|
Xhevat Berisha
(1961 - 1998)
Xhevat Ahmet Berisha,
u lindė nė fshatin Lez tė Vėrrinit, komuna e Prizrenit, mė
30 gusht 1961, rrjedhė nga njė familje e emancipuar duke e
pasur parasysh se stėrgjyshi, por edhe gjyshi kishin qenė
hoxhė nė fshatin e tyre dhe nė fshatrat tjerė tė Vėrrinit,
nga njė familje bujare dhe me traditė patriotike e
atdhetare. Shkollėn fillore, katėr klasė i mbaroi nė
fshatin e lindjes, pastajė vazhdoi nė fshatin Malėsi e
Vėrrinit (ish Lybeqevė), pėr tė vazhduar pastajė nė
shkollėn fillore Mustafa Bakija nė Prizren, shkollėn e
mesme dhe gjimnazin po ashtu nė Prizren, ku e kreu edhe
shkollėn e lartė, degėn e mėsimit klasorė nė Sh.L.P. Xhevdet
Doda. Profesionin e mėsuesit e ushtroi pėr pak kohė nė
fshatin Arbėri (ish Leskovec), dhe vazhdoi pėr shumė vite,
deri nė rėnjen e tijė heroike, nė shkollėn fillore Mic
Sokoli tė fshatit Malėsi e Vėrrinit (ish Lybeqevė). I
rritur dhe i edukuar nė familje e nė rreth me taditė
atdhetare, si i ri, qysh nė bankat e shkollės sė mesme ai
u pėrkushtua nė shėrbim tė qėshtjes kombėtare, duke u
lidhur me qarqe patriotike e ilegale tė atėhershme siq
ishte lėvizja popullore e Kosovės. Nė vitin 1989 ai u kyq
nė rrjetin e frontit popullorė, ku e dha njė kotribut tė
qmueshėm nė parapregaditjen e rinisė sė Tusuz-it dhe asajė
tė Vėrrinit pėr sfidat e tė ardhmes qė do tė ua sjellė
koha. Xhevat Berisha, u angazhua edhe nė aksionin e
pajtimit tė gjaqeve, nė Prizren dhe Vėrri, ku sė bashku me
profesorin e nderuar Bajram Kurti, dhanė njė kontribut
shumė tė qmueshėm nė pajtimin e gjaqeve nė kėto anė. Njė
kohė ishte edhe kryetarė i forumit demokratik tė rinisė,
ndėrsa nga shtatori i vitit 1993, u angazhua si kryetar i
nėndegės sė LDK-sė, nė lagjen e trimave (ish Tusuz)- lagje
e cila tani mė ėshtė e njohur pėr kontributin nė
luftė.Aktiviteti, puna e tijė dhe autoriteti nė lagje dhe
mė gjėrė, ishte gjithmonė nėn syrin e policisė sekrete
serbe - UDB-ės. Nė vitin 1997, pėr shkak tė ndėrkamcave
dhe eleminimeve tė njerzve me mendime tė ndryshme politike,
si brenda partiake, po ashtu njerzve tė tjerė qė mendonin
ndryshe nga kjo parti, nė shenjė proteste, Xhevat Berisha
u tha haptazi kryesis sė degės sė LDK-sė nė Prizren, tė
dalė nga kuvendi i mbajtur nė Pojat (restorant nė
Landovic tė Prizrenit), se nėdega e LDK-sė, nė Tusuz, qė
tash e tutje nuk ekziston. Xhevati u angazhua edhe nė
KMDLNJ-sė, nė Prizren, ku dha njė kontribut shum tė
qmueshėm.Nė vitin 1997, kur UēK-ja kishte filluar tė dalė
haptazi, Ai vihet nė lėvizje sė bashku me shokėt; Salajdin
Berisha, Zafir Berisha, Naser Berisha, Selim Krasniqi,
Elbasan Shoshaj, Xhymshit rasniqin, Mursel Osmanaj etj,
dhe fillojnė organizimin e celulės sė UēK-sė pėr rajonin e
Prizrenit. Pėr shkak tė aktivitetit tė tijė nė kėtė
drejtim, ai sė bashku me njė pjesė tė kėtyre shokėve, mė
28 shkurtė tė vitit 1998 burgoset nga policia serbe.
Torturat nė burgun e prizrenit, qė ishin ushtruar mbi tė,
kishin qenė nga mė tė rėndat dhe mė tė tmerrshmet,
megjithatė Xhevati asjnėherė nuk ishte nėnshtruar pėrpara
UDB-ashėve, por kishte qėndruar dhe nuk e kishte dhėnė
asnjė informacion. Kėshtu, pas tre muajsh vuajtjeje dhe
tortura, Xhevati lirohet nga burgu mė 28 maj, pasi nuk dha
asnjė provė kundėr shokėve tė tijė dhe pėr vehten, pėrpara
pėrpara xhelatėve serbė. Edhe pse kishte trup sportisti,
torturat qė ishin ushtruar kudėr tijė, e kishin dobsuar
mjaftė fizikisht, megjithatė morali dhe urrejtja pėr
armkun ishte shtuar edhe mė tepėr.Pas daljes nga burgu,
vetėm 7 ditė derisa e mori vehten, nė mbrėmjen e 5
qershorit 1998, takohet me Salajdin Berishėn, dhe nga aty,
nisen drejt maleve tė Vėrrinit, pėr tė ju bashkangjitur
shokėve, me tė cilėt e bėnė themelimin e shtabit lokal tė
UēK-sė pėr Prizren, me seli nė Gjeq (ish
Jeshkovė).Aftėsitė organizative, autoriteti nė kėto anė
dhe talenti i tijė, do tė dėshmohen nė rritjen e shpejtė
tė UēK-sė nė Vėrri, pėrkrahjen e sajė nga masat e gjėra
popullore, e nė veqanti nga rinia. Prandajė, pėr aftėsitė
e tijė, dhe kontributin e dhėnė, nė mbledhjen e katėrt tė
celulės sė UēK-sė, nė Malėsi tė Vėrrinit (ish Lybeqevė),
emrohet komandant pėr zbulim dhe kundėrzbulim, dhe ishte
bashkėpunėtor i ngushtė i komandant Remzi Ademajt
Petritit.Tani mė, UēK-ja nė kėto anė ishte nėn hierkinė e
plotė ushtarake, dhe ishte e shpallur zona e lirė e
Vėrrinit me 8 fshatrat e sajė, e qė pėr pushtuesin serbė
ishte halė nė sy. Kėshtu mė datėn 16 korrik 1998, forcat
serbe e sulmuan kėtė zonė dhe tentuan ta marrin nėn
kontrollė, por falė qėndresės sė djemve tė lirisė, armiku
u kthye i mundur, pra kėtu u dėshmua organizimi i qė ishte
bėrė nė kėto anė, kėtu u dėshmuan edhe Xhevati, Sala,
Naseri, Zafiri me ushtarėt nė pikėn e Tusuz-it dhe atė te
Kulla e Hoqės. Mbrėmjen e 15 gushtit 1998, Xhevat
Berisha, sė bashku me komandant Remzi Ademajn, Shukri
ēunaj dhe Sami Sahitaj, derisa po ktheheshin nga shtabi i
pėrgjithshėm i UēK-sė, bien nė njė pritė tė trefishtė tė
ngritur nga forcat serbe, nė fshatin Nashec. Nė kėtė pritė,
spikatė trimėria e Xhevatit, i cili me kallashnikovin e
tijė gjuante pandėrprerė nė drejtim tė armikut, pėr ta
qarė pritėn e ngritur, kėshtu arrinė ta shpėrthejnė atė
pritė, nė kėto luftime bie heroikishtė komandanti i
shtabit lokal tė UēK-sė pėr Prizren me seli nė Vėrri;
Remzi Ademaj Petriti, ndėrsa u plagosėn edhe dy shokėt
tjerė Shukri ēuaj dhe Sami Sahitaj. Rėnjen e Remziut,
Xhevati e pėrjetoi shum rėndė, pikllimi i tijė ishte tepėr
i madhė, sepse Remziun e kishte pasur tepėr tė afėrt nė
idealė, qė herėt, prandaj humbja e shokut,
bashkėluftėtarit dhe komandantit, e kishte pikėlluar shumė,
sa qė ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrshkruhet dhembja e
tijė gjatė atyre ditėve.Okupatori serbė, me qdo kushtė
synonte qė ta thyente zonėn e lirė tė Vėrrinit, nė kuadėr
tė kėsaj strategjie tė tyre, ata ditėn e fundit tė gushtit
kishin filluar pėrforcimet e tyre nga ana e prapme e
kodrės sė Cfilenit, duke i hetuar kėto pėrforcime, Xhevat
Berisha komandant i ZKZ-sė dhe Salajdin Berisha komandant
i policisė ushtarake, marrin detyrat pėr tė u vendosur nė
pikat e Lez-it, prej nga rrezikohej mė sė tepėrmi, zona e
lirė e Vėrrinit.Mėngjezi i 1 shtatorit 1998, agoi pėrplot
me krisma dhe gjėmime tė granatave serbe mbi pozicionet e
UēK-sė, dhe mbi kėta tetė fshatra tė Vėrrinit. Pika e
Lez-it, rrezikohej mė sė shumti,prandaj nė kėtė pikė tani
mė ishin tė vendosur djemtė mė tė mirė tė Lez-it, me nė
krye Xhevat Berishėn dhe bacėn e maleve Salajdin Berishėn,
tė cilėt gjatė gjithė asajė dite ata luftuan kundėr
hordhive qetnike serbe e mercenarėve ukrainas, rusė e
rumunė tė veshur me uniforma tė UēK-sė.Nė vendlindjen e
tijė, nė Lez-in e tijė legjendarė, qė po e shkruante
historinė e vetė tė lavdishme, me gjakun e bijėve tė vetė
mė tė mirė, nė kodrat ku e kishte kaluar fėmijėrinė e vetė
e rritur shtatin, Xhevat Berisha, bie heroikishtė nė
altarin e shejtė pėr lirinė e Kosovės. Bashkė me tė, ranė
heroikishtė edhe Salajdin Berisha, Shefqet Berisha, Hasim
Berisha, Bekim Berisha, Alajdin Berisha, Naip Berisha,
Shahadin Berisha, Nehat Berisha dhe Ibrahim Osmani, mė
vonė nė fshat edhe dy pleq Izair Berisha dhe Asllan
Berisha.Edhe pse shtabi lokal i UēK-sė pėr Prizren me seli
nė Vėrri, e pas 15 gushtit `98 brigada 125 e zonės
operative tė pashtrikut dhe zona e lirė e Vėrrinit u thye,
e Vėrrinit i ranė djemtė mė tė mirė nė altarin e lirisė,
bashkėluftėtarėt e Xhevatit e vazhduan luftėn edhe mė
tutje nė kėto anė, nėn udhėheqjen e Zafir Berishės dhe
Samidin Xhezairi, tė cilėt luftuan deri nė shporrjen
pėrfundimtare tė armikut serbė nga kėto troje.Pra, Xhevat
Berisha, pėrveq detyrės sė mėsuesit, qė e kreu shumė me
pėrkushtim, dhe rrugės atdhetare qė e ndoqi deri nė
flijim,herė pas here kur gjente kohė,ėshtė marrė edhe me
shkrime letrare. Prandajė, shkrimet e tija tė lėna nė
dorshkrim, qė i ruajti me kujdesė kolegu i punės, mėsuesi
Naim ēejku, u botuan pas vdekjes, nė librin me poezi Pishtari
i lirisė.Jeta dhe vepra e Xhevatit, deri nė flijim,
militantizmi i tijė, do tė jenė pėrherė burim frymėzimi
pėr brezat qė do tė vijnė.
|