Nga libri
me poezi:Trėndafila maji
MBI MURET E DUBRAVĖS
(tė burgosurve
Shqiptarė qė pushtuesi serb i vrau nė burgun e
Dubravės)
Ferrin e Dantes pėr sė gjallė e panė!...
Mbi telat me gjemba
Nė vend tė gunave me jataganė
Lėkurė, kėmbė e duar i lanė...
Njėqindeshtatėdhjetedy
Tė burgosur shqiptarė
Tė lidhur me zingjirė, pushtuesi serb
I vrau me pushkė e mitraloz tė rėndė!
Po ē'kuptim ka mė ferri i imagjinuar,
Ferri i Dantes
Kėtu e tetė shekuj mė parė
Nė krahasim me ferrin e Dubravės-
Me ferrin qė serbia e pėrgaditi pėr
shqiptarėt!...
Burim, '99
KULLAT
Pa mėshirė koha rėndoi mbi kullat
Mbi kullat e lashta kaherė ndėrtuar
Rrugėt e sė kaluarės dhe sė tashmės
Nė kullat shqiptare janė gėrshetuar
Nga frengjitė e kullave qėndruan:
Mici, Seferi, Curri, Tahiri e Ademi
Kullat shqiptare i madhėruan
Fortifikata, kala prej guri...
Koha ka rėnduar mbi kullat
Bari mbiu, ēatinė ua mbuloi
Nga kullat tona dualen burrat
Dhe bėnė historinė e saj
Dukagjin '01
ZJARRI I VOTRĖS SIME
Kėtu nuk ka zjarr nė votėr
Bujaria ėshtė tretur ka herė
Njerzit janė shumė tė akullt
Ngrohtėsi nuk ka n'pranverė
Zjarri i votrės sime
Gjurmė e lashtė e historisė
Ditė shprese a stacion harrimi
Pėr ata qė i mungojnė shqiptarisė
Zvicėr, '94
Djepi
Djepi i tokės sime
Pėrkundi trimat tanė
Sė bashku me ndjenjėn
Atdheut pėr t'i dalur zot
Ninullat
Porosi kėngėsh pėr liri
'99
NATA SHQIPTARE
Po ēfarė ėshtė nata vallė?
Kush di tė pėrshkruaj natėn shqiptare,
Nėpėr kazamatėt serbe,
Natė shekullore,
Natė Bartolomeu,
Natė qė shqiptarit i nxjerrin shpirtin
N'torturė e sipėr
Por tė vėrtetėn se jap!
Natė hetimesh, varjesh e vrasjesh
Natė lagėshtie, myku e kundėrmimi,
Natė sharjesh, fyrjesh shfryrjesh,
Natė vigajsh, qėndrese e ngadhnjimi
Prekaz, '93
UKSHIN HOTIT
Ėshtė nė mesin tonė-
Mos e kėrkoni diku tjetėr
Kush gėnjen se ėshtė zhdukur
Ėshtė kudo a se shikoni,
Nė rrugėt e ardhmėrisė.
ēdokund
ėshtė pishtar
Simbol i lirisė
Prizren, '01
NJĖ JETĖ E TĖRĖ
(Atdhetarit J.Salihut)
Njė jetė e tėrė, nė shėrbim tė atdheut
As edhe njė ēast nuk ndalove
Pėr lirinė tonė tė shtrenjtė,
Gjithēka flijove...
Sėmurja tė lidhi keq pėr shtratin e vet
Me hallkėn e ēelikt
Por ti atė nė tallje e vure
Dhe vdekja me ty u korit.
Zvicėr, '01
BACĖ RIFATIT
Ulur nė ballė tė oxhakut
Mustaqet krah me krah,
Pret e pėrcjell njerėz...
Tri ditė mė parė mori lajmin,
Se nga familja i ranė
Nė krye me Ademin-njėzet anėtarė!!!
Ngushėllime i shprehnim ne
Ai na priste nė ballė tė burrave
Tė dukej se ėshtė vet plaku i Currajve
Ai tė gjitha atdheut ja fali!
München, '98
KUR VUAN POETI
Kur vuan poeti
Digjet si qiriu i Naimit dikur,
Thurė vargje, ngre diga me duar
Me duar t'zverdhura nga nikotina,
Por ai ardhmėrinė e popullit tė vet
Pėrmes ngjyrės sė verdhė nuk e sheh...
Poeti godet edhe nė vuajtje-tmerrėsisht
Tė godet me vargje me penė e me zemėr
Tė godet nė ballė, e jo pabesisht
Nė thembėr!...
Zvicėr, '00
URIM
Mos u rritshin fėmijėt pa babė
Mos na mbetshin kullat thatė
Mos mbet pushka pa njė trim,
Mos qaftė nėna fėmijėt jetim!
Kukės, '99
TE VARREZAT E DĖSHMORĖVE
Shumė nga ju vizituat
Varrezat e Dėshmorėve t'kombit
Me lulėkuqe nė duar
Pa dyshim ata i nderuat
Tė nderuar pranė tyre do tė ndihemi
Vend aty pėr tė gjithė do tė ketė
Pėrveē atyre qė u treguan aq
mosmirėnjohės,
Dhe i goditėn ata pėr herėn e tretė!
Prekaz, nėntor '01
KOMANDANTI
(Komandantit Legjendar tė UQK-sė
Adem Jasharit)
Kur erdhe nė kėtė botė
Qetėsinė e theve me zėrin tėnd
Kur ike nga kjo botė
Frigėn e vrave me pushkėn e gjatė...
Ti flisje pak puna tė fliste shumė
Pėr lirinė qė ėndėrroje gjithmonė
Folenė e kishe ndėr male tek shqipet.
As shtrojė s'donje, as mbulojė
Mitralozin e rėndė e kishte
Shokun mė tė mirė e tė pandarė
Pėr liri tė atdheut qėndrove
Luftove duke kėnduar!
Vdekjen e munde mee kėngė
Lotin e ktheve nė shpresė
Trimat i bashkove me kushtrim
Pėr atdhe e flamur me forcėn e Anteut
Qėndron kurdoherė
Roje e atdheut
Prekaz, '01
SHPĖRNGULJA E JONĖ
As nė kohrat biblike s'ėshtė parė
As dėgjuar ndonjėherė
Tė dėbohen me dhunė
Nga shtėpitė e tyre
Shqiptarė, rreth njė milion
I nxorėn nė rrugėn e gjatė
Nėn gjethet e lisit
Mos harroni, i bėnė refugjatė!
Kukės, prill '99
MĖRGIMI
Fillimisht diēka i papėrfillshėm
Ngadalė e me kohė tė rėndon
Nga qingj i butė qė duket,
Tė del ujk me dhėmbė!
Tė devotshmit atdhetarė
I mplakė i dėrmon
Buzėqeshjen ta tretė malli
Tkurresh dhe nuk mbetesh,
Sa njė kokėrr limoni.
Zvicėr, '95