nė dhomėn e hotelit. Pėrpara iu shfaq njė vashė e re me flokė tė zinj qė po rrinte ulur mbi divan. Ajo u zgjua trembshėm nė kėmbė kur hyri Koloneli. Dridhej e tėra, ndėrsa syve sa si pikonin lotėt. Kishte njė pamje, sikur kėrkonte mėshirė. Koloneli u shtang pėr njė ēast nė derė. Pamja e vashės i dukej e njohur. Sikur e kishte parė diku. Shikimi i saj e nxori nga zemėrimi qė e kishte pak mė parė.

   - Kush tė solli kėtu? - pyeti ai.

   - Nuk e di, - rrudhi krahėt ajo.

   - Si, si? – pyeti.

   - Dy burra me mantele tė zeza, - shtoi ajo.

   - Hė, hė, Majori e ka hilen kėtu, - pėshpėriti me vete Koloneli.

   Zemėrimi qė e grinte pak ēaste mė parė, i kishte ikur. Njė buzėqeshje tė lehtė ia fali vashės me flokė tė zinj pėr ta lehtėsuar atė nga frika. Nga pamja e saj me fytyrė zeshkane ia kujtoi kohėn e studimeve nė Beograd shėtitoreve tė Kalamegdanit sė bashku me shokėt e tij kah i ndiqnin cigankat e reja. Kjo e gjallėroi Kolonelin. Ishin kohė tė hershme ato kur mateshin me shokėt se cili prej tyre kishin dhunuar ciganka mė tepėr. Qe bėrė art i fundjavės kjo punė ndėrmjet shokėve tė tij. Ku tė ankoheshin ato zogėza tė pambrojtura. Kjo i kishte trimėruar studentėt e akademisė ushtarake nė Beograd dhe as qė i shante kush. Ish-oficerėt e ardhshėm tė armatės dhe shpresa e vendit, Koloneli ndjeu nostalgji pėr atė kohė. Ishin kohė tė ėmbla. Klithma e cigankės ia zgjoi etjen. Ėshtė njė etje e vjetėr e ushqyer nė vite, por e freskėt gjithmonė nė dėshirat e Kolonelit. Si tė mos jetė nxitėse bukuria e njomė e vashėzės flokėzezė?! Ajo i kishte ardhur si njė pėllumbeshė nė strofullin e Kolonelit. Prapė koha e studimeve nė kujtesė. Moti i diplomimit, fundi i vitit. Shokėt garonin kush kujt do t’ia bėnte dhuratėn mė tė mirė. Tre prej shokėve tė tij qenė bėrė bashkė rreth njė dhurate qė do t’ia bėnin Kolonelit. Ia njihnin dėshirėn. Nė dhomėn e internatit ku banonte ai, e kishin mbyllur njė vashė tė re, shumė tė re nga mosha. Ishte zeshkane por shumė e bukur. Ndoshta nuk i kishte tė gjashtėmbėdhjetat, por e pashme. Koloneli ishte rreth tė njėzetegjashtave dhe i numėronte ditėt e fundit tė studimeve deri nė gradėn e kapitenit. Njė kujtim i paharruar kishte mbetur ajo natė nė ditėt studentore tė Kolonelit. Pastaj, kishte diplomuar dhe kishte shėrbyer gjithandej shtetit. Gjithmonė i kishte shėrbyer edhe kėsaj etje dhe asnjėherė  nuk i kishte munguar asaj. Tani qė ishte oficer, ishte shumė mė lehtė pėr tė. Shitej nė detyra karshi arsyetimit tė gruas dhe asnjėherė nuk e kishte hetuar ajo. Nga kjo etje, njė cigankė tė re e kishte punėsuar edhe nė kantinėn qė gjendej brenda oborrit tė kazermės. Pėr disa vite qe argėtuar pranė saj. Kjo kishte qenė mundėsia mė e mirė pėr tė pėr arsyetim pėrpara gruas. Gjithmonė jepte kujdestari nė objektin e kazermės. Cigankėn e bukur me emrin Smila e kishte pranė vetes. Smila kishte edhe njė dhomėz tė vogėl mbi kantinėn e kazermės dhe aty e kalonin natėn. Herė pas here ai kontrollonte nėpėr kazermė ushtarėt e tij dhe kthehej prapė aty. Ditėt mė tė mira Koloneli i kaloi kur shėrbeu nė kufirin me Rumaninė. Atje ishte shumė i lirė dhe nuk e kontrollonte askush. Ushtarėt ishin tė gjithė nėn urdhrat e tij, ndėrsa ai vendoste pėr gjithēka aty. Kalonin andej-kėndej kufirit ciganka, ziheshin nė peshkim nėpėr ujėrat e Danubit dhe silleshin nė karakollin ku komandonte ai. Nėnshtrimi i tyre pėrpara tij ia shtonte gjithmonė nostalgjinė pėr ciganka. Ato ishin tė urta, gjithmonė tė nėnshtruara pėrpara tij. Ah, kjo ishte pika kulmore me tė cilėn kėnaqej Koloneli.

Kishte ikur mesi i natės. Koloneli e ndjeu veten tė lodhur. Edhe vasha qė po vishej pėrballė tij ishte e dėrrmuar. Ajo po rrinte nė ankth se ē’do tė ndodhte me tė. Nė fytyrėn e saj lexohej ankthi. Koloneli e kishte kuptuar kėtė.

   - Sa vjeē je? - pyeti ai.

   - Shtatėmbėdhjetė - tha ajo.

   - Vendėse e kėtij qyteti? - vazhdoi ai.

   - Po, - u pėrgjigj ajo, me njė ton tė frikshėm.

   - Dhe tani je e lirė tė shkosh, por pėrpara kėsaj - vazhdoi ai me njė ton frikėsues, - asnjė fjalė askujt, ndryshe e di ē'tė gjen, - kėrcėnoi Koloneli.

   - Jo, - tha ajo me njė zė tė dridhshėm dhe iku drejt derės pėrjashta.

Ka shije dhe sy tė gjarprit Majori, mendoi ato ēaste Koloneli dhe e ngriti gotėn e shlivovicės.

 

 

 

 

KAPITULLI I GJASHTĖ

 

U zgjua trembshėm. Kishte dhembje nė kokė dhe ndjehej shumė i lodhur. Ndoshta kishte shumė kohė qė lodhje tė tillė nuk kishte pėrjetuar. Ishte udhėtimi i gjatė i ditės. Streset e luftės. Frika gjatė udhėtimit nė karvan ushtarak. Fjalėt e Majorit. Ciganka. Streset e ditės e tė mbrėmjes kishin rėnduar mbi Kolonelin. Lodhja e kishte kėputur nga fuqia. Ndjente plogėshti nė trup dhe e kishin pushtuar dridhma. Edhe krismat qė shpėrndaheshin herė pas hare gjatė natės, i bėheshin se e kėrkonin atė pėr goditje. kjo ia nxiste ankthin. Kjo ia trazoi mllefin e urrejtjes kundėr aleancės sė NATO-s. Fjalėt e Majorit e shponin vazhdimisht. Ato ishin frikė, kishin ankth nė vete. Kishin dezertim ndaj atdheut, kėshtu gjykonte ai. Nga kjo ai e nxirrte konstatimin se Majori donte tė thoshte: luftėn do ta humbim, Kolonel! Kjo ia dridhte mishtė e trupit. Nuk donte ta mendonte atė. Ndoshta Aleanca do tė pėrēahet dhe do tė ndėrpriten sulmet nga ajri. Do tė kemi luftė vetėm me UĒK-ėn. Kjo i jepte shpresė. Vetėm me UĒK-ėn, -pėrsėriti mendimin. Edhe ata na janė bėrė zjarr kudo. Ata gjithnjė e mė shumė po forcohen. S'deshi ta kujtojė kėtė fjalė. Ishte ankthi qė trazohej prapa saj. O zot, mund tė ndodhė edhe kjo, ta humbim luftėn me shqiptarėt?! Ai po kalonte nė depresion. U zgjua nga shtrati dhe aty mbi tavolinė zbrazi disa gllėnjke nga shishja e shlivovicės. Ndjeu etje. Gotėn e rakisė e zbrazi disa herė. Nuk e dinte sa ėshtė ora. Shikoi pėrtej dritareve kah shkėlqimi i dritave matanė lumit, lagjen “Nėnkalaja”. Bashkėkombėsit e mi po flenė, mendoi nė vete. Prapė e zbrazi gotėn. Vazhdoi disa herė ritmin e zbrazjes sė saj. Po i merreshin mendtė. Errėsira nė dhomė ishte bėrė si varrė, ajo po e verbonte. Ishte vonė, nuk kishte dėshirė ta ndizte dritėn. Provoi tė zgjohej drejt saj. Njė pasiguri nė kėmbėt e veta e ndjeu. E tėrhoqi krevatin, i bėri lėmsh ēarēafėt e ndrydhur. U pėrplas mbi tė. E ndjeu aromėn e parfumit tė cigankės qė kishte ngelur ēarēafėve. Prapė nostalgji. Ah, sikur tė ishte ende ciganka, mendoi me vete. Po gruaja ime, vallė ku do tė jetė tani? – foli me vete. Ishte ajo qė e  kishte zgjuar nga ėndrra.

   Vonesat e pėrditshme nga puna nė kazermė dhe raportet e ftohta me gruan, kishin nxitur dozėn e dyshimit tek ajo. Kishte filluar t’ia pėrcillte veprimet e tija, fjalėt, pastaj edhe nė marrėdhėnie me tė ndihej e ftohtė. Kjo ia kishte nxitur dyshimin Svetlanės.  Edhe rrobat ēdoherė ia nuhaste me majė tė hundės, nėse mund tė gjente ndonjė aromė tė huaj nė rrobat e burrit. Shpesh kishte dyshuar por nuk ia kishte thėnė. Ajo kėrkonte qė burri i saj tė zhytej mė thellė nė llagėmin e tradhtisė sė gruas. Nga dyshimi qė ishte vėnė nė kėrkim, ajo kishte shkuar njė ditė edhe nė kazermė ku  jepte kujdestari burri i saj. I shoqi e kishte ftuar tė pinin nga njė pije nė kantinėn e kazermės. E nxirė ajo e kishte pritur. Nė servisin e kantinės ishte Smila, njė cigankė qė e kishte punėsuar vetė Koloneli. Ajo i shėrbeu. Shikimi i saj nė drejtim tė Kolonelit, edhe mė tepėr e nxiti dyshimin e gruas sė tij, ndėrsa tek u afrua pėr t’i shėrbyer qiftit bashkėshortor, aroma e parfumit tė saj i erdhi shumė e njohur gruas sė Kolonelit.

   - Kėtė aromė parfumi, mė ka rėnė shpesh ta nuhas nė rrobat e tua, - tha ajo me inat.

   - Pse, ē'do tė thuash e dashur? - i tha Koloneli gruas sė tij, me njė pamje habie pėr ta larguar nga dyshimi atė.

   - Pse, mė bėhesh se s’ke asgjė me tė?! - vazhdoi ajo.

   - Unė s'po tė kuptoj e dashur, - tha ai.

   - Ti i di shumė mirė kėto punė, ndėrsa mua mė bėn pėr budallaqe, - foli Svetlana me zemėrim.

   - Po, ē’ke moj e dashur? - vazhdoi Koloneli.

   - E di unė se ē'kam me ty, - tha gruaja dhe u zgjua nga ulėsja.

Ajo ecte pėrpara drejt daljes, ndėrsa Koloneli i shkonte pas. Taket e saj qė oshtinin pas hapave, tregonin zemėrimin. Tė gjithė ushtarėt qė ishin nė kantinė e shikuan me habi kėtė veprim tė gruas sė Koloneli, ndėrsa ai u ndie i turpėruar. Nė shtėpi ajo i mblodhi tė gjitha kėmishėt e tij dhe ia hodhi nė fytyrė.

   - A nuk ėshtė po ajo aromė, qė e mbante ciganja?

   - Ke nxitur dyshim tė kotė moj grua, - tha Koloneli.

   - Ti vazhdimisht mė ke tradhtuar! - bėrtiste Svetlana si e tėrbuar.

Gjatė gjithė atyre ditėve ishte munduar ta qetėsonte gruan e tij. Pėrpjekjet ishin tė kota. Ajo ishte egėrsuar me burrin dhe nuk qetėsohej fare. Njė ditė kur ishte ulur dhe po i fliste pėr luftėn qė po e bėnte ushtria e tij nė Kosovė, ajo nė fillim sikur i dha njė lloj rėndėsie bisedės. Dhe, Koloneli mendoi se ia kishte arritur qėllimin ta zbuste gruan. I fliste pėr planet nė tė ardhmen, se si do t’i zhdukin shqiptarėt, se Kosova njė ditė do tė jetė e tyre, etj. Filloi t’i flasė edhe pėr dėbimet e popullatės shqiptare qė po i bėnin nė Kosovė, pėr vrasjet dhe masakrimet. Dhe, nė momentin kur Koloneli mendonte se e kishte zbutur nga inati gruan e tij, ajo me zė tė lartė i bėrtiti.

   - Po, dhunime keni bėrė!

   - Koloneli uli kokėn dhe mbeti pa fjalė pėrpara Svetlanės.

Kjo britmė i erdhi nė ėndėrr Kolonelit dhe nuk po e linte tė flinte asnjėherė tė qetė.

 

KAPITULLI I SHTATĖ

 

   Koloneli nuk kishte fjetur mirė. Goditjet e NATO-s qė ua bėnin pozicioneve tė ushtrisė sė tij dhe oshtima e krismave  shpeshherė ia kishte prishur gjumin. Gjatė natės ai disa herė i kishte hapur sytė dhe pėr njė kohė tė gjatė kishte vėshtruar gjithandej dhomės, prapa hijeve dhe shkėlqimit qė vinte nga dritat e qytetit. Aspak nuk e ndjente veten tė sigurt. Ku ta dije, ndoshta NATO-ja ėshtė e informuar pėr qėndrimin e tij nė kėtė hotel dhe mund tė godasė edhe aty. Kjo ia trazonte frikėn, edhe pse e dinte fare mire se pak njerėz e dinin qėndrimin e tij. Ndoshta, ndonjė komplot mund tė pėrgatitej edhe pėr tė. Ndoshta edhe nga oficerėt tanė. Kjo ka ndodhur shpesh dhe mund tė ndodhė. Pikėrisht kjo dozė dyshimi i krijonte pasiguri Kolonelit. Gjithēka nė kėtė kohė e ka humbur besimin. Sidomos nė mesin e ushtrisė tonė kur nuk dihet se ē'kaos ėshtė krijuar pas fillimit tė sulmeve tė NATO-s. Koloneli ishte i mėsuar me kėto gjėra. I sprovuar nė pėrvoja nė komplote ushtarake kundėr shokėve qė ishin mė tė zotė se ai. Eliminime dhe privime nga jeta kishin ndodhur pėrherė nė armatėn e tij. Kishin qenė nga mė tė ndryshmet ato, qoftė pėr bindje politike apo pėr pozita. Kjo e kishte pėrgatitur Kolonelin tė jetė vigjilent gjithmonė kundrejt oficerėve tė tij. Ndoshta edhe Majori mund tė jetė i tillė, dyshonte ai. Gjatė gjithė kohės i dukej se kishte fjetur nė ethe. Kjo e kishte lodhur atė. Nata i dukej shumė e gjatė dhe e mundimshme. Kishte nevojė ende pėr gjumė, por zhurmat e njė turme njerėzish qė dėgjoheshin nga rrugėt e qytetit, e trazuan tej mase. Ajo sa vinte e bėhej mė e fuqishme. Nė fillim nuk e tėrhoqi vėmendjen, por me kohėn filloi tė bėhej mė i ndjeshėm. Dielli kishte depėrtuar deri nė dhomė duke i dhėnė shkėlqim.

Paskam mbetur vonė, - tha nė vete.

U zgjua drejt dritares pėr tė parė se ē’po ndodhte poshtė nė rrugėt e qytetit. Lėvizjet e veturave ishin tė rralla ndėrsa makina ushtarake dhe policore kishte mė tepėr. Njė turmė tė rinjsh qė po vinte teposhtė nga rruga qė tė ēonte pėr te Sheshi i Lidhjes, vazhdimisht po brohorisnin: “Vdekje shqiptarėve, vdekje shqiptarėve, do t’ua presim kokat, do t’i djegim tė gjithė, tė gjithė nė Albani, Kosova ėshtė jona”! etj. Ata ishin rebeluar dhe herė pas here mbi dyqanet e shqiptarėve hidhnin gurė e copa drurėsh qė kush e di nga i kishin mbledhur. Njė mjekrosh vazhdimisht gjuante me automatik pėrpjetė. Dy tė tjerė me revolverė nė duar. Njė turmė nė njė skaj rruge po rrotullonte njė veturė. E ktheu atė nė shpinė dhe ia vuri flakėn. Nga ana e pėrtejme e lumit, nė lagjen “Nėnkalaja”, gra e vajza qė me siguri ishin serbe, kishin dalė dritareve dhe po i brohorisnin masės sė revoltuar. Disa tė rinj tė tjerė qė me siguri ishin zgjuar vonė vraponin nga andej urės dhe i bashkėngjiteshin turmės. Mjekroshi ishte mė i zėshmi. Ai vazhdimisht bėrtiste: “Vdekje shqiptarėve”, derisa automatikut qė s’ia ndante krismat, ia ndėrronte pa ndėrprerė magazinat e municionit. Ata po vinin drejt teposhtė pėrskaj hotelit duke brohoritur pa ndėrprerė: “Vdekje shqiptarėve, Vdekje shqiptarėve”! Pėrpara ballkonit tė hotelit ata u ndalėn. Dy vajza tė reja nga pėrtej urės, u sollėn ca shishe raki. Filluan tė pinė. Njė burrė i shtyrė nė moshė i parruar dhe plot mjekėr me njė harmonikė tė vendosur nė gjoks po vraponte drejt turmės. Ai hyri nė mes dhe filloi t’i binte asaj. Harmonika nxirrte njė ton shurdhues karshi zhurmės sė turmės. Disa tė rinj u bėnė nė formėn e rrethit dhe filluan tė luanin vallen serbe. Tė tjerė kėndonin. Rakia derdhej pa ndėrprerė ndėrsa shishet  thyheshin trotuarit gjithandej. Festonin. Koloneli sikur e kuptoi se kjo valle ishte e porositur tė luhej pėrpara tij. Ai i njihte dredhitė ushtarake. E dinte se plani i Majorit ishte nė kėtė lojė. Doli nė ballkonin e hotelit dhe pėrshėndeste drejt turmės. Kėnga bėhej mė e zėshme. Edhe turma pėrshėndeste nė drejtim tė Kolonelit. Ai mendonte se ishte ndonjė lojė qė po luhej pėr ardhjen e tij. Nė ato ēaste, nė derė hyri recepsionisti i hotelit dhe aty nė ballkon, i solli njė letėr atij.

   - Pėr ju z. Kolonel? - tha recepsionisti.

   - Kush ta dha? - pyeti ai.

   - Njė oficer i ushtrisė - u pėrgjigj recepsionisti.

   - Hė, hė, faleminderit - tha Koloneli dhe e hapi shpejt atė. Tjetri u largua nga aty.

I dashur Kolonel,

Muzeu i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u dogj!

                                   Majori.

   Hė, hė, - buzėqeshi ai dhe hyri nė dhomė. Turma e njerėzve pėrjashta rrugėve tė qytetit vazhdoi festėn.

 

KAPITULLI I TETĖ

 

Dėshira pėr tė pushuar ende e ngacmonte, por dielli qė i kishte pushtuar tė gjitha skajet e dhomės sikur donte ta largonte nga aty. Kishte ikur gjysma e paradites dhe i dukej mėrzi qėndrimi brenda nė dhomė. Dėshira pėr tė dalė rreth lumit nė atė freski mėngjesi e tėrhiqte tej mase. Ku kam kohė pėr shėtitje, mendoi me vete. Nga ēanta nxori notesin e terminėve dhe fletė pėr fletė e hapi atė. Takimi me Popin ishte agjenda e ardhshme. E mbylli atė dhe pėr njė ēast e hodhi shikimin pėrtej dritareve. Andej pėrtej lumit, nė fund tė lagjes “Nėnkalaja”, mbi njė derė tė madhe shėnonte: Bogosllovija. Pėrtej shtrihej njė shtėpi e madhe me fasadė tė portokalltė nė tė kuqe. Njė shtėpi e vjetruar dhe me njė kulm tė deformuar qė nė pamje nga jashtė, dukej e pabanueshme. Pėrpjetė shpatit i visheshin shtėpitė, thuaj se njėra mbi tjetrėn. Shtėpi tė vogla me njė strukturė tė vjetėr ndėrtimi.  Ato ia nxinin rrezet e diellit njėra tjetrės, thuaj se rrallė i gjeje tė pushtuara. Vetėm pas drekės e tutje kur dielli ndėrronte pozitėn, i mbulonte ato. Shikimi i Kolonelit u kthye prapė nė dhomė. Duhet tė pėrgatitem mendoi me vete. Koha. Ai e bėri njė dush shpejt, u vesh dhe zbriti shkallėve teposhtė.

Kthehem pėr drekė, - e la porosinė nė recepsion dhe iku pėrjashta derės sė hotelit.

Koloneli bėri kryq nė gjoksin e tij kur arriti pėrpara derės sė patrikanės. Hyri brenda nė oborrin e saj. Pėrpara tij u shfaq njė burrė me fustanellė tė gjatė deri te kėmbėt, me njė kapelė ngjyrė tė zezė, e rrumbullakėt, nė pjesėn e epėrme e rrafshėt. Me syze dhe mjekėr tė gjatė qė shtrihej teposhtė gjoksit tė tij saqė mezi i dukej kryqi qė varej nė zinxhirin qė e mbante qafės. Burri e mbante njė shkop tė gjatė me njė kryq nė majė. Ai e ktheu kokėn kah zhurma e portės sė oborrit qė u hap atyre ēasteve. U zgjua nga ulėsja ku po ngrohej nė diell dhe u nis drejt Kolonelit.

   - Mirė se na erdhe Kolonel! - Tė prisja, mora vesh mbrėmė pėr ardhjen tuaj, - foli Popi, derisa po i afrohej ta pėrqafonte Kolonelin.

    - Mirė se ju gjej! - tha Koloneli dhe puthi kryqin mbi gjoksin e Popit. Popi bekoi.

   - Zoti qoftė me ju! - shtoi ai dhe bėri me dorė kah ulėset.

   - Si ju kemi? - pyeti Koloneli derisa po ulej mbi njė karrige.

   - Mirė biro, mirė, po juve si ju shkojnė punėt? - vazhdoi Popi.

Jo edhe krejt nė vijė. Problemet nė terren na janė shtuar, sidomos pas fillimit tė sulmeve tė NATO-s kundėr ushtrisė sonė. Kemi ankesa nga tė gjithė komandantėt e zonave. Lėvizjet e makinerisė sonė janė kufizuar shumė dhe e kemi vėshtirė tė marrim ofensiva kundėr UĒK-sė. Vetėm me kėmbėsori ėshtė shumė vėshtirė tė ndėrmerren ofensiva. NATO-ja na i ka goditur tė gjitha pikat e qėndrimit tonė dhe ushtrinė kemi filluar ta pėrqendrojmė nėpėr fshatra, kuptohet aty ku ka mundėsi tė bėhet. Nga ana tjetėr shqiptarėt po forcohen vazhdimisht. Ushtria e tyre po rritet ēdo ditė. Vijnė vullnetarė edhe nga jashtė. Siē ju thashė, pas fillimit tė sulmeve tė NATO-s kundėr caqeve tona, ata janė bėrė edhe mė tė rrezikshėm. Bashkėpunojnė me oficerė tė NATO-s. Tani qė e kemi edhe aviacionin tonė, luftėn do ta fitojmė, thonė. Ndėrsa morali i ushtrisė sonė, sa po zgjasin sulmet e NATO-s, gjithnjė e mė shumė po bie. Kėtė ma komunikoi edhe Majori i zonės jugore. Megjithatė, ne do t’i realizojmė planet tona. Shqiptarėt, njė pjesė do ta dėbojmė nė Albani, pjesėn tjetėr do ta vrasim e shfarosim, nė mėnyrė qė edhe nėse arrijmė ndonjė marrėveshje pėr armėpushim, mos tė ketė mė kush tė kthehet nga shqiptarėt. Farėn shqiptare nga ky qytet, do ta zhduk tė tėrėn. Ky ėshtė edhe qėllimi i ardhjes sime kėtu, - fliste Koloneli plot zemėrim. Popi, nė anėn tjetėr po i dėgjonte me vėmendje fjalėt e Kolonelit.

   - Prandaj, - vazhdoi Koloneli, kam ardhur t’ju pyes juve, nėse do tė mund ta strehoni popullatėn serbe tė kėtij qyteti brenda kėtij objekti dhe kishave tė qytetit. Kjo siguri do tė na duhej pėr pak ditė, deri sa ne ta kryejmė ofensivėn nėpėr lagjet e qytetit. Kėtu do ta kemi mė tė sigurt popullatėn tonė, sepse edhe NATO-ja nuk do tė sulmojė mbi objektet fetare. Sa pėr sigurinė tjetėr, ne do ta rrethojmė njė pjesė tė qytetit dhe ju do tė jeni tė mbrojtur nga ushtria jonė. Koloneli u ndal pėr njė ēast dhe po priste pėrgjigje nga Popi.

   - Ne kemi vend mjaft biro, dhe kėtė do ta bėjmė me gjithė dėshirė. Vetėm Serbia e madhe le tė bėhet, - tha Popi dhe bėri kryq gjoksit tė tij.

   - Faleminderit! - tha Koloneli.

   - Zoti ju bekoftė biro, dhe urojmė sa mė parė t’i realizoni planet tuaja, - tha Popi dhe e bėri njė lėvizje tė kryqit drejt Koloneli. Edhe Koloneli kryqėzoi gjoksit e ballit tė tij.

 

KAPITULLI I NĖNTĖ

  

Koloneli ishte ndarė mbi urė dhe po shikonte gjithandej qytetit. Dy duart i kishte vėnė mbi hekurat e urės dhe herė pas here vėshtronte ujin e pastėr tė lumit qė rridhte teposhtė shtratit tė vet. Kanė ujė tė pastėr kėto bjeshkė, - mendoi me vete. Ky ujė i jep jetė kėtij qyteti, ia freskon fytin edhe nė ditėt mė tė ngrohta tė verės. Kanė ardhur shumė miq tė mi qė e lakmojnė kėtė qytet. Ndoshta unė isha mė me fat. Njė ditė ky qytet do tė jetė nė duart e mia dhe zoti i tij do tė jem unė. Askush s'do tė mund tė dalė jashtė urdhrave tė mia. Tė gjithė ata qė nuk u binden urdhrave tė mia, s’do ta kenė vendin kėtu.  Paramendo kėtė qytet pa shqiptarėt. Gjithēka do tė jetė serbe. Do ta mbushim kisha e manastire nga kultura jonė. Do t’ia ndėrrojmė gjithė strukturėn arkitektonike. Edhe lavdinė tonė do ta ngrijmė gjithandej shesheve tė kėtij qyteti. Atje mbi kala, do ta ngrijmė mbretėrinė tonė. Kur e solli nėpėr mendje kėtė mendim, e ngriti kokėn drejt kalasė atje lart mbi qytet dhe njėrėn dorė  vendosi mbi ballė pėr t’i bėrė hije diellit qė e verbonte syve. Pasi shikoi gjithandej, vazhdoi rrugėn pėrskaj lumit, nė drejtim tė rrugės qė ēonte te Sheshi i Lidhjes. Herė pas here hidhte shikimin lagjes andej lumit dhe shpatit qė ngrihej pėrpjetė deri nė kala. Hap pas hapi, i thelluar mendimeve u gjend pėrpara Sheshit tė Lidhjes. Pėrpara tij vetėm rrėnoja dhe drurė qė ende po digjeshin. Ishte shtėpia muze ku ishte mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 1878. Dy buste qė ishin tė shkulura nga vendet e tyre prapa objektit qė po digjej, ishin hedhur nė lumė. Ato qenė hedhur pamėshirshėm atje nė bregun e lumit. Kjo e gėzoi Kolonelin. Kėtu s'do tė ketė mė gjurmė nga historia e shqiptarėve. Ai ecte pėrreth zjarrit qė ende po digjej mbi rrėnojat e shtėpizės. Bėri dhe disa hapa, herė pas here i hidhte shikimin zjarrit, derisa arriti pranė Kuvendit tė Komunės. Hyri brenda oborrit tė kuvendit qė mbulohej nga dy objekte tė mėdha anash dhe vazhdoi drejt hyrjes.

   - Ka kohė qė po ju pres, Kolonel, - u dėgjua njė zė te hyrja.  - Mirė se na erdhėt nė qytetit tonė! - ishte zėri i kryetarit tė Komunės,  Ēanēe.

   - Mirė se ju gjejmė, zoti Kryetar! - uroi Koloneli derisa po pėrshėndeteshin.

Koloneli e ktheu kokėn edhe njė herė prapa, deshi tė shohė edhe njė herė flakėn qė ngrihej pėrpjetė qiellit nga djegia e shtėpisė sė Lidhjes, por nga lartėsia e ndėrtesės sė Kuvendit, e pa vetėm tymin qė ngrihej lart nė qiell. - Ky tym qė ngrihej pėrpjetė e gėzonte. Nga fytyra e tij reflektoheshin buzėqeshje tė ēiltra.

   - Qė moti ka qenė e nevojshme ta djegim Kolonel, por nuk e di se si na pat shpėtuar ky kompleks.

   - Mė mirė vonė se kurrė, - shtoi Koloneli.

   - Derisa e kishim misionin e OSBE-sė kėtu, nuk ishim dhe aq tė lirė, ngase objekti ishte nėn mbrojtjen e UNESCO-s, me largimin e tyre i kemi duart tė lira, - shtoi Ēanēe.

   - Tani, ėshtė koha e veprimit, asgjė s'duhet lėnė mbi tokė nga kultura e shqiptarėve. Gjithēka duhet tė shkulet nga kėtej dhe t’u humben gjurmėt. Mbi to duhet tė ndėrtohen objekte nga kultura jonė. Vetėm kėshtu do tė mund ta serbizojmė Kosovėn, - shtoi Koloneli, derisa po ecnin korridorit tė ndėrtesės sė Kuvendit.

   - Po, si i kemi punėt nė front, Kolonel?

   - Jo edhe aq mirė, - ofshau Koloneli. - Janė ngushtuar rrugėt e veprimeve ushtarake, sidomos pas sulmeve tė NATO-s. Megjithatė, luftėn nuk e kemi ndėrmend ta ndalim, edhe pastrimi i qyteteve dhe fshatrave shqiptare, po shkon mirė. Planifikojmė qė deri nė gjysmėn e kėtij viti, gjysma e popullatės shqiptare tė dėbohet nga Kosova. Me gjysmėn tjetėr, do ta kemi mė lehtė pastaj.

   - Urdhėroni! - tha Kryetari, tek po e hapte derėn e zyrės sė tij. - Merreni vendin Kolonel, - dhe bėri me dorė kah ulėsja qė gjendej pėrballė tavolinės.

   - Faleminderit, z. Kryetar! - falėnderoi Koloneli.

   - Dy kafe dhe dy shlivovica, - iu drejtua shėrbėtorit qė hyri nė zyrė atyre ēasteve. - Po, ku mbetėm Kolonel? - deshi ta vazhdojė bisedėn Kryetari.

   - Siē thashė, do ta kemi mė lehtė pastaj, sepse pjesa qė do tė dėbohet me dhunė nga kėtej, nuk do tė kthehet mė kurrė. Ushtria jonė ėshtė e urdhėruar qė sa mė tepėr ta terrorizojė atė, ta vrasė, tė masakrojė e tė dhunojė, nė mėnyrė qė sa mė tepėr tė shkatėrrohet qenia e tyre psikologjike, njerėzore. Dhe, nga ky terror, ajo kurrė mė nuk do tė mendojė pėr kthim, nėse mund tė vijė njė kohė paqeje. Brenda kėtij viti, shqiptarėt llogarisim t’i kthejmė nė pakicė kombėtare nė Kosovė. Nė njė vizion mė tė gjatė edhe atė pjesė tė mbetur do ta asimilojmė, duke ua mohuar tė gjitha te drejtat, shkollat, arsimin, punėn. Kėtė strukturė do ta ndėrronim me prurjen e popullatės sonė nga Kroacia, Bosnja dhe nga Serbia. Janė plane tė detajuara kėto, Kryetar, por ne pėr momentin kemi ende punė. Nga ato qė pashė, ju duket se keni filluar mbarė nė kėtė qytet. Unė ju pėrgėzoj dhe ju mbėshtes tė vazhdoni edhe mė tej tė punoni nė kėtė drejtim.

   - Faleminderit Kolonel! Ne po pėrpiqemi brenda mundėsive dhe mjeteve qė na mbeten. Siē e dini, shumė nga mjetet e buxhetit tonė shkojnė nė ushtri, dhe me ato qė mbeten, e bėjmė ndonjė punė nėpėr qytet, - tregoi Kryetari.

   Megjithatė, nėse tė paktėn, edhe njė vazo luleje, apo njė gur qė nė tė ka simbole serbe, vendoset brenda ditės rrugėve e shesheve tė kėtij qyteti, pėr tė ardhmen ka shumė vlerė.

   - Do ta bėjmė Kolonel, - premtoi Kryetari.

   - Unė sot kam ardhur t’ju pėrgėzoj dhe tė bisedojmė pėr disa ēėshtje rreth planeve tona pėr ditėt qė do tė vijnė.

   - Me gjithė dėshirė Kolonel, - tha Kryetari.

Pėr njė ēast bisedėn e ndėrpreu hyrja e shėrbėtorit me dy kafe dhe gotat e shlivovicės mbi tepsinė e kafes.

   - Lėshoji kėtu! - bėri me dorė kah tavolina Kryetari.

   - Si urdhėroni! - tha shėrbėtori, tek e vendosi tepsinė me kafet e gotat e rakisė mbi tavolinė dhe u largua drejt derės.

   - Dhe tani, gėzuar Kolonel! - uroi Kryetari. - Mirė se na ke ardhur nė qytetin tonė dhe tuajin! - cakėrroi gotat ai.

   - Gėzuar pėr Prizrenin tonė! - uroi Koloneli, dhe gotėn e shlivovicės e zbrazi fytit tė tij.

  - Po, deshi ta vazhdojė bisedėn Kryetari.

   - Sipas planeve tona, z. Kryetar, disa nga paralagjet e kėtij qyteti do tė digjen, kujtoj se pėr tė gjitha kėto ju ka njoftuar edhe Majori dhe jeni nė dijeni.

   - Po, po, - pohoi Kryetari.

  - Pėr tė gjitha kėto, duhet tė kemi njė gatishmėri mbėshtetjeje edhe nga ana juaj, ngase nė disa raste do ta kemi nevojėn edhe tė organeve tuaja. Do tė kemi punė me regjistrimin e popullatės sė mbetur, tė cilėn duhet tė na e kryejnė organet tuaja, pastaj planet e qytetit, evakuimi i popullatės serbe nėpėr lagje tė mbrojtura dhe disa plane tjera qė kujtoj se me Majorin i keni diskutuar ato.

   - Unė Kolonel, pėr tė gjitha jam nė rrjedhė dhe se mbėshtetja jonė ėshtė obligim pėr Serbinė e madhe. Do ta bėjmė apo jo?! - tha Kryetari dhe e ngriti gotėn e rakisė pėrsėri. – Gėzuar! - tha ai.

   - Faleminderit z. Kryetarė, gėzuar! - i cakėrruan gotat tė dy.

   Ndejėn e tyre e prishi njė goditje e aeroplanėve tė NATO-s, qė goditi diku nė periferi tė qytetit por qė oshtima e asaj krisme depėrtoi edhe nė zyrėn e Kryetarit. Koloneli u kthye pėrsėri nė dhomėn e hotelit ku ishte vendosur.

 

KAPITULLI I DHJETĖ

 

   - Mbrėmje e mirė, tha Koloneli, tek po i afrohej tavolinės ku po bisedonin majori Stanojeviq, majori Spasojeviq dhe kapiteni Razhnjatoviq. - Mė falni se u vonova ca, - vazhdoi ai.

   - Sapo erdhėm, tha majori Stanojeviq, tek po zgjohej nė kėmbė pėr tė pėrshėndetur Kolonelin.

   - Qė tė tre pėrshėndetėn nė drejtim tė Kolonelit, me dorėn ngritur lart mbi vetull, pėr tė nderuar gradėn ushtarake tė tij.

   - Uluni, ushtarakėt e mi, tha Koloneli, pasi nderoi dhe ai me pėrshėndetje ushtarake. - Si ju shkuan punėt sot? - pyeti ai.

   - Jo edhe keq, tha majori Spasojeviq. Disa mijėra shqiptarė mė pak, Kolonel. Deri nesėr edhe mė pak. Brenda disa ditėsh ndoshta do ta pėrzėmė gjysmėn e Kosovės.

   - Shkoni sipas planit? - pyeti Koloneli.

   - Pėr cilėn pikė flisni Kolonel? - ndėrhyri majori Stanojeviq.

   - Pėr pikėn e dokumentacioneve tė identifikimit, - sqaroi Koloneli.

   - Hė, hė, po, - tha majori Stanojeviq. - Ēdo dokument identifikimi qė e kanė me vete, i detyrojmė t’i dorėzojnė nė kufi. Letėrnjoftimet, pasaportat, shpesh u gjejmė edhe tė holla, pastaj targat e veturave, traktorėve dhe gjithēka qė i identifikon, ua marrim.   – Ashtu? - Ju lumtė! - inkurajoi Koloneli. – Taktikėn e tmerrit mos e harroni. Herė pas here nxirrni njerėz edhe nga kolona dhe ekzekutoni pėrpara rreshtit tė kolonės. Duart i keni tė lira. Kėshtu do t’i tmerrojmė mė tepėr dhe kurrė nuk do t’u bie ndėrmend pėr kthim prapa.

   - Mos e ki dert Kolonel, - tha kapiten Razhnjatoviqi, qė deri nė ato ēaste vetėm kishte dėgjuar.

   - Faleminderit Kapiten! - falėnderoi Koloneli.

   - Pėr Serbinė e madhe, apo jo? - shtoi kapiteni Razhnjatoviq.

   - Bukur e the, - tha Koloneli,  po, planin e studiuat?

   - Pėr ēdo detaj, - tha majori Stanojeviq.

   - Gjithashtu, - pohoi majori Stankoviq.

Kapiten Razhnjatoviqi, vetėm pohoi me kokė, duke iu bashkuar pėrgjigjeve tė tė dy oficerėve tjerė.

   - Po mirė, - tha Koloneli dhe ndėrpreu pėr njė ēast, derisa kamerieri qė po shėrbente, ua solli gotat e mbushura me shlivovicė. Keni vėrejtje apo tė shtoni diēka rreth planit njė,  vazhdoi ai.

   - Unė jo, - tha kapiten Razhnjatoviqi.

   - Unė nuk kam tė shtoj, por pėr tė pyetur Kolonel, - tha majori S. i ushtrisė. Nėse nuk arrijmė ta realizojmė kėtė plan deri nė fund, keni plan tjetėr nė vazhdim? - pyeti ai.

   - Prandaj dhe e caktova kėtė takim, - u pėrgjigj Koloneli. Ekziston njė plan i dytė, nė ndonjė rast tė dėshtimit tė tė parit, dhe ky plan duhet tė zbatohet nė pėrpikėri nė rast tė ndonjė marrėveshjeje tė mundshme me NATO-n.

   - Me dėbimin e popullatės, duhet tė vazhdohet bile deri nė shqiptarin e fundit nga ky qytet. Atė duhet ta tmerroni sa mė tepėr, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė kemi sa mė pak punė me ta. Nė rast tė arritjes sė ndonjė marrėveshjeje me NATO-n, mund tė na mbeten shumė njerėz nė kėtė qytet. Nėse neve na vihet ndonjė kusht pėr largim nga kėtej, popullata jonė do tė na mbetet e shpėrndarė nėpėr lagje tė qytetit. Kėtu ėshtė e nevojshme tė krijohet njė zonė ndarėse qė do ta ndante qytetin. Pra, pėr popullatėn tonė tė caktohet njė ndarje e qytetit, brenda sė cilės, nė tė ardhmen shqiptarėt, as qė do tė mund tė hynin nė atė zonė. Kėshtu qė, gjysmėn e qytetit do ta kemi tė sigurt dhe nėn kontroll tonin. Nė njė marrėveshje tė mundshme me NATO-n, do tė kėrkonim tė na sigurojė mbrojtje tė popullatės civile serbe dhe automatikisht njė pjesė e ushtarakėve, paraushtarakėve dhe luftėtarėve tanė, do tė futeshin nė radhėt e civilėve. Ata do tė kenė detyra tė caktuara. Pra, pėr zonėn qė ju fola, atė, o ta ndajmė nė pikat mė tė pėrshtatshme tė qytetit prej nga edhe do tė mund ta mbajmė nėn kontroll, o t’i bllokojmė tė gjitha arteriet e qytetit dhe pjesėt mė tė mira tė tij qė t’i futnim nė duart tona. Njė ndarje tė mundshme unė e kamė formuluar, por ajo mund tė plotėsohet nga ana juaj, ngase ju tani e njihni mė mirė se unė situatėn nė brendinė e qytetit. Nga pjesa jugore, njė kufi i mundshėm do tė ishte spitali, nė mėnyrė qė ta kemi vetė nė duart tona. Kjo do tė vazhdojė jug-perėndimit deri nė varrezat e qytetit dhe lumi Bistrica, si vijė ndarėse. Tė kthehem nga spitali, deri te pjesa mbi basenet e qytetit, nė mėnyrė qė ujin ta kontrollojmė vetė, nga aty, do tė vazhdojė e gjithė lagjja e mbispitalit nė drejtim tė lagjes ”Bylbyldere”, pastaj pjesa e fabrikės sė Farmakosit tė vjetėr, e deri nė kalanė e qytetit. Njė vijė e sigurt ndarėse pėr gjithė zonėn veriore nga internati e deri te pjesa e nėnklasė, do tė jetė lumi dhe me kėtė do ta siguronim njė vijė tė mirė mbrojtėse. Urat do t’i kontrollojmė vetė. Mė duhet studiuar me ndihmėn tuaj planin e pjesės pėrtej lumit, duke e prerė njė pjesė tė qytetit, nga rruga pėr te stacioni qė nis nė Tabahane, pėr tė vazhduar me pjesėn kah salloni i mobilieve dhe lagjet qė i takojnė krahut tė kazermave tona deri nė Lubizhdė e Gėrnēar. Nga kodrat mbi kazermė, nuk na rrezikon kush, ngase atje janė popullata myslimane dhe janė me ne. Edhe ky plan, kėrkoj tė studiohet nga ana juaj dhe ta plotėsojmė nėse ka vend pėr tė. - Derisa i tha kėto fjalė, Koloneli ua shpėrndau nga njė dosje tė tre ushtarakėve.  - Keni pyetje? -vazhdoi Koloneli.

   - Pėr momentin jo, - pohoi major Stanojeviqi.

Edhe major Spasojeviqi  vetėm e luhati kokėn nė shenjė pohimi se nuk kishte ndonjė pyetje.

   - Ndoshta, pasi ta kemi analizuar planin, - tha kapiten Razhnjatoviqi, tek po e fuste nė njė ēantė dosjen qė ua kishte shpėrndarė Koloneli.

   - Meqė nuk keni ndonjė pyetje tė veēantė rreth planit, atėherė gėzuar dhe pėr Serbinė e madhe! - uroi Koloneli, derisa po e bėnte gati gotėn me raki dhe po priste ta cakėrronin me oficerėt tjerė.

Njė cakėrrim gotash u dėgjua mbi tavolinė.

   - Gėzuar! - uroi majori  Stanojeviq.

   - Gėzuar! - tha edhe majori Spasojeviq.

   - Gėzuar! - uroi kapiten Razhnjatoviqi, dhe vazhdoi: Pėr njė Kosovė, pa farėn e shqiptarėve!

   - Tė lumtė! - ndėrhyri Koloneli. - Kosovėn do ta bėjmė Serbi dhe nė njė tė ardhme, ky emėr nuk do tė ekzistojė, - vazhdoi ai.

Edhe njė herė gėzuar! - uroi Majori. - Kėtė herė nga unė, - shtoi ai, edhe njė cakėrrim gotash u shpėrnda gjithandej restorantit tė hotelit.

   - Nėse kemi mbaruar, unė dua tė iki, - tha major Spasojeviqi.

   - Edhe unė, - tha kapiten Razhnjatoviqi.

   - Jeni tė lirė, - foli Koloneli.

   - Unė do tė rri edhe pak, - shtoi major Stanojeviqi.   

Pasi u pėrshėndetėn, tė dy oficerėt ikėn nga salla e restorantit, ndėrsa aty pranė tavolinės mbetėn Koloneli dhe majori Spasojeviq.

 

 

 

KAPITULLI I NJĖMBĖDHJETĖ

 

   Koloneli dhe Majori kishin kohė qė po bisedonin aty pranė tavolinės rreth dritares sė restorantit tė hotelit. Herė pas here i cakėrronin gotat e rakisė dhe vazhdonin bisedėn. Pėrtej, nėpėr sallėn e madhe tė restorantit, pak njerėz gjejnė motiv pėr argėtim.    Ndoshta lufta ėshtė faktori qė ka kaq pak njerėz nė restorante. Pėrtej, pranė njė tavoline, njė plak i vetmuar, herė pas here i bie tavolinės, derisa nuk e ndan nga goja: - kėtu ėshtė Serbi!

   Dy tė rinj tjerė, pranė njė tavoline, bisedojnė me njėri tjetrin dhe herė pas here i cakėrrojnė gotat me raki.

   - Ėshtė dehur, - tha Koloneli, derisa po shikonte nė drejtim tė plakut tė vetmuar aty pranė tavolinės.

   - Duhet ta ketė ndonjė hall, - tha Majori.

   - Ndoshta.

   - Tė paktėn, mua ma merr mendja ashtu, - plotėsoi Majori.

   Kamerier! - thirri Koloneli, nė drejtim tė banakut ku po rrinin nė kėmbė dy tė rinj.

   I riu erdhi vrap nė drejtim tė Kolonelit. – Urdhėroni! - tha ai.

   - Njė gotė raki pėr atė plakun atje! - bėri me kokė Koloneli nė drejtim tė plakut tė vetmuar.

   - Si urdhėroni! - tha kamerieri dhe shkoi nė drejtim tė banakut. Ai e mbushi gotėn e rakisė dhe i solli nė tavolinė plakut tė vetmuar. - Kjo raki pėr ju,  i tha kamerieri plakut. - Ėshtė nga zotėria atje, - dhe bėri me dorė nė drejtim tė Kolonelit.

   - Plaku e ktheu kokėn dhe shikoi andej nga bėri me dorė kamerieri, ndėrsa ai ngriti gotėn e rakisė dhe nuk e hoqi nga buzėt, derisa e zbrazi edhe pikėn e fundit.

   - Gėzuar! - bėri me njė ngritje gote Koloneli nė drejtim tė plakut dhe mbeti duke e shikuar, derisa tjetri e zbrazi tė tėrėn.

   Njė mospėrfillje sikur e ndjeu Koloneli, por ia la ndikimit tė alkoolit. Ndoshta rakia e ka bėrė tė vetėn, - mendoi nė vete.

   Edhe Majori hetoi njė mospėrfillje tė plakut, bile ai e kishte hetuar, se kur plaku e ktheu kokėn andej, diē paskėsh mėrmėritur nėpėr dhėmbė, por qe e pamundur tė kapej ndonjė fjalė nga andej. E gjithė kjo, Majorit i erdhi si njė lloj mllefi qė e kishte shprehur plaku pėrtej.

   - E ka zėnė rakia, - tha Majori, sa pėr ta thyer heshtjen.

   - Me siguri, - shtoi Koloneli qė shikimin po e mbante gjithmonė andej.

Kur tjetri e ktheu kokėn nė drejtim tė Kolonelit, ai bėri me dorė nė drejtim tė plakut, duke e ftuar nė tavolinė.

   Do t’ia pyes hallin, - tha Koloneli dhe u drejtua kah Majori.

   Plaku nga tavolina pėrtej, u zgjua, dhe duke bėrė disa hapa tė deformuara ndėrmjet tavolinave tė restorantit, u afrua pranė tavolinės ku po bisedonin Koloneli dhe Majori.

   - Urdhėro ulu! - tha Koloneli dhe e pėrshėndeti tjetrin.

Plaku bėri njė lėvizje vetėm me kokė, nė formė pėrshėndetjeje dhe u ul pranė tė dy oficerėve.

   - Gėzuar xhaxha! - dhe cakėrroi gotėn Majori.

   - Gėzuar! - uroi tjetri me njė gjysmė toni.

Majori e hetoi pėrsėri, se diēka nuk po i shkonte kėtij mesi, por prapė e mbylli heshtjes dhe dyshimit nė dehje.

   - Pėr Serbinė e madhe! - cakėrroi Koloneli.

   Tjetri vetėm e cakėrroi gotėn dhe e ngriti atė deri nė pikėn e fundit. Kur e lėshoi shishen mbi tavolinė, u drejtua kah Koloneli: - Doni tė na hidhni hi syve, neve popullit, Kolonel? - vazhdoi ai derisa po e shikonte te gradat mbi uniformėn ushtarake. Mjaft na ushqyet me pėrralla tė kota. A nuk e shihni ju, se ēdo ditė e mė tepėr po e humbim luftėn. E gjithė bota godet mbi kokat tona, ndėrsa ne ushqehemi me iluzione. Nuk ka ditė qė na godasin e na vriten djemtė tanė dhe ju flisni pėr fitore. Flini divaneve tė buta ju Kolonel, flini! - Djemve tanė as edhe eshtrat s’po u gjenden. Po na i grijnė ēdo ditė granatat e NATO-s dhe ju mė flisni pėr Serbi tė madhe. Mirė e keni ju. Atje nė Beograd rrini hoteleve. Punė e madhe pėr djemtė tanė, le tė bėhen copė e grimė kėtu nė Kosovė.

Derisa plaku po fliste me gjithė kėtė mllef, Koloneli dhe Majori kishin mbetur tė habitur. Koloneli ishte penduar pse e kishte ftuar nė tavolinė, ndėrsa Majori ofshante nganjėherė.

Po, po, e kam me gjithė mend unė. Djemtė tanė u bėnė copė e grimė kėsaj toke tė mallkuar dhe ju gėzoni hoteleve. Po ē'ju  desh  djalit tim  Kosova?! - mirė e kishte nė Valevė. Po ja, ju na mashtruat, na premtuat toka, punė e jetė mė tė mirė nė Kosovė. E sheh, tani edhe eshtrat s’mund t’ia gjej. Nga komanda nė komandė, nga zyra nė zyrė, asgjė. Thonė se fshatin ku kanė qenė tė pozicionuar ushtarėt tanė e ka goditur NATO-ja dhe e ka rrafshuar me tokė. Nuk e gjeti asgjė nė atė vend. Vetėm copa tė ushtarėve qė tani ushqehen qentė me mishin e djemve tanė. Po, po! - Ē'mė shikoni me habi? - Mish pėr qen e pėr korba jemi bėrė. Mirė e kemi ne serbėt, ē’na duhet neve tė vijmė nė tokė tė huaj.

   - Mjaft mė! - bėrtiti Majori dhe e kapi pėr krahu plakun. - Shporru nga kėtej! - vazhdoi ai derisa po e nxirrte pėrtej derės sė hotelit.

   - Njė krismė e vetme u dėgjua pėrpara derės sė hotelit dhe disa sirena policie u mblodhėn aty pėrpara.

   - Bukur ia bėre, - tha Koloneli, derisa Majori po kthehej nė tavolinė, - edhe kjo duhet t`u hidhet shqiptarėve mbi shpinė, sonte bėje dhe njė komunikatė pėr medie dhe nesėr i dini masat kundėr tyre, - porositi Koloneli.

E qartė Kolonel, - tha Majori tek po e rregullonte revolverin e tij nė brez.

 

KAPITULLI I DYMBĖDHJETĖ

  

   - Mbrėmjet ishin ca mė tė qeta pėr nga ritmi i sulmeve tė NATO-s qė goditnin mbi pozicionet e ushtrisė serbe. Sidomos nė qytetin buzė Lumėbardhit, ato tė jepnin kėnaqėsi po tė mos ishte gjendje lufte. Vetėm qytetarėt serbė gėzonin matanė lumit. Ata argėtoheshin restoranteve e bareve qė kryesisht pronarėt e tyre ishin tė vetėt. Kishte aty- kėtu edhe ciganė e myslimanė qė nuk i ngacmonte pushteti. Vetėm pronarėt shqiptarė i mbyllnin dyqanet pa rėnė terri dhe iknin drejt shtėpive tė tyre. Ishin tė paktė edhe ata qė kishin mbetur, sepse pjesa dėrrmuese kishte ikur pėr nė Shqipėri, ndėrsa nė dyer tė dyqaneve tė tyre, prej kohėsh ua kishin vėnė drynin. Zhurmat e muzikave qė shpėrndaheshin nga radiot e restoranteve, herė pas here depėrtonin deri nė hollin e hotelit ku po bisedonin Koloneli e Majori. Herė pas here ndonjė kėngė i jepte kėnaqėsi edhe Kolonelit. Ai ndjehej si nė Serbi dhe e gėzonte pa masė.

   - Gėzuar Major! - tha Koloneli dhe e ngriti gotėn e mbushur ma raki.

   - Gėzuar! - uroi Majori dhe e cakėrroi gotėn me atė tė Kolonelit.

   - Pėr Serbin e madhe! - shtoi Koloneli.

   - Urojmė kolonel! - uroi Majori.

Tė dy oficerėt i zbrazėn gotat deri nė pikėn e fundit tė rakisė.

   - Major, - vazhdoi Koloneli, - kėtu nė qendėr tė qytetit ndihem si nė Serbi, por nuk e di si do tė ndihesha nė paralagjet e kėtij qyteti, - tha Koloneli.

   - Majori u ndal pėr njė ēast dhe u mendua pakėz. Kolonel, - ofshau ai, - paralagjeve tė qytetit ka tjetėr frymė. Atje ka popullatė kryesisht shqiptare. Edhe pse ėshtė gjendje lufte dhe ata heshtin brenda shtėpive tė tyre, zemėrimi qė e kanė kundėr ushtrisė dhe policisė sonė, sikur duan tė na gėlltitin. Dhe unė druaj se po tė shpėrthejė ai zemėrim mbi ne, do tė jetė i pamėshirshėm. Kjo, pėr faktin se ne gjithmonė i kemi mbajtur nėn shtypje e dhunė, dhe kjo dhunė druaj se do tė na hakmerret. Prandaj, jeta nė kėto mese, gati-gati ėshtė e paimagjinueshme. Tė pushton pa siguri posa tė futesh nė kėto mese. Pastaj, ata tė UĒK-sė i kanė futur njerėzit e vet nėpėr kėto paralagje dhe gjithmonė ka rrezik. Ē’ėshtė mė kryesorja, shqiptarėt janė tė panėnshtrueshėm, nė veēanti kundrejt dhunės, prandaj, edhe fryma nė kėto mese vėshtirė mund tė ndryshohet.

   - Mirė, mirė Major, po tė veprohet si me lagjen e Tuzsuzit, ē'thoni ju? - pyeti Koloneli.

   - Ndoshta me kėtė keni tė drejtė, Kolonel.

   - Unė raportet pėr sulmet mbi kėtė lagje i mora deri sa isha nė Beograd, por ndonjė informacion tjetėr nga oficerėt tuaj, apo nga ju, nuk mora. Kam dėshirė tė di zyrtarisht pėr rrjedhėn e aksionit nga ana juaj, - kėrkoi Koloneli.

   - Po, - tha Majori, - siē ju kam shkruar edhe nė raportin zyrtar pėr ofensivėn nė Tuzsuz. Kjo paralagje qė nga fillimi i luftės, na ka nxjerrė telashe. Janė popullsi e pabindur pėr pushtetin tonė. Bile-bile, ata e kanė mbėshtetur luftėn plotėsisht, dhe thuajse ēdo i ri i tyre, hyri nė radhėt e UĒK-sė dhe vepron nė anėt e Vėrrinit.

Edhe popullsia civile i mbėshteti ata. I furnizon me ushqime, i mbajnė nėpėr shtėpitė e tyre kur ndėrmarrin aksione kundėr ushtrisė sonė. Kemi pasur disa sulme nga ana e UĒK-sė nė kėtė lagje dhe siguria jonė atje ėshtė tepėr e rrezikuar.  Janė popullsi e pabindur pėr pushtetin tonė. Prandaj, ndėrmorėm ofensivė ndėshkimi. Fillimisht e rrethuam lagjen. Gjithēka vumė nėn kontroll nėpėr hyrje-daljet e saj. Pastaj, ju e dini se atje ka edhe popullsi myslimane dhe si e tillė, ne kemi njerėzit tanė tė besuar brenda lagjes. Kjo ishte mundėsia e mirė qė snajperistėt tanė t’i vendosim nėpėr nėnkulme tė shtėpive pėr ta mbajtur larg kontrollin nė rast tė ndonjė kundėrsulmi nga ushtarėt e UĒK-sė qė gjendet maleve tė Vėrrinit. Ndėrkaq, ekspeditat tona tė kėmbėsorisė, duke e koordinuar aksionin ushtri-polici-paramilitarė, filluan tė hyjnė lagjes dhe shtėpi pėr shtėpi duke i nxjerrė njerėzit qė gjendeshin nė to. Kuptohet, duke i ndarė me ndihmėn e bashkėpunėtorėve tanė. Ata qė u gjetėn nėpėr kėto shtėpi, i vramė tė gjithė. Kishte nė mesin e tyre, pleq, plaka, aty kėtu ndonjė burrė i moshave tė mesme dhe disa tė rinj. Pati edhe fėmijė e persona me tė meta fizike. Pra, ėshtė njė laramani moshash, qė vrasja e tyre u krijoi tmerr edhe banorėve tė lagjeve tjera pėrreth. Kėshtu, frika te ta do tė jetė mė e madhe. Pra, mė lehtė do ta kemi pastaj pėrzėnien e popullatės tjetėr shqiptare nga ky qytet. I dogjėm edhe dyqind e pesėdhjetė shtėpi, qė tė gjitha ishin tė shqiptarėve. Jetėn pėr shqiptarėt atje e kemi bėrė tė pamundshme dhe se pjesa tjetėr e popullsisė ėshtė pėrzėnė pėr nė Albani. Mendoj se me kėtė ofensivė, atje janė pėrmbushur synimet e planeve tona pėr spastrim  etnik. Atje plani ėshtė zbatuar nė tėrėsi dhe asgjė nuk ka mbetur pa u realizuar. Kėshtu qė, nga analizat qė i kam bėrė planit tuaj tė parė, mendoj se shumė me tė drejtė e parashihni suksesin e  planeve tona, nėse veprohet njėjtė edhe me paralagjet tjera. Dhe pastaj, rrethi i tė jetuarit tė shqiptarėve nė kėtė qytet, do tė ngushtohej shumė apo edhe do tė jetė e pamundur pėr tė jetuar kėtu. Njė pjesė e madhe do tė ikte me sulmet, ndėrsa pjesa tjetėr qė do tė mbetej, do ta kishim shumė mė lehtė me ta. Dhe, nga pėrvoja  ime, qė unė parashoh pėr tė ardhmen Kolonel, nė rast se do tė arrihej ndonjė marrėveshje me NATO-n, ne duhet  brenda kėtyre ditėve tė marrėveshjes, tė sjellim sa mė tepėr popullsi tonėn kėtu, qoftė nga serbėt e Kroacisė qė i kemi nėpėr kampe, apo edhe nga ata tė Bosnjės, nė mėnyrė qė sa mė parė ta ndėrrojmė strukturėn e popullsisė kėtu. Ne i kemi nė dore tė gjitha, edhe dokumentacionin e kadastrave, edhe organet tjera pėr dhėnien e dokumenteve tė identifikimit, si nė prona si nė identitet. Pra, ato do t’i bėnim shumė shpejt duke bashkėpunuar me institucionet civile tonat.

   - Keni ide tė mrekullueshme Major, - ndėrpreu Koloneli. - Ne pėr njė kolonizim tė menjėhershėm nuk e patėm menduar sa duhet, ngase kishim frikė, por vetėm nėse do tė pajtohej popullata jonė tė vinte kėtu, brenda kėsaj situate. Ideja juaj ėshtė shumė e qėlluar. Kėtė ide tuajėn do ta pėrcjell menjėherė nė Beograd dhe nga atje, pastaj do tė vendosim pėr veprim.

   - Gėzuar Kolonel! - e ngriti gotėn e  mbushur me raki Majori. Gėzuar! - tha tjetri dhe  cakėrruan gotat. - Pėr Serbinė e madhe! - shtoi Koloneli.

   - Gėzuar! - pėrsėriti Majori.

Tė dy oficerėt  ngritėn edhe disa gota me raki, njėrėn pas tjetrės derisa  mbaruan shishen e shlivovicės. Pas njė pėrshėndetje qė i bėnė njėri tjetrit, - shihemi nesėr, - tha Koloneli

   - Natėn e mirė! - uroi Majori dhe iku drejt daljes sė hotelit.

   Koloneli u ngjit shkallėve pėrpjetė drejt dhomės sė tij.

 

KAPITULLI I TREMBĖDHJETĖ

 

   Kėtu do tė vendosemi me shatorret tona, - dha urdhėr Koloneli, dhe pastaj tė gjithė ushtarėt e batalionit qė ai i komandonte, filluan tė vendosnin shatorret gjithandej pyllit qė i vishej kodrave pėrpjetė. Batalioni, nėn komandėn e tij, kishte ardhur nga Serbia pėr tė mbaruar ushtrinė nė territorin e Kosovės. Kėtė urdhėr ai e kishte marrė nga lart, ngase ushtarakėt e tij duhej ta njihnin mirė territorin e Kosovės, qė kur tė fillojė lufta, tė ishin tė pėrgatitur. Regjioni i Zhupės ishte vendi qė e kishte zgjedhur Koloneli nė planet e tij. Atje e kishte mbėshtetjen e popullatės serbe tė Sreckės por edhe fshatrat pėrreth, kryesisht popullatė myslimane-boshnjake qė i afronte gjuha e njėjtė. Te kjo popullatė, ushtria e tij e kishte mbėshtetjen dhe simpatinė dhe si e tillė ajo sillej butė me ushtrinė e tij. Nga aty, mė pastaj nga kodrat pėrreth, Koloneli kishte mundėsi ta hulumtonte territorin, si pjesėn e qytetit po ashtu edhe tė fshatrave shqiptare pėrreth.

   - Shatorren time vendoseni kėtu nė skaj tė pyllit, - dha urdhėr Koloneli nė drejtim tė ushtarėve qė ato ēaste po i tėrhiqnin litarėt e shatorres qė po e shtrinin pėr montim.

   - Si urdhėroni Kolonel! - tha njėri nga ushtarėt qė po e udhėhiqte njėsitin e montimit tė shatorres.

   - Dhe tani shkojmė, - i tha ushtar Milanit, shofer i tij. Ata u nisėn ne drejtim ė fshatit poshtė tyre. Fshati qė shtrihej shpatit teposhtė dukej si nė pėllėmbė tė dorės nga shatorrja e Kolonelit. Duhej tė ishte njė fshat me rreth dyqind shtėpi dhe me popullatė myslimane. Kėto elemente i dinte mirė Koloneli. Ishin popullsi e bindshme pėr pushtetin. Bjeshkėt i kishin rritur tė shėndoshė kėta malėsorė. Ishin bukuritė e natyrės pėrreth, ajri i pastėr, ujėrat e kulluar tė Sharrit dhe klima shumė e pėrshtatshme nė kėto bjeshkė.

   - Ka vasha tė bukura nė Zhupė, - i tha Koloneli ushtar Milanit, tek po shikonte pėrskaj njė grupi vajzash qė po kalonin anash rrugės.

   - Kam dėgjuar dhe unė, - tha Milani.

   - Dhe tani, po i sheh vetė, - tha Koloneli, duke buzėqeshur nė drejtim tė vashave qė po anashkalonin pėrskaj xhipit ushtarak qė e ngiste ushtar Milani.

   - Kanė veshje shumė interesante, - shtoi ushtar Milani.

   - Prapa kėsaj veshjeje fshihet bukuria e tyre, - vazhdoi Koloneli. - Kujdes se mos i shkel nga habia, - shtoi ai nė drejtim tė ushtar Milanit.

   - Mos e ki frikėn Kolonel,- shtoi ushtar Milani. - Ke qenė dhe herė tjera kėtej? - pyeti ai.

   - Gati ēdo vit nė fund tė majit, - u pėrgjigj Koloneli.

   - Hė, hė, ndaj i njeh mirė kėto anė, - tha ushtari.

   - Ndoshta shumė mė mire se disa vende nė Serbi, - shtoi Koloneli. - Nė kėtė dyqan do tė ndalemi, - urdhėroi ai nė drejtim tė ushtar Milanit.

Si urdhėroni Kolonel! - dhe e bėri njė skajim tė veturės pėrskaj rrugės.

   Mbi dy orė ata ndenjėn nė dyqan. Dyqani kishte dy-tri ulėse dhe ty tavolina nė njėrin skaj. Aty ishte ulur Koloneli dhe ushtar Milani. Gati gjysmė litėr shlivovicė e piu Koloneli.

   - Shkojmė tani, - tha ai.

   - Si urdhėroni Kolonel! - tha ushtari dhe u zgjuan nga vendi.

   Rrugės, korzoja e vajzave qė po shėtisnin pėrmes fshatit po vazhdonte. Ato, tė ndara nėpėr grupe, bisedonin e qeshnin mes vete. Ndėrsa mbrėmja qė po afronte, i kishte mbushur rrugėt pėrplot tė rinj.

   - Tė thashė, - vazhdoi Koloneli. - Kėtu vashat janė tė shėndosha si molla. I ka rritur bjeshka, - i tha Milanit, ndėrsa shikimin po e derdhte nė drejtim tė tė dy vashave qė po ecnin krah njėra-tjetrės pėrskaj rrugės. Koloneli vazhdoi ta tėrhiqte dorėzėn qė e ulte xhamin anėsor tė veturės. Kur u afrua pėrskaj dy vashave qė po anashkalonin pėrskaj rrugės, - ndal! - i dha urdhėr ushtar Milanit.

   Ushtari frenoi veturėn mu pėrskaj vashave qė u ndalėn pranė dritares sė Kolonelit.

   - Mirėmbrėma! - tha Koloneli i buzėqeshur nė drejtim tė vashave.

Njėra qė kishte flokė tė gjatė gati deri nė bel, u drejtua drejt Kolonelit, me njė buzėqeshje, - mirėmbrėma!

   - Mbrėmje e bukur pėr korzo, - tha Koloneli me njė buzėqeshje tė lehtė.

   Tė dy vajzat vetėm u buzėqeshėn, por nuk folėn fjalė.

   - Ndoshta mė mirė do tė ishte tė ishim bashkė, - vazhdoi Koloneli.

   Tė dy vajzat u ndien ngushtė. Shtėpitė e fundit tė fshatit dukeshin pėrtej, por ato gjendeshin jashtė fshatit. Ndoshta njė dozė e frikės ua kishte vjedhur fjalėt, pastaj, Koloneli ishte me veshje ushtarake. Mes ėmbėlsisė sė fjalėve tė Kolonelit, preheshin zakonet urdhėruese prej oficeri. Pastaj, shlivovica e bėnte mė tė ashpėr atė. Ec e kundėrshto!

   Tė dy vashat i rrudhėn krahėt, dukeshin edhe tė frikėsuara. Nuk ishin ndeshur kurrė me ushtarakė, pos ato qė kishin dėgjuar nga mė tė vjetrit pėr ushtarakėt dhe regjimet e tyre.

   Kėtė heshtje tė vashave, Koloneli e mori si pajtim. - Hyni brenda, - urdhėroi ai  nė drejtim tė vashave, duke aluduar nė xhipin ushtarak.

   Tė dy vashat u shtangėn dhe ashtu tė mpira kishin mbetur pėrskaj makinės.

   - Ē'prisni? - tha Koloneli me njė ton tė ashpėr. - Doni unė t’jua ndihmoj?

   Flokėgjata ashtu e frikėsuar, e hapi derėn dhe tė dy vashat u futėn nė ulėset e prapme tė makinės.

   Mos u frikėsoni zogėza, - tha Koloneli, tani me njė butėsi nė drejtim tė vashave. - Asgjė e keqe s'do t’ju gjejė.

   Vazhduan rrugėn nė drejtim tė shatorreve qė ishin vendosur atje skaj pyllit, ndėrsa terri i natės gjithnjė e mė tepėr po zbriste nė tokė.

   Ishte kjo nata e paharruar e Kolonelit, qė e kishte kaluar me flokėgjatėn. Tė nesėrmen, tė dy vashat pėrsėri i kishin kthyer nė fshat. Kush s’kishte guxuar tė pėrfolte apo tė zinte ndonjė llaf pėr Kolonelin.

   Tė gjitha kėto kujtime po i vinin si ditė tė paharruara dhe ditė e net mė tė lumtura pėr tė. Kujtimet e atyre ditėve ia kishte trazuar vasha me flokė tė gjatė dhe veshje karakteristike tė vashave tė Zhupės, qė ato ēaste e gjeti nė dhomėn e hotelit ku banonte ai.

   - Prapė Majori, - tha me vete. - Ėshtė djall ai. - Duket se ma njeh merakun, - rrotulloi nėpėr mendje kėtė mendim Koloneli.

 

KAPITULLI  I KATĖRMBĖDHJETĖ

 

   Drurėt e pemėve pėrskaj rrugės, mbeteshin prapa vrapit tė makinės me tė cilėn po udhėtonte Koloneli dhe Majori S.....    Djathtas zgjatej kolona e njerėzve tė depėrtuar me dhunė nga ushtria dhe policia, ndėrsa majtas pėrtej drurėve tė pemėve pėrskaj rrugės shtriheshin fushat bukanike. Pėrtej rrjedhės sė Lumėbardhit, fillojnė ca kodrina tė vogla dhe pėrsėri njė rrjedhė lumi i ndan ato. Brenda atyre grykave, mes kodrave, veē sa ka filluar gjelbėrimi i pranverės qė zverdhet tek nė vjeshtėn e vonė. Natyrė e qetė me plotė bukuri e gjelbėrim. Kjo po i linte pėrshtypje Kolonelit. Ai e kishte pėrqendruar shikimin pėrtej, mes pemėve qė po mbeteshin prapa njėra pas tjetrės, dhe po shikonte fushave pėrtej. Kishte humbur disi. Vetėm shpuza e cigares qė ra pėrtej xhamit ku po e mbante krahun, e nxori nga ato kujtime.

   - Vėrrini, - tha Majori.

   - E di, e di, - shtoi mendueshėm Koloneli.

   - E njihni kėtė regjion?

   - Hė, hė, hė, - mėrmėriti nė vete Koloneli.

Majori u ndie i fyer. Iu duk se Koloneli e injoroi atė. E ktheu kokėn nė drejtim tė Kolonės nga krahu tjetėr i veturės dhe po vėshtronte pėrtej.

Pėr njė ēast ra heshtje nė veturė. Vetėm klithmat e njerėzve nė kolonė dhe vaji i fėmijėve, herė pas here depėrtonte nė brendinė e veturės.

Koloneli sikur e kuptoi se Majorit diē i kėrceu nga koka. Shikoi njėherė nga ai vjedhurazi, derisa tjetri po shikonte pėrtej xhamit. Ofshau thellė dhe prapė shikimin e pėrcolli pėrtej fushave tė gjėra.

   - Vėrrini, - pėshpėriti sėrish.

   Majorin e nxori nga ai shikim pėrtej xhamit, u kthye dhe vėshtroi nė drejtim tė Kolonelit, i hodhi njė shikim gradės sė tij dhe sikur e pushtoi njė ndjenjė lakmie pėr ato shenja mbi krahėt e Kolonelit.

   - Po, po, - vazhdoi Koloneli, - Vėrrini.

Prapė heshtje. Vetėm zhurmat e jashtme e thyenin atė.

   E njoh qė moti kėtė regjion, Major, - u pėrgjigj Koloneli dhe vazhdoi: Mė lidhin shumė ngjarje me tė.

   - Mė tridhjeteshtatėn kur qeveria jonė e shpalli planin pėr shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi, tė parėt tanė tė vendosur nė Sreckė, ku ishin edhe gjyshi im dhe babai, kishin vendosur tė dyndeshin nga atje. Si tokė mė pjellore dhe mė e pėrshtatshme ishin gjetur ato fusha atje, i sheh ti? - dhe bėri me gisht nė drejtim tė fushave qė shtriheshin pėrtej Lumėbardhit. Mbreti kishte vendosur t’ ua jepte ato toka.  U takonin shqiptarėve ato, por meqė ata duhej tė shpėrnguleshin pėr Turqi, ato toka do tė mbeteshin pa pronarė. Kėshtu qė, tė parėt tanė automatikisht pėrfitonin nga ky plan. U mor vendimi nga kryetari i vilajetit tė atėhershėm dhe tė gjithė banorėt e  kombėsisė serbe nga Srecka filluan tė barteshin. Bartja e tyre zgjati tri ditė. Morėn me vete kafshėt, bagėtinė, gjėsendet shtėpiake dhe gjithēka qė mundėn. Karvani kishte kaluar nėpėr fshatrat e Zhupės, nėpėr disa fshatra tė Vėrrinit dhe atje mes atyre dy fshatrave, nė ato fusha ishte ndalur. Aty ishin vendosur. Pastaj i kishin ndarė tokat dhe secila nga familjet kishin filluar tė ndėrtonin shtėpi, kuptohet me ndihmėn e fondit tė mbretit. Mbi kėto toka kishin rrojtur gati pėr katėr vjet. Pėr kėto pak vite sa kishin jetuar aty, kishin jetuar mirė ngase toka ishte shumė pjellore. Edhe pėr bagėtinė kishte kullosa. Pėr sigurinė e tyre kujdeseshin xhandarėt e mbretit. Kishte pasur edhe ankesa tė shumta nga banorėt vendas pėr tokėn e marrė, por pushteti ishte nė duart tona. Megjithatė, kėto ditė tė mira, siē tregonte babai, nuk kishin zgjatur shumė. Me invadimin e okupatorit nazifashist, edhe nė kėto anė dhe me rėnien e ushtrisė dhe tė policisė sonė, siguria e kėtyre kolonėve kishte mbetur nė duart e askujt. Nazifashistėt i kishin interesat e veta. Vendėsit kishin filluar tė organizoheshin rreth interesave tė tyre nacionale. Kjo e bėri tė pamundshme jetesėn e mėtejme nė kėto toka tė banorėve tė ardhur. Dhe, mė dyzetenjėtėn, banorėt e Sreckės, prej andej nga kishin ardhur edhe u kthyen. Kėshtu qė, i gjithė plani pėr kolonizimin e kėsaj zone dėshtoi. Ėshtė shumė ēudi se, banorėt e kėsaj ane janė tė lidhur aq shumė nė vendin e tyre, saqė, vdesin e nuk e lėshojnė atė. Asnjė shqiptar i kėsaj ane, gjatė asaj kohe, nuk u shpėrngul pėr Turqi, pėrkundėr dhunės sė pushtetit. I gjithė plani pėr kolonizimin e kėtij territori, dėshtoi. Kjo ėshtė plaga Major, - tha Koloneli dhe pėrsėri e hodhi shikimin pėrtej fushave tė gjėra.

   - Nuk e kam ditur se tė parėt e tu paskan qenė nga Srecka.

   - Gjysmė sreckali, - ndėrhyri Koloneli. - Babai im kishte ardhur nga njė fshat i Kralevės. Histori e gjatė ėshtė kjo, - vazhdoi ai.

Njė rrėmujė pėrtej kolonės sė njerėzve qė po iknin teposhtė rrugės, e ndėrpreu bisedėn. Dy ushtarė pėrtej kolonės po e tėrhiqnin pėr krahu njė vashė tė re dhe po e drejtonin kah njė shatorre, qė ngrihej nja njėqind metra pėrtej rrugės. Vasha bėrtiste dhe kacafytej me ushtarėt, por ishte e pafuqishme pėr t’i kundėrshtuar ata. Siē dukej, ajo ishte nxjerrė me dhunė nga kolona dhe tentonte t’u ikte nga kthetrat. Ata e tėrhiqnin zvarrė nė drejtim tė shatorres qė dukej diku nė fushė nga krahu i Kolonelit.

   - Ē'po ndodh? - Pyeti Koloneli.

   - Asgjė e jashtėzakonshme Kolonel, si pėrherė, - tha Majori.

   - Zogėz e bukur.

   - Janė tė egra, nuk na binden, - tha Majori.

   - Kush i pyet, - shtoi Koloneli.

   - Jo, jo, as qė i pyet kush. – Forca! - plotėsoi Majori.

   Makina e tyre vazhdoi drejt shatorres sė ngritur atje nė fushė dhe u ndal pėrpara hyrjes. Nga dera doli Koloneli dhe e ndezi njė cigare. Ai priste tė dilte edhe Majori nga makina.

   - Ē'pret? -  i tha Majorit.

   - Unė do tė pres nė makinė, - tha Majori, dhe bėri me dorė nė drejtim tė shatorres.

 

KAPITULLI  I PESĖMBĖDHJETĖ

 

   Koloneli dy-tri herė e thithi cigarishten dhe e hodhi pėrpara kėmbėve. Disa herė e shkeli atė deri sa ajo u tret nė dheun e grunajės qė sapo kishte filluar tė gjelbėrohej. Shikoi edhe njė herė kolonėn e pambarim me njerėz qė varej teposhtė asfaltit drejt kufirit. Njė buzėqeshje e lehtė e pėrshkoi. Po e zbrazim Kosovėn, - e pushtoi ky mundim. Planet tona po shkojnė mirė, - inkurajoi veten. Edhe njė herė vėshtroi drejt Majorit, ia bėri me dorė atij dhe u drejtua drejt shatorres sė improvizuar aty nė mes tė arave. Me dorėn e majtė e ngriti njėrėn dorė tė shatorres dhe sė pari e futi kokėn nė brendinė e saj. Njė ndjenjė etjeje e pushtoi. Ishin ndjenjat e moēme tė rinisė, ato qė nuk e braktisnin me moshėn. Pėrkundrazi, tani ai dhe shokėt e tij e kishin rastin. Kjo pėrvojė e pėrvetėsuar qė nė rini, i krijonte kėnaqėsi. E bėnte tė lumtur, ani pse gruaja e tij priste diku nė Beograd. Po dhunime, keni bėrė? - Kjo pyetje e gruas, pėrsėri e pushtoi. Hė, bushtra! - Klithi me vete. - Kush e di nga bredh tani Beogradit, dhe u fut nė brendinė e shatorres.

Mbi njė tavolinė tė improvizuar nga dėrrasa tė mbuluara me njė batanije ushtarake, pėrpėlitej klithmave njė vashė e re me duar tė lidhura nė tė dy skajet e lidhėseve tė shatorres. Me flokė tė shprishura dhe rroba tė shqyera, trupin  gjysmė tė mbuluar, ajo pėrpėlitej klithmave. Mė tė ashpra ato u bėnė kur e panė fytyrėn e Kolonelit.

   - Mos ki frikė, zogėz, - tha Koloneli, derisa po afrohej mbi trupin e vashės.

   - Largohuni, tė poshtėr! – Britmat e saja s'ndaleshin, derisa pėrpėlitej me duar dhe kėmbė tė lidhura.

   - S'do tė tė gjejė asgjė e keqe, - ngushėlloi Koloneli me njė zė pėrkėdhelės.

Largohu, largohu, i poshtėr! - bėrtiste pa ndėrprerė vasha.

   Zemėrimi i Kolonelit u shfry mbi rrobat e saja kur i shtrėngoi ato me duar dhe trupi i vashės mbeti i zhveshur. Pėrpara trupit tė saj, lakmia e Kolonelit u shtua. Ai, si njė egėrsirė, u hodh mbi trupin e vashės. Qafės ia vizatonte njollat e dhėmbėve, ndėrsa duart e tija tė fuqishme, shtrėngonin pamėshirshėm trupin e njomėzakes. Largohu, m’u hiq, kriminel i poshtėr! - klithte pa ndėrprerė vasha.

   Ajo i shtrėngoi dhėmbėt fuqishėm, dhe me njė goditje tė kokės sė saj mbi ballin e Kolonelit, e hodhi pėrtej atė.

   - Uh, egėrsirė! - klithi Koloneli dhe me dorėn e majtė e shtrėngoi ballin e tij. Dora iu mbush gjak. Rrjedha e gjakut filloi ballit teposhtė.

   - Egėrsirė! - pėshpėriti edhe njė herė ai. Me dorėn e djathtė e kapi revolverin qė e kishte hedhur mbi rrobat e tij pėrskaj vashės sė lidhur.

   - Njė krismė revolveri u dėgjua pėrtej shatorres. Majori doli vrap nga vetura, dhe lėshoi njė zė: - Ē`ndodhi?

   - Asgjė, asgjė, - shtoi Koloneli, tek po dilte nga dalja e shatorres. Ai me njėrėn dorė e shtrėngonte ballin, ndėrsa pikat e gjakut qė rridhnin nga vetulla e tij, depėrtonin pėrmes gishtėrinjve.

   - Ē`ndodhi, Kolonel? – pėrsėri pyeti Majori.

   - Egėrsira, - tha ai, derisa po e shtrėngonte ballin e tij.

Ē`pate? - nguli kėmbė Majori.

Mė goditi me kokė kjo egėrsirė, - u pėrgjigj Koloneli.

Dhe?

- I dhashė atė qė deshi, - foli Koloneli plot mllef.

Ekspedita nė krye me Kolonelin vazhdoi rrugėn teposhtė pėrskaj kolonės e cila zgjatej pa ndėrprerė drejt kufirit.

 

 

KAPITULLI  I GJASHTĖMBĖDHJETĖ

 

   - Bjeshka qė po dukej pėrtej, zbriste si njė kujtim i moēėm nga tregimet e gjyshit. Ajo i takonte njė tė kaluare tė hershme dhe shumė tė largėt qė trazonte kujtimet e njė historie tė hidhur. Historia shpesh pėrsėritet. Kjo thėnie i tingėlloi keq Kolonelit. S'deshi ta kujtonte mė, por ja qė ajo s’i ndahej nga kujtesa. Historia shpesh ndodh tė pėrsėritet. Mos dhe tani do tė ndodhė kjo? Kurrė jo! - inkurajoi veten ai.

  -  Ndjehesh mirė Kolonel?- pyeti Majori.

   - Po, po, - u pėrgjigj ai.

   - Mė dhemb plaga.

  - Kishte kokė tė fortė egėrsira, - tha Koloneli dhe  me dorėn e majtė e preku vetullėn e lidhur. Pėrsėri njė zymtėsi nė fytyrė e pėrshkoi. Ajo i ra si njė perde para syve tė tij dhe u mrrol fytyrės. Shikimin e kishte ngulitur teposhtė grykės, mes bjeshkėve nga rrjedha e Drinit.

   - Luma, - tha Majori, duke pėrcjellė shikimin kah Koloneli.

   - Po, po, atje po e vrisja mendjen, - shtoi ai.

   - E dini historinė e saj? - pyeti Majori.

   - Hė, hė, hė! - bėri njė klithmė ironike Koloneli. Ai u ndal pėr njė ēast, u kthye kah Majori, e shikoi atė dhe pėrsėri shikimin e derdhi pėrtej xhamave tė veturės, drejt bjeshkėve qė ngriheshin thepores njėra pas tjetrės.

   - Ju kam folur pėr gjyshin tim ndonjėherė, Major? - vazhdoi Koloneli.

   - Jo.

   - Paskeni tė drejtė qė pyesni, - tha Koloneli. Prapė njė heshtje e shkurtėr. Unė u pata folur pėr tė parėt e mi, Major. Nuk ju pata treguar prej nga erdhėn edhe rrethanat e ardhjes pėr tė jetuar kėtu nė Kosovė.

Gjyshi im, ndjesė pastė, ka qenė oficer nė divizionin "Shumadia 1". Nė fillim tė nėntorit tė njėmijė e nėntėqind e dymbėdhjetės, nėn udhėheqjen e gjeneralit Bozhidar Jankoviqit, ata hynė nė Prizren. Pra, ėshtė fjala pėr fillimet e para tė Luftės sė Parė ballkanike. Ishte koha e aleancės sonė me Malin e Zi, Bullgarinė dhe Greqinė. Nė atė kohė, gjenerali Jankoviq, nisi grupimin e forcave tona pėr operacionin drejt Adriatikut. Pra, nė kėto forca qė ishin bashkuar nga divizionet "Shumadia 1" dhe "Drina - 2" tė vendosura nė Prizren e Gjakovė, ishte edhe gjyshi im. Ata e kishin krijuar "Repartin e Lumės", i cili e kishte marrė pėr detyrė tė pushtonte krahinat e Hasit, Vėrrinit, Opojės e Gorės dhe pėr ta ēarmatosur popullsinė e kėtyre anėve. Ushtria jonė nė atė kohė kishte angazhuar njė forcė prej gjashtėmbėdhjetėmijė tytash. Ishte pra njė forcė e madhe e angazhuar nė kėtė mision. Pozita gjeografike por edhe organizimi i kryengritjeve tė malėsorėve shqiptarė tė kėtyre anėve, ushtrinė tonė e kishin vėnė para njė sprove tė madhe. Lufta shumė tė pėrgjakshme ishin zhvilluar nė kėto anė. Epėrsia gjeografike e kėtyre thepave, organizimi i kėtyre malėsorėve, por mė e keqja, edhe moti shumė i keq qė kishte mbajtur gjatė asaj vjeshte i kishte sjellė tepėr humbje ushtrisė sonė, si nė njerėz ashtu edhe nė teknikėn ushtarake. Shifrat flasin nga dymbėdhjetė deri nė gjashtėmbėdhjetėmijė ushtarė tė vrarė nga radhėt e ushtrisė sonė. Kishim hyrė grykės se Drinit dhe malėsorėt sulmonin nga tė gjitha anėt e kodrave. Na hante vendi, - thoshte gjyshi. Por mė e keqja, tėrbimi i Drinit nga shirat qė kishin rėnė atyre ditėve, na i pėrpiu shumė ushtarė dhe repartet tona qė ishin vendosur pėrgjatė rrjedhės sė tij. Kush mundi tė ikė, iku, por shumica e ushtarėve tanė u vranė e i mori Drini. Gjyshi dhe disa shokė tė tij i kishin shpėtuar kėtij rrebeshi tė luftės. Kishin ikur maleve nė drejtim tė Prizrenit. Pėr disa ditė rresht kishin udhėtuar maleve, pa ngrėnė asgjė. Diku nė njė fshat nė kėto anė, disa ditė kishin qėndruar mbyllur nė njė ahur tė braktisur, derisa kishte pushuar lufta. Asnjėri nga ata nuk kishin mundur mė tė ktheheshin pėr Serbi. Kryengritjet shqiptare kishin plasur gjithandej, por arsyeja ishte se ata kishin dėshtuar nė realizimin e planit dhe pasonte ndėshkimi i mbretit. Kėshtu qė, kishin vazhduar udhėtimin e tyre pėrskaj rrjedhės sė Lumėbardhit. Diku nė thellėsinė e atyre grykave, atje nė lindje tė Prizrenit, ishin vendosur nė njė fshat. Srecka ėshtė vendlindja e babait tim. Edhe babai e kishte mbaruar mė vonė akademinė ushtarake nė Beograd. Gjatė luftės sė dytė kishte qenė oficer aktiv nė regjimentin e ushtrisė sonė nė Prizren, deri nė shpartallimin e tij nga nazifashistėt. Kishte marrė pjesė edhe nė aksionet e OZNA-s gjatė dhe pas luftės sė dytė, e edhe nė aksionet e mbledhjes sė armėve dhe nė shpėrnguljen e shqiptarėve nga kėto troje pėr nė Turqi. Me rėnien e pushtetit tė Rankoviqit, ai kthehet nė Beograd dhe atje mbetėm deri mė sot. Unė pra, jam gjenerata e tretė e familjes sonė qė e ruajmė traditėn akademike nė ushtrinė tonė.

   Majori, kishte mbetur i habitur pėrskaj tij, derisa Koloneli e mbaroi tregimin pėr gjyshin. - Ju i njihni mirė kėto anė, Kolonel? - tha Ai.

   - Jam rritur me tregimet pėr kėto anė, Major, - shtoi Koloneli dhe pėrsėri e pushtoi njė zymtėsi fytyrės.

   - Dhe, tė shoh tė mėrzitur, - vazhdoi Majori.

   - Diē tjetėr po bluaja nė kokė, - u pėrgjigj Koloneli.

   - Hė, - sikur kėrkoi pėrgjigje Majori.

   - Historia shpesh ka ndodhur tė pėrsėritet, Major. - Kėtu e kam hallin.

   - Mos ėshtė pesimizėm i tepruar, - tha Majori.

   - Uroj qė ky pesimizėm tė tretet brenda meje, - uroi Koloneli dhe shikimin e tėrhoqi nė krahun tjetėr tė rrjedhės sė Drinit pas njė granate qė e hodhėn aeroplanėt e NATO-s mbi njė kamion ushtarak. - E sheh Major, - pohoi nė drejtim tė flakės qė po dilte nga makina qė digjej matanė shpatit.

   Majorit iu prenė fjalėt, ndėrsa shikimi i kishte ngelur andej nga dilte flaka.

 

 

KAPITULLI I FUNDIT

 

   Kodra e bleruar me ngjyrėn e pranverės i ndante dy fshatrat qė i lidhte rruga gjarpėrore. Nga krahu i majtė shtrihej fusha plot gjelbėrim i arave tė punuara nga dora e bujqve. Viti i luftės i thoshin, por ata grurin e kishin mbjellė qė nė vjeshtė. Ato tani mugullonin me syrin  pranverės. Nė fund tė kodrės fillonte fshati, ndėrsa nė mes tė tij gurgullonte uji i gurrės qė rridhte fytit tė fushave tė bleruara.

   - Fshat  i bukur, - tha Koloneli tek po shikonte pėrtej xhamit tė makinės e cila po ecte nė drejtim tė fshatit.

   - Ka pozitė tė mirė gjeografike, - shtoi Majori.

   - Gurra qė buron nė mes tė fshatit, ėshtė pasuri qė di tė falė vetėm natyra.

   - Edhe pozitėn gjeografike e ka tė mrekullueshme, - plotėsoi Majori. Ka disa ditė qė ushtarėt tanė janė vendosur nėpėr shtėpitė e fshatit pasi popullatėn e kemi dėbuar nga aty. Secili nga ushtarakėt ua kanė vėnė syrin kėtyre shtėpive, duan tė kenė vila pushimi pas mbarimit tė luftės. Doni t’ua rezervoj njė shtėpi dhe juve Kolonel? - pyeti Majori. Ju vetėm vėrjani syrin.

   - Ka qenė ėndėrr e babait tim kjo anė, - tha Koloneli dhe shikimin e hodhi nė tė majtė tė rrugės, fushės pėrpjetė. Nga kėtu, thoshte ai, mund ta sundonim gjithė regjionin. Ndėrsa kėta malėsorė nėpėr ato fshatra, mes atyre kodrinave, pėr njė kohė tė shkurtėr, do tė shpėrnguleshin. Pastaj, do tė sillnim kolonė tjerė nga Serbia dhe do t’i popullonim kėto fshatra.

   - Tani janė tė zbrazėta Kolonel, - ndėrpreu Majori.

   - Megjithatė, UĒK-ja i kontrollon ato, - ndėrhyri Koloneli.

   - Do tė ndalemi nė fshat Kolonel, apo tė vazhdojmė rrugėn? - pyeti Majori.

   - Jo, dua t’i kryejmė detyrat fillimisht dhe nė mbrėmje do tė kthehemi kėtu. Duhet t’i caktojmė sa mė parė pikat tona tė mbrojtjes, nė mėnyrė qė ushtarėt tė fillojnė qė sot me hapjen e istikameve. Atje lart, sa mė parė duhet tė vendosen artileria jonė dhe i gjithė potenciali ynė ushtarak. Ndėrsa kėto kodra, gjithandej nga Pashtriku e deri nė Sharr, duhet tė mbushen me forcat tona dhe duhet pasur kujdes nga ndonjė ndėrhyrje  tokėsore nga forcat e NATO-s. Tani pėr tani, nuk po duket mirė, por kur tė ngjitemi lart, atje tek ajo shkollė, - bėri me dorė nė drejtim tė fshatit atje mbi kodėr, duket e gjithė zona. Nga aty do ta kemi mė lehtė t’i planifikojmė pikat tona tė mbrojtjes.

   - Mendon Kolonel se NATO-ja vėrtet mund tė sulmojė edhe me kėmbėsori? - pyeti Majori.

   - Gjithēka ėshtė e mundshme. Ata janė nė aleancė me UĒK-nė, prandaj i njohin mirė mundėsitė tona. Ka ditė, qė Toni Bleri, kėrkon sulme me kėmbėsori.

   - Dhe ju besoni?

   - Hė, hė, hė, hė! - klithi nė vete Koloneli. Gjithēka ėshtė e mundshme. Ne duhet tė pėrgatitemi.

   - Dhe do tė mund t’ia dalim, Kolonel?

  - Nga Beogradi vijnė premtime se NATO-ja do tė pėrēahet dhe njė ditė do tė ndėrpriten sulmet.

   - Po ē'thonė amerikanėt e anglezėt?

   - Ata, janė shumė kėmbėngulės nė sulmet kundėr nesh. Kėta edhe po e mbajnė aleancėn. Tė shohim me kohėn, ndėrsa ne duhet tė vazhdojmė me planet tona.

Makina po ngjitej kthesave  pėrpjetė  kodrės, ndėrsa fshati kishte mbetur poshtė si nė pėllėmbė tė dorės.

   - Seē mė kujton diē kjo luginė e thatė, - tha Koloneli dhe nga ēanta nxori njė fletore tė trashė me shumė fletė.

   - Mbani ditar Kolonel? - pyeti Majori.

   - Kam filluar qė i ri, dhe vetė mbush fletėza.

   - Punė e menēur.

   - Po ju?

   - Herė pas here.

   - Ja, e gjeta, - tha Koloneli, derisa po e shfletonte fletoren. Nga tregimi i gjyshit, del se nė vjeshtėn e njėmijė e nėntėqind e dymbėdhjetės, kur e humbėm luftėn e Lumės, kishte kaluar nėpėr kėtė luginė mes kėtyre dy fshatrave, pastaj kishin vazhduar deri nė rrjedhėn e lumit. Pastaj rrjedhės sė tij kishin vazhduar rrugėn deri nė Prizren e pastaj pėr Sreckė. Ka qenė njė udhėtim shumė i vėshtirė dhe plot rreziqe. Pastaj edhe shirat e vjeshtės e kishin rritur nivelin e ujit. Ai e mbylli ditarin dhe e futi pėrsėri nė ēantė. - Kemi dhe shumė deri nė kodėr? - pyeti shoferin e makinės.

   - Edhe dy apo tri kthesa, - u pėrgjigj ai.

   - Atje te shkolla do tė ndalemi, - tha Majori. Ndėrkaq, makina e mori kthesėn dhe filloi tė dukej kulmi i objektit.

   - Si qėndron puna me UĒK-nė kėtu? - pyeti Koloneli.

   - Vepron edhe kėtyre zonave.

   - Po pėrcjellja jonė ėshtė larg?

   - Nja njėqind metra pas, Kolonel. I kam dhėnė urdhėr ushtarit qė e drejton kamionin, tė mbajė distancė tė tillė, ngase nė ēdo ēast mund tė sulmohen nga aeroplanėt e NATO-s dhe tė na rrezikojnė edhe neve, - tha Majori.

  - Hė, hė, - klithi Koloneli.

   - E di ēfarė po mendoja Kolonel?

   - Ēfarė?

   - Pas luftės, nė hyrjen e kėtij fshati, do ta ndėrtoja njė kala  tė madhe me eshtrat e shqiptarėve, qė kur tė vijė i pari ynė nė ndonjė vizitė nė Kosovė, ta shohė vetė luftėn tonė.

   - Ėndėrr teorike Major, - foli Koloneli, deri sa shikimin e kishte hedhur drejt skajit tė pyllit aty buzė rrugės, ndėrsa lėvizja e degėve tė lisave ia trazoi ankthin.

Njė krismė e fuqishme dhe njė rrebesh plumbash e mbuloi nė tym e flakė makinėn. Vetėm disa britma dhe klithma u dėgjuan brenda saj. Gjithēka u mbulua me flakė zjarri.

 

 

EPILOGU

 

Mėngjesi, aty kah fundi i majit kishte aguar plot shkėlqim. Dielli e kishte zgjatur kokėn mbi majat e Sharrit dhe rrezet e tij po i shtrinte shtatit tė maleve mbi Vėrri. Shkėlqimi i tij pėrhapej mes gjetheve tė pyllit pėrreth fshatit tė braktisur. Njerėzit ishin arratisur qysh prej tre muajsh. Kush si kishte mundur. Nė kėmbė, me qerre e traktorė. Me fat ishin ata qė kishin ikur pėrpara se tė vinte ushtria serbe, tė paktėn kishin shpėtuar kokėn. Edhe pse fshati ishte shumė afėr zonės kufitare, ishin dashur dy ditė deri sa kolona ishte tretur grykės sė Lumės teposhtė. Tani mė, mbi fshatin e shkretuar fluturonin vetėm zogj e ca sorra tė zeza tė cila i krrokatnin kobit mbi kullat e zbrazėta. Kjo e tmerronte komandantin dhe njėsitin e tij, tė cilėt here pas here ktheheshin nė fshat dhe e kontrollonin atė. Ai, aty ishte lindur e rritur. Ia njihte gjithė gurėt e sokakut, ēdo kullė. Tė gjitha kėto ia kujtonin rininė e tij, vitet e ėndrrave tė idealit, shokėt qė shumė nga ata tani mė kishin rėnė nė vijat e frontit. Njė pikė loti qė i kishte rėnė  nė skajin e syve, sikur ia turbulloi pamjen.

Mė duket se kolona po vjen drejt fshatit - tha Komandanti, derisa po i fshinte sytė e po i largonte degėt e gjetheve, tė shihte se nė cilin drejtim po ecte kolona.

Edhe mua ashtu mė duket, - tha ushtari qė ishte pranė tij.

Lim, duhet shumė shpejt tė mobilizohemi pėr sulm.

Sulm?

Po, po. Llogarit, ata deri sa tė arrijnė nė fshat, iu duhet mė pak se gjysmė ore, dhe pėr aq kohė, ne duhet tė jemi gati. Duhet sa mė parė t’i zėmė pozitat pėr sulm.

E po, unė shkova t’i lajmėroj shokėt, - tha Limi.

Menjėherė dhe pa zhurmė tė madhe.

Ushtari vrapoi pėrpjetė pyllit drejt shtėpisė sė parė aty rreth pyllit ku ishin vendosur shokėt e tjerė tė njėsitit. Me pak hapa ai u gjend nė oborrin e shtėpisė rreth pyllit.

Ē'kemi Lim? - pyeti Komandanti i njėsitit tė dytė, i cili po e pastronte armėn aty nė hyrjen e oborrit tė shtėpisė pėrskaj pyllit.

Njė kolonė e armikut po vjen drejt fshatit, dhe ne duhet ta presim si duhet, porositi Komandanti.

Domethėnė, koha pėr sulm?

Po, po, - tha Limi.

Shpejt pra, lajmėroji ushtarėt tjerė brenda nė shtėpi, - tha Komandanti, tek po e kapte minahedhėsin nė dorė.

Limi, vrapo drejt hyrjes sė shtėpisė afėr pyllit pėr tė alarmuar ushtarėt qė gjendeshin aty brenda, ndėrsa Komandanti i Njėsitit tė Dytė, nė ēantėn e tij tė hedhur mbi shpinė, po i vendoste njė nga njė minat qė i duheshin pėr minahedhėsin. Gjatė asaj kohe, e gjithė dhjetėshja e ushtarėve kishin dalė nė oborrin e shtėpisė rreth pyllit dhe po prisnin urdhrin.

Jeni gati trima? - pyeti ai nė drejtim tė ushtarėve.

Gati! -u dėgjuan zėrat e  ushtarėve, thuajse pėrnjėherė.

Kontrolloni edhe njėherė armėt tė gjithė, edhe municionin. Duhet tė bėjmė njė sulm kundėr njė kolone tė armikut, dhe unė jam shumė i bindur se do t’ia dalim me sukses. Pozita jonė na e mundėson kėtė epėrsi. Tani do tė mblidhemi te hyrja e pyllit nė fund tė fshatit dhe aty do t’i ndajmė pozicionet tona. Tė gjithė ushtarėt dhe Komandanti i Njėsitit tė Dytė, vrapuan drejt vendit ku vėzhgonte Komandanti i Njėsitit tė Parė.

Erdhėt? - pyeti Komandanti i Njėsitit tė Parė.

Gjithēka ėshtė gati. - Duhet t’i caktojmė pikat e secilit ushtar, - propozoi Komandanti  i Njėsitit tė Dytė.

Do ta kemi edhe mė lehtė, po, kanė blinda apo tanke me vete? –pyeti Komandanti i Njėsitit tė Parė.

Siē duket, lėvizjeve me artileri i frikohen ditės nga aeroplanėt e NATO-s.

Bukur shumė, - shtoi Komandanti i njėsitit qė e thėrrisnin Hoxha.

Kohėn e kemi tė cunguar, ndaj duhet t’i caktojmė pikat. Unė ato i kam menduar, vetėm duhet tė presim deri sa ata tė hyjnė nė luginė, qė ne t’i marrim pozicionet. Vetėm ashtu s'do tė mund tė na hetojnė fare lėvizjet tona. Sulmin ta bėjmė nė befasi dhe rrufeshėm.

Ashtu do tė bėjmė, - shtoi Komandanti i njėsitit Hoxha, tek po shikonte me dylbi nė drejtim tė kolonės. Unė do tė dal nė pikėn e parė afėr kolonės, dhe pasi tė godas me minahedhės nė makinėn e parė, ju tė gjithė shkrepni nė drejtim tė makinės sė dytė dhe tė tretė. Asnjėri pa shkrepur unė! - e qartė? - urdhėroi nė drejtim tė ushtarėve.

E qartė, - pėrsėriti njėsiti i ushtarėve.

Ti do ta mbash Pikėn e Parė dhe nga kėtu besoj se do ta kontrollosh gjithė zonėn e sulmit..

E ke tė ndezur radiolidhjen?

Po, po - tha komandant Hoxha, - pėr ēdo tė papritur do tė merremi vesh.

Pėr lirinė e atdheut trima, o sot, o kurrė! - inkurajoi nė drejtim tė ushtarėve Komandanti i njėsitit. - Kujdes, pas sulmit, tė gjithė nė pikėn e caktuar.

Lim, - ti do ta mbash pikėn e dytė dhe do tė mbulosh me zjarr nė rast tė dėshtimit te goditjes sė parė me minahedhės, - urdhėroi komandant Hoxha.

Kolona eci skajit tė rrugės pėrreth njė pylli tė vogėl, tė mbushur plot me gjethe nga gjelbėrimi i pranverės. Hapat e tyre tė lehtė, treteshin pyllit pėrskaj rrugės prej nga i merrnin pozitat e sulmit kundėr armikut, qė ia pat mėsyrė fshatin. Vetėm lėvizjet e dorės nė drejtim tė njėri tjetrit lajmėronin vendqėndrimet e tyre nėpėr pika dhe njė heshtje e dridhshme gjatė asaj pritje. Zhurma e makinave qė po ngjiteshin rrugės gjarpėrore nė drejtim tė fshatit, bėhej gjithnjė e me e fuqishme. Ajo shpėrndahej tutje luginės si njė jehonė e cila pastaj kthehej nga ana e shpatit tjetėr nė drejtim tė ushtarėve tė UĒK-sė, qė i kishin zėnė pozitat pėr sulm tė befasishėm kundėr forcave tė armikut. Zhurma e makinave tanimė kishte hyrė brenda unazės sė pritave dhe po ecte drejt hyrjes sė fshatit.

Njė fishkėllimė e hollė u dėgjua pas ndezjes sė granatės sė minahedhėsit, e cila u mbyll prapa njė eksplodimi tė fuqishėm, ndėrsa flaka e kaploi makinėn e parė tė kolonės. Ishte Komandanti i Njėsitit tė Dytė, ai qė dha lajmin e sulmit. Gjithēka u mbyt krismave tė pandalshme qė dilnin nga automatikėt e ushtarėve tė njėsitit tė UĒK-sė. Tymi dhe flaka qė e kishte mbuluar makinėn e parė tė kolonės, u shpėrnda edhe nė makinėn e dytė, e cila ishte aksidentuar prapa tė parės. Britmat e ushtarėve brenda atij zjarri dhe breshėrisė sė sulmit, thernin kupėn e qiellit dhe shpėrndaheshin teposhtė bregut. Dukej se asgjė s’po i shpėtonte atij sulmi. Nė ato ēaste, dy ushtarakė nga makina e dytė e cila ishte ndeshur me tė parėn, dukej se e kishin braktisur atė dhe vraponin mes dushkajės nė drejtim te shkollės qė ishte nė skaj tė fshatit. Klithmat dhe britmat, i shoqėronin vrapit tė tyre. Dukej se ishin plagosur. Komandanti i Njėsitit tė Parė i mbante nė shenjė, mirėpo degėt e gjetheve e pengonin nė saktėsinė e gjuajtjes dhe nga frika s’do tė mund tė dėshtonte duke pritur ēastin mė tė mirė. Gjatė kėsaj pritjeje, dy ushtarakėt hynė nė brendinė e objektit tė shkollės dhe nga njė dritare e njėrės klasė, filluan tė gjuajnė rafalė automatikėsh nė drejtim tė Komandantit dhe ushtarėve tė njėsitit.

Nxito me sulm! - u dėgjua njė zė qė erdhi nga radiolidhja e Komandantit.

Dukej se ishte zėri i Komandantit tė njėsitit, i cili po kėrkonte qė sa mė parė tė pėrdorej minahedhėsi. Komandanti i njėsitit nuk gjeti kohė pėr pėrgjigje, por sikur e kuptoi qėllimin e shokut tė tij. Hodhi minahedhėsin mbi krahun e djathtė dhe  mori nė shėnjim dritaren prej nga vinin plumbat e armikut. Sėrish u dėgjua njė fishkėllimė e cila dilte nga predha e minahedhėsit. Njė shpėrthim i fuqishėm u dėgjua nė brendinė e objektit tė shkollės qė u mbulua nė flakė tymi. Ca britma u dėgjuan nga brendia e shkollės tė cilat shumė shpejt u tretėn flakės.

Komandanti i Njėsitit tė Dytė e hoqi minahedhėsin nga krahu, e hodhi mbi shpinė, dhe pėrmes dylbive tė armės po shihte pikat e sulmuara nė mos kishte ndonjė lėvizje. Nuk shihej asgjė, pos flakės nė objektin e klasės sė shkollės. Ai i hodhi njė sy edhe pikave tjera nė kolonėn e makinave tė armikut, nga tė cilat dilte vetėm flakė e tym. Vėrtetoi se nuk i kishte shpėtuar asgjė atij sulmi.

Koha pėr tėrheqje! - tha nė radiolidhje ai, dhe mė pas, zėrin e pėrcolli edhe tek ushtari i parė qė gjendej nė pikėn e afėrt.

Koha pėr tėrheqje!

Koha pėr tėrheqje!

Koha pėr tėrheqje! - pėrcillej zėri nga njėri ushtar te tjetri.

Lėvizjet e ushtarėve vazhduan skajit tė pyllit pėrreth rrugės sė fshatit.

Jeni tė gjithė? - pyeti Komandanti i njėsitit, i cili po kthehej me vrap tek ushtarėt e tij, - dhe hodhi njė shikim nga ata. - Mė duket se njė ushtar i armikut na ka shpėtuar, - tha nė drejtim tė Komandantit tė njėsitit tjetėr.

Vėrtet?

Po, po. Pėr tė plagosur e di, por pastaj e mbuloi pylli dhe duket se ka ikur teposhtė. Nėse e ndjekim, munde t’i rrezikojmė shokėt. - Si thua?

Jo, jo. Nėse je i sigurt se ėshtė i plagosur, mjaft e ka. Le t’u tregojė shokėve tė tij e Milloshit nė Serbi si luftojnė shqiptarėt nėpėr vijat e frontit, se ne nuk bėjmė luftė qyqarėsh siē bėjnė ata me gratė e fėmijėt tanė, por luftė kundėr ushtrisė sė tyre.

Plumbit nuk i ka shpėtuar, por deri ku do tė mund t’i qėndrojė, nuk e di. E di se gjoksin ia kam qėndisur, - tha Komandanti i njėsitit.

Tė lumtė, por tanimė, nuk kemi shumė kohė. Duhet tė tėrhiqemi trima. Ju lumtė pushka! Mirė ia keni paguar armikut, - tha komandant Hoxha, tek po ndėrronte magazinėn e armės sė tij. Na presin luftėra tė reja, por fitorja ėshtė shumė afėr dhe Serbia ėshtė para kapitullimit, - tha ai.

Tė lumtė goja Komandant! - u dėgjua zėri i ushtarėve.

Kolona e ushtarėve filloi tė ngjitet skajit tė pyllit drejt shokėve tė tjerė qė gjendeshin nėpėr istikame. Tani mė dielli i ngrohtė i atij fund-maji, shkėlqente mbi malet e Vėrrinit. Shkėlqimi i tij rrezonte fuqishėm mbi emblemat e qėndisura nė uniformat e ushtarėve tė UĒK-sė. Ndėrsa, kėnga e tyre, shpėrndahej fuqishėm jehonės mbi kodra, e cila paralajmėronte ditėt e bardha.

Pėr mėmėdhenė

Pėr mėmėdhenė

Bashkohuni burra se s’ka me prit

Tė vdesim sot me besa besė

Pranė flamurit tė kuq .....

Dhe kėnga vazhdonte. Jehonės sė saj mbushullonin kodra e male.

Pas pak ditėsh, nė Kosovė agoi Liria.

                                        Malėsi e Vėrrinit, 1999

                FUND

 

 

 

 

NJĖ SHEKULL PLOT DHUNĖ

 

Nga njė etje hegjemoniste, e ushqyer atje nė Beograd pėr gati njė shekull, dhe e injektuar herė pas here edhe nga Rusia, filloi tė ndėrtohej miti i rrejshėm pėr Kosovėn, qė pastaj, iu servua si njė ushqim politik serbėve nė Serbi dhe njė pakice ardhacakėsh (e dėshmuar nė histori), duke shkelur mbi popullsinė autoktone vendėse Dardane Ilire, dhe kėshtu, kėsaj popullsie qė quhen shqiptarė, t’i bien nė qafė me tė gjitha tė ligat qė njeh  satanizmi nė historinė botėrore pėr ta zhdukur atė dhe pėr tė zaptuar trojet e tyre.

 

 

NJĖ EPOKĖ PLOT KRIME NĖN OPTIKUMIN LETRAR

 

Gjatė shpalosjes sė romanit “Misioni i kriminelit”, tė shkrimtarit, poetit, dramaturgut, e publicistit Gėzim Ajgeraj, na bie nė sy zanafilla e dhunės dhe etja hegjemoniste e popullit serb kundėr popullit rrėnjės shqiptar. Dhunė kjo, e cila vazhdimisht ka qenė e pėrsėritshme viteve e dekadave, nė forma e mėnyra tė ndryshme. Ajgeraj, edhe pse nė plan tė parė ndalet nė vitet e fundit tė shekullit qė e lamė, gjatė leximit tė romanit arrijmė tė veēojmė periudha kyēe tė ndodhive nė kėto hapėsira. Koncepti i perceptimit nė roman, edhe ai letrar, edhe ai historik, bukur mirė ėshtė i stilizuar.  Pėrmes dėshmive tė Kolonelit e gjenezės sė tij ndėr breza, arrijmė tė zbėrthejmė mėtimet lidhur me ėndjet e kamotshme pėr kėto troje qė, pa pasur asnjė tė drejtė, vetėm pėrmes fantazisė, kanė gjetur rrojtjen nė kėto troje. Pa zmadhime, por shumė me modesti, Ajgeraj arrin tė shpalosė shumė nga kėto zhvillime kundėr popullit shqiptar, tė cilat tashmė janė tė dėshmuara edhe historikisht.

Nė romanin "Misioni i kriminelit", hasim njė epokė tė dhunshme qė pėr fat tė keq qe realitet i ditėve tona. Kėsaj radhe, autori i romanit, ngjarjet i shpalos nga njė kėnd tjetėr, duke vėnė nė plan tė parė palėn qė ndaj shqiptarėve zbatoi dhunėn. E tėrė ngjarja e kėtillė qė nė tematikė pėrfshin dhunėn, shpaloset pėrmes personazheve qė vijnė nga  hierarkia e lartė ushtarake me qendėr nga Beogradi. Ngjarja pėrfshin dy epoka: atė tė sundimit me dhunė, dhe e dyta, ėshtė liria. Jo mė kot, autori diku brenda librit, shpreh kėtė simbolikė: “Kosova gjithmonė ua ka ngrėnė kokat sundimtarėve”!

Ngjarja nė roman zbėrthehet pėrmes personazheve kryesisht ushtarake. Autori u ikėn datave e kohėve qė lidhen me format historike tė shprehjes dhe, ndonėse ngjarjet qė kanė ndodhur, pėr brezat mund tė jenė “tė shkuara”, pėrmes pėrshkrimit tė tyre, me fjalėt shumė tė qėlluara artistike, pėr lexuesin shqiptar, mbeten tė freskėta dhe tė kapshme gjithmonė.  

                                                                                                     Ilam Berisha, prof.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHĖNIME PĖR AUTORIN


Gėzim Ajgeraj, poet i arratisur larg atdheut, pėrreth dy dekada, apo me mirė tė themi gati gjysmėn e jetės sė tij e kaloi jashtė vendit tė vet. Zvicra ishte stacioni i fundit, kur nė vitin 1988 u arratis nga atdheu i robėruar dhe mori botėn nė sy. Ai flet me nostalgji pėr vitet e rinisė; vite kėto qė u rrit e i kaloi nė qytetin e bukur, nė Prizrenin e lashtėsive historike, nė Prizrenit e Abdyl Frashėrit e Ymer Prizrenit, buzė rrjedhės sė ēiltėr tė Lumėbardhit. U lind nė Vėrrinin heroik dhe gjithnjė rezistues ndaj luftėrave pėr ēlirimin e vendit nga okupatori. Shkollimin e mbaroi nė Malėsi dhe nė Prizren pėr tė vazhduar mė vonė edhe nė Zvicėr. Ishin vitet e rėnda, vitet e lėvizjeve tė mėdha nė Kosovė kur Gėzimi u largua nga vendlindja, duke qenė i pranishėm me tėrė qenien pranė dheut tė lindjes. Gjashtė vjet veprimi nė ilegalitetit, moralisht u kalit, tradicionalisht i frymėzuar nga njė ideal i lartė drejt pėrpjekjeve pėr ēlirimin e atdheut. Gėzim Ajgerajn, kurdoherė e gjejmė tė pranishėm nėpėr demonstrata qė organizoheshin kundėr shtypjes e shfrytėzimit nga ana e okupatorit serb. Gjatė viteve 1982-1988 dha kontribut shumė tė ēmuar rreth shpėrndarjes sė materialeve propagandistike pėr vetėdijesimin e masave tė thjeshta tė popullit. Nė vitin 1988, nga njerėz tė besuar qe njoftuar se sė bashku me  shokun e tij S.P., nga shėrbimet sekrete tė shtetit okupator pėrgatiteshin dosje dhe se sė shpejti do tė arrestoheshin. Pėr t’u shpėtuar kthetrave tė kėtilla, detyrohet tė largohet nga atdheu, gjoja pėr shkaqe ekonomike.
Krijimtaria e tij letrare, fillet e para i ka qė nga klasat  e para tė fillores. Mė vonė, kėsaj dhuntie, filloi t’i pėrkushtohej edhe mė me shpirt. Shkrimet e tij i gjenim tė botuara nė shumė revista e gazeta tė kohės, po, pėr shkak tė censurės, jo gjithēka e shkruar nga Gėzimi gjente dritėn. Gjatė viteve 1988-1989, u bėnė lėvizje tė mėdha nė Kosovė. Gėzim Ajgerajn e gjejmė kudo, nė Gjenevė, Bernė, Cyrih, Prizren, Prishtinė, e deri nė Hagė, gjithnjė nė shėrbim tė kombit e tė atdheut.

 Duke pėrfunduar, fitojmė pėrshtypjen se, Gėzim Ajgeraj, veprimtarinė nė shėrbim tė atdheut mė me ngulm  e ka filluar qė nga viti 1981, qė nga vitet e para tė shkollimit tė mesėm, duke mos u ndalur deri nė pėrfundimin e luftės mė 1999. Ndonėse larg atdheut fizikisht, veprimi i tij, tashmė edhe mė i mobilizuar nė shėrbim tė atdheut, kudo qė kishte vėrrinas e tė tjerė shqiptarė nėpėr Evropė, Gėzimi qėndronte nė ballė tė organizimeve pėr ta ndihmuar luftėn, edhe moralisht, edhe materialisht, duke gjetur pėrkrahje tė plotė nga shokėt me tė cilėt bashkėpunonte.

 


                                 
*          *        *


…Ėshtė e pandashme krijimtaria letrare e tij gjatė gjithė kėsaj kohe. Qė nga viti 1987, filloi tė botojė thesar librash, si:1.”Klithmė malli”, poezi, „Rilindja“, Prishtinė,1997; 2.”Ėndrra pėr parajsė”, poezi,“Rilindja“,Prishtinė, 1998; 3.”Qiellit po digjem”, poezi, „Rilindja“, Prishtinė, 1998; 4.”Flakė nė plagė”, poezi, „Rilindja“, Prishtinė, 1998; 5.”Kėnga e babait”, poezi pėr fėmijė, „Apolonia“, Prishtinė, 1998; 6. “Urti popullore tė Vėrrinit 1”, (bashkautorėsi), „Apolonia“, Prishtinė,1998; 7. “Mallėngjimi”, poezi, „Rilindja“,2000; 8. “Balada e Vėrrinit”,  K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001; 9. “Rruga e lirisė”, dramė,  „Meshari“, Prishtinė, 2001; 10. “Rruga e lirisė” (intervistė) me Zafir Berishėn, botoi Asociacioni i Veteranėve tė ish- UĒK-sė – Prizren, 2002; 11. “Atdheu nė trastė”, cikėl me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinė; 12. “Pėllumbat e lirisė”, novelė pėr fėmijė, Edicioni i revistės “Fidani”, Prizren, 2004; 13. “Ditėt e bardha”, novelė pėr fėmijė, Edicioni i revistės “Fidani”, Prizren 2004; 14. “Atdheu i copėtuar”, cikėl me poezi,  nė librin “Pikoi molla gjak” (Lirikė me motive arvanitase), botoi MKRSĒJR-Departamenti i Ēėshtjeve Jorezidente, Prishtinė, 2004; 15. Cikėl me poezi, “Udhė e zjarrmi”, nė librin “Muzat i bien lyrės”, Edicioni i revistės “Fidani”, Prizren, 2005; 16. “Lulėkuqet e Vėrrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi, Zvicėr 2005. 17. “Zana nė mėrgim” (poezi pėr fėmijė), ”Metafora”, Prizren, 2007;
18. “Huqet e Benit”,(poezi pėr fėmijė), ”Metafora”, Zvicėr, 2007; 19. “Bosi lepurushi”,  fabula, ”Metafora”, Zvicėr, 2006; 20. “Gjėegjėza”, ”Metafora”, Zvicėr, 2006;
21. “Dita me Tonin” (Poemė), ”Metafora”, Zvicėr, 2006;
22. “Muajt e vitit me Ardin” (Poemė), ”Metafora”, Zvicėr, 2006; 23. “Dallėndyshja nė Vėrri” (poezi pėr fėmijė), ”Metafora”, Prizren, 2007; 24. “Kroi i qytetit tim”, (poezi pėr fėmijė), ”Metafora”, Prizren, 2007; 25. “Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorėsi), „Metafora“, Prizren, 2007, 26. “Degė e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007.

Nga janari i vitit 2004, editon revistėn: ”Metafora” (Editorial i poetit) qė del nė ēdo tre muaj. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nė Prishtinė. Nga 23 marsi 2002 ėshtė anėtarė i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Zvicrės.

Ka bashkėpunuar dhe bashkėpunon me tė gjitha gazetat dhe revistat e kohės, si: “Rilindja”, Zvicėr - Prishtinė, “Bujku”, - Prishtinė, “Zėri i Kosovės”, Zvicėr - Prishtinė, “Bota sot”,- Zvicėr, “Koha ditore”, - Prishtinė, “Epoka e re”, - Prishtinė, “Zėri”,- Prishtinė”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranė, “Pena Shqiptare”, - Prishtinė, “Pionieri” – Prishtinė, “Zogu i mėngjesit”, - Prishtinė, etj.

 

 

 

Gėzim Ajgeraj

Misioni i kriminelit

137 faqe, 20 cm

Viti i botimit: 2008

Prizren

Sponzoroi: I.T.