|
KRISMAT E LIRISĖ
Tregime
VULLNETARĖT
Thirrja e atdheut ishte shpėrndarė nė tė gjitha skajet e
botės, ndėrsa pushkėt e lirisė po thirrnin djalėrinė
shqiptare anembanė botės pėr t’ i dalė zot atdheut. Sepse
dheu i Kosovės po digjej e pėrgjakej nė ēdo cep nga ushtria
barbare e okupatorit serb. Shkrumbi e gjaku qė derdhej
damarėve tė tokės sime e shpon dhembjen e ēdonjėrit shqiptar
jashtė atdheut. Dhe djalėria
militante tani po i ktheheshin atdheut, pushkėve tė
lirisė. Nė korrik tė
nėntėdhjetenėntės i gjeti gati drejt Malėsisė sė Vėrrinit.
Gjithēka e kishin bėrė gati, rrobat, armėt dhe gjėrat e
tjera tė nevojshme pėr udhėtim. Mėngjesi i sė shtunės, i
gjeti tė zgjuar; gjatė tėtė natės ata nuk bėnė njė sy gjumė.
Duam tė ēmallemi, thoshte Rexha, pastaj lufte ėshtė dhe kush
e di a shihemi mė, dhe nėse shihemi, vetėm nė Kosovėn e
lirė. Kur i tha kėto fjalė, sytė iu mbushen me lotė, vetėm
nė liri, shtoi Sabriu e Qaza qė ishin bėrė gati pėr nisje.
Fokusi i kamerės, shėnonte ēastet e fundit tė kujtimeve me
vėllezėrit dhe shokėt nė mėrgim. Me t’u nisur shumicės iu
mbushen sytė me lot, por secili mundohej tė pėrmbahej
pėrpara vullnetarėve tė lirisė. Betimi nė flamur, pėrpara
nisjes, u dha forcė tė gjithėve, ngaqė mu zemra e alpeve po
niseshin trimat e atdheut me flamurin kuq e zi nė gji.
Televizioni zviceran shėnoi edhe intervistėn e parė publike.
Po shkojmė pėr tė vdekur, tha Rexha. Pėr lirinė e atdheut,
tė djemve tė Vėrrinit shėnuan fundin e nisjes sė tyre
vullnetare nė rrugėn e atdheut. Prapa tyre mbetėn kujtimet e
viteve nė mėrgim, qė ndrynin nė vete, duke u ndarė kush e
kush me ata qė kishin kaluar njė kohė tė gjatė; kish tė
atillė qė nuk mund tė rrinin pa qarė, nė ndarje, por edhe
gjatpėe rrugės. Atheu, megjithatė ishte pika mė e dashur dhe
vetėm ai mund t’ua lehtėsonte dhembjen...
1998
PRITA
Kolona e tė rinjve e kishte kaluar qindėshen, ndėrsa karvani
i kuajve mbi tetėdhjetė. Ajo zgjatej pa ndėrprerė, derisa
kolona me karvanin e kuajve kalonte fshatrave tė Malsisė.
Nata e qetė e verės sė luftės, e shpėrndante trokun e
kuajve, nėpėr pyjet qė i visheshin bjeshkės pėrpjet dhe
herė-herė ndihej ndonjė fjalė tė ushtarėve, qė bisedonin mes
vete. Nėper kėtė qetėsi nate, hėna shpėrndante dritėn e saj
bjshkėve, qė ua ndriēonte rrugėn ushtarėve tė lirisė. Nga
gumzhima e herėpashershme e zėrave tė tyre, prijėsi i grupit
kėrkoi mė tėpėr qetėsi, pėr shkak tė pėrhapjes sė zėrave
matanė shpatit, ku bėnin roje kufitarėt. -Ju
lutem pėr mė tepėr qetėsi, tha ai. Sepse edhe ashtu troku i
kuajve bėnė mjaft zhurmė.
Njė
heshtje e plotė i kaploi tė gjithė, vetėm troku i kuajve
s'pushonte dot.
-Jemi
grup i madh, foli ai pėrėsėri, ka rrezik tė na hetojnė.
Dikush pa i njohur rregllat e udhėtimit, e ndezi shkrepsėn
qė tė ndizte njė cigare. Shkėlqimi i dritės u shpėrnda mes
grupit. Rafalet e rojave tė kufirit, qė u drejtuan nga
grupi, nuk i dhanė mundėsi asnjėrit nga ushtarėt as edhe
komandantit qė e drejtonte grupin pėr furnizim, pėr tėrheqje
vėrejtje. Tė gjithė bini pėr toke, u dėgjua njė zė nga
fillimi i kolonės. Vetėm kuajt qė nė lėvizje tė pa-
kontrolluara shpėrndaheshin kodrave, ngelėn nė kėmbė, ndėrsa
grupi i ushtarėve iu vesh kodrės. Krismat e armėve
shpėrthyen si njė rrėbesh shiu, dhe pėrtej gjithēka pushoi.
-A jeni tė gjithė?, tha komandanti. Tė
gjithė ushtarėt filluan t’ i tregojnė emrat, nėpėr atė
errėsirė. Nuk mungoi askush. Vetėm
disa kuaj tė shtrirė qė ende pėrpiqeshin lėvizjeve tė fundit,
nuk u zgjuan me dhe krismat e rojave tė kufirit qė nuk u
dėgjuan mė gjatė asaj nate. Grupi i furnizimit, e vazhdoi
rrugėn me betimin e dhėn pėr sigurimin e armatimit, dhe
mjeteve tjera pėr luftėn ēlirimtare.
gusht
1998
KUNDĖRSULMI
Mėngjesi i gjashtėmbėdhjetė korrikut qė kishte aguar plot
shkėlqim, sapo kishte filluar t’ i ngrohte ushtarėt qė
gjatė tėrė natės kishin qėndruar nėpėr pozicinet qė e
pėrkufizoin zonėn e lirė tė shpallur nga shtabi lokal i
UĒK-sė. Ata po i gėzoheshin ditės qė po agonte plot diell e
shkėlqim, gėzimi i tyre shihej buzėqeshjeve dhe ndonjė
shakaje qė e bėni me njėri-tjetrin. Lufta tanimė ishte bėrė
pjesė e jetės sė tyre, ndėrsa armėt krahut pjesė e trupit tė
tyre. Pozicionet qė e pėrkufizonin zonėn e lirė, ishin
stėpitė e tyre pa kulme ku e kalonin pjesėn me tė madhe tė
kohės nė gjendje gatishmėrie, gjatė gjithė kėsaj vere. Ishte
kjo pėrditshmėria e jetės sė tyre nėn emri e luftėtarit tė
lirisė. Zhurma e blindave tė armikut, prishi qetėsinė e
ditės qė sapo kishte filluar, ato po marshonin nė drejtim tė
pozicioneve qė e pėrkufizonin zonėn e lirė.
Po vijnė taket armike, bėrtiti komandanti i
kompanisė. Tė gjithė nėpėr pozicione, nė gjendje
gatishmėrie, urdheroi ai. Dhe e nxori radiolidjen ga rripi
qė e mbante lidhur pėr beli, pėr tė lajmėruar komandėn e
shtabit pėr rrezikun e mundshėm tė ndonjė sulmi. Komanda,
komanda, u degjua zėri i tij. Artileria armike po marshon
drejt nesh, e pėrcolli zėrin pėrmes radiolidhjes. Kėtu
komanda, u dėgjua njė zė, nga brendia e radiolidhjes dhe
vazhdoi: Nėese hyjnė brenda vijės sė kuqe qė na ndanė me ta,
hapni zjarr, derisa tė vijnė pėrforcimet. Ede pa pėrfunduar
fjalėt qė vinin nga komanda, njė rrėbesh plumbash e ngriste
dheun pėrpjetė pėrgjatė vijės sė pozicineve, ku qėdronin
ushtarėt e lirisė. Kundėrzjarr, tha komandanti i kompanisė.
Dhe plumbat vėrshuan nga tė gjitha anėt e maleve qė ishin
nėn mbrojtjen e ushtarėve tjerė. Dy nga ushtarėt e armikut,
qė i pėrcillnin blindat nga anash ranė pėr toke. Matanė
dukej vetėm zjarri i plumbave qė s’i ndaheshin blindės dhe
dheu qė ngritej nga rrėbeshi. Jepni, trima, i inkurajonte
ushtarėt komandanti. Zjarrin mos e ndalni.
E
gjithė bjeshka villte zjarr, nė ndihmė ishin vėnė njėsitėt
qė i prinin kompanisė, qė i mbronte nyjet e rrugėve qė
shpienin nė brendinė zonės. Ndėrkaq kėnga qė kishte
filluar, u jepte fuqi edhe mė tepėr utrimave tė lirisė.
Snajperisti qė qėndronte pranė komandantit , nuk fliste dot
asnjė fjalė, as kėngėn nuk e pėrcillte; ai ishte pėrqėndruar
prapa dioptrisė sė dylbisė qė e mbante mbi pushkė, dhe i
vėzhgonte lėvizjet armike matanė pėrroit, qė e ndante vijėn
e luftės. Lėvizjet e tij tė vogla, hetoheshin nė majėn e
pushkės nga armiku matanė bregut. Komandanti i kompanisė,
pasi e zbrazi njė karikatore kundėr armikut, e ktheu kokėn
nga e djathta dhe shikoi njėherė nga ai, nuk foli asnjė
fjalė, sikur e kutoi se fjalėt ndoshta do t’ia prishnin
qėtesinė e tij pėrpara gjuajtjes. Gjithēka e mbylli nė
heshtje, deri sa armės se tij i ndėrroi karikatorin dhe e
vendosi armėn mbi dheun, qė i mbulonte ata pėrpara
pozicioneve, edhe gjuajtjet i ndali, e dinte mirė, se atij i
duhej qetėsi dhe koncentrim nė pikėn e shenjestrės qė
vėshtronte. Njė krismė e hollė qė doli nga arma e
snajperistit, mbi blindėn qė villte plumba nė drejtim tė
pozicioneve tė ushtarėve tanė, rrėzoi siluetėn mbi blindėn
armike, dhe tė gjitha krimat nga pala armike pushuan. Paniku
qė kaploi armikun, krijoi rrėmujė nė palėn armike, dhe
artilerinė e tyre, qė filluan tė zbrapseshin, tek po i
tėrhiqnin zvarrė dhe dy trupat e ushtarėve tė tyre tė rėnė
prapa blindės.
Tė
ndalet zjarri, dha urdhėr komandanti. Kurseni municionin.
Dita e kundėrsulmit
rrodhi brenda gėzimit tė fitores mbi armikun, dhe
pėrgatitjes pėr beteja tė reja.
korrik
1998
ĒLIRIMTARĖT
Dritėdielli sa po i shpėrndau rrezet, mbi malet e mbuluara
me borėn e fillimmarsit qė shkrihej ngrohtėsisė sė pranverės
qė po vinte. Komandanti i kishte rreshtuar ushtarėt e tij
dhe po u caktonte detyrat e ditės qė po fillonte. Ai po e
kontrollonte gatishmėrinė e secilit nga ushtarėt dhe
gjendjen e tyre fizike, ndėrkaq pėr peshėn e detyrave qė do
t’ ua ndante nuk ishte edhe aq problem. Ndėrkaq, ata qė
gjatė tėrė natės kishin bėrė roje, duhej tė zėvendėsoheshin
pėr tė pushuar ca natėn. Njė zė qė erdhi nga fundi i
fshatit, e tėrhoqi shikimin e tė tė gjithė qė i pritnin
detyrat, ndėrsa komandanti bėri disa hapa mbrapa dhe
shikimin e pėrqėndroi tek vasha qė po vinte drejt tyre.
Kurioziteti e ngacmonte, ndėrsa ajo gjithnjė e mė tėpėr i
afrohej shtėpisė kazermė, ku ishin tė vendosur ushtarėt. Ēka
ndodhur? thirri me zė tė lartė komandanti, kurse jehona e
zėrit u shpėrnda teposhtė grykės prej nga lidheshin rrugėt e
fshatit. Ajo nuk po mund tė pėrgjigjej, lodhja ia kishte
marrė fuqinė, dhe me dorėn qė e shtrėngonte gjoksin,
mundohej tė ruate frymmėmarrjen, qė ia kishte shpejtuar
vrapi. Po vijnė ushtria armike, me tanke e blinda, erdha
t’ju lajmėroj, mezi i nxori fjalėt ajo. Ju lutem, mė jepni
dhe mua njė pushkė, iu drejtua komandantit. –Tė gjithė nėpėr
pozicione dhe detyra urdhėroi komandanti, ndersa ti, iu
drejtua vashės, ke bėrė punė tė mirė pėr lajmin e sjellė.
Tani tani do tė isha lutur tė largohesh nga zona, sepse kėtu
do tė kėtė luftė. Mė vjen shumė keq qė duhet t’ ua kthej
urdhėrat, por unė kam ardhur tė luftoj bashkė me ju.
Ju lutem me jepni njė pushkė. Komandanti
duke e parė kėmbėngultėsinė e vashės, i zgjati automatikun
qė e mbante nė dorė. Ja ia
automatikun tim dhe kėta karikatorė me fishekė. Ajo rrėmbeu
armėn dhe u nis vrapė drejt pozicioneve nga shkuan ushtarėt
tjerė. Krismat e tankeve armike tė drejtuara nė drejtim tė
pozicioneve tė UĒK-sė paralajmėruan fillimin e luftės sė
asaj dite tė pėrgjakshme. Lufta s'pushoi deri nė mesin e
natės qė erdhi. Deri nė plumbin e fudit luftuan tre njėsitet
kundėr tremijė e tetėqind ushtarėve dhe arltilerisė armike
nė mbrotjen e trojeve stėrgjyshore. Borėn e pranverės e
mbuloi gjaku, ndėrsa rėnia e tyre me shikimin kah dielli, e
solli pranverėn e lirisė nė Kosovė.
1999
ATA
RANĖ ME KĖNGĖ NĖ GOJĖ
Krismat e armėve mbyteshin jehonės qė e pėrcillnin bjeshkėt
pėrreth fshatit. Ndėrsa lufta qė po vazdonte pa ndėrprerė,
mbillte vdekje kudo. Rruga e lirisė, e zgedhur nga ushtarėt
trima qė luftonin pėr ēlirimin e atdheut, hapej shkėlqimit
tė tyre nėpėr vijat e frontit, kundėr pushtuesit. Zjarr
thirri komandanti, derisa hodhi bombėn, nė drejtim tė
tankut tė armikut serb, qė po u afrohej pozicioneve.
Gjithēka u mbulua nė flakė; tanku dridhi tokėn rreth
pozicioneve; jehona e krismės ndėrkaq mbushėlloi malet.
Kėnga qė buronte nga zėri i hollė i komandantit, vazhdoi pas
jehonės sė krismave. Ndėrsa vargu: “Bini djema gjithė sa
jemi, luftėn mos me e ndalė”, u shpėrnda pareshur tek
ushtarėt e lirisė, tė cilėt e pėrcillnin nga goja e tyre,
bashkė me krismat. Dhe vargu i kėngės vazhdonte: “T'gjithė
sė bashku pėr atdhe, jetėn kem me dhanė”. Mesit tė krismave
tė pushkėve, kur jehona e tyre tretej nė zemrėn e maleve,
ritmi i kėngės pėrhapej me jehonėn e valeve qė mbushėllonin
malėsisė, dhe me vete bartnin moralin e lartė tė forcės dhe
tė luftės pėr lirinė e atdheut. Dhe kėnga s'ndalej, buqimės
sė krismave tė pushkėve, qė e pėrcillnin ritmin e saj. E
tėrė ajo ditė pranvere me malet e veshura me borė, e treti
kėngėn dhe gjakun, tė atyre, qė i falen shkėlqimin atdheut.
Malėsi e Vėrrinit, 1999
TROLLIN NUK E LĖSHOJ
Ditėn kur e arratis pyllit pėrpjetė mendoj me
vete se bota u rrotullua e ra mbi tė,
ndjehej shurdhėr nga zhurma e artilerisė sė
akupatorit qė granatonte pandėrprerė shtėpitė e
fshatit. Ktheu, edhe njėherė shikimin mbrapa e
me vete tha: “Tėrė jetėn punova e pėr pak
minuta m’i mori tė gjitha zjarri”. Mė tej jehona
e krismave shpėrndahej shpatit pėrpjetė si njė
rrufe, qė mbytej brenda tymnajave tė zhurmės sė zjarrit,
e atij i dukej sikur i vlonte truri nga ato krisma.
Jeta s`qenka asgjė, mė mirė do ta pija helmin
sesa tė largohem, tha me mllef. Unė do tė
kthehem, iu drejtua plakės, nuk me bėjnė
kėmbėt, pastaj ē`mė duhet jeta mua, mė mirė tė
vdes nė oborrin tim, sepse aty edhe vdekja ka
kuptim, ndėrsa shikimi i tij tretej andej nga tymi
i kullės matanė shpatit. Kėmbėngultėsia e tij ishte
mė e fortė se sa kėrkesa e plakės, qė e
shoqėronte gjatė kthimit. Kanė njė besė kėto
troje, tha me vete, po ku mė zuri nė kėtė moshė
kjo e mallkuar luftė, e ngushlloi veten. Mosha
qė ia kishte pėrpirė fuqinė i shihej kudo rrudhave
tė ballit tė tij, dhe duarve, ku shtrėngonte shkopin,
qė shpeshherė e quante kėmba ime e tretė.
Ndėrkaq, lutja e tij ishte qė plaka tė vazhdonte
rrugėn me gratė dhe fėmijėt e tjerė drejt malit.
Mirėpo ai e mori vetėm njė pėrgjigje : “Unė nuk tė lė
vetėm, do tė vdesė me ty”.
Kthimin drejt lagjes qė po i dilte flaka nga tė
gjitha anėt, nuk e dinte as vetė sesi e
kishte bėrė, vetėm fati e kishte shpėtuar nga
granatat qė binin pandėprerė. Pastaj hyri nė bodrumin
e shtėpisė, qė po i dilte flaka nė katet e
sipėrme dhe nga dyert e dollapit nė murėt e
shtepisė e nxori armėn e tij, qė e kishte
ruajtur me dekada. Prapė tė erdhi dita moj e
uruar, pėrshpėriti tek po e rretullonte nė dorė,
ty dhe mua s`na hiqet qafesh ky armik, e dinė
ti mirė ēfarė do ai. Pėr njė ēast iu kujtuan vitet
e rinisė, kur ishte luftėtarė i ballit, kujtoi
ato vite dhe mallkoi kohėn, qė kishte rrjedhur pas
asaj lufte, mallkoi tradhtitė qė ishin bėrė,
komunizmin dhe mirė qė erdhi kjo ditė, fliste me
vete. Doli nė oborr dhe me mllef, tha se kėtu do ta
presė hasmin.
Nuk
kam ku tė shkoj nga kėtu, tjetėr shtėpi
s`kam as tjetėr atdhe. Plaka ndėrkaq mundohej ta shuante
zjarrin me ca kova ujė . Lėri tė gjitha, moj
plakė, ato do tė digjen se do tė digjen. Dhe
ditėt e qeta qė kishin rrjedhur mė pas,
pėrpara trupit tė kėrrusur tė plakut mbi armėn e
tij, i kishin gjetur edhe dy policė tė
armikut tė shtrirė pėr toke, nė oborrin e
shtėpisė.
1999
____________________
|