VJERSHA QĖ PO JEPTE SHPIRT
Albulena
tha:
mos e
gris
Ėshtė
poezi e mallit tė parė
Ankthi do ta zėrė edhe nėnėn
Besiana
tha:
mos e
djeg
Dhembjet e shpirtit s'kanė fund
Dikush mė vonė do ta vajtojė me lot
Doruntina tha:
mos e plagos
Ėshtė mėkat tė vritet vargu
Sapo lind me klithmė
Etleva tha:
mos ee pėrgjak
Do
tė bien tė gjitha kėmbanat e trishtimit
Fjalė shpėtimtare mė s'do tė ketė
Rozafa tha:
mos e varros
Vjershėn qė deshi pak atdhe
Pėr shpirtin e vet
MEDITIM I TRISHTĖ
Vjershė pikėllimi e zhvarros atė turmė
Nė
sheshin e fitores sėrish lė gjurmė
Meditim i trishtė i veshur nė zi
Plasarit murin qė s'rrėnohet assesi
Poeti
klith kur i pėrgjaket poezia
Tis i
errėt e mbulon s'pėrkulet krenaria
Revolta kthehet nė shigjetė mallkimi
Nė
cilin ferr po na zė verbimi
Meditim i trishtė i veshur nė zi
Ē'tė
bėj me vargjet e rėna nė barbari
Fytyrė e vdekur lisin e gjakut e mbulon
Kujtim i gjallė sa shekuj na robėron
Gurvarrit tim i duhet bukuria hije
Dhe njė kėmbanė zhvarrimit sa i bie
(1994)
NATĖ SHQIPTARE
Pėrnatė po vdiset me ėndrrat nėn dry
Korbin e mėshtjellim rreth qafe pa sy
Lirikė e paqartė gėrryen shkronjat mbi qetėsinė e shprishur
Avull i trupit fėrkon shqisat e trurit tė prishur
Jeta pėrgjaket si zog i mbyllur nė kafazin mbretror
A
vdiset kėshtu shqiptarēe rrethuar me murin gjarpėror
Kur gjaku ngutet tė mbushė pusin e rojės bishė
Me
kokė nė jastėk shtėrngojmė tė drejtėn e jetės qė grishė
Tuberkulozi e ha shėrimin e vetė nė rrugėn pa fund
Pėrnatė vdiset ngapak me pamje tė muruar askund
Qumėshti i zi i nėnės sa herė nė prush vlohet
Bėhet
rreze pa ngjyrė medikament i syriit qė shėrohet
Gaca
shplohet nga hiri i dorėshkrimeve tė varura nė litar
Si
thupra nė ujė dridhet mendimi i zhveshur nė acar
Gjuha
mballqit emrat kur kthehen nė ditėn e Gjykimit
Pėrnatė po vdiset nė lėkurėn e regjur tė robėrimit
Shtegu hap dosjen me gojėtarinė e hargjuar nė ekran
Ajo
ish skulpturė e larė me ujin e reumatizmės pranė
Aty
mbetet njeriu qė lan e than lėkurėn e gjarprit
Vetmia rrokulliset si libėr i shenjtė i fatit
Mėshira rri nė hijen e mendimeve tė qelbura nė ferr
Mbi
Natėn Shqiptare kur klith si shqiponjė nė qeli-terr
(1994)
FJALA
Nė
gjuhėn e gjakut a je rrėnjė e butė
Dhe
pse fati tė gjuan me shigjetė
Mėsoje pėrjetė atė thėnie tė urtė
Mos
shkel besėn pa dhėnė jetė
Poetėt nuk heshtin pse ulėrin nata
Tani
korbit krahėt po i zbardhen
Erdh
kohė e shqetsimeve tė gjata
Rrezet e diellit me hije nuk ndalen
Dikur ishte dashuri e
pa mbaruar
Kur
nėna na vinte mbi djep skifterin e kuq
Tash
ē'do tė thotė kjo kohė e lotuar
A
kėrcen hop ti apo dikush bie klluq
(1989)
RITUAL MORTOR
Fytyra tė verdha mė dalin para
Vetmi
e rėndė tash mė pėlcet
Ėshtė
klithmė e fateve tė ndara
Kohė
kthimi pėr tė mallkuarin poet
Askund s'e shoh pragun as derėn
Dyshim i ndezur tek mė bėn hije
Thyhet shkėlqimi qė bart skėterrėn
Thellė fundoset bukuri grarie
Tash
syrit ja mbyll dritėn
Si
Argusit mijėra vjet
Tash
bimės ja ndal rritėn
Ėndėrr e ftohtė mė pret
fryma
ime vargun e zė rob
Ta
shtrydh deri nė pafundėsi
Po
s'tė lė nė hirin plot kob
Kur
prehet dashuria nė arrati
Varrmihės tė krimbur mė dalin prapa
Ritual mortor i peizazhit tė vet
Me
kėmbė tė lidhura me duar tė ēara
Sa
shkret medet sa shkret
(1989)
NDJENJA PĖR NĖNĖN
Nėna
s'do tė qajė mė
Nėna
s'do tė klithė habitshėm
Shiu
prapė ia lag trupin
Qė
t'i rritet nuri
Tė
mos rrėzohet muri
Dhe
tė bėjė mot i mirė
Por
nėna
S'do
t'i harrojė dhembjet
As
zėrin e pėrvajshėm tė qyqeve
Nesėr
Kur
dielli lind pėrsėri
(1989)
PLAGOMĖ
(M. Kutelit, pėr Poemin Kosovar dhe Shėndaumin)
E
shoh poetin me kufoma foshnjash nė krah
Dheu
Uji Fryma ia shpėlajnė Mėkatin
A
bartet kokėprera para disqeve diellore tha
Kur
molekulat e shpirtit ia mbysin hapin
Qyteti fle me kėsulė valėsh liqenore
Pėrse
eklipsi mbulon trupat e shkrubuar
Kafshėria ngujohet nė mimetikėn pėrrallore
Nėse
theret karvani nė ditėn e tmerruar
E
shoh poetin me kufoma foshnjash nė krah
Kosova dhe Shėn Naumi ndrydhin agimet polare
Gjyqtarėt e qelbur gjuhėn e qesin nė gjah
Ti
plagomė ēmendie kurrė mos hap varre
(1994)